images-1.jpg (220×146)

Për herë të parë Këshilli Bashkiak i Vlorës do të drejtohet nga dy femra. Risia, më shumë se sa befasoi opinionn publik, pasqyroi edhe krisjen e koalicionit Aleanca për Qytetarin, e cila është në minorancë në këtë këshill.

Rezultati i votimit për kreun e këshillit nxorri fituese Etjona Hoxhën, e cila ka marrë po sot pozicionin e kryetares së këshillit bashkiak. Aleanca për të Ardhmen i ka lënë hapësirë koalicionit tjetër për të propozuar emrin e nënkryetarit të ri të këshillit bashkiak. Por ndërsa Aleanca për Qytetarin ka paraqitur për këtë pozicion kreun republikan në Vlorë, Saimir Haxhiun, nga ana e PDIU, është vetëshpallur si kandidate edhe Elisabeta Koromani, duke pasqyruar krisjet mes koalicioni. Mbështetja e së majtës për Koromanin, ka bërë që për herë të parë këshilli bashkiak i Vlorës të drejtohet nga dy femra.

Po gjatë kësaj seance, kreu i bashkisë Vlorë ka bërë betimin para këshillit të ri bashkiak. Ka qenë kryetarja e këshillit bashkiak, Etiona Hoxha, e cila lexoi mes solemnitetit të vendosur në sallë tekstin e betimit, ndërkohë që fraza “Betohem” e Gjikës, e ka rikonfirmuar atë në detyrë si kryebashkiak i Vlorës në mandatin e tij të tretë. Ndër të tjera Gjika ka falenderuar gjithë zgjedhësit për besimin, duke garantuar edhe pjesën tjetër të qytetarisë vlonjate se do të jetë pandërprerë në shërbim të tyre dhe qytetit të Vlorës.

Përmbajtja e këshillit të ri bashkiak është kjo: për Aleancën për të Ardhmen 19 PS, 2 PDS, 2 PDK, 1 G99 ndërsa për Aleancën për Qytetarin 9 PD, 5 PDIU, 3 LSI, 1 PR, 1 AD, 1 BK, 1 BKD. 

5 Komente

gjithmone e majta e gatshme per te "vleresuar " femrat ,te djathtet shume maskilista .smiley

te djathtet shume maskiliste 

venus, hapu shoqerise peshkore, cfare kishe me Kryetaren e Parlamentit? smiley.

Per "artikllin", thjesht do i ndryshoja titullin.  (Pa dallim anesh) : Ne Vlore, matriarkati me ligj smiley.

 

pse femer eshte ajo ?smiley

Une kisha lexuar disa komente te tipit :e beri si burrat (andej nga Brukseli ) dhe thashe se s'ishte me ne anen tone .  smiley

 sic e bejne ligjin ne amerike zezaket.

Po imagjinoj nje sherrr tani mes drejtueseve ne keshill bashkiak ,u kenaqa smileyE hengren Shpetimziun,apo s`eshte dhe i vogel i vafri ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).