Vdekjet e katër qytetarëve shqiptarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit u përgojuan edhe sot në sallën e spektaklit më të turpshëm në Shqipëri. Pa u mbushur ende 7 ditë nga vdekja e Aleks Nikës, viktimës së katërt të 21 janarit, dy forcat politike u shanë, u akuzuan pastaj u rrahën me grushta në sallën e Kuvendit, duke bërë njëra-tjetrën fajtore për vrasjet e katër demonstruesve. Megjithë thirrjet e vazhdueshme për të lënë institucionin e Prokurorisë të hetojë dhe nxjerrë fajtorët e ngjarjes, mazhoranca dhe opozita ia kanë faturuar njëra tjetrës fajin e vdekjeve, duke i banalizuar jetët e humbura në një debat ordiner që i vret ata për së dyti. 

 

Duke vijuar me gjuhën e dhunës që vazhdon të ngrejë tensionet dhe thellojë krizën, forcat në Kuvend treguan se kanë pak apo aspak keqardhje dhe asnjë grimë përgjegjshmëri për sa ndodhi më 21 janar 2011. 
 
Duke akuzuar njëri tjetrin si vrasës, "Baballarët e Kombit" dhanë sot një tjetër shembull sesi politika nuk njeh as kufijtë e përcaktuar nga ligji për të mos ndikuar hetimin e krimit, le më kufijtë e respektit njerëzor. Sot, kur gjaku është tharë dhe larë nga pllakat e bulevardit, jetët e Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës u përdorën sikur të ishin baltë, për të njollosur kundërshtarin.

104 Komente

Si nuk ra nje termet dhe te ish shembur parlamenti, dhe tek ishin shuar te gjithe majmunet qe ishin atje. C'turp!

Sot, kur gjaku është tharë dhe larë nga pllakat e bulevardit, jetët e Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës u përdorën sikur të ishin baltë, për të njollosur kundërshtarin.

Ne mungese te ideve e programeve politike, edhe jetet e 4 te vrareve perdoren nga keta funderrina per te sulmuar njeri tjetrin. 

Nje fjale: Plehra!!!!!

 Po gjithe ate derr grushti qe i futi ai i PS-se, Palokes nockave, e pane keto te shekullit dhe ballkanwebit apo jo?

Ne fakt Shekulli e ka patur ne faqe te pare kete lajm edhe me foto biles

Duke akuzuar njëri tjetrin si vrasës, "Baballarët e Kombit" dhanë sot një tjetër shembull sesi politika nuk njeh as kufijtë e përcaktuar nga ligji për të mos ndikuar hetimin e krimit, le më kufijtë e respektit njerëzor.

Te lutem, as ne thonjeza nuk mund t'i quash "Baballaret e Kombit". Me vjen nje lloj perzierje stomaku vetem kur e mendoj

"Langaraqet e Kombit", "Fatkeqesia e Kombit", "Palacot e Kombit",  "Legenat e Kombit", "Bastardet e Kombit", "Mizerjet e Kombit", "Jashteqitja e Kombit", "Ndyrresirat e Kombit"... keto mund te ishin me te sakta...

S'po pyes me nese keta njerez jane te afte apo jo per te drejtuar qofte edhe ne menyre mediokre vendin... ajo qe me intereson tani per tani eshte se nuk dua me te ndyej shpirtin sa here qe i degjoj, i shoh apo lexoj per bemat e tyre.

Je shprehur dhe per mua! Te falemnderit qe ma kurseve ndyerjen e mendjes per te gjetur fjalet qe do duheshin per te cilesuar VEMJET qe presupozohet te "qajne hallet e popullit" ne "tempullin tone te demokracise"! ...

o blendi t paska kap dhe ty virusi i "paanshmerise"

hahahaaa

dhe thoni po deshet qe nuk eshte i zoti Sala.

u ka bere te gjitheve me komplekse

 Po he mer se kot bejne legenat,gjasme para kamerave,se po ti fikesh dritat direkt muhabet futbolli fillojne duke bo.

Ore se jam i interesuar te di .

Kush me thote ne eshte prononcuar apo jo  Ciljeta per ngjarjet e fundit ?

 Po ore, ka thone "...u sa b... te mire e kane..."

...në sallën e spektaklit më të turpshëm në Shqipëri.

Une do thoja ne sallen ku luhet teater tragji-komik, tragjik per popullin dhe komik per politikanet te cilet qeshin, tallen dhe luajne me popullin.

 

...forcat në Kuvend treguan se kanë pak apo aspak keqardhje dhe asnjë grimë përgjegjshmëri për sa ndodhi më 21 janar 2011

Sinqerisht nuk mendoj qe jua ka ndjere ndonjehere per popullin, por vetem per votat e tyre.

 

Duket sikur Mubaraku do zbres nga pushteti; po Mubaraku yne kur do zbrese?

jo or,  mua sme vjen turp fare per keta qe rrihen me njeri tjetrin ne Kuvend.. bile do thosha, meqenese parlamentareve u lejohet te kene pistoleta,  le ti marin ato me vete atje ne salle, e te ''debatojne'' si te duan me njeri tjetrin....smiley

ne pastaj populli, e kemi per detyre ti respektojme .  do tu bejme te shtatat. madheshtore,  ashtu sic e meritojne....

Magari te ishin aq trima ata Belul do ishte mire...Edhe njefare Mazreku qe qelloi Hajdarin ne shtator te 1997-tes ne parlament nga afer fare, s'mundi ta vrasi edhe me vone ja futi vrapit e u fsheh duke thene qe s'ishte ai qe e qelloi...

 Mos ja fut kot, se ai qendroi si burre, pasi e pat paralajmeruar disa here. Edhe kur i qelloi, ai qendroi aty deri sa erdhen dhe e moren. Ka burra Hasi.

Une kshu e di historine dhe e di qe ky eshte Dibra e jo nga Hasi.

 Nga dibra dhe e bëri veç për ti thënë se burrat s'kanë nevojë për muskuj kur ka dhe pushkë pasi Hajdari ja futi kokën mes këmbëve kur ishte duke folur në një seancë të transmetuar direkt.

Burreri e madhe pushka.

E ka ndonjeri nr. e celularit te Ciljetes, se do ja marr opinionin direkt.

0900 XXX XXX XXX e kom bthn e miro oohohoh smiley

Mubaraku po "ngarkon valixhet"!!! Ha ha ha.

A mos po bejne te njejten gje "Luli i forte" me "Sali hajdutin"?

Po Countryman (fshatari) pse na dha "ato porosi" te mos bejme protesta dhe te "votojme per zgjedhjet lokale" e ti themi "derrit daje"?

A e di Ai se Obama po flet direkt duke "mbeshtetur protesten  e

opozites" !!!

 

 bene mire deputetet demokrate qe nuk ju pergjigjen provokimeve te atyre socialiste sepse kuptohet qarte qe ata duan te krijojne skena te tilla dhune.

Ishte e turpshme, person. Foli Ruci 40 minuta, dhe kur e moren fjalen keta te PD-se, ata karagjoze doelen te gjithe tek podiumi, me pretendimin " mos flisni". Nuk kishte skene me patetike dhe bajate se ajo qe u krijua, une se mora vesh me thene te drejten se cfare kerkonin......

O nardo po ti ke thone se je biznesmen. A puno ti vllajo? Apo e kalo diten tu pa televizor?

me qene se moren nje goditje te forte nga SHBA, duket qarte udhezimi qe i ka dhene rama.te krijojne sherr kudo qe te munden.

te jeni te sigurte se vetem duke u permbajtur,ata do te rreshqesin fare nga trute.

j

Nuk kan bo mir qe jon zon me grushta. Kon bo mir qe ja saldun syzet n'turi Palokes.

a e kane rrahur Paloken? kuuuuuuuuuuull duuuuud! smiley

qe thua ti Blendo, me mire te rrihen ata ne llafazanor© sesa te nxjerrin popullin ne sheshe te rrihet per ta. - nuk eshte thjesht ide kozake... populli yne gjithmone ka luftuar pasi i ka ardhur shpirti aty ku nuk i ka mbajtur me. keshtuqe, te shpresojme qe problemet e tjera t'i zgjidhin ne ato llozha te erreta ku deri me sot jane diskutuar menyrat e gjakpirjes.

"baballaret e kombit"... ik o pirdhu! smiley mos poshtero thonjezat ("&quotsmiley tani... se desh na nxorre gjithe popllin zog kumlle. smiley

me mire te rrihen ata ne llafazanor© sesa te nxjerrin popullin ne sheshe te rrihet per ta.

Sa per kuriozitet Zoto, teksualisht te njejten gje kam thene ne nje forum (jovirtual) ku diskutoheshin zhvillimet e koheve te fundit ne Shqiperi.  smiley  

car palacosh

ja dhe Tom Doshi (poshte djathtas) duke marre urdhrat...... si me 21 janar

E ke gabim, ka qene duke e pyetur gruaja cfare te bente per darke.

jo hic, se sonte futemi edhe nje here ne greve urie, - i eshte pergjigjur.

 

ne fakt sot, pozita tregoi se nuk eshte aq shtaze. Patosi 4 te vraret e rastesishem ne bulevard nga automatiket e gardes se republikes i quajti "fatkeqet", nderkohe qe frymori dhe lakejnt e tjere i kane quajtur "horra".

 gud point. smiley

 E more djem e vajza! E  shifni kush na  perfaqeson ? Ke kemi duke na zbatuar ..kete "DEMOKRACINE FUNKSIONALE" qe sapo na e  la "qelibar" zvendesndihmesi i ndihmesit ? Kemi  vene Turpin, per te na shtuar ndere!

   Jo po shifeni mire dhe kur me behet ndonjeri partizan "i krahut", me mire ta  shikojme pa krahe;dmth ti thahen fare qe te dy krahet ! Duhet  te  na vije keq, ne pakufi, per veheten.Vjen  nje djale relativisht i ri prej Amerike, me nje mendje qiqer qe e shpreh edhe veshja e perbere nga nje  kostum normal,  ta  zeme rreth 2000-4000 Euro dhe pritet  nga kakaperet, spitullaqet rrugaçe e kusare, te kasoilles tone, me kostume mbi 10.000 Euro.Keta legjitime ne te dy pozicionet dhe ilegjitime ne tere mbi e nden lekuren e tyre.Keta horrat e kesaj te mjere Shqiperi, qe per 20 vitet nuk ka e nuk kemi edhe ne ditet qe vine, nga ererat qe fryjne si e  sotmja, asnje  shprese per qetesi.Keta "Hejzbollahe" te axhendave HEZBOLLAHE,  qe na e ktheyn vendin ne me te urryeren vendlindje njerezore per njerez vertete... rober zoti.Eshte POPULLI YNE,  me te vertete NJE POPULL "ROB ZOTI".Por sa duket i denuar mu per kete veti vetshkaterruese...

 Kemi shpetim? PO! Duke shpetuar  prej horrave e kusareve.Me cilen menyre dhe me cilen arme..? Per kete, ta  "vrasem"  mendjen.  Sapo degjova se.... qe nga Presheva  vine lajme shqetesuese  dhe nje  lutje: AMANI VELLEZER  TE SHQIPERISE ! EJANI NE TEREZI! NA TMERRUAT DHE FEMIJET...!

grave, c'thua? Me thershin mua ne ka kushtuar me teper se $500 kostumi i kantrimenit. Kaq kushton kostumi me i shtrenjte ne Macys. Ku ka amerikon me rroge me shpenzu $2000 per kostum or mik (leme vec wall st, bankat etj)?!

jo jo, atyre ua bejne dhurate dashamiresit.

ishalla e ka mush doren mire smiley

Te gjithe duken shume shperfilles...

po Shalsi ka lene mjeker?   mu sa taliban u dukerka.smiley

 Jo jo nuk ka lene mjekerr por jane nxire keq,Rama  do merret si i pandehur si organizator i Sulmit te kryeministrise me 21 Janar.

 

Ramen kjo pozite mund ta marre si te pandehur edhe per atentatet multiple te kurdisura per sot ne kuvend... pavaresisht se mazhoranca i zbuloi ato ne kohe me vigjilencen e vet dhe dashurine e madhe te bazuar ne ligj, ligj dhe vetem ligj.
PS: edhe ne kushtetute. larvat e bllokut... smiley rrugeqerit. smiley

vallaj e ka zone mire se  ai e ka pas lirshem noçken , shifeni Patozin si e shef dhe mendon " PO na vjen dhe neve rradha me ngrene nje "

Mua mu duk sikur te gjithe Shqiptaret ishin te ai GRUSHT

 

 

PS: mbajeni mend sa do e predore fjalen Grusht tani e pas , Grusht Shteti, Grushta Pozites  ja krimi ja vrasesit lol

 Une dua ta ve theksin ne nje tjeter element qe asnjeri nga ju nuk e paska permendur. Kush ishin ata qe bene rremujen ne parlament ?  Armando Prega, Paulin Sterkaj, diku afer duket dhe Gjovalin Kadeli.  Tani pyetja qe dua te shtroj une eshte kjo: ne baze te cilave cilesi dhe te cilit CV i zgjedhin deputet e parlamentit kryetaret e partive ????? 

...... ah te shkretet ne ... ne dore te kujt jemi. 

smiley) me bere kurioz, te faqja e http://www.parlament.al/ te zeri deputete/jeteshkrime (me pelqen ky, jeteshkrime jo CV) ke:

Paulin Sterkaj:

Edukimi:

Instituti i Fizkulturës "Vojo Kushi", Tiranë.
Vazhdon studimet në Fakultetin Juridik.

Veprimtari profesionale:

Sportist - trajner në mundje klasike.
Oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Drejtor i Policisë - komandant i Rep.Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë
Shef i Policisë në Lezhë, Dibër, komandant i Repartit "Brisku" - Tiranë.
Biznesmen në fushën e importit të karburanteve, të restoranteve dhe të ndërtimit.

smiley) vazhdon....

Kurse per Armando Prenga:

faqja eshte bosh, zero, nul

 

Sapo pershkrove nje karriere shume normale te Sterkaj ne shkallet e Policise Shqiptare.

Me ke e krahason, me Edi Paloken me karrieren e ndritur prej 9 vjetesh si papagall te RD ??

po ne fakt theksi ishte edukimi, po hajt s'ka gje

po per Armando Prenga na ndrico pak se hera pare qe e degjoj. Sic duket ja ka plasur Edi Palokes per te bere emer.

 Pipth, 

Sterkaj nuk ka as kapacitetin minimal per te bere politike, per te bere grushta po, ama, si mundes qe ka qene. E mendoja keshtu edhe kur e kandidoj PD-ja ne zgjedhje eeeee. Apo si puna  e Priftit edhe ky:  u "pastrua" nga mekatet duke bere nje xhiro rreth kishes (lexo: duke kaluar me PS-ne) ???? 

Si eshte kjo "normalja" qe nga shef policie behesh direkt tregtar karburantesh, ndertues, etj. Keto lloj aktivitetesh sikur duan nje investime jo te vogel paraprak, apo jo? Jo per gje po policet sikur s'e kane rrogen aq te madhe sa te kete pas mundesi te kurseje aq shume.

mos e shiko si ish polic, por shikoje si ish mundes. Ne Shqiperi gjithe mundesit ose peshengritesit i ke milioner. Pa tallje. Se si eshte kjo pune, une s'e kuptoj.

 Hunter. Paulini si njeri eshte rob i respektueshem. Nuk besoj te jete blere nga Rama sepse Paulini ka nje pasuri prej 200-300 milione eurosh.

sepse Paulini ka nje pasuri prej 200-300 milione eurosh.

Dhe si e beri kete pasurine ish-polici? Apo ja la trashegim i jati?

Epo tani....kontrabanda ben te veten smiley

Pikerisht.

 ore hunter, 

Armando Prenga e ka CV-ne shume te ngjeshur si i forte ne zonen e Lacit (keta do na sigurojne neser, dmth po te kete zgjedhje te parakohshme, lirite tone ). 

Dikush duhet te bej nje permbledhje apo studim mbi deputetet e ketij parlamenti te shohi sa nga keta jane mundsa, peshengrites, te forte lagjesh, police, rrugecer e kontrabandiste.   Kjo permbledhje besoj se do ishte nje reflektim shume i mire i gjendjes te jo vetem politikes shqiptare por dhe shoqerise shqiptare.

Eshte me e thjeshte se aq lale. Po te shohesh vetem televizion, e merr vesh se kush jane. Paloka, psh, e tha vete ne pjesen e fundit te opinion. dmth, s'ke nevoje te besh studim per keta, se kur flasin si rrugecer, nxjerrin vete te lara e te palara.

Per 300 veta te armatosur t'i mbledh une kur te duash dhe t'i coj te kryeministria (po fliste mbi skenarin sikur PS te vinte ne pushtet).

PD-istet nuk kercenojne kot dite per dite me gjakderdhje shembullore, ne cdo emision, ne cdo deklarate, ne cdo dalje ne media, ne cdo komision, ne parlament, e kudo tjeter...

ore vertet, si jane CVte ......apo te gjithe me shkolle NOTE jane keta....dhe lice artistik...

po mos u merzit o shpirt! 

Kush ishte ai qe bertiste 'MOS ME BENI SI ZIVERA JU?", Paloka apo Imami?

seriously?

Sapo e transmetoi Fiks Fare, para se te plaste grushti, po nuk e pashe kush ishte.

 Imami. Foli shume keq. E perdhosi emrin e atij te ndjerit.

Megjithë thirrjet e vazhdueshme për të lënë institucionin e Prokurorisë të hetojë dhe nxjerrë fajtorët e ngjarjes, mazhoranca dhe opozita ia kanë faturuar njëra tjetrës fajin e vdekjeve, duke i banalizuar jetët e humbura në një debat ordiner që i vret ata për së dyti. 

Po ti ke filluar pune kshu tek ambasada amerikane qe shkruan si Arvizu ne interviste?

Grow a backbone for fuck's sake!

 

S'kam filluar pune te ambasada, por jetoj ne Shqiperi. Cfare duhet te them une, qe te te pelqeje ty? Atyre po u mbin bari kurse keta tallin menderen. I vetmi shans per drejtesi eshte rruga ligjore se kshu me retorike nga foltorja e dime mire ne qe nuk u ben asnje pershtypje. Pa keta jane akuzuar edhe per me keq dhe pastaj jane pajtuar dhe kane pire xhin, London Dry or some shit like that.

I vetmi shans per drejtesi eshte rruga ligjore

Jea rajt!!! - rielli?

Mos po na pergjojne peshkun tani? - gati tabulatet! smiley

Si guxon ti Blendi te heqesh syzet? smiley

Po ti leri ata, po derrit daje s'ke pse i thua. Thuaje mendimin tend hapur, se ke qejf ta permendesh qe je nga Vlora, jo nga eshte Arvizua. Arvizua edhe ato qe i thote sot i kthen neser, ate zanat ka.

Sot ne gjykate gardisti u vendos para gjyqit, eshte ne qeli per vrasjen e dikujt. Me teper rruge ligjore se kaq ku do gjesh? Ca duhet te bej ai deputeti i PS sot kur dikush i vret miqte e tij dje, ndersa sot Paloka e akuzon ate per vrasjen. Mos harro se kane qene te thirrur nga ata vet personalisht ne protest dhe jane "familjare"!!!!!

Njeriu duhet te kete nje pik gjaku, ndryshe ne te semes se shkoj.

 

 

 Mos harro se kane qene te thirrur nga ata vet personalisht ne protest

Ti padashje sapo pranove dicka me shume rendesi qe rrezon 90% te cfare ke thene ketu qysh nga 21 Janari.

Keshtu eshte kur velon gjaku...

Kush qe ai çerri i vogel qe i gjujti me çokë palokes? Si e kishte emrin?

crendesi ka se kush eshte o sheme.  nga ky moment ai ka per te bere kariere ne parti.smiley

Mire e ke ti Belulo, e ça rendesie ka emri? Kushdo nga opozita mund ti kishte gjujt me çoke atij.

 video pliiiz?

thenkju... kur tund gishtin ne ajer ai Paloka... a po i thote ate qe mendoj une, apo e kam degjuar gabim?

E forte si grate e PS-se rrine aty mbrapa burrave te ngritura ne kembe qe te tregojne angazhi, por komplet te painteresuara ne cfare po ndodh...

e mo eeee...ndyrsira janè tè gjithè...sidomos ata tè ps...se ç'motin do ps-ja nè atè qè shumè akoma kanè guximin ta quajnè parlament hajde e merre vesh...mirè tu bèhet..le tè bien daullet!!!

Sic duket aftesia kryesore per tu bere deputet nuk eshte berja e ligjeve por aftesia per te bere boks.Kuvendi i ardhshem duhet te projektohet ne forme ringu ku deputetet te rrihen me njeri tjetrin.Armando prengen s'e kam degjuar ndonjehere por edi paloka ka nje histori te gjate dhune vendi i tij eshte ne spital psikiatrik jo ne kuvend .vetem ne shqiperi votohen njerez te njohur boterisht si skizofrene.

Ne te gjoret 20 vjet me pare  naivisht menduam se ne shqiperi do te vinin investimet e huaja , se do te ngriheshin shkolla profesionale per trajnimin e shqiptareve me zejet e teknologjine e fundit se do te hapeshin fronte pune .Do te ngrihej niveli i arsimit , shendetesise do te ulej krimi etj etj...

 

Ne xhenet u nisme

sosem ne xhehnem

shqiperi moj kucke

c'na bere verem.

Nuk cuditem fare se c'ndodh ne Kuvend.

Parlamenti yne eshte foleja e rrugacerise.

Shikoni vete deputetin Tahiri te PDU-se qe voton sot ligjet e Saliut...

http://www.youtube.com/watch?v=4NuXoTuUgDQ

Ka dy diploma universiteti pa mbaruar shkollen e mesme...

 Po mire me, si skane turp keta, vjen ai tjeteri prej amerike,prej brukseli, gjithe ato harxhime,(kohe, paraje etj) dhe te gjitha perfundojne ne nje ndeshje boxi te turpshme, ne mes te parlamentit,te dy palet jane viktima te njeri tjetrit, i fituari eshte berisha dhe jozefina dy strumbullaret e sherit dhe te krimit, por kjo nuk duhet te ndodhte nga ana e PS,per vet faktin se populli e shikon ne sy kete force si e vetmja shprese per ndryshim,por nuk e besoj se ishte e gjithe PSja, nja dy kokra aty ketu,qe kane te drejte ndoshta te nxehen, por skan llogjiken dhe prishin shume pune!

Eshte e qarte se ne PS njeri ja fut gozhdes dhe tjeteri patkoit, nuk kane displine, kam bindjen! Nuk duhet te binin ne provokime fjalesh dhe sharjes, se grushtat nuk zgjidhin as gje!

Imagjinoni sikur forma e parlamentit te ishte si ai i Anglise, pa tavolina, dhe te gjithe perballe njeri tjeterit, cdo te ndodhte? Eshte per te qeshur! Por ku ti gjesh me te miret? Dhe si do te perfundoje ky problemi i shtetit te shqiptareve se me keta populli nuk ka besim keta keshtu do te vazhdojne, dhe ai eshte ne hall te madh me varferine dhe me nje e njmi halle te tjera?

Mos duhet ndonje force ndonje lloje diktature me dy-tre nene kushetetuese, te thejshte fare, qe ti kjaj nonen ketyre politikaneve, per nja dy tre vjet, deri sa te dalin te rrinje qe te zejne men??!!?

 smiley eshte per t`qa e per te qesh!

 Turp e faqezeze .. s'ka fjale per komente nuk u bene njehere njerez ncnc 

Mua s'me vjen me turp per parlamentin. Dhe as si perdhosje te te vrareve nuk e shoh, keta palo burra nuk kane dinjitetin e duhur per te nderuar te vraret dhe ne e dime kete paraprakisht.

Megjithate si popull qe jam po me vika shume mire per grushtin ndaj Palokes (cfare rastesie fatlume). A ka mundesi te ishin rrahur te gjithe mire e mire?

 

Çfarë po zvarrit Reformën Zgjedhore?

Pyetja llogjike shtrohet. Nuk dimë apo nuk duam të bëjmë Reformë Zgjedhore? Në ditë si këto, kur Institucionet paragjykohen si të përfshirë me banda, ç’mund të themi për punën e Kuvendit që nuk po merret me çështjen më të rëndësishme nga të gjitha? Pa reformën, zgjedhjet e shtatorit nuk mund të mbahen. Atëherë, ç’po ndodh? Kush ka interes të vonojë zgjedhjet lokale?

Mire atehere, po tani? Si ka mundesi qe asnje s'e shtron me kete pyetje tani? smiley

Arben Imami
I nderuar koleg nuk mund të më urdhërosh të mos flas. Të lutem shumë
Gjovalin Kadeli
Mbylle mor gojën ti
Arben Imami
Jo fjalën e kam kërkuar pa filluar seanca. Ju lutem shumë zotërinj.
Deputetë të PS fillojë të fyejnë me sharje banale ministrin
Arben Imami
Nuk ma dot me dorë mua ti, ulu. Nuk më impresionon me këto që thoni. Përpiquni të qetësohuni. Zini vendet tuaja dhe vazhdojmë debatin
Deputetë të PS
Qepe mor gojën o bythq...se jeni vrasës
Arben Imami
Se kush i vrau ja kemi lënë në dorë drejtësisë. Por ju nuk kërkoni vrasësit e vërtetë se vrasësit e vërtetë jeni ju dhe juve t’ju vijë turp që nuk iu dolët në ballë. Uluni tani aty.
Deputetët e PS vijojnë të fyejnë me sharje banale Imamin
Arben Imami
Po fyeni në mënyrë të paarsyeshme. Janë fyerje që nuk më prekin, nuk më arrijnë fare.
Deputetët e PS
O legen! O legen! O legen!
Fatmir Toçi
Arben ke luajtur rolin më të shëmtuar të jetës tende, atë të mbrojtësit të vrasësit!
Arben Imami
Ik mor bythq.......! Do të të q.....në byth ty!

Arben Imami
Ik mor bythq.......! Do të të q.....në byth ty!

 

Qeka homo agresiv ky Imami.

Mire qe s'iu leshua keshtu dhe atij marinarit sovietik tek "Balle per Balle".

O belulo eshte ushtri e Nato-s kjo prandaj bej kujdes me etiketimin e reformave. Thone qe Imami ka miratuar edhe regulloren e re per aderimin e homove ne ushtrine popullore, dmth ne ushtrine me pagese desha me thone.

sa shpejt ma hoqet komentin o admina! Po ai po shperthen seksualisht dhe ju e lini, ndersa une them se ka qene i regullt ne rini. Dhe ju ma fshini komentitn. Ah ca te bo uniforma.  

 Berbero,nuke kupton qe adeve nuk u leverdis ajo qe ti thua,por ajo qe themi ne,i rregjistrojne i verifikojme,nuk e ke vene re qe une them gjithmone anen e kundert te asaj qe duhet thene,apo ku kupton ti o lumemadhi,ti je vecse nje socialist i ndershem.

ke te drejte Brado, jam i ndershem ne nje kohe pandershmerije dhe imoraliteti. Keta adminat nuk duan qe ketu te dokumentohet qe Imami ka qene djale per se mbari dhe aspak sic na paraqitet sot; si homoseksual profesionist.

ShhhsHHhhh.

E dini parullen: Don't ask,  don't tell ???

Kishin lezet deputetet e kohes se enverit.Vinin me rregull ngrinin doren per te miratuar ligje te cilat nuk i kishin lexuar kurre dhe pastaj iknin benin ndonje pune te dobishme,  milnin lopet, ruanin delet  a  hidhnin ndonje lopate gjakundi .

nje pyetje te pafajshme ketu: e ku e di ti se nuk i lexonin ligjet para se t'i miratonin? he? he? he? smiley

 Për të lexuar i lexonin (pa mê të voglin dyshim) por profesionet që thotë ai më lart ndoshta s' kuptonin ndonjë ligj mjaft juridik ,por kuptonin dobinë apo kotsinë e ligjit. Ligjet bëhen qê ti zbatojnë njerzit. Ligjbërsit shpesh i bëjnë me yçlka e mbërtheska për të ngatruar njerzit apo administratën ec e gjeje .  

Une kam kohe qe i lexoj postimet ketu tek peshku dhe shkruaj shume pak, por sot do tju jap nje shembull ,ndoshta banal.

Ketu ne Kanada nje here ne dy vjet cojme makinat per emission test (per kontroll per gazrat e demshem), nese testi deshton ai tekniku na jep nje liste me problemet qe mund te kete makina.psh nese makina nxjerr co2 me shume se limiti te thote fajin mund ta kete Catalic converter dhe/ose sensori filan nese edhe ndonje gaz tjeter eshte mbi norma te thote problemi eshte ky,ky eshe ky nese edhe nje gaz tjeter eshtembi norma te jep te tjera probleme qe mund te kete.Nese tek te gjitha keto figuron le te themi Catalic converter , tekniku pa iu dridhur qerpiku fare thote , te pakten ky eshte me siguri problemi kryesor, ndrroje kete thote dhe te shohim.

E njejta gje edhe ne politiken shqiptare .Kemi njezet vjet qe kemi konflikte Berisha -Nano, Berisha-Majko, Berisha-Meta, Berisha -Rama ,Berisha- Moisiu, Berisha -Topi etj etj.

Nje mekanik me shkolle te mesme do e kishte dhene zgjidhjen me kohe.

 

smiley

Po iku Berisha cdo gje ka per t'u ndrequr...

Shqiptaret kane vra njeri tjetrin shume kohe para se berisha te dilte ne skene.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).