Rrugës për në punë më qëllon të kaloj pranë një barakeje të mjerë që shet shtypin e ditës, revista dhe libra. Gjithmonë më ka bërë përshtypje kontrasti që krijohet mes xhamave të pistë të kësaj rrangalle të përvuajtur dhe shkëlqimit të revistave që ekspozohen aty. Mbi kopertinat shpalosen imazhe femrash (dhe meshkujsh) të famshme të kësaj provincës sonë, që tundojnë me vështrime provokuese dhe poza që zgjojnë imagjinatën seksuale. Me lëkurë të përkryer, krehje të sofistikuara, veshje "haute couture" dhe aksesorë që kushtojnë më shumë se pensioni që dy pleq sëbashku marrin në një vit, imazhet e këtyre publikimeve shkëlqimplotë nuk kanë asgjë të bëjnë me realitetin ku jeton shumica dërrmuese e shqiptarëve.

 

Republikën e Platonit lexojmë anekdodën e njerëzve të cilët e kanë kaluar gjithë jetën të lidhur me vargonj në një shpellë të errët. Ata arrijnë të shquajnë vetëm hijet që ravijëzohen zbehtë në muret e guvës, të cilat, për aq sa dinë ata, janë realiteti i vetëm që ekziston. Kur njëri prej të burgosurve arrin të çlirohet dhe del nga errësira në dritë, sytë e tij në fillim verbohen por ngadalë mësohen me dritën dhe shquajnë një realitet tjetër, që në errësirën e shpellës as nuk e pat imagjinuar dot. Kur i çliruari kthehet në shpellë për tu treguar të tjerëve për botën jashtë, ata e quajnë të marrë, e përqeshin, nuk e besojnë. Për shkak se sytë e atij që ka parë dritën nuk shohin dot më në errësirë, ai nuk sheh dot shumë kur kthehet në shpellë. Të burgosurit mendojnë se ky është verbuar dhe betohen se kurrë nuk do të dalin nga errësira e tyre, për të mos u verbuar edhe ata si ai.

Në të njëjtën mënyrë si sugjeron Platoni, edhe realitetet që sot po i krijojmë dhe sugjerojmë vetes në revista, spektakle, spote televizivë dhe video klipe muzikorë, përbëjnë imazhe false, një realitet alternativ që ka për qëllim jo t'i largohet por ta zëvendësojë realitetin ashtu siç është vërtetë. Iluzionet e pavdekshme që prodhojmë për ekranet televizive krijojnë një realitet tjetër, ku nuk ekziston as varfëria, as pamundësia për të mbushur barkun me të cilat qindra mijë shqiptarë përballen rregullisht. Në shfaqjet televizive nga e hëna në të djelën Vip-at vallëzojnë, buzëqeshin dhe tregojnë për suksesin e tyre. Personazhet tanë të kopertinave të ekspozuara në barraken e mjerë gëzojnë rininë e përjetshme të mundësuar në mënyra dixhitale, ekspozojnë frytet e operacioneve plastike dhe produkteve të bukurisë. Vipat e revistave dhe spektakleve televizive vezullojnë, gëzojnë shëndet, pasuri, famë dhe seks. Ata shesin! Veten, gjithçka, shesin iluzionin. Janë pjesë e një realiteti tjetër ku mjerimi i Onklologjikut, fëmijët e rrugëve të Shqipërisë, papunësia apo qyteza të harrueshme si Bulqiza, nuk ekzistojnë.

Jemi pjesë e një shoqërie që me shpejtësi të mahnitshme ka mësuar ta injorojë realitetin ku jeton. Jo më kot në sondazhet listohemi si njerëzit më optimistë dhe më të kënaqur në Ballkan, e ndoshta në krejt kontinentin. Të qënit realist në vendin tonë mund të na shpjerë në depresion dhe të na dekurajojë. Na sugjerohet se realiteti është një formë negativiteti, jetët e thjeshta dhe tradicionale janë të mërzitshme. Ajo për të cilën kemi nevojë është suksesi, paraja, sytë vetëm aty, si qëllimi i vetëm për të cilin ia vlen të jetosh. Dhe fama, të jesh i njohur do të thotë të ekzistosh. Duhet që njerëzit të na njohin patjetër, të dinë sa të mirë jemi. Ndonjëherë më duket sikur shumë ndër ne shqiptarët jemi protagonistë të një filmi që luhet brenda kokëve tona. E shohim veten në rrugët tona ashtu si kamera do të na shihte, flasim si flet personazhi kryesor dhe imagjinojmë se ata që na rrethojnë janë thjesht figurantë në fimin pa mbarim të jetëve tona.

Sigla grishëse, skena gjigande, kamerat, dritat, shkëlqimi, duartrokitjet janë të gjithë elemente që e bëjnë Big Brother një reality show kaq popullor, të ndërtuar mbi krijimin e imazheve magjiplotë dhe premtimin e famës dhe pasurisë së menjëhershme. Të shtunave në mbrëmje miljona sy shqiptarësh qëndrojnë të mbërthyera përpara ekraneve për të ndjekur spektaklin më të madh televiziv në vend. Big Brother është tashmë një fenomen shqiptar po aq sa edhe botëror dhe suksesi televiziv i këtij programi është i padiskutueshëm. Personazhet e krijuar brenda një nate me përzgjedhjen e kujdesshme të producentëve të spektaklit rrëmbejnë vëmendjen dhe imagjinatën e shumëkujt prej nesh, për të na transportuar larg realitetit tonë të përditshëm, në një tjetër realitet, të krijuar artificialisht. Lojtarëve u jepet mundësia për të qënë protagonistë ndërsa teleshikueve u ofrohet një arrati nga zbrazëtia e realiteteve shpesh të mjeruara. Spektakle të tillë na përforcojnë idenë budallaqe se edhe ne mund të arrijmë majat një ditë. Dhe do të bëhemi të pasur e të famshëm, pa u munduar shumë.

Këta lloj spektaklesh televizivë, sikundër personazhet seksi në kopertinat, na joshin të harrojmë dilemat morale që ngrenë padrejtësitë e shumta që ndodhin në Shqipëri. Duke u magjepsur pas personazheve televizivë shmangim përgjegjësitë qytetare, aktivizmin, angazhimin kritik dhe detyrën sociale për solidaritet me shqiptarin tjetër që vuan. Sot të vërtetat nuk na mohoen por ato humbasin në një det me informacione pa vlerë. Për me tepër, programe televizivë që në thelb janë dishepuj që i thurin lavde kameras së fshehur larg syve të njerëzve përforcojnë mendimin se vëzhgimi (nga shteti psh.) nuk është një dhunim i së drejtës për intimitet, por një karakteristikë e jetës moderne. Vënia e vetes nën vëzhgim dhe vëzhgimi i të tjerëve 24 orë në ditë rrezikon të na bëjë të pandjeshëm ndaj syrit të Vëllait të madh Orwelian. Si një rast pervers ku jeta imiton artin, të mësuarit me kamerat që përgjojnë pareshtur na bën më pak të ndjeshëm ndaj përgjimit si fenomen që shkel të drejtat tona të cilat Kushtetuta na i garanton.

Loja vetë bazohet në përdorimin e çdo mjeti, sado të lig, për të fituar. Gënjeshtra, mashtrimi, manipulimi janë pjesa më thelbësore e spektaklit. Kulti i vetes ngrihet dhe përforcohet në imagjinatën kolektive të lojtarëve dhe tifozerive të tyre. Individualizmi ekstrem, përdorimi i tjetrit, pastaj shkelja mbi të për të arritur vetmitar pasurinë dhe famën e premtuar konsiderohen zotësi dhe shpërblehen. Besnikëria, solidariteti dhe shoqëria e sinqertë përbëjnë një handikap brenda lojës, ato nuk kanë asnjë vlerë. Të paaftët për intriga eleminohen. Ky është mesazhi që ekrani i përcjell shoqërisë shqiptare të ngujuar para televizorit, jo vetëm në një spektakël të veçuar, por në shumicën e atyre që transmeton. Në debatet politike politikanët po e kthejnë karagjozllëkun në modë kombëtare, duke e sugjeruar si një mënyrë të qëni për individin shqiptar. Kështu, agresiviteti zëvendëson ndjeshmërinë, gënjështra të vërtetën, imazhi thelbin, forma përmbajtjen, vesi virtytin e kështu me rradhë. Ideologjia dhe alternativat janë zëvendësuar nga pseudo-dramat, sheshet nga skenat, formimi nga stili dhe ligjërimi nga aktrimi.

Publiku shqiptar më kot do të mundohej të krahasonte çfarë thonë me çfarë bëjnë. Media nuk e mundëson këtë, e shkuara nuk ekziston, ekziston vetëm e sotmja pambarim dhe realiteti është vetëm ajo çfarë thuhet në debatin e fundit televiziv. Në këtë mënyre platformat politike reduktohen në sllogane, boshe deri në fund dhe të thjeshtuara deri në banalitet. Adresimi i sfidave të kohës zëvendësohet nga mesazhe politike të formuluara për të tërhequr elektoratin e paarsimuar apo edhe analfabet. Kumti minimizohet drejt zeros, përmbajtja drejt hiçit.

Magjia e iluzioneve e krijuara nga një sistem mediatik dhe politik i kalbur moralisht shkakton sëmundje të rënda për shoqërinë. Ato më së pari sulmojnë vlerat njerëzore dhe morale që mbartim, e mandej infektojnë marrdhëniet që kemi me njëri tjetrin. Imazhet artificiale që na bombardojnë, jo vetëm ato të vipave të llustruar por sidomos të elitave politike, zhdukin aftësinë për të patur mendim të pavarur dhe për të dalë në përfundime individuale. Sulmi i iluzionit mediatik mbi realitetin jo aq vezullues na paralizon aftësinë për disidencë, për të akuzuar padrejtësitë, për të qene kritikë ndaj shtetit dhe për të sfiduar padrejtësitë e strukturave që ekzistojnë. Aq kohë sa nuk do të mundim të dallojmë çfarë është false nga ajo që është e vërtetë rrezikojmë të humbasim aftësinë për të qënë të lirë. Sigurisht, sistemit që po forcohet nga pak çdo ditë para syve tanë të veshur do t'i vinte për mbarë ta zëvendësonte lirinë vetë me iluzionin e lirisë.

41 Komente

shkrimit i jap 4 yje nga pese. Arsyeja e vetme eshte fjalia e fundit. I ve kapakun se gjithe sa thuhet me lart eshte e programuar me nje qellim te vetem, qe t'i mbaje njerezit ne padije sepse e ka me te lehte per te sunduar. Dmth, kjo nuk eshte gje e re; kapitalizmi bazohet me shume te imazhi si forme propagande, ndryshe nga komunizmi fjala vjen qe e shifte ket te parrullat boshe. Ne vete jemi viktima te imazhit ne njefare kuptimi (kujto ata qe hyne ne ambasada fillimisht, sa te lehte e shifnin jeten matane dhe pastaj kuptuan se asgje nuk eshte e lehte). Po me shume se e bere me qellim ndaj masave kjo qasje eshte thjesht vitrine e sistemit ekonomik dhe pershtatje e psikologjise njerezore ne pergjithsi (njerezit terhiqen nga fotot ne kopertina, nga jeta 24 ore ne 24 pas kamerave te B. brother etj). Ai qe ben kopertina me femra te zhveshme ose qe organizon show si B.B e ben thjesht sepse i shitet gazeta ose i ndiqet show.

Oh sa teme e bukur! Do ta lexoj me vemendje me vone. Pergezime paraprakisht per idene.

ve bast se eshte frymezuar nga nje dokumentar i shkelqyer mbi berluskonin te henen tek zone e ndaluar smiley ua sugjeroj ta shihni nese nuk e keni pare

Shkrim shume i mire. Shqetesime te ndergegjes qytetare. Eshte e tepert te riperseritesh rolin e tv dhe masmedias ne krijimin e nje realitetit iluziv. Informimi gjithnje e me shume po spostohet nga ofensiva  e deformimit iluziv  te realitetit.

Ndoshta jeta dhe gjerat ketu jane kaq te katranosura, saqe mendja e lodhur ka nevoje per arratisje nga realiteti shemtuar. Po e ilustroj me efektin qe pati instalimi skenes se BB ne mjediset e nje apartamenti tipikisht mjeran te monizmit. Instiktivisht nuk doja ta shikoja dhe risillja ne medje imazhe te harruara.

Sheqerosja e realitetit dhe paraqitja e fasadave roze sigurisht eshte produkt i marketingut dhe konsumerizmit. Pasoja eshte viktima qe jeton me iluzionin e nje bote te genjeshtert.Jo me kot seks simboli gjenerates se re eshte Ciljeta.

 

E ftoj z Blendi te shkruaj nje shkrim te bukur si ky, edhe per qendren e Tiranes, qe ka mbi 10 vjet qe udhehiqet prej E Rames.

O lum e perrua smiley

Si te duken vargjet e Saliut qe i shkruante kur i kishte kembet ne toke , dhe ishte pa ate gjene me flete prapa, qe rritet ne vjeshte . 

Mirmbrema perendim

cdo gje eshte e qarte

Reklamat shndritin  poshte

Oxhaket nxijne lart.

Do kete qene vjershe Globaliste se merret me tymin e oxhakeve , qe jane ne zonat industrialedhe nuk ndertohen ne qender te qyteteve . O te marrte purtha shalet megjithe shijet qe ke per te krahasuar iluzionet me Partite smiley .

 

 Blendi, kete shkrimin e paske qare. Shume bukur dhe ne stil.

O Blendo, dakort si cilesi shkrimi. por siç edhe e di keto nuk jane dukuri tipike ekskluzivisht shqiptare.  Po ta nderrosh "shqiptar" me çfaredo nacionaliteti tjeter prape mund ta paraqesesh si kendveshtrim (qe nuk do te thote aspak se eshte i drejte)

Hence, fjalia e fundit, qe e kishe me dy mendje, me duket teper smiley

tjeter, analogjia me shpellen e shpelarin qe pa driten, me duket se funksionon pikerisht ne krah te kundert, dmth kemi hyre ne nivelin dy te tetris dhe lojtaret duhet te zhdrivillohen. Po po pra, kemi te drejte te enderrojme.. edhe te mahnitemi...

 me konkretisht, ke ndonje alternative, veç te moçmes kill your television?

ose, mos ju duket se kto gjona jane komplote te nje pakice superinteligjente, ndaj shumices me moral te shendoshe, ne menyre qe ta degjeneroje shoqerine per perfitimet e veta meskine? se ku s'te shko mendja kur çështja shtrohet si me siper se na e fshehin realitetin, rruget ku ecim jane prej kartoni dhe syte qe na ndjekin jane patjeter xhelozë smiley

 

 

shume dakort

Blendo ene mu me pelqeu shume shkrimi qe kur e lexova te Shqip.

Nji gjo nuk kuptova une ne ket mes. Cyre o gjithe ky diskrimin ndaj t'zotve t'shpise qe shkrimi u vu ktu mas dy ditve? Do kete bo nai pisllik ai Shaba me siguri! (he me mo se kisha kohe pa e grric)

Po te isha nje i majte i pashprese per kapje pushteti qendror nuk do ti hiqja asnje presje ketij shkrimi. Problemi eshte qe une nuk jam i tille dhe nuk bie ne nivelin e nje propagande ordinere qe qarkullon shpesh ne Shqiperi. Nje rast i vecante pergjithesohet, nje shqetesim individual kerkohet te imponohet si shqetesim kolektiv etj. Nihilizmi dhe negativizmi i skajshem nuk te cojne gjekundi. Po te flasim per Shqiperine duhet te biem dakort per ca pika referimi. Nese kerkojme ta bejme Shqiperine Danimarke per 4 apo edhe 18 vite, atehere gabohemi. Nese kerkojme nje zhvillim dhe prosperitet gradual atehere flasim dhe rezultati eshte qe Shqiperia eshte zhvilluar. Eshte evidente qe shqiptaret jetojne me mire se 4-5 vite me pare dhe shume me mire se 10-15 vite me pare. Nese kerkoni qe njerezit te shohin me syte tuaj ate realitet qe projektoni ju apo ju serviret me kujdes nga propagandistet e rradhes, perseri gaboheni. Nuk e bejne njerezit dicka te tille. Jo vetem se ju njohin ju dhe shoket tuaj, por jetojne perdite ne ate realitetin plot ngjyra te Shqiperise. E prekin cdo dite dhe nuk flasin nga kafet apo baret e Tiranes, apo nga punerat me paga te majme te OJF-ve dhe universiteteve qe kane mbire si kerpudhat pas shiut. Voyerizmi dhe grishja e shikuesve me reality show nuk eshte nje fenomen shqiptar qe ka gjetur terren per shkak te problemeve ekonomike apo sociale. Kjo vetem eshte importuar nga vendet e prosperuara te Perendimit qe kane gjetur audience dhe interes shume te madh atje. Shkrim kalo rradhen.

Kjo vetem eshte importuar nga vendet e prosperuara te Perendimit qe kane gjetur audience dhe interes shume te madh atje.

Sindroma e majmunit (monkey see monkey do), por ne Shqiperi eshte aplikuar ne menyren me banale qe mundet dhe pa patur te gjitha mundesite per ta aplikuar.

Shqiperia eshte nje vend qe kerkon jetoje si nje vend modern duke adoptuar komoditet siperfaqesore te modernizmit, por pa patur kushtet baze qe ky modernizem ka gezuar me kohe.  Syri me i madh se stomaku; nje nga arsyet qe nuk zhvillim real ne ate vend...

Nuk e bejne njerezit dicka te tille. Jo vetem se ju njohin ju dhe shoket tuaj, por jetojne perdite ne ate realitetin plot ngjyra te Shqiperise.

-Nga flamuri hamendesoj se kete realitetin plot ngjyra dhe drita e shikon permes TV. Besoj e keni lexuar shprehjen  "Shqiperia tjeter" pra Shqiperia VIRTUALE, ajo qe serviret ne kafenete virtuale -TV. Merri me radhe kanalet televizive,  skanoi pak dhe, pervec temave bajate ku politka merret me vetveten, ku jane realitetet e papunesise, varferise, gjakmarrjes, shendetsise, arsimit, bujqesise, etj. etj.

Zhvillimin nuk e mohon kush , edhe pse shkrimi nuk analizon zhvillimin gradual (edhe breshka ka nje perfomance fantastike ne gradualitetin e levizjes se saj ) por ndalet ne rolin e iluzioneve mediatike.

Nihilizmi sigurisht eshte joproduktiv por edhe optimizmi ne emer te optimizmit,  perseri mbetet iluzion. Shijen e propagandes roze, ne emer te horizonteve te ndritura dhe te nesermes se begate qe mbetej gjithnje "e neserme"  e kemi ende te patretur. Prandaj them se keshilla per te rrokur te gjithe cifteline dhe te kendojme vetem refrenin "Shqiperia po ndryshon" ka rrezik te na ktheje te gjitheve ne kengetare. Nderkohe duhen dhe kritiket.

 Blendo! smiley

Shume mire e ke shkrujte! Por...

Certe, Toto, sentio nos in Kansate nom iam adesse!! smiley

Metropolitan, nuk besoj qe te njejten ndjesi per realitetin shqiptar e perftojne vetem ata te cilet ti i quan te majte, por edhe te djathtet e vertete (pertej klithmave PD dhe PS).

Blendi, urime per artikullin, shume i goditur.

Blendi, te njejten ndjesi e kam patur edhe une fundjaven e kaluar, kur isha per nje vizite flash ne Tirane. I beja pyetjen vetes, se si ka mundesi qe keta njerez kane rene ne ate fare apatie, gati-gati ne gjume letargjik?

Pergjigjen e gjeta diten e shtune ne oren dhjete te darkes, teksa kalova ne rrugen "Muhamet Gjollesha" nga shkolla "Vasil Shanto" deri tek 21 Dhjetori. Rruga ishte e shkrete, asnje fryme njeriu nuk kishte ne te, vetem disa qen po perpiqeshin te nxirrnin nga kazani i plehrave ato qe njerezit kishin konsumuar disa ore mepare. Ngrej koken lart dhe shikoj te gjitha fasadat e pallateve te mbushura me antena sateliti te Digitalb dhe Sat+. Ne te gjitha dritaret kishte drite, cka do te thote qe ata njerez nuk po flinin: po shikonin televizor.

Eshte shume e mjerueshme qe njerezit nuk dalin dhe te komunikojne me njeri-tjetrin, por informacionet dhe opinionet i marrin te gatshme ne goje, si ajo biskota qe prifti ia ve ne goje katolikut kur shkon ne meshe.

Ne ato kater dite qe isha ne Shqiperi, vetem diten e pare pashe vetem gjysem ore televizor, dhe e ndjeja veten mentalisht te perdhunuar.

Ne ato kater dite qe isha ne Shqiperi, vetem diten e pare pashe vetem gjysem ore televizor, dhe e ndjeja veten mentalisht te perdhunuar. "

 Shiko me poshte cfare ndodh kur shikon vetem televizor i mbyllur ne shtepi smiley

http://www.youtube.com/watch?v=_FVbF-qqpzk

SHkrim i bukur..qè prek njè problem jo vetèm shqiptar,e njèjta gjè èshtè kudo..do tè mè pèlqente po tè shikohej problemi mè konkretisht,p.sh. unè nuk kam problem me ata qè dalin nè revista e tv..dhe as nuk dua tè di se pèr çfarè e si flasin nè revista e tv dhe as kush e pse i lexon e i dèshiron..problemi èshtè kur iluzioni kthehet nè mashtrim..unè dua tè di si arrijnè tè jetojnè njerzit nè atè vend?kujtoj se kur jam larguar unè nga shqipèria(95') njerzit mè pyesnin: me rrogèn qè merr ti kètej si jetohet nè shqipèri?unè thosha,se me 1 muaj rrogè kètu jetoj 6 muaj nè shqipèri...a èshtè kèshtu edhe sot? si ka mundèsi qè 1 vend zhvillohet 20 vjet,kur çmimet nè atè vend veçse riten pèr 20 vjet?si ka mundèsi tè jetojnè njerzit nè njè vend ku rrogat janè "shqiptare" dhe çmimet evropiane(edhe mè larta se ato evropiane,pèr vajin,makaronat,domatet,orizin,sheqerin dhe frutat e ndryshme e kam tè sigurt)?njè njeri qè jeton aty..e merr rrogè 300000 lek nè muaj..si arrin tè jetoj????si arrin tè plotèsoj nevojat e tij elementare them unè..jo mè tè shijoj "zhvillimin" e paparè tè pallateve,hoteleve e klubeve "mè tè mirè" se ato evropiane?nuk èshtè zhvillim ky...èshtè mashtrim...ky èshtè problemi im!!!

arb. Iluzioni nuk është tjetër veçse një realitet i ri.

Sikur te kishin vu Lap-Tapet ne dritare , homos albanikus  njesoj do cilesohej pas ores dhjete ..

Te ngujuar ne shtepi pas ekraneve , duke dremitur , duke pare endra me lotari , dhe shumica e tyre duke gerhitur te kenaqur qe Saliu mundi Edin apo Edi mundi Saliun . Me te kenaqur duhet te jete ajo pjesa qe argumenton se Nanua po vjen .

Dhe te gjitha keto sepse nuk ka se cfare te BEJE ndryshe nga te tjeret qe kane c'te bejne por preferojne ta kalojne ne menyra te ndryshme qofte edhe duke pare muvi ne lap-tap . 

Shoqeri Iluzore jo vetem Mediatike por para segjithash ATIPIKE e mashtruar nepermjet Iluzionit te prodhuar me Bollek nga Mediat , se

"ceku i bardhe , pret te firmohet nga Shqiptaret " dhe shprehjes me tipike qenore te thene ndonjehere nga ndonje i Marre i pavioneve 17 , qe dominon 90% te shqiptareve te pas 90  
me mire Lope ne zvicer se sa banor ne Shqiperi .

Puna dhe vetem Puna mund ta riktheje Shqiptarin ne qenien e meparshme para 30 vjeteve , te varfer por me Pune dhe ne Progres , duke krasitur te demshmet e rritur me tej filizin.

Ti rrofsh, po nqs ideali eshte njeriu i para 30 vjeteve, po pres valen e idealit tjeter...

Kur te hiqet kjo klase Politike nga skena qe rekomandoi gjithe frymzim teorite LoPOrE te zvicres , te cilat na permbysin dite per dite nepermjet mediave ,dhe kur shqiptaret  te fillojne punen ,s'ka nevoje te presesh per Ideale .

Ka nevoje per te kuptuar qe kjo race qe permban Cekun dhe Lopen eshte soi i degjenerimit te races njerzore qe nuk arriti te behet NJERI pas majmunit .

Ka pershkruar "albanian beauty" qe shofim rendom ne kete arene cirku te quajtur shqiperi, asgje e re. Arti i kthyer ne menyre te jetuari.

Shkrimi mjaft realist, po problemi eshte si dilet nga kjo gjendje?

E sakte! Jemi te gjithe te "dhjamosur dhe mbi peshe" tani duke ngrene "utopira" per 20 vjet me radhe! Me duket se do te pelcasim se shpejti ....

si dilet nga kjo gjendje...

Nuk ka asgje te veshtire . Boll te kuptohet se kjo gje eshte ARTIFICIALE dhe arrihet duke i hequr  mundesine per te LEHUR skotes . Si i Behet ? Largoni skoten e Hajduteve ! ....ose bejeni te gjith POPULLIN Hajdut !

Me pune , me perpjekje smiley

Ehe, me jepni nje pike mbeshtetje - tha njeri smiley

Pershendetje, faleminderit per vemendjen. Problemi qe une jam munduar te pershkruaj nuk eshte dukuri shqiptare dhe nuk pretendoj qe te jete e tille. Por jam duke ecur me ate filozofine "Think Global, Act Local." Une qe rroj ne Shqiperi e shoh kete problem, keshtu sic duket qe ketu. Ka shume pak gjera origjinale ne Shqiperi, dhe ky fonomen nuk eshte njera prej tyre. Problemin i mpirjes se trurit (nje lloj tredhjeje ne llojin e vet) e hasim masivisht sot ne bote, dhe eshte shkruar shume mbi temen.

Problemi eshte dicvka me i vecante tek ne per shkak se ndersa ne ShBA psh, vemendja publike perqendorhet gjeresisht tek Celebrity News etj si keto, ketu tek ne debatet e shumta politike ne tv krijojne iluzionin se ketu tek ne ceshtjet e interesit publik zene me shume vend. Mua me duket se ne shumicen e dabtateve tona politike nuk thuhet pthuajse asgje qe ka lidhje me interesin e publikut. Pra debatet ne vetevete jane dhe krijojne iluzionin se tek ne politika diskutohet gjeresisht me publikun. Kjo thjesht nuk eshte e vertete.

kjo ndodh sepse debatet mediatike jane nje artific per te genjyer njerezit, dhe per ti bere te besojne se ne kte menyre jane me afer, thuajse pjesmarres ne "gjene" politike. i duket njerezve sikur po asistojne ne nje prime time show ku mungon vetem votimi direkt i publikut. -Votoni te nderuar teleshikues per debatuesin tuaj te preferuar.. Ne te vertete kjo "GJeja" politike eshte nje prone e nje rrethi te ngushte, si te majte dhe te djathte. cka i mbetet publikut eshte thjesht iluzioni dhe endrra qe i ben te buzeqeshin pa vetedije. kjo s'eshte vecori e jona. te jesh i sigurt per kete.

me duket se behet nje krahasim dashakeqas i shqiptareve me ate gruan e molepsur pas televizorit te "Requiem for a dream".per mua kjo eshte pak si e tepruar. ka shume sofizma dhe moralitet anti amerikan. kjo ngaqe autori ka jetuar ne amerike dhe eshte ngopur nga ideja i te qenurit nje konsumator. bombardimi i njerezve me lloj lloj imazhe junk, nuk eshte nje risi shqiptare.ne jemi ndoshta te fundit ne europe qe e provijme. por tja hedhesh fajin televizorit dhe programeve te tij, per apatine e ndjenjes civile shqiptare, eshte fyese. eshte fyese sepse ben nje amalgame te gabuar, te mases se hipnotizuar ndaj televizorit dhe pjeses tjeter, qe per shume aspekte mund te kete te njejtin ngerc ne fyt, te njejtin motivim dhe rebelim ndaj "institucionalizimit" te njerezve ne "burgun" e iluzionit, si dhe autori. prandaj un mendoj se ky shkrim eshte i formuluar keq. duhen gjendur spunto te tjera per te zgjuar ndjenjen anti komformiste te njerezve, dhe kjo jo duke mitizuar televizorin dhe palacot e tij si shkaktare te realitetit.

Bukur Blendi!

A nuk eshte ironike ama qe i njejti sistem mediatik e politik qe po krijon kete iluzion, eshte i bazuar vete ne nje iluzion?

".... Imazhet artificiale që na bombardojnë, jo vetëm ato të vipave të llustruar por sidomos të elitave politike, zhdukin aftësinë për të patur mendim të pavarur dhe për të dalë në përfundime individuale. Sulmi i iluzionit mediatik mbi realitetin jo aq vezullues na paralizon aftësinë për disidencë, për të akuzuar padrejtësitë, për të qene kritikë ndaj shtetit dhe për të sfiduar padrejtësitë e strukturave që ekzistojnë..."  

 

I madh. Sapo e mbarova se lexuari, e çova siper per te pare se kush e kish shkruar (sepse poshte nuk kish emer). Prisja te shihja ndonje profesor a akedemik, kur ç'te shoh, Blendi yne. Jo nuk ka mundesi, mendova jo me keqdashje. 

Blendi, kjo tregon se po behesh kaliber i rende ne letra. Urime, shkelqyer. 

Ah, se harrova, ky fenomen ishte dhe per perendimin, jo vetem dukuri shqiptare, siç e thua ne komentin tend. 

Shkrimi eshte shume i bukur dhe ne pergjithesi realist vec se ka nja dy a tre sentenca qe e nxijne pak realitetin e kesaj sinfonie te bukur.

(perifrazimi eshte i nje minibarcalete per Bet'hoveninn, por shpresoj te mos marr pergjigjen qe mori injoranti i muzikes nga Gjeniu)

 

 

ME PELQEU SHKRIMI bLEND, VECSE ME FJAL PAK ME TE THJESSHTA, IMHO

QE TE MARRI VESH DHE POPULLI DHE TE JET ME E LEXUESHME.. PERSHENDETJE NGA WORCESTERI smiley , THE CLAN!

 

Aq kohë sa nuk do të mundim të dallojmë çfarë është false nga ajo që është e vërtetë rrezikojmë të humbasim aftësinë për të qënë të lirë.

Egzakt! Dhe kjo eshte autentikisht diabolike, nqs. si "diabolike" konsiderojme te gjitha ato veprime qe cenojne dhe rrezikojne jo vetem jetesen normale, por mbi te gjitha mbijetesen e vete races njerezore. Ne momentin qe e verteta perzihet me genjeshtren nuk ka njeri qe t'i japi zgjidhje. Kam kohe personalisht qe "i bie kesaj gozhde". Gjithashtu i bie edhe gozhdes se vanitetit si nje cilesi (e ushqyer nga masmediat) qe krijon nje mur te larte midis marredhenieve njerezore. Pa marredhenie, pa komunikim, nuk mund te kete marreveshje dhe mirekuptim.

 

Shkrimi me konfirmoi kenaqesine qe ndjeva kur lexova titullin. Me vjen mire qe hidhet nje nder tullat e para, (me sa di une), per te thelluar akoma me teper kete teme.

 

Shkruhet per nje problem qe po e ndjejme te gjithe, jashte e brenda Shqiperise. Natyrisht, ajo qe ne na intereson mbi te gjitha eshte cfare ndodh ne shtepine tone. Ne kete kontekst, edhe ata njerez (me dy pare mend) qe kishin dyshime mbi "teatrin" e madh qe po luhej (e po luhet), besoj se pas asaj qe pane te ndodhte pergjate fushates elektorale te vitit te shkuar, nuk kane me asnje dyshim se spektakli dhe fiction-i ka pushtuar territore te jetes tone qe as mund te imagjinonim se mund te pushtoheshin.

Ishte nje show i madh i genjeshtert nen shembullin e fushates se fundit presidenciale amerikane, por analiza e raportit midis ketyre te dyjave eshte nje teme me vete, po aq e rendesishme, qe ka te beje mbi te gjitha me pozicionin e Shqiperise (post-otomane, post-feudale, post-komuniste) ne kohet e konsumit masiv dhe eres se informatikes dhe globalizmit.

Eshte simbolik fakti se krahun mekanik te levizshem qe mban telekameren dhe ben qe pika e veshtrimit te telespektatorit te jete gati mbi-njerezore (nga qielli), e pra ky mekanizem eshte shpikur nga nazistet - nuhatesit me te medhenj te potencialit komunikues dhe kontrollues te imazhit te levizshem. Ky krah mekanik ishte simbol edhe i pasqyrimit te fushates se fundit politike ne Shqiperi. Te gjitheve na u moren mendt nga perdorimi "pakez" i inflacionuar i ketij instrumenti natyrisht nga "njerez te lumtur" qe me se fundi zbuluan edhe "sekretin e fundit" viziv per te manipuluar masat.

 

Une mendoj se duhet vazhduar te shkruhet akoma me teper per problemin qe trajton shkrimi, por per t'i krijuar kushte vetes per t'a analizuar ate sic duhet, atehere duhet bere domosdoshmerisht dallimi midis:

A) Asaj qe ndodh Jashte Shqiperise

B) Asaj qe ndodh Brenda Shqiperise

Pasi te bejme kete, fillojme ne nje moment te dyte (ose ne menyre te nderthurur) te analizojme influencen e A-se tek B-ja, per t'i dhene nje forme me te qarte B-se.

Ne duhet ta themi e ta shkruajme shkurt, qarte dhe paster:

Sado qe te genjejme veten se mqs. jetojme brenda Europes, kjo na jepka automatikisht edhe te drejten e te pozicionuarit te te tashmes tone ne kohet bashkohore, Shqiperia nuk jeton ne nje kohe bashkohore. Ne jemi nje ishull mesjetar apo feudal (le te themi qe jemi diku te pozicionuar andej nga viti 1700) ne mes te Europes.

Po nuk vume kete pikenisje si njeren nga bazat e analizes tone, ne nuk do te mundemi qe te interpretojme influencen e A-se mbi B-ne dhe rrjedhimisht nuk do te mundemi te kuptojme B-ne. Jo vetem kaq, por duke mos bere dallimin dhe duke e interpretuar B-ne me syte e A-se ne ne nje fare menyre biem ne lojen e mediave sepse fundja i themi B-se: "OK, ti ke probleme, po shiko se edhe A-ja ka probleme keshtu qe... hej... urime, ti je 'e jashtme'!"

Ne nuk mund te genjehemi nga ajo qe ndodh ne fasade. Ne te vertete Shqiperia (edhe ne mes te Tiranes e te ish-bllokut) eshte nje vend tejet i prapambetur qe pervec problemeve qe duhet te perballoje per te rifituar kohen e humbur, duhet te merret edhe me problemet qe dalin si pasoje e ndikimeve negative te fenomeneve qe ndodhin ne kohen e tashme te realitetit qe gjendet jashte Shqiperise.

Kjo eshte si puna e atij borxhit qe vendet afrikane i kane vendeve perendimore. Per to problemi me i madh nuk eshte pagesa e borxhit (te shkuar), por perballimi i pagesave te interesit (te tashem) te borxhit te shkuar.

 

Per t'ju rikthyer shkrimit, edhe pse hyrja me permendjen e revistave te ekspozuara neper baraka eshte teper efikase, mendoj se e shfokuson problemin ne nje masmedia si ajo e revistave qe ne Shqiperi sinqerisht nuk e di nese mund te quhet me te vertete "masmedia" duke konsideruar tirazhin e saj qesharak. Po te konsiderojme lexueshmerine ka gjasa qe "Peshku pa uje" te jete disa here me teper i denje per t'u quajatur masmedia.

Territori i revistave ne Shqiperi eshte ende i paeksploruar, nga nje ane sepse njerezit nuk kane qejf te lexojne (te ipnotizuar nga televizioni apo nga injoranca e analfabetizmi) dhe nga ana tjeter sepse investitoret nuk i kane marre seriozisht kete pune qofte ne realizim, qofte ne shperndarje.

Masmedia "par excellence" (ndoshta e vetmja) ne Shqiperi eshte dhe mbetet televizioni! Jo revistat, bile as gazetat nqs. nuk do te pasqyroheshin nga televizioni.

 

Ishte shume e bukur kjo:

Republikën e Platonit lexojmë anekdodën e njerëzve të cilët e kanë kaluar gjithë jetën të lidhur me vargonj në një shpellë të errët. Ata arrijnë të shquajnë vetëm hijet që ravijëzohen zbehtë në muret e guvës, të cilat, për aq sa dinë ata, janë realiteti i vetëm që ekziston. Kur njëri prej të burgosurve arrin të çlirohet dhe del nga errësira në dritë, sytë e tij në fillim verbohen por ngadalë mësohen me dritën dhe shquajnë një realitet tjetër, që në errësirën e shpellës as nuk e pat imagjinuar dot. Kur i çliruari kthehet në shpellë për tu treguar të tjerëve për botën jashtë, ata e quajnë të marrë, e përqeshin, nuk e besojnë. Për shkak se sytë e atij që ka parë dritën nuk shohin dot më në errësirë, ai nuk sheh dot shumë kur kthehet në shpellë. Të burgosurit mendojnë se ky është verbuar dhe betohen se kurrë nuk do të dalin nga errësira e tyre, për të mos u verbuar edhe ata si ai.

 

Ky cuni qe e ka shkrujt kete ka te ardhme,shume i sakte dhe i qarte.

Brravo.

Shume interesant e mbi te gjitha shume i vertete si realitet qe tashme ngaterrohet me iluzionin!!!!Komplimente!!!!

 

Shume shkrim i goditur, duken qarte shenjat e kuqe nga shpulla,  ne faqen e Iluzionit te semure shqitare.
Bukur Bled. 

Blendo,

Drejt.  Por, ne mos gabohem, para jo shum kohesh, a nuk ishe ti nje nga mbeshtetesit e spektaklit BB ?

 

Me vjen keq ta them, por pershtypja ime eshte qe autori i shkrimit eshte vete nje kontribues i ketij "Iluzioni". Kam parasysh ketu faktin se eshte frekuentues i programeve televizive me permbajtje te dyshimte.
tung!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).