Pa dhënë shpjegime sesi e ka siguruar këtë email, portali newsbomb.al i drejtuar nga Anila Basha e ka botuar sot të plotë. Sipas portalit, emaili është shkruar në muajin Mars nga Kryeministri Rama dhe u drejtohet ministrave të tij, por vetëm atyre që janë të Partisë Socialiste. Në email Rama shprehet kritik dhe i shqetësuar ndaj sjelljes së ministrave duke i quajtur arrogantë, madje duke e theksuar fjalën me gërma të mëdha disa herë.

Këtë hidhërim nga sa duket Kryeministri e ruan së brendshmi pasi publikisht është shprehur vijimësisht mbështetës dhe i kënaqur me ta. Nuk dihet se kush e ka "rrjedhur" këtë email për newsbomb, por koha kur ky mesazh në konfidencë del nuk duket e rastësishme. Peshku po e sjell të plotë këtë email, siç vijon:

Qysh ne fillim te kesaj aventure te perbashket dhe ne vijim ju kam folur sa kam mundur, mbase jo aq shpesh sa eshte dashur, per rrezikun numer 1 qe kercenon ecurine e punes tone: ARROGANCEN! Dhe jam munduar, mbase jo aq sa ka qene e mjaftueshme, t'ju sensibilizoj lidhur me faktin se e kunderta e ARROGANCES, modestia ne sjellje dhe sforcoja per te qene te begenisur me kedo, duke filluar nga maredheniet me njeri - tjetrin, pastaj me deputetet e me tutje, jo per nga rendesia, me njerezit e çdo kategorie, eshte arma e pazevendesueshme ne luften e jashtezakonshme me veshtiresite e ketij vendi e me merzine, lodhjen, stresin e njerezve...

Konstatoj me shqetesim, nje shqetesim qe ndjej se po kthehet ne hidherim, se po marrim pak nga pak po ne menyre te pandalshme tiparin e nje pushteti arrogant ne sjelljen me Tjetrin; e nje pushteti njerezish qe po i dorezohen lehtesise se reagimit ndaj veshtiresive duke e shprehur kete dorezim ne formen e vet primare qe eshte ARROGANCA, mosvemendja, paraqendeja, nervozizmi dhe rrjedhja e lire e marredhenieve me Tjetrin; e nje pushteti qe fatalisht po merr trajten turkoshake ne sjelljen e njerezve te vet me perfaqesues qe jeni ju, secili ju!

Arrogante me njeri - tjetrin ne te gjitha format e shprehjes se ketij tipari gerryes per pushtetin. Arrogante me deputetet qe jane kush jane dhe si jane, jane baza e pazevendesueshme per te ngritur punen tone te perditshme dhe per te realizuar objektivat afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata!

Arrogante me miletin, permbledhur ne kete koncept te gjithe pa perjashtim e pa ndryshim kategorish...

Reflektimi i kesaj arrogance ndjehet ne raportin me detyren fatkeqesisht, detyre qe nuk behet me pasionin e me kembenguljen e oreve te para, po gjithnje e me shume me rehatllekun e oreve te pasdites turke, nje lloj zhegu ku kane filluar te degjohen gerrhitje te rehatshme nen zhurmen e mizave.

Ndjehet reflektimi i kesaj arrogance ne raportin gjithnje e me turkoshak me kohen, ku stresit e pagjumesise se fillimit i'a ka lene vendin limontia rraskapitese e lodhjes prej kotesive, drekave, darkave, muhabeteve dhe, ruajna zot, vemendjes se shtuar per interesat e vogla.

Por me e keqja e te keqijave, kjo arrogance merr trajta te turpshme nen ju, pergjate linjave te piramides ku shkon duke u zgjeruar baza e sundimit otoman te arrogances se pushtetit te vogel te njerezve te vegjel mbi te tjeret pa dallim.

A ju ka munduar ndonjehere pyetja se ç'behet ne zyrat e tjera te ministrive ku hyni dhe takoni po ata tre - kater vete, te cilet jane jashte prezences suaj jo lidershipi po gjeneratori me i fuqishem i arrogances dhe idiotesise se verber te vetekenaqesise prej te qenit njerezit e besuar te ministrit a ministres?

Po pyetja se ç'behet me tej, ne godinat jashte barkut te pallatit te pushtetit tuaj, ku horrlleku ne sjellje dhe gerryerja e gjithandejme e pushtetit tone vijon perdite, çdo ore, ne çdo raport pune dhe mbi çdo pune per t'u bere e per t'u raportuar?

Ke pyesni ju, nese pyesni, per menyren se si ju shohin te tjeret dhe se si dukeni ne kryerjen e detyres suaj? Pyesni ata qe ju gjenden rrotull sa nga meraku i paditur i te afermve te perhershem e sa nga interesi i strukturuar ne skuthllekun e afrimitetit konjuktural dhe me te cilet merrni neper goje te tjeret, duke filluar nga njeri - tjetrin, duke dhene mendime te lira e te habitshme ne peshen e tyre negative qe pastaj marrin dhene neper Shqiperi? Apo pyesni ata qe punojne me ju te cilet jane me te paret qe ju bejne cope dhe shpesh me te drejte, kur u qellon te flasin per menyren e drejtimit tuaj ne rrethe te ndryshme?

E pra, mesojeni perpara se sa te behet vone sepse se shpejti do jete vone, qe une nuk bashkejetoj dot me kete situate dhe nuk i honeps dot me reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerezit, qe nga shqiptaret e deri tek nderkombetaret qe kane nisur te bejne humor me ARROGANCEN tuaj! Dhe nuk honeps dot me as qe porosite e mia ne kete drejtim te merren si pjese e merzitshme e te qenit ne nje klase ku fjalet e zyshes i merr era!...

Me siguri qe secili apo secila prej jush thote me vete tani po me mua ç'ka ky qe me ka futur ne letermarresit e ketij mesazhi(?), por perpara se sa te gjeni veten ne keto radhe mundohuni te gjeni thelbin e ketij shqetesimi shume serioz qe afekton imazhin, sjelljen dhe performancen e skuadres sone. Sepse une nuk shoh asnjerin prej jush si nje individ e aq, po secilin prej jush si lojtar te nje skuadre qe e kam zgjedhur per te ndryshuar Shqiperine duke filluar nga ndryshimi i kultures se drejtimit, i sjelljes ne drejtim, i seriozitetit per gjerat e "vogla" qe ne fakt jane guret e themelit per te bere te medhate!

Nuk pres pergjigje, po reflektim te thelle permes nje ndryshimi radikal te sjelljes dhe nje pastrimi te sameshpejtshem te pasqyres ku po deformohet dita - dites profili i qeverise sone si rezultat i renies ne batakun e vetemjaftueshmerise idiote qe i mbyt qeverite nga brenda; nga brenda zemres se çdo ministri; nga brenda trurit te çdo pjesetari te ekuipazhit drejtimhumbur; nga brenda kabinave te institucioneve qe vuajne peshen e ujit te futur ne zemer e ne tru per se pari!

Merreni kete mesazh si nje S.O.S jo si nje sosje te durimit tim prej ndonje a disa arsyeve te pathena me lart sepse te tilla ju siguroj qe nuk ka.

Kjo qeveri ka vetem nje armik dhe ky armik eshte turku qe jeton brenda secilit prej jush, o mbyteni o pergatituni per te lene anijen!!!

60 Komente

Ku i pe ARROGANTET ti? Kto kan nga tre rroga smiley

Kjo qeveri ka vetem nje armik dhe ky armik eshte turku qe jeton brenda secilit prej jush, o mbyteni o pergatituni per te lene anijen!!!

 

ore ça po thote ky letrari ne fakt, se ka perdor shume metafora.. dmth, anija po mbytet..?!.smiley

mu si leter  lamtumire kjo..smiley   vehtes mer, vehtes duhet tia dergoje kete email  per ''Arrogancen''.

E kishe bo elaq me i teme tjeter! Jo jep doreheqje, jo kshu e, jo ashtu e. Cik gjo dmth nga Murati i modh i Bashajve. smiley 

jo mo ca helaq.. kot muhabet  peshku...

ama asaj qe duhet te jap dorehqje i permbahem !.smiley   shiko,  eshte pergjegjes ky per ata kriminelat qe ka zgjedhur vet per deputete.  tashi nese ishte 1 apo dy,  do tja benim hallall. gjera qe ndodhin.. po u bene shume (mos harro Roshera kryebashkiake e Komunare).  pra tashi qe bomba i plasi, duhet te marr pergjegjesine qe i takon  si trajnier, kapiten ,drejtor, president, CEO , krymeinister.. etj..smiley

Kjo qeveri ka vetem nje armik dhe ky armik eshte turku qe jeton brenda secilit prej jush, o mbyteni o pergatituni per te lene anijen!!!

 

smileysmileysmileysmileysmiley  EDI RAMA  

Në fakt duhet hequr dorë nga përdorimi fjalës TURK sepse është racizëm më shumë se sa përcaktim. Përdorni Fjalën Otomanllëk që ka si specifikë dembelizmin dhe mburrjen me vetveten në Post me reform të ngadalta e shtypje me arrogancë të kundërshtimit në një Perandori , e jo në një Shtet !

Email edhe mund të besohet për "gjuhën " e shprehur . Por mund të jetë edhe i " trukuar " me shtesa e prapashtesa llapaqenësh . Praktika tregon se Rama nuk ka çfaqur SOS-e të tilla në mexhlis pas Ismailit .

Fundja nuk ka pse trëmbet në se me vërtetë ka kostatime SOS-i . Mos deklaro " nuk ka ndryshime në Qeveri " po thuj ashtu si për Krimin .

Askush nuk mund të bashkëjetoj me PS siç bashkëjetojnë Hajdutët , Arrogantët dhe Banditët me Postin   te " fortë-ve " në strukturat e PD-hit

Qeka lajm.Bombë nga Gëlbazat e zakonëshme të Shtypit Gëlbazë smiley ​mbushur me analë .Padashje kanë nxjerr edhe "vajmedet-in" e famshëm që përdor sali Qnefi keci Lulthim dhe ja Kaçi i Zi ...si mamuth smiley

Nuk pres pergjigje, po reflektim te thelle permes nje ndryshimi radikal te sjelljes

 

smiley

Keto letrat jane nga sto qe dalin me stil, kur "udheheqesi" rri gju me gju me popullin.

tip Obama kur vete ha hamburger te Luismi, apo Enverua kur thoshte:

"na more Suloo...mbaje ate mut maqine te takojme popullin ne arë!!"

Kultura e punes/sjelljes ne nje organizate diktohet  nga drejtuesi. Ato gjera qe vlereson ai, ato sjellje qe shpalos, ato kopjojne vartesit e tij direkt e deri tek punetori i linjes se pare. 

Dekurajimi ne nivele te tilla rralle ka te beje me individin.

E pra, mesojeni perpara se sa te behet vone sepse se shpejti do jete vone, qe une nuk bashkejetoj dot me kete situate dhe nuk i honeps dot me reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerezit, qe nga shqiptaret e deri tek nderkombetaret qe kane nisur te bejne humor me ARROGANCEN tuaj! Dhe nuk honeps dot me as qe porosite e mia ne kete drejtim te merren si pjese e merzitshme e te qenit ne nje klase ku fjalet e zyshes i merr era!...

 

Kshu pra , derri do plumb !!!

Ka shkruar si lider i rajonit. 

Eh kot si thone uji del I kulluar larte po turbullohet poshte.shoku enver nuk I dinte keto gjera .smiley

Uji buron i paster, por turbullohet rruges.

Mos e ka patur kete letren per Mirela Shqinen ky ? Po mua si e dashur me publikun me duket ! Per koleget se di. Mase i ka nel kunj qe nga ajo puna e pashkeve qe festohen per krishtlindje. Mase , mase.

Eshte I dashur me populin I rrepte me armiqtesmiley

Edi eshte shtepimi i Shqiperise. Zoti e ndihmohte komandantin. Ky i shkreti tamam si Salija athere nuk e dinte ca zullumesh benin ata poshte. Prandaj doli ajo shprehja "Sala eshte si eshte po te pakten nuk vjedh ama" smiley

Ky e-maili eshte derguar ne mars dhe mua nuk me duket se ka ndryshuar ndonje gje e mgjth Rama tha s'ka ndryshime e shume te mire jane. Domethene eshte thjesht nje diversion sa me mbajt bagetine me shprese se do ndryshoje dicka.

Kryeminister i dobet !

C` i duhet publikut ,  letrat elektronike drejtuar ministrave ?!!!! 

Me ne fund nje E-mail i Hapur. Se na vdiqen Letrat e Hapura!

Edhe keta gazetaret shqiptare shume reklame I bejne ketij pafillos.me beri pershtypje dje deklarata e Rames per ndeshjen vinte para asaj te de biazit e lojtareve.

Pa he i here qa te bani pershtypje?

Lum ju qe e shikoni ne TV 24/7 smiley

Opo mire, po qer te bani pershtypje te deklarata e futbollit s'na e the.

Qa te bani ke dashur te thuash cfare te bani.

ajo qe me beri pershtypje ishte c'pune ka km me nje ndeshje futbolli e pse duhet te dale surrati I km si fandi spathi kudo edhe me gjera qe s'kane te bejne me politiken.

Ky Km ka qene nje sportist i komtares shqiptare ne raskosh dhe vetem per 2 vjet i ka dhene futbollit 25 milione euro per dy stadiume. Per kaq sa ka ba i takon me thane nje fjali per i neshje futbolli. Kur flet per futboll dhe ai hapmadhi me gjunj te perthym, mos nelte njeri pa fol!

P.S. Mos ke qene ne Shqipri dhe ke pire gje G.I.A. Vital ?

Na ca bythen me kshu skorpjonlliqesh Edo, them une! 

Ate Salen dhe rracen e vet kur do e cosh ke veni, ate na thuj ti ne, se gjaku i atynve iku treti si shurre e pules. 

Po jo, hap krahun la' se s'ka shume kohe. 

Kshu, kshu...

Nderroi mo. Ve ca gjerman e anglez per ministra. Poplli dakort esht se ka nigju portolallin "nuk bohet shqipria me shqiptar" edhe kta qe rrin jasht dakort i ke se u revoltun nga qeleshet e tifozeve.

gjithnje e me shume me rehatllekun e oreve te pasdites turke

raportin gjithnje e me turkoshak me kohen

linjave te piramides ku shkon duke u zgjeruar baza e sundimit otoman 

Kjo qeveri ka vetem nje armik dhe ky armik eshte turku qe jeton brenda secilit prej jush

Hear hear.

Edo, nuk ke shonc. Me turqënin që rri galic ndër ne, gjallë në bot jo. M'vje keq. M'vje sinqerisht keq. Por më vje edhe mirë që të pakten dul dikush që e tha sic duhet gjënë, edhe pse fjalët do i marri era e shtatorit. Fuck hope!

Sikur e dija qe do beje kete koment ti emigrant.

Por a nuk te duket se fshehja pas turkut eshte nje vete-disfate e kryeministrit? Ai ua servir ne tepsi sermi ministrave te vet justifikimin per arrogancen e paaftesine e tyre: turkun qe kane perbrenda. E si mund te pretendoje Rama qe ministrat e vartesit e tij ta mposhtin kaq kollaj turkun 500 vjecar ne karakterin e tyre? Po kjo eshte dicka e pamundur zotri, kshu jena rrit, kto zakone kena, mos na bi ne qaf kot tani...

Do kish qene nje email shume me efikas pa keto traplliqet me turq e turkoshake, e te kish qene me teper nje ultimatum i tipit: get your shit together or I'll fire your arrogant ass...  

Mos ja luj turkun armirit!

Ka c'ka turku por pa turk nuk do kishim sot as hamame, as cesma, as imam bajalldi, dhe as armir! 

Pertova me lexu zbulimet e Aniles, por sa per ate vete, ajo eshte nje sex Bombe! Sinqerisht e deshiroj.  smiley

Ore nuk perton Rama me i sha nga ropt ata qe mendon se po e dhjesin po he...nuk eshte email ky por Leter ( lexo email) me spond nga Fyhreri per masat

Rrofsh Edvin o sa malet tona....

Skizofreni delirante semundja!

Nga Stambolli vjen fermani
Amani o shoke amani
Rruhuni nga jatagani
Shtroni sumen e mos bzani
Ka fol Edi djale azgani.

Ky e-mail te tremb, eshte si ai qe e di qe e ka fatin e zi po nuk  e ndjen deri sa ti hapet plaga dhe ti jape dhimbje .

Rama e ka qare letren , po kembanat kam frike se do bien ne vesh te shurdhet perseri ashtu sikurse deri tani

Si ka mundesi nje komb ne mes te Europes kaq injorant ?

Nga se shkaktohet arroganca brutaliteti, dhuna kafsheria,  anti-humaneria  mes nje tradite mikpritjeje kontrapedale.

na cmendet smiley

ca te boj Edi shkret. per t'i vra, s'i vret dot (kush esht burre nuk derdh lot, por gjak turku). menebarem te boj naj dore tavell, se ate e qajn turqit. i shef kta turqit ktu qe shkrujn? gjith diten me zara ne dore i imagjinoj smiley

i shof  smiley  , bile nuk habitesh me  tek i sheh mes" sarkazmash " dhe "standartesh" .

autogol

1 me xero presor ( per  turqit ) smiley

E kaloi fajin direkt nga Saliu te turqit. Zogun dhe Enverin nuk i fajëson dot I shkreti.

Kushedi ça e ka kap inoti atdite me nonjonen aty qi do ket ly buzt me tkuqe smiley

     Hajde mergate hajde! C'fare opinione te kopetences dhe te stilit me te larte te edukates qytetare, te atyre qe iken ....per te ndryshuar! 

    Turp ore per keto reflektime injorantesh, per nje veprim te atij qe qeveris, i cili, ka shqetesimin qe korpusi i tij te ndroje kurs, sepse po shfaqin arrogancen ndaj te qeverisurve prej ketij korpusi dhe eshte pikerisht kryeqeverisesi i pergjegjshem, qe i paralajmeron.Per tu tallur? Dhe nga kush ...pa ! 

   Mund te  kritikohet, bile edhe shahet per shume veprime, nga opinioniste serioze e aspak qaqarone, por kurrsesi per kete veprim.Por ky blog ka kohe qe po tregon vehten ...si panteoni i qaqaroneve !

Asnje opinione me buke, serioz, prej te shkolluarish, perendimore, qe shqiptari ketu te mund te thoshte: " Coc mesuan ..! " Imitime te shemtuara te Cekes ...! 

Po jo mor zotni Grava, se arrogance eshte psh te thush qe emigrantet jane shqiptare greqie psh, e shume te tjera, si psh mbrojtja me parzmore e kriminelave ne PS etj, si psh arroganca me z. Ben Blushi apo oponencien. Po arrogance eshte edhe llustra, edhe tamtami, edhe bumbumi psh. 

Tashi se pse e perplas tabakane ky nuk do shkollat tona po me shume gjasa do shkolle partie tia vjelesh kuptimin hardhive te harlisura te gjergj dimitrovit.

i fiqo, me e mira eshte ta lexoshe me kujdes shprehjen e tjetrit dhe kontekstin e saj..Se ndryshe thoni jo te tjetrit por midene tende.Sepse arroganca ...nuk ka asnje lidhje me kuptimin qe i jepni ju,erfshire edhe " emigrantet jane shqiptare greqi" E shumta mund te mos jete e vertete, ose genjeshter, por jo arrogance.Por kur emograntet jane me shpi e pune ose dhe te papune Greqie, Italie, apo Gjermanie, tregon thjesht nje vendndodhje, ose vektorin kur ata levizin, por arrogancen ku e pe xhanem ? Edhe llustra , edhe tamtami edhe bumbumi nuk perfshihet asnjeri tek arroganca.Rama eshte vete arrogant, por ne asnjeren prej ketyre kategorive qe ju keni " vjele " prej nje sort rrushi, krejt te papjekur te Ish Nb Gjergj Dimitrovit. 

  Lere te piqet se nga ky lloj rrushi vec uthulles safi, kurrgje nuk ...jep kazani ! 

   Mund te  kritikohet, bile edhe shahet per shume veprime, nga opinioniste serioze e aspak qaqarone, por kurrsesi per kete veprim.Por ky blog ka kohe qe po tregon vehten ...si panteoni i qaqaroneve !

Z. Grave, jemi dakord qe kryeministri, siç ka te drejten kushtetuese te perzgjedhe kabinetin e tij, ka dhe te drejte ta ndryshoje; nuk eshte e thene te prese doreheqjen e njerit apo tjetrit. 

Persa i perket arrogances, jemi dakord gjithashtu qe ne do leshohet kritika, behet mire te fillohet nga vetja sepse pikerisht ky kryeminister qe akuzon te tjeret per arrogance, pikerisht ky turperon veten dhe shqiptaret ne samite nderkombetare. Eshte i njejti qe me se fundmi luante rolin e analistit politik duke keshilluar BE-ne per ndryshim te strategjise ndaj Ballkanit, eshte po ky qe kercenonte duke paralajmeruar ekstremizmin islamik ne rritje, per te mos harruar ate qe permend Ifiqo me lart. 

Nese kryeministri kerkon te siguroje besimin e qytetareve, eshte e nenkuptuar ta beje nepermjet veprave, jo dhenjes se pershtypjes. Ky e-mail eshte fyerje e inteligjences se qytetarit; manipulim mediatik e asgje me shume. 

jardine , me lexo me larte se pikerisht ky eshte thelbi i asaj qe une gjej tek mesazhi i Edi Rames ! dhe me dy fjale, qe populli i ka thene vlen ta kategorizojme 

" Shan i dhj ...te permjeret ..! "

   Nuk kan njohur qeverisjet e ketij shteti qeverises me arrogant se Edi Ramen...Por tek e maili, formulimi brilant i tij, tek qellimi, ose shqetesimi nuk mund te gjejme vend per ta share...! Mu me shqetesojne opininet qesharake dhe aspak reflektime te asaj qe lexojne ...!

Me perpjekje por gjerat po shkojne ne drejtimin e duhur.pas doreheqjes se ndokes e prenges per aktivetet kriminal deputeti i rradhes ne liste qe duhet ti zevendesoje  qenka ne burg per fallsifikim dokumentesh.it gets better and better smiley

I pari qe duhet te lere ate varke je ti Edvin dhekete e di ti shume mire!

Ja ka fut Blushi. Vetem Edit i boni 120 pytje. Edi me 17 ministra vetem 5 pytje ka bo. 

flasim nesër për më tepër, por këto orë që kanë mbetur bëj më pak orë gjumë dhe mendo ku ke gabuar, çfare nuk bëre mirë e çdo bësh për të riparuar në qoftë se mundesh”.

Ever had a conversation
That you realise you've had before
Isn't it strange

Have you ever talked to someone
And you feel you know what's coming next
It feels pre-arranged

'Cause you know that you've heard it before
And you feel that this moment in time is surreal
'Cause you know when you feel deja-vu
 

smiley

Nuk e di sa te vertete dhe sa PR ka kjo leter, por ne vetvete eshte e bukur edhe pse Rama nuk me duket se eshte personi me i duhur per te predikuar kundra arrogances.

Me pelqen se pari qe ka vene theksin tek mentaliteti Otoman, (Otoman dhe jo Turk lale se i ke partnere te rendesishem Turqit e sotem). Mentaliteti Otoman ka krijuar modelin e babait abuzues ne politiken shqiptare. Per mua lidershipi i nje vendi duhet te kete patjeter nje qasje aterore kundrejt komunitetit qe i ka vene ne krye qe t'i drejtoje. Otomanizmi, islamizmi dhe orientalizmi fatkeqesisht na kane lene si trashegimine me te keqe liderin pedofil, ose babin abuzues dhe kjo duhet luftuar me shume force nqs. duam te shkojme drejt Europes dhe jo drejt Gadishullit Arabik.

Problemi eshte qe vete Rama hera heres pasqyron te njejtin model nepermjet poltikave qe promuovon. Merr psh kete: "Penalitetet, Rama:100 milionë gjobë nëse kapim inveentare të trukuara". Po a ka bythe kjo? Ca babai je ti?! Ti do qe ky te kuptoje gabimin e te permiresohet apo do qe ta zhysesh kur e di shume mire qe eshte nje sistem i tere qe bazohet ne evazion?! Nqs. ke per zemer mbarevajtjen dhe zhvillimin e biznesit duhet minimalisht ta paralajmerosh ne kontrollin e pare qe do te behet. Ne kontrollin e dyte pastaj, nqs. ky vazhdon me te njejten kenge atehere i bie krese. E thjeshte fare.

Pastaj ca eshte kjo?

Ndjehet reflektimi i kesaj arrogance ne raportin gjithnje e me turkoshak me kohen, ku stresit e pagjumesise se fillimit i'a ka lene vendin limontia rraskapitese e lodhjes prej kotesive, drekave, darkave, muhabeteve dhe, ruajna zot, vemendjes se shtuar per interesat e vogla.

Z. Rama, une dua qe ministrat te jene sa me te clodhur e te fresket ne aspektin psiko-fizik ndersa menaxhojne punet e komunitetit. Nuk dua qe te jene te stresuar dhe te pagjume. Nuk eshte zotesi kjo. Kjo eshte pa aftesi. Mos i fut kot stresin robve se iu ul produktivitetin. Punet pa stres behen vetem fale organizimit te mire, menaxhimit te mire dhe sigurisht edhe aftesise e kompetencave per te kryer ate pune.

Tani e lexova ket e-mail. Mua nuk me duket si stili i Rames, pavaresisht autorit anonim qe eshte perpjekur ta imitoje. Urgjentisht, prokuroria te hetoje per kete krim dhe ta filloje me Anilen, ndoshta e ka hak kaushin.

shume e cuditshme kjo dalja e ketij e-mail-t ne publik. Fergusoni ishte manaxheri me i mire qe ka pasur ndonjehere Premier Liga. nje veti e tij shume e rendesishme:  kurre nuk i kritikonte lojtaret e ekipit ne publik. edhe pse ne dhomat e xhveshjes i qellonte me kepuce.

 

Po nese Palloshi ka vene re shenja arrogance dhe vegjetimi tek ministrat dhe nenpunesit e tij, le ti nderroje. pse nuk i nderron, qe te zene mend edhe te tjeret. 

Pse i thua Pallosh Edi Rames? smiley

Ngaqe eshte I gjate si pallosh. I gjate - o pallosh u thonin dikur. Lol

Palloshin Pjer, duhet ta vesh ne dijenei per VQ, sa me shpejt . Ti japesh nje dore, mos te rreshqasi ne gabime ! smiley 

te thuadh  turku,  albanesi , italiani apo gjermani nuk eshte gje tjeter vemem se racizem... kemi nje kryeminister rracist

...ka dal urdheri i Beledijes me lagsumun tre here ne dite para dyqanit

Yp Xhibi eshte e digjueshme dhe si duket ka marre pushim te gjate .Po sh Gjembi duhet te rrije , te ndricoje pak sholoket se po tentojne kush e kush me shume te dale i pare ne Derstile.

Xhibole , lexoi me qetesi te shikosh rezultatin e punes tende se si rrahin Uje ne Havan .Prandaj te thoja e nderuar Xhibole -Xhibile , Derstiles mbaju Fort , mos tento te vish me mend ketu . Se ja se si ndodh ...dhe ujet shkon dem dhe leshi nuk lahet , nuk kemi as te bardhe pa le Lesh qe ndricon . Por edhe kalamajt e Pallatit si prof medemek smiley vijne verdalle duke terheq fijet e Leshit e bejne lemsha si Tope . Dhe keshtu.... tangerlleku ne maje kush eshte me shume Derstilist per te shtjelluar e lene komente aty smiley

​Per arrogancen

​Ku e sheh nonjoni Arrogancen ne pushtetin ekzekutiv qe bazen e Funksionimit ka " Arrogancen " ?

Per Imailin ..

​Pse ju desh Aniles ne se eshte i vertet ta verviste si " Bomba Gjiri " sa na krheu te vergjet... hanko moj ..Lojte sholoket  nga iFiqiri ... Dhe nuk po merret vesh pse i japin udhezime Edit te drejtoje me mire kur babasqapi i pari Kopese thote "Revolucion "

​Ps ..Jo iFiqua yne teper i nderuar smiley

Shqipëria ka aktualisht sipas INSTAT mbi 220 mijë të papunë një pjesë e mirë e të cilëve janë të papunë afatgjatë. Papunësia nisi të rritej veçanërisht pas tremujorit të parë të vitit 2013, dhe nga nivelet 13 për qind që ishte në atë kohë arriti deri në 18.5 për qind në fillim të vitit të kaluar. Pas këtij piku, niveli i papunësisë ka ardhur në rënie, por sërish shifra mbetet në nivelet të larta.

 

U desh vetem nje vit qe socialistet, nen drejtimin e Edi Rames, ta rrisnin papunesine nga 13% ne 18.5 % dhe keto jane shifrat zyrtare, qe publikohen nga INSTATI.

Por mos u merzisni 300000 vende te reja pune, do hapen mandatin e trete, nderkohe 600000 te tjere do e kene humbur punen. Ky ju hakerohet ministrave, sikur ata nuk ishin zgjedhja e tij, vetem te shpetoje lekuren e tij.
 

Defiçiti i të ardhurave totale ndaj planit fillestar të buxhetit arriti në 15.3 miliardë lekë në fund të tetëmujorit. Të dhënat e fundit zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se gushti ka qenë një tjetër muaji me ecuri të dobët në mbledhjen e të ardhurave.

A mor Berishe mor Berishe, ti je fajtori dhe per Gushtin e 2015

Aksioni kundër informalitetit, arrestohen 2 berberë në Tiranë

smileysmileysmiley

​Une e dija qe punet nuk venin mire, per shkak te informalitetit te berberave, por thashe le te presim rilindasit te vine ne pushtet. Por keta berberat i inkurajoi Berisha te jene informale. Ne fakt Edi Rama, pasi pati sukses te plote tu ruante leshte informaleve te vertete, tani ju pret leshte berberave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).