Ishte faji i tifozëve, ky është thelbi i asaj që po thuhet e përsëritet, në komente sportive e blogje politike. Nuk kishte mjaftueshëm entuziazëm në stadium, ndaj kombëtarja jonë nuk fitoi, po na thonë. Andi Bushati psh. ka një shkrim të titulluar "Europianë me brekë nëpër këmbë" tek Lapsi.al, ku ndër të tjera arsyeton, "Të trembur dhe të friksuar, me ankthin se mund të na tregonin me gisht si delja e zezë e Ballkanit edhe sikur të ndodhte incidenti më i vogël, në vumë kompleksin përpara zemrës. Zgjodhëm të ishim jo ata që jemi, por ata që duam të dukemi në sytë e të tjerëve. Dhe kjo hipokrizi, ky oksidentalizëm i shtirë na ndëshkoi.", por ai nuk është i vetmi që mbështet këtë ide, edhe komentatorët sportivë televizivë kanë të njëjtën qasje; Ishte faji i tifozëve (të munguar).

Kam parë shumë ESPN, e kam dëgjuar shumë "sports talk", por nuk kam hasur kurrë akuzën e çuditshme ku humbja në fushë u faturohet tifozëve. I vetmi rast që vjen ndërmend është Beogradi një vit më parë, ku tifozët mundën kombëtaren e tyre me brutalitetin, urrejtjen dhe racizmin që shfaqën ndaj lojtarëve tanë. Personalisht gjej diçka midis bezdisë dhe gajasjes në këtë koncept. Si fillim mungesa e tifozëve serbë nuk i pengoi futbollistët e Serbisë të shënonin dy gola në Elbasan.

Unë kam qënë në të gjitha ndeshjet që kombëtarja ka luajtur brenda këto 3, 4 vjetët e fundit, dhe tifozeria e mbrëmshme nuk më është dukur më e dobët se herë të tjera, përkundrazi. Ndoshta nga tribuna duket ashtu, apo në ekran, por kur je tek karshia e di se tifozeria dhe loja në fushë shkojnë në përpjestim të drejtë. Kur loja është e dobët, tifozlliku bëhet më i vështirë. Por asesi nuk mungon. Por kur ka lojë të mirë, përpjekje në fushë, raste për gola, stadiumi ndizet zjarr i gjithi, jo vetëm tek ultrasit.

Të ankohesh për mungesë mbështetjeje, kur sot duket sikur futbolli është kanali më i thellë i krenarisë kombëtare më duket sjellje prej qaramanësh të përkëdhelur. Dje në stadium qëllova pranë një vajze që kishte ardhur nga Oslo enkas për ndeshjen, dhe një djali nga Durrësi që jetonte në Kaliforni. Kishte që erdhën nga Zvicra, Italia, Spanja - Kosova dhe shqiptarë nga Maqedonia e Mali i Zi, sigurisht që ishin aty. Tifozët në stolat ishin shqiptarë normalë, përkrahës të kombëtares, shumica dërrmuese meshkuj, sigurisht, dhe jo "Dama të lyera që kanë shkuar të bëjnë selfie", siç i portretizojnë rrejshëm akuzuesit e rrjeteve sociale. Natyrshëm, një femër (e lyer madje - si një imorale) sulmohet më kollaj. 

Unë mendoj se mbështetja jo vetëm nuk mungoi, por ishte e plotë. Së pari, peripecitë e vajtjes për të parë këtë ndeshje ishin të veçanta. Tuneli i Elbasanit dhe rruga e vjetër nga Kërraba u mbyllën në orën 12:00, për të garantuar sigurinë e autobuzit serb, ndaj mijëra tifozë (si unë) u nisëm që në mëngjes dhe ishim në Elbasan rreth 10 orë para ndeshjes. Ata që nuk kapën dot tunelin kryen itenerarin Tiranë - Durrës - Golem - Kavajë - Rrogozhinë - Peqin - Elbasan - si ajo kapja e famshme e veshit - dhe askush nuk u ankua.

Hyrja në stadium nisi në orën 16:30, 4 orë e 15 minuta para ndeshjes. 4 orë pritje që tifozeria i kaloi nën një shi që binte "litarë". Të lagur deri në palcë, të ftohur, pa mundësi për tu ulur, tifozët ndenjën në këmbë gjatë gjithë ndeshjes, dhe sërish, askush nuk u ankua. Përkundrazi, kënduan, kërcyen (sepse kush s'kërcen nuk është shqiptar, o hej, o hej), brohoritën për fitore, dhe panë serbët të shënonin dy "petlla". Të nesërmen, u shpallën fajtorë për humbjen, u etiketuan "dama të lyera", "oksidentalë hipokritë", e të tjera si këto.

Nuk ishim vetvetja? Por pyes, cilët jemi vallë? Dhe a jemi të gjithë njësoj? Unë për vete nuk mund të këndoja korin "Vrite, qëlloje! Serbin masakroje!", versioni shqip i asaj "Ubije, ubijes..." së tmerrshme serbe, sjellë në shqip pa shumë fantazi. Si do duhej të silleshim vallë që të fitonte kombëtarja? Ç'duhej të bënin mijërat e veshur kuq e zi që skuadra të bënte një gol? Po në ndeshjen me Portugalinë, ç'nuk shkoi me tifozerinë? A e kemi ne fajin që në 3 ndeshjet e fundit skuadra nuk ka bërë asnjë gol, dhe rastet i ka patur fare të pakta?

Në orën 1 e pak të mëngjesit mbërrita në shtëpi pas ndeshjes. Torturë, kthimi, midis kufizimeve ndonjëherë pa sens, dhe mënyrës shqiptare të mosrrespektimit të rradhës në trafik që shkakton bllokime idiote. E megjithatë, ne prap do shkojmë në stadium. Sërish do ta këndojmë "Xhamadanin", akoma do shpenzojmë për bluza, shalle e flamuj (asnjë entitet tjetër nuk shet më shumë mallra të tillë se Kombëtarja), por ndeshjet duhen fituar në fushë. Ka ende një ndeshje, një shans për fitore. Profesionistët e dinë, mund të fitohet edhe pa tifozë fare në stadium. Forca Shqipëria!
 

184 Komente

Keto jane budallalliqe. Nuk eshte faji i fansave, c;jane kto gomarlliqe kush e thote kete aman ?

Faji eshte i lojtareve , megjithate ne kaq e kishim takatin . Te kishim me shume do kishim bere gol

ah, po qe kshu, dmth po nuk qen vetem %&*%$& e zakonshme te lapsit, por osht e shtrime overall (ky muhabeti i kokes se turkut per ne ibret tashe), kjo me teper do me thon qe ne shqipot nuk mund te lejm rast pa shfrytezu qe si ta tregojm sa me mire dhe paster, pa ekuivoke fare budallikun ton, i cili ne ADN-ne e kombit po na bohet kodoni kryesor.

ju dhjefsha futbollin, nderkryerjet nacionaliste, si dhe sidomos at qejfin e modh te kritikut te fellt, duke lidh papushim lopet ne sukth me bombat ne vitnam.

tifozlleku ne stadium ishte i mjaftueshem, madje me teper se sa duhej. 

Pas shenimit te golit te serbeve ne pjesen e pare, anulluar nga arbitrit degjoheshin thirrjet; duam fitore, duam fitore.

futbolli eshte loje qe i pranon te treja rezultatet dhe futbollistat tane kane treguar se ne raste te tilla nuk i durojne tensionit psikologjik dhe frikes nga suksesi per kualifikim.

per mua humbja i ben me mire kombetares ne kete pike per te pasur me teper qendrueshmeri e sistem ne te ardhmen.

C'i qisni kto ne faqe te pare mer? 

Nuk e kuptoni qe duke i dhone hapsire, ajo ironia e holle hupet dhe ngelet vetem kjo shija e keqe, qe forumi yne i preferume kthehet ne vend ku msojme karlliqet e analistave te karit tem ne Shqipni. 

Sori per llafet e nyta. smiley

Kam nje parandjenje se emisioni i ardhshem i Fevziut do te titullohet "Çfare ndodhi ne Elbasan Arena?" Edhe aty komentatoret do ta zberthejne tek e tek e tek! 

zberthimet bohen zakonisht me sy te perendum nga tavoni i studjos, fillojn me "seneka ka thene se", ose "Platoni na meson se", ose "sic ka thene edhe Francis Baconi" (kjo dmth qe edhe ai e ka thon, po e rendesishmja eshte qe po e them una nje here), ose "isha me dy miq te huaj, nje neozelandez dhe nje hollandez" - kjo eshte side effect i barcaletave pa fund qe fillonin: ishte i gjermon, i italjon dhe nji shqiptar smiley

Andi Bushati eshte vitalist.

8-2 ( kaq e di une ) u rraf Brazili ne boteror nga Gjermania, por nuk beri njeri fajtor tifozet.

Futbolli eshte i bukur sepse egzistojne tifozet. Kush kerkon te zbehe kete rol eshte koqe.

Duket Andin e ka marre malli kur biletat i shperndante Mehdi Bushati me autorizim per Komisionin e Planit te Shtetit kur ne fushe lunte Rumenige.

Faji eshte i natyres sportive ne pjesen dermuese dhe do shofim si do reflektojne me 11 me Armenine.

Une si tifoz e kam me Canen. 

Ballisti ngeli ne burg. Po na mbarohen patriotet.

Por jam i shqetesuar se perse nuk ka asnje prononcim nga vete gjibi.

 

Nga ana psikollogjike serbet kishin avantazh. Ishin ma te qete dhe nuk lunin per pike. Ja psh une kur luj tenis per qef te sakatoj. Kur luj per pike loja me bahet ma e veshtire. Shqipet dje lunin jo vetem per pike por dhe per 100 vjet histori luftrash etc, etc. Too much pressure. fakti qe e mbajten lojen deri ne min e 90 tregon se ekipi eshte fantastik. rezultati 2-0 eshte zhvillim, do kish thene Ruli. 

s'e pash pjesen e dyt - mbledhje smiley

si lujten, s'mora vesh.

po tashti, emagjino 15 mij veta tu te bertit "duam gol, duam gol". Tell me something I dont know, motherfucker! Ca te bojshin futbollistat e shkrete, kish shume presion per fitore. 

true, tashi vertet ka lidhje me egon, krenarine , flamurin etj etj, por ne ( fansat kuq e zi ) e kemi tepruar me katunarllikun tone duke e lidhur sportin me luftrat e pergjakshme.

edhe pse na la shije te keqe ne fund smiley

s'kemi ca te bejme shume ktu.  dhe kur e leme menjane ne, na e kujtojne ata ...

Shkabe, ti je me kete pseudonim? Hiqe aman se te krijon ca perfytyrime qe ta rrenqethin mishin....si me qene ndonje mikrob alla Treponema Pallidum.

"Nuk kishte mjaftueshëm entuziazëm në stadium, ndaj kombëtarja jonë nuk fitoi,"

-e bukura eshte se De Biasi i akuzoi lojtaret pikerisht sepse ne fund te lojes u imponuan nga entuziazmi i tifozeve ne stadium qe donin fitore dhe u hodhen perpara duke u ç'organizuar, pra humbem disiplinen taktike... dhe keshtu ndodhi ne fakt, por jo per faj te tifozeve..

-nuk mendoj se Kombetarja luajti keq ne teresine e lojes, por puna eshte se Kombetarja jone deshton kur pikerisht do te bej gjera me shume se sa mundet e se ka takatin..
une kembngul: ne duhet te luajme sipas modelit te lojes qe kemi bere deri para ketyre ndeshjeve te fundit.. futboll mbrojtes me mesfushe te ngjeshur, te organizuar e perqendruar totalisht deri ne fund te lojes.. pasi sot cdo ekip te ndeshkon ne cdo moment dhe ndeshjet sot i percaktojne momentet... aq me teper qe ekipet me te cilat ne luajme, zakonisht kane kualitet me shume se ne.
edhe Serbia dje kete beri, luajti me durim e organizuar ne loje mbrojtese, ruajti disiplinen taktike dhe na goditi ne 2-3 momente kur na gjeten te ç'organizuar taktikisht.

Lene o Belul pash nerin. 1 here edhe falet (me portugaline) po hera e dyte jo. Ne kemi eksperience ne eliminatore, trajneri po ashtu dhe nuk mund te pranoj qe lojtaret nuk degjuan urdhrat e tij. Ai qe nuk degjoi trajnerin ne nje ndeshje kaq kritike denohet ne ndeshjet ne vazhdim. Dicka ndodhi dje sepse Lila ne nje moment eshte ankuar fort per mosfurnizim me topa. Sa per publikun nuk ishte as sa gjysma e entuziazmit me Portugaline, bile 10-15 min e fundit ishin si te pergjumur. Kemi shenuar 4 gola dhe kemi ngrene 5 pra bilanc negativ. Si mund te shkosh ne europian me kete bilanc? Po nuk na e la vete ndeshjen Armenia ne vete nuk e mundim dot. Shpresoj te mos jemi duke fituar 1-0 dhe ne 5 min e fundit te pesojme gol. Kaq fat sa ka pat kjo kombtare nuk kane pat te gjitha parardheset te marra bashke. 

vari trapin kur shko tersi ne stadium ca te presesh me shume.

tashti rrafim Armenine pa piken me te vogel te dyshimit.

Problemi qendron tek propaganda e eger dhe e paskrupullt me titullin "Evropian" qe behet ndaj njerezve ne shqiperi. Te gjithe politikanet e perdorin vende e pa vende dhe analistet e perdorin ne cdo lloj argumenti qe nga seksi dhe kriminaliteti e deri tek futbolli. Cdo gje qe titullohet positive apo duhet marre shembull eshte "Evropiane" a thua se njerez jetojne vetem ne "Evrope" apo me sakte ne BE.

Ka 2-3 dite qe media e shpifur "Evropiane" po pergatiste opinionin per qametin qe do ndodhte ne shqiperi dhe parkuan mediat e tyre jashte stadiumit. Kulmi i idiotise ishte ulurimat e medias sharlatane evropiane per gjuatjen e autobusit me gur nga nje 14 vjecar. Interesant se askush nuk permendte faktin qe ky femije u ndalua nga policia brenda 24 oreve gje qe eshte e pa imagjinueshme ne vendet e tyre. Por, nuk lane rast te permendin njeriun e dronit te arrestuar dhe fotot me arme..

Te tilla incidente as qe nuk denjohen te permenden ne mediat evropiane. Askush nga keto media nuk morri mundimin te shkruante per punen e shkelqyher te policise dhe shtetit shqiptare, por e injoruan totalisht dhe mund ta shihje qarte deshperimin e gazetareve te huaj evropiane qe ishin prehur per sherrin e rradhes ballkanik. Ketu nuk po flasim per tabloid por per media qe e mbajne veten si BBC dhe The Guardian.

A ka problem shqiperia me imazhin? Plot sa te duash, por edhe nje here u vertetua qe nuk eshte plotesisht faji i shqiptareve per kete imazh. Tani rrime e lexojme cdo lloj skuthi e cdo lloj sharlatani vendas qe shprehin urretjen e tyre ndaj vendit te vet me banalitete nga me primitive. Jemi zero per nga marketingu, zero. 

 

 

Askush nga keto media nuk morri mundimin te shkruante per punen e shkelqyher te policise dhe shtetit shqiptare, por e injoruan totalisht dhe mund ta shihje qarte deshperimin e gazetareve te huaj evropiane qe ishin prehur per sherrin e rradhes ballkanik.

ketu po qe duhet nji koke turku smiley

Sakte. 

Po Marketingu do pare dhe njerez boso, s'behet me frymen e shenjte. Kur ndodhi droni ata kellirat e The Guardian shkruajten teorit e komplotit fiks sic ja diktonte agjitpropi serb. E bone dhe Blend Fevziu vella me Ramen. Nderkohe Serbet vervelisin neper forume, neper Wikipedia, neper gjithe rrjete online, kane nje strukture te shperndare informacioni...

Sot, momentalisht, po te lexosh faqen e Luftes ne Kosove ne Wikipedia mendon se ne Kosove eshte bere genocid ndaj Serbve. Kaq sa per fillim. 

problemi eshte qe kjo qeveri dhe shume mbeshtetes te saj e kane hallin tek imazhi. nuk shikojne te rregullojne jeten e perditshme te qytetareve (dhe fshatareve) te tyre, por e vrasin mendjen se ca do thote BBC-ja dhe DW.

Nuk besoj se ka ndonje vend tjeter ne bote qe e vret kaq shume mendjen per imazhin se sa Shqiperia e pas - 23 Qershorit. (perjashtim ben Kazakhstani. Ne Almaty, te pakten 4 apo 5 vete, qe nga shoferi deri tek nje drejtoreshe departamenti were at pains te me shpjegonin qe Kazakhstani nuk ka asgje te perbashket me ato qe kisha pare ne filmin "Borat" - filmi ishte i ndaluar atje, dhe ata e kishin pare ne menyre ilegale).

Gjermania ka nam te keq ne Angli, por gjermanet nuk duan tia dine fare. kam jetuar ne Gjermani ne fillim ne vitet 1992, 93, 94 dhe me vone ne 2009 dhe 2010. As nuk diskutohet ndonjehere atje se cfare do shkruaje BBC-ja per "ne". Heren e fundit punova per E.On Ruhrgas, nje kompani gjermane me baze ne Essen dhe nje filial ketu ne Londer. Ne zyrat e Londres, kishte shume menaxhere dhe inxhinjere angleze qe flisnin hapur kunder gjermaneve. Pergjigja e gjermaneve: i zevendesuan te gjithe menaxheret angleze me gjermane. Nuk u plasi fare per imazhin.

Biles, as vendet e afrikes nuk e cajne koken per imazhin. Ne Nigeri, nigerianet jane zoter te vendit te tyre, dhe nuk duan t'ia dine fare se ca mendojne anglezet dhe hollandezet e Shell-it apo kompanive te tjera te naftes per ta. Ne fakt, Nigeria mund te jete nje nga vendet e vetme, ku kompania Shell, nuk quhet Shell, edhe pse eshte nje world brand name. So much for the image.

Vetem ne Shqiperi, politikanet u lepijne bythen ambasadoreve, dhe kryeministri shkon ne dhomat e zhveshjes te skuadres kundershtare ne pushim te ndeshjes per t'i pergezuar per t'u treguar Europian i Civilizuar. Fuck that!!!

A mund ta imagjinosh Cameronin ne pozicion servil te Rames? JO.  e di pse? se Anglezet, ashtu si Gjermanet dhe Nigerianet (keta te fundit edhe pse mijra vite drite atje tutje) kane rrespect per veten e tyre, dhe nuk ndjehen inferiore sic ndihet kryeministri i shqiperise ndaj "europianeve".

ore ketu nuk eshte problemi te vrasim mendjen se cfare thote BBC e DW per Shqiperine.. por po flasim per abuzim te paster. Pra me nje fjale genjehet opinioni, fryhet percetimi injorant dhe shtremberohet e verteta ndaj nje kombi. Pra, nuk flitet askund per futbollin ne fushe por per  nje kombe  dhe nuk lane varreze pa hapur. Po pse ka njeri ne bote qe mund ta kaperdij qe media e medha botrore nuk e dinin qe vellai i Edi Rames nuk kishte asnje lidhje me dronin? Apo qe deklaratat idiotike te policise se tyre dhe KM te tyre ishin propagande e paster? Apo te besojm tani qe Daily Mail e te tjere mbanin harten e shqiperise etnike ne xhep me emrat e ismail Qemalit e Isa Boletinit qe nga viti 1912 dhe gjeten rastin te tregonin diturine e tyre?  E dinin dhe me mire se Edi Rama e dinin. Ateher perse vendosen te publikojne te tilla gjera? Pislleqet qe u thane per shqiperine as nuk mund te imagjinohen qe mund ti behen Gjermanise apo Nigerise kur luhet nje ndeshje futbolli, edhe kur del ndonje skizofren dhe i shpeton nje fjale goje nuk kalon 24 ore pa kerkuar falje. Ne respektin per veten e treguam mbreme, por sa uje piu ne syte e tyre?  

Edi Rama detyrohet te nderhyj dhe mire ben pasi kemi nje media frikacake, intelektual pa shtylle kurrizore dhe nderi i shqiperise ngelen ne duart e sharlataneve komentues e analiste apo barbonave si Ismail Morina. Sa per ate qe thua qe Rama eshte servil eshte muhabet i gjate ky.. as ja vlen te merresh. 

Zgjodhëm të ishim jo ata që jemi, por ata që duam të dukemi në sytë e të tjerëve. Dhe kjo hipokrizi, ky oksidentalizëm i shtirë na ndëshkoi

Po ik o Andi se ja paske fut por...es me kete. Po keta jemi! Nuk jane te gjithe tifozet huligane! Shumica keshtu jane, njerez qe shkojne me pa ndeshje, dhe dje tifozeria ishte shume shume mire! Nuk i kuptoj keto idiotlleqet qe po shkruhen lart e poshte per tifozerine, jo po ishte e zgjedhur, jo po ishte e mefshte, etj etj. Idiotlleqe!

Plus, ca eshte tani kjo raprezalja idiote kunder kombetares? Dolen te gjithe kompetentet dje duke gjetur difektet e kombetares? A nuk kane qene gjithmone aty keto difekte? Pse deri perpara kesaj ndeshjeje nuk i vuri njeri ne pah por ishim me te miret? Kurse tani papritur doli se kombetarja jone eshte kot fare? Kjo eshte hipokrizi more And djali, kjo qe ben ti, e jo ajo e tifozerise apo kombetares.

Dje fajin me te madh e kishte De Biazi qe nuk futi Roshin e Kukelin, dhe qe nuk ua beri te qarte futbollisteve qe "ruani barazimin!!!", si edhe Cana qe nuk e mblodhi skuadren ne fund (ose qekur u mor vesh se Portugalia i beri gol Danimarkes) tju thoshte te njejten gje "te ruajme barazimin". Se me shume se kaq nuk pritej prej Canes qe me siguri ia kishin bere mpire kaviljen e bere dru edhe luajti 90 minuta ne te tilla kushte.

Tani e rendesishme eshte qe me keta cunat te punohet ca nga ana psikologjike, se ja erdhi e djela. E keto kokat e turkut nuk ndihmojne per kete, perkundrazi.

Kush e ka mbrojt kombetaren deri dje nuk ka per te dale sot se i vjen turp.

Kombetarja filloi pikiaten nga ndeshja me Danimarken, dhe lexo kritikat e shumta. me portugaline kombetarja u duk tmerresisht dobet duke ja vene vulen dje.

Nuk eshte puna per Koke Turku, se fajtore eshte Media mbi te gjithe qe nuk bente nje kritike per lojen e manget te kombetares por numeronte sa pike na duhen per europian. Shumica e amalisteve sportive kur pyeteshin sa pike do merrte kombetarja ne 3 ndeshjet e fundit mendonin 4-6 pike, deri tani kane marre zero. Fajtori kryesor eshte DeBiazi se ka humbur kontrollin mbi ekipin dhe ka rene ne mediokritet. Shpresojme te fitojme ne Armeni se ka kohe deri ne Qershor te ribehet ekipi se ky ekip nuk eshte skuader sepse talente nuk pretendojme te kemi, te pakten nje skuader.

Me shume te vjen keq sesa turp. S'ka vend per turp. Duhet ndare ana emocionale (e tipit "bobo qysh na rrafi Serbia ne token tone") edhe duhet vazhduar te mbeshtetet kombetarja. Edhe sikur te humbe ne Armeni (shpresoj qe jo, vertet).

Nuk mund t'i duam vetem kur fitojne, duhet t'i mbeshtesim edhe kur gabojne, por mbi te gjitha kombetares i duhet bere nje analize realiste. U duhen njohur te mirat (perkushtimi i jashtezakonshem fizik, se aq e kemi takatin) por u duhen nxjerre ne pah edhe difektet.

Kshu pra, s'ka vend per turp i Lebetitmo. Forca Shqiperia!

Nuk mu duk se kan dhon aq sa e kan takatin keto 3 ndeshje, a per faj te trainerit a per faj te tyre. Nuk eshte turp se u rrafen nga Serbia po qe ne 2 ndeshje ne shtepi vendimtare nuk morren dot as nje pike. Nuk humbet dot nje kualifikim qe e ke tek dora ne kete menyre. Per mua Serbi nuk hyn fare se nuk kishim kundershtar serbin por Danimarken. U kemi morr pike ne shtepi ekipeve me te forta se Serbia e Portugalia. Ajo bluze eshte pergjegjesi mbi te gjitha, kush nuk luan si duhet te hapi krahun se per fat kombetarja ka me shume elemente sot se kurre. Sa per Forca, thuaji Forca ti dhe une sa te dum, po dikush tjeter e shty topin.

"si edhe Cana qe nuk e mblodhi skuadren ne fund (ose qekur u mor vesh se Portugalia i beri gol Danimarkes) tju thoshte te njejten gje "te ruajme barazimin".

-ne fakt Danimarka ishte, dhe eshte ende, konkurenti e kundershtari yne i vertet per ne Evropian, kjo nuk duhej te harrohej! aq me teper qe kushtet ideale e sollen qe ata po humbisnin dje ne Portugali dhe ne nuk na duheshin me aventurat ne fund lojes, por marrja e nje pike qe ishte e mundur! se edhe serbet si qellim paresor kishin te mos humbisnin e nuk bene loje sulmuese apo ushtronin presion, kundersulm po luanin duke pritur gabimin tone.

ndersa per nderrimet e De Biasit eshte e veshtire te thuash e te gjykosh hipotetikisht: pse nuk futi ate apo kete lojtar... pasi cdo trajner e ka nje ide perse perdor nje lojtar te caktuar dhe pret nga te japi nje rendiment te caktaur ne loje... ke parasysh, nese Meha do fuste gol nga faulli dje, menjeher pas 1-0 nga serbet, do thoshim ne tifozat: "ueeee, sa i madh De Biasi, futi Mehen ne momentin e duhur, trainier gjenial".smiley
por une per nderrimet me shume do thosha: pse futi Kacen e me pas Mehen, qe jane dy lojtare pak a shume te njejte.. teknike por pak futbolliste te "lehte". o njerin o tjetrin.. ose: ku ishte Gashi dje?! -nje nga lojtaret tane te pakte sulmues intuitiv qe ka shume afinitet me porten, me golin.. dhe goli eshte problemi i madh i Kombetares tone..

Shkurt kombetarja ought to stick with the  1-10-0 scheme.kjo eshte e vetja qe mund te harrihet me nje rag tag team te djemve shqiptare te mbledhur sa andej mendeja neper Europe.

Shkurt kombetarja ought to stick with the  1-10-0 scheme.kjo eshte e vetja qe mund te harrihet me nje rag tag team te djemve shqiptare te mbledhur sa andej mendeja neper Europe.

smiley U

Shqiptarët janë një popull trajnerësh-paska thënë legjendari Loro Boriçi smiley

Shqiptaret jane sportdashes dhe te dashuruar me kombetaren, por e njejta shfaqje ne angli a itali sdo u kalonte kaq pa kritika nga mediat e ish-trajneret e kombetARES. 

Dje në stadium qëllova pranë një vajze që kishte ardhur nga Oslo enkas për ndeshjen, dhe një djali nga Durrësi që jetonte në Kaliforni. Kishte që erdhën nga Zvicra, Italia, Spanja - Kosova dhe shqiptarë nga Maqedonia e Mali i Zi, sigurisht që ishin aty. Tifozët në stolat ishin shqiptarë normalë, përkrahës të kombëtares, shumica dërrmuese meshkuj,

pikerisht pra... po pse do duhej te na e nxinin imazhin tone si popull duke i rene daulleve te politikes qe nje jave para ndeshje me 2300 polica dhe helikoptere me tre turne siper kokes si gjendje shtetrrethimi. kesaj i thone me felliq veten se medemek shif me car populli keni te boni.

asihere ne historine e tifozave te komtares tone nuk ka pas nanji ngjarje as remotely te perngjashme me ato qe parashikonin keto masa si me qene ne Kore te Veriut... dhe as ka per te pas naihere.

 

Vallaj Gono duhet me qene eksiq te marresh rrugen nga California per 90 min tek ai stadiumi i shemtut i Elbasanit. Nuk dijne cbojne robt.

smiley

 

Blendi, po jane gjera normale keto, tashi qe mbaroi dasma fillon pergojimi i te tereve. Tifozet u treguan shembullore. Don't worry, be happy.

I gjys koke qingji du une per vete dhe per shqiptar e njof veten, kshu...Turku e ka koken gjithe tallash, nuk i hy ne pune as dreqit. Gjojnat filluan te vene carap qe kur DeBiasi mori nenshtetsine shqiptare. U rrejt me i karamele kur nigjoji thirrjet : O sa mire me qene shqiptar dhe tha me vete " Po e provoj i here, duhet ta dijne i gjo keta" . Nuk e dijte fakiri se kur te japin ate, dore me nji te heqin trunin. Jep e merr osht kjo pune. Pse budallej jena ne qe fusim mik te modh me na e hek ? Aty dun me ik te gjithe pervec " udheheqjes", DiBiasi do me u bo shqiptar ??? Hec e gjeje me men ! 

Po fajin e kemi vete qe harxhojme kohen dhe frymen me i tufe shtremsash qe iu del buka me sheqer e voj anej nga minuta e '70 e i rre menia se do bojne gol dhe nuk kone takat mo me u kthy mrapa, ku si per dreq, kane lone vetem rojen- xhaje te kopshtit Cana dhe i kalamo' qe kon harru prindrit me ardh me e mor ( s'ja maj men emrin atit cenderbegut tjeter). Dhe ia ve fajin zdromsave DiBiasi !!! Ti e di c'ar molli ke... ene Danimarka e nigjove qe e hongri, dil ke pista dhe gerthiti : Du 10 veta ke zona rreptesise dhe i njimdhjeti ke harku. Asnji mos ta kaloje mesin e fushes deri sa te maroj loja, dhe fillo variantin Safet Berisha ... e lu per i barazim ne Armeni. Dhe po menove se osht turp me lujt ne fush tate i myll ne mrojtje ... osht icik me teper turp kur t'i ngre tre gishtat ne surrat serbi masi te ka shem ne dru. Sa per ngjyrat politike qe mori neshja, kena pas i llaf ( nuk e di a osht mo ne perdorim) : Shqiptari osht si kari, sa here ta ferkosh aq here ngrefet ( nuk kishte dale Viagra at'here). Shhhhttt, e lash per ne fun ket qe ishalla i shpeto censures. Hajd, tujqeta juj, burra.

Terqeta Molo. Zdromsat si zdromsa mo , fryhen si gjela dhe masnej hajne lapren mas qafe. Safeti ishte tamam sweeper, nuk lunte nga istikami vllai, kurre nuk e kalonte mesin e fushes dhe te fshinte. Po Kastriot Hysi qe rrifte Llaq Zerin smiley

O Qemol, ashtu u ka gerthit taljoni, po testa di c... nuk e kane nigju. 

Nuk di gjo un kush e ka fajin. Un du me shku ne Evrop. Pik.

Mungesa e eksperiencen dhe humbja e qetesise ne momentet e fundit ky eshte armiku yne me i madh. Me shume qetesi ne mund te mernim dy pike, nje ndaj portugalise dhe nje ndaj serbise. Po goditjen qe morem ndaj portugalise ne ende nuk e kemi kapercyer. 

U perpoqen cunat, dhane maksimumin. Edhe tifozat e perkrahen, por une jam i vetedijshem se kombetarja jone nuk e ka nivelin per te marre pjese ne Europian. Ja le ta provojne tani ne Armeni te bejne loje sulmuese dhe te shohim a do ja dalin? 

Ti humbe ca biznes me kete rezultat.smiley

Bravo Blendi. Shkrim shume i mire, ku i ke thene te gjitha.

Te te jap dhe nje shembull une. Ketu ne Toronto kemi skuadren e hockey "Maple Leafs" qe ka tifozet me te cmendur ne Kanada, me bileta qe shkojne nga 400-500 dollare per ndeshje. Per shkak te tifozllikut eshte franchize me i madh ne NHL me vlere 1.3 bilion dollare. I dyti vjen New York Rangers etj..etj...

Tashti nigjo ketu!. Me gjithe kete tifozllik dhe mbeshtetje financiare ka 48 VJET qe nuk ka marre kupe. 

Lidhe tani, sic thote Qamil Buxheli.

Lojtaret e kombetares mesa duket kane te njejten sindrome me ca emigrante, qe kenej jane qingj, e ne Albanie, t'i qm kaloj me te kuqe. Edhe keta u rrine sus trainerave kenej dhe i bojn pordh atij te kombetares. 

Nuk e di kush mban mend por andej nga vitet 80 kombetarja pasi kishte mundur belgjiken vajti me greqi me nje eufori se te pakten nje pike e kishte ne xhep.edhe atehere si tani ishte pretendente per kualifikim.

Artikulli me pelqeu, biles do ta quaja si nje nga artikujt, komentet, mendimet me te pjekura te Blendit per kete vit. Nje ekip i mire, profesional, e fiton ndeshjen edhe pa tifozat e vet, keshtu qe edhe nese tifozat nuk jane ndjere (megjithse sipas artikullit jane ndiere, e kane mbeshtetur ekipin kombetar), ky ekip nese eshte profesionel, te talentuar, do e fitonte ndeshjen.  Siç mesuam edhe nga komentatoret, djemte tane e kane mbajtur ndeshjen mire, barazim, gje qe tregon se nuk kane qene dhe aq keq (mirpo dhe jo aq mire), dhe jane çorientuar ne fund, gje qe tregon papjekuri, nenvleftesim te kundershtarit dhe deshire per te bere diçka mbi kapacitetin e tyre, siç thote dhe Beluli. 

Prap edhe i her serishmi po e njejta: Ishte Tersi ne stadjum smiley

Sigurisht..do e nxjerr inatin ne nje vend! Koke turku duhet te behet kjo race mediatike-politike-analiste,ky produkt i shkerdhatocise shqiptare qe i ka hyre me rrenje e nuk ka lene gje te mire pa shkerdhyer sado e vogel..sot eshte rasti i Kombetares,dolen nje grusht djemsh,ngriten pak koken mbi llumin e o burraa ti sulemi ..ti perdorim..te nxjerrim fitim prej tyre ..si c'do gje tjeter te mire apo te paster qe ka trasheguar apo prodhuar ai vend.Guak e dembel ne shpirt qe nuk mbaj mend ti kene bere nje sherbim atij vendi pa patur nje perfetim personal po ngelen duke u mare me njerzit..eshte mbushur interneti me foto te flamujve te hedhur apo tavolina te thyera nga inati i tifozit qe i dhembi ne shpirt kjo humbje e nga ana tjeter u deshen turqit tu tregonin si e respektuan serbet mikpritjen shqiptare me 3 gishtat e lojtarit serb ne fushen e lojes.Plehra!!

Tifozat ishin si shpirt, kombtarja ishte si shpirt, te ikin te p%$%$& ata qe i shajne. Na mbyten kritizeret! Pfff

tifozat shqiptare u ngjajne francezve, qe nuk vijne me pa futboll, por per patriotizem apo arsye nationaliste. ne kampionatin kombetar stadiumet jane BOSH !

 

pash vetem pjesen e dyte, dhe tifozlliku ishte famous...mendimet e specialisteve per fajin nuk i kam degju shume....por keta analistet qe jafusin kot kudo qe mendojne se marrin vesh.....une jam specialist futbolli vetem se kam 40 vjet qe shikoj futboll dhe qe luaj te pakten njehere ne jave akoma.....megjithate mendimi im eshte se jo vetem dje por ne shume raste edhe ne ekipe te tjerame trajner te medhenj ka ndodhur....eshte trajneri....euforia ne fund te ndeshjesh se mund tja hedhesh me ndonje gol e ta fitosh nuk te le te mendosh te kunderten, ....duhet te mbroheshim mire te gezuar me barazim dhe humbje te danimarkes....

kot me u qajt se me cpo morim vesht, neve me duket na paskerkesh leverdis qe te fitote serbija ket neshje, edhe te dhoma e tyne e zhveshjes ne pushim te neshjes eshte bo nji selfie per rritje morali nga instancat tona te larta.

Dje duke pa ndeshjen ashtu vjedhurazi tek puna, sa here rrezikonte Serbia e gjeta veten duke thene: ishallah nuk bejne gol, ishallah nuk bejne gol.

Pastaj me mrapa sikur fillova ta vras pak menjen dhe thashe, po prit njehere, c'pune ka Zoti me nje neshje futbolli? E para iher, kjo eshte pune defrimi qe nuk i ndreq apo prish pune kujt (pervec stafit te kombetares qe e kane per zanat e per kete paguhen). Dhe kshu besoj se kjo pune hyn tek ato ceshtje per te cilat Zoti ka thene "Aty ku nuk ka turp, beni si te doni".

E dyta mendova, rezultati i ksaj neshje nuk ka pse te varet nga lutjet, por thjesht dhe vetem nga pergatitja dhe talenti i lojtareve. Kur ekipi yne ta rrise nivelin e lojes e ta coje atje ku duhet te jete, ata do mund te rrahin jo vetem Serbine por dhe ekipe me te mira, dhe kjo nuk do te na duket me si ndonje mrekulli qe vjen si rezultat i lutjeve te zjarrta te dhjetera mijera shqiptareve.

ps. Panorama Sport i paska cilesuar te gjithe lojtaret si ngelsa, pervec Cikalleshit

http://www.panorama-sport.com/2015/10/sh...

Pse s'thu ti qeke koka e turkut. Pse mer pushove tu lut. Na paske morr ne qafe.smiley

paske shkare pak nga udha e zotit, qe e ke vu ne dyshim fuqine e tijsmiley

Armir, me dukesh se ke folur me racionalitetin e nje ateisti. Po te mund te perfytyroj komentin tend, me del nje nxenes, te cilin nuk e intrigon dhe aq lenda mesimore, por i intereson me teper te studioje dhe te punoje sistematikisht qe mesuesi t'i vendose nje note te mire.
Kur vjen puna per t'u lutur, njeriu i shkrete, me racionalitetin e tij, fillon e seleksionon "per cfare ia vlen te lutesh e per cfare s'ia vlen", nderkohe qe harron te konsideroje vete procesin e lutjes, nepermjet te cilit ai "punon" me emocionet e tija, ne menyre qe te mos i hedhe si mbeturina keto te fundit neper koshat e subkoshit ne momentin qe deshirat e dala shkarazi i duken te rendomta.

Duke pare qe shpeshhere, peshqit te drejtohen me tendenca fyese e sulmuese, e shoh te arsyeshme te theksoj qe komenti im eshte jashte tendencave islam-sulmuese, por nuset nga kurioziteti qe kam per botekuptimin e individeve qe jane te perfshire ne religjione te caktuara.

Let's blame the weather man! Lol. 

Ore, një pyetje kisha unë, si për sport, meqë sport nuk qe gjith sa pamë, politikë me qillo, po: Ndonjë gazetë e huaj apo media çfardo a e çeli ditën me -FLASH: Mikpritja shqiptare të mallëngjen, apo, BEAKING NEWS: Oh sa të mirë janë shqiptarët?

Ndryshe thënë, sa xhixha kontribuon në buxhetin e shtetit gjith kjo? Se kur bëhet fjalë për fuçi nafte, "Iraku ka armë bërthamore", hajde ti bëjmë nënën se s'na plas se çthotë bota për moralin tonë.Ka dhe më afër madje, po i mbytim në det fëmijët e fukarenjve, apo, gardh me gjemba ti ndërtove o Orban more, se ç'thonë për moralin tonë as ta ulë a ngré.

 

Kjo puna e moralit tha...

 

Shiko se edhe ai asteroidi qe me duket kaloi dje s'ka qene pa gjo. 

Vetem po na hyne me karrike kokes ne Armeni e na jep Gjykata tre pike se me kta skena gjo ne terezi.

Te mesojne nja dy llafe Armenisht sa per t'i sha rond. E kom nje shok Armen, po e pys iher. smiley

I kishte thone Kryeministri Armen Lojtareve te vet , nuk na duhet fitorja ne fushe por jashte saj , se ca ka desh me thone me kte se marr vesh ...smiley

E paska nda menjen ene ai me u bo lider botnor, vecse aha jane zone venet.

gjithsesi, zajednica nuk kalonsmiley

U cane Shqiptaret duke bo gola per dynjane , Admir Mehmedi , Pajtim Kasami , Breel Embolo tek Zvicra .Fatos Beciraj tek Mali i Zi , sa pa fat qe jemi smiley

Ne fakt ky Breel - i spo mduket si i joni .

Po t'i shofesh formacionet e ekipeve te Kampionateve te Zvicres dhe Suedise ke UEFA.com, shume pak ekipe nuk kane lojtare me emra atdhetaresh. Me qe ra muhabeti, a lu nai kollone e peste me Armenine ?

S'ma merr menja Qemolo .

Bravo Blendi ke fol tamam ne emer te gjithe atyre tifozeve qe dje brohoriten gjithe kohes edhe mbas gjithe atyre peripecive qe shpjegove. Po ky trajneri doli i pafajshem fare?? Po mbrojtesit me ne krye canen? Justifikime boshe dhe askush sguxon te diskutoje zgjedhjet e Debiasit se mos na bie morali i skuadres smiley

Shum mire ka boe Ai. Emancipim. Ja kshu do e marrë

ne telefon edhe Lulin per ti urur fitorensmiley

Nuk mund tja fusesh nje populli te tere!! Populli e ndjen se ka dicka qe nuk shkon dhe ndaj reagon ne at menyre. Kombetarja nuk u pergatit per kete ndeshje dhe psene ta kerkojme tek FSHF-ja dhe DeBiasi por edhe tek Kapedan Cana!
I vetmi rast ne historine e futbollit ku nje kombetare nuk diskutohet hic ne media para ndeshjes, as formacioni as metodika e lojes e asgje! U dha vetem nje formacion i dobet i kombetares disa ore perpara ndeshjes dhe aq.

Cdo gje do te ishte e mjaftueshme nqs lojtaret e Shqiperise do te kishin lujt me zemer ne fushe por nuk e bene kete gje, sepse u duk se nuk dhane 100%, as nuk u shtrine as nuk u rroptun duke pas parasysh ke kan perball!

Te habit fakti se si kombetarja ben nje gabim aq amatoresk ne minutat e fundit e theksoj

MBASI KISHTE PERFUNDU NDESHJA E PORTUGALISE DHE SHQIPERIA E KISHTE NJE SHANC TE FUNDIT PER KUALIFIKIM!

Kurse sa per analistet e Shqiperise dhe te gjith artikujt qe kam lexu sot vetem ndjellin vrer kunder vendit dhe popullit te tyre. Se si mund te permendesh me seriozitet nje shkrim si ai i Andi Bushatit ku shprehet nje urrejtje e pakuptimte per popullin shqiptar e te tjere qe kan qarkullu sot ne media eshte skandaloze!!! Vetem ne Shqiperi!

Cfare Vreri vjellin Mediat kunder vendit te tyre? Qe kan pjelle 11 budallenj qe e kane kualifikimin ne xhep e duhet te marrin nga nje pike per 2 ndeshje ne shtepi, e kane 1 pikeshin dhe kualifikimin ne xhep dhe per ca aresye te pashpjegueshme qiellore sulmojne dhe hane gola ne kundersulm mbas minutes se 90 ...3 here? 

Kombetarja serbe ishte e dobet dhe linte hapesire si asnje kombetare tjeter tek sulmuesit tane qe nuk furnizoheshin si duhet, shihni replay, keni hapesira te gjera, dhjetera  metrash katrore..... Serbet ben edhe gabime plot gjate lojes ne mesfushe e dhuruan topa te rrezikshem qe Ne nuk i shfrytezuam. Do e kishim pare kritiken Serbe si do i shkelte si lecka Lojtaret e tyre ne se sulmuesit Shqiptare  do kishin kapitalizuar ne ato gabime. Ne ishim me fat me kete Kombetare kaq te dobet Serbe sepse Serbet tradicionialisht luajne futboll te keq, bejne faulla te keqinj, provokojne dhe simulojne me mjeshteri. Kjo skuadra Serbe nuk ishte as mish as peshk, nje skuader mediokre pa nerv.

Media jone eshte jo profesioniste, Kombetarja jone filloi te fuste uje qe me Danimarken, edhe traineret shqiptare jane servile ndaj DeBiazit dhe mezi qisnin nji llaf per ta kritiku a keshillu. Baricin e  Brigelin i kryqezoshin ne kohe te tyre. Me vjen Keq se lojtaret tane te Kombetares jane shume Cuna te mire dhe luajne shume Fair-play si pak kombetare, por jane Budallenj. Ja tua bej te qarte me 2 pyetje, cfare ndodhte me Serbine ne Shqiperi nese humbiste a dilte barazim dhe cfare ndodhte me Shqiperine po te dilte barazim....Pse na duhej fitorja ne minuten e 90 kur Portugalia udhehiqte me Danimarken.

Pyetja me profesioniste e medias shqiptare ishte se kur do bej gol ai djale qe ka rrahur vetem shyllat deri tani? Shifnin a do shijonte golin individi e jo si luante skuadra.

Vrer psh ka hedh Andi Bushati dhe Mentor Kikia sot. Andi Bushati duke thene se Shqipetaret u sollen si hipokrit gjasme perendimor sepse ne te vertete sipas Bushatit jemi ndryshe. Jo une si shqiptar nuk mund te krahasohem kurr me ato qe kam pa ne Beograd! Ata njerez atje nuk kishin asgja te perbashket me popullin tim! Nqs ata jan Europianet, kurr mos qofshim ne te tille! Te pakten jemi popull i cilter me zemer te paster qe dum vetem haken tone e kete ska bir kurve qe na e mohon!

Ke bo dy pyetje

1-  Cfar ndodhe me serbine dhe me Shqiperine. Me serbine do ndodhte qe media serbe e botrore do vinte kujen se serbia lujti ne kushte te veshtira po aq mo. Me Shqiperine besoj se do ishim te kenaq me barazimin pavaresisht se duhej patjeter te fitonim ndaj serbise.

2-Pikerisht pra sepse nuk na duhej fitorja mbasi mbaroi ndeshja e Portugalise ndodhi ai skenar qe pesuam gol pas nje gabimi amatoresk qe per mendimin tim eshte i inskenum 100%.

Fuck FIFA, FUCK FSHF, FUCK DEBIAZI. Dhe I am sorry for Kapedan Cana por ket rradh e ka dhi!

Po fituam me Armenine dhe shkuam ne Europian harrohet cdo gjo dhe Serbet do u duhet te shohin Shqiperine ne Europian pavaresisht deshirave te tyre. Por budalliku duhet te na bohet mesim....e te kuptojme se e kena mrena nesh....barazimi me Serbine dhe kualifikimi i Shqiperise ishte humbje per ta. Kujt i plasi ca bohet ne ndeshje grupi po u kualifikum...fillo histori tjeter. 

Lene mer Bushatin qe ska bo i gjo ne jete te vet, rrezik edhe Lapsin ja pref dikush tjeter. A kupto cer medja ke ne shqiperi ti, komplet jo-profesioniste se i kan kap vendet e punes jo ata qe njohin sportin po ato qe kan cicen e bukur a lepijne meneren e bosit.

Te habit fakti se si kombetarja ben nje gabim aq amatoresk ne minutat e fundit e theksoj

MBASI KISHTE PERFUNDU NDESHJA E PORTUGALISE DHE SHQIPERIA E KISHTE NJE SHANC TE FUNDIT PER KUALIFIKIM!

!!!!!!!!!

Ai pulaxhiu a vezaxhiu prej shijaku ne krye te federates, duhet ta kuptoje se me nje kampionat vendas ku ndeshjet fillojne si futboll e perfundojne ne boks ku perfshihet i madh e i vogel asnjehere nuk do te kete kombetare cilesore.

Na thuaj ndonje gjo taten, boll perserite tezen e te deshtuarit Fuga, pyet Berberin me mire se te ftillo ca gjona.

Shpjegoja nji gjo Fuges meqe e ke qejf: Shqiperia e Kosova jane popullsi emigrantesh, 1/3 e Shqiperise eshte ne Emigracion dhe ky eshte nje realitet qe profesori e injoron...sigurisht qe do perfaqesohet nga emigrante futbolliste te talentuar apo te bere gati ne vendet e tjera pavaresisht se cfare ndodh ne kampionatin vendas. Europa ne vitet 50 naturalizonte Braziliane tip Euzebio pa turp ndonese i kishte plot akademite e futbollit me te rinj. Me 1/3 popullsi e re ne oksident emigrant sigurisht qe prurjet me te mira do i kesh ne fushat e Zvicres dhe Italise, apo profesori thote ti refuzojme?

Ik ere se kush nuk di nga lidhet Gamori fillo e jep mesim.

Gee tironco nuk e di por si fillim :a te ka bo vaki te mendosh se shtetet me kampionatet kombetare me te forta kane gjithashtu edhe ekipet me te forta kombetare?

E ke kabim motra, Kampionati me i forte deri para 7-8 vjetesh ka qen ai Anglez...shume keq i perfaqesuar me kombetare...ndersa ka nja 10 vjet qe kampionati Gjermon ka ngre krye por disaster me pare....kampionati Holandez harroje....thjesht furnizues me talente te klubeve te huaja...kampionati francez i dobet kur franca dilte kampione bote... Po foli profesorit e thuaji qe ne sdo behemi kampione Europe por do jete mire te futemi njeher ne te, njecke ...sefte.

Greqia fitoi Europianin me kampionat bloze, kurse vende si Australia eleminojne Italine ne boteror pa pasur kampionate fare...dhe e eleminojne.

Jokes apart, e keqja ne ate vend vjen nga vipat profane. DeBiazit duhet ti kerkohet llogari se si manaxhon talentet e diaspores qe bashkohen me Shqiperine dhe jo me vendet e origjines ...kaq. Parate i ka marre te manaxhoje talentet se kampionati i Profesorit duhet dekada te arrije. Gazetaret te shofi Profesori se jane Dembeli dhe cicat kan talent pa futbollin as Rama se njef se ka qen basketbollist.

nese kampionati eshte i forte kombetarja do te kete  ne dispozicion 50-60 futbolliste cilesore ne vend te 14-15 qe ka tani.u bene disa edicione qe fillohet mire pastaj demtohen a marrin kartona nje a dy lojtare kryesore si psh mavraj tani e gjithshka merr fund.Kombetaret dalin me te forta thone kur bazohen kryesisht ne lojtare te nje klubi  te cilet luajne gjithe kohen bashke.

Qe ti ke ide te cuditshme une se mohoj por lexo dreqin me shume tek komentet. I vetmi ekip qe ka pasur lojtare qe luajne ne nje klub ka qene Italia e 1978, me 8-9 lojtare nga Juventusi. Bota ka ndryshuar qe atehere. Sa lojtare Brazilian luajne ne Brazil???? Shiko se si Trajneret e huaj ne ate kohe kan qene blasfemi. Erdhi dita qe Kapelo te drejtoje Angline e Rusine e DeBiazi Shqiperine...do i kerkosh pergjegjesi se per informacionin tend traineri i tanishem shqiptar ka me shume se 50 lojtare ne dispoziocion...dhe mbeten duke u shqyrtu aplikacioneve per qytetari nga diaspora. Jemi ne nje stad te caktuar historik qe duhet te mbajme lidhje me diasporen fale edhe teknologjise qe nuk ka ekzistuar me pare....Talentet jane...Manaxhoji dreqin dhe mos u boj thashathemxhie tu shajt Duken pulaxhi ne cdo rast...Duka i derdhi lekat ne kete rast....De Biazi te kapi fiqte.

Ore me qe ra muhabeti. Une nuk e kom pa shpesh, po c'ar mootin ka Debiasi me ate Kacen qe nuk e fut. Ai lu ne formacion me PAOK kurse kapiteni jone i modh ishte pa ekip deri para dy javesh. Kur u kthyne nga neshja me Portugaline, e pyti traineri PAOK Kacen : Sa minuta lujte, qe ta fuste gja pjesen e dyte ne neshjen e kampionatit. -Asnji minute, ia kthe Kacja. - Kush luka me ate komtaren tuj per daj, Xavi dhe Iniesta ?-i kishte thone vllai. U bo shqiptar ene DiBiasi, zakonet ton do mori.

Nuk eshte vetem Kace por disa lojtare jane largu heshtazi. Me qe me pyet mu, mendoj se DeBiazi eshte familiarizu me klanin Cana dhe po e demto kombetaren e punen e tij padashje....nuk eshte problemi qe Cana eshte pa ekip se ajo eshte edhe fatkeqesi....por eshte jashte forme prej 2 vitesh.

Po te shofesh videot e golave qe ka honger Cana me Lazion te ngjethet mishte nga paaftesia. Mposhtet tek per tek nga kundershtari dore per dore.... Edhe portieri Berisha eshte dukur keq por cuditerisht ka nje permiresim rrenjesor per fatin ton se fundi.

Ma thote mendja qe e mbajne Canen si kapiten qe te siguroje unitetin e ekipit...Lizandri e theksonte ket fakt...por miti ra..se une skam pa ekip keto 3 ndeshje . Kur fizikisht e teknikisht ai eshte dobet dhe perderisa unitetin e ekipit si ne keto 2 ndeshje nuk e ka siguru, them qe Cana e DeBiazi do ikin bashke me njeri tjetrin.  Do zoti nuk kan lujt bixhoz bashke. 

Tani eshte vone se Canaj te Dielen njesoj nuk luan dhe skuadra eshte e varur nga Cana problematik pa te. Them qe Ekipi shqiptar ka kontradikta te brendshme si shume ekipe te tjera...si Franca LOL. Suksesi ka siguru heshtjen deri me sot...por hidh nje sy tek fytyrat  e futbollisteve ne perfundim te lojerave te fundit....ka pezm dhe pikepyetje nga Cunat....mbas Armenise kan per tu hap them. Cunat ne shumice mund te jene me te pastertit e idealistet qe kemi pasur ndonjehere por jan  i cik kaqola. Ndeshja me Armenine do tregoje cdo gje e mbi te gjitha sa vlen traineri se do aplikoje taktike ndryshe.  

Lutemi qe te fitojme me Armenine dh eDeBiazi te ribeje ekipin nga fillimi deri ne Qershor me talentet me te mira, po ky ekip po sfitum me Armenine ka per tu shkep ne play-offs.

I vetmi ekip qe ka pasur lojtare qe luajne ne nje klub ka qene Italia e 1978, me 8-9 lojtare nga Juventusi.

Spanja ne finalene e 2010 kondra Hollandes kishte plot 7 lojtare te barcelones qe thuhej se kishin luajtur se bashku qe nga mosha 12 vjec.

eh ti cmend dhe derrin. po 250 ekipet e tjera si jane? I ke pa ekipet afrikane kur dalin ne 8 ne boteror. Barcelona thote, nejse e paske fillu me pa futbollin me Mesin. Por cer ka bo Spanja deri para 12 vjetesh me kampionatin me te forte ne bote te mbush me te huaj dhe pa u fut ne 4 te boterorit nje jete te tere?

Bravo te qofte. Japi vetes i Flete-Lavderimi .

e kisha shumes, o avdall

Nuk kemi per gjithe lagjen. Te tjeret le te morin nga nji " S " kallcuku sulmuese, nga ato qe merrte Shkurte Pal Vata ne hekurrudhe. E di t i qe Xhevat Avdalli ishte kengetari i preferuar i shokut Enver ? Ja qe nuk e dije. Boj nji " qe palla " me veten e vet ,si denim.

ca o ky me shoku jot varri boms, ai ta ka mesu me e bo qe pallen me veten e vetsmiley

 

Hajd po vje ta pish i gastare Tequilla me vllain tat, se i thone i llafi tirons le', nuk bohesh. Mos e lej per gjys: ose thuji vorri boms ose varri bams dhe ta morim vesh qe kur zbrisje nga treni te kerkoshin leter-njoftimin. Avdalli osht na Gjirokastra. 

 

qe kur ka evolu tirona ke tequilla mer, avdall tirone

shyqyr qe jane te le, se perndryshe nuk do shuhej si koncept parazitizmi

Ca lesh evolimi, osht nga e keqja si pune kur s'ke hurm farzi, ha hurm qe te njel ne fyt ( se mos i ngel hatri sorres). I kom thone grus ma mcef rakine per vit te ri me cels dhe mcefe celsin me i ven qe harrohet kollaj. Aty kom nigju qe e majn tequillen per luks. Ene e qelbe me ket Avdallin, gjej nai sharje tjeter se ke alamet horizonti ... smiley

Pse merr te shkon si llaf, kshu me duket mu, rob qe e ka 39 perhera, nuk o sharje.
Une nuk do isha shume krenar per kete tirona thing. Haj me te mira robo.

shikon ti, paskemi fituar me Serbine, po se kemi kuptuar.... ka pas qene dikur nje kupe (for losers), qe jepte FSHF ne fund te kampionatit: kupa "per futbollin e bukur dhe korrekt" (e fitonte zakonisht Apollonia e Fierit). kete trofe te papare kemi fituar edhe ne, sipas palloshit...

nuk e marr vesh njeher: pse nuk u plas trapi fare kroateve cfare do thote Bota: kendojne cfare kengesh nacionaliste qe duan, perdorin simbolet kombetare qe duan, sillen si tu doje qejfi, kur luajne ndaj Serbise..? dhe e kunderta xhanem....

http://www.balkanweb.com/site/rama-i-bef...

Kur do ta presim bishtin ne shqiptaret?

ben blushi, po nje fende e ftohte mbete gjithe kohen, a derzi.

e ka nje rremb si ky shqiperia nder politikenj. tip sejfulla maleshova, ramis alia... tamam semundje e bute. njerez qe zbrazin koburen ne hi. 

Po mire o KM, kot per muhabet, kur qenkemi popull kaq i mire qe paskemi habitur boten me keltyren tone te larte pse u deshen 3500 police per nje ndeshje futbolli ne nje stadium me 12 mije vete nga te cilet vetem 50 gjimnaziste serbe?

Kot per muhabet...populli eshte i mire dhe i dashur mikeprites e aspak avdall...ne ate stadium 12 000 veta kishte e jo poplli shqiptar. Kontrollet bohen se nje cakmak nga njoni qe nuk eshte popull con ne gjobe e skualifikim. Faji eshte i Uefas qe ve Shqiperine me Serbine ne nje vazo...se ca kokrra idiote i gjen ne cdo popull.

Ja me thuaj ti sa kokrra idiote njef ti ne Serbi a Shqiperi qe jan gati te votojne per Karaxhiqin a Doktor Salih Berishen?????

Ne ndeshjet e tjera ne Sheiperi, 50 polica ruajne ndeshjen, Polaket erdhen me lujt me Kukesin ne Tirone, pine birrat lokaleve e si pagun e bone gjullurdi, goditen lojtarin e tyre me cakmak a gur dhe shkun ne shtepi te paprekur e Kuksi hongri gjoben. Ne Turqi po ta kishin bo do i kishin tredh Polaket. Poplli Shqiptar eshte i dashtun, ja po e adaptojne Ganiun e Kombetares e kan turp ti thone..te kena dhon ca lek do na cosh ne plazh apo jo? Humbshin lafshen bashke me goglat kush politizo futbollin e na ve FB status te Cunit te Sheqeres.

 

pse nuk jane keto masa te larta sigurie kur luhet fjala bie ne danimarke.nuk besoj se danezet bllokuan arterien kryeosre te vendit per ore te tera meqe do kalonte autobusi i kombetares tone.nga kush ruheshin serbet qe daligacioni i tyre te udhetonte me masa sigurie si ato te obames kur viziton kabulin?

Po me perifrazon?

Me Serbet kemi varre ende te hapura dhe shume viktima...nuk eshte faji i popullit... Une spo te kundershtoj qe kemi tensione me Serbet dhe ne si shqiptare po i perballojme shume mire, poplli jo langot e Sales.

E kushedi sa shpenzime ka pas shteti Shqiptar per sigurine e nje ndeshje qe me mire te mos bohet fare dhe Uefa te na ndihmoje te mos bim ne grup per nja 10 vjet? Ndeshje pa kurrfare atraksioni vec me nxjerr inot.  Nderkohe ka ndryshim te modh midis popull Serb e atij Shqiptar ne kete rast, ne jemi shume me te perpara per shume gjona pavaresisht varferise. Jemi te bute e te drejte si popull dhe kuptojme, Serbet jane dinak e paranoiak.

Kush e di sa jan habit Serbet apo Greket ...si Turqit....qe Shqiptari se rru kur Serbi ngre 3 gishtat qe sapo i ka pas ne sum te vete mbas 1999. Dallohemi shume nga Greket dhe Serbet si popull, jemi me human...apo fisnik. Krahasimi jot i Tiranes me Kabulin tregon urrejtjen pathollogjike qe ke ndaj Shqiptareve si homogjene qe te kemi rrit me pekule. Nuk krahasohet trajtimi policor i kombetares sone ne serbi e persekutimi policesk nga shoqeruesit Serb. Ne tirane ishte e kunderta, me shqetesoi kureshtja e njerezve me pa Serbet si ne kopsth zoo=logjik.

I paske yshtur te gjithe  sikaret e SIKURIT . Mire Saliu dhe iSalistet qe e kane " se argumentet zotrie "  Po PPU nga e gjeti. Ja ca variante te sikareve me sikur 

Psh sikur Ballist Morina te ishte i kuq .. edhe Shkinaksi nuk do e kishte pershkruar si hero . Sikur Biassi te kishte nje kampionat me futbolliste qe fitojne kupen e Champions , nuk do e kishte veshtire te formonte nje ekip .

Hitsori nga Fshati

O Heretik - i foli Din Pyka .- Hajt pime nga nje dopio

Po me cfare sebepi O ..e pejet Heretiku

U be Oidrisi Oficer nga kapterr burgaxhi ...Qeshte dhe Zeqo palla smiley  Plus kesaj  e kane me sy te mire dhe do e bejne gjeneral

Vajten ne klub pine sa pine mblodhen dhe berihain me S kaLLcuku , ca anal fshati nga ata qe kishin pare Bote e kishin mend  Kur i pejeten per Iriqin Eli..arja e fshatit  LefTKopeja tha ".Ky o coc eshte o coku vete "  smiley

E kemi parashikuar qe ne Mukje qe Ballistet do bejne namin .Ja dhe kapteri u be Oficer bertiste Alba me te madhe ..

Digjon sh Gjembi si e Urte e fshatit dhe qeshi nen buze..

Qe ne zhvillim ne zhvillim jemi . Po mos u nxitoni . Fshati Yne qe ne kohe teTurkut deri Komandant Tabori e ka .Kapiten-dmth

Do ti qe e shkarkuan Oficer Oidrisin smiley

PS Rastesiht disa emra te fshatit mund te korespondojne me anetare te Blogut , por nuk jane ata .

Po Ypxhibi, ca thote Ypxhibi ... ? 

ballisti ua siguroi tre pikat ne beograd .ne vend ta falenderoni e futet ne burg ti beni qejfin serbeve.njelloj si ne 45 e bete.smiley

Mukja...

aman o alba-man smiley

                                                                                    https://youtu.be/yl-R8RyeQKU

Shume balte po hidhet dhe mbi Ballistin e shkrete.

Ai u kap me arme,por kerkush nuk publikon ndonje te kaluar te tij kriminale,qe per shkak te fames qe mori,do kishin germu dhe do ja kishin gjet. Nje emigrant qe ka jetu me pune te ndershme,ndryshe nga jo pak shqiptare qe merren me lloj-lloj punesh.Me aftesite e tij kacavjerese do kishte ba "kariere" si hajdut shpiash,psh. Ne slloveni,ne eleminatoret e kaluara,u ngjit per rrjete ne afro 30m lartesi(e ka dhen dhe regjia per ca sekonda). Ca shoke te mite qe ishin ne stadium,flisnin me percmim per te - varej ne nje tub, - me thane -  dhe po rrinim me gjak te ngrire se nga momenti ne moment do binte dhe do shihnim horror. Na shperqendroi komplet dhe nuk po shihnim dot ndeshjen,- thonin. Ja pra qe dhe tifoz qe ndjek kombetaren gjithanej paska qene. Fakti qe ndermori nje akt te tille,sic ishte DRONI,ne menyre krejt individuale,duke sakrifiku gjithcka nga vetja,pa kurrefare interesi personal e duke ju kunderpergjigj ne menyre spektakolare ne strofullen e tyre kanibaleve qe ishin gati t'i hanin shqiptaret mish,e nderon deri ne qiell ate djalosh.

Ironiket e blogjeve i rrufshin carin ! smiley

 pa kurrefare interesi personal 

mos ja kjaj nonen tani per ta bere hero Ballistin, pa ndonje heroizem , Cfare fituam ne si shqiptare qe ngitem nje dron ne nje stadium ?  Me menu nje cik thelle, ose me nejt shtremet dhe me fol drejte.Ka ca njerez qe e kane pasion te vihen ne qender te vemendjes, dhe te behesh i famshem ne internet nuk eshte ndonje gje e evshtire sot ,Ja .nje nga keto eshte dhe Ballisti !

Bravo i qofte, per guximin  por nuk duhet me i dal ne mbrojtje per 2 pistolata dhe 30 fishek qe ju gjeten 

Po s'e mer kush ne mbrojtje per pistoletat,po me gjithe keto halabake verdalle,kriminela me damke,ai s'figuron njeri prej tyre. Pistoleten e paskesh deklaru dhe per nje gazetar te huj. Logjikisht pranohet t'a kete marre dhe per vetmbrojtje. Shume po e paragjykojne per pamjen e jashtme, jo floket ,jo mjekrra dhe e konsiderojne primitiv,po menyren si ka ideu gjithe projektin e dronit,flamurin gjithashtu,tregon qe s'eshte djale pa nivel.

per vetmbrojtje ,

ne qoftese ky do t ishte kap nga policia ne amerike   itali, greqi, angli, gjermani, rusi,e ct .. si thu do te justifikohej  me ,   "per vetmbrojtje " ?

 

jo,ne burg eshte dhe po pret denimin.

Ja dhe fjalet e tij ne gjygje;

“Do doja të isha përballë një trupe gjyqësore serbe të mbroja interesin e vendit tim, por jam para gjyqtarit shqiptar dhe duhet të mbroj veten.

Ndiej keqardhje për situatën e krijuar. Nuk kërkoj mëshirë, nuk është në karakterin tim. Do rris dy fëmijë me ideale tërësisht shqiptare. Vendimin tuaj do ta respektoj sido që të jetë”, 

une po them se nuk duhet gjyku si kriminel se kishte me vete nje pistolete per vetmbrojtje.

qyshkur denohen njerzit per armembajtje pa leje atje, kur perdite ndodhin krime pa hesap ?

te gjithe mbajne arme pa leje, dhe te gjithe bejne sikur s'e dine smiley

ne qoftese mbajne te gjithe, le ta mbaj dhe ky qeni qepen ta haj , kur osh kshu puna  !   smiley i gjo skuptoj une , pse dy pistoleta dhe jo nje,  ?  smiley do t kishte me lehtsira  

edhe isa me dy qe ne angli... te gjithe kapedanet kshu jane me nga dy ngjeshur...
ska arsye te denohet

Isa ishte vertet burre dhe ku ishte pa !

Nuk bohet rigoni lis !

Kshu dhe puna e ketij Ballisti kapedan !  ! 

nuk duhet gjyku si kriminel 

Tani nuk jemi ne komunizem, qe ti politizojme gjonat , cdo njeri do te gjykohet per ate qe ben, nuk ka rendesi biografia, apo heroizmi , dje ke qene hero sot do te gjykohesh , shume e thjeshte !Kshtu ben dhe bota ! 

Ai nuk mund te donohet si kriminel, por si nje njeri qe ka shkelur ligjin  per armbajtje pa leje ! Gjykata e di se si mund ta interpretoj ! Kto idealizmat, jo serbi , jo ideale shqiptare, jane filma , qe nuk pijne uje , ne kete rast ! 

 

po merresh me lojna fjalesh,kur them per gjykimin,s'e kam per gjykimin penal,por gjykimin e opinionit publik. ai djal na ngrit peshe zemrat te gjitheve ne ate qe beri dhe per kete, do te duhet te kete gjithmone respektin tone.

koha e ballist morines ka kaluar. te tjerat jane OK, muhabet i mire per ne kafene. 

"koha e ballist morines ka kaluar."

"-koha ime, koha juaj, koha e tyre... po ajo eshte një dreqi e mori, duam apo nuk duam ne !!"

smiley

po kalo mire ne shqipni, sec kom nji pershtypje 

Belulo hengre panine me qofte ore apo bugace me simite ne Elbasan ?

une kom nje opinion se ky ismaili , x /y ose askushi,  i pa njohuri me pare , per mu , eshte kokra e sherrxhiut klandestin !

edhe ne Beograd edhe ne Tirane , ai ne qender te vemendjes e para , per flamurin , e dyta,  per shkelje ligji ! Nje vale debatesh , interpretimesh ku perfshihet edhe politika dhe politikanet e kupto ti qe kjo eshte histori e sajume ?

well, droni ne beograd ishte mire dhe edhe pse nje "risky business" (30% me 70% do thosha - se tani mbas faktit, jemi te gjithe professora - ky eshte bere edhe thelbi i peshkut ne fakt), per fat rezultoi great. Ajo qe dua te them eshte se ballisti me ate gje e mbaroi c'kish per te dhene. nuk mund te perfaqsohet shqiperia me kte tip duke e vene ne qender te vemendjes vazhdimisht. nuk ka cfare jep. nuk eshte kohe gafurrjeje tani. se ka nje kohe cdo gje. ne beograd gjeja ishte e duhur sepse radikalet serb e donin nje zhembel te atille. por aq ama. sekreti i suksesit eshte sensi i mases. bixhozi duhet lene ne kulmin e te fitumes. pija kur po te shijon me shume. keta nuk jane kalores betejash. nuk behet show me tipa rebel, edhe pse keta perfaqesojne nje pjese shume domethenese te shoqerise shqiptare. si nuk mund te jete kurre psh, nje kale beteje per antikorrupsionin dritan prifti. ose shprese per te ardhmen politike lulzim basha. ose garanci per qeverisjen aktuale ilir meta. problemi yne eshte edhe se ne zgjedhim kuajt e gabuar per beteje, if you know what I mean.

dmth nuk kishin pse ta arrestonin, per ta rivene ne qender te vemendjes kombetare. le ta linin te qete ne pune te vet.

Dakort jam dhe une qe ai s'mund te jete Stema Jone. Ai duhet te respektohet per ate qe beri ne Beograd,kte po them dhe, ne asnje menyre s'mund te perbuzet,sic po e shohim. Une e kam thene me pare,se lavdine ai e fitoi nga vete serbet me sjelljen e tyre barbare kunder nesh para se te hidhej droni,se po te kishin tregu qytetari serbet, edhe droni do t'i kishte ngel ne dore si nje provokim i ulet.Per sa kohe ai ska asnje rekord kriminal,as ketu, as jashte vendit,ne syte e mi i jep kredit te mjafteshem per t'mos ja qujt dhe pjesen e pistoletes ne keto rrethana. Pike.

Ajo qe dua te them eshte se ballisti me ate gje e mbaroi c'kish per te dhene

po nuk jane te gjithe si Platinia, a te keqen, qe shkojne ne xenit te tyret e shikojne se nuk kane cfare arrijne me shume dhe hiqen menjane.

nuk jemi popuj Platinish ne jo, jemi popuj Salinjsh.

Do rris dy fëmijë me ideale tërësisht shqiptare.

Ky sikur kish kerku pare me ble vinc qe te krijonte familje. Tigoni ne zjarr, peshku ne dete. 

Nje personi me dy arme zjarri dhe 200 bileta fallso ne makine vetem i shkrete nuk mund ti thuhet...Te tjerat pastaj jane lakra ne kopesht

Nuk kishe ndonje link qe konfirmon te siperthenat, art?

Jo,biletat ishin te gjitha te rregullta,te deklaruara nga Ilir Shulku,dhe i kishte si nje nga prtagonistet e grupimit "tifozat kuq e zi",te cilet i kishte pajis fshf me 2100 bileta.

 

u plotesuan kerkesat e serbeve pike per pike , o Pjeter.. dhe nje nga keto ishte qe Ismail Morina nuk duhej te ishte ne stadium, sepse ndiheshin ata gjoja te provokuar.. kjo eshte e gjitha!

pastaj sajuan keto genjeshtrat per gjoja "bileta fallco".. dhe jane shume te ndyre fare, e lane genjeshtren te qarkullonte nja 2 dite ne media, sa zuri vend, dhe pastaj pa pike turpi e "pergenjeshtruan". cdo gje e planifikuar deri ne detajin me vogel.
edhe kjo me pistoletat dihej, se ai e ka pranuar me pare qe qarkullon i armatosur, pasi vertet eshte i kercenuar, nuk genjen!

Pjeter,

Patjeter patjeter, por ky duket se nuk i dorzo leshte kollaj, pradaj ti po mune maja fort e shtrengoje per koke njehere. smiley
Ore, mos kaloni ne patetizma. Ky kingu eshte kap me dy pistoleta, per te cilat, sipas deklaratave ne sallen e gjyqit eshte bo pishman ke zoti.
Nuk ka ngel shqiptaria te mbrohet me kercenime kokleshesh. Do te besh tifozin, bej tifozin kaq! Sipas kesaj llogjikes tuj, ai burri i shtetit nuk duhet gjyku kurre se na futi ne Natje or tie.

Vallai me 4 helikoptera dhe 3000 trupa jane civilizu edhe kombe me te egra smiley

Famoze ajo vidjo me lojtaret e Serbise tu bo xhiron e mjesit ndersa robt zgjtshin qafen mbas deres gjysem te mbyllme të Akademise se Arteve. Saigon. Tamom sikur po u xhirote naj filëm hollivudi

trapi i lales

Në fushë humbëm por jashtë fushës befasuam dhe kundërshtarët - 

smiley

Ore hajt se po qajme Francen, po humbja me e madhe eshte qe lideri i Ballkanit behet tashme Vucic.

Belul, si korrespondenti jone ne vend, sa ndihej kjo gjeme nga mileti? 

Nese do ishim vend si zvicra apo gjermania ku zbatohet ligji nje per te gjithe ndoshta ka kuptim te mbahet ne burg ballisti.por nje vend qe liron nga burgu vrases me apo pa pagese te mbash ne burg ballistin qe eshte vecse tifoz pasionant nashi qe ndeshja ka mbaruar e ai s'perben me rrezik eshte komplet nonsense .futi nje gjobe simbolike me nje paralajmerim te tipit "po te zume perseri .."e lere te shkoje ne pune te vet.

Ej...o legena të politikës shqiptare, po juve ju kanë "ngrirë" ambasadorin në Beograd, e kanë shpallur "non grata", ju akoma vazhdoni me mëk mëke?

Nje gje duhet ti japem haken liderit tone te ballkanit.eshte mjeshter I medias dhe di te qendroje ne qender te vemendjes.mendon I ziu njeri me naivitet te shohe nje ndeshje futbolli qe te harroje politiken e politkanet per nje moment por edhe aty te fanepset syfeti i edit para gjate dhe pas ndeshjes.

Piktoret ne pergjithsi jane njerez me ego. E vertete qe mund te thuhej edhe per karizmatikyn tjeter Berishe, qe gjithashtu nuk e leshonte foltoren ne parlament.

Fillojne e mbarojne lajmet me te .eshte bere me keq nga Kim il sungu I korese se veriut.

Në Elbasan kryetifozi me sa më kujtohet , ishte një Fat Pupleku nga Cërriku .Sikur është baba i kltij Ballistit nga pamja , vetëm nuk kishte nja dy dhomë .I ka dhomët ky Ballisti ?

Rreshtoheshin tifozët ose fansat ..e thash i llaf të modh si Yp Xhibi ..vinin një shirit ke Hyrja stadiumit përballë dhe pasi pritej shiriti hynin me rradhë me në krye Fatin . Policia është me ne .

Ishte në mes dhe një musteqekuq që punote në Metalurgjik . Ai pite shumë duhon dhe aty nga ora 6 e mëngjezit e myste Kolla me të modhe sa me thonë zgjote mëhallën , po e zbuste me i thirrje .

Mukje , Mukje ti je Bota ! ishte Patriot i Modh mer jahu smiley

Dikur e pyt nji shok i pallatit

O musteqekuq .E ke lonë duhanin .

Po or tie..tha Musteqekuqi

Filloje prap o llajo , se mirë që po ngrehemi nga gjumi vonë për punë , po po shkojmë edhe pa patriotizëm se nuk na Ysht nieri me Mukjen .

​Ku o Yp Xhibi me i kthy dhe njëherë Urra -Patriotët me  komente ke ndeshja e parë ! Po ambasadat si e përcollën këtë Lajm ? Kancelaritë e Botës çfarë thanë për K/Ministrin Rama që i la në Baltë ipatriotët duke falenderuar për Kulturën qytetarët e vet .

Detajet e planëzuara smiley ​nuk dhanë rezultatin e duhur. Ah Ballist Ballist ke majt i fjalim para Gjykatës ..

Rrofshin Tablot Sinoptike të membërve të PPU që sqarojnë il Popolo për zbulimin e Poliagjenturave  antishqiptare !

Ftoj sh Gjëmbi të bëjë një anale , të shpërndajë konfuzionin

Fundjavë të Gëzuar shokë antikomunisë smiley

Drizo,mo u merr me mu po merru me PF-ne. Ai ma se ni here ka shfaq menime qe vijne ne kundershtim me vijen tone. Une e kam prit me na mledh per kete ceshtje.Dakort,ai asht shok me merita dhe ndonje te mete dhe ja kemi anashkalu ,po nuk mund te bajme nje sy qorr dhe nje vesh shurdh, kur ai ne menyre te peseritur ka manifestu se asht i ndikum nga dhe mendime,qe troc po t'a thom,jane te rrezikshme. Kam vrejtje dhe per ty,t'a dish,po,po,une fjalen time kam me e than. Gjithe ky tolerim nga ana jote nuk ka shpjegim,ksaj i vjen era liberalizem.Kaq po t'thom, he per he,ne mledhje do t'i parashtroj ne menyre te detajume pikpamjet e mija ne lidhje me ceshtjen qe ngrita.

Kaq shume  eunuke dhe pallazuzë qe kishte mbledhur kesaj rradhe Arena e Elbasanit,s'besoj te kete mbledhur ndonje ndeshje tjeter futbolli.Publikë më xhenaze,mos pafsha kurre.

http://botasot.info/sporti/464363/nuk-mj...

p.s.

Sapo ndoqa ndeshjen miqesore Kosove-Guinea.Nuk e keni idene se çfare kenaqesie eshte te ndjekesh nje ndeshje futbolli pa pasur nevoje te terrorizohesh nga sheshiri i Linda Rames.

Shume sukses per kombetaren kunder Kardashianeve.Do zoti e shihemi ne France!

Jo mer Fiqo,s'ishin gjo policia e ushtria,s'ishin gjo as njesite e policise speciale qe kishin ardhe ne ndihme nga Kosova(nga ata kat'naret me te eger qe njeh raca e shqiptarit).Ajo qe na futi lemerine ishte kapela e Lindes,thu ti qe ka shku ne audience te Papa e jo ne ndeshje futbolli smiley

Hata te ishte Geraldina e Zogolleve ,ose Lady D   smiley

Dikush e  ngaterroi futbollin me mitingjet e poezise,galerine e arteve,operen dhe baletin .Nuk shkohet ne rock-koncert i veshur ne "tuxedo".

Sidoqofte,ç'fare antireklame.Thjesht,na e neveriten futbollin.

smiley

Dikush e  ngaterroi futbollin me mitingjet e poezise,galerine e arteve,operen dhe baletin .Nuk shkohet ne rock-koncert i veshur ne "tuxedo".

si theee? smiley

Eshte interesante se cfare urrejtje shkakton fjala 'ballist' ne komunistet dhe spurdhjaket e tyre.dhe te mendosh se shumica prej tyre jane te lindur pas luftes se dyte boterore dhe ballin e gjykojne prej prupagandes se dulle djegesit me shoke.ndoshta eshte kompleksi I inferioritetit te fshatarit te zgjebosur ndaj te fismit qe I ben te vazhdojne te urrejne ballistet me kaq terbim 70 vjet pas lufte edhe pse vete nuk kane njohur asnje ballist.it makes sense mithat frasheri ishte I biri i Abdul frasherit ,dulla I biri I halil gagacit,hisnia I biri i Kapo cobanit.ekipi shpresa I ketyre zgjebarakeve vazhdon te sundoje edhe sot shqiperine.

ekipi shpresa I ketyre zgjebarakeve vazhdon te sundoje edhe sot e mot shqiperine...do te shtoja une. 

 

Speak of the devil smiley

Shif sa nice and easy do fitoje komtarja ne Armeni, tashti qe sigurimin e shtetit, (m)afishet e komunizmes dhe ate Kryetarin e Selfiet Popullor qe na eshte bo si zhurmusi i televizorit, sdo i kete me neper kembe.

Kur eshte kjo qeveri pe leshi ne stadium i bohet ters komtares.

nuk kane per te fituar dot, po do zoti ja lene vete armenet, se ata s'kane me çfare te fitojne. 

armenia e mban veten per me te forte. sepse nga humbja qe paten ne tirane shkarkuan trajnerin.

Kush po e llogarit armenin o prof se na bone me qesh smiley 

ata e llogaritin veten e tyre me te forte se ne (se shkarkuan trajnerin kur humben me ne). dhe kryesorja eshte besimi te vetja sesa si te llogarisin te tjeret. 

ti psh mund te me llogarisesh si te duash. ke liri te plote mendimi. 

per te mos thene pastaj qe ai mikitariani (a si quhet) qe luan me dortmundin, kushton me shume lek, se te gjithe lojtaret tane te marre se bashku (qe jane po thuaj te gjithe rezerva me ekipet e tyre te dores se dyte apo te katerqindte). 

Po mo i mire se keto lojtaret e Italise qe e zgerlaqi Kostarika nuk eshte ai mikariani o profe. 

natyrisht te ishte aq i mire do te kish kualifikuar Armenine ai, si Hagi apo Stoiçkov kualifikonin nje here e qemoti vendet e  tyre. nje lojtar i mire (ne fakt I MADH) mjafton per ta kualifikuar nje vend ne boteror apo europian. 

prandaj dhe e lidha vetem me vleren komerciale, sa kushton ne tregun e sotshem te futbollit, jo me vlera te tjera te padukshme.

Pikerisht pra qe aq i mire sa ato qe i rrafi edhe Kostarika nuk mund te jete ai, prandaj nuk llogarit njeri kete ndeshje se e kemi te fituar. Puna ishte me u kualifiku qe me serbin, po nuk te le shteti policor i interesave te ngushta me arrit ate qe me zor ce pritshin te gjithe.

italia e ka forcen tek GRUPI, jo tek individet, se nuk kane pasur kurre lojtare te kalibrit boteror. 

edhe ne si ekip, e kemi forcen tek grupi. ganiu u mundu te na bente si italia. loje pa pretendime dhe me taktike rigoroze. puna eshte qe neve si shqiptare fillon dhe na rre mendja, prej rezultave te mira dhe te pabesueshme nga specialistet te botes, qe nga mungesa e kultures (specialistat e futbollit jane me te pakulturuarit nga te gjithe te tjeret) na marrin per zgjepsa, dmth per popull i paafte te bej gjera me vlere. 

kur te duket vetja me i mire se ç'je ne realitet, fluturon me presh pastaj dhe tjetri ta rras kollaj. kaq gje e ka kuptu dhe Alba e peshkut. 

s'duhet pra te kemi eufori ne lojen tone. se nuk i kemi akoma lojtaret qe duhen. nuk e kemi akoma Stoiçkovin tone. te uniteti dhe taktika rigoroze, duhet te permbahemi vetem, neqoftese duam rezultate qe i kalojne mundesite tona reale.

perndryshe duhet nis nga fushat dhe stadiumet dhe rritja shkalle shkalle e kampionatit te vendit. por kjo eshte rruge akoma me e koklavitur. 

armenine e rrafem....dhe nuk e llogaritem fare si ekip. prape nuk e llogarisim.

edhe trajneri kostarikes kshu tha para neshjes me italine qe padyshim qe i rrafim, dhe ne te vertete i rrafi.

flasim per futboll ketu.

te djelen flasim atehere. 

Sikur te kishin degjuar udhezimet e pepinos e te ishin bere mullar ne zone te rreptesise duke e cuar topin per hatlla sa me larg andej nga tifozet nashi do kishin dy pike me teper e do ishin ne France .por no u mori koka ere nga levdatat e tarrallakeve me KM ne krie e iu duk vetja Brazil e urdho nashi.iu duhet fitorja me armenine e cila ne mos gaboj desh na mundi ne fushen tone.smiley

ballisti u arrestua per shkak se pikpamjet e tij nacionaliste nuk shkonin me erjonvelizmin  e politikes shqiptare.   per ttu treguar serbeve se ne nuk kemi ndermend te bashkojme ne shtetin shqiptar krahinen shqiptare te dardanise dhe me tej.

kjo eshte mese e qarte.   frika se mos shqiptaret fillojne e i largohen evgjiterise internacionaliste dhe priren drejt kombetarizmit,i ka bere politikanet shqiptare ta shohin si rezik potencial te vetmin grupim kombetarist ne shqiperi,i cili mundet ,ne te ardhmen ti beje delet e integrimit te kthejne syte nga ta.

 

fatkeqesisht futbollin shqiptar gjithe ata tifozat e ndjekin vetem prej nacionalizmit. stadiumet ne kampionatin tone jane bosh. por edhe ata e ndjekin kombetaren vetem kur kjo ka  akoma shanse per kualifikim. sa priten shanset, stadiumi rikthehet perseri bosh.

keshtuqe mos ki frike sa i perket nacionalizmit shqiptar. nuk do te mund dot Rama apo ndonje sejmen tjeter i vene nga europa, ta zbute. perkundrazi me perpjektet qe bejne per ta dobesuar, ata do ta nxisin me shume.

po edhe ne evrope prej nacionalizmit e ndjekin.   asnje lloj sporti nuk ndiqet po nuk pati nje lidhje identitare,qofte kombetare,qytetare apo fshatare.

sa per nacionalzmin shqiptar, ai eshte inekzistent.    jemi i vetmi vend ne europe por edhe me gjere qe nuk ka asnje force politike kombetariste.  kjo duket edhe ketu ,ku mentaliteti i sherbetorit besnik eshte dominant.   edhe ne shqiperi,ku mendimi i ndonje ambasadoruci te lodhur,perdoret si aksiome e pakundershtueshme.

ka nje lidhje te drejtperdrejte midis kombetarizmit dhe gjendjes  se mire ekonomike.  si edhe e kunderta.

jemi popull i lashte dhe qe na lidh GJAKU, jo kultura siç lidh popujt e tjere. ndaj nuk ka si te jemi nacionaliste, por vetem patriote. (po lodhem me ty loqen duke ti shpjegu pa fund keto gjera, midis nacionalizmit dhe patriotizmit dhe po me mbushet mendja qe ne greqi kane ngel me karat nga shqiptaret. kush kish dy pare mend ka ik ka kohe ne vend tjeter).

ky nacionalizmi ne futboll na ka ardh nga bashkimi i kosoves me shqiperine (bashkim i te kundertave, qe sjell nacionalizmin edhe midis popujve europiane qe ti merr si shembull, dhe qe jane popuj te rinj relativisht, te krijuar nga hiçi, apo pa lidhje gjaku mes tyre) 

ose si me ta shpjegu me thjesht, nacionalizmi eshte elementi deçiziv i bashkimit te nje nacioni (lukuni popujsh qe jetojne ne nje territor te caktuar).

neve kjo lidhje na vjen nga GJAKU, pra nuk kemi nevoje per force tjeter morale, intelektuale, doktrinore, etj. neve normalisht nuk duhej te kishim fare shtet, se s'ka çna duhet ne fakt, vetem per te na shfarosur. shteti eshte shkaterrues per popujt si ne, me lidhje organike, ato te gjakut.

kjo per kmentin e profilit per italin, qe esht i vertet deri ne mizori:

profil,je per klase te pare me keto(dhe jo vetem) budallalleqet  rreth ndryshimit midis nacionalizmit e patriotizmit.  ato ndryshojne vetem ne tonalitet.

ti thua qe lidhja e gjakut shkon deri ne kukes dhe aty nderpritetsmiley     si edhe qe shqiperine e sotme e krijuan shqiptaret me deshiren e tyre duke jashte saj me shume se gjysmen  e trojeve.

loqesmiley    kete e perdorin vetem ata su ngrihet mesmiley

e plotsova postin lart. shteti te ne, erdhi si keqkuptim nga njerez me siguri si ti, qe ngaterrojne konceptet. shteti na humbi KRENARINE, dhe do te vazhdoje te na zhveshe nga çdo tipar tjeter ME VLERE, dhe qe vetem ne si popull i kishim ne europe qe nga koherat kur akoma Hena nuk ishte çfaqur.

si pula do kene dale dje nga stadiumi. jo vetem nga humbja, por edhe SHTYPJA qe pesuan nga SHTETI I TYRE, dhe qe nuk e prisnin (te rrethuar me xhandare dhe te zhveshur nga te gjitha simbolet kombetare te cilat i nderonin me shume se veten). pra te gjitha keto qe po lodhem duke te shpjeguar ty, dhe qe asnje perveç meje me sa duket nuk i kupton. por duke i ndjere ne lekure sistematikisht, do t'i kuptojne ndoshta nje dite.

ik nashti dhe bej ndonje lek, se per kaq gje je i afte.

po nuk eshte shteti i tyre o njeri.  kete po te them.   duke mos qene shtet nacionalist  por internacionalist ,nuk mbron interesat e shqiptareve

nejse ,budallain nga gjeniu nje fije i ndansmiley.  keshtu qe cdo gje mund te ndodhe,,

pse greqia nuk eshte shtet internacionalist sipas teje ? po reformat pse po i ben, prej qejfit te popullit te saj apo prej qejfit te botes qe e paguan ? 

shtetet e sotme jane njesoj si monarkite e dikurshme (qe prej te njejtes familje rridhnin). shtetet e sotme jane te gjitha internacionaliste. mondializim do te thote internacionalizem. e njejta dukuri.

Kot nuk e kishte bearxoti dikur kur i izoloi lojtaret duke i ndaluar te lexonin gazetat apo te shikonin tv.Zaloshnja ne shkrimin me poshte si deshmitar okular hedh drite mbi shqipot qe mendojne se i dine te gjitha e fusin hundet ne kombetare e si lojtaret degjojne me teper ata se trajnerin e tyre.

http://www.gazetatema.net/web/2015/10/10...

  profil,  , Patriotizmi eshte ndjenje,   dvocion per Atdheun.Dallimi  mes tij dhe nacionalizmit eshte i vogel,  por i vogel eshte edhe djalli -thone, por ben  zarare te medha, ben hatane ! Sepse nacionalizmi  eshte nje  menyre  te menduari, ideologji qe mbeshtet tere veprimtarine bazuar ne bindjen  se vendi i tij eshte permbi  rracen, kulturen , qyteterimin  e nje apo shume kombeve te tjere.

   Bindja se rraca arjane ishte permbi gjith te tjerat, i kushtoi botes plot 52 milione njerez.Dhe po nga ajo rrace 20 milione  u shuan neme pak se kater vite ..,! 

 

patriotizmi te duash atdheun, TOKEN tende (patria = atdhe do te thote toka/dheu e atit) ndersa nacionalizem do te thote "te duash" (apo te luftosh per) popullaten qe banon vendin. nacion = popull.

 duke qene se populli vetem zmadhohet dhe jo toka, patrotizmi te shtyn ta mbrosh token tende, ndersa nacionalizmi te luftosh per me shume toke e shtrirje per popullin tend. diferenca eshte e madhe ne fakt, jo e vogel. eshte diametralisht e kundert.

prandaj kosovaret jane patriote qe luftuan per mbrojtjen e kosoves ndersa serbet nacionaliste qe luftojne per me shume shtrirje dhe toke per popullin e tyre. kupton ti, te dyja krahet luftuan po jo per te njejtin qellim.

nazistet per me shume shtrirje, te tjeret per te mbrojtur vendin. amerikanet per me shume shtrirje, vietnamezet per te mbrojtur vendin, e me rradhe shembujt nuk mungojne. rasti me i fundit jane ata islamiket e sirise, qe si qenjt shume racesh, kerkojne territore per shtrirje. ndersa siriani i vertete mbron vetem atdheun e vet. 

ai qe jeton ne greqi na do te jemi nacionalista si greket qe akoma duan jugun e shqiperise. puna eshte se ne dashurine e kemi vetem per token TONE, jo per token e tjetrit. kur behemi shume ne ikim (emigrojme) qe mos ta tejngopim token.

nje problem te tille vetem sot po fillojne te kuptojne nacionalistet franceze qe po fillojne t'u fryjne ndjenjave patriotike te francezve (te mbrojne token nga dyndjet e huaja) dhe jo atyre nacionale qe nuk konvenojne me situaten e re qe eshte krijuar nga ndryshimet demografike. vete emertimi parti nacionaliste s'ka me asnje sens, sot per ta. sepse kush lind ne france eshte francez, sipas nocionit Nacion. ndersa tyre u konvenon qe vetem francezi i bardhe dhe katolik te jete vetem francez. jo çdo lloj francezi. puna eshte se jane popull i ri (gjermane te latinizuar dhe mbeturina te tjera), s'kane atdhedashuri. atdhedashuri kane korsikanet dhe basket (popuj me te vjeter nga francezet dhe me lidhje gjaku) qe s'te lejne te ndertosh shtepi ne token e tyre po ta prishin me dinamit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).