Fundi pikëllues i ndeshjes së djeshme me Portugalinë nuk do më ndalojë të ndaj me ju këtë imazh, të tifozit më të vogël në stadium i cili ishte bashkë me babin dhe mamin dy tre vende larg meje. Nuk qau për asnjë moment (ndoshta edhe pse nuk pati rastin të trembej nga brohorimat e një goli për ne) dhe dukej sikur thithte me sytë atë atmosferë të futbollit.

125 Komente

Qylafin e Ballit e kishte veshur edhe Taulant Balla.... smiley

What's up me keto qeleshet aman. 

Eshte statement moza.

say it out say it loud

i'm albanian and I'm proudsmiley

Do kene shit Qeleshe bixnesmenat, do jene kernaq. O sa mire me qen shqiptar! smiley

Qeleshet ishin falas, te tribuna E kishte vene Digitalb nga nje qeleshe ne cdo ulese

Po biletat falas ? 

Po me, dhe transportin me helikopter Mitrovice - Elbasan smiley

Po iku ajo kohe kur shisni oren 7 mije lek, per nje bilet ne tribune ! Ne nje kohe qe roga mujore ishte 4 mije lek ! smiley 

Ajo kohe iku perfundimisht ne 23 qershor, tani eshte koha e biletave te perballueshme nga populli dhe e sportit qe ndiqet nga kushdo - do thoshte shkaba smiley

E drejte si drapri kjo. 23 Qershori i dha fund  te keqijave edhe parase, qe eshte burimi i te gjitha te keqijave, prandaj njerezit kane rene rehat, e shikojne ndeshjen jo me ne stadium por ne televizor , gjithmone nese kane drita, qe mund tu jene nderprere, per mospagim faturash, kur u nderpre parate. Ne ca raste e shikojne nga burgu, per te njejten arsye.

Oh ok. Kjo e shpjegon pse-ne.

Vetem te tribuna E ishin falas, pjesa tjeter e stadiumit i kishte ble

Katunari (me theks tek i-ja) pa hesap. Krenohemi me qeleshe ne vend qe te valevisim flamure.

Flamure kishte dhe ka pasur plot.

Nuk ka asgje te keqe qeleshja.

Cdo vend ka nje veshje tradicionale dhe shqiptaret kane plisin (qeleshen) te tyren.

Te themi te drejten qe kur tifozet po mbajne qeleshe,kombetares tone po i ecen ne rezultat. smiley

Shqiponja e zeze shkon vetem me ngjyren e kuqe dhe jo ne ngjyre te bardhe ,ne qeleshe !

 Eshte komplet pa kuptim ti shkepusesh shqiponjen ngjyren e kuqe !

 I shemton te dyja simbolet, edhe qeleshen , edhe Shqiponjen

Sa i vockel smiley  ishalla eshte e vertete qe nuk eshte trembur . aty trembet nje i madh jo me bebja 

Totalisht budalliku me i madh te cosh bebe ne stadium. Duhet ndaluar me ligj!

Perse?

Duhet dhe te pyesesh 'perse'?! Vetem mendimi se nje krijese aq e brishte eshte futur ne mes te turmes mijeraveteshe te tifozeve eshte trondites. Ajo mase njerezish ne ate kontekst mund te ndizet per hicmosgje. Dhe ka ndodhur sa e sa here qe turma neper stadiume ka shtypur me kembe te madhin, lere me c'mund t'i beje te voglit (larg qofte!).

Eshte mire qe keta prinderit te ndergjegjesohen sa me shpejt. Mbajini foshnjat larg ketyre ambjenteve!

Sic duket nuk ke qene ne stadiumet shqiptare.
Nuk shtyhet dhe nuk shtyp njeri atje.Eshte vend shume i sigurte sidomos Elbasan Arena.

Nuk eshte vend per beba atje , po mire tha Rama - hiqeni turkun nga zorra trashe smiley

C'i keni keto frikera 2-lekshe! Edhe une e mora cunin ne stadium ne neshjen me Francen dhe u kenaq. Biles te marten ne mengjes me tha "Babi ti bere nje gabim se nuk na more ne ne stadium"

Dhe ki parasysh qe un shkoj te TKZ ku kendohet tere kohes.

Amon mi mos boni kshu akuzash a thua se po i cojme ne Parlament smiley 

Po cuni fliska kaq bukur, eshte krim mos ta marresh smiley

1. Ne nje shtet me ligje, ky baba duhet te procedohet, po ashtu dhe preresit e biletave ne kete hyrje, qe kane lejuar nje bebe ne stadium e ne ore te vonet. Por kjo nuk ndodh, se aty nuk ka shtet. 

2. Duke pare kete fotografi dhe dalluar se 99% aty qenkan me qeleshe, i bie qe ne (medemek qytetaret pa qeleshe) nuk paskemi pune ne stadium, sepse jemi shume modern per pamje te tilla mesjetare. (Se mos del ndonje injorant i dijes dhe pretendon se qeleshja eshte tipike shqiptare!!!)

3. Dallohet ashiqari dhe dihet shume mire, se tashme stadiumi shqiptar mbushet per ndeshje nderkombetare me shqiptare te Kosoves dhe Maqedonise, po ashtu si ne shume studio TV. Ketu behet pyetja: ku jane shqiptaret e Shqiperise?... 

Ti sic duket nuk ke qene ne stadium per shume kohe.
Isha ne Elbasan kur luajti Skenderbeu me Dinamon e Zagrebit dhe shume qytetare korcare kishin blere qeleshe.Te tjere po blinin para stadiumit.Te tjere ne stadium u kerkonin qeleshen atyre qe e kishin dhe dilnin ne fotografi me te ne koke.

Gjerat kane ndryshuar dhe nuk jane me si ne kohen qe futbollistet e kombetares shkonin jashte per te blere nje pale xhinse.

Dhe mjaft na cate b... me procedime dhe idiotizma.
Sipas vendit edhe kuvendi.

Ne Shqiperi femijet akoma dalin e luajne me shoket para shtepise se tyre.Mos duhet ti procedojme prinderit perse i lejne femijet te luajne?
Ndersa tek ne rrine kycur brenda nga frika se mos i rrembejne dhe,rrine para tv pijne Coca-Cola dhe pastaj behen si gica.
Te rrofte shteti qe ke...se me keto procedime idiote qe po na thua femijet ketu sa behen adoleshente shkojne tek hapjet dhe psikiatri.
Vertet e kam zili Shqiperine kur mendoj qe femijet tane rrine me gardiane si ne shkolle edhe ne shtepi.

Qenke infektu me virusin shkaba qekur paske shku atje. 

Une po flas nje te vertete qe e pashe vete.

Po ca te vertete mo? gjithe keto aktivitete ketej I vure shkelmin per nje t'lujtme perjashte mes dheut. Puhlease. 

Pika tre vazhdim logjik i pikes dy, Karl Marks? 

Nuk di ne e ke dalluar qe kombetarja perbehet me se shumti nga shqiptare etnike; fakt qe me siguri duhet te te ngjaje akoma me trondites. 

 

Perse qenka trondites qe kombetarja perbehet gjysma nga shqiptare te Kosoves dhe Maqenonise?

Dmth sipas radakes tende gjermanolindoret qe luanin ne RFGJ,nuk duhej te luanin?

Apo se ne skuadrat e tjera luajne persona qe kane vetem nje prind nga vendi i asaj skuadre,ky qenka fakt i keq?

 

  po me gjkaftohte more ACDC1... 

kjo zhardina  po e shtjellon piken 3, sipas llogjikes se Karl Marksit..  eshte sarkazme pra.. po si nuk e mesuat njehere kete, xhanem..smiley

Ne fakt jo, pyetja tre nuk u be si vazhdim llogjik i pyetjes 2, por u nxit nga disa fytyra ne fotografi, sidomos ajo e babait me bebe, (per te cilin ve bast qe eshte nga Kosova, ne rastin me "te keq" nga veriu). NESE kjo pyetje merr si pergjigje se, vertet shqiptaret e Shqiperise jane larguar me se shumti dhe Shqiperia eshte "e mbushur" bollshem me shqiptare te Kosoves dhe Maqedonise, -studente, punetore, etj.- atehere perfundimi eshte llogjik: SHQIPERIA KA NDRYSHUAR PER MBRAPSH PIKERISHT NGA KY NDRYSHIM DEMOGRAFIK. 

Persa i perket teorise (me poshte te te tjerve), se sa me i madh nje vend, aq me i fuqishem, -kjo lloj teorie nuk i pergjigjet gjithnje realitetit. Edhe kjo llogjike tregon degradimin e shqiptarve. Sorry!

Une do kisha shku vec me pa CR7 nga afer. As qeleshe, as banderole me vete. Lol sa ishte bileta?

Jam i sigurte qe nese kjo foto do te ishte bere ne Gjermani apo ne SHBA,Moza,Magnus,Marksi etc do te thoshin
"shiko sa cift cool,ai e merr gruan ne stadium,bile dhe mban beben vete ne menyre qe gruaja te shohe ndeshjen."

Me qe ra fjala juve turma e antimeshkujve shqiptare qe kryesohet nga Moza dhe Jardine,perse nuk thoni nje fjale per kete baba qe po mban beben dhe po ndihmon gruan e tij qe e ka sjelle edhe ne stadium?

Jo t kisha qene une, e kisha lene n'shtepi babyn. Jo vetem ne stadium po dhe kudo. Ne ate moshe nuk ja vlen lodhja!! 

smileysmiley lol

mos ji kaq "i sigurte"!

I nderuar, ty te duket gje mashkullore sjellja e bebes ne stadium?

Nuk perben trimeri kjo. Perkundrazi, eshte marrezi.

Po c'na plasi ca historish ka dhe ketej.

Na trego si ja ben ti qe nuk ndihesh inferior.

Studion me laps me dore mesimet e partisesmiley

Ky "babi" me qylaf, me thene te drejten eshte nje koqe gomari.

e para punes femija eshte shume i vogel per t'u çuar ne stadium. Jo qe i prish oraret, po ku i dihet? Vete nja 20-30 vjeç e fillon nonje sherr se " une ore? Une i qmotren, kam qene ne stadium 1vjeç me babin, kam pare kombetaren".

E dyta, keta qe vene qylaf, dine te mbajne iso? Po t'ja kthejne?

...e Po atehere, te pjerdhça qylafin!!

Jane disa fotografi qe mund te behen vetem ne ambiente shqiptare. Kjo besoj eshte njera prej tyre

Shkabe, ke qene ndonjehere ne stadium amerikan per ndeshje bejsbolli ti mo? 

Mua me pelqejne keta te hockey, pasi u jepet e drejta te rrihen paq.smiley

hahaha, keto e kane merak te madh qe te kene ndonje dhemb te thyer perpara, qe te tregojne se jane hockey players. Le qe ketu ne Kanada keto i njef i madh e i vogel, njesoj si futbollistet ne Europe. Sa per kuriozitet, i treti ne video qe rrifet eshte Domi, shqiptar. Idhull absolut i hockey ne Kanada.

O Shkabe, po thuje mer burre nuk kam qene dhe pike. Pse je kaq i trem qe nxjerr pernjehere 20 linqe dhe fillon e pyt po ti ke qene ketu apo atje. Nuk do te te rrafi njeri mer jau.

Mos bejme superpuritanin se dhe jashte ka budallenj plot qe marrin foshnjet ne stadium dhe nuk i ndalon njeri. Psh:

A mother in Spain is livid after officials at Camp Nou, the stadium in which Barcelona plays, demanded she purchase a ticket for her 10-month-old baby who was to sit in her lap.

“We bought six tickets online,” Roso Castellsagues wrote in an editorial published Tuesday in Spain’s El Periodico de Catalunya, noting the tickets were to cover four adults and two teenagers for the second leg of the Spanish Super Cup that Barcelona ultimately lost to Athletic Bilbao. But, she said, upon arriving to the stadium, she was told the baby could not come in unless the infant, too, had a ticket.

 

Shume atmosfere e bukur!

internacionalistevesmiley nuk u pelqen qeleshja se tregon identitet shqiptar.   po te kishin ate pjaten qe vene cifutet ne koke  do ishte shume coolsmiley

gjasme u vjen per ate femijen!   sikur te kishte ndonje bluze me flamurin e be-se ,'' ua sa bukur ka dale'',      ndryshe do te ishte punasmiley

+100

E di si osht puna, une s'kam gjo fare kundra qelesheve, megjithse duhet me thone qe nuk osht my style. Po te pelqeu mbaje. Une me mire mbaj nji shall ose flamur. Une jom kundra parrullave qe sjellin ne ndeshjet e kombtares si : PLISAT , BALLISTAT etj. qe s'kane te bojne fare me kombtaren. Si rrjedhim fillojne zihen me njoni tjetrin sic ndodhi edhe ne Kopenhagen mrapa portes, ku u fut me i nda policia daneze per turp. Edhe ajo thirrja : Kush s'kercen nuk osht shqiptar osht e teprume. Si dhe flamuri sa i carcaf me UCK .

e shëmtut. katunare. e panevojshme. jo përfaqsuese. por si gjithnji: c'i qi t'ëmën.

Joperfaqesuese?
Katundare?

yep. smiley

sic eshte po ashtu shum e kerkume dhe debile veshja e ca ushtareve te gardes si Skenderbeu. ajo me esht duk dahat me keq se kjo dalldi e bardhe shajaku.

Ajo qe i ben nervoze sorrosistet dhe mucnanistet eshte se qe kur kombetarja jone eshte bere kombetare e Shqiperise Etnike,ajo eshte shume me e forte se kombetaret e Kosoves dhe Shqiperise po te luanin vecmas.

Edhe Shqiperia Etnike do te jene me e fuqishme dhe me me autoritet se sa 2 shtete shqiptare te vecuara.
Kjo pasqyrohet qarte tek kombatarja jone qe kur ishte vetem e Shqiperise Londineze,as qe ja hidhte qurrat njeri dhe e perdornin vetem per te rregulluar golaverazhin.
Ndersa tani qe eshte kombatare e Shqiperise Etnike ku keta djem,nga Shqiperia dhe Kosova, po japin edhe shpirtin edhe zemren ne fushe,duke mundur ekipe me emer,tani fillojne e kapen nga qylafet apo nga gjera te tjera dytesore.

Ju thashe qe edhe ne ndeshjen Skenderbeu-Dinamo e Zagrebit shume qytetare korcare kishin vene qylafe.Ska lidhje qytetaria me venien apo jo te qylafit gjate nje ndeshjeje.

Kombetarja e Shqiperise po te luante vetem do kishte deri tani 0 pike dhe golavarazhin -40. Nese pretendojme te shkojme me Kampionat Europian eshte merite e cunave me origjine jashte kufijve zyrtar

Merita eshte e te dy paleve.

Edhe Skenderbeu ka Berishen super lojtar por edhe Shkembin superlider.

Njeri nga Kosova tjetri nga Korca.

Skenderbeu eshte ekip i lodhur, po aq i lodhur sa s'ka ku shkon. Nese arriti deri te Dinamo e Zagrebit ishte prej fatit qe e perlasi me ekipe lagjesh nga provinca komplet te panjohura te Europes Lindore

Nuk eshte fati por eshte koeficienti,qe Skenderbeu e ka marre me djerse.

Vjet u elemunua ne turin e trete nga Bate Borisov 0-0 1-1.Bate-ja mundi Beyernin 3-1 ne grupe...
Skenderbeu ka kaluar ne turin e dyte dhe te trete pa problem dhe kjo ka ndikuar ne rritjen e koeficientit.

Vitin qe vjen do ta kete koeficientin me te larte dhe do ti kaloje turet e pare me lehte.

Nuk te fal njeri kot 6 milion euro,sa mori Skenderbeu.

Jane shtu leket kete vit te looser cup se po shkonte per lesh kupa

OK,vazhdoni dhe lehni kunder Skenderbeut,sic e keni zakon...

Gjeji emrat e ekipeve qe ka skualifiku Skenderbeu, masnej shifi nga vijne, dhe po nuk jane nga qytete te tipit Shijak ose Gramsh hajde ktu dhe thuj ca t'dush. Po t'i thush njerzve "lehni" se ke inat qe Skenderbeu eshte ekip medioker varikarist ... kjo nuk eshte kulture korcare 

Nje qeleshe nji abonim nji vjeqar ne Supersport per te pa kampionatin e futbollit kosovar.

Qeleshja shqiptare eshte me maje dhe me nje bisht te vogel ne maje. Keto qeleshet e rrafshuara jane turke. Po c'beri? Une po ta kisha nje do kisha shkruar mbi te  edhe "Shqiperia e shqiptareve, vdekje tradhetareve". smiley

Po cfare turke ore burre i dheut?
Keto i vesh zona Elbasan Librazh Korce.

Ky qe ka femijen duhet te jete nga zona e Laberise,se ashtu i kane qeleshat ata.

Keto qeleshe mbaheshin ne Shqiperine e mesme ku ishin raja e turkut. Himariotet  dhe Mirdita qe nuk u nenshtruan kane mbajtur qeleshe me maje. Korcare me qeleshe nuk kam pare gjer me sot. Po edhe mund te kete ne ujrat e Oqeanit te Ngrire te Veriut.

Une s'thashe qe s'ka fshatra, thashe qe s'ka qeleshe. Ne ke fshat te Korces ke pare ti fshatare me qeleshe?

Shko ne pazar te Korces dhe shiko sa jane me qeleshe sa jo...

PF te pershnes me kengen e trimave te Selfo Qorrit:

"Per flamur kuq e zi

Dhe kombi lart po shkon

Shqiptaret per Shqipri 

Ja te vdesin, ja te rrojne"

Imagjino dhe nji bande me barkderra qe fillojne dhe lozin luftash me thase mielli smiley

O nëne, o nëne sa budallenje ka keta!

u vune nga nje qylaf ne koke e direkt u identifizuan, u etnifizuan, u, u ...

Po ikni si gjithe bota, krahperkrah me nja dy kryep***ra, t'ju marr dhe eurovizioni, ato cicaperpjete, ju kuqezinje...

dhe ato eksitohen dhe kundershtari trembet...se qylafin per çoç e marrin!!

Acdc e paske ble dhe ti nje qeleshe! 

Jo nuk e bleva,por nuk i paragjykoj ata qe kishin blere se i pashe vete ishin nga qyteti dhe nga fshati,pa dallim.

imagjino me cfare tmerri e perjetojne much-janull-istet keto pamje te ringjalljes te kombetarizmit shqiptar!

po afrohet ora e madhe!    per dreq,rastisi kryeminister nje lubonjist i penduar,i cili gjithnje e me shume po anon nga qeleshja,duke e zhgenjyer keq lobin much-ist!

priten vetvrasje te rejasmiley

 

Kto flamuret dhe qeleshet me shumice ne stadiume eshte shume  e teprume ,  per mendimin tim !  

Njerezit i veshin qeleshet me qef,jo me zor dhe nuk mund tja u ndalosh.

Nuk thua shyqyr qe erdhi kjo dite qe po kthehemi tek identieti yne kombetar,qofte edhe me teperime?

Policia po, kishte ndaluar ata qe kishin bluza me Cerciz Topullin,Isa Boletinin,Fan Nolin apo Ismail Qemalin.
Ata nuk u lejuan te hyjne ne stadium.

Ku ndodhi kjo ne Elbason apo Danimarke ? Se une lexova te gazeta Tema qe serbet po lujne menc se kane nigju qe ballist Morinen do e vejne ne VIP section per neshjen me Serbine. Ata e qukan terrorist Morina. 

Po nuk bohet politik ne sport ne stadium luhet futboll, politiken leje jashte stadiumit ! Jemi ne paqe dhe jo ne lufte . Po keta "ballistet " jane nje xhins qe kruhen kot , se te hane mune ne gjera te tjera ! 

Kot fare, Nje semundje e keqe qe bo efekt te kundert ! 

Ky lloje patriotizmi eshte qesharak Gjella me krip dhe kripa me karar thote nje fjale eurte ! 

Qeleshja te ben patriot ? ! 

Ne fakt nuk shof ndonje egzagjerim ne krahasim me stadiumet e tjera te Europes kur luan ekipi kombetar

Ka teprim simbolesh, qeleshet stonojne, edhe stampimet e heronjeve ne bluza  gjithashtu stonojne, .. aq me teper kur edhe rezultatet nuk na kane cuar asnjehere atje ku kemi dash ! Skemi hyre ne asnji kampionat europian, boteror ect .. smiley

Qeleshja nuk te bo patriot por une them qe nuk te bo as qesharak. Osht simbol tradicional. Sic nuk i bojne qeshrak nallonet e drunit hollandezet qe shkojne ne stadium me ato. Une per vete nuk e vej por to each his own. Po t'i vesh re qeleshja ka hy mbasi u bashkum te dy komtaret dhe nuk ka qene tradite me e pru ne stadium nga shqiptaret e Shqiperise.

Un po them eshte e teprueme, 

Une po them qe jo. Agree to disagree ...

"Circle of life" -versioni shqyp :

- si 1 vjeçar behesh tifoz

- ke bere 9 vjeçe  dhe shoket e babait tallen me ty duke te dhene te provosh nje teke raki

- tash je 12 vjeçar dhe ke mesuar nga daja se si perdoret kallashi

- me 14 vjeçe sapo ke hy dhenderr per here te pare

-si 30 vjeçar tashme je bere komplet idiot(si ky fytyre-nallanja ne foto) dhe eshte koha te  marresh ne qafe gjeneraten tjeter.

p.s.

Dua te besoj se nga plehu del lulja,prandaj ketij yllit te vogel i deshriroj  100  vjet jete.

ky femija eshte ca i vogel per te ndenjur jashte e zgjuar ne kete ore...

bobe duken cunat e gocat me plisa ne koke, imagjinojme si jane dukur te paret tane. plisin e ka mbajtur Odiseja e Omeri...

kot e gjykoni rastin e femijes.. nuk ka bere ndonje gje te keqe, as dicka  te rrezikshme, sepse cfaredo te ndodh ne stadium, shqiptaret i mbrojne femijet e vegjel...

por une mendoj qe ky tifozi e ka pare ndeshjen dje si nje moment historik. pervec se mund te fitonim kunder nje ekipi te madh si Portugalia, esencialisht ne kualifikoheshim per ne Evropain..

dhe ja, ky eshte (do te ishte)  nje kujtim i bukur,  baba e bir bashke.. sidomos per femijen kur te rritet..   edhe une isha aty !

Kur te rritet djalka ka per te lozur me topa. smiley

me topa lozin gocat

Po lerini njerezit rehat, me qeleshe pa qeleshe. Asgje te keqe s'ka. Eshte zgjedhje personale. Ne lidhje me femijen ne foto, personalisht nuk do e merrja (orar shume i vone), por nuk eshte fenomen shqiptar. Ke sa te duash raste edhe jashte qe i marrin bebet e femijet e vegjel ne stadium, apo koncert, apo kinema. Edhe kjo zgjedhje personale, per sa kohe nuk vihet ne rrezik shendeti i femijes, nuk ka vend per paragjykim apo thirrje per arrestime apo ku e di une se ca tjeter.

me qelesh , pa qeleshe, bereqadives , qe mbushin stadiumet., puna osht se qeleshet jepen falas, se po te ishin me lek, nuk do ishin kaq shume, kete po thom un ! smiley  ndersa ai cuni osht aq  ivogel sa baba vet duhet te kete nje qese plote me me pelena , pampersa !  . do me honger e me pi, pak cic .. ky shkaba se ka problem kete  ? se spaska as nji gjo me vete,  edhe keshtu nga fytyra , dady ,  duket  shume i vobeket ! smiley 

Meqenese ti i qenke futur me detaje, ja po te kunder-pergjigjem edhe une me detaje.

Femija eshte edhe me nenen aty (lexo postin origjinal), keshtuqe babai nuk eshte vetem. Ne ate moshe qe eshte femija nuk eshte e thene te nderrohet cdo ore. Per te ngrenen, nje shishe qumesht me vete do e kene marre (ose e ushqen e ema me gji). Ja, kaq e thjeshte. I vetmi problem eshte gjumi, por per nje rast te tille te rendesishem prinderit e kane marre vete parasysh. 

Per qeleshet, ca te keqe ka qe e kane dhene falas? Jashte Shqiperise ngordhin per gjera falas, dhe nuk kane komplekse e tangerllik sic kemi ne shqiptaret.

Thjesht shijoje ilirjani, mos bej shume pyetje smiley

PS. se harrova, nga menyre si e mban babi femijen, duket qe eshte shume i kujdesshem dhe plot dashuri.

Ata femine po e torurojne se ai nuk merr vesh fare, se cfare po bohet aty  

per menimin tim, ajo mamaja e atij femijes ka vajt  kot thjeshte, per tongollik, se edhe ajo,  smerr fare vesh nga futbolli,

vetem nga qeleshja, dhe flamuri, po.  smiley

Nejse e lash , e mylla me kaq ! smiley 

Te gjithe si ballista duken me qeleshet ne koke. smiley

Shyqyr qe i re n'te me ne fund, kjo eshte arsyeja qe ca e pelqeje dhe ca i bezdis. Sigurisht qe nuk mungojne kurre edhe te baraztundurit socialdemokrate:

"ç'keni mer jau, osht zgjedhje personale!".

Po ti hedhim nje sy gugllit do shikojme ca tifoze gjermane kryesekse me ngjyrat e flamurit e me sutjena, braziliane me tanga, tre tifoze italiane nje jeshil, nje i bardhe e nje i kuq, nje tifoz usa i veshur si rey mysterio, nje argjentinas i veshur si Papa Bergoglio, ca afrikane lule lule me syze extralarge...tek tuk ndonje skocez barkdenc me kilt e nje krikell 2litrosh birre ne dore.

nje mut indentifikim e çeshtje madhore etnike.

Go Albania!!

Norvegjezet apo finlandezet vishen me placka popullore kur shkojne me votu? 

Ej, po lejini mer njerzit rehat.

Jo pse vesh qeleshe, jo pse nigjo tallava, jo pse lexon letersi limonate, jo pse shikon soaps. 

Lejini njerzit rehat o vlla! 

Ka sa t'dushe ven per te gjithe. 

e, e...mire e ke ti, po kjo çeshtja e qylafit seç te jep nje ndjesì mbyllje, parkon autobuzin, e ha ne minute shtese...

Hajt mo. 

Megjithate, nuk o turp ta hash nga Portugalia. Portugalia nuk osh Guri i Kuq. smiley

p.s.

serafin franku (fanku ? &nbspsmiley ke dera e avjonit me qeleshe, ke Fije qe Priten! smiley

 

ndjesi te tipit si i themi nga anet tona: te vune qylafin...

Rrepublika Popullore Komuniste e Kines falenderon tifozet shqiptare per biznesin e kahershem dhe konstant!

plis ka von edhe mik gjekeri

Nuk calon gomari nga qeleshja,jooo... smiley

Qeleshja e do edhe nje fustanelle te mire.

...

Trapez i denje ..! Goxha muhabete ! 

i kane marre prindit leje keta qe botojne foton e nje femije te vogel?

prit kur te varin hudra ne qafe, e patkoj ke koqet...

... Na u eshte cunguar e drejta bazike per uje te pijshem ... por jo e drejta bazike per t'u arsimu ! 

Zotin ia u kane lujt gjuhderra, se doni me fut ne stadium parrullat e Plisave, Ballistave, Pisave, Parmendave, Bishtistave e UCK qe nuk kane lidhje fare me kombtaren. E filloni ziheni sikur do e ndani prap ate Shqipnine Etnike qe akoma nuk e keni bashku. 

Sa per kalamojte ne stadium, kur s'ke uje jepi birre . Go Cubs ,go !!!

http://m.mlb.com/assets/images/7/9/2/132...

Qemolo po ngatarro kekun me byrekun me duket. E para cdo grupim tifozash ka te drejte te kete transparentet e vet ne stadium se as nuk fyjne as nuk lendojne njeri. Per me teper Tifozat Kuq e Zi qe jane grupim tifozash te Kombtares. Tani ki parasysh qe robt harxhojne kohe, energji, pare etj per kete angazhim dhe minimalisht meritojne nje trajtim normal, dhe jo provokime dhe sjellje harbute.

Sa per sherrin idiot midis dy grupimeve nga Kosova qe ndodhen ne ndeshjen me Armenine, ky eshte nj budallallik me bri, po qe s'ka lidhje as me banderolat as me Cercizin, Ismailin apo Isen.

A e di se car i thane policet nuses se nje shokut tone ne hyrje? "Hiqe bluzen se nuk lejohen bluzet me Cerciz Topullin" Pastaj erdhi nje me i "mendshem" qe tha "S'ka problem leje se ngjaka si Che-ja"

A e kupto se ku ka arrit carlliku i ktyne? A e vune re qe nuk kish asnje flamur apo rob me bluze AUTOCHTONOUS? Ishin plot te hedhura jashte stadiumit. Ka vetem dy mundesi. Ose keta debila do i therrasin menies, ose cilido polic qe zbaton urdhra ne kundershtim me ligjin dhe te drejtat e secilit, do duhet ta pysi bythen mire se do plasi vertete keq.

Per 8 tetorin cdo grupim tifozesh duhet te marri persiper garantimin e disa pikave si mosfishkellimi i himnit serb, jo parrulla fyese, ASGJE (as letra) te mos kaloje hekurat. Po ASKUSH nuk na ndalon dot te mbajme simbolet tona apo figurat kombetare qe na bejne krenare. 

Qe Rama ka alergji cdo gje qe lidhet me patriotizmin une e di mire se e kam njoft qe ne Paris para se t'i futej politikes. E mesoi nga Berisha (si shume pislliqe te tjera) keqperdorimin e patriotizmit per perfitime politike, po nuk rri dot pa dale te vetja. Ndaj ta kete parasysh qe nese do te beje gabimin e madh qe te sjelle Vucic ne Elbasan do e bejme te dali shume shpejt nga stadiumi.

e perse nuk u dashka fishkellyer himni serb?  e perse nuk u dashka shkruar ''kosova eshte shqiperi''?

respektohet ai qe te respekton dhe  jo ai qe bertet ''te digjen shqiptaret''.    kjo perpjepje e sforcuar per tu dukur si noevegjezsmiley kur tjetri te peshtyn ne fytyre s'eshte gje tjeter vecse inferioritet.

sharjet dhe ofendimet mes skuadrave shqiptare nuk i shqetesojne much-integrimsat tane.      vetem serbet te mos na zemerohen..   une jam vetem kundra hedhjes se sendeve ne fushe.     sa per ti share ,tju nxerrin fundin!     qofte edhe per tju 10-re pashtyllkurrizorsve tane.

e perse nuk u dashka fishkellyer himni serb?

qe ti tregojme botes se jemi komb I fisem.

Sepse himni apo flamuri jane edhe te kesaj zonje :

http://www.balkanweb.com/site/biserko-se...

Apo te shume e shume robve qe nuk kane pike lidhje ne mentalitet me kafshet qe cirrshin ne stadiumin e Partizanit te Beogradit para nje viti. 

Pastaj car fiton sinqerisht? Mos harro ne ate ndeshje serbet vijne pa asgje per te humbur kurse ne kemi shume me teper presion. Me e mira eshte qe t'i bejme lojtaret serbe te ndihen si mut per tifozet qe kane se sa t'i karikojme duke i fishkelly himnin. 

T'i themi gjerat sic jane. Ne nuk kemi mundesi t'i trembim lojtaret serbe tani qe CAS-i na dha fitoren. Te gjithe e dime se jemi te monitoruar ne detaj nga UEFA dhe po gjeten arsyen me te vogel me na e fut do e bejne. E kesaj rradhe nuk ke me kohe per te kerku te drejten ne CAS se play-off eshte vetem nje muaj pas ndeshjes.

A e pe si e nderprene ndeshjen e Kukesit? Po hetimet per Skenderbeun si te duken? Ke te besh me nje organizate mafioze inteligjente, qe eshte shume me e rrezikshme se mafiozet me arme.

Sa per te shamet mos ki merak se do marrim leje nga grate apo te dashurat ate mbremje smiley Mos harro si ka thene halle Esmaja te "Njeriu me top" :

"Seeerbjaaaa eshte goxha pele!" 

Mire e ke ti or mik po ka pas qene nji shprehje : dy shqiptare s'i gje me i menie. Kjo ndeshje per ne eshte vendimtare per te mos thone historike. Serbi vje me barazimin ne xhep, pra i ka la duret dhe nuk ka c'ar te humbi. Po sikur njoni nga lojtaret t'i kthehet tifozave dhe t'i provokoje " Kosova osht Serbi " e garanto ti qe je kundra hedhjes se sendeve ne fushe qe nuk do hidhen sende ne fushe ? Ideale per mu do ishte neshja te bohej pa tifoza fare. Merr ate tre piksh qe osht i domosdoshem dhe mas neshjes bo gati Ushtrine Nacional-Clirimtare dhe nisu drejt Beogradit po deshe qe te na zemrohen serbet akoma me shume... A e di ti c'ar lloj turme ke a jo? Aq sa na u bo mishi kokerr kur hapen flamurin e modh ne Kopenhagen, aq na vite me plas kur fillun sherrin me njoni tjetrin mrapa portes qe i tregojshin danezet me gisht. Dhe s'ma ha menia te kishte serb aty rrotull ... shkurt muhabeti, vetem per ket ndesjhe duhet nda sporti nga politika, menimi im... Hajd bofsh hajer...

O Qemolo e di fort mire se car osht turma (se nuk o vetem ke ne, perjashtetit jone akoma me keq). Po per meraqet e tuja ka menu qeveriu me ate stadium qe ka bo smiley Nuk ka shonce qe tifozi te nigjoje se car thote lojtari ne Elbason Arena. O shume larg fushes. Ene per te hudh gjo ne fushe duhet minimumi te kesh qene kampion rajonal i 2 prillit (qe u ka pas majt si dita gurave m'vaktit).

Pervec gallatave ka ene nje menyre tjeter per te frenu robt. Nxirr disa rob ne TV qe te deklarojne qe s'eshte fare cudi qe serbet te paguajne njerez per te kriju trazira ne stadium. E shef ti masnej se sa e pysin bythen robt para se te hudhin gjo ne fushe. Se po ju mush menia turmes qe je i shit te serbi pranej e bone, gjej vrime e futu.

Pergjigja ime ishte per te zotin e komentit, shqiptari vjeter, plako. Ty nuk po e mor vesh a je me kekun a me byrekun, se c'a thu me i paragraf e hudh poshte me tjetrin ( no offense). Sa per ate kampionin rajonal, ke nigju gjo ti per llastiqet me krrabe kupce ? smiley ... dhe dy prilli ka qene dita isllave. Me 3 ishte dita gurave, mos i natarro gjonat te lutmi shume ...smiley

Qemolo nuk e paskom pa mire se kujt i je pergjigj. Ta kuptoj konfuzionin ne leximin e postimit tim dhe po ta shpjegoj me dy llafe. Une jam per nje zhvillim sa me te qete te ndeshjes dhe per nje trajtim nga tifozeria sikur ne fushe te jemi tu lujte me Zelanden e Re (pra me nje vend qe s'na lidh e ndan asgje). Per kete duhet bashkepunim midis policise dhe tifozave.

POR nese policia do qe te zhveshi stadiumin nga cdo simbol kombetar ta garantoj se do kete shume trazira. Edhe Vucic thjesht eshte non-gratta ate dite ne stadium. Hej po flasim per nje rob qe shqiptaret do t'i shkoje ne hell e jo per nje serb te cfaredoshem. As Rama dhe askush nuk ka te drejte te perdori Kombetaren per te bo si cun i mire te teta Merkeli. 

Sa per ditet ke te drejte i ngatarrova rradhen. Kurse krrabave mos ja ki merakun fare se rinia sotme e gju gurin me I-phone smiley. Krraben as s'e kone idene car osht.

Ja pra qe qekena me i menie ( go figure, dy shqiptare ...!!! haha) . Por une them se simbolet duhet lone ne shpi vetem per ket neshje. Osht shume e rendsishme me e kthy ne cfaqje patriotizmi provincial. Bile nigjova qe dun me vu edhe ate ballist Morinen ke VIP. Mund te jete thashethem serb, por osht gabim po e bone. Ballisti osht cun fantastik, se e takova ne Kopenhagen, po ata nuk do e bojne VIP se osht cun i mire. Pranej them qe merr ate 3 piksh po qe e shkrujtme dhe mas neshjes , merre ate Vucic dhe kush e ka bo Vucic dhe coji i xhiro anej nga furrnalta dhe futi i te shtyme, si padashje, qe ta kthejme ne Celik Partie... ashtu ishte nji ceshtje... Me i fjale, shmangiu provokimeve qe mund te tjetersojne rezultatin e ndeshjes me cdo kusht. That's my story and I'm sticking to it...

ore kush jemi ne qe veme ne diskutim deshiren e 10 mije tifozave per te mbajtur qeleshe apo simbole te tjera? Une nuk besoj se aty ka pasur police qe me zor u rrasnin qeleshen qytetareve sapo hynin ne stadium. Ata i vune qeleshet me deshiren e tyre, epo pastaj? Ik ore mos u beni kritizere me zor per cdo gje dhe cdo fenomen: duhet marre bebja apo s'duhet marre ne stadium, duhet apo nuk duhet mbajtur qeleshe.

 

Pse e gjykoni të shkretin, nuk mjafton pamja e tij, që duket sikur ka mallkuar veten që e ka marrë me vete beben e vet?! smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).