Blendi Salaj

Slloganet (31)

Para se te ndertohej rruga e Kombit, udhetaret qe shkonin drejt Kosoves edhe ndalonin ne Puke, por tani, shmangur nga itenerari, Puka vuan mungesen e atyre pak parave qe sillte ai turizem kalimtar. Kjo eshte ajo qe degjon te thone njerezit e ketij qyteti te vogel me me pak se 5000 banore, ndersa pi me ta nje "Birra Puka" qe nuk eshte aspak e keqe. Me ra rasti te kaloj dy dite ne Puke, ku kisha ndaluar vetem nje here 7 vjet me pare, dhe ia kalova shume mire. Njerez te qete mu duken pukjanet, pa shume pretendime dhe me nje mikpritje te ndjeshme.

Duket se mundesia e kthimit te Sazanit ne nje destincion turistik ka terhequr vemendjen e mediave boterore. The Daily Mail i kushton Sazanit një artikull të pasururar me foto, ndërsa The Daily Beast flet për misterin që rrethon të shkuarën ushtarake të ishullit.

Më pak se një muaj pasi janë lyer, vijat e bardha në gjithë Tiranën janë fshirë, apo po fshihen me shpejtësi si për të zbuluar një vjedhje në mes të qytetit. Paratë e taksave tona ishin të vërteta, të ndershme dhe të fituara me mund, por ajo që morëm në shkëmbim është kjo bojë që u zhduk në pak ditë, siç zhduken pa gjurmë paratë publike të këtij populli të varfër.

Mban pseudonimin Wanksy artisti anglez qe ka gjetur nje menyre "interesante" per te terhequr vemendjen e bashkise ndaj gropave te shumta ne rruget e qytetit Ramsbottom. "Nuk jam egoist. Une dua qe puna ime te shkaterrohet" - thote artisiti, dhe keshtu ka ndodhur, vizatimet e tij jane mbuluar me asfalt, dhe gropat jane mbyllur.

Faqet