'Ishalla drejtesia shqiptare i ben nje ulje per krimin e kryer, ai me te vertete qe ishte i penduar...', '...vetem nje moment dhe jeta e atij djali aq te edukuar dhe shkolluar mori tatepjeten...' ; keto jane vetem disa nga qindra komentet simpatetike, qe po shoqerojne postimin ne faqen FB te Ardit Gjebreas te episodit te rubrikes '24 ore me...', qe u shfaq ne 28 Shkurt, ne emisionin e se Djeles te TV Klanit, kushtuar figures se erret te nje Krimineli vrases, qe ka marre ndeshkimin me te eger te parashikuar nga kodi penal shqiptar, denimin e perjetshem. 

Gjebrea e viziton Kriminelin ne burg, ku kalon me te, thote emisioni, 24-ore, te cilat sherbejne per ti rrefyer publikut historine e 'personazhit' ne fjale. Efikasiteti i narratives se Kriminelit dhe Gjebreas deshmohet qarte nga komentet si ai qe kam postuar me lart. Rrefenja qe i serviret publikut eshte pak a shume kjo: Krimineli eshte djale i mire, i edukuar dhe familjar, qe ne rinine e tij ka bere nje gabim, nje shkarje, per te cilen eshte denuar, por per te cilen eshte penduar tashme. 

Deri ketu, asgje per buje. 

Problemi qendron tek e verteta 'tjeter', madje ajo e vetmja, e vleresuar e tille edhe e mbi te gjitha nga Drejtesia Shqiptare. Nje e vertete e tmerrshme, tragjike, tronditese e opinionit shoqeror. Nje e vertete qe emisioni nuk e sjell per publikun, e anashkalon habitshem. Nje e vertete qe nuk do ta kishim marre vesh, sikur sot te mos lexonim reagimin e motres dhe njeherazi bijes se viktimave te Kriminelit, qe permes nje postimi ne FB i kujton Gjebrese, Klanit dhe opinionit publik se kush eshte Ai: nje Kriminel gjakftohte, perndjekes i se motres, ndaj se ciles ushtronte sistematikisht dhune fizike dhe psikologjike, qe shume kohe perpara se te kryente krimin e tmerrshem ndaj saj dhe nenes, qe donte ta mbronte.

Motra e zeze na kujton gjithashtu se Krimineli u arratis nga krimi i kryer, beri cmos te humbte gjurmet, beri presione ndaj familjareve te mbijetuar qe te mos e 'ngacmonin' me ate mesele duke kembengulur te shkonte ne gjyq, e keshtu me rradhe ... larg, pra, shume, shume larg pershkrimit te nje personi 'te drejte', qe 'rreshket' per shkak te ndonje raptusi, te penduar minimalisht per krimin e tmerrshem qe ka kryer!

Keta individe meritojne perbuzjen tone kolektive, ashtu si meritojne gjestet dhe kujtimi i tyre,  ate qe te lashtet e quanin damnatio memoriae, ne perjetesi.

Nuk besoj se Gjebrese dhe Klanit i mungonin rastet me ndonje marzh te mundshem rehabilitimi, per te mallengjyer telespektatoret e ngeshem te divaneve te dieles pasdite, nga qelite e ndonje biruce shqiptare. Ku shkuan dhe e gjeten killerin serial!? Nuk dua sinqerisht te mendoj se pas emisionit, pervec etjes per audience televizive ka edhe ndonje afere... .

Pyes veten dhe ju: a eshte e mundur qe ne nje shtet te se drejtes, mediat te tolerohen te veprojne keshtu, pa asnje kontroll etik, duke fabrikuar lajme, perpunuar dhe terhequr per hunde opinionin shoqeror!?

Mora mundimin te shkruaja dy rreshta per kete pune, qe e mesova sot c'eshte e drejta, sepse me duket e tepert edhe per standartet dhe pritshmerite tona turpesisht te uleta.

Obi

-------

HISTORIA E PLOTE/ Si u zbulua Marjan Rroku në SHBA nga marshalli i famshëm amerikan, pas vrasjes që tronditi Tiranën

Kevin Connolly u bashkua me shërbimin e Marshallëve të USA menjëherë sapo përfundoi universitetin Radford në 1989 dhe në kërkim të kapjes së të arratisurve në Uashington.

Ai shpejt tregoi të dhëna për ndjekjen – një proces që e vazhdon akoma dhe tani drejton Task Forcën në zonën e Richmond, një skuadër që kap abuzuesit e seksit, vrasësit apo kriminelë të tjerë.

Në të gjitha arrestimet që ka kryer në karrierën e tij 22 vjeçare me Shërbimin Marshall, kënaqësia më e madhe erdhi shtatorin e kaluar (2010) kur ai kapi të arratisurin ndërkombëtar Marjan Rroku.

Iu deshën plot 6 vjet për të ndjekur Rrokun, një ish polic i shërbimit sekret shqiptar që ishte dënuar në vrasjen e një vajze 16 vjeçare, Alda Canaj dhe nënës së vet Mbarime, në 2001 në Shqipëri. Rroku u dënua për vrasjet dhe më pas udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara dhe u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm.

Një gjykatës emigracioni do të vendosë këtë javë (2011) se kur do të deportohet Rroku në Shqipëri. Kur Connolly filloi kërkimet e tij për Rrokun në 2004, ai nuk kishte shumë të dhëna – vetëm pak zëra që Rroku mund të kishte fluturuar në Shtetet e Bashkuara apo Kanada. Connolly kishte arsye të besonte se Rroku kishte akses për dokumente false, kështu që edhe nëse ishte duke u fshehur në SHBA, Connolly presupozonte se ai ishte me emër fals.

Kur Connolly takoi motrën e Alda Canaj, Ornela Canaj për të diskutuar rastin në 2005, ai I tha asaj se do të bënte ç’ishte e mundur por shpjegoi se Rroku ndoshta edhe mund të mos gjendej asnjëherë. Ndërkohë që koha kalonte, Connolly u investua më shumë tek ky rast. Ai mbajti lidhjet me Ornelën, një rezidente në Virginia që tashmë është një qytetare e SHBA dhe kuptoi sesa e rëndësishme ishte për familjen e saj që Rroku të çohej përpara drejtësisë.

Eventualisht gjërat po shkonin në vendin e tyre, kur Connolly mori disa çështje kyç të gjeneruara nga episodi “America’s Most Ëanted”. Ato e çuan Connollyn në Nju Jork, dhe pas një investigimi më të plotë, ai mbërriti në dyert e Rrokut në Queens County një mëngjes shtatorin e kaluar (2011).

I arratisuri jetonte në një apartament me gruan e tij dhe një djalë të ri. Gruaja e Rrokut mesa dukej e njihte atë vetëm nga emri I dytë Jeton “Tony” Mirakaj dhe nuk ishte në dijeni se ai kërkohej për vrasje. Ditën pasi Connolly e arrestoi, ai ndaloi në Northern Virginia për të takuar Ornelën. I solli një dhuratë: prangat që përdori kur kishte arrestuar Rrokun.

* * * * *

Autoritetet thanë se Rroku përndiqte dhe ngacmonte Aldën për muaj me radhë përpara se ta qëllonte për vdekje atë dhe nënën e saj me armën e tij të shërbimit në 29 mars 2001 në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Rroku ishte bërë mik me Aldën dhe Ornelën në vitet e mëparshme nëpërmjet një grupi studimi të Biblës por, mesa dukej, u obsesua me Aldën. I kërkoi që të martohej me të, dhe kur ajo refuzoi ai e kërcënonte dhe e rrihte, thotë Ornela.

Edhe pse Ornela thotë se familja e saj e raportoi përndjekjen e tij tek autoritetet shqiptare, familja thoshte se nuk po ndodhte asgjë. Rroku që ishte punonjës I shërbimit sekret shqiptar, edhe tallej me anëtarët e familjes Canaj përpara se të ndodhte vrasja, duke pretenduar se ishte mbi ligjin.

Pas vrasjeve, Rroku u zhduk. Autoritetet më vonë mësuan se ai kishte hyrë në SHBA që atë vit, në 2001, duke përdorur një pasaportë Slovene nën emrin Jeton Mirakaj. Për muaj të tërë pas vrasjes, Ornela mohonte që nëna dhe motra e saj nuk jetonin më.

“Ishte vetëm një ëndërr e keqe” kujton ajo duke treguar për veten. “Kjo nuk mund të ndodhte”.

Në 2002, Rroku u gjykua në mungesë dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ornela kujton pjesë të gjyqit në mënyrë të zbehtë, duke përfshirë edhe buzëqesjet e mbështetësve të Rrokut. “Ata na shihnin dhe qeshnin” thotë ajo. “S’kam asgjë përveç kujtimeve të këqija në atë vend” thotë Ornela. “Pas gjithçkaje që ndodhi, tani nuk besoj as në fe”.

Edhe pse mendohej se Rroku ishte I fshehur në kohën e gjyqit të tij, I prezumuar në SHBA, ai në një farë mënyre dërgoi një shënim që ofrohej për mbrojtjen e tij në gjyq, tregon Ornela.  Ai pretendonte se përpara se të qëllonte Aldën e Mbarimen, ai mendonte se Mbarime ishte duke kërkuar një pistoletë në çantën e vet. Ai pretendon se mbylli sytë dhe u përpoq të mbronte veten, por nuk mban mend se ç’ngjau më pas.

Ornela thotë se nëna e saj nuk kishte asnjë armë, apo një të tillë nuk e kishte askush në familje. Joshua Bardavid, avokati I zyrës së emigracioit të Rrokut në Nju Jork, refuzoi të jepte komente për këtë çështje. Ai nuk iu përgjigj kërkesës për të intervistuar Rrokun.

* * * * *

Në 2004, Ornela u takua me John Kane, një amerikan që jetonte në Shqipëri dhe punonte për Departamentin e shtetit të SHBA, nëpërmjet Hash House Harriers, një rrjet social. Kane që është në pension tani dhe jeton në Tajlandë, u shokua kur Ornela I tregoi për tragjedinë që kishte pllakosur familjen e saj. Duke shpresuar ta ndihmonte, Kane u vu në kontakt me interpolin për të parë nëse autoritetet ishin në kërkim të Rrokut. Kane gjithashtu kontaktoi Shërbimin Marshall të SHBA që atë vit dhe çështja u referua te Connolly dhe më pas te Task Forca.

Më në fund, në mars 2005, Interpol publikoi një foto për kërkim ndërkombëtar të Rrokut. Connolly e takoi Ornelën për herë të parë atë vit në Northern Virginia për të bërë me të një intervistë. Ai u trondit kur mësoi se vrasjet ishin bërë nga një officer I forcave të ligjit dhe që autoritetet shqiptare s’kishin bërë asgjë për ta parandaluar, pavarësisht se familja ishte lutur që ata të ndalonin Rrokun nga terrorizimi që I bënte Aldës. “Vetëm të dëgjoje historinë e saj ishte tronditëse” tregon Connolly.

Rroku kishte punuar për SHIK, shërbimi sekret shqiptar, që njihet edhe si SHISH. Zyrtarë të SHISH iu kërkua të komentonin këtë histori, por ata nuk dhanë përgjigje.

Shpejt, pasi Connolly filloi hetimet në 2004, ai filloi të kontrollonte edhe database dhe nuk u surprizua kur nuk gjeti asnjë evidencë apo provë të ndonjë personi me emrin Marjan Rroku në USA apo Canada.

Ai i kërkoi programit televiziv America’s most Wanted për të ngritur këtë çështje.

Transmetimi i parë ndodhi në 2006, dhe dha informacione nga një dyzinë njerëzish që mendonin se e njihnin Rrokun. Dikush madje tha se aim und të punonte në një restorant në St Petersburg. Një tjetër raportoi se e kishte parë në një pjesë tjetër të Floridës, ku thanë se punonte si bodigard. Dikush tjetër mendonte se e kishte parë duke luajtur poker në Atlantic City.

Asnjë nga këto informacione nuk ishte e vërtetë.

Të tjera transmetime nga America’s Most Ëanted sollën të dhëna të tjera, dhe Connolly mori informacione se vrasësi mund të ishte në Nju Jork. Connolly udhëtoi dhe pyeti dy dëshmitarë, njëri prej të cilëve I dha Connollyt një emër Tony Mirakaj.

Me ndihmën e Ornelës, Connolly nxorri faktin se Tony është shkurtim I Jeton. Kjo e drejtoi Cnnollyn për të zbuluar emrin Jeton Mirakaj. Gjerat filluan të bëheshin bashkë.

Connolly I kërkoi një kolegu në Albany N.Y, të vendoste një foto të personit që përdorte këtë emër. Connolly nuk ishte I bindur nëse bëhej fjalë për të njëjtin person derisa kolegu e mori të hënën në mëngjes. “Ai tha “je ulur” kujton Connolly. “Dhe më pas tha: është ai”. Mjaftueshëm, foto e Rrokut ishte në lejen e drejtimit të makinës të nxjerrë për Jeton Mirakaj. Autoritetet, duke përfshirë Connollyn, më në fund gjetën rrugën për në shtëpinë e Rrokut, në Maurice Avenue në Ëoodside në Queens Conty, ku e morën në mbikqyrje në 8 shtator (2010).

* * * * *

Rroku, tani 37 vjeç (2011) jeton në një apartament me dy dhoma në Queens për më shumë se dy vjet e gjysëm përpara arrestimit të tij, tha qiradhënësi. Ai madje drejtonte edhe një kompani ndërtimi Master Design and Build Inc.

Mesa dukej, Rroku nuk I kushtoi shumë rëndësi faktit kush ishte. Shumë fqinjë e përshkruanin si një njeri të qetë dhe thonin se gruaja e tij ishte vecanërisht shumë e sjellshme.

Cdo mëngjes, ai merrte kafenë në SB Deli, një kafene në qoshe afër shtëpisë së tij. Rroku dhe një burrë tjetër shkonin në dyqan me një furgon të bardhë ndërtimi, tha menaxheri I kafenesë Rusli Tjendra që e njohu Rrokun kur pa fotografinë e tij. Tjendra tha se Rroku zakonisht nuk fliste shumë. Ai vinte pak përpara 7 a.m porosiste një kafe të gjatë me qumësht dhe tre sheqer. Paguante gjithmonë fiks. “Kjo është shumë tronditëse” tha Tjendra kur iu tregua për lidhjet e klientit të tij. “Ai është një djalë I mirë”. Por një nga qiradhënësit e mëparshëm të Rrokut telefonoi policinë në 2005 dhe bëri një raportim shqetësimi, tha Connolly. Ajo u tha autoriteteve se kur ajo I kërkoi atij që të largohej nga shtëpia, ai e kërcënoi me vrasje atë dhe familjen.

* * * * *

Kjo kishte ndodhur në Maj, me një seri dëgjesash që u mbajtën në cështjen e emigracionit të rrokut. Gjykatësi Steven Abrams tha se hetimet u mbyllur por pa e ditur sepse. Më vonë atë ditë Ornela e Connolly arritën në Nju Jork sepse ata ishin skeduluar për të dëshmuar ditën pasardhëse. Ata qëndruan për një drekë në Manhatan. Ornela nuk kishte oreks. Ajo ishte nervoze për dëshminë dhe frikësohej për cështjen në përgjithësi. Frika më e madhe ishte që gjykatësi të linte Rrokun të lirë, edhe pse donte ta shmangte këtë. “Askush nuk do ta lërë atë të humbasë” Connolly i tha Ornelës.

Richmond.com – Përktheu “Newsbomb”

157 Komente

Me kujtohet kjo tragjedi. Ke Pallati i Sportit me duket i ka vra ky ato fatkeqet. 

Sa per Arditin..., thojni asaj "shoqerise civile" sidomos "eksponenteve" te kesaj shoqerie, mos ndoshta gjejne kohe dhe fillojne sensibilizojne popullin per nivelin e pabesueshem ku ka mberritur ne pergjithesi "elita" e Shqiperise. 

Ai gaztori i thote kryetarit te bashkise rrote kari ne televizion paradite, faqe publikut qe perfshin moshat 10 deri 100 vjec, dhe deri me sot nuk kam pa ndonje reagim nga ato sensibilat e Shqiperise

Ke shume te drejte per Agron Llaken, por edhe gjuha qe perdor ti ketu mund te tregonte pak respekt per lexuesin.

Mire gaztori qe paguhet per te thene idiotesi, po kur e tha Kryeministri nuk mbaj mend te kete protestuar shoqeria "kopile". 

Arditi paska ik per le$h. 

Kete mendova dhe une. Kisha ne mendje imazhin e atij Arditit qe kendonte kenge te bukura. 

Gjeja tjeter qe me shkoi ne mend eshte qe media dhe "elitat" shqiptare gjithmone surprizojne per nivelin e tyre te ulet, duke thyer rekordet e veta te llumit: jane gati te qisin dhe breket e nenave te veta ne TV per pak fame dhe pare, jo me te keq-paraqesin tragjedine e dy femrave qe s'i kane gje fare.

Si dhe te ndjerit mire qe kam kohe qe s'shikoj TV shqiptare, sado e dyzuar te jete kjo si ndjesi.

Me vonë atë ditë Ornela e Connolly arritën në Nju Jork sepse ata ishin skeduluar për të dëshmuar ditën pasardhëse. 

smiley

He ta bofte skeden ai me kose te gjate ta bofte, per skedulimin tat! 

ky Arditi eshte goxha mire si showman, por ben gabim te rende qe ngaterrohet  me intervista te tilla, pasi nuk ka as kellqet as kapacitetin per kete pune..  ehuu, per te realizuar nga keto intervista duhet te jesh superprofesionist:  gazetar dhe psikolog bashke, emocionalisht  i akullt etj..

me e pakta qe duhet te bej Arditi dhe Klani: ti kerkojne perulesisht falje familjes se viktimave,  vecanerisht motres, si dhe publikut.

 

Kane marr pare si dreqi, se as Arditi e as Klani s'kane lindur dje. 

per sa para behet fjale ?  nuk mendoj se behet  fjale per shuma marramendese, disa miljona dollare, nuk eshte reale...   perndryshe nuk mendoj qe Arditi, e aq me teper drejtuesit e Klanit kane nevoje per para, dmth disa milojna leke shqiptare..

nuk e di nga eshte ky Marjan Frroku,  por me shume me vjen ne mendje se mund te kete ndonje lidhje  familjare a miqesore me Frangajt e Klanit, prandaj edhe i kane bere nje  ''sherbim''  te tille.. 

Mbase vlera nuk eshte shuma, por lloji i ri biznesit. smiley Pastaj qielli eshte kufiri, tha. Po dhe lidhjet "para" jane. Pastaj keta te fortet coku hyjne ne pune ne Albanie, ja shiko gjithe ajo Rilindje (dhe Salindje me pare, se i ngelet hatri Pjetritsmiley) i mban ngrohte. 

Nuk e pashe emisionin dje po lexova intervisten ne gazete sot. Mu duk gjeja me e shemtuar. Ne vend qe mediat te mirren me gjithe ata njerez viktima qe sorrollaten dyerve te gjykatave e nuk gjejne dot drejtesi i japin nje audience kaq te madhe nje krimineli qe ka vrare dy njerez te pafajshem. 

Kishte vra dy femra, njana ptej te cilave minorene. Nje jete e extremisht e kufizume per dy jete te marume. Shume i lehte denimi.

OK, help me out here ! E di qe kjo ka ndodh kur Drejtesia ka qene e pa reformume, por sa osht ne atdhe mosha kur quhesh " consenting adult " ? Se lexova qe ky derri eger e ka vra ate gocen 16 vjec dhe " e donte shume por me tradhetoji me Marjanin" . Pra kane pas mardhenie seksuale kur kjo isht akoma nje minor.Ka ligje per kete ne bote apo ...

...Apo bjeri se i bje bukur Qemol. Ketu iku barra vojit, ti po gjemo kokrren e ullinit ...

'Kembane'!?!? Po u ka rene kembanave ky, kur ka qene per tju rene, para trupit gjykues. U ka rene dhe i kane rezultuar rrena me bisht, aq sa te marre denimin kapital shqiptar, burg per jete! 

Ca 'kembanash' do me ky!? 

A ka pretendime per padrejtesi, a!?!?! 

Kshu qe mos ja fut me nder pordhes kot! Ok?

Jo po 'kembanat' e Hitlerit, te Stalinit, te Khmereve te Kuq, etj me rradhe...

I vetmi "gjynof" qe mund te kesh per kte osht qe s'po e bo burgun ne Amerike me bradherat perqark e permrena... Se mbase i bote mire dhe per kujtesen. 

Nje media/gazetar profesioniste do te shkonte ne NY per te intervistuar motren heroine sebashku me policin.

Nje media/gazetar tallava qe s'ka lidhje me moralin dhe etiken, s'e ka problem te shkoje atje ku shkon miza, mjafton qe dikush ti paguaje apo urdheroje.

Nese xhunga e nexhmijes dhe gjebrea i rrokut do te kishin treguar sadopak ndjeshmeri ndaj viktimave pa faj dhe pa ze, do ti kishin bere nder ne rradhe te pare vehtes dhe pastaj shoqerise.

Do isha kurioz të dija ku dhe si e ka njohur gruan qe ka ky tipi

Po ne NY thoshte. Punonte ne ndertim. E ka rrejt. Po me c degjova alibia e tij calon.genjen. E ka bere America ceco. I dhimbset cuni tani, dhe genjen.

E ke pa ate filmin me Jenifer Lopez qe arratiset nga i shoqi bashke me gocen? Ate shiko, sepse profili i killerit ne fjale eshte sh i ngjashem...

e c'rendesi ka se ku e ka njohur? 

apo duhet ta relativizojme dhimbjen e asaj vajze dhe nene te vrare me soap - operat e gjebrese.

e meqe ra llafi, ai vend sikur ngre ne piedestal kriminelet. Ne fillim xhunga-xhunga, tani gjebrahili.

s'po merret vesh me cfare behet. Vakuumin qe la ideologjia marksiste - leninste e ka zene nje ideologji e peshtire banditesh dhe kriminelesh.

 

Nga kriminelet dhe banditet kete vend do ta shpetoje Familja e Heroit te Popullit Anonim, siç e shpetoi dikur nga diversantet anglo-saksone nepermjet organizimit te Radiolojes.

 

sa shume te pelqejne pordhet e mia. ngele pas bythes time.

je bere HaleeSTERmodhesmiley duhen 20 makina m.t. te pastrohesh.

Se kuptoj si bejne show Te tilla me jete njerezish. O Ardit, o idiot. 

Une nuk e kam par intervisten, se fatkeqesisht shoh kanalet belge, por them se intervista te tilla nuk kane noi gje te keqe, veç duhet gazetar i forte, me pyetje hard, dhe jo perkedheluesi Arditi. 

me pyetje hard

Nese njeh "hard" njeh dhe "soft", çka rrjedhimisht me jep kureshtje: Ku e ke mesuar/hasur kete fjale? smiley

Ketu e dashur ketu e kam mesuar . 

Nuk eshte problem fare intervista. Po Gjebreu nuk i ka bere interviste, ka shkuar te haje buke me te, te flere ne nje dhome, ne qeli, te tregoje sesa njeri 'i mire', 'i drejte', 'familjar' eshte robi! Me pak fjale ka bere nje horrllek mediatik, per ta rehabilituar imazhin e kafshes para opinionit shoqeror. Dhe ja ka dale me sukses!

Ia ka dale lesh me sukses, sa eshte ngjyer dhe vete. Ik o Gjebre merru me ato velinat qe te ka bere Zoti kismet e mos u 10t kot. 

mire e the o tirona te shoh ndonje interviste me kim kardashian se ato i dalin bukur se me kete ju veshtire te gjitheve me keq se ajo loja e telebingos..

Horrlleku me I madh eshte se arditi eshte vete prind vajze.

shiko cfare thote ne interviste me Gjebrene ky maskarai....

 

Pra nuk ishte Alda e dashura?
 

 

Jo, nuk ishte Alda. Në Shqipëri dihet se është një histori dashurie, që unë rashë në dashuri me Aldën, u bëra xheloz, e rraha, etj. Nuk është kjo. Ne dilnim në grup, 6 vetë, komplet shokë. Por është e vërtetë që Alda vinte më takonte mua më shpesh. Kurrë nuk e kam konsideruar si të dashurën time.

Nuk ke patur asnjë marrëdhënie? Asnjë prekje? As një puthje?
 

 

Jo, nuk kemi kaluar në ato faza fare.
 

 

Fare, asgjë?
 

 

Fare, absolutisht. E kam konsideruar më tepër si motrën time, se sa si të dashurën time.
 

 

Pse e vrave?
 

 

Kjo ka qenë komplet rastësi. Unë nuk kam dashur të dalë të vrasë Aldën, as Mbarimen (mamanë). Unë e kisha pikësynimin te shoqja e tyre, që kemi dalë disa herë dhe kemi shëtitur. Këto janë thashethemet e gocave dhe Alda sikur po bën atë lojën: Pse pëlqen atë dhe nuk më pëlqen mua? Kur e mori vesh i ati që unë me Aldën mund të jemi të dashur, unë i kam shpjeguar që nuk jemi të dashur, por jemi shokë. Ai më ka puthur në rrugë, jemi takuar, kemi folur dhe kur jemi ndarë më ka thënë: “Unë të kam si çunin tim”. Po kështu kam takuar të ëmën një herë. Janë disa muaj.

 

 

..

...edhe cfare ka thene ne nje faze tjeter, vite me pare neper gazeta...

Hajt se heren tjeter do thote vrau vehten dhe une u mundova ta shpetoj.

Si jo, kaq kollaj vritet nje vajze per te cilen nuk ndjen gje, dhe bashke me te dhe nena e saj.

Kjo eshte Alda

gjynah !

po ai ne mes i ati eshte ?  ngjaka  shume me Kavin Bacon.smiley

Besoj detektivi amerikan. Nga arkiva e nje gazete amerikane e mora.

Keta jane ftof ne tajare duke treguar meshire per kete psikopat .

Televizioni dhe media ne pergjithesi ne fakt ka nje qasje kriminale ndaj publikut. Ky  eshte rasti flagrant. Blejne audince duke shkel mbi jete njerzish. Nuk kane asnje skrupull. Ka nje film me dy emigrante, njeri cek dhe tjetri rus ne amerike, qe vrasin Robert De Niron e qe permes drejtuesit te Top Story-t,jepet fýtyra e ketij lloj televizioni.

Shume e dhimbshme eshte, yes. Dhe ky merr guximin Te shpenzoje gjoja nje Nate me Te per Te na tregu se c'ndodh pas hekurave Te burgut. Me paturpersi na sjellin versionin Marjan / Jeton mashtrusi. Tjetri eshte denu per nje krim qe ka bere me vetdije Te plote. Paska vra 2 veta nene e bije se gjoja Nuk e linin rehat?!! Wtf. Kur ky shume mire ishte mashkulli dhe shkonte n'pune t'vete pa qene nevoja me e harass njeri.E ngacmonte nje 16 vjecare. Pffff. Langaraqi. Do me u kthy Te I biri vet! Se kuptoj ate grua qe Martoi dhe mashtroi si vazhdon ja con cunin ketij plehre?!! Dhe Kur zbatohet ligji keta plehrat do gjejne nje menyre per tu korruptu. 

Komenti i Tik Sumes ketu: ....... ......................B........................... .....

.............................   ....... ..... ...B ......... ....... 72 km ........ karare........... sumamoderne.............

......1000 euro familjarisht. ....    B ............................ Heroi i ..... ............................

                                                                             I Modhismiley

 

Nuk arrij te bej dot  lidhjen midis Arditit dhe Marjanit ?? dhe qellimit ne kete mes ...........

 

O Ardit o beqir! Skuth pervers. Po te te interesonte historia, ta kishe  sjelle nga te gjitha palet: viktima, i denuari, prokurori, avokati. Po ça te te kerkosh ty me hajdar qe dhe ok e thua haukej. Mf.

Rroku ka vra dy gra. Me ligj e me kanu ktij i tako me pagu me koke dhe kto gjona Rrok cubi i dinte. Po tani cubi i shishit o tu e bo shurren ne breke dhe ky pederasti i domenica in thote sa cun i mire qe o Rroku.

A shtijne nonji gjosen ujit atje ne Shqipri se ska sesi
 

Ka shume si ky rroku ne shq, thuajse shumica. Me metoda si te tijat disa tani kane arrit pushtet ekonomik, politik, etj., po edhe ne familje se e njejta gje pushteti. Psikopatia e sales (si me familiare per publikun) eshte e se njejtes kategori psh...

.

Po gjebrea drejton nje spektakel qe eshte krim me vehte, trutharje per publikun, ka kthy ne burim fitimi mjerimin e muzikes shqiptare e jo me te kete per gje rehabilitimin e ndonje krimineli klasik.

nji prej pikave t'referimit sot ne Shqiperi. "Ikone" e ekranit, italianofil i semure, ne stil dhe imitim. Snob i peshtire si gjithe injorantet qe identifikojne veten me italianet thjesht sepse u ka mesuar gjuhen. Mendon se kaq mjafton per t'u italianizu. Po deri ktu do ja falja nqse nuk percjell kshu xhevahiresh nga ekrani. Gabim i vogel i nje momenti i ktij djali te shkelqyer. Gabim i vogel qe mori 2 jete femrash dhe la jetime nje tjeter. Kush ja fali trute ktij zarit njehere?!

problemi i marjanit eshte te dale pa lagur -duke mos mbajtur mend asgje !

problemi i disa shqiptareve eshte damari budallait qe njeh krimin si dicka normale.

kontradiktore injorante smiley

problemi i te gjitheve - kaos

Komplet e damshme tentativa e rehabilitimit ne opinionin publik te njerezve qe kane krye krime kaq te randa . Njerezit edhe mund te pendohen e kerkojne te futen ne rrugen e rehabilitimit por gjeja e pare eshte qe ata vete te jene te sinqerte me vetveten dhe opinionin . E ky nuk duket se eshte aspak rasti ne kete histori . I vetmi fakt evident eshte se sa shum kane zane vend antivlerat ne shoqerine shqiptare .

Keto te bojn te thush te keqen e kanunit. 

Pjeter, po Arditi e ha nei tegel te vogel me kanun per kete maskarallik qe ka bo?

.....lexo VQ

Cdo veprim sjell kunder veprim .heret a vone do arrihet masa kritike per vigilante justice e psikopate te tille do mesojne the hard way se nuk mund te marrin jeten e te tjereve pa paguar pasoja te tmerrshme .

Po me psikopat  se Drejtesia , eshte " E  djela Shqiptare "  media , me Ardit Gjeberon !  Ato bejne corap gjishka edhe ligjin, edhe etiken edhe profesionalizmin, Shume e ulet !

 

Heqja e denimit me vdekje ishte 3-4 shekuj para kohe ne shqiperi .

Skandali i rradhes me keto media te felliqura.Dhe pseudo gazetare,qe vetem googgle te kishtw bere,do kishte mundesi te bente pyetje te rendezishme. Si pesh,si ka mundesi nje person,studentekselent ne nje skence ekzakte, si fizika, nuk mbaka mend si egjeti pasaporten. gazetari mud ta kishte pyetur cfarerruge ndjekinper te vajt. shumica me pasaporta fallcosllov3ne ndjekin rrugen madrid- costa rica- honduras - mexixo,dhe pastaj aty marrin kufirin nekembe.

Prape ky fizikant nuk mban mend sic ishte arsyeja pse i vrau.

stop drinking gaia, thuhet mexiko. dhe costa rica.

poshkruaj ng tablet

Se pari nje ndreqje te vogel, te parendesishme, po semundje profesionale. Ky nuk eshte serial killer, se i tille eshte dikush qe ka vrare me shume se dy veta dhe njeri pas tjetrit. Nejse, besoj thelbi i  ketij postimi ishte te vinte ne dukje sa poshte ka rene moralisht shoqeria shqiptare. Tani une nuk e kam pare intervisten, dhe as reagimet ne Facebook, por fill para se te lexoja kete postim, lexova nje artikull te Bushatit te "Tema", "Pse ka vrer kunder Gjebreas" a dicka e tille, qe thoshte te kunderten, qe reagimet kunder intervistes ne "Facebook" kane qene te ashpra. Uroj te jete keshtu, se tregon qe shqiptaret, me gjithe ata kriminele qe kane nxjerre gjithe keta vjet, perseri nuk kane rene aq poshte sa ta simpatizojne nje vrases te tille, me gjithe perpjekjet e Gjebreas. Edhe Bushati e quante thjesht mungese profesionalizmi, madje thoshte se te merret Gjebrea me kroniken e zeze eshte si te kerceje ai gazetari nr. 1 i kronikes se zeze, Tan Hoxha, "Arrethyesin", ose si te kendoje vete Bushati "Rigoleton" a dicka e tille (me beri te qesh qerratai).  Po duke ditur cfare kellire eshte Frangaj, nuk besoj se eshte mungese profesionalizmi. 

ja dhe ky langaraqi vazhdon i vjen ne ndihme: "nje moment u çmend", thote... dmth pohon me takt versionin e vrasesit.. 

e garantuar qe Klosi e ka ndihmuar Rrokun te nderroj identitet, pasaporte dokumenta etj, dhe te largohet pa problem nga Shqiperia...

 

http://www.balkanweb.com/site/fatos-klos...

Marjani vjen nga familje e mire.. cudi vrasjet. Ish kreu i SHISH-it keshtu.

perfundimisht, shqiperia ka shkuar per lesh me felliqesira si puna e ketij klosit.

vend i marre peng, nga kriminele dhe mbrojtes kriminelesh. vetem ne shqiperi trajtohen kriminelat sikur te ishin yje hollivudi.

 

 

Sidomos jeta e nje femre nuk vlen asgje ne Shqiperi. Mund te besh me te cfare te duash: ta kercenosh, ta rrahesh, perdhunosh, ofendosh, ta vrasesh. Ne fund shoqeria ngushellohet duke thene se "kurve" ishte, vete iu kruajt. Te vjen per te vjelle nga hitori te tilla si puna ketij Rrokut.

eshte shume e vertete.

ku e ke pare kete ti, qe me jeten e nje femre ne Shqiperi ben cfare te duash? ketu te iken koka per nje te share per moter e jo ti ngacmosh dikujt motren a gruan, te cojne per lesh, jo si ne Kelnin tuaj qe u perdhunuan evgjitet nate viti ri dhe ndenji urte si policia si shoqeria, te qe bere ketu ai veprim i kishim cuar nga kishin ardhur brenda nates.

Pikerisht djale, e the vete: me femrat, me me te dobetit mund te besh cfare te duash. Nese ke fat, te mbron burri ose vellai. Nese nuk e ke kete fat mund te perfundosh edhe si puna Aldes (Ndjese paste!). Sa per Kelnin: nuk eshte e vertete qe vajzat atje nuk i ndihmoi njeri dhe dy nete pasi ndodhi kjo gje u kapen e u rrahen emigrante me ngjyre nga te panjohur e pati protesta. Madje keto rrahjet ndaj azilanteve po shtohen si shume keto kohet e fundit.

 

Dhuna ndaj femres eshte nje problem boteror, nuk mund tja veshesh Shqiperise duke u nisur nga ky rast apo raste te tjera qe ke te besh me personazhe te tilla, por nese ti ne gjermani apo nje shtet tjeter i drejtohesh shtetit dhe ne shume raste ky person qe ti kallzon mund tja hedhi me pak muaj burg apo duke i dhene nje urdher mosafrimi, ketu mund te lesh dhe koken...

lungo, shiko, nuk diskutohet qe dhuna ndaj femres eshte problem boteror. pabarazi ka kudo. ketu ne angli behet fjale per pabarazi ne paga p.sh. Ajo qe permend ti lidhur me leshin dhe koken tregon ne fakt se sa e pambrojtur eshte femra nga sistemi, sa qe meshkujt shume afer saj (burri, vllai, babai) detyrohen te vrasin per te. kjo deshire apo vullnet i ketyre meshkujve te afert ka ardhur si rezultat i nevojes per te plotesuar nje boshllek qe eksiston ne sistem.

Nese flasim per sistemin biem dakort, qe jo femra por te gjithe ketu jane te pambrojtur dhe veshtire te gjesh te drejten tende nese nuk do sistemi, si psh nje e drejte prone, nje e drejte pune apo plot te tjera.

Por qe Inge thote qe ketu jeta e femres nuk vlen asgje nuk jam dakort, se ne nivel personal vetem nje pagjak te fal ketu.

Lungomare: Dakort me ty, dhune ka kudo. Rasti i Kelnit eshte shembull i keq per ta krahasuar, per me teper qe nuk ndodhi nga meshkujt gjermane po nga arabet dhe si rast per Gjermanine jo nje ngjarje e zakonshme, banale, qe ndodh perdite. Po ne Shqiperi une kam njohur plot raste ku vajzave u ka shkuar jeta kot vetem per ca tipa si puna Rrokut. Eshte gjynah!

Po Inge per fat te keq ka raste te tilla dhe jo vetem per femrat por per kedo, po te rastisi perpara nje kriminel dhe per me shume i mbrojtur nga pushteti qe ka.

Gjithsesi me ngjalli nje admirim marshalli amerikan qe ka ndjekur ceshtjen, per seriozitetin qe ka pasur dhe vendosmerine per ta kapur. Tamam shtet dhe njerez serioze, nuk kam fjale.

meqense kjo çeshtje u hap si "pa dashje",  mbase do te ishte mire qe motra e viktimave ta hapte edhe njeher tamam..  tashme te kerkoj bashkpunetoret e vrasesit, qe mesa duket jane keta te Shish, Klosi me shoke.. 

keto jane dhunuar dhe kercenuar me jete nga nje oficer i Shish, qe nuk e mohonte qe mbrohej nga Shish. kane denoncuar rastin..  por Shish edhe shteti asgje nuk beri ti mbronin... madje kercenuesi vazhdonte te ishte i armatosur me armen e shtetit, me te cilen dhe i vrau.. edhe ne fakt ndodhi tamam sic edhe i kish i pat kercenuar vrasesi.vrau dy njerez dhe u largua pa me te voglin problem me ndihmen e Shish. 

Kloset e Shish te japi llogari, shteti te demshperblej familjen !  me çkupova, motra e viktimave ka nenshtetesi amerikane.. nje avokat  amerikan ne bashkpunim me nje avokat/e te mire shqiptar e mbrojne kollaj kete ceshtje 

 

Klos vucidolsi thuaj.

Po ca thua o Belul.

Po SHISHI ( SHIKU) ka vrare vet zyrtarish persona dhe nuk e can b..., njeri. Ti kerkon te zhbirohet SHISHI.

Normalisht ke te drejte, po jo ne Shqiperi Belul vllai.

Te behet si thua ti, Policia, Garda dhe SHISHI duhet te harxhojne gjithe paret e shtetit per demshperblime.

Ku kemi ne kellqe te demshperblejme. Dëme dime te bejme gjithandej, po shpreblime, zor se merr...

Hollywood deshet, Hollywood ju solla- tha

 

ps: dhe, qe te kuptosh "lehtesine e paperballueshme te nje vrasesi", duhet te quhesh Herzog (“Into the Abyss” )

ka nje dallim shume te holle (subtle) midis synimit te njohjes se psikologjise se nje vrasesi dhe berjes te qarte te qendrimit moral ndaj tij. duhet te kete dy pjese: 1. paraqit te dhenat mbi psikologjine, 2. bej analizen dhe mbaj qendrim moral ndaj personit/psikologjise qe analizon.

nuk behen keto pune me tear-jerking soap-opera alla arnautistan gjebrahil haram. mbase do te flisnim ndryshe po te tregonte pendim. por edhe ne ate rast, nuk do ishte clear cut kjo pune.

qe te kuptosh si behen, meqenese je edhe kineast, e une vec spektator, duhet te shikosh se si i strukturojne dokumentaret ne Investigation Discovery channel.

p.s. Herzoget bejne kinema per popullin e kulturuar gjerman, qe edhe po nuk ia dhe analizen ashiqare, e kupton vete. ndryshe nga shqiptaret e pas '90, gjermanet nuk ngujohen neper kulla me vrima per dritare nga frika e hasmit, dhe as nuk te vrasin per ca-ke-qe-me-shikon.

sido qe te jete, nuk krahasohet, xhunga - xhunga dhe gjebrahili me herzogun.

 

Kot per kurioziter, nese ka njeri info, a lejohet te hysh ne qeline e nje te denuari te tille dhe te zhvillosh intervista, filmime, fjetje, etj.? A ka rregullore burgu per ket pune?

Kush ja ka dhene lejen Rrokut dhe Gjebrse se Klanit?

A eshte dakord Shteti, qe ka perfaqesuar palen akuzuese ndaj shtazes, qe ketij ti rehabilitohet imazhi me ket djallezi televizive?

A ka njeri ne Shqiperi, politikan, pergaqesues i institucioneve etj., te perfaqesoje interesin dhe revolten e drejte kolektive ndaj kesaj qe ka ndodhur?

Obi-Wan, ajo qe ti kerkon eshte censure. Zoteria ne mos me ane te nje programi televiziv mund ta rehabilitoje personin e tij nepermjet facebook, biografise, autobiografise, etj. Kerkon qe shteti te nderhyje ne te drejtat e tij me themelore dhe ç'eshte me e rendesishmja te paracaktoje ç'duhet dhe çfare nuk duhet te lexoje apo te shikoje publiku ne tv? Ne çfare ndryshon nje shtet fashist nga versioni yt i shtetit te se drejtes?

Po mire, ja bihemi dakord qe Arditi eshte nje oportunist ose shqip "skuth", bihemi dakord qe media jone nuk njeh moralin dhe krize te thelle indentiteti. 

Por, a ka faj Arditi me median ne nje kohe kur kriminelet vrane ne mes te bulevardit 4 njerez, lane gra te veja e femij jetim? Per me teper, jo vetem qe keta kriminele u rihabilituan por jane ende pjese e vendimarrjes dhe nje sistem drejtesor qe ka frike tu afrohet. Megjithese  intervistuesi eshte kriminel, Arditi i mori nje interviste ne burg e ky individ do vdes ne burg. Nje njeri qe u vu para drejtesise dhe u gjykua mori ndeshkim. Si rrjedhoje, kemi nje familje qe gjeti drejtesi dhe solli nje mbyllje te plages se tyre. Mendoni vetem per nje moment per ata/o qe kane me vite qe presin.. 

Kjo e gjitha me ngjan me nje fjale te vetme - hipokrizi. 

Pasi pashe intervisten dhe lexova te Tema edhe Kikine, Klosin dhe motren e vajzen e viktimave, ja c'perfundime nxora unesmiley

E para, per vrasesin, si nuk di ta beje shqipoja nje gje te hajrit, nuk arrit dot ta kuptoj. Ne vend qe sic e permend Rolandi ketu, te pakten te (hiqej sikur) shprehte pendim, "E bera vrasjen, ishte gjaknxehtesi, isha i ri, tani jam penduar", rri e merret me pehlivanlleqe qe fyejne inteligjencen: "Nuk e kam pasur te dashur, me ngacmonin ato (nje grua dhe e bija 16-vjecare ngacmonin  nje punonjes te ShIK-ut), me ra me cante e ema dhe rashe ne toke, nuk mbaj mend cfare ndodhi" .

E dyta, Arditi si Arditi, "Bene per shtepiaket". E forta ishte qe nje here vrasesi beri vete nje pyetje qe duhej ta bente Arditi. Kur foli per te birin, tha: "Ti do thuash po babai i asaj vajzes qe vrava une, si ndihet." Ne fakt nuk besoj se Arditi do ta kishte bere kete pyetje.

E treta, dicka qe e permend Kikia.  Publiku ka lexuar intervista me kriminele te tjere edhe me te medhenj se ky, e prape nuk ka pasur kete reagim, e ata kriminele po ashtu kane dale njerezore, viktima e madje edhe si heronj. Edhe ketu te Peshku, qe te gjithe jane pro ne kete rast, ka plot qe nuk denojne, e madje mbrojne kriminele politike te tilla si Hoxha e Berisha, shkaktare te mijera te vrareve. 

E katerta, Gjebrea megjithate e beri nje te mire, ia hapi petet nje lakrori te harruar. Ky del qe eshte nje krim i paster shteteror. Jo vetem ai idioti, Klosi, eshte fajtor se ka marre dike ne pune se "ishte student i shkelqyer i tij" (le te punonte te Instituti i Fizikes Berthamore atehere, jo ne ShISh), por duket edhe qe i ka shperfillur ankesat e viktimave e te familjareve te tyre, e per me keq, do ishte naive te besoje se institucioni i tij nuk ka gisht ne arratisjen e ketij krimineli. Sidoqofte, besoj se Llalla thjesht do i shtoje edhe ca uje kosit e do ta lere Klosin. 

e t'menosh qi ballqekani, as ka vra e as ka pre

e t'mendosh Dine, qe ballqeka ket Arditin e ka pare per here te fundit, kur u cfaq ne skenen e festivalit RTSh (apo RTm???)

Fiks fare! Bile duhet te kete dy procese: nje per mosveprim, pengim apo nglizhim me pasoje vdekjen (Klosi, punonjesja e Klosit, polici Bim) dhe tjetri per demshperblim te familjes (asaj qe ka.mbetur) nga ana e shtetit shqp.

Mrashallit bravo i qofte!

Jo me kot eshte usa vendi me i fuqishem e me demokratik i botes!

Ca ka trazu Gjebrea nashti, Po I vjen ere muhabetit. Kjo Ornela bravo I qofte. Ti shkoje deri ne fund tani. Meqe e hapen ceshtjen prape. 

Kot per kurioziter, nese ka njeri info, a lejohet te hysh ne qeline e nje te denuari te tille dhe te zhvillosh intervista, filmime, fjetje, etj.? A ka rregullore burgu per ket pune? Kush ja ka dhene lejen Rrokut dhe Gjebrse se Klanit?

Ah bravo! 

Me n'fund nje pyetje inteligjente mbi kete mesele te felliqte. 

Megjithate e thame disa here: shtet i dobet dhe i paorganizuar. Ben secili cfare te doje dhe kur te doje.

Do te jape leje drejtori i burgut? S'ka problem. S'ka ndonje gje te keqe-fraza me e preferuar e shqiptareve. Sidomos Arditit. 

E thame! Shtet mizerje! 

s'ka te bej shteti. dhe nje shtet i organizuar si USA  ka lejuar psh gangon Lou Ferrante te bej dokumentare ne burg me kriminela e mafioza.

Kshu qe teoria jo shteti, jo drejtori nuk ze vend.

Te garantoj personalisht, qe kur vendoset te lejohet nje tv ne burg per te filmuar, dosja e lejeve eshte dy pellembe e trashe, me shtateqind firma nga shtateqind borde. Tv-ja ka edhe ajo nje dosje me shtateqind firma avokatesh. 

Ky argumenti "edhe ne USA", me fal qe po ta them, por eshte argument i padobishem. USA po zgjedh Trumpin qe thote "you're fired" per President. Cfare do te thote kjo, qe cdo vend qe zgjedh idiote per presidente nuk mund te thote "obobo, shiko ku katandisem"? 

Une nuk mendoj ashtu! 

Ky argument nuk eshte i padobishem, se eshte mese normale qe shtypi apo televizioni te shkoj e te zhbiroj, mor po dhe burgjeve.

Per mua abnormale dy gjera jane:

e para, qe ky kengetar/gazetari ne vend qe te shtjelloj faktin duke qendruar asnjeanes ( se eshte ligji apo jo), jep sugjerime. 

e dyta, kjo llapaqenia e publikut ( perfshi dhe peshq) e tipit me varje, me varje, me kujton shume bythqirllikun e komunizmit kur internohej ndonje e te gjthe ne kor: mire ja ben qenve!

thua te jene te njejtet , si dje dhe sot? Them se po.

Nuk shtrohet problemi me retorike, them se po - e them se jo, por me siguri shkencore qe eshte i njejti bythqirllik,e s'ka si te jete ndryshe sepse kultura dhe shkolla nuk te ben zengjin kur nuk ke baze perveç te qenit Familje Heroi i Popullit Anonim qe ka luftuar diversantet anglosaksone me Radioloje.

Ndryshimi eshte se sot bythqimet e demaskimeve njezeri si grusht bashkuar quhen pederaste elitare, dmth jane po ata persona te studjuar jasht shtetit (ne Monpelje) qe kane lexuar Fukoin dhe Derriden, njohin artin e skulpturave me mermer Karare, lozin golf me xhentelmene angleze duke vene ne dispozicion vrimen e tyre ku hyn topi (i golfit), perbuzin vellezerit e tyre mysylmane etj.

  

Avash more zoteri. Ça u be peshku pa uje, pazari i korçes! Rradha per intervista ketu eshte mbyll! U beme.si kembet dhise u beme! 

Vetem 1 interviste ne shekull lejohet.Megjithese LM s'e kishte per interviste te peshkut por per interviste te Gjebreas ish muzikant.

Pritni tani kur te na dali dhe Xhuvani se denimit te perjetshem i shpetoi...

Jane bo mediat qeveri me vete. Zakonisht jam pro rehabilitimit te te denuarve por zotnia pervec se nuk eshte ndergjegjesuar per veprimet e tij (me aq sa shprehet ne interviste), po tenton edhe te manipuloje nepermjet Ardit koqes. Megjithate duhet the kini parasysh qe ai nuk ka cfare te humbase ne kete pike.

Ju keni nevoje per nje president si Trump qe premton t'ia vere shtypit kufirin tek thana. Por nuk dini te zgjidhni. Para syve i keni kandidatet e duhur si Kreshniku, Avukat Goxhaj etj. po ju meazallah smiley

keto qe ke permend etj... do t'ua eksportojme ne USA e t'i mbani me shendet bashke me Trump-in. smiley

Po Arditua mo, ka reaguar gje, apo vazhdon te qaj nga emocioni? 

Arditit i eshte dukur vetja si Sean Penn me El Chapo smiley

Mire mire po Sean Penn nuk flejti me El Chapon; ishalla s'i ka psu nei te krisme "xhami i sahatit" (kshu ka qene parrulla e lashte, tashti mase eshte modernizu). smiley

smiley Edhe ne i pati pesuar, sahati i tij eshte, neve s'na prish ndonje pune apo jo?

Sot drejtoresha arsimore e Tiranes peruroj shkollen me emrin Vajdin Lame. Ja dhe nje model krimineli qe glorifikohet dhe lavderohet. Skam fjale. smiley

Kush eshte vajdini?

Jo s'ka mundesi ku eshte kjo shkolle? Po cfare ka bere ky njeri per ti vene emrin nje shkolle?! 

Mire e ka, ne pamundesi per te qene deputet ...

Ka vrare njerez neper Tirane derisa e vrane. Kapedan i koheve moderne.

Kjo eshte me gjithe mend shume shqetesuese... E pabesueshme qe nje komunitet lokal te arrije deri ne kete pike.

¡ʇɥsdɐɹqɯ ǝuɐɾ ɐɹǝɾƃ ɐɔ

U prish dynjoja vallai. Knej rrezik zgjidhet Trumpi (larg qofte), anej po dihet.  

arditi eshte idiot qe e intervistoi me aq dashamiresi nje kriminel ordiner aq mizor

emigrant ka qene edhe arditi, shkabe. apo jo? cfare pret nga emigrantet.

arditi iku, e provoi nje vit me turmen, se ashtu ishte koha, pastaj e pa qe hajer mund te bente vetem ne shtepi. dhe ne fakt ashtu ndodhi.

e pra, e hengri edhe ai nje luge corbe te prishur, dhe po e vjell per gjithe jeten.

dhe arditi si gjithe artistet e tjere te talentuar qe  bene hajer vetem ne shqiperi. andej gjithe jeten e shumta ne lokale nate do perfundonin

well, ka artiste dhe artiste, ne fakt. Ermonela Yaho, nje fare Pirgu, qe nuk me kujtohet emri, ajo tjetra qe ishte martuar me Piro Cakon, si e ka emrin se e harrova etj. etj. kane patur jashtezakonisht shume sukses ketej. 

Puna eshte se duhet te konkurojne me ruse dhe spanjolle e te tjere.

por po ti shikosh programet shqiptare, disa jane shume te degjeneruara, keshtu qe pervec faktit qe mund te pagohen me mire, nga pikpamja e cilesise nuk eshte se jane larg lokaleve te nates per nga cilesia.

vetem ne opera pra qe s'ka publik te gjere e ne rritje as ketu, as ne ato vende, si puna e shtangisteve, sepse dhe andej te gjithe kengetaret e operas jane te huaj e nuk ka deshire nga te rinjte per t'u bere te tille. te gjithe qe jane kthyer ketej, si biznesmene, si politikane, si kengetare, hajer kane bere vetem ketej. andej as jane degjuar me, hiq keta te operas qe jane si puna e shtangistevce. 

Emigrant ka qene dhe KM, dhe disa keshtilltare, ministra, zv ministra, etj. Si dhe kryetari i PD-se. Emigrant ishte dhe kryetari i bashkise se Tiranes. Emigrant dhe kryetari i bashkise se Kavajes, etj. etj.

po prandaj nuk ben perpara shqiperia. se udhehiqet nga emigrantet.

...

Te me fale Roni se po e permend kur s'eshte i pranishem.shkabe, te kishte ndenjur ne Shqiperi Roni qe po e marr si shembull se e njohim prej ketu, mendon qe do ishte bere zv minister i Bujqesise? Apo e moren pse ka edukimin nga Amerika?

nuk ka lidhje, mund te shkollohesh dhe andej. s'ka asgje te keqe. mund te shkosh perkohesisht nga halli te mbledhesh ndonje lek. s'ka asgje te keqe, eshte normale ne boten e sotme. problemi eshte me ata qe ngecin atje duke lare hale ose me ndonje pune varilesht per te cilen nuk i shkojne as prinderve ne varrim, dhe pastaj shajne shqiperine nga inati qe jane deshtake. keta jane emigrante problematike.

Ah, qenka pa problem nese jane te njeres pale me duket. Po ku e di ti o shkabe sa kohe kemi ne ketej e sa kohe do te rrime? Ti edhe Ronin e shaje si emigrant sa here e tani qe u be zv minister e mbylle gojen dhe e drodhe me "nuk ka lidhje." Po nese psh Bredharaku tani vendos te rrije ne Shqiperi, i hiqet njolla dhe atij si emigrant halelares (meqe ti i paske mbajtur pishtarin dhe e di cfare pune bejme te gjithe ne).

uell, teknikisht, asnjeri ne vendin e tij s'eshte emigrant halelares. nuk qendron dot bashke si togfjalesh. nese eshte trap apo jo, eshte pune tjeter, sepse cdo grup i madh njerezish ka perqindjen e vet te trapave, ne cdo vend te botes. nje emigrant trap qe vjen ne vendin e tij eshte thjesht trap, s'eshte me emigrant trap. kupton gjembi apo e do me skeme? lol

asnjeri ne vendin e tij s'eshte emigrant halelares

Po vetem halelares eshte? Apo ne Shqiperi nuk i lan njeri halet?

nje emigrant trap qe vjen ne vendin e tij eshte thjesht trap, s'eshte me emigrant trap. kupton gjembi apo e do me skeme?

Nuk besoj se ekziston dot ndonje skeme per te shpjeguar traplleqet - me fal, perdredhjet e tua. Po ti na e dergo nje njehere gjithsesi se ndoshta shpjegon dicka. Pra te paska mbetur ty detyra qe te ndash cili/cila emigrant/e eshte apo jo trap/e? Dhe ty te vuri ne kete detyre...kush? Sipas teje Rama, Veliaj dhe te tjeret qe permenda me siper jane trapa?

Se mos harroj: lol

cfare trarin po thua o gjembi?

Trarin qe e leviz ti in and out o shkaba.

Apo ne Shqiperi nuk i lan njeri halet?

Ne shqiperi nuk ka hale se e bojne poshte ures apo ferrave.prodhime bio.smiley

i lajen arishinjte

Kush u be ,  Zv minister ,what? smiley

oidriso u bo Zv. minister i Mbrojtjes.

ORono  Moza varianti i heretikut! Vetem une jam e drejte ketu te tjereve mos u beso...

Sa shpejt e ndrrove ? ...apo ke dy PC ? smiley

Kush e nderroi Moza? smiley

ketlina ( nuk kuptohesh fare shtttttt )

Ku te gjejme llokume tani per Mozen? Ah sa me hahet nje llokume me arra per vete! smiley

po shko ne supermarket blije mi gru.

Do me vijne nga Shqiperia se shpejti...

Speechless smiley

Llastice, te kuptoj plotesisht, si Rilindase e oreve te para ...smiley

 

yep, dhe njerez me sukses u bene vetem ketej. andej fundi i kavallit mbeten te gjithe

eshte normale te shkosh e te vesh kapital per shkak te ndryshimit te monedhes per te hapur dicka ketej

atje ngelen vetem deshtaket.

Shkolles i vihet emri i mafiozit Vajdin Lame,rruges hyrese ne Tirane i vihet emri i kryemafiozit Dritan Hoxha...

Merita e tyre: Kane vrare konkurentet dhe kane qene shoke te kryeministrit...

Ndertioni edhe ndonje shkolle tjeter dhe vendosjani emrin "Pablo Escobar"

Pike e zeze!

Ishte e forte , te dielen mbasdite komentet ne facebook,  njerzit ishin prekur  dhe kerkonin ulje denimi per marjanin, 

te nesermen ndrrun menje, vetem e shanin smiley 

Shkaba, shkaba, everywhere,

And all of our arses broke. 

nderkohe ne klan, pyetja qe Fevziu i shtron publikut eshte: " A ishte i sinqerte rrefimi i Marian Rrokut?"

Jo jo Fevzua tha "Fajtori jemi ne". U hap loja me kalu nei nate ne burg. Kushedi ca u ka tregu Arditi ktyne.smiley

Pushteti i medias. Sot input-i ne media s'eshte me absolut , eshte relativizuar tmerresisht. Kush ka akses ne input, perfshire emetuesit e input-it (shkruesit, spokespersons, tv-men, etj) ne  shq. bejne namin. Emetojne opinione dhe vlera personale shpesh te papergjegjeshme. Gjithe duke dit qe kane fuqi te formesojne qendrime masive, ne shkalle shoqerore. 

Kesaj rradhe shyqyr fenomenin e bllokoi  social media (bravo i qofte Orneles) elementi tjeter relativizues ne kte fushe, dhe njekohesisht, rival i medias zyrtare - sot kushdo ka mundesi te beje media.

Mendoj se qendrimi i publikut ndaj mediave ne shqiperi jo vetem qe eshte i papershtatur (unadjusted) me morfozat qe ajo ka pesuar e vazhdon te pesoje, po gjasat jane qe e ndjekin nen anestezine e saj. Media si pushtet me te pabesat e saj ka nevoje t'i rezistohet, madje meqe "demokraci" edhe te luftohet sepse pushtet autokratik.

c'tirshtim, nje  kriminel i rritur tashme, i penduar ( per burgimin e perjetshem )   me genjeshtra mjeshtri vjen mes publikut akoma edhe me i rrezikshem se nje adoleshent naiv  i nxituar njeher e njekohe.

larg sa me larg specieve qe pretendojne se e meritojne civilizimin. larg

Ai nuk ka asnje pendese,kjo eshte nje nga te keqijat,po me paturpesi akuzon ato dy te gjorat qe ne fillim ua nxiu,pastaj ua mori jeten.Shpresoj te mos dale ndonjehere prej andej e ta gerryeje malli per te birin,sic ka bere te vuaje familjen e viktimave.Une do ndieja keqardhje per te nese do te pranonte te verteten e do ishte penduar sinqerisht, duke i kerkuar falje familjes se te ndjerave,por ai u mundua t`i vriste edhe nje here.Budalla maskara vertet,nga ata me te cilet ka qejt te shoqerohet Heretiku.

shume i rrezikshem karakteri i tij- pertej imagjinates se publikut. nje mjeshter profesional, qe i kap mashtrimet ne ajer duke analizuar cdo detaj do ta kuptonte me se miri fytyren e tij te vertete. 

nuk di Arditi u tregua naiv qe derdhi lot, apo i duhej ta bente .........kjo nuk i falet figures se paster te Arditit qe ben me dhjetra pyetje naive zonjes Eni Cobani si e si per te ndihmuar te vobeket shtypur nga padrejtesia e "drejtesise" shqiptare ne emisionin  e tij "Shihemi ne gjyq" 

i paparashikueshem 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).