Me distancë 1.5 km nga Pashalimani, anijet në fjalë, me peshë 200 tonë së bashku, nën inventar të Flotiljes së Jugut janë parë për herë të fundit në fund të vitit 2011 për t’u zhdukur nga ekzistenca e tyre e mbetur e për t’u kthyer në skrap.

Ristrukturimi i Forcës Detare i prezantuar së fundmi nga Ministria e Mbrojtjes duket se ka nevojë të marrë në konsideratë një çështje kryesore, siç është disiplina dhe ruajtja e mjeteve që ka ende në inventar. Së fundmi, sipas burimeve nga Baza e Pashalimanit, dy anije që dikur i përkisnin Flotës Luftarake Detare janë zhdukur nga stacionimet e quajtura Raguza 1 dhe Raguza 2. Me distancë 1.5 km nga Pashalimani, anijet në fjalë, me peshë 200 tonë së bashku, nën inventar të Flotiljes së Jugut janë parë për herë të fundit në fund të vitit 2011 për t’u zhdukur nga ekzistenca e tyre e mbetur e për t’u kthyer në skrap.

Sikundër bëhet e ditur, anijet në fjalë janë vendosur në këto stacionime për shkak të daljes jashtë gjendjes së gatishmërisë luftarake dhe në të vërtetë ishin destinuar për tu kthyer në skrap. Disa prej tyre janë transferuar në këto pika që në vitin 1997 kur baza u sulmua dhe doli jashtë kontrollit ushtarak. Anijet e vendosura aty përfshinin dy gjuajtës të mëdhenj sovjetikë, një cisternë uji dhe 1 katër kufiri, një model anijeje e vogël njësoj si katri i Radës që u mbyt në 28 mars 1997. Tonazhi i anijeve në fjalë në total shkon në 600 dhe për këtë arsye shifra e supozuar e përfitimit nga skrapi është disa milionë lekë.

Problemi i fshirjes nga ekzistenca të këtyre anijeve lidhet me faktin se ato do të shkatërroheshin pasi Ministria e Mbrojtjes të bënte tenderimin dhe të zhvillonte procedurat normale. Në fakt një gjë e tillë nuk është bërë dhe anijet janë shkatërruar përballë bazës së Pashalimanit që ia administron dhe pa asnjë vendim të posaçëm. I kontaktuar nga Shekulli, drejtuesi aktual i Forcës Detare, zv.komandanti i saj, Ferdinand Kreshpani tha se “nuk jam në dijeni të zhdukjes së këtyre anijeve. Ato janë jashtë gatishmërisë luftarake dhe janë vendosur aty pikërisht për këtë arsye. Do të kthehen në skrap pasi të bëhet tenderi, por tenderi bëhet nga Ministria e Mbrojtjes, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave”.

Po në këtë linjë, sipas tij “deri më tani nuk ka një vendim për kryerjen e tenderit”. Humbje ekonomike për Ministrinë ,por edhe një çështje që ngre shumë dyshime të reja mbi atë se çfarë ndodh realisht në ushtri. Kështu mbetet e pashpjegueshme sesi anije të mëdha, shkatërrohen për skrap dhe transportohen me makina të mëdha dhe askush të mos ketë dijeni. Në analogji me këtë rast, vjedhja e baterive të nëndetëseve u konstatua dhe u denoncuam ndërkohë që edhe si proces në vetvete shkatërrimi është shumë më i gjatë në kohë dhe nuk mund të mos vihet re.

Deklarimi i Kreshpanit për Shekullin, dëshmon nga ana tjetër se “avullimi” në Raguzën 1 dhe Raguzën 2 është bërë në heshtje ose është mbuluar me heshtje nga ata që kanë përgjegjësinë për të ruajtur deri në eliminim përfundimtar anijet e dala jashtë gatishmërisë. Ndërkohë, duhet shtuar se në Pashaliman, teksa humbasin anije të vjetra, prodhohen të reja meqenëse edhe 4 njësitë e vëna në dispozicion të Flotës janë ndërtuar nga një kompani holandeze pikërisht në këtë bazë.

Ristrukturimi

Pashalimani parashikohet të mbetet baza kryesore e Forcës Detare shqiptare.  Madje në këtë rajon edhe me planin e ri të përhapjes do të vendosen anijet të Forcës Detare meqenëse aty janë ruajtur kapacitetet mbështetëse. Katër anije të ndërtuara së fundmi u trumbetuan si arritje nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes e cila gjendet aktualisht në një proces rishikimi të Flotës. Nëse realizohet realisht ai plan përhapjeje që sugjeron shkrirjen e Flotiljes së Veriut, atëherë ndoshta është me vend të sugjerohet se një seri anijesh të periudhës sovjetike dhe kineze me gjasë mund të kalojnë sërish për skrap. Procesi i shkatërrimit të njësive lundruese të Flotës ka përfshirë më herët bazën e Sarandës, e kthyer prej vitesh më shumë  në një stacion depozitash nafte, ka vijuar me nëndetëset në Pashaliman, si njësia kryesore e Flotës, ecën më tej me njësitë e tankeve dhe në finale me demontimin e municioneve. Është një proces zinxhir çarmatimi i cili konvertohet në shuma të mëdha parash meqenëse materiali i përfituar është i riciklueshëm.

Hetim për vjedhjen e 316 tonë skrap nga nëndetëset

Skandal në zemër të Forcës Detare, në Bazën e Pashalimanit. Kjo ka ndodhur gjatë “funeralit” të nëndetëseve, kur është shkelur edhe kodi ushtarak nga përgjegjësit e bazës. 316 tonë metal rezulton të jenë zhdukur gjatë operacionit të eliminimit të tyre. Prokuroria e Vlorës nis hetimin për “vjedhje” dhe “shpërdorim detyre” nga drejtues të Bazës së Pashalimanit.

Hetimi

Dhjetë ditë më parë, pas kallëzimit të policisë ushtarake, prokuroria ka nisur hetimin e dosjes me të dhënat që flasin për mungesën e një sasie të konsiderueshme metali. Çështja do të ishte varrosur arkivave të ushtrisë, nëse nuk do të ankohej firma fituese e tenderit të skrapit. Nëndetëset, katër mjetet nënujëse që i shpëtuan shkatërrimit gjatë largimit të rusëve dhe u mbajtën në punë për dekada nga marina jonë, u kishte ardhur koha që të shkonin për skrap. Qeveria vendosi që vetëm njëra prej tyre të ruhej si objekt muzeal, ndërsa tre të tjerat të shiteshin. Por fituesja e tenderit, kur ka bërë bilancin nuk ka i kanë dalë mirë llogaritë. Mungesa e metalit të nëndetëseve, sipas burimeve të sigurta nga Ministria e Mbrojtjes, u bë problem deri në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë.

Burime nga organi i akuzës në këtë qytet bëjnë të ditur se në bazë të kallëzimit të kryer është hapur procesi hetimor i cili përfshin ndër të tjera edhe përfaqësues të bazës detare të Pashalimanit.  Ky është hapi që hidhet në raport me një proces të denoncuar ndër të tjera publikisht nga gazeta “Shekulli”. Ndërkohë, dosja hetimore merr shkas nga një kallëzim i kryer në vitin 2007 nga reparti Ushtarak nr. 2240, i cili pasi ka konstatuar vjedhjen e kryer, i është drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Vlorës.

Komandanti i Forcës Detare

Në dijeni të çështjes është aktualisht edhe Ministria e Mbrojtjes,  e cila përveç procedurave të hapura, disponon një relacion sqarues rreth procesit të kthimit në skrap të nëndetëseve nga ana e ish-komandantit të bazës, Ferdinand Kreshpani. Duke nisur me renditjen e faktorëve që kanë çuar në këtë reduktim të masës së metalit, ai ka fiksuar sidomos vjedhjet në vitin 1997 kur baza ka qenë pa ruajtje, korrozionin si faktor kryesor, por edhe përfshirjen në kontratë të baterive të nëndetëseve. Sikundër shprehet ai në relacionin përkatës, përveç të gjithë këtyre faktorëve “mbetet e paqartë vendosja e tonazhit prej 610 tonë për një nëndetëse pasi mund të jetë llogaritur edhe pesha e baterive të hequra nga nëndetëset dhe të vendosura në afërsi të Parkut të transportit në Pashaliman, të cilat janë vjedhur në vitin 2007”. Mbi këtë material nis aktualisht edhe procesi hetimor, i cili nuk dihet se ku do e gjejë fundin, meqenëse sikundër shihet, Komanda e Forcës Detare ka përfshirë në termat e kontratës edhe pjesë të deklaruara si të vjedhura. Më qartë Kreshpani ka specifikuar se “tonazhi i skrapit plumb të baterive për 4 nëndetëset është 408 tonë për çdo nëndetëse”. Nëse ndiqet filli i proceseve të zbatuara, një sqarim do të kërkonte edhe hartimi i kontratës, por për këtë çështje gjithsesi Ministria e Mbrojtjes nuk ka ngritur ndonjë shqetësim.

31 Komente

Ehe.Cdo eshte bere pa dijeni.Sepse shenderrimi ne skrap i anijeve kerkon 2 minuta dhe 1 gjest magjik.

I kontaktuar nga Shekulli, drejtuesi aktual i Forcës Detare, zv.komandanti i saj, Ferdinand Kreshpani tha se “nuk jam në dijeni të zhdukjes së këtyre anijeve....

smiley

Ne fund te fundit ai per dy anije "nuk ka dijeni" po Baba qapi qe nuk kishte dijeni qe ka nje fshat Gerdec smiley  Keta jane te gjithe per tu bere SKRAP me ne krye Ministrin e Stratagjemave ne Lufte Kunder Alieneve Gjeneralissem  Arben Imam Bajalldine !

Me kujtohet njehere kur u arrestua nje "vjedhes e perdhunues Varresh " ne Korce . Kerkuan ta ndeshkonin por NUK KISHTE LIGJ !!!! Ne te gjithe Boten vetem ne FRANCE ekzistonte nje Ligj i tille . Nejse u Miratua. Per keta Kerma me Pushtet qe shndrruan gjithshka ne Skrap perfshi edhe  Dijen e Moralin e Shqipetareve , Jam i BINDUR qe nuk ka ne asnje vend te Botes te klasifikoje DEMET duke Ju referua Ligjeve .Me te vetmin MOTIV sepse nuk ka shtet ne BOTE te parashikoje kete Lloj menazhimi Banditesk te Pasurive Kombetare !

I lumte.  Kur gjen e ben, pse mos te gjej e te thote. 

Skrap i rrezikshem ai i Skraparit smiley 

E moj e nderuara Monda . Keta e kane kthyer te gjithe Shqiperine me Kuç e me Maç ne SKRAP . Njerzit me miliona i shiten neper Bote per nje "cope buke " , Token e kane nxjerr ne ankand per NJE Euro , Mall e Katandi e vodhen e shiten per tu bere "Xeni a miljoner zotrie , nuk e mohoj ", tani kane gjete dhe nje te Kreshperuar tu shese dhe Detrat nga te lloit "nuk me rezulton keshtu " aka babasqapshe " Nuk di gja zotrie "

Se ku jetojne e se cfare dine nje Jozefpercke me Ligje mund ta dije !

Aty nga vitet 60-70, siç me tregon nje belg ketu, Belgjika prodhoi 2 anije te ngjashme me njera tjetren, dhe te dyja anijet punonin ne Kongo, per transport mallrash. Kur Kongo u shkeput nga Belgjika, apo siç quhej ne ate kohe; Pavarsia nga kolonizimi, dy anijet u ndane, njera i ngeli Kongos dhe tjetra u kthye ne Belgjike. Anija qe ngeli ne Kongo, punoi mire ca vite aty e me pas kongolezet e lane ne meshire te fatit, sot eshte kthyer ne karakatine, ndersa anija qe u kthye ne Belgjike, punon edhe sot e kesaj dite per mrekulli, e kjo gje fale kujdesit qe tregon ekuipazhi. 

Tani vijme ne Shqiperine tone te shk..... nga politika shqiptare. Lind pyetja, se, pse ne Shqiperi, jane kthyer per skrap e lihen te degradohen per skrap, anije, fabrika, punishte, ndertesa etj, pse. 

ç'ne kjo ngjashmeri me afrikanet. 

pikerisht pjer.... ngjashmeri e frikshme.....   Sa per dijeni te te gjitheve.  anijet vjeterohen por nuk vdesin kollaj. me mirmbajtjen e duhur anijet mund te jetojne dhe nje shekull. Por mendoj se ne shqiperi pervec babezise tone emblematike  eshte dhe paaftesia jone shtetformuese, ose aftesia jone shtetshkaterruese. jemi te papare, ne kete pike me te vertete nuk na e merr njeri.  Eshte nje teze qe dikush e quan antishqiptare, ndoshta ashtu eshte,  por asnje nuk mund te thote se nuk eshte e vertete.  Ne 1997 nuk ngeli teneqe e pashalimanit pa vjedhur. Vjedhja qe masive , mbarepopullore.  Gjithe populli patriot dhe liridashes i orikum-dukat-tragjas - radhime me kapterret ne krye ju leshua bazes me nje babezi epike.  Vidhej chdo gje, qe nga metalet e kushtueshem deri te substancat toxike LHL.  nuk u moren vetem ato qe nuk mund te shkuleshin nga vendi.  Kjo plachkitje barbare zgjati ndoshta nje muaj, apo me shume nuk jam i sigurte.  derdheshin fuchite me vaj lubrifikant me qellim qe te mbusheshin me nafte. te gjithe u bene me nga 2-3 fuchi nafte ne shtepi. ok, spo e zgjat me . ........     dua te them qe kjo prurja lart nuk ben me lajm ne shqiperi.  Cmund te presesh kur kjo babezi e ky banditizem mbarepopullor merr pushtet politik.  Jam i bindur se atij Kreshpanit nuk i kercet fare per  floten tone te leshit.  Sikur ai te ishte dikush qe i interesonte vertet FLOTA, qe mund te jepte jeten per nderin e FLOTES , nuk mund te behej kurre komandant i saj.   

Mirembajtja ka kosto me te larte se prodhimi i anijeve dhe normalisht lidhet me fuqine ekonomike te vendit.

Anijet e vjetra kthehen ne scrap.fabrikat shqiptare ishin me teknologji te epokes se bakerit.ne gjithe boten fabrikave te vjetra jofitimprurese iu vihet dinamiti.Gjithe ekonomia shqiptare ishte bazuar ne dinosaure teknologjike.Eshte ligji i progresit.idrisi e ka studiuar ne format e edukimit ml se e vjetra i le vendin te rese.

Shkrimin nuk e lexova, por fotoja me pelqeu shume. Nje gji i vogel romantik, peme te paprera, asnje ndertese perreth, anije, drite, kthjelltesi, det, ne sfond disa shkembinj... duket gati-gati sikur nuk eshte shkrepur ne Shqiperi.

Foton e gjeta nga nje forum me tema ushtarake dhe te marines.

Cuditerisht kjo foto ishte postuar nga nje anetar serb(emer sllav dhe logo cetnikesh) smiley

Arto, mos kerkoje keto valle, dhe nuk i gjete?????

 

Kur ishin te reja:

PS: Gjeta edhe foton ne nje version me te madh:

Kjo eshte qeveria e hijenave. Kerme, kerme, kerme duan dhe nuk ngopen. Dashurojne eren e kufomes dhe kane per borxh te rafshojne cdo gje, te djegin e shkaterojne te gjitha, vetem e vetem qe pastaj si hijenat te ushqehen me mbetjet, me gjithfare plehrash. KJo eshte mbreteria e tyre me ne krye hijenen birishe.  

Vjedhja nuk eshte as krim as cudi me ne Shqiperi, perderisa peshku qelbet nga koka.

Dmth ate qe se beri dot Zheleznovi,kur tentoi te zhdukte 105-en.smiley dhe te tjerat,e bene keta miqte nen driten e diellit,he.....

- Degjo xhaxha, ti me siguri thua me vete "keta ciliminj do ta mbrojne bazen?!"

Gjeje kush e ka thene kete.

....Arben Struga alias ministri i mbrojtjes..smiley

o evlat,ndihmome njicik te hipi.... -po eshte makine ushtarake xhaxha... -he mor se gjithe populli ushtar eshte..smiley

Profetike! smiley

natyrisht. e ka shkruar skenarin I.Ksmiley jo dokushdo..smiley

"- Na ore evlat (drejton shkopin e cobanit marinarit)

- Po ky eshte kamion ushtarak xhaxha

- ushtarak jemi te gjithe ne!"

smiley

edhe pesha e baterive të hequra nga nëndetëset dhe të vendosura në afërsi të Parkut të transportit në Pashaliman, të cilat janë vjedhur në vitin 2007”. Mbi këtë material nis aktualisht edhe procesi hetimor, i cili nuk dihet se ku do e gjejë fundin, meqenëse sikundër shihet, Komanda e Forcës Detare ka përfshirë në termat e kontratës edhe pjesë të deklaruara si të vjedhura.

Si eshte e mundur te vidhen me dhjetera ton materiale dhe te mos kete asnje hetim dhe asnje proces e denim. Madje as te mos bjere ne sy.

Mbaj mend andej nga fillimi i 1994, kur isha marinar ne Komanden e Bazes Detare ne Vlore dhe ne Sazan u raportuan se mungonin 4 Kallashnikove. U raportua ne Komande dhe per 2 minuta u dha alarmi luftarak dhe filloi hetimi i menjehershem. Deri te nesermen ne mengjes kallashnikovet u gjeten te fshehura ne tunelin e ri te Katrave Silurues dhe u arrestuan dy marinare dhe nje kapterr, te cilet u futen ne burg direkt.

Kur atehere gjendeshin pernjehere 4 kallashnikove te zhdukur, te cilet edhe fshiheshin kollaj, po keto baterite e nendetesve?

Sepse kush ka bere sherbim ne marine dhe ne Pashaliman e di fare mire qe baterite e nendetesve nuk kane madhesine e baterive te radios Iliria, por duan vinc e kavo qe te luhen prej vendit.

Si eshte e mundur ?!!  Me urdher te Qeverise ore!

Emo mire se ketej rrotull duhet te jene,jane merzit 20 vjet po duke ndenjur,kane dale i xhiro,vijne prape.

i kane rrembyer UFO-smileyt

Lajmi nuk me cudit fare ...ajo vetem baze ushtarake nuk mund te jete me

aty humb dhe mbreti me gjithe ushtrine e jo me dy anije smiley

 

Por me e forta fare eshte Informacioni se:

Policija ushtarake ka filluar hetimin !!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).