Nano, duke qenë [se] i intereson vazhdimi i komës, duke qenë pjellë e sistemit që ka krijuar vetë në vend të shpresës së ringjalljes, daljes nga koma, do të na përgatiste më 2013-n pazarin e radhës për të na mbajtur në gjendje kome.

Nga sa na kap veshi dhe syri nëpër media dhe jo vetëm, një nga kandidaturat më të përfolura për President është ajo e Fatos Nanos. Janë të shumtë gazetarët që i kam dëgjuar të prononcohen se kandidatura Nano ka shanse më të mëdha se sa të tjerat për të dalë rezultante e veprimit të një sërë vektorësh politikë, ndër të cilët edhe një mbështetje që duket sikur i vjen nga amerikanët – ngase ka takuar ambasadorin Arvizu dhe ky ka thënë fjalë të mira për të.

Intuitivisht, duke iu qasur kësaj mundësie, më erdhi të shtroj dilemën: “Nano: rilindje apo rivdekje?”. Kuptohet nga mënyra se si e kam shtruar se personalisht kam më shumë përjetimin e rivdekjes, sesa të rilindjes. Po ç’kuptoj me këtë? Së pari, më duket të them se bëj pjesë ndër ata që mendojnë se ne jemi në një gjendje kome. Pastaj, se me rivdekje kuptoj thellimin e komës, shuarjen edhe më tej të shpresave të daljes nga tuneli i errët ku jemi futur.

Meqenëse “rilindjen” e kam marrë nga fjalori i retorikave të fundit të Ramës mbi programin e Partisë Socialiste për 2013-n, më duket se nuk është nevoja të zgjatem në argumente se pse pranimi i Nanos si President nga socialistët e Ramës tingëllon shumë si e kundërta e premtimit të tij për rilindje. Kjo pasi ky ka namin e themeluesit të sistemit të korrupsionit të ngritur në kohën e socialistëve në pushtet; të njeriut që ka tetë vjet që banon në Vjenë, sipas shtypit, në një vilë që do t’ia kishin zili edhe kancelarët vjenezë, dhe se me jetën dhe veprën e tij është inspiruesi i një klase të tërë politikanësh që e ka trajtuar shtetin dhe pushtetin si mundësi grabitjeje të të qeverisurve prej tij. Po në këtë linjë më duket po kaq evidente se propozimi apo votimi nga ana e PD për Nanon do të na sillte mesazhin se kjo parti e pranon edhe vetë se ka kalëruar kalin e korrupsionit që prodhoi Nano Kryeministër.

Megjithatë ka disa zëra të besueshëm që thonë se do të jetë LSI propozuesja e Nanos si pjesë e maxhorancës, kurse PD-ja do ta pranonte si në heshtje kandidaturën e tij, për të vazhduar të rrijë e patrazuar në pushtet, ndërkohë që edhe PS-ja – ose një pjesë e deputetëve të saj – do ta votonin duke na u dhënë kësisoj ne, por edhe të huajve, sinjalin se po zgjidhet një President gati konsensual. Ok, mund të ndodhë kështu, por si do t’i përgjigjemi pyetjes se pse Ilir Meta në bashkëpunim me Berishën zgjodhën Nanon dhe jo ndonjë tjetër më pak të përfolur? Sigurisht, duke pranuar se bëjnë pjesë në të njëjtën tryezë “bixhozi”. Njerëzit që e dëgjuan Nanon duke folur në intervistën në Top Story të Sokol Ballës, thanë: “Ky njeri flet me vete dhe për vete, nuk flet me njerëzit dhe për njerëzit”. Në fakt, ai po flet me Berishën, Metën, Ramën, por, duke perifrazuar thënien e mësipërme, do të thosha se të flasësh me këta është si të flasësh me veten dhe për veten, jo me njerëzit dhe për njerëzit. Pa hyrë në përshkrimin e komës në të cilën ndodhemi, duhet pranuar se njerëzit flasin e përcaktojnë përgjegjësit e komës dhe i dënojnë ata ose kërkojnë/shpresojnë dënimin e tyre.

E kur flasin për përgjegjësit, emrat sillen e vërsillen dhe ndalen mu te këta. Pra daljen nga koma thuajse të gjithë e lidhin me daljen nga skena të këtyre emrave. Për disa duhet të dalë Berisha e Meta, për të tjerë Rama, për disa të tre së bashku. Dhe për të gjithë thuhet se janë trashëgimtarë, apo kalërues, apo perfeksionues të sistemit të krijuar nga Nano. Personalisht mendoj se dalja nga koma më shumë se sa me emrat e këtyre, lidhet me lindjen e institucioneve të pavarura që do të duhet të kontrollojnë këta dhe zëvendësit e tyre si dhe tërë krimin e organizuar që qëndron prapa këtij sistemi. Dhe, sipas meje, zgjedhja e Nanos nuk premton as njërën, as tjetrën, pra as largimin e ndonjërit prej këtyre emrave dhe as lindjen e institucioneve të pavarura nga këta. Përkundrazi, siguron vazhdimësinë e pushtetit të tyre dhe vazhdimësinë e institucioneve të personalizuara prej tyre.

Një nga qëllimet kryesore të rotacionit në demokraci është mundësia që ne të dënojmë përgjegjësit e gabimeve. Karl Poperi, pikërisht duke u nisur nga kjo ide, mbështet fort bipolarizmin e tipit anglo-amerikan, dhe jo pluralizmin shumëpartiak që lindin qeverisje të aleancave të shumë partive që lëvizin në aleancat e tyre. Ky sistem i dytë duket më përfaqësues dhe ka avantazhet e veta në këtë drejtim, por, sipas Poperit, ai ka një problem të madh sepse krijon shumë më tepër mundësi për shpërgjegjësimin e klasën politike. Nëse ne duam p.sh. të dënojmë qeverisjen e maxhorancës së këtyre afro tetë vjetëve, ne na duhet ta dënojmë atë me votë dhe ta nxjerrim në opozitë. Por, nëse ne e nxjerrim në opozitë Berishën nëpërmjet bashkëpunimit të PS-së me Ilir Metën, do ta kemi shumë vështirë të themi se e kemi dënuar maxhorancën, pasi një nga aktorët kryesorë përgjegjës për qeverisjen e keqe të tetë vjetëve do të jetë përsëri në qeverisje.

Zgjedhja e Nanos President me propozimin e LSI-së mua më tingëllon si shprehja e pamundësisë së korrigjimit të së keqes. Si vdekje e shpresës për ndryshim.
Kundër këtyre argumenteve mund të paraqisja ato të disave, sipas të cilëve, zgjedhja e Nanos në bashkëpunim me Ilir Metën ndoshta do të krijonte mundësinë që të dobësohej rreziku i përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e Berishës, çka është rreziku më i madh për momentin, pasi pas një viti mund të krijoheshin mundësitë e një aleance PS – LSI kundër Berishës. Por, një President nuk mund të jetë aktor politik që bashkëpunon me njërën palë për të rrëzuar një tjetër. Ai duhet të jetë simbol i institucionit që qëndron mbi palët, si mbrojtësi i Kushtetutës, simbol i unitetit dhe i shpresës për më mirë. Nëse ai ka dalë nga pazare, bëhet simbol i pazareve të palëve dhe kësisoj më shumë se “mbi palët” mund të rezultojë “nën palët”. Nano, duke qenë një nga ata të cilëve, mu për shkak të së kaluarës së tij, i intereson vazhdimi i komës, duke qenë pjellë e sistemit që ka krijuar vetë në vend të shpresës së ringjalljes, daljes nga koma, do të na përgatiste më 2013-n pazarin e radhës për të na mbajtur në gjendje kome.

57 Komente

Duhet te kesh stomak te fort te ripertypesh Nanon dhe Berishen! Njerzit me te perfolur te pergojuar nga njeri-tjetri me shume se askush tjeter, pergjegjsit kryesor te ngjarjeve te 1997 viti me te zi qe ka pas Shqiperia ne kohet moderne!smiley

Dy organizatoret e MEGAKRIMIT 1997 berisha & nano pergjegjes per me shums se 3500 shqiptare te vrare dhe 11.000 te tjer te plagosur ne 1997 pergjegjes per demin material dhe financiar llogaritur ne miliarda dollar te shkaktuar Shqiperis

tani na hipin e zbresin nga pushteti sikur asgje ska ndodhur,sigurisht padronet e tyre kan akoma nevoj per keta dy antishqiptar

te gjoret ne qe nuk kemi sy e mendje

5 smiley Lubonja.

Zgjedhja e Nanos President me propozimin e LSI-së mua më tingëllon si shprehja e pamundësisë së korrigjimit të së keqes. Si vdekje e shpresës për ndryshim.

 

Qarte e shkoqur.

E do shtoja qe po e ben kete pazar te qelbt te majtet (te majte u thencin) me mire t'i zhduken atij vendi se s'kane c'i duhen.   

Ca ndodhi?! More gomen per te fshire vizen mbi Lubonjen?! smiley

Sec me kujtohet kur shkrimet e Lubonjes merrnin 1-esh pa u lexuar fare nga ti...

Kete "pa u lexuar fare nga ti" ku e psonise?  

Nga postimet te tua.

1-sh paraprakisht thoje.

Nga e psonise qe s'i kisha lexuar?  

i pakapshem pa-pa-pa-paraprakisht mund edhe te kete kuptimin "pa e shprehur pse-ne ne detaje", jo detyrimisht pa e kapur e pa e shfletuar e pa e lexuar. 

Paraprakisht, me sa di une, ka kuptimin e nje veprimi qe paraprin.  Ne kontekstin tend, i paraprin leximit te artikullit.

Nejse, ndryshim qendrimi 180 gradsh mbi Lubonjen nga ana jote.

Po, i paraprin pse-se, komentit mbi artikullin.

Dhe si rregull personal, nuk le asnjehere nje koment, qofte edhe 1sh apo 5shc pa e lexuar artikullin.  Te kujdoqofte.

Dhe e fundit,  une s'kam qendrim mbi Lubonjen, kam qendrim mbi artikullin perkates te Lubonjes. 

Ke thene tekstualisht i kam hequr vize Lubonjes, pra Lubonjes si person dhe jo artikujve te tij.

Behu burrneshe e prano ate qe ke thene.

e monde, u ktheve te Tos lubonja smiley po kandidat eshte edhe ai, pse nuk e merr persiper kete "mbarrsje" ky vete? i ploteson dhe kriteret, ne rradhe te pare eshte i ndershem, tipari me i votuar te Opinioni i Fevziut.

Jo po eshte kthy Tosi te mua.  Aman mer me keto konkluzione te thella.  

Te vije dhe djalli me brire e me te bir, e te qendis nje artikull qe Nanoja eshte rivdekje, si urdhno i them, 5 yje dhe ti.  Ose me shkoqur akoma, s'me duhet fare se kush eshte autori.  

Nejse, ta gezojme kandidaturen e trete; Aleanca Demokristiane ka propozuar Jozefina Topallin.

po aleamca islamiko-bektashiane cyr ka propozuar smiley

po pse bo kshu ti. me jozefinen te pakten nuk do ngreme me nervat te degjojme deklaratat. se do e provojme nje here dy, nuk do morim vesh gjo edhe turqeta amonDe smiley

Une e kam thene dhe e them qe jam per zgjedhjen e Nanos President. Nje polifoto e Berishes kryeminister ne krah te djathte, Edi Rames kryeopozitar ne krah te majte dhe Fatos Nanos kryepresident ne mes, me ne sfond fotografine e Ismail Qemalit per 100 vjetorin e Pavaresise do te ishte klimaksi i arritjeve te politikes shqiptare ne keta 100 vjet.

 

Edhe kjo nje strategji eshte.  Po mbetem gjate edhe mbas kesaj edhte e sigurt qe jemi te pavdekshem. (What doesn't kill you makes you stronger)

smiley

C'e zuri njeriun, e se hoqi?

piktura do ishte "nightmare come true"

Si kjo me poshte. Nje variant i kesaj del ne ankand me 2 Maj. Sipas autorit eshte ulerima e natyres 

Nejse, ky eshte nje perceptim i drejte i situates presidenciale kku ndodhemi dhe per here te pare Lubonja i ve pikat mbi atje ku duhen..... te pakten fenomenin e baraslargesise sikur e ka minimizuar pak, ndoshta edhhe se Nano eshte kandidat i vetem, tani per tani.... por qe i barazon aktoret vendimarrres (pra perseri nuk heq dore nga baraslagesia mes tyre, hem)

Por nje gje me ben pak pershtypje ne kete mesele...... Nano kerkon medoemos qe te zgjidhet president  (se perse e do, nje zot e di, kur ai i shkreti ka vetem çelsat e kashtes, ndoshta se i ka dhene nje premtim Xhoit, dhe kjo do ta flake tutje nese  nuk e permbush premtimin)

Por ai e ka filluar keq lobimin. Ne radhe te pare ai do te duhej te merrte miratimin e shumices.... nen apo mbi rrogoz.... se pa ate miratim apo pazar ai do ta  kete te kote demarrshin... dhe se kjo duhej bere se pari per te vazhduar me tej, se me duket se ai po lodhet kot per kolltukun per te cilin enderron, pasi perseri do te mbese me gisht ne goje, vetem ne qofte se ai nuk po ben lojen e Berishes, per te legjitimuar proccesin..... ne kembimm te ndoonje vile tjeter, tashme ne Malibue..... apo ne Ist Kajame......

Ja dhe nje teme me Nan-je i mungonte peshkut, edhe sa te tjera do pasojne...

Per mendimin tim Nan-ja ka aq nuhatje si peshkaqen i vjeter qe eshte per te marre vesh qe nuk ka shanse per president. Per Nan-jen kjo eshte mundesia e paket (njehere ne 5 vjet) per tu bere aktor e faktor dhe ai nuk e le te shpetoje (ndryshe kush do ja hidhte qurrat, vec ne qofte per ndonje interviste te lodhur tek kokebreshka(TM - Emigrant)...

O QUKAPIK

Ti o qukapik,
që me sqepin,
Tënd të fortë,
Ju heq çdo krimb,
Pemëve nën lëvozhgë.

Heqi,
Nga trupi,
... I atdheut tim,
Politikanët,
...e këqinj!.....  Akoma nuk,u ngopëm,Me këto politikanë,që ju ka ikur koha?A nuk ka të rinj ky vend,që akoma..............merret me pleq?

Ku ke qene ?

Na paske munguar !

Po he de i uruar, recitoja ca keto poezite atij bashkeatdhetarit alias incofromomisti-t... smiley

Po në këtë linjë më duket po kaq evidente se propozimi apo votimi nga ana e PD për Nanon do të na sillte mesazhin se kjo parti e pranon edhe vetë se ka kalëruar kalin e korrupsionit që prodhoi Nano Kryeministër.

Fatos te heq kapelen smiley

aty eshte qelbur cdo gje.kjo situate nuk ndryshon ne menyre paqesore.duhen ''avni rusteme''

teorite se Berisha eshte njeriu per tu rrezuar, burim i se keqes "shekullore", mallkimi i i shqiperise etj etj, te sjellin neverine. perse na qenka Berisha problemi kur nga ana tjeter qendrojne si alternative produktet e sistemit Nano te cilet sipas Lubonjes jane "e keqja" e ktij vendi??

duke i futur te gjithe ne nje thes sic ben gjithmone Lubonja i pret krahet vetes sepse ngec gjithmone mat. kur e gjitha piazza ofroka funderrina te sistemit "Nano", ke te zgjedhi Lubonja??? pyetje qe si jep dot pergjigje, dhe si justifikim publikon periodikisht carcafe te tipit ne skemi per tu bere kurr sepse te gjithe sbejne...per lubonjen!!

jo i dashur sepse gabon kur i trajton te gjtha kampet me emeruesin e perbashket Nano. nese ka ithtare te vertete te sistemit korruptiv e te degjeneruar te ngritur nga ai, ata duhen gjendur ne rradhet e ish-oficereve te tij qe tashme sot, na pertendojne "rilindjen".

Berisha nese pranon te zgjedhe Nanon e ben per disa arsye te thejshta.  e para sepse shlyen borxhin e vjeter te 2007, por borxhet ne politike jane shume subjektive.

e dyta mendon te eleminoje liderin historik te se majtes duke e mbyllur ne nje kafaz te arte nga ku mund ti jepet qejfeve e pasioneve te tija prej gangsterri politik. duke pasur parasysh humbjen e thelle te Rames ne 2013, kush mund ta mare PS?? i ngelet Blushit. Blushi. oh please!!

e treta ja ngec iniciativen e zgjedhjes se te degjeneruarit simpatik PS dhe LSI, duke patur me vone ta perdori si arme politike ndaj tyre, dhe duke u fshehur vete mbas procesit konsensual dhe interesit suprem te integrimit. shume tango i veshtire do jete por ne fund asnjeri sdo te mund tja heqe mundesine per te thene, - ata e deshen, ne rradhet e tyre ka dale, une ju perkula interesit te vendit e precesit kushtetues! e keni vene re sesi te gjithe perdorin termat "proces kushtetues"?? kane frike ndaj perdorimit politik.

in fine, ne pritje te shkrimit depresiv e pesimist te rradhes.

Respekte edhe kesaj rradhe per analizen. Ky mentaliteti "I'm too sexy for my shirt" i Lubonjes eshte mjeran, patetik, jashte kohe dhe "loser".

Gjithsesi, do habitesha nqs Doktori do mbeshteste Nanon per president; shperblimi i kerkuar e kalon shumefish borxhin e supozuar te 2007. Une pres qe kete here te kemi nje emer surprize, p.sh. Fatos Beja.

Pra ti je rehat me faktin qe presidenti i vendit zgjidhet nga nje person i vetem, per me teper qe ky person eshte Berisha? Je rehat me faktin qe kjo zgjedhje mund te behet per shlyerje borxhesh mafioze mes tyre?  Je rehat kur thua qe duke e bere president e mbyll ne kafaz te arte ku t'iu jepet qejfeve e pasioneve prej gangsterri politik?

Me pak fjale ti, e sheh zgjedhjen e presidentit te republikes, kryetarit te shtetit, perfaqesuesit te unitetit kombetar, pra te unitetit te te gjithe kombit jashte e brenda shtetit si shlyerje borxhesh, larje hesapesh, futje ndaj opozites, mbyllje pazaresh te felliqta mafiozash.

Ka cinizem dhe tifozllek me te qelbur e banal se ky i joti? 

 

Nuk ka cinizem dhe as tifozllek tek leftyyyyyyyyyyyyyyyyy, ai ben detyren si ushtar i bindur i partise. Per ate nuk ka rendesi atdheu se mbase per atdhe ka Francen, as per ish bashkekombasit e vet qe jetojne ketu ne Shqiperi, e rendesishme per te eshte komandanti.

jo asnje nga keto! Por thjesht duhet te bindeni se posti i presidentit nuk eshte kaq i rendesishem sa po e beni. Fundja rol honirifik ka, dhe madje dhe kte shume te dobesuar qe nga reforma kushtetuese e bere me konsensus rama berisha. Pra boll me kto fatalizmat per figuren e presidentit. Zgjedhjet e verteta jane vitin tjeter!
Sa per pazarlliqet mbi Nanon ato thjesht i pershtaten personazhit. Jepeni Cezarit ate qe eshte e Cezarit!
Por kulisat jane te ashpra sepse po ravijezohen pozicionet per me vone. Ketu do duket zotesia e Berishes per tja hedhur pergjegjsine e zgjedhjes se Nanos Lsi e PS. Sepse e vetmja menyre qe Berisha te zgjedhe Nanon eshte vetem nqs ja ngec pergjegjsine te tjereve. Ndryshe do ishte vetevrasje politike perpara zgjedhjeve te verteta.
Dhe nqs berisha e ndjen qe sja ngec do pergjegjsine te tjereve, do zgjedhe me 71 vota kandidatin e vet.
Pra ne pozicionin me komod Berisha eshte, sepse nga nje ane zgjedh te perbalturin dhe turpin e socialisteve per ti turperuar serish me vullnetin e tyre, nga ana tjerat ka numrat per te zgjedhur nje as nen menge!

Berisha ne pozicion komod sepse zgjedh si president gjysmen binjake te qelbesirellekut te tranzicionit, Nanon apo zgjedh asin e tij nen menge.

Komentim i pazarlleqeve, matrapazlleqeve, dhe qelbesirelleqeve te gjirizeve te politikes shqiptare.

pozicion komod sepse ne te dyja rastet eshte i fituar!

komentojme ate qe na serviret. se bejme ne politiken.

O njeri!

Ty c'te intereson mo njeri? Fitorja e Berishes apo fitorja e shoqerise, kombit, dhe e shtetit shqiptar?

fatet e kombit nuk vendosen me zgjedhjen e presedentit te rradhes, por deri diku me zgjedhjen e kryeministrit te rradhes. prandaj mos beni fushata qe si pershtaten objektivave. dhe kto populizmat nuk shkojne.

Nejse ajo dihej qe do ti dredhoje pyetjes.  Presidenti, edhe me kompetencat e kufizuara eshte goxha i rendesishem.  Keto s'jane populizma as fushata, por jane pyetje dhe shqetesime e brenga reale qe i ka cdo njeri i arsyeshem, atdhetar e jomilitant per ate vend qe eshte duke arritur stadin e nje shteti te falimentuar.

Pakap po me zhgenjen. Mos u merr shume me leximet e komenteve te idrizit e te kuazit se do ikesh dhe ti per lesh.

Flm per merakun por as qe merrem me Idrizin e kuazin dhe nuk komentoj ketu per vleresimet e botes.

Unë them që Nanos duhet t'i jepet edhe një shans. E meriton.

Nano eshte trapi shpetues i Lsi-se. Nje nano president do ta prenotonte klimen e shkerdhatokracise per te pakten edhe 10 vjet te tjera

sllav dhe kusturice.

e pashe dhe menova: e tmerrshme!

Roli i Presidentit ne luften mbi korrupsionin:

 

Pra jeta pranon dhe elasticitetin, kompromisin, neutralitetin, revizionizmin. Nuk mund të ndryshohen vetëm parimet kryesore, të cilat i pranojnë shumica e shteteve. Nuk mund të ndryshojë ndershmëria, paanësia dhe trajtimi (brenda normave të pranuara nga të gjithë) i shtetit kundrejt qytetarëve të tij.

Nga Pjerin Thomai

-Korrupsioni nuk luftohet me llafe, me moral, por duke krijuar premisat e perspektivës, të sigurisë ekonomike jo vetëm të së ardhmes por dhe të së tashmes, ta ndjejnë njerëzit se ka një “zot” që i ndihmon, një “krah” ku gjejnë mbështetje, një “rregullator” të jetës së tyre, të ndërthurura (këto pika) dhe me kontrollin nga poshtë, e cila është një levë e dobishme në duart e shoqërisë (jo të shtetit) në luftën kundër korrupsionit.

Pra këto gjëra, këto probleme të rregullosh, që nuk kanë ndonjë filozofi të madhe, por ndershmëri, kurajo e zgjuarsi kërkojnë, i ke hapur popullit, vendit tënd, një faqe të pastër e të sigurtë drejt mirëqënies. Dua të shtoj se jo të gjithë nëpunësit janë të korruptuar. Ka nga ata të P.D ose jo, që janë shumë në rregull me punën, me ligjin ose që përpiqen të paktën të rrinë të rregullt, të ndershëm. E këta, nëse fiton P.S. vitin tjetër (1996) të mos hiqen nga puna, por të qëndrojnë e të jenë mësim për ata që do të vijnë më vonë. Këto janë disa nga ato që unë mendoj t’i bëj nëse do të jem president, kuptohet një pjesë, se ka gjëra që tani s’mund të kujtohen apo të të bien ndërmend, se duhet të jesh atje – president. Jeta nuk mbaron apo më saktë nuk përsoset vetëm me ato që përmenda. Ajo (jeta) është e gjatë dhe larmishme e nuk kërkon vetëm ide fikse të cilat ti i ke menduar (apo hedhur në treg) më përpara. Jeta ndryshon, marrëdhëniet e ndryshme ndërshtetërore ndryshojnë e ty të duhet të ndryshosh idenë. Pra jeta pranon dhe elasticitetin, kompromisin, neutralitetin, revizionizmin. Nuk mund të ndryshohen vetëm parimet kryesore, të cilat i pranojnë shumica e shteteve. Nuk mund të ndryshojë ndershmëria, paanësia dhe trajtimi (brenda normave të pranuara nga të gjithë) i shtetit kundrejt qytetarëve të tij.

E rëndësishme për një president është 1) të jetë i ndershëm në radhë të parë, 2) të jetë për unitetin e kombit (jo me dhunë si E. Hoxha), 3) të dëgjojë çdo mendim që i vlen Shqipërisë, 4) të mos mendojë për veten e tij (për lavdia e tij) po për Shqipërinë. Këto janë për mua të paktën 4 pikat kryesore, të tjerat vijnë e rregullohen avash-avash. -A i plotëson Sali Berisha këto 4 kritere. -Jo, nuk i plotëson. Thuhet nga disa se, Sali Berisha është i ndershëm. Lind pyetja, si mund të jetë i ndershëm një njeri që pretendon se punon për Shqipëri, kur nuk dëgjon këshilla nga njerëz që janë në një rrugë me të, në rrugën drejt lirisë, demokracisë e prosperitetit të Shqipërisë, siç pretendon të jetë S. Berisha. Mirë zërin e atyre që janë nga kampi kundërshtar se dëgjon, po zërin e atyre që s’i ka kundërshtar pse nuk i dëgjon. Mos ka rrugë tjetër, mos ecën në rrugë tjetër, jo në rrugën e lirisë, e demokracisë e prosperitetit të kombit tonë, që nuk dëgjon apo mos i duhet vetja shumë më lart se të gjithë shqiptarët që nuk dëgjon, i ka hyrë vetja në qejf ndoshta. Mundet të jenë të dyja, rruga jo drejt lirisë, demokracisë e prosperitetit, në të cilën ne kuptojmë se po ecim, e mendjemadhësia e tij, kthimi i çdo gjëje në funksion të lavdisë së tij (së vet). Vetëm këto dy gjëra që përmenda, vërtetojnë se ai nuk është i ndershëm.

Të katër pikat (cilësitë) që përmenda, kanë lidhje me njëra – tjetrën. Po s’kishe cilësinë Nr. 4 s’mund të kesh cilësinë e I. Po s’ke cilësinë Nr. 2, s’mund të kesh cilësinë Nr. 3 apo anasjelltas. Gjer tani, Sali Berisha s’e ka treguar veten si përfaqësues i unitetit të kombit, e as përfaqësues i të gjithë shqiptarëve. I mungon pika 2, e automatikisht s’ke as pikat 1,3,4. Pra bie poshtë hipoteza që qarkullon nëpër ambiente publike se: ai eshte i ndershëm. -Flitet se ai s'i ka mbushur xhepat me lekë apo dollarë, të tjerët po, kanë përfituar, kanë hapur firma, kanë llogari rrjedhëse këtu apo jashtë. -Kësaj që thoni ju, që vërtet kështu flitet andej – këndej, unë i përgjigjem me pyetje: si ka mundësi që babai i një shtëpie nuk vjedh ndërsa bijtë e tij vjedhin e abuzojnë me ç’të mundin. Babai në këtë rast ose është qorr, ja hedhin, megjithëse kjo e ka përgjigjen, se ja thonë përditë të tjerët (gazetat etj), ose përfiton nga ato abuzime, ka dhe ai pjesën e vet, në mos të luanit, të çakallit po. Edhe sikur ta mendojmë se ai s’ka pjesë në këto abuzime e korrupsion, vetë fakti që i lejon apo që nuk ndalet t’i trajtojë ( të mirret) të paktën me këto probleme që po kangrenizojnë Shqipërinë, tregon se ai s’mendon seriozisht për kombin tonë, veçse për lavdinë e tij. Pra i mungon pika 4, e automatikisht s’mund të kesh pikën 1,2,3. Vetë patosi me të cilin flet, ngatërrimi me fjalët e veta, tregon se çdo fjalë që nxjerr nga goja, nuk e nxjerr nga arsyeja e shëndoshë për shërimin e plagëve të Shqipërisë, por nga instiktet e verbra të vetlavdisë, të egos e cila e udhëheq në veprimtarinë e tij si kryepushtetar i Shqipërisë.

-----------------------

Pjer pse nuk e shpall kandidaturen tende? Eshte pyetje e veshtire per pergjigje, por gjersa e mendon qe e ben, pse jo?  Platforme me te mire virtuale se ke tek PPU, dhe pa diskutim mbeshtetes, nuk ke ku gjen.

per mua,si lexuesi i pare i VQ,eshte i njohjtur ky shkrim.

nejse, doja te thoja ate qe kam thene edhe me pare: Pjeri for president!smiley

Artikulli me pelqeu, i vinte pikat mbi i , veç ajo hipoteza e bashkimit (vitin tjeter) ndermjet PS e LSI, mu duk pa lidhje dhe jashte llogjikes. 

Ky qe shkruan per rilindje e rivdekje ndonje koment per vdekjet dhe lindjet ne minierat e Bulqizes ka?

Matrapaz.

Nuk e kam per zakon te sjell muhabete kafesh qe degjoj lart e poshte por sot me ka bere pershtypje se e kam degjuar nga nje Deputet i PS - se:

" Neqoftese Nano behet President PS - ja fiton zgjedhjet ne 2013 - en,nqs jo PS - ja i humbet zgjedhjet"

 

Banalitet sejmenesh te PS-se.

C'i shifkan syte ketij shkerdhates mer?
Kujtova se s'shifte mire ky kur vjen puna per te keqen vs se mires!

  Paska ardhe kohe qe me mire pa president fare  sesa te  degjoshe Tosin te filozofoje, per figura te sheplara si  ky apo   per Ate,  te  marrosurin...

   Nga te tillet te shpeton... exheli  dhe asnje gje tjeter.Kujt  i sherben filozofimi per  ta?

Edhe kafshet qe jane kafshe nuk ushqehen me jashteqitjet e tyre.....Berisha permori me vite me radhe mbi kryepadrinon dhe sot po zhyt turinjte ne mu.@

Ky flirtimi i "shpellareve blu" me emrin e Nanos, thjesht me ndjell neveri dhe rikthekson ate faktin qe ky popull ka memorien me te dobet se te nje peshku te kuq(nga ata te akuariumeve me uje te ndenjur). Dhe si perfundim ato thirrjet skizofrene,histerike te tellallit te marre neper rruget e pluhurosura te Tiranes rreth viteve 2004 :"Shkallnueri, Shkallnueri" sjane gje tjeter vecse nje demostrim i realitetit sureal shqiptar i cili do ta vinte ne siklet dhe vete Andre Breton-in.

Si gjithe politika albaneze qe permjer sa andej kendej, dhe ja fut me llape kur i nevojitet rishtaz.

Riciklim jashteqitjesh

Neritan Ceka shpall kandidaturen

Partia Aleanca Demokratike ka propozuar sot Neritan Cekën për postin e Presidentit të Republikës.

Ceka bëhet kështu kandidatura e dytë për postin e kreut të shtetit, pas vetëshpalljes së Fatos Nanos pak kohë më parë.Përmes një deklarate për shtyp, përfaqësuesit e PAD-së u shprehën se kandidatura e Cekës i ka shanset për t’u mbështetur nga të gjitha palët

 

Kto dy jave Nano nga spo del ne TV. Vetem te Cani i ka ngel pa shku, te fitoje pelqimin e "rinise".

Pas Nanos dhe Cekes, kandidatura e trete per president eshte hedhur nga Nard Ndoka.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).