Dom Simon Jubani.jpg (480×360)Panorma - Ne 12 Korrik ndërron jetë në moshën 84-vjeçare, dom Simon Jubani, kleriku që mbajti meshën e parë pas rënies së komunizmit. Humbja e tij, si pasojë e një hemorragjie cerebrale, është njoftuar nga zëdhënësi i Konferencës Ipeshkevore të Shqipërisë, dom Gjergj Meta. Emri i dom Simon Jubanit është i lidhur ngushtë me një proces të rëndësishëm të ringjalljes së Kishës Katolike në vend. Jubani është kleriku që mbajti meshën e parë publike pas rënies së komunizmit në qytetin e Shkodrës, me 4 dhe 11 nëntor 1990. Ai u lind më 8 mars të vitit 1927 në Shkodër, në një familje të devotshme katolike, e cila i fali kishës e atdheut dy meshtarë: martirin e intelektualin dom Lazër Jubani, i cili u helmua me arsenik nga Policia Sekrete komuniste në vitin 1982 dhe të guximshmin dom Simon Jubani. Më 4 maj të vitit 1958 shugurohet meshtar nga imzot Ernest Çoba dhe dërgohet të shërbejë në Abacinë e Mirditës. Arrestohet në vitin 1963 dhe vuan plot 26 vite të burgut. Gjithnjë militant aktiv, ballë për ballë dhe i papërkulur përballë torturave të komunistëve dhe gjithmonë nën vëzhgimin e spiunëve, lirohet më 13 prill të vitit 1989, së bashku me klerikë të tjerë. Më 4 nëntor 1990, në varrezat e Rrmajit në Shkodër u mbajt një meshë me rreth 200 deri në 300 besimtarë katolikë, për të kujtuar shpirtrat e vdekur. Meshën e drejton dom Simon Jubani, ndërkohë që më 11 nëntor, në meshën e mbajtur në këto varreza u mblodhën mijëra njerëz, pavarësisht nga besimi, e cila pati një jehonë të madhe jo vetëm në Shkodër, por në mbarë Shqipërinë e jashtë saj. Dom Simon Jubani, meshtar katolik para 20 vjetësh, kremtoi meshën e parë katolike në Shkodër duke sfiduar terrorin e diktaturës komuniste e bëri të shpërthente fuqia e lirisë mbi diktaturën, fuqia e së mirës mbi të keqen, e dashurisë e vëllazërimit mbi urrejtjen e përçarjen. Ai u bë kështu nismëtari i rihapjes së kishave e xhamive në Shqipëri, kur komunizmi ende nuk ishte rrëzuar.  

Jubani, titull “Doctor Honoris Causa”

Për kontributin e çmueshëm mbarëkombëtar, Universiteti i San Franciskos në Kaliforni në vitin 1991 i akordoi Jubanit diplomën “Doctor Honoris Causa” në shkenca humane me motivacion: “Protagonist i një epoke të re në Shqipëri”. Pas komunizmit, ai shërbeu për disa vite përsëri në malet e Mirditës dhe dekadën e fundit me përkushtim të madh dhe besnikëri shërbeu në përvujtërinë e rrëfyestores së Katedrales së Shkodrës.

________

Intervista e fundit e Dom Simon Jubanit

Dom Simoni, Ju keni vuejtë tepër shumë në burg, e se – simbas jush – ma shumë ju kanë dhunue të burgosunit sesa vetë gardianët. A asht e vërtetë se gjatë periudhës së vuetjes së dënimit, ma shumë kohë keni kalue në birucë – si i ndëshkuem – sesa në qeli, si tanë të burgosunit e tjerë? 

Kjo asht nji e vërtetë e amshueme. Për arsye se kapitali politik – o ma mirë me thanë spiunazhi, asht në plan të parë, gjithmonë ka kenë në plan të parë, sepse spiunazhi e ruen pushtetin e njerëzit kujtojnë se janë të përjeshtëm me atë pushtet politik. Kurse pushteti politik asht sot për nesër, nuk asht trashedental, nuk ka ideale politika. Politika asht xhungël, barbarizëm. Por me spiunazh nuk mbahet në kambë nji pushtet. Nëse nuk ka vlera, ai pushtet asht i destinuem me mbarue… 
Kjo që thoni ju asht krejt e vërtetë, edhe më falni nëse intervista ime nuk del e përsosun, sepse mue më mungon funksioni fonetik; m’i kanë thye tanë dhambët gjatë 26 vjetëve në burg, e pa dhambë fjala nuk del si duhet. 

Mirë pushteti, dom, po të burgosunit çka i ka shtye me spiunue njeni-tjetrin, çfarë përfitimi kanë pasë ata? 

Ju e dini se komunizmi asht nji ideologji – madje s’mundesh as me e quejtë ideologji por surrogato, kërpudhë, e tana ideologjitë janë shembë, janë zhdukë si vesa para diellit. Ajo asht e vërtetë kudo, edhe sot; ma shumë se sot nuk kam kenë i spiunuem kurrë, për arsye se un’ kam shkrue nji libër “Burgjet e mija”, apo “Mesha e parë” që s’i kanë pëlqye klasës politike... 

Por ne jetojmë në nji sistem demokratik... 

Nuk asht e vërtetë! Njerzimi, qysh mbas Luftës së Dytë Botnore ka fillue me humbë arsyen, ka ra në barbarizëm. Kur mbaroi Lufta e Dytë, nuk u mblodhën krerët për me pa kush fitoi e kush humbi, e për me pague damshpërblimet, por për me ba ligjin e ma të fortit. Në Jaltë, Ruzvelti, Stalini e Çurçilli, si tre ujq, morën hartën e botës dhe ndanë zonat e influencës, pa marrë parasysh se humbshin pavarësinë edhe shumë kombe që kishin kenë gjatë Luftës n’anën e fituesve. Pra, humbi arsyen drejtuese klasa politike botnore: Uashingtoni, Londra e Moska. E kur humb arsyen, punohet me metoda primitive: puno, gabo, shkatrro. Vendi tipik për këte asht Shqipnia. Shqipnia ra në zonën e influencës ruse, e Jugu komunist që mori pushtetin në ’44-shin, punoi me këte metodë. Ata u mbrojtën prej sllavëve, se sllavët mbrojtën Mehmet Shehun e Enver Hoxhën, për me shkatërrue kulturën evropiane në Shqipni. Këshilltarët italianë e gjermanë u nxorën jashtë e mandej erdhën këshilltarët e Titos. Ata filluen me thanë se këtu ka njerëz me mentalitet perëndimor e të gabuam, e nisën me vra krejt inteligjencën. Mandej u prishën me Titon për çështje ideologjish të marra, e u shkatërrue sistemi serb, por erdhi sistemi rus. U prishën edhe me rusët e filloi sistemi kinez. Prandaj Shqipnia sot asht si nji gërmadhë me rrënoja, mbeturina serbe, ruse, kineze. Edhe amerikane, sepse ajo çka kanë ba amerikanët këtu, ia kalon edhe komunistave, për sa i takon degjenerimit, korrupsionit... 

A nuk mendoni se këto janë vese njerëzore, jo veç amerikane, perëndimore? 

Shiko. Globalizimi zëvendësoi diktaturën e proletariatit. Globalizimi amerikan na shkatërroi bujqësinë, industrinë, blegtorinë, na shkatërroi moralin. Na mbushi vendin me qendra korrupsioni e degjenerimi – si edhe në Kosovë, pak a shumë. 

Tu’ u kthye te komunizmi, dom. Ju thoni se komunizmi barbar i ka pasë qendrat e veta edhe në Shkodër, edhe ndër katolikë, edhe ndër myslimanë... 

Baza mikroskopike ka pasë, por komunizmi ka ardhë prej Jugut. Tuk Jakova ka qenë komunist, por komunist babaxhan, me qëllime të mira. Edhe në Jug ka qenë Sejfulla Malëshova, por kanë qenë komunista naivë... 

Idealistë, mundemi me thanë... 

Jo, jo. Naivë. Zef Mala, po kështu. Por këto naivët u eliminuen shpejt e shpejt. Sepse këta s’ishin për barbarizëm. Prandaj un’ them se komunizmi ka ardhë prej Jugut, i subvencionuem prej Titos t’Jugosllavisë. Sepse nuk mundshe në Veri me gjetë nji Mehmet Sheh, nji gjaksor, nji katil. Apo nji Enver Hoxhë. Sepse Veriu ka qenë gjithmonë ma i zhvilluem... 

Meqë dolët te figura e Mehmet Shehut, kohët e fundit asht vërejtë nji përpjekje për me e ridimensionue këte figurë, tue u thanë se ka qenë agjent i CIA-s, se ka pasë ndër mend me vra Enver Hoxhën... 

Ajo nuk asht aspak e vërtetë. Jo. Kjo vërtetohet vetëm me atë se revolucionet i hanë këlyshët e vet. Pse Dantoni, Robespieri e të tjerët hangrën njeni-tjetrin? Kjo që asht vërtetue në Revolucionin Francez asht vërtetue edhe në Shqipni. Mehmet Shehu e Enver Hoxha kanë qenë gjakësorë, sepse nuk kanë pasë bazë morale. Sepse nji gja që nuk ka bazë morale, asht e destinueme me u shembë. 

Kthehemi edhe nji herë te burgu juej. Mbas 26 vjetësh, ma prift keni dalë se keni hy në burg? 

Dihet se persekutimi të kalit. Un’ kam pasë fatin me gjetë në burg, nji bibliotekë të t’burgosurve të regjimit të Zogut, të regjimit t’Enver Hoxhës... 

Po thoni, libra që qarkullojshin fshehtas? 

Jo, jo fshehtas. Deri në mbylljen e kishave, kanë qarkullue lirshëm. Kush kishte libra në shtpi, mundte me i marrë edhe në burg. Deri në ’67-n. Mandej, kur kinezët suprimuen fenë, atëherë u mbyllën edhe bibliotekat. 

Ju jeni arrestue më 13 dhjetor të 1990-s... 

Arrestue? Në ’90-n? Uh! Un’ jam arrestue njiqind herë! 

Po flas për arrestimin e fundit, atë mbas mbajtjes së meshës së parë.... 

Mue këta më kanë kapë njiqind herë. Edhe në ’91-shin. Regjimet diktatoriale tremben edhe nga nji mizë, dyshojnë edhe te njeni-tjetri, e jo ma prej meje, kur ne thamë atë meshën e famshme, në kohën kur të tana kishat ishin të suprimueme, atë meshën ku morën pjesë katolikë e myslimanë, edhe prumë demokracinë. Sepse baza e demokracisë asht liria e fesë. Prandaj u mblodhën 50 mijë vetë. Erdh’ tanë bota këtu në Shkodër, për me vërtetue mrekullinë, sepse qe nji mrekulli, mbasi katolikët ishin pa institucione, ishin pa kisha, pa kurrgja. E megjithatë, populli vetë u grumbullue, erdh’ e më mori mue me 4 nandor 1990, dhe kena shkrue historinë, datën ma të lavdishme të historisë tonë. Sepse e kena shkrue midis terrorit komunist. Kur gjakësori Ramiz Alia vritte njerëz përditë, në kufi sidomos. E liria e feve, që katolikët i dhanë shqiptarëve, solli demokracinë në Shqipni. Këte demokraci me origjinë fetare, sepse vetëm feja sjell vlera. Politika nuk sjell vlera. E këte demokraci me origjinë fetare e përshneti tanë bota. Gazetarët e kamerat e botës kanë ardhë me regjistrue këte datë të shënueme. E sa ka zgjatë mesha – 35-40 minuta – aq ka zgjatë me u rrëzue pushteti komunist. 

Pushteti komunist që erdhi prej Jugut?... 

Po, prej Jugut, sepse kështu asht. Jugu ka vra krejt inteligjencën e veriut. Krejt. I kam pa me sy un’, jam un’ dëshmitar, i kam pa tu’ i pushkatue mbas murit të vorreve (të Rrmajt), qindra intelektualë nga Veriu. E kur i pushkatojshin, toskët hidhshin valle rreth kufomave, tue këndue: “Lule Sofo, lule djali”. Sepse po përmbysshin Veriun, po përmbysshin Evropën. Veriu përfaqëson Shqipninë e vlerave, Shqipninë evropiane. Këtu janë hapë shkollat e para. Këtu ka kenë Budi, Bogdani, kurse Jugu ka gjimnazin e parë në ‘41-n! 

Por kjo që po thoni ju, a nuk çon në nji dasi mes Jugut e Veriut? 

Jo! Përkundrazi! Jugun kurrkush nuk e ka pengue me i zhvillue shkollat. Por ata i kanë zhdukë edhe tonat. Kanë zhdukë krejt shkollat tradicionale të Buzukut, Budit. S’kena shkue ne me i vra atje, ata kanë ardhë këtu me na vra ne, me zhdukë qytetnimin. Nuk ka asnjë fakt se ne kena shkue në Jug me i vra inteligjencën o me i zhdukë shkollat. Jam 83 vjeç e nuk di asnjë fakt për këte. Përçamjen e ka ba Enver Hoxha, Mehmet Shehu. Demorkacinë e kena prue ne, tanë bota e di këte fakt, e tash ia dha meritën gjaksorit Sali Berisha e gjaksorit Ramiz Alia. 

Çka përfaqëson kjo katedrale e madhe e Shkodrës? 

Nji shenjë e demokracisë asht se kjo kishë ka kenë e kthyeme në pallat sporti. Komunizmi pra, u mundue me e shkatërrue qytetnimin kristian-katolik, por nuk mundi me e zavendsue. Sepse feja asht shkenca e perëndisë. 

Po besimi, çka asht? 

Feja asht shkenca që na flet për perëndinë, sepse njeriu asht krijue në ngjasim të perëndisë. Ideja e Zotit lind bashkë me njeriun. Kinezët, për herë të parë suprimuen fenë, e dënuen Zotin me vdekje, mirëpo Zoti u ngjall. Nga toka, hyni nën tokë, në katakombe, e me 4 nandor erdhi këtu. Nuk dënohet Zoti me vdekje. 

Po kultura, dom, çka asht? 

Kultura asht njohuni. Kultura e vërtetë buron nga feja. Çdo kulturë e vërtetë, po s’pat për bazë morale fenë, nuk asht kulturë. Por edhe liria ekonomike, po nuk pat bazë morale, nuk asht liri ekonomike. Edhe liritë kulturore nuk janë liri të vërteta nëse nuk kanë bazë morale. E moralin ta mëson feja. 

86 Komente

 Nuk asht e vërtetë! Njerzimi, qysh mbas Luftës së Dytë Botnore ka fillue me humbë arsyen, ka ra në barbarizëm. Kur mbaroi Lufta e Dytë, nuk u mblodhën krerët për me pa kush fitoi e kush humbi, e për me pague damshpërblimet, por për me ba ligjin e ma të fortit. Në Jaltë, Ruzvelti, Stalini e Çurçilli, si tre ujq, morën hartën e botës dhe ndanë zonat e influencës, pa marrë parasysh se humbshin pavarësinë edhe shumë kombe që kishin kenë gjatë Luftës n’anën e fituesve. Pra, humbi arsyen drejtuese klasa politike botnore: Uashingtoni, Londra e Moska. E kur humb arsyen, punohet me metoda primitive: puno, gabo, shkatrro. Vendi tipik për këte asht Shqipnia. Shqipnia ra në zonën e influencës ruse, e Jugu komunist që mori pushtetin në ’44-shin, punoi me këte metodë. Ata u mbrojtën prej sllavëve, se sllavët mbrojtën Mehmet Shehun e Enver Hoxhën, për me shkatërrue kulturën evropiane në Shqipni. Këshilltarët italianë e gjermanë u nxorën jashtë e mandej erdhën këshilltarët e Titos. Ata filluen me thanë se këtu ka njerëz me mentalitet perëndimor e të gabuam, e nisën me vra krejt inteligjencën. Mandej u prishën me Titon për çështje ideologjish të marra, e u shkatërrue sistemi serb, por erdhi sistemi rus. U prishën edhe me rusët e filloi sistemi kinez. Prandaj Shqipnia sot asht si nji gërmadhë me rrënoja, mbeturina serbe, ruse, kineze. Edhe amerikane, sepse ajo çka kanë ba amerikanët këtu, ia kalon edhe komunistave, për sa i takon degjenerimit, korrupsionit... 

 

Jo mo jo... ishte me mire perpara kur bota dominohej nga Britania e Madhe dhe shumica e shteteve ishin koloni? Feja, c'kancer!

Booooooo cfar niveli i ulet intelektual, c'kafsheri. Ja te tille nderojme ne ne vendin tone dhe prandaj jemi katandisur keshtu si jemi katandisur......

Ne fakt Art, intervista me la pershtypjen qe Dom Simoni eshte marre me shume me Testamentin e Vjeter se me te Riun.

U prehte ne paqe.  

Domi, ka fol qarte; ashtu sic e kane mesu ne te rite e tij dhe ashtu sic e besonte dhe mendonte.

Dheu i lehte..

 Monda, qofsh jetegjate qe me mundesove te njihem me kete interviste te njeriut i cili sot prehet ne perjetesi! Me pat thene nje miku im, por nuk e kisha lexuar.E tashti kam mundesine te kembej dy llafe mbi mendimet e shfaqura prej Dom Simonit. Si njeri, qe thosh se i sherbente Perendise dhe si intelektual a analist i zhvillimeve  te ndodhura ne  naijen e tij dhe ...ne kombin e tij.

 Me duhet te thom se  i ndjeri Dom Simoni, duhet ta kete ditur, se  Trupi i njeriut, trupi fizik,per te mbijetuar,  mbi te gjitha ka nevoje, per dy lloj ushqimesh;per elemente ajrore(ajer e drite) dhe per elemente tokesore(ushqim e uje)Ne se keto i mungojne, ne masa te nevojshme,  ai njeri  peson defekte, te cilat veshtire te rikuperohen ne  mosha te avancuara.Difekte qe japin shfaqjet ne mendimet dhe reagimet e trurit te atij njeriu.

   Dua te thom se eshte ky shkaku edhe i ca shenjave disekuilubruese ne mendimet e Dom Simonit, ne moshen mbi  80 vjeçare, kur ka fole  ne intervisten e mesiperme.

  Mirepo tek njeriu kemi dhe  Trupin Shpirteror.Edhe ky, qe te jetoje ka nevoje per dy lloj  ushqimeshsmileyer elemente ajrore- per dashuri nga Zoti( qe i jep atij  dashurine, miresine dhe bukurine) dhe per elementet  tokesore, qe Trupi Shpirteror i merr prej  Trupit Fizik, te cilet jane quajtur elemente jetësorë.

 E meqënëse midis Trupit  dhe Mendjes se njeriut  shkembehen marredheniet sipas parimit jep-merr, Trupi Shpirteror, nga ana e tij  i percjell  Trupit Fizik elementet  ...SHPIRTERORE.Qe te ndodhe ky proces harmonik, normalisht nevoiten kushtet normale  te jetes se nje njeriu.Vetem ashtu dhe jo ndryshe, shkembimi harmonik jep-merr, ndermjet  elementesh shpirterore dhe jetesore, e shpie njeriun drejt pjekurise, gjykimit te drejte, persosmerise, dashurise per Krijuesin dhe per te barabartet e tij.Drejt lumturise.Nje njeri i tille behet nje me Zotin dhe dallon nga gjithe te tjeret sepse nuk arrin kurre te shprehi  ne cilendo shkalle ...URREJTJEN, per njeriun.

  Dom Simoni, i ndrite shpirti atje ku ka vajtur, e shpreh urrejtjen, "e shet" urrejtjen,  per objektivitet.Dhe qe ne interviste, duket se e ka me pash urrejtjen.E ka per me shume se nje njeri, per me shume se dy njerez bashke , per nje krahine te gjithen.Per krejt Jugun!

    Eshte i falur!Se Zoti, te cilit ai na ka thene se i qe perkushtuar, i meson te gjithe shembelltyrat e veta, te falin.

  Por me kryesoria,  qe atij i behen kabull lafi  i leshuar ligësht, eshte  edhe se... Mendja, dhe tere Trupi Fizik e  Trupi Shpirteror i Dom Simon Jubanit, mbeten per gjithe kohen  sa qe gjalle, te Rena, te gjymtuara.

  Bibla na ka mesuar qe vete Renia, nuk eshte gje tjater veçse prishja e marredhenieve harmonike jep-merr, ndermjet Trupit  dhe Shpirtit, me pasoje te drejteprdrejte prishjen e nderlidhjes harmonike  midis botes  shpirterore dhe botes fizike.Navalis ka thene se  Vendndodhja e shpirtit eshte atje ku bota e jashtme dhe bota e brendeshme, takohen bashke.

  I ndjeri Dom Simoni, nuk arriti ti bente bashke  kurre! 

Pastaj, nuk luftohet me moshen  pas gjithe atij disekuilibri te madh.Ndaj dhe bie ne banalitetet, qe  nuk u falen as femijeve, kur shprehet .

 " ... Veriu perfaqson shqipnine evlerave, shqipnine evropiane.Ketu jane hap shkollat e para.Ketu ka ken Budi, kurse jugu ka gjimnazin e pare ne 41-in..."

E tani jo per te ndjerin Dom Simoni, por per shpirtin e vrare te tij, i cili nuk dihet ku endet neper qiej, nga mungesa e qetesise se brendeshme, sa qe gjalle, po i sjellim ca te verteta qe gjithkush i ka te njohura, veç te ndjerit Dom!

 Jugu dhe me kete gjithkush kujton kryeqendren e tij Gjirokastren, vendlindjen e Enver Hoxhes, (cituar keshtu per shpirtin e Dom Simonit), qe  ne jete te jeteve, ka qene kryeqendra e arsimdijes  se krejt kombit.Nuke pati fatin qe ta kishte gjetur dot ne ato Bibliotekat qe patai rastin te germonte Dom Simoni, nje liber te thjeshte.Librin e Teki Selenices me titull "Shqiperia më 1927".  Ne faqen CLVI ,  autori jep shifra shume kuptimplote.Gjirokastra ne ate vit kishte te regjistruar 246 kuadro te larte,  mbaruar fakultetet sa ne Austri, Gjermani, Turqi dhe Itali.Shkodra kishte  133. Korça 92.Tirana  kishte vetem  2 vete me universitet. 

   Me gjimnaz  te mbaruar, Gjirokastra kisht  406 vete, ne Tirane vetem 10 vete.Ne Gjirokaster e ndiqnin shkollen fillore 21.118 nxenes , ne Tirane 113 ndersa ne Shkoder nuk beheshin  me shume se dyqind nxenes..! 

......................................................................................................................

   Jo me kot, po ne Gjirokaster u hap Liceu i pare Francez.Po ne Gjirokaster  u hap Dega me e pare e Lidhjes se Prizerenit. e....

   I rikujtuam keto per shume syresh, qe Jugu  u ka vrare syte, si syte e shpirtit te Dom Simon Jubanit.

 Por edhe sepse na duhet t`i mesojne te verteta gazetare,  qe shume lehte,  e hane sapunin, per rrote djathi.


 Dom Simon Jubani ka qene futbollist i Vllaznise. 

Grave, me qene se te gjeta, ku e ka mesuar gjuhen shqipe Konica? Ne cilen shkolle ?

 Lumo, tungjatjeta!

   Konica more bir, ishte  pinjolli i nje  familjeje nga me te  pasurat  dhe me te  degjuarat e Konices ..."Tone". Por shqiptar e me at`dhedashuri e mesoi tiranasi  Murat  Bej Toptanasi, moshatar shkolle me te ne shkollen e ulet franceze te Gallata  Sarait.Mesimet me te para i mori ne Konice.Por shume pake  e nepermjet nje fjalori dore,  çaper- çup, nga shqipja ne hapat me te para atje.Me se miri, mori mesime ne Konice,....por... ne gjuhet greke, arabishte dhe ne turqishten e pa latuar.Pastaj  me ndihmen e disa miqve te gjyshit te vet, e  regjistruan ne "Kolegjin Saverian", ne Shkoder ku mesoi vetem per  dy vjet.

 Prej andej nden nderhyrjet e shumta te se jemes, qe ishte kusherire e Ali Pashe Tepelenes, shkoi ne Shkollen Katolik Franceze te Gallata Sarait. Ne moshe 15 per 16 vjeç ai kishte  mbaruar shkollen e ulet....! Por dhe duke  marre medaljen "Shembellor ne gjuhen frenge".Pastaj ju  fut Liceut Perandorak  Frances po ne Stamboll dhe e mbaroi shkelqyshem.Studimet  e formimit te  plote  i kreu ne France, per filozofi ne Pariz e Dizhon  dhe  ku  dhe u  pagezua i  krishter, nden emrin Faik Dominik Konica.... 

Shqipen e ka "mesuar"... si autodidakt, i ndikuar dhe i ndihmuar  nga Gjergj Fishta.

 

grave.

Flm per pergjigjen.

Kam nja dy fjale per sa i perket shkollimit shqiptar.

Shifrat qe ke sjell me lart, nuk me turbullojne , perkundrazi mbase hap nje rruge per sqarim , atij te famshmit 95 % analfabet.

   Me gjimnaz  te mbaruar, Gjirokastra kisht  406 vete, ne Tirane vetem 10 vete.Ne Gjirokaster e ndiqnin shkollen fillore 21.118 nxenes , ne Tirane 113 ndersa ne Shkoder nuk beheshin  me shume se dyqind nxenes..!

Sa banor kishte gjirokastra, kur filloren e ndiqnin 21,118 nxenes.

 Lumo!Ju kam cituar librin e  ish funksionarit te larte te arsmit te kohes Teki  Selenica.Me gjimnaz te mbaruar  para regjistrimti si vit shkollor te 1927.Ne 1927  ishin regjistruar aqe sa thote  i ndjeri  Teki. Hapeni dhe do  te gjeni  ato  qe ju kam cituar  une! Eshte i vetemi  dokument  i plote, bazuar ne te dhena statistikore te kohes.

 Per saktesim, ne ate kohe flitej per  Qarqe.

grava, mos e merr si nje debat, nuk ishte pyetje "cative", perkundrazi siç e theksova me lart, ke hapur nje shteg, per te sqaruar ate 95 % analfabetizmin shqiptar te atyre viteve.

Nje " deshmi" ta them me siguri te plote, nuk kam njohur asnje analfabet , e sipas librit qe ke cituar , 200 nxenes frekuentonin shkollen fillore, ne nje qytet prej 30 mije banoresh, me duket e pabesueshme.

 Lumo, edhe  nje here te vetme.Lexo ne internet  kush ishte Teki Selenica prej librit te Albert  Gajos, per vepren e Selenices...Mandej gjeje librin dhe lexoje se do mesoshe  shume te verteta.

Kurse une, per sa cituat Ju, se  Dom Simoni ka qene futbollist i Vllaznise u binda perfundimisht, pse Vllaznia  eshte dalluar per  tere ata  ...autogolat...

Miqsore, hë !

Kur ka luajtur Simoni me Vllaznin, kemi dalur dy here kampion '45-'46.

Intervista botohet pas vdekjes, e pamundur te replikohet, turp per botuesit, turp per gazeten.

Sa mund te jene te verteta ato qe thuhen ne interviste e din vetem gazetari.

 

Ju prehte shpirti ne paqe por nuk kaloi pa me rene ne sy ``e keqja jug``.C`eshte kjo urrejtje gati patologjike e gjithe verioreve,besimtare ose pd-iste ndaj jugut.Nje besimtar beson ne Zot,beson ne sprova,ne fatin e caktuar dhe i sheh njerezit si mjete per ta permbushur ate.Dhe ne kete vazhde besimi i takon te thoje ``Fali Zot se s`dine c`bejne`` e jo te ndjeje e aq me teper te perhape urrejtje dhe percarje...

Kur lexon kete interviste e kupton se vdekja ishte gjeja me e mire qe i ndodhi ketij sepse kishte rrjedhur me kohe. 

Atë pjesën e intervistës mbi Mehmet Shehun, Enver Hoxhën,Shefqet Peçin dhe banditët gjakatarë që komandonin ka bërë shumë mirë që e ka përmendur. Aty ishte pikënisja e përçarjes Veri-Jug midis shqiptarëve.

Atë pjesën e intervistës mbi Mehmet Shehun, Enver Hoxhën,Shefqet Peçin dhe banditët gjakatarë që komandonin ka bërë shumë mirë që e ka përmendur. Aty ishte pikënisja e përçarjes Veri-Jug midis shqiptarëve"

Ne fakt keta njerez kane bere me shume per veriun se cdo qeveritar perpara dhe pas tyre.Hoqen  gjakmarrjen , i nxorren nga kullat e ngujimit.Per here te pare ne historine e tyre malesoret pane mesues doktore e dentiste me sy.Per here te pare veriu u lidh me jugun.tropojanet sherbyen ne sarande dhe sarandiotet ne kukes.Rebelimi i verioreve kunder komunisteve nuk ishte ideologjik por thjesht sepse nuk donin asnje lloj qeverie apo autoriteti shteteror  mbi koke.Kuptohet kjo deshire e tyre u plotesua pas vitit 1990 kur jane lene plotesisht azat e ne harrese te plote nga cdo lloj qeverie si rrjedhoje jane futur ne kullat e ngujimit e jetojne si ne epoken e gurit.Me teper trop0jane jane vrare nga plumbat e njeri tjetrit ne keto 20 vjet se sa nga sigurimi i shtetit per 45 vjet.Kjo jo per te mbrojtur komunizmin por ato qarjet se jugu pushtoi veriun etj jane profka.Verioret kane qene vazhdimisht ne pushtet ne keto 20 vjet .Ne 1997 psh e kthyen shqiperine ne nje somali ne mes te europes.Per here te pare qe nga koha e princ vidit u deshen te vinin trupat nderkombetare per te mbajtur rregull e qetesi ne vend.

te zura me shapke ty! smiley

si qenka pikenisja e percarjes Veri-Jug aty? Ku ka qene kjo percarje? Percarje apo percartje? Per cfare po flet Alba? Kush flet sot per percarje Veri-Jug? 99.999% e rasteve jane individe nga veriu, qe spikasin, por megjithmend spikasin, bien ne sy, lene nam me nivelin e injorances dhe IQ-se super te ulet ~0K, aq te ulet sa ne etikete mbas kokes se sheshte, te shtypur dhe me floke kacurupshe shkruan te perberesit:

allergy advice: may contain traces of intelligence.

prandaj, kot harxhojme kohe me njerez qe sot apo neser do mbyten me peshtymen e tyre... nuk ja vlen t'ua mbajme shpirtin gjalle me mauth-tu-mauth resusitejshen, apo jo?

dhe jam dakord me komentin tend smiley

 hey hey hey,

dikush paska fole.

"hajde lume hidhe kemben/ se dhe lumes ia qime nenen!" eshte e famshme nder ne lumjanet kjo kenga e hedhur nga maloket e jugur ne oborr te xhamise se Lusnes ne 1945, pak para se te pushkatoheshin 24 burra nga 14 vjec e lart ne buzemadhe me urdher te shefqet pecit, ndersa Muharrem Bajraktari, nacionalisti lumjan qe luftoi gjermanet e italianet arratisej...

tani kjo eshte e vertat e hidhur. ndoshta dom simoni e ka gabim qe e ben krejt jugun njelloj, po edhe grava (ose ai qe citon grava) ia ka fute kot, kur malesia e gjirokastres paska pase me shume te shkolluar se qyteti i shkodres. ne zonen katolike te lezhes ka shkolla shqipe 400-500 vjecare (pllane, gallate, kallmet). dhe eshte fakt qe ne po e vuajme ende vrasjen nga komunistat qe kane qene kryesisht malesore te jugut, inteligjences kombetare. po te duam te flasim pa dorashka. e vetmja gje qe duhet theksuar eshte se komunistet nuk vrane vetem inteligjentet e veriut, po te te gjithe shqiperise. e na e mbushen shqiperine me barinj qe sot jane pushtetare. nga jugu e veriu. 

Ai Jubani or tie me deke i paskeshin kalu dekikat shpirtnisht . Paskish deke e cofun me kohe . Por gjithsesi edhe une jam per dheu i Lehte . Po c'tu bejme te gjalleve ?????

"hajde lume hidhe kemben/ se dhe lumes ia qime nenen!"

Ty te ka mesue baba or tie , po s'ti ka mesue kenget qe kendonin bandat e Halil Halise ne Vlore e gjate Lumit te Vlores te inkuadrue pa "dishire " nen urdhrat e Opercioneve Dimerore e Pranverore te Turisteve Gjermane per ksehajsje nga nahija e Jugut , dhe ......pa shkue ata partizanet akoma ne  "Lume ".

Dhe ndryshe nga ata te Lumit te Vlores qe i zune rob "trimat kengereke " i xhveshen ne benevreke i lane te lire me mesue kenge shqip e mos me kenue ma kenge servilesh e bashkepunetoresh Fashisto - Naziste kunder shqiptareve .

Ndersa trimat e Lures i priten me "karamele " partizanet , prapa shpine ,  se ashtu ua kishte mesue baba sqapi avazin dhe s'mujteshin me e harrue .Po ku ini o Vlonjate , se do u ..... Kange qe e kenduen edhe ne 97 . Apo ke harrue tie ?

Ty nganjehere te lexojme sikur permend qe "U Thashe "... or tie , dmth paske ca njerez qe te ndigjojne . A pse nga keto pralla u tregoke tie ? smiley Sa per te mos te te personalizuar , por keto rimbllacitje jane produkt i NJE dhe vetem NJE Individi ne Shqiperi pas 90 . Atij qe perfaqeson ne GENE Teorine e Bizantit dhe e ka te vetmin Gjak nder deje , Teoricienit me te fandksutr e me injorant e xhahil te "Percaj e Sundo ! " Sali ham - hum Berisha !

Nje individ qe ka te pakten filloren nuk duhet te permende nga keto koqelleqe si shkalle dije , vecse ne qofte me "ezhene fushe " ose nga ata qe habiten qe "dicka u llokocitet brenda kafkes " ku kane nje avaz te incizuar dhe e perserisin si pllake gramafoni !

Dhe me qe e dike mire e me kulture ne zonen katolike te lezhes na i trego me nonje fotografi kete LEZHEN Historike or tie Se mos te gabon dora dhe bie ndonje fotografi qyteti ? Sa per dijenin tende Historike TOROVICA ka qene KENETE Totalish e permbytyr pa asnje OAZ qe te kesh shprese te thote ndokush se kam prona atje or tie !

 

Ty te ka mesue baba or tie

 

Sa per te mos te te personalizuar , por keto rimbllacitje jane produkt i NJE dhe vetem NJE Individi ne Shqiperi pas 90 . Atij qe perfaqeson ne GENE Teorine e Bizantit dhe e ka te vetmin Gjak nder deje , Teoricienit me te fandksutr e me injorant e xhahil te "Percaj e Sundo ! " Sali ham - hum Berisha !

 

A ka ndodhur ndonjehere kur dikush thote dicka qe ty s'te pelqen qe ti qendrimin e tyre nuk e redukton tek i mesuari nga baba (sigurisht duke talluar e ironizuar gegnishten, gje per te cilen ti duhet te kishe ngrene ip-ban me kohe nga ky vend) apo tek te qenit teori e Sali Berishes?

 

 

 

Pse ty te pelqeu qe shkurrja me siper thote "ndoshta dom simoni e ka gabim qe e ben krejt jugun njelloj"

Ndoshta? dhe njelloj me cfare? me te keqen?

 

Ne fakt une me siper nuk kam komentuar mbi ate qe thote shkinaks, por mbi menyren se si i'u drejtohet Idrisi njerezve qe nuk mendojne si ai.  Biles askund ne kete teme une s'kam komentuar ende mbi ate qe ka thene Jubani ne interviste.

Pra me pak fjale, kjo pyetja jote nuk vlen ne kete rast.

Sko mor ... meru me at qe kane nge te ndigjojne denger venget e tua me Sikur -e .Sa Lehsa ka pare   ky vend e sa do shohe , ti se ke aq jete . Po ke ne dore te mos besh ciu -ciu gjate gjithe kohes per gjera qe as ja ke Idene se si kane ndodhur . Dhe po qe per ban -IQ , uroj dhe ne se ke vene Re , kurrre nuk  perzihem me mitingashe qe shesin dengla e bejne verr - verre si Inteligjent te MeDheJ mer Jahu  te niveli Feminor , Thashethemexhij me "e  lagu se lagu " apo " e ka kush e ka " si puna jote .

Boll ! Jo vetem njehere Je provuar qe je nje bosh !  Une i kam thene kujtedo ketu dhe sejcili le te beje si te doje "Ne dhomen e burrave nuk qasen KALAMAJ ".

Por une  e kuptoj kete "dashurine " e madhe te Admin te nderuar per te ndigjuar cicerimat e tua butaforike ,  me kete Nik sugjestionues qe me tre te zena e si kap  dot Koken  mer JaHu ,  ata ( admin ) jane tamam ashtu sic i mendoj qe here pas here u duhet hequr fereri nga goja edhe mezateve ose ...le te kendojne squpverdhet se te englendisin !

Por ne dac me dite tamam tamam ti s'ben as per englendisje .Ti je viktime e vetes tende , nje megalloman i pacak nga ta qe fluturojne me .. Te pakten ne mendimet qe shpreh nen kete nik !

Mos u sekelldis kaq shume se je dhe i vjeter zotrore e nuk ke zemer per te tilla sekelldisje.

Prej teje o plak i keq s'ka ngelur njeri ne keto ane qofshin autor artikujsh e shkrimesh, qofshin keta antare blogu, qofshin keta militante partiake e qofshin keta njerez normal e te arsyeshem pa u pergojuar, share, tallur, ironizuar, share e i'u bere biografia kur kane thene dicka qe s'te pelqen ty.  Ti o palo plak ke arritur deri aty sa te pergojosh, tallesh, ironizosh e shash ne menyra te shumellojshme edhe atyre te cileve nuk ju drejtohesh me "Te ka thana baba tye" por dhe atyre qe ju drejtohesh me "i/e nerumi/ja" kur kane thene dicka qe s'pergon me qendrimin tend dogmatik te komunizmit. 

Po ore po, vetem ti ja ke idene cdo gjeje dhe gjithkush tjeter qe thot dicka qe s'perkon me formimin tend s'ia ka idene, dhe meriton sharje para mbrapa nga ty.  Dhe flet bytha jote per mengallomanine time.

C'ti besh thuaj se rrodhen gjerat ashtu si rrodhen, se do ishe akoma me ndonje gerxh duke rojtur dhente e dhite, e ka rrezik s'do kishe ditur gje akoma mbi kompjuterat, internetrat e blogjet.

Lexoji mire c'kam thene per bebusher si TY .Njegere e pergjithmone  Mos u ben shkas per te shkatruar kete Blog ashtu sic je shfaqur me ter - verret . Ne se do te kishe ndonje vlere edhe mund te perdorja ate gjuhe qe perdora per nje njeri qe gezon respekt e nuk i lejohet ta shkrehe "qe ne sup " si Shkinaks . Ndersa ti je nje Bllof !

Ne se do ta dish mire origjinene e kesaj menyre te komunikuari me ty me "perc - perce " eshte eksperimet i deshtuar i modelimit te "qenies " kompiuter per te komunikuar me njeriun normal gjate viteve 70

Ja nje forme tipike e nivelit te 'kompjuterit ' i paafte te jape pergjigje e te komunikoje me njerzit jashte programimit ......ose jashte mentalitetit te tri te zenave e si kap dot fillin e mendimit ose koken e muhabetit , po do gjashte faqe te tjera me 'se thashe ashtu " lexoma  mire " kush tha , ti thua " .  

Pyet njeriu Normal ne cdo qoshet te Botes , kompiuterin e programuar :

- Si e keni emrin

Kompiuteri programuar ose i pakapshem si Inteligjent pergjigjet : ..

- Perse mendon ti qe duhet te kem emer !

Kaq edhe sa per Kompiuterat !Po ti nuk je as ne programin e kompjuterve te deshtuar te viteve 70 . Ti je nje terci - verci !

Ne se do te kishe ndonje vlere edhe mund te perdorja ate gjuhe qe perdora per nje njeri qe gezon respekt e nuk i lejohet ta shkrehe "qe ne sup " si Shkinaks .

 

Shkinaksin e paske respektuar he? smiley

Mire e ka shkinaksi kur thote qe u mbush vendi me barinj prej komunisteve.

Asnje nuk e di me saktesi se cfare ndodhi ne lume ne 1944.Kur per ngjarjet e vitit 1997 qe ndodhen para syve tane ende nuk biem ne ujdi kuptohet se c'mund te thuhet per dicka te ndodhur 67 vjet me pare kur shumica e deshmitareve kane vdekur.por ne ket rast duhet degjuar edhe pala tjeter.Shefqet pecit iu vrane 47 partizane ne pabesi duke ngrene mengjesin.Halil alia iu kishte dhene besen se nuk do ti luftonte dhe pastaj i vrau.Ne kohe lufte merren vendime ne te dhjeten e sekondes nuk kohe te besh hetime e gjyqe me prokurore e avokate mbrojtes.

Jo jo c'ne! Ku e di njeri c'ka ndodhur ne Lume! Asnje s'e di me siguri ne kishim diktature gjithashtu!

Alba2265, bjeri shkurt e thuaj qe mire ja u bene Lumjaneve, armiqeve te popullit, tradhetareve, kolaboracionisteve, reaksionareve!

Une nuk po them mire ua bene por edhe aq engjej sa i paraqesin nuk ishin.menyra se si paraqitej ajo ngjarje nga gazetaret e pd ishte se lumjanet ishin ne pune te tyre dhe erdhi shefqet peci e i vrau kot se donte te vriste.Nuk perjashtohet mundesia te kete bere raprezalje e te kete vrare te pafajshem.Por para se te bente kete ai ishte sulmuar dhe iu vrane 47 partizane per jeten e te cileve ai ishte pergjejges.Ironia eshte se ndersa pd futi shefqet pecin ne burg per dicka qe ende nuk dihet mire si ka ndodhur nuk merr asnje pergjejgjesi per vrasjet e demonstruesve te paarmatosur ne mes sheshit duke i quajtur 'ca kokepalare".

Jo jo, ky alba siper s'i ka rene as shkurt, as gjate, por mu ne syrin e buallit. ajo puna e "dibres ia qime temen", qe tani na doli "lume" e neser pse jo "dukagjin", eshte mjele aq shume nga zarbot shkruajtes te sotem, sa nuk nxjerr me as hirre jo...

ti mos kembengul kot per gjera qe kane ndidhur ne kohera qe per ty jane si te neolitit. ke folur me ndonje pjesemarres ne ate katrahure te te dyja kraheve, vendas dhe partizane? i ke krahasuar deshmite?

pse nuk thote gje askush per "hodon" e tmerrshem, qe varte gege ne maje te lisit? sepse ka qene e vertete... anyway, ti je ketu jo per te adjustuar idete, kjo dihet tashme!

Ka pasur deshmitare nga rradhet e partizaneve qe ndersa ishin duke ngrene mengjesin u sulmuan.Njerezit qe sulmohen plagosen shoihn shoket te vrare perpara syve jane ne nje situate jete a vdekje jo si zotrote qe tjerr lesh perpara komputerit.

Ja ta zeme se kjo historia qe na thuake ti per 47 partizanet e vrare te Shefqet Pecit eshte e vertete.  Sa nga ata lumjanet qe pushkatuan ishin pa asnje lloj dyshimi njerzit qe vrane partizanet e Shefqet Pecit?  Le njehere kot e bej kete pyetje une.  Postimi jot i pare dhe ky i fundit "qe ta mbyllim kete muhabet" e justifikon teresisht pavaresisht provave qe mund te kete per te kunderten ate qe bene partizanet.  Kjo lloj metodologjie ama lehtesisht mund te justifikoj cdo krim qe ben komunistet nga ngjizja e tyre e deri ne renie te regjimit.

Prandaj e te thash, bjeri shkurt e thuaj qe mire ja u bene lumjaneve e te gjithe te tjereve qe vrane, burgosen, internuan e shkatrruan komunistet!

@emigrant

Largesia ime nga ngjarjet nuk eshte argument per te mos me lejuar mua te flas per to.

Tani flasim per rastin ne fjale mos e pergjitheso me luften e klasave qe erdhi me vone etj.Ato qe ndodhin ne kohe lufte jane te ndryshme nga ato qe ndodhin ne kohe paqe.

" Sa nga ata lumjanet qe pushkatuan ishin pa asnje lloj dyshimi njerzit qe vrane partizanet e Shefqet Pecit? "

Kjo nuk dihet si e thashe me lart lufta ka ligje te tjera nuk ke kohe te grumbullosh prova e te besh nje hetim 6 mujor si po behet fjala vjen per protestuesit e vrare.Eshte ceshtje jete a vdekje duhet marre nje vendim i shpejte.gjithe pergjegjesia bie mbi komandantin por urdherat e tij zbatohen nga ushtare ne kete rast partizane te cilet ishin 20 e ca vjecare me nje pushke ne dore.Ushtria amnerikane ka vrare me mijera civile te pafajshem ne iraq afganistan vietnam e kudo.ushtaret qe jane denuar per krime numerohen me gishtat e dores.

Ne rastin e lumes nese sh peci po marshonte e gjate marshimit digjte fshatrat per qejf ate here eshte kriminel.por nese u sulmua dhe kundersulmoi per vetembrojtje dhe ne proces e siper mund te demtuar te pafajshem eshte ceshtje tjeter.pergjegjesia duhet kerkuar ne ata qe e sulmuan te paret.

Bukur bukur! Me erdhe ne shteg tani!

Me kete llogjike djegia e Boroves nga gjermanet eshte komplet e justifikueshme sepse autokolona gjermane po shkonte drejt Janines e s'kishte si objektiv te bente ndonje gje ne Borove.  U sulmua nga ceta balliste e leskovikut dhe ajo partizane "tomorri", te cilet realisht prisnin te sulmonin batalionin italian te Ersekes (ketu hyn ata kodoshat e SOE-se qe kordinon sulmin dhe deshira e tyre per t'i turrur gjermanet drejt Shqiptare, qe keta te fundit te beheshin me aktive ne lufte ndaj tyre), dhe kundersulmoi per vetembrotje (u vrane dhjetra gjermane) fshatin me te aferm aty per aty.  Pergjegjsia duhet kerkuar ne ata qe e sulmuan te paret, apo jo?

Po patjeter qe pergjegjesine e kane ata qe sulmojne te paret, qofshin dhe te pajisur me cadra automatik dhe stilokalema pistolete si ne 21 Janar. Pse si kujtove ti?

edhe kete, dhe nuk te gergas me: nqse gjermanet po digjnin nje fshat shqiptar ne kunderpegjigje te djegies se nje fshati gjerman nga militaret shqiptar, do e kuptoja qendrimin tend!

e kupton ku con indoktrinimi? te barazosh luften frontale ose guerrile me token e djegur. aferim!!!

Kjo eshte logjika e albes emigrant e jo e imja.  Dhe analogjia qe bej une vlen.  Partizanet pushkatuan lumjane te pafajshem meqe atyre i'u vrane partizane ne ate zone.  Sa per saktesim une s'e justifikoj ne asnje menyre djegien e Boroves nga gjermanet, edhe pse shenjat tregojne qe sulmi qe ishte planifikuar per batalionin italian te Ersekes me qellim u drejtua per autokolonen gjermane nga kodoshi Smajli i SOE.

Ne rastin e Boroves fshataret e saj nuk moren pjese ne luftime pra ishte ndeshkim i paster.Ne rastin e lumes fshataret e saj nen udheheqjen e bajraktarit luftuan kunder partizaneve.ne kundersulm bashke me fajtoret mund dhe jane vrare edhe te pafajshem.Veriu funksiononte ne ate kohe me bajraqe.Ne rast se i paguhej  bajraktarit nje dore e mire paresh ai mblidhte burrat e bajrakut dhe behej me paguesin.Ata merrnin pare nga jugosllavet , pastaj nga zogu , italianet e me se fundmi gjermanet.

alba, nuk besoj se e ke per mua ate pergjigje... nuk te fola aty poshte, qe te jap mundesine ta rishikosh ose ta vesh e vendin ku duhet. smiley

 

Qe ta mbyllim kete muhabet lumjanet i shkrepen pushket si burrat dhe konsekuencat duhet ti pranojne si burrat.

jo jo, qe ta mbyllim ket muhabet po te them qe as me kuptove fare dhe koburen e zbraze ne hi.

me te mira!

"e keqja jug "
sepse pjesa me e madhe partizaneve ishin nga poshte shkumbinit

Sepse ne veri nuk kishte mbeshtetje masive per partizanet. por per nacionaliste apo dhe bashkepunetore te nazizmit disa krere.

Sepse partia komuniste me vetedije te plote dhe per pushtet te paster per vetvete, ne fillim sulmoi bashkepunetoret dhe pastaj, ballistet, pastaj legalistet pastaj nacionalistet. pastaj ate qe ishin brenda frontit por qe nuk ishin komuniste, pra partizane por jo komunistet. pastaj vazhdoi me vetepastrimin e saj, deri ne 82 me me mehmet shehun e kadri hazbiun si te fundmit tradhetare. por qe fund e krye ka qene lufte per pushtet pa skrupuj. o me mua o i vrare!

Dhe ky i shkreti i ka pare me syte e tij keto krime ne shkoder. dhe e ka njesuar komunizmin me jugun.

pjesa tjeter me duket rroitje(rrjedhje nga mosha), sepse nuk eshte shkodra veriu i vetem, eshte dhe tropoja per shembull, apo dhe rrafshi i dukagjinit, fushe kosoava, shkupi, pollogu , dibrat etj etj.

por ka dicka te vertete po qe ky nuk e thote ashtu si duhet.  qe ka te beje me jugun.  qe ka te beje me kufirin ndares te lindjes dhe perendimit qe kalon mu mes permes shqiperise se sotme, etj

A nuk e dini qe lufta e klasave i ka marre frymen jugut me shume se veriut?Se intelektualet e jugut jane masakruar ne mos njesoj ,me shume se te veriut?Kam njohur shume veriore me''njolle ne biografi'' qe jane shkollluar e punesuar ,ashtu si ne te njejtat pozita kurre nuk ngriten koken jugoret.

Komunizmi i ka djegur te gjithe njesoj,jug e veri dhe nuk ka qene ideja origjinale e ''qenit''.

Mercenarizmin , oportunizmin dhe tribalizmin shqiptaret e kane ne gjak.Ne librin ''Rete dhe Guret'' , Petro Marko tregon se si shkuan ne interviste pune (ne kohen e Zogut)dhe nderkohe qe prisnin,vendin e punes e kishte marre dikush me letren ''fejte çeket'' smiley...dhe keshtu vazhdon...

ta kisha fjalen qe ky ja ka fut kot per punen e jugut. komunizmi ishte nje gje e re ne ato kohe dhe kishte goxah levizje ne te gjithe bopten perndimore, per cudi te gjiteh komnistet shqiptare ishin te arsimuar jashte dhe pjesa me e madhe ishin nga jugu. ( dhe grupi i shkodres)

ca ti thush ktij te shkretit tani?

 

ky aq ka pare e ate thote , i ka rene shkurt fare.

Nuk i them atij jo,ai ka vuajtur,eshte lodhur pastaj ka shfryre,por fenomeni ''jugu i keq''eshte fatkeqesisht i perhapur te brezi i ri smiley Akoma nuk e kane kuptuar qe ne jemi ''the same shit''

Shume te kompleksuar jane keta verioret me kete komunizmin,mer Zot !.:o

Eshte fanatizem , injorance ,apo mllef i akumuluar ?

tani me pak banalitet ,po i qendis  dy rreshta :.smiley

jugoro-komuniste ?!  dmth -meqe Gjirokastra ,"polli" nje njeri si Enveri ,jugu duhet te identifikohet me komunizmin,kurse veriu qe ka "pjelle "Berishen ,duhet te identifikohet me demokracine . A mjafton fakti ,qe keto dy rajone "te pjellin "nga nje ekzemplare ,per te pergjithesuar gjithe mendjet njerezore  ,qe perfshijne keto 2 rajone ? Lus Zotin qe ketej nga zona ime ,mos "te pjelli" ndonjera ndonje perbindesh ,se u perbindeshizuam te gjithe .smiley

 E verteta :Ai jugoro- komunisti ,pervec faktit qe nuk e  do Berishen, ka gjasa me te medha  te dije jo vetem c'eshte demokracia ,por te jete dhe demokrat me shume ne shpirt dhe veprime se ai verioro-demokrati ,qe fjalen demokraci e perkthen-Berisha  te hengsha zemren .smiley

A mjafton fakti ,qe keto dy rajone "te pjellin "nga nje ekzemplare ,per te pergjithesuar gjithe mendjet njerezore  ,qe perfshijne keto 2 rajone ?

Po ti qe pergjitheson verioret si te kompleksuar, fanatike, injorante e te mllefosur ne baze te nje interviste nga nje prift katolik nga veriu qe ka vuajtur teper gjate komunizmit, cfare po ben?

Une s'kam fare komplekse te tilla ,prandaj dhe pyes ,se nuk e kuptoj pse-ne

Nuk nisem fare nga ky prifti,por nga ajo qe kam degjuar ne pergjithesi nga njerez qe jetojne ne pjesen veriore. Nuk e ve re ne jug kete gje,pavaresisht se do thuash ti ,qe jugu voton majtas ,nuk eshte e njejta gje .Veriu ka nje lidhje shpirterore me te djathten ,jo thjesht ideologjike . Une votoj te majten ,pa u shprehur me superlativa per Ramen ,se per mua PS ,nuk do te thote Rama...madje ta them dhe kete ,qe nuk e dua Ramen ne krye te PS-se.

S'ke komplekse te tilla? Je e sigurte per kete?

Sa njerez paske degjuar ti qe jetokan ne pjesen veriore qe mendon se ke te drejten te pergjithesosh te gjithe verioret si te kompleksuar, te mllefosur, fanatike, injorante?

Pa me thuaj pse e voton "te majten" dhe PS? Per cfare arsye e ben kete?

 

Po,jam. Kam degjuar ,aq sa mendoj te shkruaj nje koment ,se s'po bej ndonje studim .Nuk mendoj se e ke kuptuar komentin tim. Nuk kam kohe as  t'i pergjigjem asaj pyetjes se fundit ,por te siguroj ,se une e votoj te majten ,per ato arsye qe ti i beson se i ka e djathta. Me eshte mbush mendja, qe eshte thjesht ceshtje besimi . Se cili nga ne eshte ne vendin e duhur ,kete nuk e dime ne menyre absolute ,ishalla jemi .

Kam degjuar ,aq sa mendoj te shkruaj nje koment ,se s'po bej ndonje studim

Athere pse ajo qe thua ti qendron dhe ajo qe thote Jubani nuk qendron?

Nuk mendoj se e ke kuptuar komentin tim.

Ah jo? Ne rregull athere, ma shpjego qe ta kuptoj.

se une e votoj te majten ,per ato arsye qe ti i beson se i ka e djathta

Ne fakt une nuk jam shprehur ndonjehere se jam i majte apo i djathte.

 

@twintip

qendrimit 'komunistet jugore sunduan per 50 vjet kshtu qe salija ka legjitimitet te sundoj per 50 vjet po ashtu, qe te vendoset nderi i verioreve ne vend'

Ku e paske vene re kete qendrim ti?

ben ca pyetje shume femijerore i pakpashem.. as te pyesesh nuk di... meskinizem i thon ktij, kur kapesh pas detajeve, pas gjerave te vogla.. nejse.. kete qendrimin qe permenda, te cilin e kam gjetur ne logjiken politike te shqiptareve veriore e ka konfirmuar pervoja ime personale e perditshme kur te bie rasti te diskutosh me shqiptare veriore. une kete shkruajta, ti do ndonje reference akademike a si?

I pakapshem

Ne rast se ajo qe thote Jubani ,ty te duket shume bindese ,une s'po e vazhdoj me tej muhabetin se eshte e kote. Ti si gjithmone ke shpirtin e kundershtarit  . Nese jeton ne USA ,ben mire te vesh e ti pyesesh vete ata, qe jetojne ne veri dhe do e shikosh qe kompleksi nuk qendron ne anen time, por ne anen e Jubanit. S' po zgjatem me per Jubanin ,i'u prehte shpirti ne paqe dhe s'ja vlen ta marrim neper goje nje njeri jo vetem qe ka qene njeri i Zotit ,por akoma s'ka si ka zene vend mire dheu.

sa per bindjet ,mbase ke te drejte,por dhe qe gerricesh vetem me te majte,kete mos e moho.

Komentin tim e keqkuptuar ,se se kisha ne ate qe te gjithe verioret jane ......ato qe kam thene me siper ,por ka njerez te vecante ,qe jane pre e kesaj mendesie arkaike ,qe  nuk i sherben as bashkejeteses se mire tones ,por dhe nje Shqiperie evropiane ,drejt se ciles ne synojme te ecim.

smiley

ajo qe po kerkon ti eshte nje zbatim rigoroz i korrektesise politike, sepse kompleksi i inferioritetit (i cili manifestohet nepermjet nevojes per te kompensuar, dhe nepermjet qendrimit 'komunistet jugore sunduan per 50 vjet kshtu qe salija ka legjitimitet te sundoj per 50 vjet po ashtu, qe te vendoset nderi i verioreve ne vend').. ky kompleks, na pelqen apo jo, eshte nje fenomen prezent dhe konkret qe konfirmohet nga pervoja personale e perditshme jona. eshte human, dhe jam i idese se ndodh ne shume vende te tjera.. dhe ti mund ta mohosh po deshe ne emer te korrektesise politike, por kjo nuk e zhduk. me vete ai mbetet ndoshta fenomeni me percares i shqiptareve.

 Ore djema! Eshte turp i madh per  moshat e reja te kene komplekse  ndarese  JUG-Veri, bazuar ne ca te rrjedhur si i shkreti Dom Simoni.Po eshte e vogel Shqiperia per ta ndare ne dy e me shume pjese ore.Nuk ka te persekutuar e te pushkatuar me shume ne veri se sa ne jug.Komunizmi ne jug  dhe sidomos Enver Hoxha eshte njohur mire  ne laberi e ne krejt jugun, vetem pasi Vendi i çlirua.Njihej mire Spiro Moisiu dhe Bedriu e Mustafai.Se  idete komuniste me se pari linden ne Shkoder, prej nje figure brilante si Zef Mala, pastaj ne Korçe e Tirane.Aliu  beri vetem disa xhiro nga "Bashteja e Teqes" dhe  neper Gjirokaster, duke i ndrruar kapellot me strehe qe i bente Baudin Dobi, medemek si shenje e nje te  i internuari prej Zogut, por as e ndezi e as e shoi punen, per organizimin e levizjes komuniste.

   Kini haber çfare kollosi  mendimtar ka qene Zef Malaj.E dini qe Toliati ja kerkoi Enver Hoxhes, te nxirrte prej burgu dhe  ta merrte ne Partine Komuniste italiane, si kuader te saj?Por ai nuk e leshoi sepse ja dinte kapacitetin.Kur te degjoni Spartak Ngjelen, idete demoktrate  te tij, mesojeni se degjoni dhe  vete..... Zef Malen.Figura te tilla te prishura kane qene humbje te medha te thesareve te kombit e jo nje Dom Simoni,  me katra putrat qe leshovi ditet e fundit te jetes se vet.Po sot pse nuk kemi figura te tilla, mund te pyesni.Kemi ore si nuk kemi por ku i lene te ligjte te shtrohet trapezi,... per te miret dhe te mençurit.Eh, sa e hershme eshte kjo lufte mes te mires dhe te keqes.

Gjer sot ka triumfuar e keqja djema! Ndaj bota sa po vete e me shume po prishet, me e keqe po behet...Ndaj "prish"dhe ky i marri yne.Qe te mos dali prej siraje.Disa dhe ketu ne ppu u ka mbetur ora komunistet more komunistet...E Çakejte e transformuar ne demokrate, po bejne baderdine mbi trurin e kombit, mbi pasurine e kombit.

   Po t`ju them nje gje tjeter; ka pas valle me komuniste fanatike se  se komunistet angleze,  me pasardhes te tyre, laburistet e sotem? Dhe jo vetem dikur ne largesi kohe, por gjer vone shume vone. E dini dhe pse e mori emrin dhe nga cili shembull Partia e Punes?Nga shembulli i  laburisteve angleze.Jo nuk ka patur, tjeter kund ne Evrope si ne Angli, komuniste fanatike.Pastaj vinin ata franceze e italiane...

   Mirepo asnje anglez nuk i anatemon si disa shqiptare vellezerit e tyre.Ne jemi ALLOSUA

Me shume mirekuptim, bashkebiseduesit jane te lutur qe ta ruajne mllefin brenda kufijve te etikes.  Intervista eshte dhene ne moshe madhore, Dom Simoni ka nderruar jete, dhe le te mos harrojme ato vite qe ka kaluar burgjeve.  

Nuk bie dakort me shume mendime te shprehura ne kete interviste, por ka menyra me njerezore per t'i vene ne pah.

Jam ok , me Monden ..

smiley

Monda, bie  dakort me sa thoni Juve. Por po ju tregoj, sa me ka thene nje Imam, i Xhamise se Imam Rezase, ne Mashad.Nje qytet Persian buze kufirit me Afganistanin.Eshte nje xhami nga me te famshmet, ku njerez  teper te vuajtur, me halle shendetesore e psiqike, ecnin gati gjysem kilometri ne gjunje, mbi pllaka mermeri, gjersa  ta arrinin ta preknin varrin e te shenjtit Imam Reza.(Nje rit gati i njejte me ate te qe bejne pelegrinet  ne Fatima, Portugali) 

Mu duk nje setrlodhje e pamotivuar dhe pyeta ne se Zoti  do te ishte  i dijshem, per ato sakrifica....Pse duhet te vuaje i vuajturi, e pyeta

-Biri im-me foli imami.

-Kordinanat e zbritjes ne Ferr  apo lartesimi  ne Parajse jane dy polet e nje boshi vertikal kordinativ.Poshte tij jane vlerat e elementeve shpirterore qe kane  shenje negative.Persiper tij jane jane vlerat e elementeve shpirterore me shenje pozitive.

  Nuk i takon Perednise, por insanit (njeriut) per te zgjedhur ku duhet ta gjeje vehten.Se eshte insani qe duhet te mesoje  se thellesia e te keqes dhe  lartesia e te mires,  ne vlefte absolute jane te njëjtë.Ndryshimi thelbesor  midis tyre.....  eshte vetem kahja e ndryshme.Insanit i eshte caktuar detyra ta zgjedhe kahjen....Që  e dallon me ... RENIEN.

 I RENI, dallihet nga gjuha e urrejtjes...

Per ate, Zoti, nuk ka meshire diten e shpagimit,  por e dergon drejt e ne Ferr !

Plaga e luftes se klasave ka mbetur ende e pambyllur. Armiqte e djeshem te kllases nuk gjejne dot prehje as sot, sepse jo vetem qe kurrkush nuk u ka kerkuar falje per tragjedite qe u kane shkaktuar, por u thuhet se mire ua kane bere, i kane merituar denimet e sistemit komunist.

 

armiqte e djeshem te kllasave nuk u plas per veten e tyre perderisa mbeshtesin mikun familjar te familjes hoxha i cili deri tani vetem ka tall trapin me ta. Kurse armiqt e kombit duhet ta dine qe heret a vone i njejti fat do i presi fatkeq-miresisht.

kjo ne fakt  shpreh mundesen e identitetit kombetar tek nje pjese e popullsise ne veriun shqiptar.nje pjese e tyre jane akoma ne periudhen e vilajeteve.ne zona te thella ku njeriu lindte e vdiste pa levizur nga fshati i tij eshte e veshtire te kete identitet kombetar te fuqishem.kjo do te vije me zhvillimin.ndersa sa per komunizmin edhe kundershtaret e tyre (balli kombetar) ne jug e kishin rrenjen.pastaj mos identifikoni veriun me katolicizmin.seperatizmi krahinarist eshte akoma gjalle edhe mbas 100 vjeteve shtet shqiptar.ky mban gjalle antishqiptare si berisha akoma ne kembe.une ve bast se po te kish qene enveri (me te njejten veprimtari) katolik shkodre keta do gjenin 1001 menyra per ta justifikuar.eshte turp bqe kane ndjenje kombetare ruset (ca te bardhe ,ca te zinj, dhe ca te verdhe)apo maqedonasit? dhe qe i permbushim te gjitha kriteret historike dhe kulturore per qene nje komb solid ngelem duke share njeri -tjetrin.nejse njerezit qe nuk bejne seks kane shume urrejtje.

 "....nejse, njerezit qe nuk bejne seks kane shume urrejtje....!

 A... ju lutem shume! Ky definicion nuk shkon sipas formimit  shqiptari i vjeter.

Nuk e kane njohur me kete emër te ri,.... zanatin(aletin) e vjetër.*****

me "dem" jam ne rregull?

Shpirt'i tij i vuajtur,u prehte ne paqe!

flm Monda!

Per Monden: gjera te cala, kaq te vobekta dhe qe te ngelin ne dore si kjo interviste, eshte mire te mos sillen te bashkevena me njoftime vdekjesh.

Ndoshta, emo.  Por sa per format, c'beri po te ishin te ndara?  Njoftimi i vdekjes se "klerikut qe mbajti meshen e pare publike" pas renies se sistemit ne artikull me vete, e nje kat me poshte intervista ne fjale?

smiley

well, edhe te mos sillej hic, sikur s'do ish keq. them per intrevjune. se per vakine, shume mire qe e solle.

jo per gjo, po Fato labet aty i ke, me bejte hazer ne dore.

 emigrant - jo more emo! ka bere shume mire qe e solli Monda.Nuk eshte bere aty gabimi por ai.... gazetari.Kam thene qe e hane sapunin per rrote djathi.Nuk eshte  faji i foto labeve..........

Dmth emo, me moton "what they don't know won't hurt them?" Mire smiley.

Por nqs Dom Simoni i ka mesh-uar per 20 vjet disa nga keto mendimet e shfaqura ne interviste, mnjf ne retrospektive, prurja a mosprurja ne peshk s'ka c'i ben peshores. 

 Ashu eshte  Monda.Ke te  drejte. E une  e kam me shume me te ...meshuarit e tij dhe jo me ate vete. Se kemi shume te  prekur nga nje lloj virusi ...edhe  meshtar

Si do e trjatonim nje interviste te diktatorit, pas vdekjes, ku diktatori thote se krimineli eshte Ramiz Alia qe me vrau te gjithe shoket !!!!!

 

Ju prehte shpirti ne paqe.

 Une kisha krijuar nje fare respekti keshtu a priori per kete ngaqe ishte prift, po ky paska qene ku therret qameti!

Mesova dhe nje gje te re, qe paska pas nje lloj komunizmi babaxhan me qender ne veri te Shqiperise dhe me perfaqesues Tuk Jakoven. smiley Rrezik edhe Saliu eshte varianti i demokracise veriore babaxhane. smiley

Unë mendoj se ka një diferencë të dallueshme në qasjen ndaj jetës që kanë shoqëritë shqiptare në Jug dhe në Veri. Në Jug, (Vlora spikat kryesisht këtu), individët e marrin veten shumë seriozisht. Ndoshta më seriozisht nga c’duhet. Ndërsa, Veriu ka një tendencë për të mos e marrë veten dhe kaq seriozisht. E kam të vështirë të them, se cila prej këtyre të dy përqasjeve është më inteligjente. Mendoj, që gjithsesi, kjo i bën veriorët më të hapur, më miqësorë, por dhe më idhnakë kur vjen puna tek refuzimi i miqësisë. Ndërsa, jugorët janë më të vështirë, por dhe më të dashur, në dhënien e miqësisë. Personalisht, mendoj, se ky qëndrim duhet të jetë sa më i balancuar, që të mos shkaktojë përcarje dhe armiqësi.

 

konstatim shume i sakte....

Në Jug, (Vlora spikat kryesisht këtu), individët e marrin veten shumë seriozisht. Ndoshta më seriozisht nga c’duhet. Ndërsa, Veriu ka një tendencë për të mos e marrë veten dhe kaq seriozisht. E kam të vështirë të them, se cila prej këtyre të dy përqasjeve është më inteligjente. Mendoj, që gjithsesi, kjo i bën veriorët më të hapur, më miqësorë, por dhe më idhnakë kur vjen puna tek refuzimi i miqësisë. Ndërsa, jugorët janë më të vështirë, por dhe më të dashur, në dhënien e miqësisë. 

Laughing

Aman, mos i bie kaq shkurt here tjeter smiley.  Na ke marre n'qafe me kete pritshmerine.

 Sorry, no other time! Gonne fishing. Forever.

Monda,

Po të përgjigjem me një citat të huazuar nga një prej shkrimtarëve të mi të preferuar. Czeslaw Milosz, e hap kështu kryeveprën e vet “Mendja e Robëruar”

"Nëse dy vetë grinden, dhe njëri nga ata ka 55 përqind të drejtë, atëherë mjaft mirë, dhe nuk ka përse të copëtohen. Po, nëse ka 60 përqind të drejtë? Shumë bukur, kjo është gjë e mirë dhe ky duhet të falenderojë Zotin. Po c’mund të thuhet, nëse ky dikush ka 75 përqind të drejtë? Njerëzit e mencur, thonë, se një gjë e tillë është mjaft e dyshimtë. Po, c’mund të thuhet kur dikush ka 100 përqind të drejtë? Ai që thotë se ka 100 përqind të drejtë, ai është një dhunues i fëlliqur, një grabitës i tmerrshëm, maskarai i maskarenjve. (thënie e vjetër cifute)..."

P.s. per te te thene qe i degjoj gjithnje opinionet e ndryshme nga te miat.

kete qendrimin qe permenda, te cilin e kam gjetur ne logjiken politike te shqiptareve veriore e ka konfirmuar pervoja ime personale e perditshme kur te bie rasti te diskutosh me shqiptare veriore. une kete shkruajta, ti do ndonje reference akademike a si?

Sikur te thoja une ty qe pervoja ime personale me shume jugore nga diskutimet me ta kam gjetur nje urrejtje dhe percmim te thelle per verioret, deri aty sa shqiptaret nga kosova as i konsideronin shqiptare, cfare do thoje?

@venusi

Ne rast se ajo qe thote Jubani ,ty te duket shume bindese ,une s'po e vazhdoj me tej muhabetin se eshte e kote.

Ende s'jam shprehur per cfare ka thene Jubani.

Ti si gjithmone ke shpirtin e kundershtarit .

Shenje dorzimi kjo?

Nese jeton ne USA ,ben mire te vesh e ti pyesesh vete ata, qe jetojne ne veri dhe do e shikosh qe kompleksi nuk qendron ne anen time, por ne anen e Jubanit.

Kam pyetur boll dhe s'kam pare ndonje kompleks tek ta.

S' po zgjatem me per Jubanin ,i'u prehte shpirti ne paqe dhe s'ja vlen ta marrim neper goje nje njeri jo vetem qe ka qene njeri i Zotit ,por akoma s'ka si ka zene vend mire dheu.

Pra po mos te ishte prift dhe te ishte i gjalle do ta kishe bere qepaze he?

sa per bindjet ,mbase ke te drejte,por dhe qe gerricesh vetem me te majte,kete mos e moho.

Gerricem me apologjetet dhe mbeshtetsit e regjimit komunist, e vertete.  Se keta e quajne veten te majte, te djathe, a te qendres ka pak rendesi.

Komentin tim e keqkuptuar ,se se kisha ne ate qe te gjithe verioret jane ......ato qe kam thene me siper ,por ka njerez te vecante ,qe jane pre e kesaj mendesie arkaike ,qe nuk i sherben as bashkejeteses se mire tones ,por dhe nje Shqiperie evropiane ,drejt se ciles ne synojme te ecim.

Jo jo, ke thene keta verioret.  Nuk ke saktesuar gje qe ka njerez te vecante qe kane mendesi arkaike.

 

 

 

Urrejtje apo percmim? Se jane dy gjera te ndryshme dhe nuk shkojne bashke. Une pershembull urrej serbet, po jo se i percmoj, nderkohe qe s'mund te them te njejten gje per simpatizantet e ndonje partie politike te caktuar

Keto dy ndjenja mund te egzistojne ne te njejten kohe; nuk eshte e thene qe po ndieve njeren per dike nuk mund te ndiesh tjetret.

ik o i pakapshem se ti e ke ngatruar emrin.. ti duhet ta kesh emrin 'ha mut kush kapet me mua', jo i pakapshem.

ti askend nuk bind.. me thuaj nje njeri qe ke arritur ta bindesh me argumentet e tua. une nuk e kam pare. sepse ti nuk je ktu per te bindur robe.. se NUK MUNDESH.. ndasj ti ben 'the next best thing'.. ti je ktu per ti 'kapur' ata. dhe te vetmen sfide qe ti ofron eshte 'me kap mo munde'.. qe mkujton mua nje adoleshente me pucra qe vesh nje bluze me logon, 'ti s'ke shanc me mua'.. adoleshente sepse eshte qesharake kjo, me pucra per te ilustruar se 'askush s'po e rruan trapin me te kap ty'.

 

mgjth, perpara se te fillosh te dalesh me konkluzione se 'po terhiqem' (je shume predictable).. po te them se percmimi ekziston tek shqiptaret e jugut ndaj atyre te veriut ne permasa po te njejta sa ekziston anasjelltas, ose sa ekziston tek labet per lalucet.. edhe tek shkodrani per fierakun. urrejtje? nuk mund te them se ekziston. te vetmen urrejtje qe kam pare vertete eshte midis tropojaneve dhe vlonjateve, por kete e kam verejtur direkt pas 97 dhe jo me sot. urrejtje nuk kam pare tek asnje shqiptar ndaj nje krahine tjeter. mbaj mend para disa vjetesh isha une e nje shoku im, dhe ktij i erdhi i vellai disa vjet me i vogel.. dhe kur ishim ne nje kafene po na tregonte per sherret qe kishte bere ne ushtri.. sherre me maloke. dhe ktu dmth e pame si une si i vellai percmimin.. une e i vellai shihnim nj-tj dhe po komunikonim te njejtin mendim, se e ka fajin ambienti.. mirepo ai vazhdoi ne te tijen.. deri sa i vellai i tha, 'boll o tope...'.

por ne nuk po flisnim fare per kete.. ne po flisnim per kompleksin e inferioritetit tek verioret i cili manifestohet tek medoemosja e sundimit te shqiperise nga nje verior. kete psh nuk e sheh tek nje jugor. nje jugor nuk thot, 'mplasi trapi mua se po me qihet nena nen kete pushtet.. mjafton te jete nga veriu sundimtari..'.. kurse tek verioret e sheh kete. psh Blendi kishte sjell nje video para ca kohesh e titulluar "familjarisht te papune, por militante gjithsesi'. aty ilustrohet shume bukur ky kompleks. jam i sigurte se e ke pare already.

ik tani, dhe mos haro ate qe te thash, emrin duhet ta kesh 'ha mut kush kapet me mua', jo 'i pakapshem'.

 Është ca konfliktual ky artikull. Dëshmia aspak politikisht korrekte e një të ndjeri dhe të përvuajturi. 

Nuk ia vlen të bësh me faj Jubanin, faj kanë të gjallët që ia marrin dëshmitë prej dheut dhe ua hedhin të tjerëve në fytyrë. 

Kujt i kujtohet Shqiperia pa Ham -Humsa

http://youtu.be/lu9d_IKFgTU

http://youtu.be/zR1PuvRk1Jc

dhe sot kur digjon .....ciu ciu si cicerima  e kalamajve qe mesojne te vershellejne ne pyjet e Mullaheve ...... kur dhite ikin larg ...... larg e me larg !

http://youtu.be/COkSLBm8VjQ

Si nuk u ngopet me teori DEBILESH per studius te MbeDhej MeR Jahu per ndarjen e Shqiperise Veri -JUG ! Cfare kohe per tu cfaqur te rritur ....rritur si Plepi anes Lanes ,ku derdhen ato  ...... dhe ku nje kalimtar i rastit ose dhijar ne turme i vadit here pas here duke urinuar rreze tyre per ti ushqyer !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).