(ose si mund ta perceptojë një lexues i zakonshem veprën e O. J. Schmitt)

(Vijim)

Nderkohe Schmitt-i raporton qe ne faqet e para te vepres se vet se zbulimi i kesaj letre e shtyu botimin nje vit me teper.

Qe do te thote se ka patur kohe me se te mjaftueshme per te gjykuar teresisht per vleren e saj historike dhe, cuditerisht ne vend ta linte menjane si te pavlere per gjithe arsyet qe u thane me siper, ne te kundert e ben epiqendren e gjithe aventures se vet skenderbegiane. Ajo qe ai konstrukton vetem mbi bazen e kesaj letre te ambasadoreve milaneze eshte e pabesueshme.

Sic u permend, ne pranvere te vitit 1443 Kara Hider pasha, nje nepunes i pallatit, ekzekuton me mbytje princin trashegimtar Alaeddin Ali Celebi, djalin e madh e te preferuar te sulltan Muratit II. Historigrafia nuk jep ndonje te dhene se kush e kishte porositur kete vrasje.

Schmitt-i duke persiatur per nje vit te tere letren e ambasadoreve milaneze arrin ne konkluzionin se “ Alaedin Celebiu kishte rene viktime e nje perbetimi, ku fijet kryesore i luante Skenderbeu”. Ne kete perbetim sipas tij pervec kryearkitektit Skenderbe, merrnin pjese dhe njerka e Mehmetit II, gruaja serbe e Muratit II, Mara Brankovic si dhe vete Mehmeti II. Dhe gjithe kjo vetem me nje reference, letren e ambasadoreve. Edhe me nje akuze per Barletin i cili sipas Schmitt-it kishte rrefyer vetem  gjysmen e se vertetes “ky eshte ai Mehmeti qe nga etja per pushtet mbyti te vellane ndersa fajin e zoterise se vet ai nuk e permendte me asnje fjale”. Schmitt-i shton gjithashtu se sikur  “te mos kishte folur diplomati i Skenderbeut , deri me sot nuk do te dihej asgje per hollesite e kesaj tragjedie ne deren e Osmaneve.”

Me tej duke u perpjekur te zbuloje bashkepunetoret e Skenderbeut, per te cilin nuk ka asnje dyshim qe ka kurdisur dhe urdheruar vrasjen e Alaeddinit,Schmitt-i konstaton, kete here me plot te drejte, se  :“Ne mjedisin e drejtperdrejte te Muratit ishin dy vete qe kishin nje motiv te forte : ne njeren ane bashkeshortja e tij Mara Brankoviq, pasi Murati me 1441 i kishte verbuar dy te vellezerit ne menyre mizore; ne anen tjeter vellai me i vogel i Alaeddin Ali Celebiut, Mehmeti,i cili ne ate kohe vertete qe ishte 11 vjec, megjithate me karakterin e tij kishte aq moshe sa t’i linte pa mend mesuesit e vet”

Ne lidhje me karakterin e Mehmetit 11 vjecar, Schmitt-i i referohet biografit te shquar te sulltan Mehmetit II, F.Babinger, por shmang pikpamjen e ketij te fundit se nje lidhje e mundshme e Skenderbeut me Mehmetin II eshte “pure fiction” meqenese me 1443 Skenderbeu “ ..was almost forty years of age,while his alleged playmate was barely eleven”. Keto lloj komplotesh ku burrat bashkepunojne me kalamaj mund t’i gjejme vetem  ne filma per femije por megjithate per Schmitt-in  “Perzierja e Skenderbeut ne kete veper eshte e sigurt, ajo e Mehmetit me shume gjase.”

Nje paranteze ketu ne lidhje me bashkepunimin e Mara Brankovicit ne komplot. Mara ishte e bija e despotit serb Gjergj Brankovic, i cili ia kishte dhene Muratit II per grua kur kjo ishte 16 vjec, me shpresen e kote se mund te blinte favoret e Sulltanit per te mbetur ne territoret e veta si vasal i tij. Osmanet kishin nje politike te qarte per tokat qe pushtonin ; ne fazen e pare pranonin vasalitetin kundrejt nje haraci te sundimtarit vendas dhe me pas ne nje faze te dyte ia aneksonin perandorise. Gjergj Brankovici, veproi ashtu si gjithe sundimtaret vendas ballkanas, qe shpresonin me kot se duke u sherbyer osmanve do te mund te ruanin privilegjet e tyre. Por ai nuk mund te bente perjashtim nga kjo praktike e perandorise megjithe sakrifikimin e se bijes. Ia vlen te permendet ketu se i vetmi qe nuk u mashtrua dhe nuk beri kompromis me turqit osmanllinj, ishte Skenderbeu. Ai, qe njihte aq mire filozofine e shtetit turk, nuk e pranoi kurre vasalitetin megjithese iu ofrua disa here cka deshmon edhe per staturen e tij si politikan e burre shteti.

Ne maj 1441 Murati II verboi dy djemte e Gj.Brankovicit, vellezerit e Mares, dhe aneksoi plotesisht territorin serb (ku beri mijera skllever qe i degdisi ne Anadoll) te sunduar nga Brankovici,i cili gjeti strehim ne oborrin mbreteror hungarez, ku nuk rreshti se planifikuari hakmarrjen dhe sipas Babinger : “But to his dying day George Brankovic never forgot this humiliation.”

Pas vdekjes se Muratit II, Mara derisa vdiq me 1487, pati marredhenie shume te mira me thjeshtrin, Mehmet II. Ajo i sherbeu atij si diplomate sidomos ne marredheniet me Venedikun, por dhe ne raste te tjera me shtetet e krishtera europiane si nje keshilltare qe kishte ndikim te sulltani. Mehmeti i la asaj dore te lire per te ndihmuar te krishteret, madje deri ne emerimin apo shkarkimin e patriarkeve te Stambollit si p.sh. ne rastin e emerimit te patriarkut Dionis kur nderhyrjes se Mares ne favor te tij, Mehmeti i eshte pergjegjur: Bej si te duash ! Mara merrte rregullisht ndihma nga thesari sulltanit per nevojat e veta dhe hynte e dilte ne Stamboll pa kufizim kur, pas vdekjes se Muratit II, jetonte ne Dafne, prane Selanikut. Kur shkruan per pavaresine e plote te Mehmetit II nga grate e haremit, F.Babinger shenon : “Pervec Mares, njerkes se tij, duket se asnje grua nuk ushtronte, madje as nuk perpiqej te ushtronte ndonje fare ndikimi tek sulltani.” Por as Babinger nuk jep ndonje arsye te qarte per marredheniet e tyre fort te mira.

Kjo marredhenie krejt e vecante dhe mund te thuhet unike pergjate historise osmane, e Mehmetit II me njerken e vet te krishtere, Mara Brankovic, na shpie ne nje terren real per te bere, nese duam, nje hipoteze te mundshme te bashkepunimit mes tyre ne vrasjen e Alaeddinit, njera per hakmarrje per vellezerit e verbuar dhe te atin e shpronesuar, tjetri per t’i hapur vetes rrugen drejt fronit perandorak. Implikimi i Skenderbeut ketu eshte krejt artificial dhe ka shume te dhena qe e bejne te pamundur. Mbi te gjitha Skenderbeu, ne ndryshim nga Mehmeti II dhe Mara , ishte jashte sarajeve ku thureshin e zbatoheshin intrigat perandorake.

Eshte vendi ketu te verejme se pikepamja gjeresisht e perhapur ( e mbeshtetur edhe nga Schmitt) se Skenderbeu ishte kanakar i sulltanit, se ky i fundit i besonte dhe e ngarkonte me detyra te veshtira e te larta, eshte vetem  fantazi. Ajo qe thuhet se Skenderbeu u rrit ne oborrin e Muratit II, duhet kuptuar thjesht se ai u edukua e u stervit si iç-ogllan ne shkollen e sarajeve, qe ishte pjese dhe brenda pallatit perandorak te osmanllinjve. Megjithese ka mungesa e paqartesi per kete periudhe te jetes se Skenderbeut shumica e studjuesve, te cileve u bashkangjitet edhe Schmitt-i, mendojne se ai ka qene nje peng ne oborrin e sulltanit, nje fat fare i zakonshem.

 Nga ana tjeter Skenderbeu , qe ishte  afro 40 vjec kur braktisi turqit dhe u kthye ne Arberi, nuk kishte marre asnje ofiq te vecante dhe s’ishte ngarkuar kurre te komandonte ndonje ushtri osmane ; gjithmone kishte qene nen varesine e ndonje gjenerali tjeter. Duket e arsyeshme te gjykosh se me teper se mosbesim ne aftesite e tij luftarake, ishte mosbesim ndaj personit te tij. Keshtu shpjegohet pse Murati nuk e la gjate ne detyren e subashit te Krujes, pse nuk i dha kurre te komandonte nje ushtri ne menyre te pavarur. Trajtimi i vecante, « si bir » qe gjoja i paska kushtuar Murati II, besimi i vecante qe paska pasur tek Skenderbeu jane nderfutur me pas ne historiografine e tij, nga Barleti e Frangu per te glorifikuar cilesite e tij por edhe prej kronistesh turq me qellimin per ta bere me te thelle kontrastin midis « sjelljes se mire » te Muratit dhe « pabesise » se Skenderbeut bukeshkale e tradhetar. Gjergj Kastrioti , si askush tjeter iu shmang karrieres ne shtetin osman, iu kundervu atij shteti, ku perndryshe do te ishte i harruar si shume te tjere te osmanizuar, dhe ishte pikerisht kjo qe historia e tij eshte pare me nje drite jo te zakonshme, me sy te keq nga historianet osmane ndaj dhe ndoshta ndonje element si ky i trajtimit te vecante nga sulltani ka kaluar prej tyre edhe ne historiografine europiane pa patur kritiken e nevojshme.

Ne ngjarjen e vrasjes se Alaeddinit eshte nje detaj teper i rendesishem qe hedh drite mbi fajtorin. Sebashku me Alaeddinin u vrane edhe dy djemte e tij te mitur, 18 dhe 6 mujash. Ky detaj e drejton fajesine teresisht ndaj Mehmetit II , sepse vetem ai ishte i interesuar te eleminoheshin gjithe trashegimtaret e mundshem, pra jo vetem i vellai por dhe niperit, nderkohe qe me 1431 kishte humbur jeten edhe Ahmedi, vellai tjeter i Mehmetit, prej nje semundjeje enigmatike qe nuk u sqarua kurre.Keshtu me 1443, Mehmeti mbeti i vetmi trashegimtar i fronit osman. E tille ishte kultura osmane, trashegimtaret hynin ne nje lufte vrastare per te eleminuar njeri- tjerin dhe fronin e gezonte i fundit qe mbetej gjalle. Vriteshin jo vetem te gjithe meshkujt e cfaredo moshe qe perfitonin te drejten e trashegimise, por edhe femijet e palindur ende te sulltanit ne ikje. Grate shtatzana te haremit te tij ekzekutoheshin duke i futur ne thes dhe duke i hedhur ne Bosfor.

Mund te mendohet qe Mehmeti II per shkak te moshes e kishte te pamundur te organizonte dhe eleminonte te vellezerit e niperit, por ne emer te tij mund te vepronin tutore dhe klane, qe me kurorezimin e Mehmetit do te kishin perfitimet e tyre. Klani i Mares mund te ishte nje i tille, qe vepronte ne emer te interesave te Mehmetit dhe sigurisht per hir te perfitimeve te ardhshme. Kjo menyre veprimi ne perandorine osmane nuk perbente ndonje perjashtim, mjafton te kujtohet Roxelana, gruaja e Sulejmanit te Madherishem, ndoshta sulltani me i shquar i gjithe dinastise. Ajo e shtyu te shoqin te eleminonte djalin e vet me te talentuar, Mustafane, e pas tij edhe tjetrin Bajazidin me te kater djemte e tij te mitur, ne menyre qe fronin ta treshegonte nje tjeter bir i tij, Selimi II i mbiquajtur Sarhoshi, pa asnje dyshim sulltani me i paafte i gjithe koherave.

Ne te gjithe kete histori hakmarrjeje te hartuar me kaq detaje (fq.56-62), e qe do ta kishin zili nja dy dyzina shkrimtaresh romanesh policore, Schmitt-i , si nje alkimist i vertete nga nje pike uji me prejardhje te dyshimte krijon nje oqean te tere duke na siguruar se me ne fund i ka dhene fund enigmes “motivit te kryengritjes se Skenderbeut ne vjeshte te vitit 1443 qe kishte mbetur per pese shekuj e gjysme e paqarte.”  Sipas tij e verteta eshte se “ Skenderbeu e filloi luften e tij si gjakmarrje per vrasjen e t’et nga Murati II, nje menyre veprimi qe pritej prej tij dhe qe e vendos ate ne traditen e te menduarit pas se drejtes zakonore”(fq.149) por ne nje rast tjeter (fq.272) e absolutizon duke konkluduar se :”Kryengritja kunder sulltanit ishte lufta krejt personale e Skenderbeut.”

***

Pasi ka inaguruar ne piedestal motivin e hakmarrjes se Skenderbeut, Schmitt-i fillon e kujdeset per pasojat , i ndergjegjshem se ka shume vrima per te mbyllur. Ja nje permbledhje e shkurter :

a - Dhe nderkohe qe pazari i Romes ziente nga thashetheme (“..disa thone…te tjere thone”) , te cilat keta mouchards milaneze i regjistronin dhe arkivonin nga perkushtimi per historine e motiveve te vogla , i ati i viktimes sulltan Murati II, mbetej ne terr te plote megjithe hafijet e panumerta qe i sherbenin sepse sic na siguron Schmitt :“ gjithe keto c’ka i kumtonte papes bajlozi, per Muratin II do te mbetej e fshehte. Ai vajtonte te birin pa i njohur vrasesit e vertete qe me c’dukej ishin te tere rrotull tij”

Mirepo Babinger, studjuesi i mirenjohur i Mehmetit II nga ana tjeter na raporton se sulltani “e kishte mbuluar krejt gadishullin ballkanik dhe ndoshta Hungarine e madje edhe Gjermanine me nje rrjet spiunesh te afte..” dhe  “Vecanerisht ne shtetet italiane Mehmeti kishte agjente te shumte, aktiviteti zbulues i te cileve shtrihej deri ne sferat me te larta te qeverise” qe arrinin te zbulonin planet me sekrete te fushatave ushtarake kunder tij, sic qe per shembull, ajo e vitit 1443 prej ku Skenderbeu braktisi turqit dhe u nis drejt Krujes. Do te ishte naïve te besohej se kete rrjet Mehmeti II e ngriti nga hici, dmth afermendsh qe rrjetin e spiuneve ne Europe e trashegoi nga i ati Murati II, dhe qe me tej mund ta kete perfeksionuar.

A eshte e mundur qe ketij rrjeti profesionist t’i shpetonin c’flitej hapur sokakeve te qyteteve te Italise sidomos per nje problem aq te nxehte per vete padishahun sa c’ishte zbulimi i autoreve te vrasjes se te birit? Kush mund ta besoje kete skenar te pamundur, ndoshta as vete Schmitt-i.

b - Me tej per te justifikuar mungesen e plote te nje informacioni alternativ per vrasjen nga kronikat osmane te kohes, te cilet te njohur per qendrimin tejet armiqesor ndaj Skenderbeut nuk do ngurronin aspak ta perlyenin me krimin makaber, Schmitt-i shenon se  “Mehmeti II u kujdes qe kujtimi i vellait te vet te vrare te zhdukej thuajse krejt nga kronikat osmane..”

Kjo presupozon nje censure absolute ne lidhje me ngjarjen per kronistet e kohes por nuk shpjegon dot qe pse edhe pas vdekjes se Mehmetit II askush s’guxoi kurre te thoshte as nje gjysme fjale, as ne perandorine otomane dhe cuditerisht as jashte saj. (Megjithese  duke cituar Schmitt-in ,Barleti  ‘i gjore’ raporton vetem pas 70 vjetesh  se ishte Mehmeti II qe kishte sakrifikuar te vellane per fronin e vet :” ky eshte ai Mehmeti qe nga etja per pushtet mbyti te vellane…”)

Ne te vertete kjo eshte nje artifice e kote sepse qe Alaeddini mund te shfaqet sporadikisht neper kronika kjo nuk perben ndonje habi ngaqe kronikat turke merren me sulltanet jo me kandidatet per sulltane.

Nga ana tjeter perpjekja e Schmitt-it per ta paraqitur Mehmetin II kaq te shqetesuar per krimin e kryer eshte krejt e pakuptimte kur eshte boterisht e njohur se kalimi i pushtetit tek otomanet nga njeri sundues tek pasardhesi ishte shoqeruar rregullisht me krime te tilla. Madje jo vetem ne perandorine osmane por edhe ne ate te Bizantit, prej nga otomanet kishin mesuar mjaft; eshte nje perjashtim i rralle kurorezimi i nje sunduesi pa luftera e krime brenda familjes midis konkurrenteve per pushtet.

Me kohe stergjyshi i Mehmetit II, Bajazidi I i kishte dhene mbeshtetje morale vellavrasjes perandorake kur ne betejen e Fushe Kosoves me 1389 kishte ekzekutuar te vellane Jakup fill pas vdekjes se te atit, Murati I. Bajazidi e kishte gjetur mbeshtetjen ne Kuran : “Shume shpesh, kur ata ia nisin revoltes, ata duhen eleminuar bashke me te; dhe nese ata nuk ikin larg prej teje dhe nese ofrojne paqe dhe te shtrengojne doren per te mos luftuar kunder teje, merri dhe vriti kudoqofte qe t’i gjesh”. Sipas tij ishte me ekonomike vllavrasja se sa revolta kunder pushtetit te sovranit, nje logjike qe ne fakt siguronte parimin e mosndarjes se pushtetit dhe per pasoje ekzistencen e panderprere te dinastise dhe qe prej asaj kohe praktikohej rregullisht. Kete praktike kishte ndjekur edhe gjyshi Mehmet I, edhe i ati Murati II duke vrare te vellezerit e tyre.

Per ironi ishte pikerisht Mehmeti II, qe legjitimoi krimin midis pasardhesve per te marre pushtetin, qe per here te pare ne perandorine otomane perligji legalisht vellavrasjen, duke shkuar me tej se paraardhesi i vet. Formulimi qe ka lene Mehmeti II eshte : “ Per te miren e shtetit, ai bir i imi qe me ndihmen e Zotit do te trashegoje Perandorine, ligjerisht mund te vrase vellezerit e tij. Ky veprim ka miratimin e shumices se juristeve”. Per me teper, eshte e njohur qe ne ceremonine e kurerozimit ndersa e veja e Muratit II uronte Mehmetin II te sapofronezuar, ne te njejten kohe me urdher te tij i merrej jeta duke e mbytur ne banje te birin e saj te mitur dhe njekohesisht vellait te vet. Per te vllavrasja dhe vrasja ne pergjithesi ishte mbijetese personale e sovranit dhe akoma me tej mbijetese e perandorise. Mehmeti II, nje nga sulltanet me te suksesshem te perandorise, nje vizionar, nuk mund t’u dorezohej emocioneve te njerezve te zakonshem. Per mbijetesen e perandorise vellavrasja per Mehmetin II nuk perbente me teper se nje akt teknik te pashmangshem. Perandoria osmane mbeshtetej ne pushtetin absolut te sulltanit dhe si rrjedhim vrasjet brenda familjes perandorake perbenin nje domosdoshmeri.Tek sovranet otomane vrasja brenda familjes per te siguruar pushtetin personal ishte nje kulture me rrenje te thella. Krime, qe miletet e perandorise osmane i pranonin normalisht ne shkembim te qetesise dhe shmangies se gjakderdhjes se luftes civile. Ishte pikerisht Mehmeti II, bashkekohesi i Skenderbeut, qe jo vetem e beri te tijen kete kulture moralisht, por i dha edhe forcen e ligjit.

Nuk kishte pra asgje te fshehte, asgje te paligjshme qe Mehmeti II te eleminonte gjithe vellezerit per te siguruar pushtetin.Kujdesi i Schmitt-it per te hedhur nje vello misterioze ne kete histori te rendomte lufte per pushtet eshte sa i paperligjur aq dhe qesharak.

c - Eshte normale pyetja se , mire Mehmeti II qe po te besojme Schmitt-in nuk donte te shfaqej duke mos lejuar daljen ne drite te krimit, po Skenderbeu per c’arsye e ruante te fshehten.” Skenderbeu nuk e permendi me kurre hakmarrjen e tij .”- kembengul Schmitt-i. Ai ne lufte ishte me sulltanin, madje mund te krenohej se jo vetem e mundte ne fushen e vet, por dhe i kishte bere gjemen ne fushen kundershtare te Anadollit. Per me teper sipas Schmitt-it ai kishte vepruar pas kanunit dhe s’mund te kishte asnje problem moral.

Mund te pyetet gjithashtu se si eshte e mundur qe kete sekret kaq te thelle e kishte mesuar edhe nje bajloz i rradhes i Skenderbeut dhe se per c’arsye ia raportonte Papes me 1454. Cfare perfitimi mund te kishte Skenderbeu t’i zbulonte vrasjen papes mbas nje dekade? Asnje, sepse ne planet e Vatikanit, Skenderbeu ishte figura qendrore ushtarake e kryqezates se krishtere kunder islamit dhe cdo perfitim ai mund ta kishte vetem prej ketij pozicioni. Duke mos i mbetur dot konsekuent fabules se vet ireale vete Schmitt-i pranon se historia e vrasjes se te atit te Skenderbeut nuk mund te kishte ndonje impakt tek papa kur shkruan :”Megjithe kete argumentim jodiplomatik papa Nikolla V u tregua i prirur per ndihme..”(fq.167) . E me tej ne fq.62 Schimitt-i e pranon hapur fare se “..prej papes nuk mori ndonje ndihme ne nje veper gjakmarrje kunder sulltanit , porse si luftetar i kryqit kunder gjysmehenes

Me tej mund te pyetet me ne fund se si eshte e mundur qe renegatet arber si Hamza Kastrioti, Moisi Golemi etj nuk rrefenin krimin e ish zotit te tyre kur arratiseshin e priteshin ne oborrin perandorak dhe qe kishin audience ne Porten e Larte ne rrethana armiqesie me Skenderbeun, apo fundja edhe Gjon Muzaka qe shkruante kujtimet e tij pertej detit, afer thashethemeve e larg sulltanit nderkohe qe Skenderbeu s’jetonte me e ndaj te cilit kishte aq meri.

Per keto pyetje kaq te thjeshta te lexuesit te vet Schmitt-i , megjithese eshte rropatur nje vit te tere, nuk ka pergjigje dhe tinezisht i le enjane.

Dhe per ta mbyllur kete seri kontradiktash evidente ne parashtrimin e Schmitt-it per motivin e luftes se Skenderbeut eshte se , pavaresisht se mund te kete pasur ose jo nje hakmarrje per motive personale, me kanun apo pa kanun, ky motiv, pra i hakmarrjes personale, nuk mund te kete qene motiv i kryengritjes se Arberise kunder turqve nen Skenderbeun per arsyen e thjeshte se kur ne vjeshte 1443 Skenderbeu nisi luften kunder perandorise otomane , hakmarrja e tij personale, nese mund te kishte ekzistuar,ishte permbushur plotesisht qe ne pranveren e vitit 1443 me vrasjen e te birit te Muratit II.Dhe nje motiv i permbushur nuk mund te jete me nje motiv. Duhej nje tjeter motiv ose motive te tjere.

Ne vepren e vet per Mehmetin II, F.Babinger flet qarte per krimin e Anadollit, vrasjen e Alaeddinit dhe bijve te tij,jep dhe kohen, pranvere 1443. Me e pakta qe duhej te bente historiani Schmitt do te ishte te polemizonte me Babinger per daten e kryerjes se krimit, me pas te jepte e te mbronte nje date te re qe duhej te ishte pas vjeshtes 1443. Ne te kundert Scmitt-i mban heshtje te plote, sikur deshmia e nje historiani te shquar si Babinger te mos kish ekzistuar kurre. Kjo menyre e te berit te historise per lexuesin s'eshte vecse bizantine.

***

Si perfundim, duke permbledhur gjithe cfare u diskutua me siper nuk mund  te mos arrish ne konkluzionin se letra e dy ambasadoreve milaneze eshte pa asnje vlere historike. Asnje konkluzion serioz e i qendrueshem  nuk mund te nxirret prej andej. E vetmja vlere qe mund t’i jepet eshte thjesht vlere kureshtie.

Schmitt-i , si historian,padyshim e njeh sentencen aksiomatike te akademikut dhe historianit  freng  J.Tulard qe : “ S’ka histori pa burime,por as historian pa kritike burimesh.” Cuditerisht,ne mosperputhje te plote me pritshmerine e lexuesit, ai nuk i kushton as dy rreshta kritikes  se letres se dy ambasadoreve milaneze, per besueshmerine dhe vleren e saj. Nderkohe qe eshte i palodhur ne kritiken ndaj autoreve shqiptare qe nga Barleti, Gegaj, Noli,Budes i nxjerr uje te zi,K.Frasherit,…duke kursyer Bicokun qe e paska shoqeruar  ne terren ku jane zhvilluar beteja te Skenderbeut dhe ku i shumetalentuari Schmitt duke vezhguar maje kodrash e brigjesh paska kuptuar strategjine e taktikat e Skenderbeut(!). Zoteria jep mesime historie, por nuk do ishte keq  te nxinte ca akoma per vete.

Nga pikpamja metodologjike , perdorimi i letres se ambasadoreve milaneze ne kete menyre dhe per pasoje edhe gjithe perfundimet e nxjerra nga Schmitt-i prej saj, jane teresisht te palejueshme.

Interpretimi i letres se ambasadoreve milaneze prej Schmitt-it s’eshte vecse nje analize e dobet, gjykime te cekta, perfundime te paargumentuara ose te gabuara e shpesh kontradiktore, ne teresi nje pune e pavlere.

Se ketejmi perdorimi i letres se ambasadoreve milaneze se bashku me interpretimet dhe perfundimet e nxjerra vene ne dyshim krejt vepren dhe me tej profesionalizmin e autorit O.J.Schmitt. Letra perben episodin me flagrant, por pergjate gjithe vepres jane te panumerta rastet e gjykimeve dhe perfundimeve aspak profesionale.

Te gjitha keto cojne ne perfundimin se Schmitt-i i ka hyre hartimit te vepres se vet per Skenderbeun me nje paradigme te qarte; e thene me thjesht ka formuluar konkluzionet dhe me pas ka rendur te gjeje prova. Ose , ne rastin me te mire, 38 vjecari zvicerian,me pasionin e pakontrolluar te nje adoleshenti kujton se cdo cope leter gjetur ne kazane plehrash eshte e vetmjaftueshme per te permbysur historine.

Dhe ketu eshte me e pabesueshmja, opinionin e tij te paragjykuar nuk e lekundin as referencat qe sjell vete ne librin e vet. Permend shpesh Kritobulos-in, kronistin bizantin te kohes, duke vleresuar “ analizen e holle qe ai u ben motiveve te kryengritjes”(fq.484), madje sa “ asnje bashkekohes tjeter nuk e ka rrokur kaq mire ceshtjen e kryengritesve: ata ishin malesore krenare, qe nuk njihnin asnje perandor..”(fq.238) dhe ky motiv i kryengritesve arber sipas autoreve qe sjell ne mbeshtetje, nuk ishte vecse deshira per liri : “Bashkekohes bizantine si Halkokondil-i dhe Kritobulos-i jane ne nje mendje se shkas per kryengritjen ishte deshira e forte per liri e malesoreve, mospranimi i tyre per te paguar taksa e per t’iu bindur zoterinjve te huaj”(fq.79). E megjithate, perkunder ketyre pohimeve te veta , Schmitt-i mbeten peng i perjetshem i paragjykimit te vet se “Kryengritja kunder sulltanit ishte lufta krejt personale e Skenderbeut.”(fq.272).

Dhe me ne fund dy fjale lexuesit te lexuesit : autori i ketij shkrimi nuk eshte historian dhe ne kete parashtrim mund te kete mungesa por shpresoj qe thelbi i logjikes se leximit te qendroje.

Fatma J.C, 2010

9 Komente

Eehhh, sa pashe Shmidin aty, thashe s'po e lexoj, por ja qe e lexova. Te merresh me Shmidin, me duket vertet humbje kohe. 

Pjero, po pjesen (I), e lexove?smiley    se thone, po nuk lexove pjesen e (I)  nuk e kupton dot te dyten..  pjese e shkurter eshte dhe kjo ne fakt, lexohet kollaj..smiley

Belulo smiley se çfar thote Shmidi, eshte vertet humbje kohe, me interesante eshte informacioni mbi Estonine smiley ku do hidhem tani. 

Me ne fund pashe nje orvatje te vertete per nje autopsi te nje vepre te shkruar... nga nje person qe te pakten ka mundur qe ta lexoje te tere vepren....... Keshtu duhen bere kritikat, e jo te merrremi eshte e vertete apo nuk eshte e vertete, kur as nuk kemi pare e as degjuar per ndodhine, vetem thashetheme..... 

Nuk marr persiper qe te bej kritiken e kritikes...e as te jem ithtar i kesaj kritike, por nga menyra e interpretimit llogjik, ndonese ne disa pasazhe te tija, me cene (gjithmone persa i perket sensit logjik, te autores) e pranoj si nje artikull te mire, ndonese e ben ate letren e milanisteve, "cope e çike", e ben telef fare, mbase eshte kjo leter i tere strumbulllari i tere asaj ngrehine qe Shmidi e quan veper historike.........

Me pelqeu si shkrim, dhe si nderim letrar..... lexohej me qef.....

problemi i vetem eshte se qe te hedhesh poshte nje studiues perendimor nuk eshte lehte e bile nuk mjafton as nje artikull qe verteton gabimet e tij te mundshme. 

duhet AUTORITET qe te te lexojne. je jesh dikush. e kjo behet jo me nje artikull po te besh diçka qe kerkon me pune e zgjuarsi nga e tija (shmidi ne rastin tone)

Kush mo kurreshtar, Shmiti nje spurdhjak qe s'e pordhi kush ne Gjermani eshte studiues perendimor ?

O torobello, Hahn, Kretchmer e deri tek Krahe, kane qene jo vetem albanologe e ilirologe, por baballaret e indoeuropianistikes. Ky Shmiti eshte spurdhjak, kete e kritikon edhe nje i dale nga Kristali e UFO-ja.

une nuk e njoh shmidin e morra veç si shembull. karlliqe flasin dhe ca studiuesa te shqiptarishtes franceze, po jane profesore e nuk i hudh dot poshte me nje artikull ne net. duhen botuar vepra siç bejne dhe ata. duhet pra pune dhe jo vetem fjale. 

per mu dhe ata gjermanet qe kallxove jane njesoj sa ky shmidi. po aq te njohur e me rendesi dmth.

ça thote ai hann per fjalen portokall, nga e ka origjinen ? ose une jam dakort me ty, sikur te gjesh nga vjen fjala çaj, ça domethen ajo ?

naten plak !

Ca lesh profesori, po eshte zakon perendimor qe gjysma e profesoreve botojne nga 20 libra, te cilet nuk i lexon askush perveç studenteve te tyre qe e kane me detyrim.

S'ka pune fare autoriteti, biles parimi i autoritetit hyn tek pseudo-shkenca. Jo ç'je po ç'thua vleresohet ne shkence.

Per ty ata qe citova mund te jene si Shmiti, se aq di, po per krahasim qe ta kuptosh mire, ata jane kollosa si Ajnshtajni ndersa Shmiti si mesues fizike i tetevjeçares.

plotesisht dakort me kete koment tendin. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).