Një vajzë me emrin Amel (Shpresa) lindi disa ditë më parë në Siri. Nëna e vajzës, Amira, ishte 9 muaj shtatëzënë dhe me tre fëmijë të tjerë kur banesa e tyre pranë Alepos u bombardua në datën 18 Shtator (sipas raportimeve, nga forca qeveritare). Të përgjakur dhe të tronditur, nëna e re dhe tre fëmijët përfunduan në spital. Aty mjekët panë se Amirës i dilte gjak nga barku dhe vendosën ta fusin menjëherë në sallë për lindje cezariane.

Kirurgët gjetën se një copëz predhe kishte hyrë brenda barkut të nënës dhe kishte goditur foshnjen në ballë. Amel lindi me plagën e predhës por e shëndetshme dhe tani është mjaft mirë. "Nuk e dimë nëse vajza i shpëtoi jetën nënës nga predha, apo nëse nëna shpëtoi vajzën" - thotë njëri nga mjekët për CNN, "por dimë se ky regjim djallëzor u përpoq t'i vriste të dyja."

9 Komente

tmerr , edhe "vrasin" mendjen c"ne keta njerez kaq brutale arrogante dhe te eger.

te lindesh me denimin e predhes ne koke , c'mund te prese kjo bote neser nga ky femi ??

Po pra, tamam. Ti Elba ke lindur pa predhe ne koke dhe shih c'nxjerr nga goja. C'mund te presesh nga keta te egrit qe lindin me predha...

per te ardh keq , rroft peshku smiley

tamam per te ardh keq. mire qe e kupton.

Shume e dhimbshme kjo! smiley

So sad, as ne bark nuk e mbron dot. E rendesishme qe kane shpetuar te dyja.

kshu ka then allahu - ca me i bo

Edhe ne lufte dhe e shpetun mjeket ...

Te ndodhte tek ne ,qe nuk jemi ne lufte ...do kishte ikur ne boten tjeter pa ardhur smiley

Kur shof emigrantet e luftes sirian dhe i krahasoj me shqipet qe moren anijet e trapat mbas 90 me vjen te qaj ...

as sa çereku i tyre nuk jemi as tani dhe jo me atehere ...

Merita e plerave 50 vjet +25 ...smiley

Jete te gjate zogut te vogel!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).