Blendi Salaj

Disa foto që tregojnë mbështetësit e PD dhe PS në mitingjet elektorale të javës së fundit. Të gjitha këto foto janë nga faqet zyrtare të fushateve të dy forcave të mëdha.

U inagurua sot tuneli i Krabës, pjese e segmentit te ri Tiranë - Elbasan, që do ta përmirësojë ndjeshëm udhëtimin drejt Elbasanit dhe Juglindjes së vendit. Tema e tunelit është pakëz delikate në Shqipëri, pasi mbart konotacione të forta politike dhe elektorale. Patetike që disa nuk gëzojnë dot, "se e bëri Berisha". Disa të tjerë mërziten se Berisha e shfrytëzon për fushatë. Por ne jemi ende në atë stad fillestar, dhe është e kotë të inatosesh kur një projekt i bërë me paratë e të gjithë shqiptarëve, merr ngjyrat e forcës poltike në pushtet.

1 Maji (67)

Me “Vendos Diçiturën” Peshku pa ujë ju sfidon të sillni një diçiturë qe i përshtatet sa më mirë fotografisë së rradhës. Vlerësohet humori, inteligjenca dhe interpretimi më i mirë

Faqet