Kështu, ra sipari. Parlamenti mbyllet. Kuvendarët nisen me pushime. Rrugët e qyteteve zbrazen nga njerëzit, rrugët e vendit plagosen me shenja aksidentesh, zbukurohen me kurora lulesh për viktimat. Ca rrugë të tjera zbrazen nga fondet. Ato nuk do të përfundojnë as sot, as mot. Ndoshta askurrë. Qytetet marrin frymë rënkueshëm nën të nxehtin e korrikut, kjo vapë rëndon si shpirti. Më shqetësojnë miza e mushkonja, dhe faqe gazetash që mbushen çdo ditë me këto debate bajate. Shpotira fyese mes politiqensh e politimacesh, që kafshohen, çirren, pështyhen, grushtohen, kanosen... ta neverisin. Në televizion, fytyra lëtyra, debate të pështyra nga buzë të lyera. Sa mirë që parlamenti mbyllet. Sa mirë që nuk do t'i shohim deri në shtator. Sa keq, që shtatori vjen shpejt.

Një mik i mirë më pyet një ditë, pse nuk ke shkruar ndonjë send? S'më shkruhet gjë prej gjëje - i them. Ç'të shkruash? Ky banalitet nuk ka nevojë për narrativë. Vallë njerëzia nuk e sheh ç'turp mbajmë mbi kokë? A nuk duket ky fshat anekdodash nga Kallauzi TV? Pse duhet të shkruajmë për politikanë të varfër që nuk kanë një gur ku të mbështesin kokën? Apo, ç'të drejtë kemi të përmendim me shkrim ata që kanë para aq sa të të thyejnë kokën? - me monedhën e përbashkët europianë madje. Miljona, miljarda - fjalë goje.

Të shkruash për aktualitetin politik është të shkruash për një betejë pa heronj. Është e gjitha një telenovelë e mërzitshme. Personazhet nuk ndryshojnë, vetëm plaken - e gjithësesi nuk vdesin. Preferoj të shkruaj për trishtimin e një fluture nate të kapur në një rrjetë merimange. Në fund të fundit, ngjall emocion, sepse drama është e vëetetë në atë qoshe mes murit dhe tavanit. Ndërsa politikën e ka mbuluar fallsiteti. Këta janë të kapur në rrjetat e babëzisë. Qeveritarë që dhjamen, gogësijnë e djersijnë thartirë ndërsa luajnë bixhoz me të ardhmen e vendit. Këta kanë më shumë fytyra pokeri se Lady Gaga, e nuk dinë as të këndojnë. Ministritë ngjajnë si azile të personave me paaftësi të pakufizuara.

Parlamenti u mbyll për fatin tonë të mirë. Era e ndotur nuk do të ndihet në muzikën që del nga radioja ime me tranzistorë, nuk do të dallohet në të qeshurat e fëmijëve që luajnë mbi asfaltin e zbutur nga Korriku. Pleqtë luajnë domino në park, dhe era e ndotur nuk ndihet as aty. As në ullishtat, as në ritmin e gjinkallës, as në ajrin e nxehur prush nga dielli - era e ndotur e aktualitetit politik nuk do të ndihet deri në shtator.

Tani që dielli bie, këto pisha të blerta duken të zeza. Dielli e ngjyros qiellin purpur. Lajmet në radion time me tranzistorë thonë se çështja gjyqësore "Gërdeci" mbyllet deri në shtator. Seanca e fundit nuk u krye dot, trupi gjykues ishte me dhimbje koke. Asgjë s'habit dot më. Gusht të mbarë politikanë dhe gjyqtarë - sipas sondazheve, sikur të mos ktheheshit në shtator - nuk do t'i mungonit askujt. Pa këtë çorbën që gatuani ju, do ta hamë edhe të ftohtë. Se i thatë, se i njomë... Kështu, me buxhet të ri, me më pak shkolla, më pak dije, më pak shërbime shëndetësore (ku-ku) - nisemi me pushime. Qeshni qerratenj, qeshni.

Qoftë një gusht i mbarë edhe për ty shqiptar i ndershëm varfanjak që ha përshesh me kos për të ftohur barkun. Ruhu në mundsh nga kriza ekonomike, ajo ty të kanoset, jo bossave në parlament. Laku në fyt të shtrëngohet ty o shqiptar i ndershëm budalla, ata në parlament kanë rripa llastiku... Ata nuk i gjen gjë prej gjëje, si për të provuar atë shprehjen e mençur që thotë se rrufeja nuk bie... atje.

12 Komente

 Mire o Blendo mire ,nuk ke faj po u bon si bajate keto pune te gjithe shkruajne dhe thone dicka por asgje nuk bejne,fundi fundit cfare duhet te bejne,kapitalizem hesapi,ca rrojne mire ca keq,ka njeri ne kete bote qe i ben te barabarte,jo,atehere hajde shfryjme nervat neper gazeta se gje tjeter nuk kane ne dore.

Se desh harrova,popull i ndershem budalla,e ke fjalen qe votojne PD ne apo jo,nigjo mu plako,kush nuk voton ate tjetrin e koksit eshte i mencur.

Po mire me, vetem mua me pelqen me shume nje grusht ne parlament sesa trishtimi i nje flutre nate te kapur ne nje rrjete merimange. Apo keshtu e kerko edukata shoqerore me u skandalizu nga grushti dhe me sodit, prit si ishte, ah po. pisha te blerta qe duken te zeza pasi dielli qiellin, purpur ngjyros. ç'e keni kete mani me u bo me zorr artista.

Hapet skena, mbyllet skena, dalin politikanet me sutjena!

Ua mi mami... sa legena!

 Hahet jo haet... uroj te mos jete gabim i Blendit ky. smiley

Do me e fut se zben "H" ne e mbiemrit tend ti? KHaGHet!

Këta kanë më shumë fytyra pokeri se Lady Gaga, e nuk dinë as të këndojnë.

mbase duhet ta vendosni tek thenia e momentit!  smiley

 Ahh Blendi, me ke `vjedhur` shprehjen qe e thua ne fund per rrufene. Ate e kam thene une per Buall Mavrine dhe politikanet e tjere. 

Bukur Blendi, nje permbledhje realiste dhe me ndjenje e gjendjes aktuale te shqiperise se ndotur nga politika e qenerve rrugace.

Shkrim i bukur.

Bukur Bledi, bravo, shume mire, te lumte, je i zoti.

Nje pyetje si injorant qe jam, kur ke ngrene ne Shqiperi "çorbe" te mire?

 

nje nga arsyet qe me pelqen vera..se sikur e riperterin robin me mekanizmin e harreses.

E rilexova edhe njehere tani ne mengjez dhe me shijoje akoma me shume. I gjithe shkrimi eshte mjaft i arrire por te te zgjidhja si paragrafin me te spikatur kete:

Qeveritarë që dhjamen, gogësijnë e djersijnë thartirë ndërsa luajnë bixhoz me të ardhmen e vendit. Këta kanë më shumë fytyra pokeri se Lady Gaga, e nuk dinë as të këndojnë. Ministritë ngjajnë si azile të personave me paaftësi të pakufizuara.

Nje analize me ndjenje por qe mbyllet me nje thenie shume Reale. Te eger , te ftohte , mizore :

Ruhu në mundsh nga kriza ekonomike, ajo ty të kanoset, jo bossave në parlament. Laku në fyt të shtrëngohet ty o shqiptar i ndershëm budalla, ata në parlament kanë rripa llastiku...

Dhe shikoini mire ata te parlamentit me ne krye shakaxheshen e tij zonjen "burneshe" se si pellasin per GRAZHDE . Le te shplodhen ca ne resorte per te mbledhur fuqine per te psalllur edhe ca kohe . Kush ka mend mendon kur voton.

Fajin nuk e kane Kodet e te shkruarat e regullave te votimit . Faji eshte i perseritur :

 1- Populli veshder , patriot , i ndershm , sycelet , i mencur , patriot dhe punetor , rishpikes i famshem i rrotes ,...ose elektorati smiley ...  ka DESHIRE te Madhe dhe nuk rron dot pa e MASHTRUAR . O sa embelsi kur digjon   zerin e podiumisteve mitingash alias Mullaheve per Deputet. K/mullah do behet Saliu s'dpo mend e kalem se pellet me shume se mashtron e genjen me shume , se vjedh me shume dhe ka"miq " me shume . 

2- Faji qendron sepse nuk ka asnje kut mates te punes se Mullahut deputet te zgjedhur ....as ne kohe as ne veper . E kujt Mullahu deputet eshte kerkuar ti hiqet mandati nga elektorati  ? E c'ndodh ne se te vrasin me shumice si ne Gerdec apo me pakice dite per dite dhe vihen e kemi Ministra te Perbrendshemesh ? E c'ndodh ne se k/Mullahu ne kulm te fukarallekut qe po merr kokeposhte nje vend te tere  shndrit nga kenaqesia per fitorje pas fitorjes ne krahsim me Ballkanin , Rajonin dhe me Gjjere.

Keta quhen te Bijte e Faqegjeres , ose memave Parti , qe vakt pas vakti servirin corbe te prishur per nje Popull te tere dhe jo vetem ne kete shtator qe vjen dhe jo vetem ne kete legjislature dhe jo vetem keto pese vjet .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).