130 Komente

E frikshme !

E VJEDHME !!!

E QIME!

Do bohet pra kendi , Eri do ti kerkoje falje shoqenise civile qe i quajt vandale dhe ja ku u zgjidh dhe ky muhabet.

Fat muti ke dhe ti shkabe. Ike nga ai Kandahar per me mire, po s'qe e thone. 

Prape welcom to the jungle.

Po te kishte kap ene "Komunen e Parisit" do ishte akoma ma bukur smiley

e keqja s'ka fund

Me ngjyra.

Kabuli ain't got nothing on yousmiley

Futi mer i derr kulle ke Skenderbeu, se si bosh duket ne pikcer. 

Ne mungese te gjelberimit,tiransit e kompensojne me boje jeshile. 

Tmerr te imagjinosh si do te ishte Tirana pa rruget e ndertuara nga pushtuesit italiane. 

si kollarja e atij kallares

smiley

Dole prej burgu mer. Po qe se jo mos u pergjigj. 

Mbanju Fiqo mos u shtri

fyta fyt me mizori 

mu si sorkadhi me bri!

Ska paçe ballçekano.

Do reagoj. Qe ketej e tutje deri sa te heqin kufizimet, nuk bej me shume se pes komente ne 24 ore, sikur

 

K

 

A

 

Q

ta bojn dhomin

 

UoFiqo o djal kalli

qe s'ja pat çiftin njeri

as me paçe as me  mëlçi, me nje thel mishi ne gji

 

Je suis iFiqo

Si favelat e Brazilit. Si ju duket ju qe e jetoni?

Tironsit e sotem nuk thone si po t'duket po "si po t'dojket". Mu mpelcejn kta gradacelat.

shkaba nuk e thote ashtu.

E te menosh qe kushedi sa pare osht hull aty. S'ka thone kot i lashti, mo mire te dish se te kesh.

Mos u beni pesimiste. Me nje termet te mire ose nje bombardim me napalm, kemi shanse per permiresim.

Hej, po ca prisnit?! Njeriu i Dulles Allahu Akbar post feudal dhe post komunist kete katrahure do te prodhonte. Do te isha cuditur po te kishte ndodhur ndryshe. Forma e qytetit eshte shprehja me e mire e asaj cfare jemi.

Me mire do behet. E rendesishme eshte te rinovojme katrahuren qe kemi ne koke dhe si shoqeri.

si  Picaso.

Betonizim, ngjeshje, smog.

E tmerrshme! 

Ndaj gjysma e te semureve me kancer ne rang vendi jane vetem ne Tirane, ku nje rol te madh luan ndotja e ajrit. 

po kjo eshte statistike normale, sepse ne Tirane jeton gjysma e Shqiperise..smiley

Ashtu eshte, por tani sa po lexoja qe as shifrat s'jane te sakta, se sherbimi onkologjik 'spaska regjister per te semure me kancer". Ndaj me hamendje dhe kjo. smiley

Xhemal Mato thote se " ne hyjmë sipas indeksit shëndetësor në zonën e rrezikshme. 12 për qind e vdekjeve ndodhin nga ndotja e ajrit. Jetëgjatësia është ulur në dy vite dhe ndotja e ajrit po merr rreth 500 jetë në vit”. S'eshte pak.

po cne Xhemal Mato, paska hyre ne lemin e shendetesise ?!   -po Flamur Topi ca ben, merret me faunen, mjedisin, eko sistemin,  etj dukuri fizike si keto ??.smiley

Beton smiley

Po ai pallati i tmerrshem super i larte qe qenka duke u ndertuar ca eshte? Diku nga BKQ me duket...

ca eshte kjo  BKQ,  ai instituciuoni monetar  i Pjerit ?.smiley    keshtu nga  ngjyra e betonit, duket si ndertese per parking..smiley   po ne fakt nuk e di cfare eshte.. gjendet andej nga Posta,  diku prane kishes ortodokse..

nderkoh, te hyrja e parkut te liqenit ku po behet ajo gurguleja e famshme per lojrat, sapo kane  nisur punimet  e nje pallati, 13 katesh..  arkitekt i kompleksit eshte  gjermani i famshem qe ka projektuar edhe lojrat brenda  parkut..smiley

Fiks ai eshte Belul...se mund ta quaja edhe BQ po sikur tingellon per keq smiley

Ca te them per te tjerat...shume keq. Kur e shikon keshtu si nga lart njehere...

e vetmja veper qe beri basha ne tirane

Plani frances ishte ky? smiley

smiley

Ky o Plani Tropojan, ! 

"Vizion"

 

Pjesa dermuse e rrugicave kane perfundu ne rruge qorre qe s'te cojne kerkun. Dhe ne katunet e Mirdites nuk te del gardhi para ne mes te rruges, (s'te le kanuni) sic te del pallati ne mes te rruges ne Tirane.

Jane be me plan. Me eleminu qarkullimin e makinave (ajri me i paster)  dhe stimulu ecjen me kembe ose duke shtyre ndonje karroce me dore (per mamat sexy).

Une s'e di si duron ti qe s'shkon atje per mamat sexy. Bredharaku s'duroi dot me e po shkoka javen qe vjen. Pavaresisht se ty te tha qe gjoja po shkon per porosine tende, arsyeja e vertete jane mamat sexy te KP.

Gjemb i keq je. Nejse po e kaloj me nje te qeshur smiley

Mexico city.....

 

Me thene te drejten pallatet pallate jane dhe keshtu duket ne foto edhe NY, Chicago, New Jersey, Detroit the shume qytete perendimore POR, kur mungon infrastruktura, rruget parkingjet, kanalizimet, parqet etj..... as qe mund ta mendosh jetesen ne ate zamallahi.....

Se na jane bere ca si 20 vjet larg, dhe gjerat e bukura tanimezi dallohen. Por sikur ka qene edhe nje ndertese e kryeministriut aty ne Tirane, di gje njeri te me thote se ku eshte ne kete foto, se sikur nuk po e shoh gjekundi? sepse ne rast te kundert kush shkon deri tek jatroi per ca pale syze.

si toke e xanun

#OrgjiPallatesh 

Bravo Edi Rama qe Kabull-izoi Tiranen dhe i genjeu 'te majtet' vetem me prishje kioskash kompensate anes Lanes. Po te kishte vizatuar dhe ca foto nudo mbi vijat e pallatit me vija mund t'ia kishte shitur dhe dashnoret ne Itali elektoratit rilindas.

ne fakt, kabul me kioska shtatekateshe e gjeti edi dhe e beri qytet. ju salistet e fandaksur vetem per tiranen qe nuk ia hidhni dot fajin te tjereve. 

Sikur vetem sasia e metanit per meter kub ajer, shkarku nga pordhat mengjezore te robve me flatulence te matet, pa llogarit makinat e qoftebabet.

Pollok do kish ngel pafrym prej vepres se piktorit tone

Mashtruese !! Mohuese ! Vdekje prurese ! 

"Privati" kshu tha Basha sonte. Dmth fucking privati,  ku dhe sikur te imagjinonim mungesen e planit urbanistik, bashkia jep leje qe te ndertohet pa respektuar standarte e pa i kombinuar keto leje me nevojen e  investimeve publike; shkolla, parqe, cerdhe, stacione policie, kanalizime te ujerave te zeza etj etj. Kaosi me vulen e politikes, jo vetem qorre e te korruptuar  por teresisht bashkfajtore. Kaosi te cilin dhe apatia e injoranca u be arsye qe te mos kishte reagime, kaosi ne te cilin jetojme e kush e di sa vite jete na jane hequr ne e brezave qe po trokasin. Kaosi me te cilin per me teper jemi mesuar te jetojme, kjo me duket me tragjike se gjithe te tjerat. 

E dhjen,  e dhjen,  e dhjen,  e dhjen Tironen,  politikanet kriminel   ! 

Tirana eshte nje mut i madh ngado e kudo. Mjafton te lesh rruget kryesore dhe te futesh mbrapa pallateve fasade buze rrugeve, do te shikosh se cfare katraure urbane eshte ne Tirane. Ne dac me besoni, ne dac jo, por maksimumi per nja 12 muaj, ne Tirane nuk do te kete mundesi te levizin makinat me. Biles edhe njerzit rezik do te bllokohen nga gardhet e makinave te parkuara. Ja mbajeni mend se deri atehere mbase nuk roj!

Sa vjet ke pa shkuar ne shqiperi?smiley

kurse dynamic duo Lame & Shkreli merreshin me gjatesine e kangjellave te presidences...

kapitali kapital- ama "paga bazo" (rroga) smiley njeli

si duket!!? he pra si duket..smiley

Kshu ne foto mire duket, vetem se i mungojne allatet: uje,drita, gjelberim, ajer i thithshem,etj.

Beauty is in the eye of beholder.smiley

Si po te duket? Ashtu sic eshte! Nje XHUNGEL! Ka xhungel botanike, ka dhe xhungel pallatesh!

Si po te duket ty Blendi?

Para nja 10-15 vjetesh kur kthehesha ne Shqiperi, njerezit Lokale te mbetur apo te zbritur,  kishin nje adhurim dhe mburrje per qiellgervishesat qe po pushtonin Tiranen. Ajo qe me habiste ishte ndjenja e krenarise dhe pronesise se rreme qe kishin per keto pallate, thua se ishin te tyret. Kishin nje ndjenje mburrjeje se i benin te ndiheshin te barabarte me Metropolet e tjera. 

Kur perpiqesha tu shpjegoja se une personalisht nga vendi i gratacielave vija dhe me merrte malli per te pare Qiell te paster me shikonin si katnar ameriqie.

E njejta kategori njerezish sot sulmon metropolin tashme te realizuar se ka pasoja negative apo shqetesuese ndonese jane po kta qe i kan ble kto apartamente ne pallate monstruoze duke cuar cmimin e prones se patundur ne qiell. Llafi i fundit eshte se pallatet e reja fare sivjet do shiten 30% me shume pra jo me 1000 euro metrin katror por me 1300 evro metrin katror, nderkohe qe shume apartamente nuk jane shitur. Hajde jepi dum kesaj pune.

genjejne per rritjen e cmimit - nuk kane per tu rritur asnje kacidhe, nuk i blen njeri, madje do te bine me 30%, me degjoni mua dhe mos investoni asnje qindarke ne real estate ne Tirane, te pakten per nja 5 vjete sa ti shesin me cmim kasolle - ka rritur taksat qeveria prandaj mendojne se do ta kalojne kete takse tek cmimi, por nuk munden.. do te detyrohen t'ja shesin qeverise si banesa sociale 

Pershtypja qe kam une Bulkthi eshte qe Paria Financiare e Tiranes ka krijuar nje Familje te madhe Perverse ku parate qarkullojne tek njeri tjetri me ligje te pashkruara mafioze. Qe kur ndertohet ndertesa e re parashikohen bleresit potencial qe kane nje lloj detyrimi te blejne tek njeri tjetri. Mos u habit te shohesh apartamentet e reja te shiten me 1000-1300 evro metri katror dhe apartamentet e njerezve te thjeshte te mbeten ne stock ose pa vlere te shtuar ne kohe.

njoh nje grosist pllakash.. paguajen me apartemente -- merr dy apartamente e pajis pallatin me pllaka, vendos dyert e merr apartamente.. keshtu kane ecur deri tani

por me rritjen e taksave, qeveria kerkon likuidet se te vine tatimet te dera e te sekuestrojne apartamentin - cfare do te besh? do e shesesh per dy leke, nuk ke c'ben.. 

kjo bartering, ose klearing sic i thone ketej, nuk do te ece me, se ai i pllakave do cash, nuk e do apartamentin, nuk e shet dot, nuk ja fal as drogaxhiut - vec ne mos ky i fundit ben levizje te zgjuara te parave (20 bashkefshatare qe qarkullojne nga 10 000 euro ne vit, sesa nje fshatar qe gdhihet me 100 000 - skenar filmash) 

Ja simboli i babezise dhe i debilllekut. Nga nje kjoske te thjeshte e rriti, e rriti, e rriti ne nivelet e endrave te tija me te babezitura. Nje objekt shemtire, nje mal ne mes te bllokut, nje monument i kapitalizmit debil shqiptar i frymezuar nga antiheroi i Scarface-it...

Zuri edhe rrugen me kolona per vite me radhe, sikur te mos mjaftonte qe kishte dale me metra nga vija e ndertimit.

Ne fund te gjithe kesaj?! Ja konfiskon banka.

A keshtu ju pafsha te gjitheve. Spekullatore ordinere te babezitur. Shpirt shemtuar e mendje kalbur.

Bosat e leshit.

 

http://shqiptarja.com/home/1/kredia-5-5-...

Si po duket? V.L. po duket si ajo loja gjigandi-shkurtabiqi. Po rendesi ka qe po i duket mire shkabave qe jetojne atje.

Llafi i fundit eshte se pallatet e reja fare sivjet do shiten 30% me shume pra jo me 1000 euro metrin katror por me 1300 evro metrin katror,

Keto llafe i hapin ata qe kane ndertuar pallate e kane blere dhe gazetat per t'i shitur. Une nuk do te kisha blere ne TR sikur dhe me 400 te ma kishin dhene metrin (cka mendoj se eshte nje shifer reale duke konsideruar nivelin e pagave dhe ekonomise). Pune tjeter qe cakejte qe jane siper po e shqyejne ate milet duke mos bere nje plan urbanistik. Edhe ky KB i riu sapo e filloi, jalla ta mbaroje per nja 7 vjet kur dhe ta lere mandatin e dyte - po e mori.Pastaj mos thoni se asnjeri nuk ka dhene leje ne kundershtim me planin urbanistik sepse te tille nuk ka pasur. Ndertuesit duhet te zhvillonin plan urbanistik pjesor per pjesen qe ata ndertonin dhe ta benin sipas midese se tyre. Une te jetoja ne TR nuk do votoja me as PS e as PD (te pakten keto te dyja nuk kane me se cfare te tregojne ne nje qytet qe e kane shk@rdhyer sic kane mundur). 

Me vjen te qesh kur dalin ambientaliste e te tjere per te mbrojtur kodrat e liqeni. Po leri o njeri le ti copetojne e ndukin e ato sic edhe po i nduk ai perpara Fak Ekonomik dhe pastaj cfare(?). me popull majmun qe sharron degen ku eshte ulur une nuk kam pare. Ah po, jane dhe 'vellezerit' tane te lindjes se mesme qe shfarosin njeri-tjetrin me kundartank.

Ti nuk jeton ne Tirane dhe nuk ke pse ble Apartament me ato cmime neqoftese nuk je trafikant. Problemi eshte i Blenderave me flamur shqiptar qe jane detyruar te blejne apartamente me ato cmime super te larta e skan ku ta plasin koken. Por edhe ata se kuptojne qe cmimet ne Tirane kane shkuar ne stratosfere fale parase se droges dhe prostitucionit e tenderave ne kurriz te popullit shqiptar, dhe do vije dita qe Sqhiptaret e ndershem nuk do blejne me apartamente se jane shume te shtrenjta ndonese me godina bosh.

Per ate 1300 euro metri katror mos u habit fare po ja te tregoj edhe nje fakt tjeter...falimentoi bosi i pallatit te Carlsbergut shumekatesh mu ne mes te Tirones. A e di se Pse???? Kishte 7 vjet qe vazhdonte ndertimin ne nje godine te mbaruar sepse Arkitekti dhe Inxhinieri ja kishin ndertuar qiellgervishesin SHTREMBER....SHTREMBER dhe anonte. u perpoq me arkitekte te tjere te nderhynte dhe falimentoi.

Tironco thjesht per te shkembyer nje mendim mqs blogu na e ben te mundur te flasim.

Sa mund te duhet te punosh ne Amerike per te patur nje shtepi tenden? Normal qe varet nga zona, rroga qe ke, shtepia qe pretendon, marrim nje mesatare, se ne tirane me 1k euro blen ne qender, po te spostohesh diku jo shume larg si vasil shanto apo stadiumi dinamo levizin tek 700/800 € max dhe dy veta me nje rroge mesatare 700k leke e perballojne nje kredi.

Lungo une shtepine e pare e bleva pas 10 vjetesh qendrimi ne amerike, per 300 000 usd por mundesine me te mire e kam pasur ne 4 vjeteshin e pare  pas emigrimit por kisha para por jo letra. Mu ofrua nje shtepi tek 240 000usd, qe u shit 360 000, nje vit me pas dhe 440 000, nje vit me pas. Ishte pengu i madh i jetes sime.

6 vjet me pas genjeva banken dhe ata e mbyllen nje sy e me dhane kredi te blej shtepi. Nderkohe humba edhe 3 shtepi te tjera deri me sot po kom nje gje te mire qe nuk e prish shume gjakun se me mbajne per high-roller. Sot nuk dua te ble me shtepi por dua te heq qafe cme ka mbetur ne dore. Nuk dua te blej sepse vlera e shtepive eshte rritur shume dhe nuk perfaqeson terheqje financiare. Gjithashtu shteti ti rrit taksat 6% ne vit automatikisht pa te pyetur fare. 

Per te blere nje shtepi rekomandohet nje kest para te thate 20% dhe 2/3 e rroges per te perballuar kredine, por une jam aventurier dhe humbas here pas here.....sepse ne banke rekomandojne 1/3 e rroges mujore per kredine, ndryshe nga ckam bere une. Rrisku qe marr eshte qe shtepia te jete 200% per 10 vjet...ju Lungo keni nje problem qe vlera e shtepive qe keni nuk ju rritet shume vlera. Keni shtepi boshe dhe ngrihet si per cudi vlera e NDERTIMEVE TE REJA????

Vlera e shtepive te reja eshte rritur edhe ketu ne kete 10-vjecar e po te beje investime inteligjente fitoje shume e shume fare.

P.sh gjithe rruga nga ish uzina enver deri te 21 qe ishte balte ne 2003/2004 eshte shitur diku tek 400/450€ per mq tani ne keto momente qe flasim eshte diku tek 750/800€, pra ka nje dyfishim te cmimit.

Gjithe zona e astirit qe qe toke bujqesore qe u ble per nje cope buke ne kete momente qe flasim njerez me nje investim qe ka qene i paperfillshem gjenden me 10 aparatamente e garazhe.

Vlera e shtepive nuk eshte ngritur shume faktikisht keto 2/3 vitet e fundit, duke llogaritur qe ka pasur rritje te cimentos hekurit e te tjera, tani po, pritet te rritet cmimi ku shteti rriti cmimin e references per zonat gjithashtu dhe taksat.

Gjithsesi me aq sa di, te pakten ne evrope nuk eshte kollaj te kesh nje shtepi tenden, duhet te paguash kredine ne rastin me te mire per 15/20 vjet dhe jo ne zona rezidenciale, duke shpresuar te mos vesh ne default.

Ketu tek ne une nuk di njeri qe te kete ardhur i ri e te mos ket shtepine e tij. Nje pjese e madhe jona falimentoi se u perpoq te shiste shtepite per 2-3 vjet dhe kur tregu imobiliar u kthye kunder humben nja 2-3 shtepi per emigrant. Apartamente ne zona rezidenciale ose ti paguan punedhenesi ose je goce a cun beqar qe do me pallu me shume ...sa me afer qytetit. shtepite e mira dhe te kendshme jane ne periferi, kui ka hapesira, pyje e eajer te paster me drere, lepuj gjela deti te eger plus edhe ndonje lum tek cepi bahces.

Pershtypja ime eshte qe apartamentet e para 90 ne Shqiperi nuk ti ble mo kush. duan vetem apartamente stili i ri. Ndonje emigrant qe une njoh e ka ble apartamente ne tirone eshte bo pishman si dreqi se nuk i shesin dot dhe qiraja 250 dollar ne muaj nuk justifikon investimin.

Normal qe te gjithe synojne ndertimet e reja dhe ajo qe thua eshte e vertete, te kesh jeten te ngritur andej e te hedhesh leke ketu per mua eshte budallek, nuk mund te jetosh ne dy vende plus qe pronen ta kthejne ne hale qeraxhinjte kur je vete ketu, jo me te jesh jashte. Duhen vendosur gjerat o andej o ketej kemba.

Tani ti me shtepi tenden kupton shtepi te perfunduar se paguari?

 

Une me shtepi time kuptoj shtepine qe eshte ne hipoteke me emrin tim dhe qe po ta shes kam fitim, per vete e per banken, se ne fund fare kredine e paguan ai qe blen pronen e jo ish-pronari qe ka marr borxh. Shtepia ku jetoj eshte pothuajse e paguar dhe ka kaluar dyfishin e vleres fillestare. Fatkeqesisht e kam pothuajse te paguar. Qejfi ma ka ta shes fare dhe te mbyll llogarine e te ble shtepi tjeter me parate e bankes por ceshtja eshte cfare te ble tani qe tregu eshte shume lart. Lungo ca si puna ime jane infektuar kaq nga Amerika dhe nuk e kuptojne jeten pa kredi a karta plastike. Per mua eshte kollajllek perderisa njeriu di pak aritmetike.

OK qarte,  amerika ka shume mundesira, bravo qe i shfrytezon, gjithsesi edhe ne birren ketu ta japim smiley

Pershendetje Lungo, jeten e keni me te qete dhe natyren shume te bukur edhe birren te mire por te sqarove per pyetjet qe kishe se sa per lumturine ajo eshte gjithmone relative. Erdhi nje Emigrant me lek se i kishin thene qe ishte me mundesi Amerika, dhe kishte ble edhe vizen. Po per gjah kur dilni tha? Dilte per gjah ne Shqiperi miku dhe donte ta fillonte nga e para ketej. Sduroi as 3 muaj....ca e quajten trap...per mua ishte i kapur mire dhe nuk kishte pse te fillonte nga e para.

po po je ne rregull me ate qe me sqarove, se me mire se nje qe e jeton sta thote kush. Lumturia normale relative, fillimi nga e para eshte i veshtire per kedo jo me per nje qe ka nje fare statusi, plus  varet dhe si te merr dhe duhet e ca fat...

shikoeni tiranen djema. shijoeni

luk vidh ajs

                      'nd blou uidh hart

aj  uidh hand

                      'nd  you  me themer

Blend nje cilinder kur e shikon nga njeri krah del ne projeksion si rreth e kur e shkon nga nje krah tjeter del si drejkendesh. Ne fakt ai eshte cilinder.

Tani sic e shef ke nxitur komente qe nuk perkojne me realitetin plotesisht, bile nje aty me siper thote qe nuk ka as kanalizime. Ça t'u thush tani ? Nje qytet gjykohet jo vetem me nje apo nga nje foto.

Nje fotografi është një fotografi, nuk është një qytet. Duhet parë si imazhi i diçkaje, jo si ajo diçkaja vetë - besoj se shikuesi mesatar e kupton vetvetiu këtë. Nje foto nuk është Tirana, me aromat, zhurmat, njereëit, lëvizjen. Kjo foto është e ngrirë, nuk ta tregon jetën, nuk dëgjon muzikën, Tirana ka shpirt, që nuk del në foto. Si foto, si imazh është e fuqishme ama. Nuk e di kush është autori fatkeqsisht.

Edhe pse Tirana eshte zhvilluar vertet mbrapsht, Blendi Salaj nuk e ka per here te pare manipulimin me foto per te shtremberuar realitetin. Nese mban mend, nxori nje here foton e nje shkolle ku femijeve u shiteshin patatina tek dera dhe ishte manipuluar me fotoshop qe te dukej shume me keq se c’ishte ne te vertete. Sic thashe, ne ate kend te gjithe dalin keq. Imagjino sa do ishte share ky qytet po te ishte bere ne Shqiperi. http://farm2.static.flickr.com/1395/5596....

Por nuk ka faj. E ben sepse eshte pjese e manise qe ka perfshire shume shqiptare pas viteve 90, mania e viktimizimit ne kufijte e ekzagjerimit. Me te njejten ekzagjerim patetik qe levdoheshin autoritetet ne kohe et enverit, pa lidhje me realitetin, ashtu shahet cdo gje sot. Ka mbetur e njejta mekanike. Te njejten mani e ka cdo gazetar medioker ne Shqiperi, madje i duket sikur nuk eshte “gazetareske” po te mos tingelloje si “drama queen” per cdo teme qe trajton. Ke ca ketu qe donin qe dhe fjala “shqiptar” te ishte ofendim po te thuhej nga nje serb sepse donte te ndihej si skllav zezak e ta barazonte "shqiptar" me "nigger".

Por ne fakt ky viktimizim eshte arsyeja e asaj katrahure qe eshte bere, sepse eshte perdorur si alibi: “Po mbjell hashash deri ne vitini 2014 sepse jam viktime e skam buke te ha; nuk u paguaj kameriereve 30 mije leke te qelbura sigurime te lokali luksoz sepse jam viktime e shtetit te cilit as nuk i jap taksa ngaqe jam viktime; dua te jetoj qyl ne gjermani se jam viktime, te mos paguaj drita e uje, te vjedh tullat e fabrikes se fajin ma ka shteti; do bej pallat 20 katesh tek toka ime prej tironsi te vjeter sepse fajin ma kane jabanxhinjte qe duan te blejne, jo une qe po e ndertoj pa leje, e keshtu me radhe.

Ne se pranon me gojen tende dhe per dor termin katrahure....Blendi thjesht po fotografon katrahuren. E kupton qe je njeri kontradiktor dhe kundershton veteveten?

Blendin po e akuzon per manipulator kur ne te njejten kohe pranon katrahuren e shkaktuar sipas teje. E kuptova Blendi duhet te nxjerri vetem mesazhe te bukura. Po ka nxjerre sse fundmi sa bukur ishte tek Liqeni.

tjeter gje katrahura qe ka nisur qe para kohes se enverit, ne rrugicat e tironsave, tjeter gje ajo qe percon ai kend manipulues i fotos. Te kam sjelle dy shembuj: foton e san franciskos qe duket si xhungel betoni nga ai kend, dhe faktin qe Blendi s'e ka per here te pare kete lloj viktimizimi te ekzagjeruar prej "drama queen" qe e kane shume shqiptare.

Ato shembuj une i jetoj, ka dite qe qiellgervishesit te krijojne nje ndjenje zymtesie se nuk shikon qiell apo drite. Duhet ta ngresh koken 90 grade siper per te kapur pak qiell me sy. Nderkohe pamja qe ka vene Blendi eshte teper ....teper e shemtuar. Nuk mund te mbrohet dhe me tragjikja eshte qe eshte shkaktuar nga kush ankohet.

Tironci preu caracin dhe mbylli pusin, me parate e kalamojve emigrant dha bakshish tek bashkia e yp xhixhi pallati...Ndoc Froku morri sopaten dhe preu pyllin e katundit ta shiste ne Budva me ble nje apartament tek kto gjonat e shpifme.

Asnje foto nuk eshte manipuluar asnjehere me photoshop, apo pa fotoshop ti shpif. ti je nje vegel qe mendon dhe flet si fashist. 

nuk shpif aspak. Ishte fotoja tek dera e nje shkolle e manipuluar me fotoshop. Ishin hequr pjeset qe tregonin sutrkturen moderne te shkolles, ishte lene vetem pjesa ku dukej nje pellg, dhe i ishte dhene fotos nje filter, nje efekt si ndryshk qe e zymtonte gjithcka. Dhe reagimet e komentuesve siperfaqesore ishin te njejte. Madje, pasi te nxora foton origjinale, e ndryshove dhe mua me dhe ban... si fashist kunder fjales se lire dmth.

ti po shpif  shkabe.  fotoja e shkolles per te cilen po flet, nuk ishte aspak e manipuluar apo fotoshopuar.  thjesht ishte e fokusuar sepse  aq lejon formati  i fushes se komenteve te peshkut.. 

kjo mund te vertetohet fare thjesht..  p.sh,  mua me ka ndodh disa here,  kam hedh  foto te peshku dhe kur eshte ngarkuar te fusha e komentit,  fotoja nuk ka dale e plote.

 kot e solle linkun me komentin e ketij  ''regjizorit''  fantazisit, qe te erdhi ne ndihme me  nje zgjidhje gjoja kinematografike ty aty   dhe ti me pas ate e perdorje si argument..smiley, se skishe cte thoshe tjeter..   i mbaj mend te gjitha komentet..smiley  

btw,  jo qe nuk eshte e vertete, sepse kjo foto  ka te beje me formatin qe lejon peshku, eshte teknike ceshtja pra,   por zoom ne foto  nuk eshte kurresesi fotoshop !

ishte zoom+ filter fotoshopi pastaj u hoq u vu origjinalja, pastaj u hoq prape u vu prape me zoom por pa filter. po ti ke pak probleme me kujtesen, sic e ke vertetuar

jo, nuk e hoqi. por vuri edhe linkun e fotos..  dhe te linku, origjinali pra,  mund te shihje foton  te plote,  gje qe nuk eshte e mundur  gjithmone  kur e ngarkon nje foto te fusha e komentit te peshkut.  ky eshte ndryshimi, po se kuptove kaq gje pastaj, puna jote.

ik shif si rrifen hollandezet ne shkolla, ate bej. Ju doni te gjithe deportim ne Gjermani, e di un

po ca lesh Gjermanie.. e mban mend rrefimin e Pjerit   kur  shkoi te vellai ne Gjermani per ate punen e qivurit te plakes?.smiley  

diku  te nje mc.Donalds ne autoban,  prane Hamburgut,  piu nje  mc.cafe te dhjere aty, leng geshtenjash, Pjeri, e pasi gromesiu e hodhi syte ne horizont te staugefahr, ( trafiku ne autoban),  tha fjalet monumentale: aha, Gjermania qenka pjerdhur fare !.smiley 

me thuaj ca kafeje sherben, te te them ca mund vend je.!    te thjeshta gjerat!

smiley

sa kam qesh mer sa kam qesh, me lot, çer perle ne kete plerishte.

smiley

 

Me duket se e ngaterron ti belulo shkakun pse e ka thene ate shprehje pTh. Ai u lodh duke bere letra per ta pranuar si azilant politik ne gjermani por gjermania nuk e besoi qe ky kishte qene i disidences siç e thote ketu shpesh. Dhe ti e di si jane gjermanet. I marrin punet me themeli dhe nuk te falin. Kur pane qe pTh nuk ishte ai qe hiqej se ishte i thane  : Auf Wiedersehen.

Prandaj pth ka mllef ndaj gjermanise dhe e ofendoi xhigandin e evropes me fjale turpe!

Belul je per te te nxjerre syte smiley

na o vlla, nga  dora vet  autori P.TH ,  se ju po mer fyni rend,  vini  ne dyshim integritetin tim .smiley

(monologu i mc-cafe)

- Jo-jo babuçi se do marr vetem nje kafe - dhe vajta tek banaku tjeter ai i kafese, ku i hodha nje sy te shpejt çmimeve. Porosita kapuçino te vogel. "E madhja do me lere pa gjume", mendova duke nxjerre monedhat, 1,80 cent, e duke pare aparatin gjigand te kafese, mbrapa se ciles ishte punonjesja e cila s'dukej seç bente. Veç kur u duk, mblodhi monedhat dhe iku drejt lavamanit. Mendova se kapuçinon do e sillte noi tjeter, por jo, po ajo me sfungjerin lares te eneve u zhduk pas maqinerise se kafese, zgjata koken te shihja qe pse po vonohej kafeja por s'dukej asgje, dhe veç kur u duk me goten kartoni te kafese. Fillova ta pij me dyshim. Vertet, arom kapuçino nuk ndihej. Pas dy-tre gllenkave e lashe. Te keqen e pikave te karburantit, mendova, e ke automatin e kafese perball dhe e zgjedh vete llojin e kafese. Vertet pak shtrenjt, por e di qe ne proçesin e kafese, kane marre pjese dy njesi, ti dhe maqineria, dhe jo si ne MD apo pikat e ngjashme ku per kafene marrin pjese tre njesi, ti, maqineria dhe personazhi qe ti nuk e njeh. Ehh, thash me vehte, qenka dhjere dhe Gjermania.

Ore belul se po me fyn ti mua tashti! Ti je ne rregull mo me keto qe ke sjell. Nuk kam asnje dyshim me ty! Diku tjeter fle lepuri. Po lere se nuk dua ti hap petet lakrorit! Se qe thua ti o belul, shume ketu hiqen  sikur kush e di kush jane po nje hiç i madh jane

nisem pas 4 oresh; e nesermja vone na gjen ne memedhe

Rruge te mbare e na zbardh faqen atje me.pezzo-grossot!

Na mbaj te informuar!

 

uore vlonjat, po e shmanga qellimisht  ate  punen e azilit  qe Gjermania ja mohoi P.Th,  se eshte cik e ndjeshme per autorin... nuk eshte pakogje  te te mohoj azilin fuqia me e madhe Evropiane.. dhe kujt  pa ? -nje disidenti te oreve te para.. 

nejse, se nuk dua te spekulloj me shume.

dhe kujt  pa ? -nje disidenti te oreve te para.. 

Ja ketu ti me ben per whisky! Po pse ore si mendon ti, allemagne qe eshte fuqi boterore nuk do te deshironte te kishte mes qytetareve te saj nje disident te oreve te para, nje autodidakt te palodhur dhe teoricien te makroekonomise me.lidhje te nen/mbi dheshme me boten financiare? Po jo ore zoteri jo, gjermanise nuk mund t'ia hedhesh kollaj! Ata e pane menjehere se me.ke.kishin te.benin dhe i plasen deren ne fytyre.  Dhe e fundit, ka bere liber nje shkrimtar shqp qe nuk dua t'ia permend emrin per belgjiken qe ne kohen e dulles "mergata e qyqeve". Nuk ka qene dhe eshte rastesi qe ne belgjike mblidhen gjithe rrjetet e agjentures boterore. 

Nuk ka qene dhe eshte rastesi qe ne belgjike mblidhen gjithe rrjetet e agjentures boterore. 

smiley  E di qe s'e ke keq me kete? Sidomos duke patur parasysh dhe diversitetin e punonjesve ne magazina.

Rrofsh Belulo per linkun qe solle smiley e kisha harruar fare tregimin smiley

As me pagese nuk gjen reklamim me te mire se c'ju ben beluli ketu, z. Pjer.

Me pagese ndoshta jo, por me vere te vjeter po. Kam degjuar qe Beluli kur i vijne mysafire shume te nderuar e speciale ju ve shishen perpara e ju thote "hidheni nga nje kupe, eshte prej veres se Pjerit."

nje vegje, jo vegel

rondele e spanume

Duket qe nuk ke qene xhenerik. Dado spanohej, rondelja nuk kishte filet. smiley

Po ene ti duket qe ke punu elektroaut dhe jo xhenerik sepse spanohej jo vetem dado po ene bulloni. smiley

E kishim llafin per ato me brime, vetem ... axhustator ke NSHRAK-u...smiley

Nuk kishte filet, po bohej me "filet" dmth as per tu pjerdh mo. smiley

Shkabe, Blendi e kupton fare mire se cfare doja te thoja une. Pergjigjia qe dha me la kete pershtypje. Une kam qe ne dhjetevjeçarin e shkuar qe bej komente ketu dhe me Blendin nuk kam patur asnje keqkuptim edhe kur kemi menduar ndryshe. Dhe une nuk futem tek ata qe ta zgjas shume, por ti ke nje ngutje te çuditeshme.

Blendin e nderoj, respektoj, vleresoj per gjithshka ben si ne kete blog ashtu dhe ne median ku merr pjese dhe ka angazhim apo dhe ne debatet ku merr pjese. 

Te jesh i sigurt qe dhe ate qe them une e kuptojne shume mire, ndaj banet smiley

shkaba te lexoj dhe e ke shume mire e drejte cfare thua, kaq te them une.

E kush s'te kupton ty shkabe? Erudicioni yt lexhendar i kalon kufinjte e peshkut.

Bidonville favella slums ghetto 

Kjo fotografia ne fakt i ben nder Tiranes. Po te besh fotografi neper lagje aty shikon shemtine e vertete; pallate te rrjepura, puseta te hapura, gropa, llac, mungese trotuaresh, qene rrugesh etj etj. Te jetosh ne Tirane eshte si skicofreni; je brenda ne apartamente (ose bar/restorante) te bukura, te reja, te pastra, del jashte sikur ne boten e trete. Njerezit mesohen si do me qene.

Dhe vizita jote e fundit ka qene ne?

2013 Shkabe. Dhe meqe nuk pyete i bera nje xhiro mesdheut, nga Valencia deri ne Beirut.

P.S.

Beiruti i shkaterruar nga lufta, prape me ne forme se Tirana.

harrove me e pyt shkaben kur ka vizitu per here te fundit gjithe ato qytete per te cilat thote qe i njef me mire sesa ata qe jetojne. Rrezik i njef njerzit me emer e mbiemer se punen qe bejne na e dine te gjithe kta te shqiperise

Po pse mo ia prish refrenin vajzes? Si mo do tu thote shoqeve kur krrujn xhepat per nje 50l per kafe, shiko se nje pjatalarse brodhi mesdheun per qejf me pushime?  Mund te thoje fare mire qe e kam.pa.me google earth. Kshu nuk i prishej kenga vajzes nga kp.

e more vesh se si nji klient kish bo qejf me shkaben dhe i kish rras nji shuk me CAD? shkon shkaba gjith pordhe te exchange kur ca t'shofi? kish shku CAD=0.88 USD. Ksaj i thon me ta fut 2 here. I kish ik truni shkabes. I vuni vizen perfundimisht kanadase. Kshu eshte kur je msu ne nji vend me monedhe stabel qe s'njef krize

Per qe e bukur , e bukur . Puero Ricos e Meksikes i bene konkurence .

Nje fotografi është një fotografi, nuk është një qytet. Duhet parë si imazhi i diçkaje, jo si ajo diçkaja vetë

Ne kete rast quhet pamje. Ose mender-fotografi

 

 

 

smiley

i Modhismiley je edhe ti! (ndonjehere)

 

Ku ka si Tirona lale!!

duket rremuje, por qytetit kjo i jep me jete sesa sikur te ishte ndertuar çdo gje nen kontrollin e vetem disa arqitektave. do te ishte qytet pa jete, megjithse i stermadh, siç jane keta qytetet e perendimit pothuaj te gjithe. ku edhe jeta (e nates apo e dites) organizohet, po prej shtetit.

me mire me lene kete rremujen urbanistike. kur çdo gje do te rregullohet deri ne detaje (perfundohet se ndertuari, se meremetuari), qytetit nuk do t'i ike jeta. 

fotot pastaj jane genjeshtare kudo. nuk tregojne gje te madhe nga realiteti. dmth sesa gezim apo jo, mund te afroje vendi i fotografuar, per te jetuar ne te. 

rrumpallhone eshte shqiperia, dekrarojne plot te huaj, por te le nje shije te pakrahasuar me vendet e tjera te globit. ata nuk dine ta shpjegojne se nga i vjen kjo shije qe marrin prej shqiperise.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).