Janë ca lule të egra që po t'i mbash një javë varur me kokëposhtë thahen, por ruajnë format dhe ngjyrat për gati një vit ndaj mund të shërbejnë si dekorim praktik. Duhet shtuar se këto lule janë dhe të bukura, në mënyrën e tyre. Bleva një buqetë të tillë një ditë dhe me të në dorë u sorrollata për ca blerje të vogla. Në fund mbërrij tek mishi. Porosis ca kofshë pule dhe miku im kasap mi bën gati. Duke prerë pulat më sheh lulet. "Lule të thata, unë nuk i fus në shtëpi. Janë si një gjë e vdekur." Kaq tha kasapi, por ishte boll për të më futur xixat. Se, ka njerëz që aq duan të dëgjojnë dhe u bëhet fiksim. Unë me raste bëj pjesë te këta njerëz. "Bobo, edhe me "Lulet e vdekura", do merrem tani? Me tersin që sjellin këto lule "...gjë e vdekur." në shtëpi?"

Për fat mu kujtuan herbariumet, koleksionet tona të luleve efektivisht të vdekura. Pastaj kabineti i biologjisë me flutura e kafshë të balsamosura, dhe u qetësova. Kabineti i biologjisë ishte cepi më interesant i shkollës. Nuk mund të jetë kaq e tmerrshme të mbash lule të thata në shtëpi! Pastaj ky që thotë që është keq të mbash lule të thata, a nuk punon çdo ditë i rrethuar nga kadavra kafshësh të vrara? Ca rrjepur e shtrirë, ca varur në çengel? Këtij nuk i ka sjellë ndonjë ters të dukshëm puna me kafshë të vdekura, gjithë ditën mes pulash pa kokë që njerëzit vijnë t'i blejnë dhe t'i hanë. Po fiksimet janë shumë të këqija, apo jo? Ende nuk kam vendosur çfarë do bëj me lulet.

39 Komente

Hidhi me mire dhe mbaj lule te fresketa. Keshtu shpeton edhe nga xixat. Krahasimi me kasapin nuk qendron shume, se ai nuk i mban kafshet e therura ne shtepi. Po do paralelizem me kasapin, hap nje dyqan "lulesh te vdekura".

Perderisa te duken te bukura e te japin ndjesi te mire, pse t'i hedhesh. smiley 

lulet e thata jane shume te bukura dhe perdoren shume edhe ne itali per dekorim shtepie,jane lulet ertificiale ato qe nuk perdoren me qe dhe sipas shijes time personale jane te shpifura

gjithe problemi i luleve te thata eshte se thithin pluhur dhe nuk e kam idene se si mund te pastrohen nga pluhuri 

une i kam blere disa here dhe mbas pak kohesh i kam hedhur nga frika e pluhurit qe kane siper

Sipas eksperiences time, pak ajrosje jashte shtepise, nje shkundje te lehte, si dhe t'ua nderrosh vendin ku i le zakonisht, jo vetem qe funksionon mjaftueshem kunder pluhurit por edhe u jep nje freski, energji te re. 

Shkoji idese se blerjes te Luleve deri ne fund Blendo , i bleve qe ti varesh ne mur , vari , tu merziten ne mur , hiqi , se mos do shohim gje ne se ca bo ti me lulet , vetem nga ballkoni mos i flak se ha gjobe , mos bli me kofsha pule , u bone 5 vjet neper Televizione dhe akoma me kofsha pule smiley , yll Bleona , qerrata sja ndaje syte , ske faj smiley

smiley

le ate po ka lezet, bleona  merr guximin  e shan ardian canin : idiot"  jo po qe ta dije lek plepi se konkurenca eshte shtuar

...se këtej nga anët tona, lulet i hanë gomerët!

Caj mali. 

Nese jane si keto ne foto (lavando, tipike te Provences ne France), mbaji se jane aromatike. Madje mund te futen ne qeska te vogla stofi (pambuk ose lino) dhe varen ne dollap te rrobave ose futen ne sirtare per arome te mire. Une i kam te mbjella edhe ne kopsht, love them.

Blend, tek kasapi bli mish,jo mend.

+1

po gjahtaret qe mbajne fazan te ballsamosur ne shtepi apo arinj bere si pete ne vend te qilimit, shtrijne kembet mbi lekuren e bute nderkoh ariu me goje hapur te shikon ne kokordhok te syrit, çi gjeti mo Blendi..?.smiley

aaaa vdiqa per te gjetur nje lekure origjinale zebre, por pa koke. 

ndersa une per dy koka kaprolli me brire te gjata e te degezuara.. du la ti ve mbi dere.

Apo s'jane ato briret yll per te var sutjena dhe corape

Pagu per balsamosje dhe dergese? smiley Edhe nje jave dhe troket sezoni ketej. 

Derri i eger e pati resk fundjaven e kaluar. smiley 200kg.

Se kisha degju ndonjehere kete. Kasap skeptic. Budalliqe. Mi jep mua ato lulet! 

Me budallalliqe si kto eshte mbushur plot njerezia tashme andej. Si puna e majmuneve qe varin para  shtepiave. Simptome e marshit indietro te kohes.  Bej cudi qe i paska vene veshin dhe e ka sjelle deri ketu.

Cfare delikatese kasapi?! Mesatarisht ajo delikatesa tipike shqiptare per t'u futur ne jeten e tjetrit duke shkallmuar deren dhe rrjedhimisht per t'i care trapin.

Une do t'i mbaja lulet dhe heren tjeter kur te shkoja tek kasapi do t'i kendoja kengen: "Macja le te lahet, prape do te thahet, gjeli te kendoje sa here te doje..." ecetera, ecetera...

Keto "pune" jane me prove. Verej me kujdes keto dite, po te eci mbaji, po s'te eci hidhi. 

s'ka lidhje me shqetesimin e temes, po ka lidhje me lulet. Nje nga kalendaret qe kam, me teme lulesh, e shoqeron cdonjeren me theniet e dikujt per to. Per lavandulat paskemi William Wordsworth me : The flower that smells the sweetest is the shy and the lowly. Me tutje vjen Frojdi me trendafilat: Flowers are restful to look at. They have neither emotions nor conflits. I guess i learned smth smileysmiley

 

paskam thene "shqetesimin e temes"

Situata eshte totalisht letrare, zoologjia kunder botanise, kasapi si autoritet i vdekjes, kthimi ne femijeri per t'i shpetuar ankthit. Punoje dhe nje here, beje tregim.

vej bast: ketu ka materjal per dramen e Fotaqit..

Zoologjia tregohet ca driteshkurter kunder botanise, se pa kete te fundit, kasapit s'i mbetet gje tjeter vec te mos japi fare kupona tatimore, e te haje dhe burgun, ku do gjeje ato lulet varur ne mur. 

Po te fusim kuponin krijojme cast komik qe cliron ankthin para kohe ne nje shkrim qe ne fokus ka rendin simbolik dhe per nje cast te kujton te gjitha poezite paralajmeruese per lulet qe vyshken (ketu kasapi i ngjan me shume Fotaqit dhe nje kasap tirons me emrin Fotaq eshte blasfemi me e madhe se ajo e Belulit qe Fotaq quan nje tepelens), megjithese qellimi i pandergjegjshem i shkrimit eshte detyrimisht kurbani si afatshtyres i vdekjes, apo fete abrahamike ne kontrast me budizmin, fjala vjen, qe edhe tek lulja e keputur sheh kurban.

Tashti Fotaqi mund te jete dhe refugjat Sirie, i maskuar per te provuar "ujrat" Albaneze. Si variant rezerve dmth, nqs Merkel del kunder feve abrahamike e jo te tilla, ndersa shqipot mund te kene nenshtrese budizmi, te provuar apo jo nga testi luleve ne fjale. 

Me keto muhabete stofi na doli vend dhe per terziun, i cili mund edhe te quhet Fotaq, dreqi e mori.

Gje qe do sqarohet nga haberet e ardheshme te OSBE-se, qe do u beje rikoshet Deutsche Welle.

vajti si "Blendi te kasapi", i thone ketij muhabeti, qe kerkon lule, por me kot se ne ate vend lulet i hane veç gomeret..

po nejse.. kasap tirons i (pa)vjeter me emer Fotaq (shqip Fotaq eshte si Dritero) nuk eshte asgje. rastesisht degjova nga nje e njohur, tiranse, qe rrobaqepsin e saj tirons e quajne Abaz. e qe thua ti: stilist me emer Abaz, skisha degjuar ndonjeher..smiley

e qe ta ngjac muhabetin, ky Abazi (shkurt i therrasin Bazi) tha kjo, eshte shume i kujdeshem kur merr masat apo kur u ben prova klienteve, se mos prek padashje ndonje nga organet e kercyera femrore.. mirepo kjo e ben situaten paksa irrituese, te lodhshme.. dhe keshtu njehere kjo, e lodhur nga nje prove e gjate dhe e mundimshme shpertheu: "po futi duart o Bazii, se na çmende.."..smiley

Merpo nxemje kam bere sa plasa une ... dhe golat te bukur i bej, iu pergjigj Bazi.smiley 

Ende nuk kam vendosur cfar do bej me lulet!!! Kush tha, vete dilema eshte zgjidhja! Ne kete rast e ke kthyer ish-zgjidhjen ne perfundim, cfare i bie tani pas dilemes, se perfundimin e ke marre per zgjidhje! Per ta hequr kete mekat (ne fakt eshte turp, por te pranosh turpin, eshte akoma me turp), kujto dhe nje here biologjine, ilacet, artin me lule te bukura te thara dhe mbush nje gote vere. Lulet do te duken shume te bukura dhe do kthehesh ne gjendjen e pare. Kjo ishte zgjidhja! -do qellosh (imagjinerisht, te pakten) veten me shpulle.

Simbas Feng-Shuit, lulet e thara e kanë humbur jetën dhe nuk e favorizojnë qarkullimin e energjisë pozitive nëpër shtëpi. Hudhi! -thotë.

 

Ene trondafili thahet shume lezetshem. Une kom nji qe ma ka dhuru Patti Smith ne koncert para 2-3 vjetesh ene ka nejt shume mire (shperndau nje tufe ajo nuk me dha vetem mu te kuptohena). Po pavaresisht vleres specifike te ketij trondafili per mu, trondafila te thate kom pas majte ene mo perpara.

Sidoqofte s'e mura vesh se si nga nje koment letrar i Tepros perfundoje muhabeti te deshira e Belulit per tu bo rrobaqeps qe fut duret dhe e Forit qe do me u bo rroba(dhe jo vetem)shkeps qe do me bo "gola".

Dhe une kam ca trendafila me ngjyra jashte. Po vetem nje I kuq flake si kadife dhe me ere te mire dhe pasi thahet qendron I/e pamposhtur, dmth nuk I bien petalet. Shume here skam kohe ta krasis, dhe e lej ashtu. Lol. P.s. Edhe po ta kish dhuru vec ty Patti ne qefi me shume do na behej smiley

I raft djareja e modhe ktij rregjimi qi edhe lulet i thau smiley

I rente kanceri mu ne fytet, o Fiqo!!!

Blendo, 

Kam pare dhe kam pas lule te thara.  Sikur vetem per eksperiencen.

Kasapin mos e degjo as per mish, se dava matrapazesh jane. 

Lulet e thata nuk dhurohen ne disa raste ...por ne shtepi perdoren qe ç'ke me te ...

Mua me pelqejne ... (natyrisht jo ta mbushesh shtepine ) kam vetem nje tufe me lavanda dhe ndonje dekoracion per natale ..

Sidomos shkojne ne nje shtepi stil rustiko ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).