Koha për ta testuar atë mikpritjen e njohur shqiptare. Kanali i lajmeve Euronews flet sot për një itenerar të ri të migrantëve drejt Bashkimit Europian. Për shkak të të ftohtit që po vjen shpejt në kontinentin europian, pritet që refugjatët të shmangin udhëtimin përmes Serbisë dhe Hungarisë, për një rrugë më të ngrohtë nga Shqipëria në Kroaci. Euronews gjithashtu raporton mbi masat mikpritëse që po organizohen në qytetet bregdetare kroate për pritjen e mijëra njerëzve që i ikin luftës me plaçkat në shpinë.

31 Komente

Ne qafe nuk u bie njeri. Kjo eshte e sigurt. Andej as kaq nuk kane.

 EuroNews ? Hmmm

Nuk me duket si reklame mikpritjeje. Me teper me ngjan se po na e fut me lezet, duke u treguar miqve qe ktej nga ne eshte me ngrohte..

Po masat mikpritese qe po organizohen ne qytetet shqiptare?

Buke e krype e zemer. Vlora i ka gati gomonet ...

dihesh qe do arrinte ne kete pike...sepse po te kalojne tranzit nga Shqipnia e kane me te thjeshte me mar azilin ne Gjermani.

ama ç'ja fusin kot keta Euronews... pikerisht me ardhjen e dimrit, do te nderpritet edhe ardhja e emigranteve ne Evrope.  pasi ata  vijne fillimisht nga deti. Turqi-Greqi.. dhe deti ne dimer eshte me i ashper, me i serte,  veshtire te kalohet. as qe mendohet me ato gomonet e vogla qe perdorin masivisht ata..

emigrante do vijne,  por  shume.. shume me pak ne dimer.

Mos harro se ollredi i ke ndoca qindra mijera qe do vijne verdalle neper Europe per muaj, mbase edhe vite, derisa te zene vend ose t'i nxjerrin nga vendi.

ka edhe nga toka belul, s'eshte e thene vetem me gomone.

Me kujtoi vitet e lavdishme '90 kur trafiku ishte sheshit. Psh njehere isha ne trenin Tirane-Durres, duke kaluar nga njeri vagon ne tjetrin, dhe nje tip me kostum me kap nga menga e me thote: "Kishte ndonje polic te vagoni prej nga erdhe?" -- "Jo" i them me habi. "Pse pyet?" Pergjigja: "Kam nja dhjete kurde me vete ketu ne tren. Sa t'i hedh deri ne port." 

Ka eksperience ne kete pune : kurdet benin 3 rruge ne dite me avion Stamboll - Tirane ne kohet e lavdishme  Pastaj me ambulanca dhe furgne policie ne Vlore e pastaj me gomone ne Bari.

Ne fakt edhe Kroacia ngriti duar lart smiley duke thene se eshte plot, s'ka mo ven smiley

As ne kome...?

shqiperia nuk e ka per detyre ti prese.   thjesht ti lejoje te kalojne,bile edhe per kete te kerkoje ndonje fond nga be-ja ,sic bejne te tjeret.

as shqiptaret nuk i ka pritur kush ,bile jane ndjekur e torturuar.

 

S'jam dakord plako. Shqiptaret gjithmone i kane ndihmu te hujt. Nuk ka shqiptar qe te mos t'i jape buke te uriturve kur i kalojne ne dere te shtepise. Kjo eshte provu historikisht, nuk po flas idealizma kot.

Ashtu është. Shqiptarët u dhanë bukë e i ndihmuan ushtarët serbë kur u tërhoqën nëpërmjet Shqipërisë, vetëm 2 vjet pasi kishin bërë masakra çnjerëzore në ato anë, apo ndihma që iu dha grekëve kur erdhën në Shqipëri në Luftën e Dytë Botërore, megjithëse ishin po ata grekë që 20 vjet më parë i kishin masakruar barbarisht këta shqiptarë. 

Shqiptari gjithmonë ndihmon, e prandaj gjithmonë humbet. 

Eshte e gatshme qeveria t'i presi ? Ndonje plan ?

Mire se te vijne , ne shtepite e tyre po vijne , Qeveria e re Demokratike qe pritet te marre fuqine keto dite do beje cmos qe te vijojne nje jete me te mire se sa ce paten deri tani .

smiley

Ahaa...une kujtova se do kthenin tanet .

ncnc sa i keq je 

smiley

Ajo shigjeta që kanë vënë në hartë, kalon nga disa nga zonat më të ftohta të vendit, dhe emigrantëve do t'u duhet të ngjitin male me lartësi qindra metra, e të ecin nëpër rrugë malore ku nuk ka vend për ecje njerëzish. Në hartë Euronews-it i duket gjithçka rrafsh.

thashe per qeverine!   ti siguroje gjate  rruges,ti ndihmoje po paten nevoje,por te mos i mbaje ne shqiperi.

populli pastaj e ben vete punen e tij.nje cope buke i eshte dhene edhe hasmit..

megjithese une s'jam dakort qe nese ka nje sirian(apo cfardo qofte) pa buke dhe nje shqiptar, te ndihmojne njehere te huajin.

Ueee po ky qenka lajm i mire qe vala e sirianeve do kaloj nga shqiperia.....Vala i Sirianeve te na marri te gjithe   ata qe u shkolluan ne Siri , te na mari me vete edhe ate Imamin e Shkodres, Imam Sykari  a Sytari a si e ka emrin....., te na marri Amiret, te na mar dhe synetrit ne mendje te kokes nga dragostunja,sterniprat e dylberave te trekondshit bermudian EL-basan-Rrogozhin-Kavoj...dhe o burra yxhym te gjithe bashke azil ne gjermani .....hajer befshin ne gjermani..ishalla edhe parti politike bofshin ,edhe kryetarin Lizandr S do ua dergojme........Graven per arsye moshe do ua leme kryetar Nderi.....smiley

...

"Winter is coming"..White Walkers are coming...Game of Thrones smiley

me mir te vin se kshu behet shqiperia me e pasur. Te gjitha vendet qe kan pasur emigrant jan pasuruar

Vendet e Afrikës qendrore janë të mbushura me emigrantë, Kongo, Tanzania kanë me miliona refugjatë e emigrantë. Në vend që të pasuroheshin, janë varfëruar. Pakistani e Bangladeshi kanë me miliona emigrantë. Vende të varfëra. 

Po kaluan ketej, tu japim nje cope buke e te vazhdojne rrugen se ketu ska per ne jo per keta. Flitet shume per mikpritjen dhe ka te vertete ne ate qe thuhet, qe nje cope buke ua jep te gjitheve shqiptari, por eshte edhe nje pike tjeter qe duhet te kene parasysh.

Nese ndonje nga keta ben ndonje vjedhje a ndonje perdhunim sic ndodh neper lagjet afer kampeve ne gjermani, ne gjermani e zgjidh policia, ketu se parashikoj dot si do reagoje opinioni...

Nese ndonje nga keta ben ndonje vjedhje a ndonje perdhunim sic ndodh neper lagjet afer kampeve ne gjermani, ne gjermani e zgjidh policia, ketu se parashikoj dot si do reagoje opinioni...
Opinioni do reagoje me te njejten ashpersi qe denon shqiptaret ,do I zgjedhe deputete parlament.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).