Revista JAVA

Korrupsioni në drejtësi i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista, por shkatërron të ndershmit.

Shikojini këto foto! Eshtë një bllok pallatesh në Tiranë, pranë ish Kopshtit Botanik, që e hëngrën, e bënë beton. Një babëzi e pafre. Dhe babëzia ja çfarë prodhon. Disa pallate po shemben, banorët që i kanë blerë me çmime si të ishin në Milano e Athinë, janë evakuuar. Të shpëtojnë kokën, të paktën. Pallatet janë ndërtuar më dendur se pemët e një pylli. Njeri prej atyre syresh ndërtues kishte hapur gropën, e prej tre vjetësh e kishte lënë ashtu. Shiu bëri të tijën dhe dherat rrëshqitën duke nxjerrë themelet e pallateve të tjera në dritë. Nuk është dashur shumë “mund”.

Faqet