Sot bëhen 14 vjet nga ai mëngjes i bukur shtatori që solli me vete sulmin më të rëndë terrorist që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara. Sulmet me avionë pasagjerësh të nisur nga Bostoni mbi "World Trade Center" në Nju Jork dhe Pentagonin janë ngulur thellë në kujtesën kolektive jo vetëm të amerikanëve. Ato ngjarje shënojnë një pikë të fortë kthese në historinë botërore, pasi u pasuan me luftrat në Afganistan dhe Irak, dhe  ndryshimet e ekuilibrave në lindjen e mesme. Efekti i 11 shtatorit, është i prekshëm edhe sot në situatën që zotëron Lindjen e mesme dhe vendet e Afrikës veriore.

48 Komente

Rinovimi me i madh urban qe ka njohur ndonjehere historia.

Dhe Allahu ja plotesoi deshiren.  Pa varr fare eshte e sigurt qe asnjeri nuk i afrohet.

Pikerisht. Sikurse e shpreh me kaq force idene gjuha shqipe ne thenien: "t'humbt vorri"!

isha katermbedhjet vjet me i vogel

September 11. Never forget.

Une kam qene duke bo marmiten e Opelit tek nje xhenerik mrapa Lidhjes se shkrimtareve kur me mori gruja ne telefon. "Hajde shpejt tha te shofesh nje aksident llaftar. Avioni qe u perplas me nje nga kullat binjake". Nderkohe ai e maroi marmiten dhe po i paguaja leket kur ra telefoni prap. "Hajde vrap thote gruja se nuk qenka aksident po lufte. Avioni i dyte u perplas me kullen tjeter" Maj men zemren qe ma boni "gup". 

Vec te tjerash, kjo ngjarje te kujton hipokrizine e njerezve qe s'jane amerikane dhe budallallekun qe u perhap media ne tru, pasi perkujtojne me shume nje ngjarje qe i ka ndodhur nje shteti tjeter, vit pas viti, dhe as e vrasin mendjen per ngjarje me permasa edhe me te medha tragjike, te vendeve edhe me te aferta, por qe media s'ua ben si dicka madhore.

Budallalleku nuk ka nevoje per stimulum.  Ate e kemi ne mes tone.

Ngjarja perkujtohet pasi u filmua direkt dhe ngjante se po shikoje ndonje film futurist.
 

Viktima pati nga te gjitha nacionalitetet,pra te gjithe u preken nga kjo tragjedi.

Se dyti,kjo ngjarje solli ne plan te pare luften mes kulturave dhe qyteterimeve,atij perendimor qe ecen me shpejtesi te madhe dhe atij mysliman qe mundohet ta pengoje.

Se treti kete ja u solli amerikaneve ne shtepi,dhe i zgjoi nga gjumi qe i kishte vene narkoza se oqeanet do ti mbronin nga armiqte.

Se dyti,kjo ngjarje solli ne plan te pare luften mes kulturave dhe qyteterimeve,atij perendimor qe ecen me shpejtesi te madhe dhe atij mysliman qe mundohet ta pengoje.

E pra e. Amerikanet s'i pengojne hic. Ato lufterat atje behen me arme amerikane e ruse. Te dyja palet financojne rebele apo diktatore qe t'i kene nen hyqem, e pastaj populli emigron dhe u ze deren, ose i urren aq sa per te bere kamikazin. Po qe per te krahasuar qyteterimet, myslimanet duhen te bejne me dhjetera mijera sulme te tjera si ai i 11 shtatorit qe t'i afrohen sadopak nivelit te genocidit qe ka lene qyteterimi perendimor ne historine e ketij planeti.

Une di te them qe qyteterimi arabo-islamik eshte bere pengese per ecjen e botes perpara.

Se cfare ben Amerika me Rusine eshte pune tjeter,por arabo-islamiket po e mbajne boten peng me menyren e tyre te jeteses.
Mos e dridh muhabetin,se nuk ju thote Amerika atyre qe te mbajne grate me burka dhe te martohen me te mitura.

S'ua thote amerika, por ua thote pamundesia per t'u arsimuar. Pamundesi qe vjen nga mungesa ekonomike. Mungese qe vjen nga lufterat e shkaktaura nga perendimi. Kur arabet e kinezet, popujt lindore, dmth, kishin mesuar matematiken e qyteterime, europiano verioret te cileve sot u drejtohesh si "perendimore" jetonin neper peme e neper shpella. 1000 vjet para europiano verioreve e kishin zbuluar kinezet barutin, dhe ne keto 1000 vjet e perdoren per festa. E moren europiano verioret dhe e perdoren per te vrare e per te shtypur cdo kontinent pa perjashtim. Edhe per ate shkence e arritje qe kane sot, bazat ua kane krijuar lindoret e jugoret. Po te mos e kishin nisur arabet matematiken dhe egjiptianet shkrimin, bujqesine e baza te tjera te qyteterimit, ata perendimoret e tu do ishin ende duke u hequr ujqerve lepujt nga goja per te mbijetuar. Dhe ironikja eshte se europiano verioret, dmth perendimoret e sotem, emigruan ne mase ne vendet e qyteteruara te europes se jugut dhe i shkaterruan duke i futur ne epoken e erret te mesjetes. Sic po u emigrojne sot keta te jugut, ashtu emigronin ata dikur.

Mire mire Perendimi ja u ka fajin per te gjitha.

Shko tani ne xhami se per 15 min eshte fajla e rradhes.

lol, sa e thjehste. po refuzove te mohosh pislleqet e europiano verioreve qenke ekstremist fetar mjekrrosh. eshte thjesht realiteti shoku, te pelqen s'te pelqen

Une di te them qe qyteterimi arabo-islamik eshte bere pengese per ecjen e botes perpara.

Si keshtu? Pa na e elaboro pak.

na thuj ti ne psh... per cilen ngjarje me permasa edhe me te medha tragjike te vendeve edhe me te aferta e vret ti mendjen, adasho...

Problemi i Shkabes eshte qe masi e vrau njihere mendjen, tani ajo nuk po i ngjallet me. 

Sa shqiptaro amerikane ishin mes viktimave?
Di qe piloti i njerit prej aeroplaneve ishte shqiptaroamerikan.

14 vjet. sikur ndodhi dje. nje mengjes i cuditshem pa emer.

lajmet japin avionin e dyte dhe une rrija e ngrire duke menduar se c'fare filmi eshte ky ne lajme ?? 

pastaj, nga Queens ku jetoja , shoh tymin e zi. dhe mijra njerez qe ecnin urave 

isha me fat . sa keq per ata qe pane tmerr me sy dhe per ata qe humben jeten 

nje mengjes i cuditshem pa emer. dicka midis reales dhe ireales. qepenet nuk donin per dicka.  donte te binte nje shi i vjeter. kur binte pendohej ne cast dhe s'i lagte trotuaret "shi" ne castin e fundit. ishte nje rreshje qe dukej sikur qeshte me vete... parreshtur. nje parreshje, po te ekzistonte nje fjale e tille, qe s'kish pse te mos ekzistonte, kur megjithate... megjithekete... pullazet e vjetra flisnin ne gjuhe te vdekura arumune, ndersa tendat e ambulanteve nxirrnin nje tym ne gjuhe qe po jepnin shpirt, teksa shitesit e librave te perdorur karshi kangjellash me deshira ndryshku shisnin Homerin bli Iliaden dhe merr Odisene falas, ne gjuhen e vendit qe quhej Yale, Yale English. Thuaj Yiddish me mire. Alfabete te maltrajtuar... Ata nuk ishin qener te nxehte qe perpeliteshin ne duar zyrtaresh me apetite te fashitur, ishin thjesht lengata felinesh me ethe qe refuzonin te beheshin kafshe shtepiake. Gezimet e vogla kishin humbur rrugen dhe merrnin taksira me verdhez. I vetmi lokal qe te jepte nje fije shprese quhej smith & wollensky, o zot, psheretiu ajo duke ngritur jaken, wollensky, nje lloj leshi polak, ndoshta, apo polonezja brilante... po a kishte vend per brilante ne kete zagushi urbane?... 

smiley

ose:

 

14 vjet!

Sikur ndodhi dje:

nje mengjes i cuditshem,

pa emer.

 

Lajmet japin avionin e dyte

dhe une rrija e ngrire duke menduar se

C'fare filmi eshte ky

ne lajme ?? 

 

Pastaj, nga Queens ku jetoja,

shoh tymin e zi 

dhe mijra njerez qe ecnin urave. 

Isha me fat: 

 

Sa keq per ata qe pane tmerr me sy

dhe per ata

Qe humben jeten...

 

Me pelqeu, Elba!

waw  look at  smiley

O KULLA BINJAKE, JU NUSE NJUJORKEZE… 

  

Dy motra ishit. Si njëra  dhe tjetra, 

Mëngjezeve mblidhnit diell në faqet prej qelqesh. 

Pasi  mbulonit kokën me shaminë e reve, 

Pak të kuq mbi buzë me flakë  shkreptimash, 

Ju nusëronit  qytetin… 

  

Kur binte shi,…. koka juaj e palagur, 

Veç era tek flokët kish luajtur siç deshi, 

Po ju i rregullonit në pasqyrë të oqeanit. 

Në se dëbora u qëndiste me lule të bardha, 

Festonit ulur, dhe fjollat  mbi trup i mbanit. 

  

O kullat e larta binjake, ju motra njujorkeze, 

Goditjen e përgjaktë ua falën mizorët, 

Drejt e në zemrën që u coptuan me hekur, 

Kraharori juaj villte zjarr, 

Dhimbja e rëndë akoma s’është mekur… 

  

Rënkonit bashkë me njerëzit teksa  binit, 

Rrëzoheshit në shpirtrat tanë të plagosur, 

Gulçonit, 

Kërkonit ndihmë dhe linit amanete, 

Ndër mijra mesazhe, përmes telefonit. 

  

Sirenat kujisnin pa fund rrugëve të qytetit, 

Vraponin të gjithë, zjarrfikës, policë, 

Doktorë, 

Nga vdekja të shpëtonin dy nuset binjake 

Me qefinin e vdekjes në dorë… 

  

I mbyllët sytë, u drodhët nga ijet, 

Përqafuar mes lotëve u zhytët, 

Si diejtë e shuar pa dritë e pa rreze, 

Se dritën dhe rrezet ju i bëtë memorie, 

O kullat  binjake, ju nuse njujorkeze…. 

Me pelqen shume, rrofsh Ketlina.

 

Bravo Franca!!!!!!

Hahaha nuk e kisha menu lidhjen. Thu te jete karma?

njerez ata, njerez keta , eshte e tmerrshme nga te dyja anet nuk ke cte thuash

po qe bie si ere karma bie ama  smiley

Allau kerkon kurban ! Eshte e shkruar qe do t ndodhte .

se keshtu ndodh perhere atje  kur ka kshu eveneimente ! Kush e shtyu vincin ? Si ka mundesi ndodhi me 11 Shtator ? 

Nuk me harrohet nje dite me pas. Femijet e Arabeve me biznese ne Ameriqi brohorisnin e talleshin me viktimat. Kishin biznese ne USA e prap gezonin renien e kullave binjake. Asnji paragjykim ....20 vjet ne Amerike e prap duartrokisnin MORTJEN, thjesht konstatim.

 

nuk po flasim per Palestinezet ne geto, ata kan te drejte te brohorasin. Po faktoj gjeneraten e dyte emigrante Arabe me prinder me biznese. Gjenerate qe nuk punon por le parate e mamit Arabe qe punon 18 ore ne dite per ate biznes ...me striper ku 20$ eshte hyrja e $12 pija...Heineken me shishe....pastaj i fut nje xhiro Brezi i dyte Tek meat market e grindet me gocen e shkrete pse oralja eshte $25  e Jo $20. Ne sabah zgjohet anti-amerikon e nuk pi kafe se eshte purist. Brezi pare ul kurrizin, kurse Brezi i dyte e i trete eshte i humbur. 

OK.

nuk po flasim per Palestinezet ne geto, ata kan te drejte te brohorasin.

Ky qendrim me duket shume racist.

nuk del gje ktu , pa provoje me ndonje link tjeter

Ka fillu me m'besdis ky komemorimi vjetor i nje tragjedie qe u keqperdor per te destabilizuar me qindra miljona njerez!  Me besdis ai 'atitudi' hakmarres qe mbart me vete shprehja e tej-perdorur "Never Forget".  Nje tragjedi qe pervec atyre 2000+ qe vdiqen tek kullat ka shkaktuar 5000+ ushtare amerikane, qindra mijra arab te vrare, e destabilizuar nje rrajon te tere.

Ka ardh koha me harru dhe me ec perpara. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).