Nëse do flisnim për një Ismali në lajme, do preferoja të flisnim për Kadarenë i cili sot gjendet (sërish) në listën e shkrimtarëve të përmendur për çmimin Nobel për Letërsinë. Favorite këtë vit është Svetlana Alexieviç, gazetarja nga Bjellorusia e njohur për romanin "Zëra nga Çernobili" dhe qëndrimet kritike kundër pushtetarëve në vendin e saj. Alexieviç është popullore në Suedi. Romancieri kenian Ngugi Wa Thiong është gjithashtu ndër të preferuarit i ndjekur nga poeti korean Ko Un. Sipas kompanisë së basteve Landbrokes, Kadare ka shanset 1/20 për fitoren e çmimit sot.

94 Komente

Artan Fuga

 

"Nga sa shohim mediat ndërkombëtare sot në mëngjes, as këtë radhë shkrimtari Ismail Kadare nuk paraqitet kandidat favorit për të marrë çmimin Nobel në letërsi.

 

Se ç'është një ukrainase që ka dalë.

 

Pikaaaaaa!

 

Historira me Cernobil. E cfarë ka aty për Nobel!!

 

Sigurisht Kadare e meriton pafundësisht dhe me distancë me të tjerët.

 

Por le ta shohim deri në mbrëmje. Atë gjë pres me padurim sonte".

smiley    smiley   smiley   smiley

E mori kjo Rusja e bardhe ksaj rradhe. 

Si ta mare cmimin, si mos e mare ai eshte gjigant.

Edhe ky gangster si ai Ismaili tjeter eshte

Si Ismail Qemali?

ismail morina, maybe,,,

pershnes pleqt e krujes, grupin Lira dhe jurin e nobelit me mistery train (vince gill albert lee james burton) smiley

E ka fituar nje shkrimtare e motivuar nga 'pasioni për realitetin' (të cilin Kadareja jone nuk e ka). Juria e ka motivuar keshtu cmimin :

"Për vepren e saj polifonike, memorial i dhimbjes dhe kurajos se epokes qe jetojme".

 

Mes respects!

 

 

vepren e saj polifonike

Filluan te vjedhin edhe nga kenget labe nashti!!!

smiley  qe në sabah ti !!!

te mbajti koha per pushime me ne fund smiley

ketej jave mbi normalen e ngrohte

O Stalker! Kadareja po te ish per ta marre cmimin Nobel, do e kish marre para 20 vjeteve. Mjaft me kete pritjen se e keni bo Kadarene si seksi i Pandave ne kopesht zologjik.

dikur te gjith flisnin per bujqsi (ceshje e gjith popullit - s'e ke harru besoj, si edhe ajo tjetra detyre mbi detyrat). sot folin te gjith per letersi. hezber fare. me ka bo pershtypje ky kapercim. "dhe ky eshte nje zhvillim", do thoshte genci.

Ne fakt nuk duhen harru vitet 80 ku 1 ne cdo 2 veta e gjysem ishte (spiun? smiley  ) poet kombetar, Ose ne mos kombetar te pakten krahinor ose lagjor. "Po ta hapesh zemren e shqiptarit," thoshte Ducja, "do e gjesh aty letersine, ul galiç."

po, po t'pakten kur folte alfredo uci, apo nji kallulli, kallulli, binte heshtja modhe ne salle smiley

kishin rrespekt mileti

Po Napolon Roshin kur ckoqiste Solidarnostin neper ndermarrje e men. Doli llaf biles qe Enveri po i bote pucin se i kishte hyp zilia ngaqe librat e tij per politiken europiane, po shiteshin me shume se Vepra e 19. Muhabet i mrenshem i fisit ky, se gruja e Napolonit ishte mesuese ne te njejten shkolle me plaken time.

Po ca diskuto, Napoloni te qerote hesapin. Fliste per lindjen e mesme edhe ta sillte rripin e gazes ne shpi. kompetent i modh. po ishte edhe zija xholi, ezhderha. 

Ndonje info qe publikon emrin e Kadarese ne listen e te nominuareve s'po shoh dot, dhe wiki thote se kandidatet potenciale (ndoshta 5-shja e fundit e seleksionuar ne Maj ) mbahen sekret per 50 vjet.

As ka qene fare si kandidat dhe as ka per te qene. Gazetat e ktyre thone per robin nga Egjypti , Afrika etj. po jo Ismailin tone te dashtun. 

 

E kam thone dhe po e persëris dhe një here : Ismaili i ka Letrat e tija te arkivume ke keshilli i Noblit si shkrimtar qe ka bashkepunuar me komunistat dhe ka ly dockat me gjak. 

Me dhimbje po ja ka fut sa krahu shqiptari i vet me një zarf te verdh derguar nga ambasada jonë. 

Me dhimbje vëlla , me dhimbje ...... 

Te them te drejten nuk e kisha degjuar ndonjehere si autore. Ka njeri ketu ne Peshk qe  e ka lexuar e te na thote nje mendim?

bravo sweed, at t'paqes poroshenkos

Svetlana, Haruki, Ngugi, Adonis , Bob Dylan 

Këta ishin kandidatet

 

 

 

Fytyra jofemërore e luftës : autorja bjelloruse është e ndaluar në vendin e saj për librat me reportazhe kushtuar dinjitetit njerëzor : intervistë me Svetlana Alexievich.

nga Elsa Demo ne Shekulli. - Nr. 3530, 7 dhjetor, 2011, f. 16-17.

 

interesant se me menyren si i thote ato qe thote, per pak ma mbushi mendjen... M'u desh t'i kthehem nje here tjeter se per pak desh vura nje yll ktu. madje marr mbrapsh edhe habine e intervistes live, por justifikohem se ajo eshte me e veshtire ta dallosh sesa intervista marre nga elsa demo. Po ta shofesh me predispoziten me te mire, eshte nje gracke kjo ku ka rene kjo svetllana dhe eshte ajo ku biem shumica sot.

cfare gracke?

esht folur nje a dy here ktu per kete film. Afersisht per gjera qe komentohen si pikeveshtrim i atij filmit, tek komentet, aty e kam fjalen. Pershtypja krijohet qe eshte nje pene gjitheperfshirse per tematiken aq komplekse te njeriut te europes lindore. E verteta eshte qe s'e ka arritur, s'ka arrit dot te mos mbaje ane. Jo se nuk duhet te mbaje, madje perkundrazi po te kish mbajt me vetedije do ish e sinqerte te pakten.

nisesh nga intervistat apo nga ndonje tekst i saj? une nuk i kam lexuar ndonje gje. gjithsesi nuk shoh ndonje gje te keqe te mbash qendrim te premedituar, sic jo giithmone eshte gje e mire te jesh neutral.

ne intervista ajo pyetej per nje a dy vepra te saj.

jo, nuk e kam lexuar.

ok, se kishe nivel te larte suspanse ne komentet e mesiperme dhe po mundohesha te kuptoja. me te thene te drejten, une letersine qe merret me pikenisje kolektive nuk e preferoj (qe trajtojne luftra, cernobilra, komunizma, kampe perqendrimi, etj etj). do te preferoja me mire nje liber non-fiction dhe nje pene gazetareske per te pershkruar subjektet e mesiperme. Perderisa i kane dhene Nobel, mendoj se nuk eshte per t'u hedhur poshte dmth t'i japim te pakten "benefit of doubt".

Perkundrazi, qofte dhe nga intervista, kuptohet se autorja në fjale nuk ka rene në asnje gracke por thote te verteta te pamohueshme si kjo me poshte :

 

Pas luftës burrat i braktisën, sepse ato nuk dinin të mbanin taka, të visheshin me sqimë, të ishin elegante, femërore si gratë që nuk kishin qenë në luftë.

 

 

C'te vertete thote autorja te lutem? Per luften dhe per grate qe bene luften? Shume mire i kane thene, ajo i ka tradhetuar tregimet e deshmitareve, per luften nuk flitet me ate sy, me kendveshtrim pacifist te epokes post-sovjetike etj etj. Svetlana thote se ka punuar shume me veten, e kuptoj. Si ne te gjithe pas '90. Po kjo s'do te thote qe perpjekja dhe jetet qe mori lufta  te shikohen ne optiken e pas '90s, perndryshe ku dalim pastaj. Ka shume per te thene mbi si i ka pare kjo gjerat. Dhe nuk eshte fare mire.

eshte kundra putinit kjo shkrimtarja, prandaj dhe e çmuan ata suedezet, qe jane e dhe ata kundra putinit.

mua me pelqeu shume tek fliste per mjaft gjera, le te themi shumicen. Me beri pershtypje dhe ishte e papritur dhe sic thashe po kthehesha te pergjigjesha me nje yll apo thx. Ishin disa konkluzione te padegjuara me pare (nga une te pakten), pergjithesime mbi dekada te tera ngjarjesh, historie e perpjekjesh, te nevojshme per ne lindoret, mendoj, kaq te semure me te kaluaren tone. Fundja edhe thjesht si sociologji apo histori ishte mire t'i degjoje / lexoje, jo domosdoshmerisht letersi. 

Por ne fund fare dallova kete qe thosha. Nuk kam qene e qarte, ok. Edhe nuk e besoj t'ia arrij tani. te mundohem njehere neser...

Per inat te Putin pleqte e mykur te Stokolmit i japin Svetlanes cmimin Nobel ndekohe qe cmimi i Paqes pritet ti jeper Mutti Merkel-it per hapjn e portave te Evropes per vendet e botes se trete.......Per vite me radhe ky cmim ka humb cdo lloje vlere dhe eshte kthyer ne nje simbl te letres higjenike

Ne ndryshim nga ai i vitit te kaluar (Modiani), kjo kesaj rradhe u prit shume pozitivisht. Fakti qe nuk e njoh(im) nuk do te thote qe eshte e keqe.

Kam parë ne Tv Suedeze një program te cilin e Kishte bo kjo cuca. Me pelqeu shume , bente një fare reportazhi te ne te cilin theksohej njeriu rus dhe trushplarja qe kish bere ideologjia. Ishte një fare monologu i nderthurur me gjuhe letrare. Si te them një fare monologu apo novele e treguar. Kam filluar te lexoj pa ra nja dy javeve dhe një liber te sajin të titulluar (ose me sakte te shqiperuar ) "Djemte e zinkut" . Ka nje gjuhe te vecante te trgimit. Me pelqeu .

O PF, se ti je edhe Admin: a bejm nje pakt? te mos folim mo per Nobelin ktu te peshku, edhe sikur kadareja ta fitoje (vitin tjeter). kaq na ka ca trapin ky qmim me ca jelinekra e lejlekra anej e knej. sec qe dhe nje kinez mbaj mend, qe e mori me fusha sorghumi. sorgumi, qe thu ti PF, eshte bima qe bohet fshesa. arat me sorgum, katunaret e fushkrujes i kishin si habitatin me t'pershtatshem per te bo dashni, nga ato te pastrat, socjalistet. se te mcifte mire.

Pen name:  Mo Yan
Occupation: Writer, teacher
Language: Chinese
Nationality: Chinese

Spouse: Du Qin

P.s. Gruja vet duket tip shume demanding. 

Jo cdo gjo lidhet me politik or lum miku ..... Se po folet per letersi dhe jo per Merkel e Putin. Nese sna pelqeu atjt ta diskutojme pse ? 

Po normal e ka fajin CEZ-i 

O kompis, cmimi eshte politik, me prapavije politike... ju dha nje gazetareje disidente...nq se ti nuk e shef kete atehere kot qe diskutojme

Perfundimisht ky Moli yne duhet te heqe dore zyrtarisht nga kandidatura per Nobelin dhe me nje leteer te hapur tua dhjese ketyre te jurise dhe tu thote qe nuk kam nevoje per ket çmimin tuj te dhjere, se mu Nobelin ma kan dhone keto 100 milion kopje libbrassh te perkthy ne 50 gjuhe te botes dhe kaq. Dhe te largohet kryelarte nga salla....... e te mos behet mo gazi i botes se po na e ul koken si komb....

Po pse mo vlla? Bota eshte e madhe. Ka ven edhe per Nobelin edhe per Kadarene. 

Po te vepronte ashtu me verte do ja dhinte.

Ata te jurise nuk do ti zinte gjumi muaj te tere... Si na tha ashtu Ismaili do mendonin teksa perpeliteshin nen kuvertat e Ikeas

Ka autor plot me te medhenj se Kadare qe s'e kane marre, e shkrimtare te gjalle me te mire se Moli qe nuk kane shprese ta marrin ndonjehere. Jena ne ne (ose me mire elitat tona provinciale) qe e kena bere ceshtje te krenarise kombetare.

Ju pershendes me vjershen

Partia Ime te I. Kadarese

Jo po me mire me nje vjersh të Xim Kalluces alias Xim Kulufi 

Ne ndryshim nga kjo rusja qe i qaka hallin robit, Kadareja merret me gjona te medhoja, kombi, idealet, ... e tashti ene mo nolt, kush eshte feja mo e mire. Kshu do ken menu dhe ato pleqt aty, eshte shume pak Nobli per kete. 

Cdo vit na kujtohet ajo  historia ....e Priftit me kusi ! Qe i thoshin dhe " Shiniku  i priftit " ! Kane nje llaf te mire shume devollinjte Isaf de ...isaf ! 

Keshtu more mik alidems, keshtu si thu ti eshte me e mira, sepse nga c'kam lexu nga ato qe kane marr cmimin, kam fol me vete goxha kohe ! Nuk kam arritur te gjej ca shije kane xhanem ata mehmuret e Nobel-it ! 

Duhet filluar sa me shpejt qe letersia e Ismailit, te perkthehet ne skandinavisht smiley

Mbase do kete ndonje shprese kur te perkthehet ne anglisht nga shqipja e jo nga frengjishtja.

Nderkohe Nobeli per Letersi po kthehet ne nje shtojce te Nobelit per Paqen, me c'duket.

fajin se ka nobeli po fakti qe s'ka me shkrimtare te mire. s'eshte epoke artistike kjo qe jetojme.

ti psh jeton per LEKE, ne amerike (mbreteria apo fabrika lekve ky shtet). çfare arti te presesh nga ti, sikur ta zeme qe do merreshe me krijimtari. ti menien e ke te fiskuar per lek, objektivi numer nje joti.

ti je veç shembull, se ne epoken ku jetojme jemi bere te tere si ty. apo ti je bere si neve. merre si te duash, del njesoj.

smiley

O profilo, po Emo qe merret vertet me krijimtari ne Amerike?

Apo ai ha buke veç sepse ka simpati per ty si i djathte.

 

me krijimtari merren shume, po duke e pas mendjen te leku. se pa te s'paguan dot qerane e shpise e jo me tjera gjera te nevojshme. 

te merresh me krijimtari duhet te jetosh SI MBRET. ndryshe s'ben dot krijimtari te mire, me nivel te larte. sado te perpiqesh apo i zgjuar apo me talent te jesh.

ne fakt jane te zhvilluara sot te gjitha fushat qe lidhen drejtperdrejt me lekun. te tjerat jane ne mediokritet.

Ismaili po ashtu, shkruante mire, apo kishte nje fare vlere, kur jetonte e punonte i financuar nga shteti. sa ra shteti ra dhe Moli. eshte t'u shkrujt biografi tani (per leke sigurisht, me pagu qerane), si me qene gazetar.

Amerika ka shkrimtare te mire plot: te gjalle dhe ne jete (dhe ne drite te vertete, po deshe). Njerin prej tyre po e lexoj tani, quhet Jonathan Franzen.

Habitem pse me merr mua si shembull, ndersa s'me njeh e s'te njoh.

Uuuuu ketij i kam lexu "the corrections" vite me pare !!! 

 me ate "shkrimtare te mire" ne fakt fjalen e kisha per shkrimtare TE MEDHENJ. 

dhe e shpjegova sepse te mora per shembull. ngaqe edhe pse s'te njoh, mendoj se ne amerike te ka terheq leku. si çdo tjeter emigrant te shqiperise apo te botes. 

per te krijuar s'kishe nevoje pse te shkoje aq larg. aq me teper qe ne letersi, duhet robi te jetoje ne vendin ku ka lind, po te doje te kete shanse te qullose gje.

Kot fiksohesh dhe e mistifikon kete punen e lekeve. Patrick Modiano qe fitoi vjet Nobelin eshte shkrimtar i shkelqyer, I SHKELQYER!! I qan pena ! Dhe nuk eshte miljoner. Kam nje shok timin qe botoi kete vit romanin e tij te pare (eshte në liste per 2 cmime letrare tashme). Nuk jeton me letersine (do marri 8% per cdo liber te shitur -i cili kushton 12€, dmth do marre 1€ /liber; me shume se 3 mije kopje NUK do shese dot, e sigurt, pra nuk do jetoje me shkrimtarine!!). E megjithte, romani ishte i shkelqyer!! Shkurt: deri dhe në kinematografi (qe eshte para se gjithash industri !!) dhe ke edhe vepra te mira, qe nuk jane bere "per te fitu pare", e le me në letersi (e cila, fundja, nje leter e nje laps kerkon)

i shkelqyer per ty ndoshta. eshte RELATIV pelqimi dhe s'ka lidhje shume me nivelin e vepres po me teper me nivelin e vete pelqyesit. (nivelet e te dyve perputhen ne fakt, prandaj dhe lind pelqimi, se veshtire me kuptu nivel me te larte nga vetja)

si dhe nuk e kupton thelbin e asaj mbi te cilen diskutoj une. 

Bodleri (poeti me i madh francez), kishte ne mur te apartamentit tabllo te Delacroix dhe historianet e mbajne te varfer, jetonte i mbytur ne borxhe. ndersa sot pikturat te tilla kushtojne miliona, nuk i kane pasaniket neper dhoma jo ti kene poetet e ardhshem.

dhe nuk ben dot poezi te madhe pa pasur delacroix ne dhome apo diçka te ngjashme. pra te ushqehesh dite per dite edhe ti me VEPRA TE MEDHA. 

po hajt se s'ke per te kuptu prap se çfare po them. naten.

se krijimin e nje vepre te madhe, duhet ta kesh dhe ti nevoje, ndryshe s'kupto dot se ku çalon puna. dmth ate piken e diskutimit, se pse nuk ka me sot krijues te MEDHENJ !

 

Momentalisht shumica e shkrimtareve te Medhenj jane amerikane. Per nga cilesia asnje letersi tjeter nuk i afrohet asaj amerikanes keto 50 vitet e fundit. Por asnjeri prej tyre nuk ka per ta marre Nobelin sepse vendi i tyre ka hedh ca bomba si teper gjate kesaj kohe. Nese cmimi do jepej jo per shkrimtarin as per temat po per vepren, per letersine si art, atehere i pari ne rradhe do ishte Cormac McCharthy. Kjo gruja mund te kete jetuar si shenjtore ama "Meridiani i gjakut" eshte romani me trondites e me deshperues qe kam lexuar. Pothuajse perfeksion.

fjala momentalisht pergenjeshtron vazhdimin llogjik te metejshem te komentit tend.

nuk ka te madh momentalisht, por te gjthekohshem. ne amerika nuk ka qit shkrimtare te medhenj kur ishte koha per te qit, jo te qise me sot, qe nuk jetojme me kohera te tilla.

Nuk e di kur e konsideron ti kohen "per te qit" po Edgar Allan Poe, Mark Twain dhe Melville kosiderohen si shkrimtar te gjithkohshem nga shumica e kritikeve. Ose Faulkner, Steinbeck e Fitzgerald. Shkrimtare qe edhe sot vazhdojne te lexohen gjeresisht. Me jep nje shembull te nje shkrimtari universal keto 200 vjetet e fundit (koha per te cilen po flasim)? 

... amerika nuk ka qit shkrimtare te medhenj kur ishte koha per te qit, jo te qise me sot, ... smiley

Nuk e di kur e konsideron ti kohen "per te qit" ... smiley

Futi nje te pame filmit italian, La grande bellezza dhe e kupton. Po munde ne fakt, se njerzit nga nje veper e dhene, kuptojne ç'te mundin apo ç'te duan.

ky film flet pikerisht mbi kete subjekt, sot nuk eshte koha per Art te madh. Kete e kupton dhe ti vete, pa ta thene njeri, por kushti eshte te duash dhe vete te krijosh Art te madh. Ti do kuptosh ne kete rast, qe nuk eshte nje epoke qe e mundeson diçka te tille.

ndersa kur s'ke ne plan realizime te tilla, nuk ke as pse ta dish, se jeton i qete dhe i lumtur. Mundesite jane. Shko ne plazh per pushime dhe blej çdo vit iPhone e ri te radhes.

Futi nje te pame ...smiley

Sot osht kohe e t'futmes modhe dhe t'qitmes modhe!

 

Une po diskutoj seriozisht ne fakt, po t'i si te dush bej, nuk te pengon njeri, demokraci hesapi.

Ne fakt je duke diskutu seriozisht me Petro Ninin, un jam fut ne pilaf kot, por jo kot fare po te kuptosh komentet dhe diskurset e bera ne vazhdim.

Tani te them seriozisht, se nuk eshte e thene qe nje diskurs serioz te mos jete me shume qesharak se nje diskurs karagjoz, dhe anasjelltas.

Konkretisht mu me duket karagjozllik te konsiderosh fenomenin industri vetem nga pikpamja e demit qe sjell mbi trute e njerzve. Edhe per faktin qe ne saje te industrise jane te mundura diskurset e tua serioze ne Peshk. Ndryshe do t'i kishe bere mbi samar te gomarit me opinga te bukura shqiptare ne Gjirokastren artizane.

Gjithashtu mu me duket karagjozllik ndarja e historise se artit te modh mer jau ne etapa: para Rilindjes italiane nuk kishte art t'modh mer jau, dhe kur filloi industria mori fund arti modh mer jau.

Dhe karagjozlleku me i modh eshte qe nderkohe konsideron Pikason artist i modh mer jau, nderkohe qe eshte komplet banalitet i njohur edhe nga kalamajte e fillores qe Pikaso eshte nje prej kryesoreve pergjegjes per trasformimin e artit klasik ne art modern.

 

Pikaso eshte mese e vertete qe e shkaterroi pikturen, e futi ne qorrsokak-un ku ndodhet sot, qe çdo zhgarravine apo shemtillik konsiderohet art. Si me thene duke e hypur pikturen deri ne maje, ku hypi dhe vete, e shtyu kete ne humneren qe gjendej poshte anes tjerer. Duhet hyp te antena e Dajtit per te pasur idene e kesaj metafores.

Por arriti vete te bente kryevepra. Duhet pa ne origjinal ose me e pas ne dhome, qe ta kuptosh kaq, dhe duhet te jesh vete piktor, mbi te gjitha. Ose te jesh bleres pikturash (siç jam une). Ndryshe ke mendim subjektiv, dmth qe lidhet me ty vetem si person dhe qe s'llogaritet nga te tjeret e po se njejtes fushe.

Kjo menyre diskursi nuk eshte serioze, por as karagjoze nuk eshte, eshte bishtdredhese.

Ti mund te jesh Pikaso i kohes tone, por nuk i rri muhabetit si duhet, sepse Pikaso eshte fundi i muhabet, maja  arsyetimit, karagjozllikut. 

Perseris fillimin e muhabetit ne menyre tjeter: eshte karagjozllek te mohosh qe ne histori te artit (dhe ne çdo histori tjeter) nuk ka progres, i cili eshte i pranishem edhe ne epoka regresi, pavarsisht se veshtire i dukshem sepse mbuluar nga moda regresive.

Ti vazhdo mburru qe blen piktura dhe vetem ti ke Pikason ne dhome, por une qe blej zarzavate di ate qe nuk di ti por qe ndodhet ne çdo antologji arti te Rilindjes, psh qe Giotto ne kohen e tij eshte konsideruar nje degradues i artit, regresiv etj. Gje shume e vertete nga pikpamja e tradicionalisteve, aspak e vertete nga pikpamja e progresisteve. Tani nuk kam ngene te sqaroj ty me komente Peshkun raportin dialektik tradite-progres ne art (le qe nuk ja vlen, kohe e humbur kot), te them vetem se eshte karikature karagjoze te mbash Rilindjen italiane si majen e artit, te iniciuar nga diskurset abstraksioniste dhe surealiste te Giottos.

Vetem nje kokmykur ose nje injorant konsideron Mikelanxhelo, Rafael e kompania bella maje e paarriteshme e artit pa i vene ne nje kontest te caktuar.

Pastaj Rilindja italiane ishte edhe ne shkrime, i bi atehere qe Bokaçio eshte maje e paarritur. Apo nuk blen librat e Bokaçios ne origjinal, nuk i ke librat e tij ne origjinal ne dhome?

 

e kuptoj çfare thua ti. natyrisht qe çdo kohe ka te arriturat e saj dhe prodhon art kualitatif, por ka periudha ku shumica e asaj qe prodhohet eshte me kualitet te larte, ku ne te njejten kohe bublojne shume artiste te medhenj. per keto periudhat flas une. ne keto periudha gjejme dhe artistet me te mire. ka gjithashtu periudha qe NUK mund te arrihen më kurrë (s'jane me te njejtet njerez, s'eshte me i GJITHE populli artist). siç ishte arti grek. skulpturat greke (se pikturat nuk mbeten me, imagjino si duhet te ishin) jane deri sot te paharritura nga dikush, as edhe prej rilindasve italiane nuk u kap me ai nivel. jo me nga te tjere ose ata qe do te vijne pas nesh.

eshte si ne sprint, duhen me shume se nje kundershtar i denje per te pasur nje kampion te madh. 

ndersa sa i perket pikasos, po te tregoj nje rast qe me ka ndodh vete. kisha ne mur te apartamentit (siç gjithmone mbaj) shume piktura. me vjen nje dite Geranti i pallatit ne dhome, qe vinte shpeh dhe benim nga nje dore muhabet. kur sheh ky kopje te pikasos ne mur qe sapo i kisha vene, direkt u interesua se a i shisja. i thashe te mendohem dhe ndoshta t'i shes. te nesermen vjen prap per ti ripare (kish shku tjetri dhe kish ble direkt nje album me veprat e pikassos. e hap librin dhe shikonte me sira, pikturat ne mur dhe thoshte, megjithese nuk jane kopje preçise, jane pothuaj njesoj, kane te njejten fryme. diten tjeter erdhi me grune, duke i pa prap te dy, ndersa ne fund te javes solli vjehrin, nje piktor amator hollandez (ky francezi kish gru hollandeze, qe e kish pas dikur qeraxhije dhe ishin dashuru e me pas martu).

si perfundim me detyroi qe t'ja shisja te dyja. nga ky okazion, i hoqi nga muret te gjitha fotografite dhe posterat qe mbante perpara dhe filloje t'i zevendesoje me piktura te tjera. pra pati nje revolucion tek ai njeri.

i them atij piktorit, qe i kish bere keto kopjet, qe ne ate kohe e adhuronte pikason, qe me kish dhene edhe pune te tjera te tijat qe i kisha ne mur bashke me kopjet, qe pikturen tende as e pa hiç, ndersa ate te pikasos e njohu direkt dhe e bleu direkt, megjithese kopje. nuk kam akoma te njejtin nivel me te, me tha.

Eshte e vertete qe ne histori te artit ka periudhe me te ndritura, e disa me te errta, por kjo nuk do te thote se vlerat e drites jane me te medha se te erresires. Erresira ka vlera po aq sa drita, siç duket ata qe shesin dhe blejne art nuk e ditkerkan, s'do mend monedha ndriçon erresiren. Vertet qe arti grek i lashte eshte nje maje e paperseriteshme ne histori, por kjo nuk ndodh sepse greket ishin t'mdhej mer jau, ndersa amerikont jane kot mer jau. Ka nje arsye pse arti grek ka qene maje, por nuk eshte muhabet per ke nuk pranon historine providenciale, arti ka funksion providencial. Kjo nuk pranohet, sepse gjysma e kafkes eshte bosh, mungon hemisferi i djathte i trurit, gjendje handikapatizmi O Rono!.

Po te dilet nga kjo gjendje mund te kuptohet se nuk ka asnje arsye te beret gare me artin grek, jo pse ata jane superiore dhe te tjeret jane inferiore, por sepse eshte histori e mbyllur, nuk ka kuptim ambicja helene, kohe te tjera kane ambicje te tjera, te cilat mund te jene me te larta. Nga kjo pikpamje Rilindja qendron me lart se Helenizmi, pavarsisht imitimi dhe adhurimi i modeleve grek.

Ah po ka nje arsye, zakonisht ndodhur dikur ne te djathten kokmykur, por tani edhe ne te majten kokantiobiotike, per te ngref kot me kot epoka te lashta (ka edhe qe mbajne artin egjyptian si me superiorin) me qellim qe te ngrefen veten si superiore ne nje ambjent te degjeneruar qe nuk bohet mo art mer jau si dikur, kur ishim te rinj e ja futshim e ja qitshim si heret ne nivel te larte, jo si sot me keta impotentet pa nivel.

 

RILINDJA Italiane eshte emertim HISTORIK, pra FAKT (jo llogje kavaje, apo subjektivizem imi, tendi, apo ndonje tjetri) siç ky qe i vuri vetes Rama per levizjen politike qe ndermori vete. ta kam shpjegu njehere kete fakt. 

e quajten RILINDJE sepse periudha e artit mesjetar ishte periudhe e ERRET, qe s'prodhoi gje te madhe. rilindja s'ishte veç kthimi TE GREKET, te Arti grek. dhe u nis bile nga piktoret qe erdhen prej greqise se atyre viteve. ata ja dhane shtysen qe levizja mori per disa shekuj me rradhe dhe ndikoi gjerazi GJITHE artin europian, e kete modern (pikaso eshte vazhdim i te njejtit art, nuk eshte art abstract).  se kinezet dhe japionezet jane rehat, si puna jote. madheshtine ne art nuk e rrokin dot. ajo i tajkalon.

dhe vari lesht ketij muhabeti ne fakt se nuk do e zgjidhim ne, por te mbajt tendja kur i thone.

Te vetmin talent qe ke eshte se nuk harron kurre te perseritesh gomarlleqet qe i mban per shpjegime.

Rilindja nuk eshte kthim tek greket, siç nuk eshte Rilindja shqiptare rikthim tek pellazget e tu gjysopinge nga Gjirokashtra qe mbajne fjalime per industrine hypur mbi gomar, eshte imitim i Greqise nga koqe si puna jote qe kane jetuar ne ate kohe, dhe ne vazhdim koqet e sotem universitare me dypllom mjeker ORono!, qe per me teper jane edhe maskarej se me lavderimin e Greqise ja mundojne te zhdukin vlerat e krishterimit dhe hebraizmit.

Rilindja qendron me lart se greket sepse ishte nje perpjekje (e deshtuar) per te sintetizuar Athinen dhe Jeruzalemin, i cili eshte funksioni (i deshtuar) i Romes (pertomes). 

 

 

po une s'po flisja gje per ty, ç'ne ti merresh me mua ? apo s'ke pune tjeter ? 

apo kur s'di ç'te thuash, sulmon kuturu ?

ne fakt te ul superioriteti im. te poshteron ky. pregatitu me mire atehere qe te mos vuash. shif sa libra kam une per artin, kur t'i kesh dhe ti kaq, ec e flasim prap per te.

hajt shnet e bereqet.

sigurisht qe me ty e kam, me ty po bej muhabet dhe me O Rono!, me çin po bej muhabet, me artin helenik, apo me Rilindjen?

Ja pra sipas parashikimit e nxorre superioritetin tend, qe eshte superior si arti helen, ta thash qe asnje nuk e rruan per artin grek 2000 vjet me pare, hiqet sikur e rruan qe eshte art superior, siç jam une profili superior i gjendur midis industrialistesh inferiore qe nuk marrin vesh nga arti helen superior, dmth nuk marrin vesh nga une artizani superior hypur mbi gomar e veshur me fustanelle ne Paris.

 

Oloqe! keto jane parodi e Greqise dhe parodi e Rilindjes, eshte parodi ngazellimtare e nje komunisti grekofon llakallallak per deshtimin e krishterimit dhe qytetrimit perendimor.

 

Filmin e kam pare po kam pershtypjen se e gjithe esenca e filmit eshte ne fund te fundit nje kritike e pikerisht atij fjalimi, (antiteza do thoshte heretiku).

Antiteza e "Filmin e kam pare" - do te thoshte heretiku - eshte "I futa i t'pame filmit".smiley

 

Stalker: 

E ka fituar nje shkrimtare e motivuar nga 'pasioni për realitetin' (të cilin Kadareja jone nuk e ka).

A bejme njecik muhabet? 

E para njehere, keta te Stokholmit kane humb idene e zhanreve ne letersi. Pasi kete rradhe ia kane dhene cmimin nje gazetareje e cila nuk ben letersi, si te tille, e konceptuar si art me zhanret kalsike: poezi, proze, apo drame. Gazetarja ne fjale shkruan ne zhanrin "non-fiction", pra nje lloj publicistike qe mesa duket ajo e ka revolucionarizuar deri ne njefare mase (me intervista polifonike), por qe prapeseprape "non-ficiton" mbetet. Pra, cmimi me i madh per letersine ne bote iu dha nje vepre qe teknikisht eshte joletrare.

E dyta, qe rrjedh nga sa me siper, ne kete prizem ajo as mund te krahasohet me Kadarene, sepse ky ben letersi nga ajo e llojit me letrar te mundshem. A do mit, a do legjenda, a do figura, a do simbole, a do fabul... Ti thua qe "Kadareja nuk eshte i motivuar nga realiteti" (!) Perkundrazi, ai eshte krejtesisht i motivuar nga realiteti por pa qene shkrimtar i realizmit. Ai levron nje lloj realizmi magjik, dhe kete e kane thene shume shkrime neper gazeta e revista te botes. Tani asnje nga ne nuk i ka lexuar librat e Svetllanes, por mesa lexojme lart e poshte ato libra s'kane shanc te kene ndonje lloj letersie qe t'i perafrohet sado pak botes magjike te Kadarese. Madje, nuk mund te klasifikohen as si letersi, strictly speaking.

Si i thone ne frengjisht "you can't compare apples to oranges"?

Suedezet duhet t'i quajne mollet molle dhe ta thone troc qe kane zgjedhur t'ia japin cmimin me te madh letrar ne bote nje vepre qe i takon publicistikes, jo letersise. Hallall, pse jo, keshtu kane bere edhe me Curcillin a ndonje tjeter tek tuk. Por te mos na thone "polyphonic writings" pa percaktuar se per cfare lloj "writing" po flasim!  

Autoren ne fjale, Magus, e kishin denigruar, nuk i botojshin asigjo, nuk e permendshin, media e kish refuzuar gjithmon, e ndoshta kjo gje (ana sentimentale) ka ndikuar tek antaret e jurise. Nese eshte keshtu, me duhet te hedh edhe une kanditaturen, gjersa media e shteti shqiptar me kene refuzuar e denigruar.  

smiley 

ver kandidaturen, daja frymen!

Magus, e di si eshte puna? Letersi a jo, gruja botes ulet e shkruan (dhe thone se KE QEJF TA LEXOSH!). Kadareja jone merret me llafe (me Nasho Jorgaqin, psh). Biles Fuga paska prit qe Moli te merrte edhe cmimin !! 

Ja, kaq eshte puna e atij 'pasionit per realitetin', nuk ka brire joooo

Kjo eshte nje pergjigje teper e dobet per rangun tend si kritik arti.

Zhgenjimi i dyte sot pas lajmerimit te Nobelit.

Ka ardhe dita kur letersia e vertete nuk di te cmohet, dhe kur njeriu nuk gjen interlokutor te denje as tek kritiket.

Po shkoj te shoh cfare ofron televizori, pa lidhje me sa me lart.

kadareja nuk eshte shkrimtar i madh. kjo megjithate nuk e pengon te mos kete Nobelin. kadareja eshte shkrimtar i realizmit socialist, realiteti i shqiperise ne te cilen jetonte. nuk kishte si t'i shmangej si dhe pse t'i shmangej. por kjo e beri dhe propagandistik, t'i kendoj vendit dhe popullit te vet me entuziazem. 

dhe kete pike nuk ja pelqejne suedezet qe japin kete çmimin. ata duan me shume si duket disidentet. 

qofsha gabim po ai komenti i Fuges mu duk si ironik.

Kadareja eshte i madh sepse do kete nje dore ne kthimin e shqiptareve ne kristiane dhe me shume se kaq s'mund t'i kerkohet asnje njeriu. Nuk besoj se ndonjeri nga nobelistet e fundit do te kete ndonje ndikim me te madh ne kaq shume njerez.

le njehere qe shqiptaret kot thone se jane myslimane sepse as ne xhami nuk shkojne e as ndonje urdherese te saj zbatojne. atehere kot qe kot le te thone me mire qe jane kot te krishtere dhe te mos shkojne asnjeher ne kishe por te pakten te shpetojne kalamajte qe ne rastin e kundert nese do te ekstremizoheshin do te ktheheshin ne vrases ndersa si te krishter do te beheshin e shumta murgjer.

Ene Molit ja paskan fut ? Cjane kto dite tersi per Shqiptarine mo vlla , ene Mol Morine Ballistin e kishin rras mrena per armbajtje pa leje .

I kishin gjet edhe nje gezhoje brenda ne makine ! Dy pistoleta , nje zastava dhe nje TT.. A thu ja kane bo me hile ? 

Gezhoja

Pak i paskan gjet , mund ti kishin fut edhe nje Tank ne makine .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).