Dje pashe intervisten e Fatos Nanos. Ndoqa oferten e tij, per t'u perfshire ne "sherbesen" ndaj Shteti dhe Kombit, ne detyren si  President. Paraprakisht ju bej me dije se mezi e mbajta ... Ky "profesionist" (sikurse e pohoi) ne politike, me mungesen disa vjeçare sokakeve tiranase, mbushi mendjen e shume si une besoj, se ka mbetur po ai i merr-merreve pa thene asgje.

Te mos ia hame hakun, sigurisht bashke me merr-merret, e tregoi veten nje edepsez kalibri. Prisja qe ne cilesine e nje Presidenti te  pergjegjshem dhe ne karrigen e nje njeriu per president te ketij vendi  halle-shume te pakten te arrinte te prekte plaget e medha. Dhe sipas meje dy jane ato qe nje president per kete vend do te duhet te beje:

-Nje reforme te thelle ne drejtesi

-Zbardhejne e 21 janarit, me aqe sa ja lejon detyra.

Per te paren degjova vetem merr -merre, pa bosht dhe ide.

Per te dyten degjova te fliste edepsezi. Kater nenshtetas u vrane diten me diell dhe ky, makut per karriere, e quajti nje "ndeshje barazimi".  Nese socialistet i japin vote ketij edepsezi per president une do te iki nga ky vend, per fare ...

Kush nuk e di domethenien e emrit edepsez eshte i lutur te ridegjoje me durim te zotin e merr-merreve. 

112 Komente

Grave faleminderit per permbledhjen e mbremshme pasi une nuk kisha durim te ndiqja ket rrugac. Shqiperia nuk nevoje per ket edepsez. Boll kemi kriminelet ne krye qe sic duket vetem vdekja do te na i largoje.   

Nuk te kuptova.  Ka ndonje arsye pse te mos pranohet nje edepsez ne klubin e edepsezave. 

Te marte e mira perpara, te marte, degjove more ani !

te shikojme c'mendon rama, a mendon qe shqiperise i duhet per president nje figure qe perfaqeson unitetin e kombit, apo mendon qe president duhet te jete robert camcakizi*.

* emrin e pagezimit e ka dhurate nga rama d.v.

Nano o Nona fare smiley

problem i madh per socialistet "idealiste" zgjedhja e Nanos per president. duhet te lozin nje loje te veshtire ngerdheshjesh per te fshehur turpin.

Turpi?

Turpi eshte se po peshtyjne doren qe puthnin per 15 vjet deri ne 2005! por kryetar i ri, dore e re per tu puthur! nder paranteza, rama vdes per termin "puthadore" smiley

e ne kte sparkade te veshtire midis kryetarit te vjeter (dashuria e vjeter nuk harrohet smiley ), e kryetarit te ri ( pasion i madh ju ka kap me ket palloshin smiley ), gjenden ne mes aty tek vendi i lig, disa militante te rrahur me vaj e me uthull si Grava, me moralin te paprekur e ter pyetje te pazgjidhura ekzistenciale si 21 janari!

nuk thone kot, ate qe te ben i yti sta ben njeri smiley

por Nano nuk tha ndonje gje shokuese dje, nuk tha asgje te re nga qendrimet e tija per kte ceshtje. pra, rama e krruajti me shume se cduhej dhe sala i tregoi vendin ashtu si di. bamiri po ai qe ishte, nul.

zhgenjimin e socialisteve e shpjegon vetem pritshmeria e larte ndaj Fatosit. e duan shume kryetarin historik prandaj jane kritike! por nga ana tjeter kjo fsheh dhe nje lloj pakenaqesie te pashprehur ndaj palloshit piktor.

pra shprehuni socialiste te dashur, vriteni ose mos e vrisni "babane" tuaj historik smiley

Turpi?

Turpi eshte se po peshtyjne doren qe puthnin per 15 vjet deri ne 2005 ..

Cfare thu miooj te thente Hoxha reze veshit ..

Po Berisdha i piu shurren per dhjetra vjet Enverit dhe se pati per turp ta peshtyje ( dhe ti mas tij ) dhe prape po e lepin dhe peshtymen me ere amoniaku smiley dhe i ka shtrie trute e Gomarit gjith Bathores or tie  .

idrizzzzzzz fakti eshte fakt. nanos sdoni tja degjoni emrin ndersa atere ishit gati te vriteshit per te. mjafton te lexosh komentet e social-komunisteve ketu per ta kuptuar. te vjen dhe gjynah ne fakt, na detyroni ne te "mbrojme" krietarin tuaj historik smiley

ti si perfaqsues i denje e i larte i Ruçoizmit, te pakten duhet te kesh aq kellqe sa te thuash nje llaf te mire per Tosin smiley

ndersa aludimet per saliun ngjajne pak si ato thashethemet e plakave. e pamundur ti vertetosh!

 

Jam e bindur se Nano do t'ia rriste efektshmerine institucionit te presidences, gjithmone brenda parametrave edepseze te politikes shqiptare (dakort me anin ketu).

Keshtu do te kenaqeshin edhe shqiptaret qe nuk hane kurre fara, qe nuk shikojne kurre sport dhe qe iu vjen keq qe pozicioni i presidentit, i ndertuar ne menyre qe te pranoje vecse centaure, nuk shkelqen dot sot centauresisht.

Keshtu do te na duket se politika shqiptare u restaurua dhe se puna mund te vazhdoje.

Kaq te mallkuar jemi,sa te vij ky plehra e te talli menderen me ne!?

Durim derri duhet te keni qe vazhdoni te ndiqni televizionet shqiptare.

A nuk e kuptoni qe duke ndjekur keta plehra, i legjitimoni?!

A nuk e keni pyetur veten se perse dalin televizioneve kur fundja pazaret e tyre te qelbura ne kurriz te popullit i bejne restoranteve e hoteleve te paguara me paret e vjedhura?!

Ata duan thjesht nje publik per spektaklin e tyre te shpifur sepse vetem keshtu legjitimohen ne menyre pasive figura dhe aktet e tyre pikerisht ne dem te publikut dhe ne funksion te interesit te tyre dhe te klaneve qe orbitojne rreth tyre.

Keta meritojne vetem indiference, cinizem dhe tallje ne pamundesi per t'i hequr qafe.

Vazhdoni t'i shikoni. Vazhdoni te diskutoni per ta.

Vazhdoni te legjitimoni... edepsezat!

Para se t'iu turresh ndjekesve te televizioneve si legjetimues te plehrave e edepsezve, duhet t'i turresh televizionit me te madh kombetar, te pavarurit, gjithenje-ne-opozitesit, menefregistit-ndaj-politikes, qeverise-me-veteistit, te madherishmit Top Channel.  Pse pra gjigandi Top Channel, ju jep platformen dhe mjetet edepsezve per tu legjetimuar? Pse kollosi Top Channel te njejtit person qe i vulosi diskreditimin moral e politik ne menyren me publike te mundshme, e ftoi nje vit me pas ne nje interviste eskluzive kur ky duket se po pergatitet te beje kollotumbe mbrapsht per kthim si djali plangprishes tek shtepia e tij?

Keto televizione dhe keta politikane jane "teleshikuesit" qe i gjenerojne.

Eh tani po ti hyjme me thelle dhe me gjeresisht e te flasim si sociologe, ne ate perfundim dalim qe shoqeria jone prodhon kshu politikanesh e kshu kanalesh televizive.

Po le te frenojme pak para se te shkojme te viti zero, e te ndalemi te kjo faza e televizione qe iu mundesojne edepsezeve platformen per te kerkuan legjetimim.  Realisht mendon se Topi fton Nanon apo Meten duke u bazuar te shikueshmeria qe keta te dy gjenerojne?  A e mat Topi shikueshmerine e tij njehere?

Meqe ra fjala Ols, Nanoja raundin e takimeve me kreret e partive parlamentare per t'iu paraqitur platformen e tij si kandidat president, e nisi me Meten pikerisht ne nje restorant...

Pikerisht. Persa shkruan me siper, mbaj mend qe kur u transmetua intervista e Nanos tek Opinion para zgjedhjeve vendore te 2009-es, klubet e Tiranes ishin plot me njerezit qe ndiqnin televizonin sikur po luante Milan-Barca.

pakapo, eshte bere e ditur menuja?   detaj i rendesishem ky.  pushteti kalon nga stomaku ,thone..smiley   gjithashtu thone qe  Meta  eshte ne diete..smiley

Besoj se vetem kane pire Belul.  Tos kumarxhiu nje xhin me tonik si gjithmone, kurse Liroja ndonje tas dhalle me buke misri.

Tani Nano ka qene edhe eshte edepsez, dhe kete nuk e kundershton dot njeri. Por duhet thene se eshte edhe sederli qerratai. Gjithmone ka thene qe do te behet president, dhe per kete e mban fjalen. Nodshta e ndihmon edhe qe e ka gruan te re dhe te bukur. Puna eshte se po qe se behet president me ndonje ndihme te vogel nga Salushi, mos na i merr edhe PS-ne me forcat e veta Edrrushit. Atehere c'i mbetet socializmes ne Shqiperi?

E para jam i zhgenjyer qe Kol Balla na nxjerr para syve nje kufome politike qe na qelb me eren e kerrmes!

E dyta, ky Nano eshte bere si pordha neper breke duke u vetkandiduar. Nuk e kupton akoma idioti qe Berisha e perdori ne 2009 qe te villte vrere ne tv klan per PS. Nuk e kupton qe e perdoren si breke te vjetruara qe ke vendosur mos ti veshesh me por qe ke harruar ti hedhesh. Por ja qe vjen nje dite qe makina larese eshte prishur, dhe breke te lara nuk ke. Kontrrollon e kontrrollon neper shtepi dhe kur ja ku dolen breket e vjetra qe aksidentalisht ke harruar ti hedhesh. Dhe falenderon zotin qe nuk i paske hedhur dhe aq me teper qe qenkan te pastra domethene de dobishme per bythen tende.

O Nano o breke e vjeter, qe ju veshe bythes se Saliut ne 2009! Akoma nuk e ke marr vesh qe je kaq i ndotur sa qe nuk te prek dot njeri me dore?

 

 

Paska lene paret ne bixhoz me duket. I duhen te tjera. Nanos i degjohet zeri vetem kur ka zgjedhje. Tamom bixhozxhi. vetem kur luhet per dicka do me mar pjese. Mjer ai vend per politikanet qe ka. Mire e kane kur gjejne pse mos bejne.

Nano eshte figure qe ngjall polemika te forta per ate qe perfaqson ne politiken shqiptare. I vetmi qe ka disa largime dhe rikthime ne politike, duke nisur qe nga Benca. Do te thote se di te rikthehet dhe kete rradhe e ka marre seriozisht. Une nuk do te perdorja nje epitet te tille, por Grava ka opinionin e tij. Ndersa Nano eshte ne te drejten e tij te konkuroje.

Do ishte naive ta quaje kufome politike Roni. Ne realitet Nano ka me shume politike ne thonjte se gjysma e Kuvendit. Nuk mund te them se jam pro apo kunder aq kohe sa nuk ka alternativa te tjera.

gjer nga fjalia e 3-te mu duk se po lexoja Nard Ndoken...

Si thua per Noken President? smiley sa per kontekst ta kam llafin.

Tani qe solle "alternativen" smiley ti veme fucine me barut ne themele smiley 

Aman o Bledni sa u mendova nje tre here para se ta perdorja ate epitet, por kur arriti te interpretoje ashtu  shemtuar ne pakufi 21 janarin mu duk i neveritshem ne permasa servili.E binda vehten se i kam "dhene" shume pake vend ne sirane e edepsezeve.Meriton, qendren e Tribunes se tyre.Rikthimet e edepzezeve nuk jane merite e tyre, por " merite" e drekebereve intelektuale, qe kane lene te livadhisin ne  mejdanin e ketij trualli edepzezet dhe banditet.

  Ku more Blendi , ku ta shof  "majane e poltikes" ne thonjte e ketij dallkauku, qe nuk paska mesuar  se ketu u vrane njerez me dyfeqe shteti?  Me thuaj te lutem, ça mbrese la, me ato qe tha,  ne se allaasndek,  dreqi,  na e fitros prape kete qafethyer,  syrgjyn kabareshe...?

Ose une duhet te kuroj vehten...

Socialistet Nano,Majko,Meta duhet ta kishin kredhur Berishen ne hapsane jo te trembeshin nga ai dhe nje tufe malokesh qe  kishte pas vetes.Maloket jane trima me ata qe i gjejne me te dobet se vetja.Nese atyre do t'iu ishte treguar vendi me kohe shqiperise do t'i ishte kursyer shume kohe e humbur nga instabiliteti politik.Krimi do te kishte qene me i ulet dhe do te kishte me shume investime te huaja.

Korrupsioni valoi dhe ne kohe te Nanos.Nuk e kuptoj se si kryeministri i nje populli te varfer kalon tre cerekun e kohes ne udhetime jashte shtetit.

"Nano eshte figure qe ngjall polemika te forta per ate qe perfaqson ne politiken shqiptare. I vetmi qe ka disa largime dhe rikthime ne politike, duke nisur qe nga Benca. Do te thote se di te rikthehet dhe kete rradhe e ka marre seriozisht."

Blendo, 3 fjali ke perdorur asgje ske thene miku  im. Te pergezoj per kete. Tregon vlere ne komunikimin modern kur flet e sthua asgje.

"Ndersa Nano eshte ne te drejten e tij te konkuroje."

Me duket se po e naivizon pak si teper debatin ktu. (Shpresoj te jesh duke e bere me dashje) Po flasim per Nanon si figure politoko-historike nuk po flasim per Fatos Nanon me qytetari Shqiptare lindur me...

Ambicja per rikthim mua nuk me duket se garanton vlera per te ardheme. Ja nje shembull naiv: Napoleoni perfundoi ne kufome politike pas Waterloos. Nuk e kish kuptuar kete dhe u rikthye. E dime pastaj se si vajti puna nga kufome politike ne Elbe u transferua si kufome politike ne Shen Helene.

Ta dinte Napoloni per ca krahasimi po e permend do dridhej 4 here ne varr, do cohej, do ecte mbi det, dhe do te te vinte te te hynte ne shpi nga oxhaku qe te fandakseshe komplet smiley
Une si tregoj gje, po s'te garantoj qe s'ja tregon idrisi dhe ajo qe thashe me lart te behet realitet. Gjunjezohu dhe kerko falje smiley

Swed, i kam dale te keqes perpara pikerisht ku thashe "Ja nje shembull naiv:"

 

Pastaj nji miku im italian do te thoshte "mi dispiace" une nuk bere krahasime une solla nje shembull kur nje figure politike ish kthyer ne kufome dhe nuk e kish kuptuar ende.

Mire mire, po ta qujme ket rradhe, po elaqim po e bone prape, i pari do tregoj une smiley

Swed mo ma merr per keq , te du fort po mu ke ardhe Xhevria ke dera me Citate smiley Ja c'me thote nje pa te qeshme , dmth serioze ...ndersa aludimet per saliun ngjajne pak si ato thashethemet e plakave . E ( e ) pamundur ti vertetosh! smileysmileysmiley

Po ka Gomar ne Bote qe merret me te vertetuarat per Saliun ? Edhe Nanua qe u mundua te binte shembuj se "Nuk hyra ne ato dyer qe hyri Saliu" ... nuk ja vertetoi dot Dyert smiley Edhe kur vendosi te nxehej pasi e akuzoj saliu si Vrases te Shkallnuerit  tha "Saliu eshte Pus Krimi " ...prap nuk ja vertetoi dot smiley Mbetet te mësojmë se cfare do vërtetojë kur të bëjë negociatat me PD-hin ku zonja Lefkofe si zedhenese e te Verteurave per Salijte do na beje me dije se cfare u Vertetua . 

Tani per Napolonin me qe Lefkofeja e ka bere Lice me ...yyyyyyy ne fund , ne Fronse dhe ka qyltyre fronseze , çoç do na vertetoi a jane Nanua me Sali Psikopatin Kufoma Politike apo jene Sqep Kopeje ? Si do qe te jene ne rastin e Pare do vazhdojne mjekimet , ndersa ne rastin e dyte nuk ndryshon InteliDjenca e PD - se Left me ...yyyyyyy ne fund .
Po me qe ka ardhe si pilaf ne mes , si zakonisht ai i thesit , nuk ja vlen me kjo Prurje i nderuar Swed !

Oferta nr II

Po beri te trete e te vertete ... o grava, po pse e shave per te dyten?  Ta kishe rujt. 

Ku e kam share, amani,  se nuk arrij te reflektoj?

E perse duhet perjashtuar Nano nga pretendimi per President? Ku ka me mire se sa Ati dhe Biri  i ketij tranzicioni edepsez.Them se te denjurat e Nanos i bejne nder asaj karrikeje ku koka eshte simbolike.Perderisa politika ketu funksionon si nje bixhoz, ku ka me mire se sa nje lojtar pokeri si Nano? 

Aq me teper qe  salloneve te politikes i mungon imazhi sharmant i nje zonje te pare. 

imazhi sharmant i nje zonje te pare

Per ta permbledhur me shkurt per nje reklame te Tosit per fushate presidenciale:

"Ati, Biri dhe Shpyrti".  

 

Sakte . Doja ti thosha Graves qe Tosi eshte Ati dhe Biri, shpirtin gjeje ti kush eshte. Po e permblodhe ti idene pashprehur smiley

Ati, Biri dhe Shpyrti Sh*

Sharmant mer edepseza se boll blasfemuam. 

Shpyrt i Sh*  smiley

Mos qesh, se ti na fute ne kete udhe sh* 

shejtani. 

Bamka qesh ti qesh, se erdh dita jote.  Po u be president Nanoja, duhet me t'kthy xhevap per ket:

une du me dit pervec botoxit ne millit cer perdor qy qe i shnrit fytyra ne i rrine muskujt ngerthyer?

Ta boj ne ky si Romney thu ti; ta qesi ne foto e ne video per tan publikun me e pa.. smiley 

Me shume o "kuq e/a zi" se sa pokerist... C'i mbetet xhelit pastaj.. hmmm

Po kur thot qe jam gati te sherbeje.

Kujto se po preken shqiptaret me fjalen "sherbim"!

Mendimi per Nanon e kam dhene tek VQ, politikan i skaduar, politikan i dhene pas parase, qejfeve, klubeve, por jo i dhene pas interesit te Shqiperise. 

..emo..........! Ç`na ka gjet ...

Heu bre !!!!!!! A erdhe a smiley

Po Shqiperia zyrtare kjo eshte o i madhi Pjer: e skaduar, e dhene pas parase, qejfeve.keshtu qe kapelen sipas kokes.

E ke dhene Pjero por mos harro qe ke dhe nje leter te VQ drejtuar Nanos ku i drejtohesh me superlativat me te larta.

Me vjen keq Pjero nuk dua te te kundershtoj por cfar eshte e shkruar eshte e shkruar.

Seriozisht Pjer?!

Fakti qe Pjeri i shmanget ballafaqimit tregon shume.

P.s. I kam bere gati citimet nga letra qe Pjeri i ka derguar Nanos. Le te me kundershtoi!!!

Roni, te drejtuarit me ane te nje letre, nje politikani, qeveritari, apo ambasadori, duket te kete piksepari edukate, olekuence, integritet. Nese ti parashtron ide, duhet qe te dish si ti parashtrosh, dhe nuk eshte se une iu drejtohem me superlativa, siç thua, por i permbahem nje etike. Ne letra aty, une e kam kritikuar Nanon, lexo me tutje. 

E kisha friken e nje keqkuptimi. smiley

Nuk ka asnje keqkuptim Cimo, gjerat po duken qarte. Jovan Bregu vdiste te behej magazinier kurse Pjeri vdes te behet drejtori i burses. Dhe per ta arritur kete eshte gati ta quaj te zezen te bardhe. 

Jo! Jo! Jooo...!!!

 

Mjaft me keto aludime!

....elokuence, .............jo olekuence.... Pjer mos bej te tilla kabime......

Pjer, me teper kujdes heres tjeter. Lexuesi krijon nje lloj besimi me autorin nepermjet vepres se tij.

Ben mire qe te mos ta zhgenjesh kete besim, qofte edhe nepermjet keqkuptimeve.

  Nese socialistet i japin vote ketij edepsezi per president une do te iki nga ky vend, per fare ...

Eeee jo o jo, se ke ato vilat qe jep me qera ti e nuk iken me ndonje vend.

Gjithesesi me sac duket po fryn ere e nje tjeter marrveshje/kompromis te madh, si ajo e Marsit 97-te, 2002-shit, apo Prillit 2008-te.  Kalemxhinjte e tipit Muc Nano po i meshojne sa me shume flatrave qe ta shtojne kete ere, me teorite kurveroropragmatiste te tipit "cdo qelbesire qe eshte kunder regjimit duhet pare si resurs opozitar", plus kemi dhe teorine  carjes se koalicionit Berisha-Meta te mbeshtetur nga votimi per antarin e KLD qe metej rrjedh ne teorine se zgjedhja e presidentit eshte ne dore te Metes.  Ketu hyn ne skene kumarixho pjaneco horri, Fatos.  Nga nje ane zgjedh problemin e rezimit apo frenimit te venies se regjimit autoritarist te Berishes me marrjen e presidences, nga ana tjeter i garanton Berishes venien e nje prokurori qe nuk do ta ndjek penalisht kur ky te humbi ne 2013-ten, Meta besoj se del relativisht i kenaqur edhe duke rimarre pavaresine e tij politike, koalicioni qeverises ruhet deri ne 2013-ten, Nanoistet brenda PS-se dalin te kenaqur,  Edi do shpalli fitore ndaj vendosjes te regjimit fashist Berishist e kshu permbushet dhe tetrakia e edepsezllekut me Nanon ne presidence, Berishen e Meten ne qeveri (te pakten perkohesisht) dhe Ramen ne opozite (edhe ky perkohesisht).

I_Pakapshem    "...    Eeee jo o jo, se ke ato vilat qe jep me qera ti e nuk iken me ndonje vend..."

Kjo llogjika e jote  e don nje pyteje te perdorur ke bregu Lanes mote te shkuara;per çil te te ze be...? 

 nga ana tjeter i garanton Berishes venien e nje prokurori qe nuk do ta ndjek penalisht kur ky te humbi ne 2013-ten

Kjo eshte vertet nje pike e forte kompromisi dhe garancie xhentelmenesh. Por prap , ku i ze bese Berisha Nanos. Ku i dihet, mbasi behet President, i zgjohet nga skutat e Shpirtit* hakmarrja e Kontit te Monte Kristos

 *Se Shpirti qe thu ti  Monda fut dhe shejtanin ne shishe smiley 

A u ndoq penalisht Berisha per 1997-ten? Po per 98-ten?

Epo mirë, sivjet mbase nuk ndodh fundi i botës, po fundi i Shqipërisë është i siguruar dmth.

Nano eshte kandidature krahasuese. Duhet pare kush do i vihet ne krah. Nese do kishte Topallin, pa diskutim Nano eshte me i pashem.

Degjova se shitet 2 milione euro nje vote.

 

Tani seriozisht.

Nano eshte vene ne kete pozicion per te percare PS-ne,dhe ndoshta per te forcuar Meten.

Nga ana tjeter Berisha u deklarua sot per punen e Presidentit.

.....Nano president? Berisha: Kandidati do jetë nga PD

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot nga Bashkia e Kamzës se mazhoranca do të paraqesë kandidaturat e saj për presidentin e ri.

I pyetur nga gazetarët për kandidaturën e Nanos si president, kreu i ekzekutivit shqiptar është treguar i rezervuar, duke u shprehur se, “Sot nuk do flas për politikë, sepse jemi këtu për një çështje me shumë rëndësi sikundër është mjedisi. Unë ju them se mazhoranca do të paraqesë kandidatët e saj për kreun e ri të shtetit”.

Edhe në konferencën për shtyp të dy ditëve më parë, kryeministri Berisha ka deklaruar se presidenti i ardhshëm do të dalë nga rradhët e PD, duke mos përjashtuar edhe konsultimet me opozitën. Ndërkaq, ish kryeministri socialist Fatos Nano mbrëmjen e kaluar i ftuar ne nje emision televiziv ka shprehuar sërisht ambicien e tij për të qenë kreu i ri i shtetit.

Kryeministri Berisha iu bashkua sot, aktiviteteve të komunitetit të bashkisë Kamzë, në “Ditën e Shqipërisë së pastër”. Fillimisht, Kryeministri inspektoi rehabilitimin e një terreni dikur tepër problematik, e kthyer në vendgrumbullim të mbetjeve urbane.

Kryeministri iu bashkua komunitetit lokal të lagjes numër 1, në hyrje të qytetit, në pastrimin e territorit të saj, mbjelljen e pemëve dekorative dhe vendosjen e sistemit të ri të grupit të kazanëve me seleksion për mbeturinat. Ky aksion vazhdoi me mbjelljen në mënyrë simbolike, nga Kryeministri, të një palme në qendër në Kamzës.....

Hajde shendet,mbaroi ky muhabet.
 

Mirupafshim ne 2017!

Nuk e kuptoj ç'lidhje ka..apo çfarè kèrkon nga ps-ja njèher..Atè e di Saliu!! ....po i leverdisi Nano,ashtu siç i leverdisi Meta.. nuk èshtè ndonjè çudi e madhe..si do qè tè shkoj..nuk kam asnjè dyshim..president do tè vendoset njè ushtar i Saliut..qoftè Nano qoftè dikush tjetèr..kèto muhabetet me kanditat e platforma..apo muhabetet me rolin qè mund tè ketè ps-ja janè kotè fare...pèr tè mbushur lajmet..vetèm njè mènyrè ka qè tè diskutohen emrat apo platformat,ose e thènè mè mirè tè ketè njè garè..ku rol tè luaj edhe ps-ja,dhe ku Fatos Nano tè kishte ndonjè shpresè reale..largimi i Saliut pèrpara votimit tè presidentit!

Titulli mund te ishte se ca po i bojne edepsezet ketij poplli. Nano po bo shume pak po ta krahasosh me ca ka bo Berisha, Mediu, Meta etj etj etj. Poplli votoi prap Berishen mbas 97es, polli votoi edhe Mediun. Edhe kokmodhi u votu, bile edhe te jep leksione sesi luftohet korrupsioni. Pse jo Nano xhanem? 

Populli votoi Berishen per te larguar Nanon. Pasojat vazhdojme t'i vuajme sot.

Dhe Nanon per te larguar Berishen. Nqftse Nano behet president, populli mund te shpallet zyrtarisht leshko qe terhiqet prej hundesh nga dobicet tranzicioniste te PPSH-se.

Populli eshte i rraskapitur, jo leshko. 

S'na u nda ky mOoti qe vjen ere 1 kontinent larg

Nuk e ka fajin ky po bagetite qe vecse vegjetojne dhe presin me syte nga qielli per mesian

 

Skllav quhet dikush qe pret nga te tjeret qe ta clirojne nga skllaveria

 

Ezra Pound

Hajde ta zgjedhime dhe kete president dhe s'ngelet gje tjeter te vendosim simbolin e bananes ne flamur .. smiley

 

Hajde  se kryetari juaj ka qene jo pak por per 15 vjet!

E keni perqafuar,jeni lutur per te kur ishte ne burg,conit paret e rroges tek e shoqja,e prisnit cdo weekend kur kthehej nga Greqia apo Monte Karlo.

E harruat si i thate:

24 ore pa uje,buke dhe drita rrime,vetem ti me Ilir Meten te jeni ne pushtet!

Tani beni sikur nuk e doni.

Hahahaha!

Kretari i kujt?

Ti qe qesh me ato qe shkruan vete me siguri qe do kesh lexuar studimin e shkolles kanadeze te antropologjise qe thote se 'ata qe qeshin me ate qe shkruajne vete ju duket vetja me te zgjuar se te tjeret'.

Kam per ti shkrujt kanadezeve qe bazuar ne prova empirike ata ja fusin kot.

Eh si ka msu aj ven si cader e lodhme cirku. Po e njojta shfaqje vjet mas vjeti.
Burra qi hypin piramid tu vu komet mbi shpatllat e njoni tjetrit; nja dy pehlivanesha qi ekuilibrohen fort mbi litarin ne hava; xhongler me kater tope; njerez qi vejn nloje kafshet dhe anasjelltas; orkester qi mshifet mas manjetofonit e ky mas dirixhentit etjetjetj; pa harru pjatat kineze qi rrotullohen e rrotullohen e rrotullohen e rrotullohen e rrotullohen e rrotullohen e rrotullohen e kurre s'thyhen.

Vazhdon loja me kripore: dyshi kater here, Nano president, treshi pese here, Meta kryeminister, katra gjashte here........

Si te keni qejf,po su bo Nano President do percaje PS - ne pastaj,the thoni pastaj pse nuk na thate, hajde peshkatare zgjidhni tani Nanon apo Jozin.

ti brado, mos ke qene krupier i Nano bixhosxiut

Nanon mund ta propozoje vetem PS-ja, keshtu qe Rama ka dy opsione, ose te propozoje Nanon per president dhe te hyje ne gare ose te perballet me anetaret e simpatizantet e PS kur te pyesin qe pse PS nuk propozon liderin e saj historik.  Nese nuk e propozon, Nano rikthehet ne politiken aktive dhe ne cfare vrime miu do futet Rama pastaj?

nese ky mtu mtui do te behet president ... do te iki prape emigrant... te oIdrisi kete rradhe... nuk behet ky vend perfundimisht... e thote edhe ne interviste muti i mutit... m.t u befte e ne dreq te shkoje ky vend... e megjithate te vjen keq tek i sheh neper zyra... ne rruge... te poshteruar... te frikesuar... te braktisur edhe nga vetja... por te qeshur ndonjehere... si te ishin te vegjel... popull me sens orgjinal humori... po me karagjoz si president... nuk ka me kuptim karagjozlliku... si tha ai: pas Ausschwitz-it... nuk ka me art! ... pas zgjedhjes se Nanos ... nuk ka me humor! 

Nuk mund te mendoj per nje njeri me adapt per ate rol. Lum si ne. Tham se e hoqem qafe ket plehre, tani po e riciklojm prap. 

Uuuuuuu, ketu u diskutoka per ate burrin qe duhet te shkoje ne burg sepse i mori jeten nje njeriu krejt te pafajshem (duke e shtyp me makine)

Oooou...???!!!

Prandaj i takon te behet president.smiley

Shkallnueri!...Shkallnueeeeeri.....Shkallnueeeeeeeeeri!!!!  Kush i mban mend keto brritmat histerike? smiley

Ne kete gjendje qe eshte Shqiperia, ne fakt, une nuk mund te imagjinoj tjeter President te vendit pervec zotit Nano!

Sigurisht me parakushtin qe kryeminister te jete zoti Berisha pergjate gjithe mandatit te Presidentit! smiley

 

Rrofsh moj/more, se na dashke  te miren!Dhe nje pjestar tjater me deshire si Ju dhe nuk i  duhen me per  komshinj serbe  e greke ketij veni.E ç`dreq ti duhen me armiqte, kur ka te vetete, qe ja kerrejene themeline venit.....njera  ne rreze...

2005-2012 Nano ka qene lojtare i perhershem i kazinove te europes kryesisht ne Viene. Gjate 7 viteve te fundit  Nano e ka vizituar Shqiperine vetem 13 here dhe ka folur 9 here,2 here ne emision,4(kater) intervista dhe 3 tre here duke leshuar batuta e bere gallate me gazetaret,prandaj nuk besoj se e ka seriozisht edhe kete manover te fundit qe dikush me siguri ja ka kerkuar per favor. 

 

 

Mjafton fjala edepsez dhe gjitheçka eshte thene !

Pra, Nano Edepsezi !...

edepsez dhe gjitheçka eshte thene !

Mire sez  e dime qe i thone PA po edep-i cfare eshte o Grava se bere lemsh dynjane me llafe turke smiley Pse si do thonit JU e nderuara princeshe per nje EDEPSEZKE si Jozefpercka ? Pra them se Edep - sezer dhe sezka ne asnje menyre nuk ja Urojme atij Vendi e atij Populli !Koha i ka ardhe te kete dhe Fat perballe Harbuterise Arrogances dhe Banditizmit te Politikaneve te Sotem!

Ndersa Nano eshte ne te drejten e tij te konkuroje.

2.   President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga 

lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç. 

 Me sa dime Nano qe prej 2005-ses ka qene me shume jashte Shqiperise se sa brenda saj.  Ai lejohet konkurimi si mbas kesaj predispozite, apo cqt kushtetutes thuaj meqe tani s'kemi as gjykate kushtetuese me?

Fatkeqesia me e madhe per mua eshte kjo loje qe krijohet ne media. Nga njera ane spekullohet fuqishem per Topallin e nga ana tjeter per Nanon e ndoshta e gjitha kjo per te na servirur nje tjeter figure mediokre, pre e lehte ndaj kompromiseve politike dhe thelbesisht ne dem te institucioneve qe jane ne varesi te Presidences.

Per mendimin tim qe te dy krejtesisht te papershtatshem per President.

Ne vitet e fundit jemi vene ne krye te faktit te kryer (rasti Topi) ose ne rastin me te mire per te zgjedhur "te keqen me te vogel" ( Nano-Berisha-2005). Shpresoj qe as Topalli e as Nano mos arrijne ne Presidence.

Me turp nuk ka!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Vetem po te vihet sala.................................   .

 

Burime të rezervuara nga Partia Demokratike kana konfirmuar se Neritan Ceka është piketuar si kandidat i mazhorancës për postin e kryetarit të ri të shtetit. detaje lidhur me piketimin e z.Ceka nuk bëhen të ditura, por ai shihet si një president konsensual, i pranueshëm edhe nga e majta. Ndryshe nga Jozefina Topalli që nuk pranohet nga opozita si dhe nga kandidati tjetër i vetëshpallur, Fatos Nano që të paktën publikisht nga deputetët e PD thuhet se nuk do të votohet, z.Ceka konsiderohet i vijës së butë dhe larg kundërshtive të forta opozitare

 

 kaposhi, voten Neritanit une ja jap me kenaqesi edhe pse.....ka bere ca baxubiqera, qe nuk para u shkonin thinjave te tij..

imagjino se sa i rezervuar eshte ky lajm......

 

Grava thote: "Prisja qe ne cilesine e nje Presidenti te  pergjegjshem dhe ne karrigen e nje njeriu per president te ketij vendi  halle-shume te pakten te arrinte te prekte plaget e medha."

Kur nje njeri si Grava ulet dhe ndjek Fatos Nanon dhe PRET dicka prej tij atehere nuk ka fort shprese qe ditet e bardha te arrijne Shqiperine.  Popull i mbaruar, i pashprese. 

"Insanity: Doing things same way over and over and expecting different results."

dajoshi1,jo  se  s`ka mend, dhe une  prisja nga budallai, por i  ka patur  ne vendin e lig.Skallopi vjenez, bashke me stomakun çoç ndreq dhe me larte, me kane thene.Thashe mos xhovalle bashke me syte mos pati  ndrequr ...dobarem caze fara, te venit te lig, sa per te thene..."krimi  mbi popullin kerkon emrin." Kerkova kaqe pake, por dhe nuk u befasova shume pasi   "u poqa" me edepsezin.

Dhe ndodh dhe ndodh keshtu.Sa te rroje, njeriu i varfer, do mesoje......

president konsensual,...

Nuk duroi dot kaposhi pa kenduar me berihaj me kiki te medhoja mer Jahu . Se cfare do me thne konsensual e si kuptohet ose pershtatet ne shqip , a thua te jete ne repertorin e Kaposheve smiley

Mbase me gjere do flasim e llafosemi kur te vije llafka tek procedurat ( nje tjeter llaf i modh mer Jahu )por konkretikisht Konsensual ne zgjedhjen e Presidentit te Shqiperise pas '91 nuk do te thote asgje.

Kemi nje President te paster Politik  R.Aline nga me jetshkurtrit ! Pastaj kemi nje "Bir Selman i Nens c'te te qaj me pare " me konsensuset e Kaposhit , qe na e mori me dhune konsensusin e shtroi konsesusin ne kuazi Mbret i Pare babasqap Berisha dhe i pordhi mu ne te konsensusit kur e shkriu Shtetin si kripa ne Uje nga frika e nje Banditi shume here me trim se ai , Z.Caushi qe flaku si Lecke Babasqapin . Kemi Mejdanin qe  doli se nuk ishte konsensus me gjithse u zgjodh me konsensus . Kemi Moisiun qe as u kuptua se ku ishte konsensusi i Kaposhit qe vete e zgjiodhi me konsensus . . Papo kemi dhe Topin qe e ka leqendisur babasqapi nga Konsesual ne tabele qitje .

Pra Historiku i Konsensualeve te Kaposheve per te Pare Shteti na del se qeka nje BLLOF dhe nje Praktike e Degjeneruar qe Jo vetem nuk i ka sherbyer KOMBIT por ka qene nje OBJEKT Konflikti midis Ekzekutivit te Babasqapit e Nanos ,  sa qe ka krijuar edhe situata Konfliktuale deri ne PERPLASJE me DHUNE si ngjarjet e 98  qe arriten kulmin me Krimin e Paster Shteteror te 21 janarit . Dhe konsensuali qe etiketuan Pucist e bashkepunetor Laviresh na sqaronte se babasqapi e ka sulm Politik .Po Komisioni HETIMOR per konsensualin ?

Kikikikikikiririrkikiki ku e ke konsensusin smiley

Ata te dy prandaj i tremben Rames se e dine qe ai kerkon nje President GARANT te KUSHTETUTES dhe jo nje Mumje qe i thone Pucist dhe ha fara . Ata e kane kuptuar se Rama dhe ne teresi POPULLI i Lodhur jashte Mase nga Banditet e Hileqaret e lloit Rujsmaler e kallamkusur kerkon nje President qe ti vere KOQET ne Mengene KLD dhe Sistemit te Drejtesise qe do te thote,....... Kokoshi do ti coje cigare Babasqapit dhe inconformisti do harxhoje vite duke qare me oi oi oi  dyrve te Burgut per njat trimin e rralle Sali Babasqap Berisha  me 40 Hajdutet smiley

Nga do qe ta vertisesh i nderuar Grava , ne se dhe ty te shtrydh deri ne piken e fundit per sa je shfaqur Politikisht , del se je I MALLUAR per njecike LIGJ dhe jo per nje plak te urte Lagjjeje e Krahine . Ka kohe Shqiperia edhe per Gra , por Jo si modeli perc perckes nje karikature e VERTE e shemtuar Politike ! Ne menyren me Kategorike as qe duhet permendur si Kandidature nje Kionfliktuale e Lindur , Nje Sherxheshe e TRASHE Katundi dhe nje Karshillekse a thu se u shu Shqipria per asi.....  !

Si nuk doli ndonje nga te PERNDJEKURIT Politike te Kandidoje ? Apo nuk do kete te tille per babasqapin se i ka vetem per nr  propogandistik . Diku fle ndonje me "dosje " dhe te jeni te bindur qe do ta gjeje  nje Beluli per kesi rastesh smiley

Dhe Shqiperia ka vetem nje ALTERNATIVE zgjedhje ...Dike qe te kete dhene PROVA ose te mos jete i Perlyer me konflikte Politike qe Premton dhe i Qendron BETIMIT si GARANT i KUSHTETUTES .

Sikur te gjendet nje Formule qe me rastin me te PARE te shkeljes se saj Pa MEDYSHJE te shkarkohet dhe te ndiqet PENALISHT !

here tjeter

po Berisha sikur e nxori Nanon ne pension mo..?smiley

Po pra. Po pensionin a do ia pagoje?

ti thua qe po e ha pensionin qyl ky... me mire ti gjejme nje cop pune qe te justifikoj leket te pakten.smiley

Normal.

Ironikja eshte se ai kendezi i atlantikut e cilesoi si kandidature serioze Nanon....

Del ky kritiku i gatimit te State Department dhe ju cileson shqiptareve si gatimin me te mire ate pjaten me mut qe po ju serviret nga fekalet e Tiranes...Pftuh!!!

Kendezi te ve festen si mbas kokes, pasi ta mat kete te fundit mire.  Halli i kendezit eshte te zbuten gjakrat e te kete stabilitet per aq sa i intereson vendin qe ai perfaqeson.

Keshtu per te zbutur gjakrat mbeshteten dhe kriminelet si Noriega,Pinoceti,Batista,(dhe qindra te tjere anembane botes)...

fiks. me ndejt shtremet e me fol drejt, tos nona aka qorri eshte shume here me i pranushem se berisha apo dhe berisha i vogel qe e ka te ardhmen para edi rama smiley po ne fund te fundit tos nona aka qorri nuk bon , nuk duhet me u bo president.  s'nuk fare per aty.  mu sesi do mduket me fillu me e degju prape emrin neper lajme: presidenti fatos nano dekoron 2 ish te perndjekur politike per vitet e burgut apo presidenti kthen mbrapsht ligjin per pronat, per detin me gremine, per llustracionin, per KLD , etj.... shum shemtut shemtut keq fare.....  

sala kryeminister, fatosi presiden,t xhozi kryetare parlamenti, ilir meta zevendeskryeminister, dhe edi rama kryetar i opozites !!!!!!!

puuuuuuuuuuuuuu ca tmerri... !!!!!!! si te gjithe personazhet negative te te gjithe librave per femije me u bo bashke prape do duken me pak te llahtarisur se keta larte bashke  

bir none....me ja fut vrapit ne mes te notes nga Tirona e t'ia mbash n'Bari n'kom!

Ajo dihet tashme.  Nuk mund te presim qe te huajte te zgjidhin problemet qe na takojne ne, dhe keto probleme fillojne me platformen mediatike qe i ofrohet Nanos...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).