Ndërsa kujdesi për të moshuarit është një biznes mjaft i zhvilluar në Europën Lindore, sapo ka nisur të formësohet ideja dhe në Shqipëri. Investitorë italianë, por dhe të tjerë, po e shohin me interes ndërtimin e shtëpive (azile) me fokus të moshuarit e “pasur” të Europës Perëndimore. Kostot e ulëta mundësojnë ofrimin e këtij shërbimi me një tarifë mujore më të vogël se 1000 euro, të përballueshme nga shumë pensionistë të ndryshëm nga vendet e tjera si Italia e Gjermania, ku tarifat mujore janë përkatësisht mbi 2000 dhe 3000 euro.

A mund të bëhet Shqipëria një Spanjë e vogël për të moshuarit e pasur të Europës Perëndimore?!

Një çift të moshuarish italianë, që kishin gjetur parajsën në Shqipëri ishte në fokusin e një reportazhi të Rai 3 në janar të këtij viti. Shqipëria cilësohej si destinacioni i ri i pensionistëve italianë, që në vendin e tyre nuk arrinin të shtynin muajin, ndërsa përtej Adriatikut, vetëm një orë larg shtëpisë, duke jetuar me një kosto të ulët, ndihen pothuajse të pasur.

Në Shqipëri, një kafe kushton 40 cent, qiraja e një shtëpie është 150 euro dhe as faturat nuk të trembin, pasi me më pak se 50 euro në muaj mund të paguash dritat, ujin dhe energjinë.

Të huajt po e zbulojnë vetë pak nga pak vendin që ka shumë ditë me diell dhe ku mund të jetosh mirë. Ilir Konomi i AlbaniaPropertyGroup pohon për “Monitor” se ka një shtim të interesit nga të moshuarit për të kaluar dimrin në një vend të ngrohtë, teksa duket se banorët e vendeve të ftohta po zbulojnë një Spanjë të dytë.

“Gjatë vjeshtës 2015 është vënë re një kërkesë në rritje për apartamente me qira në Sarandë dhe Vlorë. Këto vijnë nga njerëz të moshuar në Europën Qendrore e Veriore, të cilët duan të kalojnë pushimet në vende të ngrohta dhe me kosto jetese të ulët”, thotë Konomi.

Ndërsa kujdesi për të moshuarit është një biznes mjaft i zhvilluar në Europën Lindore, sapo ka nisur të formësohet ideja dhe në Shqipëri. Investitorë italianë, por dhe të tjerë, po e shohin me interes ndërtimin e shtëpive (azile) me fokus të moshuarit e “pasur” të Europës Perëndimore. Kostot e ulëta mundësojnë ofrimin e këtij shërbimi me një tarifë mujore më të ulët se 1000 euro, të përballueshme nga shumë pensionistë ndryshe nga vendet e tjera si Italia e Gjermania, ku tarifat mujore janë përkatësisht mbi 2000 dhe 3000 euro.

“Ana pozitive e hapjes së vendit është që në mungesën e një tregu funksional vendor, tani indikacionet për investime mund të merren nga tregjet rajonale dhe europiane. Këtë mund ta ilustrojmë me sektorin e kujdesit ndaj të moshuarve”, thotë Ardian Haçkaj, drejtor i “Shteti Web”. Sipas tij, evolucioni demografik në Europë ka sjellë rritjen e numrit të të moshuarve që kanë nevojë për kujdes të kualifikuar. Kriza e financave publike në BE dhe rritja e kostove të kujdesit shëndetësor, e ka bërë të nevojshme shqyrtimin e alternativave. Janë me mijëra të moshuarit nordikë që jetojnë në Sllovaki, Poloni, Greqi, Bullgari, etj. Shqipëria për nga pozita gjeografike, klima dhe struktura e kostove krahasimisht disa herë më e ulët, mund të kthehet në një destinacion të preferuar të këtyre të moshuarve. Haçkaj thotë se shteti mund të ndërhyjë duke rregulluar këtë profesion, duke certifikuar aktorët dhe duke promovuar imazhin e vendit si destinacion i paqtë. Ai mund të të ndërhyjë edhe duke investuar në edukimin dhe formimin e personelit të specializuar dhe duke rregulluar këtë profesion. “Asgjë më tepër”, përfundon ai.

Importi i gjyshërve nga Europa e zhvilluar do të sillte një të ardhur shumë më të qëndrueshme se shpenzimet disaditore apo disaorëshe të turistëve në Shqipëri.

400 mijë italianë kanë transferuar pensionin jashtë

Sipas të dhënave nga Inps (Instituti Kombëtar i Kujdesit Special) në Itali, deri në fund të vitit 2012 ishin rreth 400 mijë pensionistë që kishin vendosur të transferonin pensionin jashtë vendit.

52% e pensionistëve të Inps merr një pension mujor shpesh më të ulët se 1000 euro dhe kosto e jetesës vazhdon të rritet. E ardhura mesatare është në rreth 650 euro që me zor del për të paguar shpenzimet e domosdoshme dhe nuk lë shumë vend për shpenzime të luksit, si të hash një picë jashtë apo të shkosh në kinema.

Pensionistët që vendosin të ndryshojnë jetë dhe të transferohen jashtë mund të marrin pensionin pa paguar taksat që aplikohen në Itali. Duke jetuar jashtë mund të marrin një pension më të lartë se në Itali, gjë që është absolutisht e ligjshme, që mundëson të shmanget pagesa e atyre shërbimeve që nuk i merr.

Mediat italiane në bazë të Indeksit Vjetor të Pensionit Global rekomandojnë Spanjën dhe Ishujt Kanarie, si dhe Maltën.

Polonia, si u bë parajsa e pensionistëve gjermanë

Teksa norma e lindjeve po bie, jetëgjatësia rritet dhe gjenerata e lindur në vitet 1946-1964 (baby boomer) po plaket, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se popullsia e botës më e vjetër se 60 vjeç do të trefishohet për të arritur në pothuajse 2 miliardë deri në 2050. Ndërkohë, edhe për të moshuar që kanë shansin të marrin ndihma në vende si Gjermania, kosto e shtëpive të kujdesit po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme, sipas një artikulli të Bloomberg. Shpenzimet afatgjata në Gjermani për të moshuarit pritet të rriten nga 1.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në 3.3% të PBB-së deri në 2060, sipas një raporti të Komisionit Europian.

Një në pesë gjermanë merr në konsideratë që të shkojë jashtë në një shtëpi kujdesi, sipas një vëzhgimi nga TNS Emnid, një nga kompanitë më të mëdha të sondazheve në Gjermani.

Gjermanët e moshuar, me para në banka kanë tërhequr vëmendjen e sipërmarrësve polakë dhe pronarëve të resorteve, që po vuajnë mungesën e klientëve të zakonshëm.

Në Gjermani, kosto mujore e një shtëpie kujdesi është mbi 3000 euro, ndërsa zonja Von Haldenwang, e cila është transferuar në një shtëpi kujdesi në Poloni, paguan 1,200 euro në muaj për shërbim në 24 orë të ditës, terapi fizike, ushqim dhe kujdes mjekësor. Për polakët, kjo është një tarifë e shtrenjtë, ndërsa për gjermanët është një çmim tërheqës.

Hotele të tjera po transformohen në qendra kujdesi gjatë dimrit, pasi kanë më shumë interes për të moshuarit, që qëndrojnë edhe gjatë kësaj periudhe, duke u kthyer në një Gjermani të vogël për të rritur tërheqjen për klientë të rinj.

Spanja dhe Ishujt Kanarie, vendi më i kërkuar për pensionistët e Europës

Spanja konsiderohet si vendi më tërheqës për pensionistët në Europë, duke konkurruar dhe me shtetet e Amerikës Latine, që kryesojnë në Indeksin e vendeve më të mira për të kaluar pensionin. Në sajë të recesionit, çmimet e pasurive të paluajtshme kanë rënë dhe në pjesën më të madhe të bregdetit mund të blihet një shtëpi për 110 mijë euro, ose më pak, ndërsa qiraja mujore është mes 400 euro në Alicante dhe rreth 620 euro në Málaga, për shembull. Edhe përpara krizës, Spanja ishte një nga vendet më pak të kushtueshme të Perëndimit.

Spanja ka një shërbim të mirë shëndetësor, si në shtet ashtu dhe në privat, ka me bollëk spitale të mira edhe në zonat rurale.

Por, aspekti më i rëndësishëm i Spanjës është stili i gjallë i jetesës dhe moti i ngrohtë. Spanjollët dinë ta shikojnë jetën dhe i japin shumë vlerë miqve dhe të afërmve. Në netët e gjata të verës, kafetë janë të hapura deri vonë.

Edhe Ishujt Kanarie, ashtu si në Spanjë, janë një destinacion tërheqës për pensionistët italianë dhe jo vetëm ata.

Moti i ngrohtë dhe stili i gjallë i jetës edhe në Shqipëri e bëjnë vendin një destinacion ideal për Spanjën e re të Europës, që mund të ofrojë të njëjtat shërbime me çmime më të lira.

80 Komente

U zgjidh edhe problemi i patriotizmit te shkabes, bytha e pleqve qe lanin emigrantet u çvendos 72 km perkendej Adriatikut, e tani mund ta laje shkaba e te fitoje pare me teper se roland B-ja, pinjolli i Familjes se Heroit te Popullit qe merr vesh nga arti i skulpturave prej mermeri Karare.

 

Ndonje italian nga Jugu i Italise edhe mundet, por nga vende te tjera me te zhvilluara, e shoh te veshtire. Ka plot alternativa te tjera shume me te mira se Shqiperia dhe jo domosdoshmerisht te shtrenjta.

Shqiperia eshte shume armiqesore ndaj femijeve dhe pleqve. Besoj se kush jeton ketu e kupton se per cfare e kam fjalen.

po me muxhahedinet si duken relatat? a ndihen si ne shtepin e tyre?

Shkelqyshem. Shqiperia na kujton kaq shume atdheun tone, thone.

Shqiperia qenka armiqesore ndaj pleqve dhe femijeve? Ca po po thua? Shqiperia eshte parajse per femijet dhe moshen e trete... Ne pergjithesi do thoja, vende si Greqia, Spanja, Portugalia,Italia dhe ndonje tjeter mesdhetare jane vende ku mosha e trete dhe femijet kalojne me mire. Jo cdo gje eshte e lidhur me sherbimet shtetrore, natyra te afron sherbime shume here me te mira qe nuk blihen me para. Per femijet dhe pleqte, me e rendesishme eshte natyra plot me diell dhe jeta familjare.

Kjo shpjegon edhe pse miliona pensioniste lene vendet e pasura si Gjermania dhe Britania e shperngulen ne Spanje, Itali po Greqi. Por, kjo ka nje kosto per vendet mikpritese. Vende si Spanja pershembull shpenzojne shume per pensionistet britanik te cilet nuk paguajne asnje takse dhe marrin sherbim spitalor falas. Gjermania dhe Britania marin nga vendet mesdhetare fuqi punetore te re qe paguajne taksa dhe eksportojne pensionista te cilet rrine ne keto vende me status te perkohshem e nuk marrin residence per te mos paguar taksat e per te marre sherbime sociale falas. 

 

 

 

Vende si Spanja pershembull shpenzojne shume per pensionistet britanik te cilet nuk paguajne asnje takse dhe marrin sherbim spitalor falas. 

Po pensionistet britanik ect ,, kane paguar siguracione per sherbime flas, edhe ne Spanje,ne base te nje marveshje te caktuar, se askush ne bote nuk te paguan falas sherbime shendetsore edhe pensionist spanjoll ne britani kane sherbime falas nese ata jane te pasiur me nje siguracion shendetsor prej spanje smiley

 

Ashtu eshte. Shume siguracione jepen edhe pertej kufinjve per pensionistet. Edhe nuk eshte vetem pune klime se ata jetojne prej gjeneratash ne vende te ftohta, rraca atyre eshte pershtatur atje, po eshte me teper pune ekonomie. Ne keto vende si Spanja, Greqia ata e kane me te lehte te blejne shtepi sesa ne vendet e tyre. Behet fjale per blerje shtepie, jo thjesht qera. Dhe meqe jemi te klima: temperaturat e larta nuk u rekomandohen pleqve se nuk u ben mire per qarkullimin e gjakut per te mos folur per rrezikun nga melanoma kancerin malinj te lekures.

Liqeni, duket sikur eshte falas, por ne fakt pensionistet gezojne siguracionin europian, pra nese anglezi vizitohet ne Spanje dhe merr sherbimin shendetsor nga mjeket spanjoll, fatura i shkon siguracionit anglez, dhe siguracionet me gjith nazet qe bejne, jane te detyruara ti paguajne pjesen dermuese qe shenohet ne fature. 

Ketu ne Belgjike, eshte karta blu, ajo e siguracionit europian, dhe nese une, apo noi belg, marrim sherbim shendetesor ne Gjermani psh, ne paguajme atje, dhe me faturen ne dore ia çojme siguracionit ketu, i cili te kthen shumicen e lekeve, ndonse te bejne numra/kundershtime. 

po kush more vizitohet ? sikur fare pa sikuracion, dhembet sikur me mbush apo me vene, i ben shume me lire ne vende me kosto te lire jetese sesa ne vendet me kosto te larte jetese dhe ku te gjitha çmimet jane te fryra artificialisht. ben 3 000€ tre gram porcelan, ne perendim nje dhemb. qe nuk ta remburson edhe te duash te gjithin asuranca mjeksore ketej. me vetem 400€ e ven kete ne shqiperi. s'ke pra nevoje fare per asurance sikur te kesh te ardhurat e ketejme.

po keshtu eshte per çdo vizite mjeksore. kushton me pak. 

per çfare e ke fjalen o njeri ? na sqaro.

Shqiperia eshte shume armiqesore ndaj femijeve dhe pleqve.

Veme ne jete teorine e nices .Asnje pike meshire per me te dobetit apo ata qe nuk munden te mbrojne dot veten .Kot nuk jemi jemi race ariane ne ..

ai ja fut kot ne fakt. per me teper kam vene re se çdo koment apo observim e ka kot, jo vetem kete.

shqiperia eshte vend pleqsh. ne asnje vend PERENDIMOR nuk gjen pleq me kapele republike dhe kostume neper parqe, e duke lujt shah apo domino apo duke shetit. 

edhe neper pallate, robte u blejne prinderve nga nje apartament ngjitur tyre. dhe eshte gjeja me e mire ne fakt. te pakten shume vete qe njoh une.

keta qe duan te organizojne bisnese pleqsh, nuk vijne kot ne shqiperi por se ju duket si eldorado pleqsh. se ku eshte fitimi ndryshe.

ndersa Niçes dukesh qe nuk i ke lexuar nje rresht te vetem.

Po ca thua o debil, ca thua?

debili satome mor shkerdhat. ti ça thua jo une.

E di pse te thashe "debil", sepse nuk merresh me argumentin, por merresh me personin. Dhe per me teper pastaj nga fundi, kur kujtohesh te merresh me argumentin e kundershton totalisht pa lidhje.

Pra te them debil, sepse kete kerkove.

je ti qe merresh me persona. une thash qe po ja fut kot ne postim dhe observim, nuk te bera gje debil.

po mu hiq sysh tani, mos me ngrej me nervat. 

Kari, ishe ti qe u fute ne mes, jo une.

ne mes te kujt. ty te bera nje pyetje vetem, te cilen e ke anashkaluar.

ndersa ne postin qe citove, i jam drejtuar albes. 

dhe qellimi i nje forumi, eshte PLOTESIMI i nje analize, nepermjet shume kendveshtrimeve personale te diskutanteve, mbi nje subjekt te dhene. ndryshe nuk kemi pse te diskutojme, dhe as komentet tona nuk duhen lene hapur. mund te mjaftoje vetem pikpamja e analistit profesional te artikullit. 

si dhe me "futje kot", ta kisha llafin qe problemin e kap nga kendveshtrim tendi subjektiv. ndoshta ngaqe pleqt e tu apo femijte e tu vuajne ne ate vend. puna eshte qe problemi te kapet sa me objektivisht. pra kur mos bazohesh (te gjykimi qe i ben botes) vetem tek interesat e tua te ngushta, por ato te shumices. 

plaku im psh, eshte persmari atje. megjithese qahet, po ta degjosh, si te gjithe. por qahet kot. nuk e bejne te vuaj, gjera themelore qe nuk ka se çfare u ben. por ndoshta paragjykime te tijat. 

 

Urdhero karllikun:

keta qe duan te organizojne bisnese pleqsh, nuk vijne kot ne shqiperi por se ju duket si eldorado pleqsh. se ku eshte fitimi ndryshe.

Pity stands opposed to the tonic emotions which heighten our vitality: it has a depressing effect. We are deprived of strength when we feel pity. That loss of strength which suffering as such inflicts on life is still further increased and multiplied by pity. Pity makes suffering contagious.

Mire italianet, po shqiptaret do hane gje pension, dhe ku do ta hane ?

Dale dale se,  vitet ikin tutje dhe pensioni te-hu ! Nje problem shume i madh ne te ardhmen per shqiptaret, pasi sitemi i sigurise dhe pensioneve ne Shqiperi eshte skandaloz qe do te kete ndikim te madh tek shqipet e maleve .gati mbi 70 % jane ose pa siguracion, ose me siguracion te cunguar, part time, ne pune  flas per nje kategori te caktume robsh te moshes 30-50 vjec qe jetojne ne Shqiperi 

 

Shqiptatret si gjithmone, si fisheke gjerdani, do mbahen te njeri tjetri. Gjithsesi qe Shqiperia te behet konkurruese per kete lloj biznesi do pune, se ai mentaliteti yne qe ne 3 muaj duhet te dale investimi i bere apo do fituar 300% se cu q... ropt nuk eshte i duhuri per biznes.

" .....Ndërsa kujdesi për të moshuarit është një biznes mjaft i zhvilluar në Europën Lindore, sapo ka nisur të formësohet ideja dhe në Shqipëri...." 

 

Qysh ne nisje, artikulli ja ka fut kot, se ideja per azile pleqish nga bota perendimore eshte e vjeter. Jo vetem une qe kam shkruar para 10-15 vjetesh per kete pune, lexoni VQ ku ka plot material per kete pune, por edhe shqiptare te tjere kane hedhur idera te tilla. 

 

e çfare fitohet prej tij ? na e shpjegon dot ti specialisti pa lexuar librin tend.

çfare fitohet me marre ata qe bota i hedh ngaqe i sjellin humbje asaj vete ? me i marre jashteqitjet.

ta hapesh nje azil pleqsh ne perendim fitohet sepse kushton shtrenjte (Zidani trajneri aktual i Realit, ka blere nje azil pleqsh ne france, psh. sa te hapte ndonje restorant, ka hap nje azil, ku pleqte paguajne deri ne 4500 € ne muaj, per sherbimet qe marrin). po ne shqiperi çfare fitojme.

ata po qe fitojne se do te paguajne me pak (sipas artikullit me pak 1000€ ne muaj), po neve çfare fitojme ne kete bisnes ?

 

Profilo, piksepari, ata bota nuk i hedh, siç thua, por ikin vete nga ajo bote per nje jete me te lire. Piksedyti, ai Zidane per te cilin kam patur respekt, paska qene nje koqe kanari, se ato leke qe i ka shpenzuar atje, ketu do shpenzonte 1 te 5 e tyre dhe do dilte me fitim, edhe sikur azilin ta bente 450 euro ne muaj. Piksetreti, ne fitojme jo me 1000 euro personi (se 1000 euro eshte pensioni mesatar ne EU) por edhe me 400 euro personi, fjetje+ushqim+kujdesje, se shteti sikur 10% tvsh/btv tu marri, 40 euro here 100 mij persona = 4 milion euro ne muaj, ose 48-50 milion euro ne vit, vetem nga ky aktivitet, leke qe i shkojne buxhetit te shtetit ose sigurimeve shoqerore. 

Ajo qe me habit tek ty eshte se je informuar me kohe per nje liber qe i jep zgjidhje ekonomise shqiptare, dhe nuk e ke blere. Te dhimbsen 500 leke = 3,6 euro. 

Pjer e ke menduar ne kete ekuacion te llogarisesh se po erdhen 100 mije vete me te ardhura te qendrueshme si pensioni rritet kerkesa e si rrjedhoje edhe cmimet e kostoja e jetes ne shqiperi nuk eshte me e lire ?

Po te vijne brenda 1 viti Alba, po, ndodh ajo qe thua, por nese vijne per nje periudhe prej 10 vjetesh, kjo nuk ndihet, dhe nuk ndodh asigjo. 

Me kujto ate gallaten me Li Kastratin, masazhatorin e Partizonit. 

Mbas stervitjes fillojne duke iu anku lojtaret Liut. - Presor Liu, me dhem kavilja - Liu : Qepe e krype. - Presor Liu si tia boj gjunit ? - Qepe e krype , Shputa komes me osht shemb- Qepe e krype, Liu hazer-xhevap. Presor Liu, me ka ra goma bicikletes, ia bo Muc Fagu - Qep e kr .... Ik se po ta qeeeeee ate zotin tat ...

Kashu ne puna jote : There are somethings money can't buy... For everything else is VQ !

ZOTI Pjer ! Je vete-promovuesi me i pa cipe qe kam pa nai here ne boten e self promotion. ( jo se ka nai gjo te keqe, te kuptohemi). Ke fillu jo vetem ta fusesh " ate librin " ven e pa ven, por do t'i bosh edhe njerzit fajtore e t'i vesh ne seder : Ne cfare planeti jeto ti qe nuk e ke lexu VQ-ne. Do me bosh qe te vij nje dite t'i blej gjithe ato kadosh kopje qe te kane ngel qe t'na bijne veshet rehat. Fillo me zhgarravit librin tjeter se na merzite ... smiley

smiley Librin tjeter Qemolo, e kam me dashuri, sensualitet smiley dhe pak horror smiley Por me 1000 leke , jo 500 leke siç eshte VQ . 

Importi i gjyshërve nga Europa e zhvilluar do të sillte një të ardhur shumë më të qëndrueshme se shpenzimet disaditore apo disaorëshe të turistëve në Shqipëri.

Padyshim qe do te ishte biznes i mire.shqipot nuk do te detyrohen te shkojne ne emigracion te mbajne uturaket e pleqve te botes kur ata e sjellin bythen ne shqiperi.si ka qene ajo shprehja nese nuk shkon mali tek muhameti vjen muhameti tek mali.smiley

Kujdesi ndaj pleqve eshte nje biznes qe do shume integritet, nje fjale qe nuk ekziston ende ne fjalorin shqiptar.ne shba nje vend  me hyqymet te forte qe te humb pishen po te kapi duke thyer ligjin zoti e di sa mijera raste ne vit procedohen penalisht kunder azileve qe abuzojne me pleqte qe nga trajtimi arrogant , mbifaturimi , inflatimi i shpenzimeve qe ti rrjepin sa me shume klientet e tyre etj.ne shqiperi pleqte e botes kane per te shkuar si cjapi tek kasapi... 

veç te shohesh dokumentaret e RAI-t e merr vesh qe pleqte e italise po vijne vete te jetojne ne shqiperi, neper lagje te saj dhe jo ne azile (se eshte ulje per pleqt vendosja ne stalla te tilla).

pleqt vinin te jetonin qe ne kohe te enverit, prej amerikes. pra pranonin te mbylleshin ne nje vend komunist si shqiperia sesa te jetonin begatine qe jeton ti.

qytetet e shqiperise bile, jane ndertuar keshtu. njerzit emigronin per te fituar lek dhe pastaj ktheheshin te jetonin pleqnine ne vend. pleq gra dhe kalamoj kane pasur qytetet shqiptare vazhdimisht, dhe disa zejtare.

po s'kemi pasur ne asnjehere kushte per punesim masiv. na ka shpetuar pjesmarrja ne nje perandori, per te zgjidh problemet lokale. sa u prish perandoria osmane, filloi direkt emigracioni. 

Shqiperia eshte nje nder vendet me plakjen me te shpejte ne Europe dhe ka nje dekade qe ka lindshmeri negative. Zhvillim demografik per te cilin Shqiperia eshte totalisht e papergatitur. Perpara se te behen llogarite se sa leke do behen me pleqte e Europes, Shqiperia do beje mire te planifikoje si do kujdeset per pleqte e saj pas 20 vjetesh se do jene gjysma e popullsise.

pensionet jane provizore edhe ne vendet e europes vete, te mbytura ne borxhe. perthellimi i krizes se sotme (qe nuk eshte krize ne fakt, por tatepjete) do te beje qe nuk do te kete me lek per asnje pension. 

pensioni eshte pastaj modernitet i kohes sone, sepse nuk ekzistonte gje perpara. dhe bota (dhe jeta) nuk ecen ne menyre lineare, por rrotullohet.

Nuk permenda gje fjalen pension me duket. E kisha fjalen per shendetesine dhe kujdesin ndaj pleqeve.

Sa per europen dyshoj se kontrata sociale do mbetet e njejte. Do me habiste nese puna 8 oreshe (dhe pensioni i lidhur me te)do ekzistoje akoma pas 20-30 vjetesh. Rrjedhim i industrise 4.0 eshte edhe nje revolucion ne marrdhenien me punen ndryshe do kete kolaps. Me  e mundshmja eshte nje skeme me te ardhura baze universale per te gjithe pavarsisht nese punojne ose jo.

ku jetojne prinderit e tu ?

Gjysem-gjysem por jane akoma me shendet te plote. Sigurimin shendetesor e kane ketej keshtu qe s'i dihet e ardhmja. Larg qofte sdq.

e zgjidhem dhe problemin e pensionistave italiane me 1 mije euro te ardhura mujore. Normal qe me aq, jeton mire. Po ktyre shqipove qe ankohen se 70, 80 apo 100 euro nuk u mjaftojne as per ngrohje e ilace? ky vend ka fatin qe eshte i vogel dhe se thujse gjysma e popullsise ka emigru dhe ka lehtesu jeten e atyre qe kane ngel ktu. Kjo eshte e verteta e thjeshte. Ky paska qene sekreti i rilindjes ekonomike dmth? te varferohemi ne piken sa t'u dukemi parajse pensionisteve italiane qe nuk perballojne dot jetesen ne puglia?

nuk vjen njeri te jetoje ne vend te varfer. vijne te gjithe vetem TE PERFITOJNE. 

 

kto k@rlliqet qe i shkru me te mdhaja bien ne sy me shume se ato qe shkru me te vogla.

Pensionistet perendimore mire jane, kudo qe te shkojne. Mjafton vetem te mos kene skleroze, demence apo ndonje reumatizem te forte.smiley

si mo qenkan mire. ketu ikin per ne jug, ku ka klime mesdhetare. ata qe mundin sigurisht. te tjeret jetojne te ndare nga bota, zvarrisen rrugve. me te lumturit jane ata qe kujdesen per niperit e mbesat.

Njeriu nuk rron vetem me klime mesdhetare per ate pune, e shkruajta siper po une e kisha me shume me ironi sesa seriozisht.smiley

klima mesdhetare eshte dhe me e mira ne bote. nuk lindi kot qyteterimi botnor ne MESDHE. dhe bile kete emer nuk ja vune kot.

falen njonen pas 40 vjetesh burgim ketej. kishte vrare burrin e saj se e poshteronte, dhe e kishin denuar me burgim te perjetshem. kur doli, ishte ME E RE DHE E BUKUR se vajza e saj, qe s'kishte jetuar nje dite ne burg. 

kupton dmth ti, se ku jetohet ? ku te dush mund te jetosh ne fakt. se varet me shume nga neve vete sesa nga kushtet. por po themi se ku jetohet me mire, sikur neve te kishim mundesi dhe ta zgjidhnim vete.

Shqiperia qenka armiqesore ndaj pleqve dhe femijeve? Ca po po thua? Shqiperia eshte parajse per femijet dhe moshen e trete... Ne pergjithesi do thoja, vende si Greqia, Spanja, Portugalia,Italia dhe ndonje tjeter mesdhetare jane vende ku mosha e trete dhe femijet kalojne me mire. Jo cdo gje eshte e lidhur me sherbimet shtetrore, natyra te afron sherbime shume here me te mira qe nuk blihen me para. Per femijet dhe pleqte, me e rendesishme eshte natyra plot me diell dhe jeta familjare.

Kjo shpjegon edhe pse miliona pensioniste lene vendet e pasura si Gjermania dhe Britania e shperngulen ne Spanje, Itali po Greqi. Por, kjo ka nje kosto per vendet mikpritese. Vende si Spanja pershembull shpenzojne shume per pensionistet britanik te cilet nuk paguajne asnje takse dhe marrin sherbim spitalor falas. Gjermania dhe Britania marin nga vendet mesdhetare fuqi punetore te re qe paguajne taksa dhe eksportojne pensionista te cilet rrine ne keto vende me status te perkohshem e nuk marrin residence per te mos paguar taksat e per te marre sherbime sociale falas.

@Liqeni:

Deri tek fjalia e pare, thashe se e kishe me ironi.

Nqs. do te vije nga nje vend i zhvilluar perendimor, ti do te doje ta kaloje pleqerine ne nje vend qe piksepari dhe me thelbesorja do te te rrjepte persa i perket nevojave te tua thelbesore apo te jashtezakonshme per kujdes mjekesor? Ti e kupton qe ketu kur vjen fjala per shendetin o do t'i drejtohesh shtetit (ku nuk i dihet sa gjalle del) ose privatit (qe ta skuq mire faturen, pa asnje lloj mbulimi/kompensimi nga shteti).

Ti do te doje ta kaloje pleqerine tende ne nje vend me keto nivele ndotjeje, me kete trafik te cmendur, me kete mungese te gjelberimit, te lulishteve, te hapesirave per kalimin e kohes se lire, me kete shemti urbane nga te katerta anet, me kete zhul e keto plehra, me kete zhurme dhe rremuje?!

Ti do te doje ta kaloje pleqerine ne nje vend ku mungojne sherbimet e specializuara per ty?

Larg qofte te ndodh nje padrejtesi neser, ti do te doje te jetoje ne nje vend ku nuk ke kujt t'i drejtohesh per te zgjidhur konfliktin tend?

Prit o vlla se njeriu nuk jeton vetem per te ngrene e per t'u ngrof ne diell.

 

 

 

kudo ta skuqin faturen. 

per momentin ne shqiperi jetohet mire dhe lire, po te kesh te ardhurat e ketejshme. e bile jo kaq, por me te ardhurat e ketejshme (njeri qe njoh do te ket nje pesnion prej minimumit 2500 € NET ne muaj) jeton atje si krajl. 

ajo qe veshtireson eshte vetem gjuha. te dinin shqipen, s'do kish ngel asnje apartament i lire ne shqiperi. dhe s'ka per te ngel ne fakt.

vetem se jeta do te shtrenjtohet edhe atje. shteti gjithnje e me i madh (per tu financuar), do t'u nxije jeten te gjithve nepemjet taksave. 

 

Nje i moshuar goxha fit mbase por nje i moshuar normal (me problemet normale shendetsore etj) do e kishte te veshtire ne shqiperi. Ka nevoje per kujdes shendetesor dhe infrastrukture qe ne shqiperi eshte e veshtire ta gjesh. Plus qe pritshmerite e pleqeve te sotem ne perendim nuk jane aq te ulta (ushqim e nje cik diell) sa kujton ti. Edhe Spanja vuri bast te pensionistet gjermon por ka 10 vjet qe s'po e merr veten.

ja vune nje pacemaker pa problem fare babes tim. pa na kerkuar nje cantim neve ketej. ai vete, si te gjithe shqiptaret, kishte mendim negatif per sherbimin mjekesor atje.

pastaj kur te vjen koha me vdek, pleqeri hesapi, nuk ka sherbim shendetsor ne bote te te vije ne ndihme.

treçereku i problemeve ja u shkakton njerzve ketej, stresi. jetesa e thjeshte, eshte bere e veshtire. shteti modern i agreson njerzit ne çdo moment. nuk i len rehat sepse jeton ne kurriz te tyre. prandaj disa ikin te jetojne larg. te pakesojne stresin. fillon dhe sherohesh vete e s'ke me nevoje per doktor (nje person qe ka lexu veç dy libra dhe me to ka marre nje dipllome).

dhe xhaxhait tim i bene korongrafi, i vendosen nje unaze, brenda 3 ditesh ne qsut me vetem 4000L mqs ishte pensionist. Me zhvillimin e teknologjise procedurat thjeshtohen, behen me te aksesueshme.

Premtoi Rilindje, solli Ri-muxhahedin-pleqerindje 

Rinia shqiptare ik ne mase per t'i lene vendin te burgosurve te Guantanamo dhe Irakut dhe pleqve te Evropes. Nqs Siria na jep pleqte e pasur dhe te frikesuar nga lufta, ja pranojme dhe armet kimike, i cmontojme tek parku i liqenit me ndihmen e muxhahedineve qe marren vesh nga keto pune. Pa llogaritur qinezet qe jane te talentuar per cdo gje.

Riciklim i shendetshem qe sjell impulse te reja, perfshi uljen e papunesise duke angazhuar divizionin e shkabave si escort service per pleqerine evropiane smiley

Ah, ta arrisim ate moshe! Aty do perfundojme edhe ne, vetkuptohet, si te huaj! 

Shyqyr, tu hapi syte dhe pleqve stubborn shqiptar. Qe e paragjykojne azilin. E shohin si ulje. Me mire vdesim thone ca se te shkojme atje. 

te drejte kane, se ulje eshte ne fakt. por kur plakesh gjithçka eshte ulje, se behesh i dobet, si kalamo. 

azili eshte me mire nga vetmia. po jo me mire sesa pleqeria normale midis te tuve.

Llastice, ja paskeni bo bene nei te moshuari(e) te fisit, e po ju bo xhibla.smiley

vjerrit apo vjerres me siguri. do t'i shporre se po i hane supen. 

normalisht ose pergjithesisht pleqte jane me te pasur nga femijet e tyre, dhe kjo e ruan nje fare ballance. (ne shqiperi po ka gjithashtu shume pleq te pasur, dhe qe femija i mban prane, se ata e kane lekun dhe pronen)

ndersa tek ne shqiptaret qe nderruam sistem, femijet qe emigruan u pasuruan me shume nga prinderit e tyre qe trasheguan nga komunizmi shume pak, nje apartament koti maksimumi. ketyre u behet barre tani, mbajtja e pleqve. 

keto jane ne te verteten relacione te veshtira dhe te komplikuara .

Pleqte jane brezi i vjeter me mendesi komuniste dhe nuk meritojne as te ekzistojne, jo me azilin, nuk jane brez i ri ngambrapakomunist si olsi B-ja & com. petroninse, qe jane rritur ne shtepi femijesh dhe do te ngordhin ne azil me te gjitha komoditetet.

 

Ajatollah Enver, njehere the qe kam mbaruar filoqylin, tani qe vij nga shtepia e femijes, pervec akuzave qe kam qendruar nga ana e bordurave ku rrinin snobet. Sa fantazi pensionisti qe ke mer cun.

Petroninse, un ta kam thene disa here nje gje qe e ka thene Hegeli para meje (e qe e dine te gjithe pensionistet), por un e kam me te qarte konceptin se ai.

Kur ca dishepuj te tij faqepadirsur gjimnaziste petroninse, i thane Hegelit:

- Mjeshter kjo qe ke thene nuk perputhet me faktet.

Ai u pergjigj si Ajatollah Enver:

- Aq me keq per faktet!

Gje qe ne rastin tend do te thote:

Ti sipas fakteve mund te jesh çfardo gje tjeter, por faktikisht vertetsisht konceptualisht ti je femen (nga ato qe rrine ne bange te pare e varen nga buzet e profesorit, e mbajne shenime si robot), rritur ne shtepi te femijes (befotrof), je gjimnaziste e gjimnazit Petronini qe lexoje Sartrin e Kamyne (e tani Fukoin dhe Derriden dhe pederaste te tjere te ketij kallepi), ke mbaruar filoqylin, je "goce bordure" snobe etj.

 

Po deshe te tregoj edhe gjera te tjera me intime, por nuk mund ta bej palejen tende sepse jane sekrete vajzash, e si te kam thene, megjithse ti nuk me beson, femrat i konsideroj me lart si vlere (potencialisht) se sa meshkujt. 

Aty te citati i Hegel e prishe muhabetin. Pretendon te flasesh me nje femen dhe e fillon argumentin me nje citat nga Hegel? Ka nja 200 vjet qe femenet nuk impresionohen me nga idealizmi gjerman. Infantilitet prej masturbatori serial, Ajatollah.

Shqiperia sigurisht qe mund te behet parajsa e pleqve..mund te behet edhe zvicra e ballkanit thoshin dikur antikomunistet kapitalist,se tani nuk thone me,pasi e shkermoqen thone qe nuk behet me ai vend smiley !! Pleqte duan qetesi,siguri e muhabet..plus kush ka nevoje per sherbime! A e siguron qetesine ai vend? vend me te vdekur nuk ka! Sigurine? Nuk ka vend te sigurte ne bote,si gjithe bota edhe shqiperia! Muhabet? Sa te duash ! Sherbime? me leket qe i duhen per nje njeri ketej,aty mund te paguash dy plus nje infermier a doktor personal e te te mbajne ne pellemb te dores se i paguan si drejtor drejtorie !! Bukur.. vetem se nuk behet..jane endra ne diell,shqiptaret e shqiperia njihet ne evrope si vend kriminel i populluar njerez te eger,qe vetem trafikojne, vjedhin,grabisin e vrasin! Ky eshte reputacioni e keshtu na quajne,ca ti bejme? I ka kapitalizmi keto..

ashtu reputacioni kishin edhe per indianet e amerikes. nuk i pengoi gje te shkonin dhe t'ja u mirrnin ate cope vend, dhe ti mbajne tani vendalinjte neper grazhde speciale si me qene kafshe. 

shife pra edhe nje here kete pune me qetesisht, se nuk e ke pa mire deri tani. 

letrat atje i ke si kosovar apo si shqiptar ti ?

Ti ca je? Antikomunist apo kapitalist? qe ta marrim vesh..

dhe diçka, me mire te kesh reputacion banditi, mafiozi sesa lypsi apo punetori shembullor. 

sepse ke pa ti edhe neper filma ata te paret jane me simpatike, bile duken kredibel kur dashurojne dhe gocen e mbretit kur behen bandite te medhenj, te famshem.

Dmth i bje qe sa te filloj ndonje trafik te perbresmesh pleqsh italiane, do na ik dhe ky bizinis per shalesh?

smiley

Do bejme bizinis de more de

Ne palestren qe shkoj une vjen nje plake amerikane qe jeton ne nje azil andej nga Kashari. Dhe une u cudita fillimisht po eshte e vertete djali amerikan po martuar me nuse shqiptera jetojne ne Amerike e vijne e shohin njehere ne vit. Besoj se u leverdis me mire ta lene ne nje azil ketu te ne se ne Amerike. Me sa kam degjuar ajo ne azil i ka te tera komoditetet dhe e sjellin dhe e marrin perdite  me makine nga palestra.

kur s'di gjuhen e vendit ku t'i shkon, azili eshte me i mire se te jetosh vete neper nature. se te pakten ke persona qe arrijne te te marrin vesh. jane te paguar per kete pune.

Po prape eshte e trishtueshme kur e sheh ashtu te vetmuar me mijera km larg vendit te vet e qe s'di asnje fjale shqip. 

ajo eshte ashtu edhe ne USA mik. po vetem. bile eshte mesuar duke qene vetem. nuk e ka problem.

bile ne shqiperi ka shansin ta vleresojne me shume se atje, thjesht nga fakti qe eshte amerikane, e huaj.

Une i falenderoj ata qe e paskan lexuar VQ, dhe pjesen ku flitet pe leverdishmerine e azileve, dhe qe e nxorren ne pah kete problem. Uroj qe bankieret te ndergjegjesohen per kete miniere ari dhe te fillojne sa me shpejte investimet, pasi jemi te vonuar ketu. 

Une shoh programet televizive ketu, ku tregon per qindra çifte pleqesh qe emigrojne ne vendet e ngrohta si Spanja dhe Italia, ku blejne shtepia nga 200-300-400-500-600 mij euro. 

Une kisha per vizite nje belg sot, i cili me tregoi nje shtepi ne nje fshat te Beratit, me 125 euro m2 , 63 mij euro e gjith shpia me oborr, dhe donte ta blinte. Kish ca te tjera, me 250-400 euro m2 brenda Beratit, dhe s'dinte per ke te vendoste. I thashe se nuk e njof shume Beratin, se per Tirane e Durres te ndihmoj. 

Kjo gje tregon se dalngadal, Shqiperia po njihet per lirtesine e saj. 

ç'lidhje kane bankieret me azilin pleqnor, vetem ti e ditke. 

si dhe ajo qe ti nuk ke parashikuar, eshte qe te huajt qe do vershojne ne shqiperi, sepse eshte lire, do te ngrejne ÇMIMET per te gjithe edhe per vendasit. sepse nuk ke si i ngren çmimet vetem per te huajt. 

kjo ngritje e kostos se jeteses do t'iu nxije jeten te tereve. se do te behet e veshtire jetesa, do shtrenjtohet. pastaj nuk behesh i pasur nga sherbimet, duke u sherbyer te tjerve. 

shqiperia do te pasurohej vetem po te luante karten e pavaresise nga europa. jo te vendose dhe aplikoje ligjet europiane por ligjet e saja te vendosura sipas interesit te saj. dhe ketu mund te hyjne ne pune ato bankat dhe bankieret qe permend si papagall ti ne çdo post.

ti marrin aktivitetin zvicres, te ofrojne te gjithe ata qe duan te fshehin pasurine, nga taksat gjithnje e me shume qe po u vendos europa, te ofrojne duke regjistruar te gjitha shoqerite e dyshimta qe fshehin apo pastrojne paret, etj, etj. vetem keshtu pasurohesh.

jo me pune dhe sherbime se s'do ja kalosh gjermanit kurre ne kete sektor. sa ka lind per pune tjetri. ka dhe toke e popullsi me shume. 

shqiperia po deshi te pasurohet duhet te afroje, tu krijoje kushte te pershtatshme, te huajve te pasur (jane dhe me pak), jo te huajve zgjebarake.

Edhe per kete qe thuat ti, ka folur VQ, por ti perserit si papagall ato qe jane sterthene para shum vitesh. Keshtu eshte kur ke mangesi njohurie per seç eshte thene kohe me pare. 

ik o pjer, aj shnet. ik fli nashti se neser te pret puna.

Natyrisht qe do flej biri im, por jo tani, por pas filmit, se tani do i kthehem tv. 

te vijne pse jo. po na duhen profesjonista, nga ato qi bojn venë te mirë, kulaç e kaçkavall.

 

Po importi i muxhahidinëve dhe afro-aziatikëve? Si do të rrinë bashkë gjithë këta njerëz të importuar në një bythë vend si Shqipëria?

A jeni një investitor në kërkim të fondeve apo në kërkim të një

hua legjitime? Tired of kërkuar Kredi dhe Pengu? kam

keni qenë kthyer poshtë nga bankat tuaja? janë të lodhur nga

takuar njerëzit e gabuar,

paguajnë tarifat upfront pa shpërblim? A keni nevojë për një kredi për të

qartë borxhet tuaja / faturat dhe të fillojnë biznesin? pastaj tuaj

trauma financiare është e gjatë. Ne Oferta Kredi në të ndryshme

monedhat

me një normë shumë të ulët të interesit në 2% në vit. Ne jemi

certifikuar dhe besimi

të denjë. ne mund të ju ndihmojë me ndihmën financiare. nëse

interesuar do të kthehet tek ne
chosengenerationloans@fastservice.com
http://chosengerationloans.webs.com/

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).