Inspektori i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Shtetëror, Saimir Kodra ka propozuar dje kalimin e këtij institucioni në varësinë direkte të kryeministrit. Sipas tij është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore për reformimin e SHISH-it sipas modelit italian ku shërbimet sekrete janë vendosur nën autoritetin e shefit të qeverisë. Kodra e shprehu këtë qëndrim në tryezën me temë “Nevoja për të reformuar sistemin e shërbimeve informative në Shqipëri” të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. “Është e domosdoshme miratimi i një pakete ligjore ose të një ligji të unifikuar për shërbimet inteligjente. Pjesë e kësaj reforme sigurisht që duhet të jetë edhe SHISH. Të mos harrojmë se baza ligjore mbi të cilën funksionon aktualisht SHISH mbështetet mbi paketën kushtetuese të vitit ’93 që nuk ekziston më. Përderisa flasim për reformë mendoj se modeli italian i ndërmarrë në ’07 është mëse efikas. Jo se SHISH është një institucion autonom por kalimi nën autoritetin direkt të kryeministrit mendoj se mund të jetë një nisëm e duhur”, u shpreh mes të tjerash Kodra.

Inspektori i Përgjithshëm i SHISH-it emërohet nga Këshilli i Ministrave për kryerjen e inspektimeve në veprimet e këtij institucioni. Në bazë të ligjit për SHISH ai i raport drejtpërsëdrejti kryeministrit, pavarësisht se është nën vartësinë e Drejtorit të këtij shërbimi. Si “mëkëmbës” i qeverisë pranë SHISH, qëndrimet e shprehura dje nga Kodra duket se reflektojnë ndërmarrjen e një nisme të re nga ana e ekzekutivit për reformimin e këtij institucioni. Pjesë e kësaj reforme pritet të jetë edhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë.

Lajmi është konfirmuar po dje nga drejtori i SHIU-t, Ylli Zyla. “Shumë shpejt në Kuvend do të paraqitet një projektligj për reformimin e SHIU-t”, deklaroi ai në tryezën e organizuar nga IDN. Sipas tij reforma në agjencinë sekrete të ushtrisë del si domosdoshmëri tani që Shqipëri është bërë anëtare e NATO-s. Por duke folur për këtë çështje ai zbardhi në vija të përgjithshme dhe qëllimin e këtij projektligji. “SHIU duke qenë një strukturë që ka për qëllim ruajtjen e sigurisë në vend do ketë të drejtë në bazë të kësaj reforme të grumbullojë informacion mbi çdo veprimtari që kërcënon sigurinë e stabilitetin e vendit”, tha ai.

I menjëhershëm ka qenë ndërkohë reagimi i deputetit socialist, Ilir Gjoni, njëherësh nënkryetar i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare. Duke folur në tryezën e organizuar nga IDN ai ngriti shqetësimin se kjo nisëm ka për qëllim të dublojë SHISH-in. “Ju nuk mund ta keni këtë kompetencë pasi aktiviteti i veprimtarisë suaj është i kufizuar. Nisma që ju thoni se do të paraqitet shumë shpejt për miratim në Kuvend duhet të diskutohet gjerësisht, përfshi dhe marrjen e një mendimi nga partnerët ndërkombëtarë. Dyshoj se prapa këtij drafti fshihet synimi për të dubluar SHISH-in”, u shpreh Gjoni. Në të njëjtën linjë edhe deputetja tjetër socialiste, Vasilika Hysi, e cila është anëtare e komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore deklaroi se “mazhoranca duhet të heqë dorë nga paraqitja e këtyre nismave, të një rëndësie të veçantë, në momentet e fundit. Eksperienca ka treguar se të tilla projektligje sillen në sekondat e fundit pa u konsultuar dhe pa u shqyrtuar më parë gjerësisht”, tha ajo. Para një viti, maxhoranca përmes një projektligji synoi të bënte një reformë të thellë në SHISH. Por drafti hasi në kundërshti nga ndërkombëtarët ç’ka detyroi qeverinë të tërhiqej.

78 Komente

oboboboboboboooooo..............

Nuk e kuptoj arsyen e prurjes se ketij lajmi ketu ne PPU? Kjo eshte ceshtje e politikaneve te te gjitha paleve dhe jo objekt diskutimi per cdo rob qe ka nje tastature. Nuk eshte ceshtje ne kompetence te shoqerise por vetem te specialisteve dhe te politikaneve qe u takon me ligj te merren me kete ceshtje. Nqs. behet fjale per nje shatervan apo sic kemi rastin e tanishem me "Piramiden e kujtimeve mbi Enverin" eshte e kuptueshme debati i gjere publik, por jo cdo gje mund te diskutohet nga cdokush!!! Diskutimet e tilla per ceshtjet e sigurise behen nga kompetentet ne parlament apo komisionet parlamentare.

Megjithate, kjo prurje ketu "ne hanin e socialisteve te semure" do te sherbeje si gjithmone, per te share e ofenduar Berishen e qeverine para-mbrapa. Nuk ka sesi se tjeter gje perben nonsens!

kev

Jane te poshter Kev, nxjerrin sekretet e shtetit qe te dobesojne kalane tone socialiste qe eshte shkemb graniti ne brigjet e Adriatikut.

hahahahahaha..

      smiley., po thuaj cfare te duash ti,  pak nga pak, Kalaja e ka mar formen shkembit ne brgijet e Adriatikut, u ben mbi 20 vjet, ShISH-shi do te behet kordoni i hekurt dhe syri i Shqiponjes, qe do te zbuloje cdo komplot te jashtem dhe te brendshem, qe do te tentoje te rrezoje "Pushtetin Popullor Demokratik" te SB, me grushtin (dy gishta) lart Populli shqiptar do te ec perpara. Nje yll bote ka shqiperia, ai eshte Salia!  smiley

Kjo eshte ceshtje e politikaneve te te gjitha paleve dhe jo objekt diskutimi per cdo rob qe ka nje tastature.

Si "specialist dhe politikan qe te takon me ligj", cfare eshte kjo tastatura se ne injorantet nuk e dime? Mos eshte ndonje lloj supe me breshka?

Per kurjozitet, ti je ai specialisti qe i dergoi leter z. Berisha qe te mos hiqnin nga ambasada ate zonjen?

kompetentet ne parlament apo komisionet parlamentare

Kometentet ne parlament?!!! Kam gjysem ore qe po ferkoj syte se nuk me besohet qe kto fjale jane shkruar e zeza mbi te bardhe?

Kush tha, se do e shajme ? perkundrazi , do i them ,hallall Berishe !smiley

Edhe po e shame ,ti mos e hap fare kete teme,qe mos te te preket sedra ,qe po ta shajme ATE.

pse mor zoteri ceshtjet e sigurise kombetare  nuk qenkan per publikun?per cdo njeri qe e do vendin e tij keto jane me interes ,aq me teper qe ne drejtohemi nga nje njeri qe ka dhene mjaftueshem prova qe interesat kombetare jo vetem qe nuk i mbron por se ka  per gje ti shese thjesht per ndonje mbeshtetje partiake nga fqinjet tane(marreveshja e detit,varrezat e shkollat greke,fazllici,rregjistrimi etj).mendimi im eshte se po pregatit ndonje 'marreveshje' te re dhe kerkon ti kete ne dore te gjithe faktoret  qe mund te 'rrjedhin' ndonje te dhene  jashte oborrit.

Shqiptari i sfurqeve per siguri kombetare,

ate them edhe une por ti e kupton gabim. Ceshtja e sigurise sigurisht qe eshte ceshtje e vete shqiptareve por nuk debaton populli bageti neper forume me teknikalitetet politike e ligjore por te zgjedhurit e tije me vote qe kane tagrin per kete pune. Keto ceshtje jane ceshtje specialistesh si teknike sa edhe politike dhe mendimi i popullsise se gjere, JO kompetente nuk do te ndihmonte aspak pervecse do te cliroheshin pa fre energjite e injorances kolektive si ne cdo artikull tjeter qe tradicionalisht banalizohet shpejt.

kevin,se ti merr vesh nga ligjet .Na sqaro cik ,a e kemi te ndaluar te diskutojme (ne bagetia )per kete teme me ligj ? .smiley

Se, ne se jo ,na lere ne qejfin tone ..smiley

Venuse,

nuk te ndalon asnjeri edhe te deklarohesh "jam i trashe dhe filozofoj si te dua edhe pse jasht llogjike" nuk ka asnje ligj qe te ndalon! perzgjedhja jote...

ok,mos u anko shume atehere ,per trashesine tone , se na lejon ligji .smiley

 

me nje fjale e di partia kete pune.                                         epo mire po fleme te qete ne' bagetia' ,po ju qent kujdes  se mos u ze gjumi  me keto 'teknikalitetet' se u pret kocken cobani.ashtu te keqen kompetenti i babes                                                                             

 Kevi prandaj them une ke c'meson nga tye , boll sa te te lexosh nikun dhe e ndjek me "interes " keshillat e nje eksperti klasi.. Ku eshte Lefkofeja ! Ne pak  rresht do te thote lala tye per te kuptuar se " hani i socialisteve te semure " ( i sa raciste smiley , mund te dije me shume se i "gjithe pavioni i te semureve psikike" qe ushqehen me gjelle e teori MadHore zotrie berishiane . 

"Organet tona " smiley i thoshin ne ato kohra  .... Keto Organe nuk mund te je ne te Saliut sepse shndrohen ne KOPETENCA ekzekutive dhe kalojne statusin e Informimit ose qe te kuptosh me qarte MBJELLIN ngjarje si te REMZI Hoxhes (NP)

Dhe si cdo rob qe ka nje tastasture..smileymund te pejesesh me tej per te mesuar per sende e fenomene shume te MbeDhaJa zotrie , sic jane sekretet shtetnuere .

Megjithse artikelli e le per gjys idene , e bie te cunguar , perfaqesimi i atij Zyles se SHIU - t tregon qe ka depertime armiqesore ne Ushtrine e Kibernetikeve .Ku filloi i pari pastrimi .

Ne kulture me ....Piramiden..

Si duket i erdhi rradha Ushtrise smiley... E mer kedh teoricien...i/a 

idris,

me behet qefi qe te behet qefi qe me lexoke me qef keshillat qe ti jap me qef. Por nuk do te ishte e udhes qe qefin ta kishe qefli te realitetit me me qef dhe jo te realitetit me qef-mbetje? ushtroje talentin tend lirik per anen e dobishme, atehere do te te lexoja me me qef!

kev

 E kishim per shikun dobine  ... qe te mos flasesh para kohe gjera te padobishme . Po une pa lexue ca si Jue te "guzhines" nuk shtyj dot as te dera o KEV . Zoti u shtofte dhe falemnderit 1000 here admin. qe u gjen dhe u sjell smiley Ndersa ti i  thue per mue kapter Ramiut ...me e fshie or tie smiley

Kodra e shprehu këtë qëndrim në tryezën me temë “Nevoja për të reformuar sistemin e shërbimeve informative në Shqipëri” të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Tani modeli aktual eshte qe sherbimet inteligjente te koordinohen nga nje zyre e vetme pasi shume sherbime me rivalitet ndermjet tyre vetem sa demtojne punen per te cilen paguhen dhe s'ka asnje lloj dyshimi se ky ose keto sherbime duhet te jene ne varesine direkte te shefit te ekzekutivit, sic jane ne Itali, Amerike, Angli, Turqi etj. Sot kemi nje sherbim inteligjent qe gjithsesi eshte nen varesi te kryeministrit por funksionon si nje ngaster a bajrak personal. Drejtori i sherbimit inteligjent aktual, ish-biletashites, kerkon te bashkepunoje me sherbime te huaja te dyshimta pa dijenine e kryeministrit qe eshte shefi i ekzekutivit dhe populli i ka besuar day-to-day qeverisjen e vendit. Kjo s'ka asnje mundesi te qendroje ne kembe.

S'ke cer ti thush per qamet

 

Kevinjon - 21 Kor 2011 - 4:41pm - # 

Venuse,

nuk te ndalon asnjeri edhe te deklarohesh "jam i trashe dhe filozofoj si te dua edhe pse jasht llogjike" nuk ka asnje ligj qe te ndalon! perzgjedhja jote...

 Kevinjon - 21 Kor 2011 - 4:20pm - # 

Idris,

shiko, nje diskutim apo nje takim ne forum kalon nga nevoja per te respektuar dhe u kujdesur ndaj normave sociale e shoqerore. Ti ne komentin tend me siper qe ofendon nga te mundesh (jo mua nuk e kam per personin tim) nuk mund te krijosh kurre te une nje respekt qe mund te shnderrohet ne miqesi virtuale per bashkebisedim. Nuk e kam hallin as tek oreksi per kritike dhe as tek mbi-vleresimi i imazhit tim, eshte thjeshte nje princip qe une i qendroj besnik cdo "miqesie" per komunikim. E di qe as ti dhe as une nuk kemi nevoje te domosdoshme per njeri-tjetrin por gjithsesi nje fare respekti duhet ta krijojme a meritojme sepse ne rradhe te pare eshte tregues i vleresimit dhe respektit te vetes sone.

Ti je djale i zgjuar dhe jam i sigurte se me kupton.

kev

swed1 ,prisje dhe nje cik ,se do shtohesh  me "lista e bagetise "nga ana e Kev...smiley

ore po ktij sikur i erdhi nje here direktiva nga nato-ja e amerika qe te heq dore nga kjo marrje e shish-it... ky prape???

Twin duhet me lexue ate rreshtin ku "argumenton " ai i SHIU-t . Ka fillu me e coptue or tie . Nuk e ka reformen ne BLLOK . Pjese - pjese e ka msue Komandanti smiley . Dhe ketu vuvuzel pas vuvuzeli te shkallezuar or tie , me shpjegue 'benefickat" e reformes madHore KombeTare ! . Nga qellimi prurjes .......si gjithnji me kujt do me i tregu respektin tina " smiley

Je nje reagent si "tenje " kev . Thjesht nuk kam fare respekt per servile te kategorise tende , qe nuk mendojne me koken e tyre . Dallon me km larg qe je ne sherbim te Pushtetit Berishist si "vegel qorre " dhe jo si perfaqesues i nje bindje .. Me gjith ate , nuk mundeni , Ju , Politk show e me kompani  me u tregue "baballareve " se ku i kane arat . Ben me mire te krijosh respekt kur vjen e flet edhe shatra patra por ama ashtu si e mendon , jo si ta thone te tjeret dhe vetem rimbllacit . Kaq per respektin.

Ndersa per rastin konkret Erdha thjesht dhe vetem thjesht nga thenia Juaj plot lengje komunikuese e hapsira intelegjinte debati  : 

"nga hani i socialisteve te semure "

Edhe njehere per kategorine tende e te Plotikrave me show e ca nga Pylli Carshoves.... Jete te Gjate admin dhe dita njemije qe Ju peshkon e Ju sjell e ju le hapsira Intelektuale te MeDhAja smiley

Pa ju dita ne dhe te Huaj eshte nje shkretetire shpirterore . Per kete flm qe vjen !

Idris,

Edhe pse ke probleme me autoritetin nuk eshte e nevojshme te marresh dyfekun emocional. Te vleresova si "te zgjuar" por nuk po ma shperblen kur me konsideron si "ne sherbim" te pushtetit Berishist. Nqs. ke problem te kaperdishe se nje mendim i lire mund te jete edhe ne nje linje me pushtetin ashtu sic mund te jete edhe pushteti ne nje linje me konceptin individual te nje spektatori qytetar, mund te lexosh me shume mbi ideologjine komuniste per te identifikuar veten si i burgosur i vonuar i atij regjimi me pasoje te mos-gjetjes se vetes brenda konceptit te sistemit pluralist-demokratik. Lirika te identifikon si njohes i shkronjave per shkronjat te hane edhe trurin kur i perdor keq!

kev

tani e lexova kete punen e bagetive une qe thot ky kievi...

 

e ik o kev mo na ha bajgat

Duket se vec nje majmun u dashka per ta kthyer temen ne cirk!

ok, kush m'thote pse nuk duhet var nga k/ministri shish?
Se me nji llogjike te thjeshte, k/m i vendit eshte pergjegjes per sigurine kombetare, ka nen kontroll ushtrine dhe policine. Nqse shish nuk varet nga ky, kjo dmth se mund te kete mungese informacioni qe e pengon te marre vendimet e duhura kur i kerkohet. Parlamenti mund ta therrase drejtusin e institucionit per llogari po ne fund te fundit, pergjegjsi i vertete ngelet k/ministri.
K/m nuk mund t'i caktoje punen dhe metoden e punes institucionit, ke te pergjoje dhe kur por ka te drejte te jete i informuar ne cdo kohe qe kerkon
Une kshu e shof, pak rendesi ka se kush eshte k/m.

Bredho,

Ndonese piramida jone shteterore ka nevoje per ristrukturim te brendshem, sot per sot, per mua eshte shume e rendesishme "se kush eshte k/m"..

dakort po une po flas parimisht. Mgjte nuk e kam shume idene se si mund ta perdori (abuzoje) konkretisht k/m me ket pushtet vecse nji gje e kam te qarte: qe kushdo te vije ne pushtet do akuzohet se e perdor ket per me sulmu kundershtaret e vet.
 

o bredharak, mentaliteti i salise permblidhet ne nje shprehje te vetme te tij.. kur ka thene se 'pas tij le te behet qameti'.

tani ty te duket si ndonje person me pergjegjesi sigurie kombtare dikush qe shprehet ne kete menyre ty? apo do mthuash se e kam nxjer jashte kontekstit?

nuk e kam degju ket twin...kjo kish me qene vetvrasje politike ne cdo vend normal po meqe jemi duke fol per salen dhe shqiprine, cdo gje ben vaki smiley

vallaj nuk te kuptoj nanje here.. ben here naivin, here racionalin.. por sido qe te vij puna ke nje kornize te ndertuar anti-ps pro-sali qe shkundu sa te duash, nuk e hedh dot. edhe cdo proces kognitiv i joti ngrihet qe te kesh nje perspektive nga siper, por asnje here nuk te del koka nje pellembe mbi kete kornizen anti-ps-iste e pro-saliste per te qene vertete objektiv.

nuk besoj twin. Une pelqej te mendoj se nuk jam anti ps - thjesht refuzoj me u terheq prej hunde nga gjithkush; qofte ky dikush ne ps ose jashte ps. Fakt eshte se problemet qe kam une me salen, ps-ja nuk i adreson sepse eshte vete pjese e problemit. Une preferoj me pa curling ose darts sesa fjala vjen, te degjoj Rucin qe adreson problemet e demokracise shqiptare dhe rrugen qe na nxjerr nga tuneli. Asnji prej ktyre qe jane sot ne krye te ps nuk kane kredibilitetin qe te bejne dicka te hajrit. Prandaj une nuk pres gje nga ps dhe ai qe eshte ne krye te saj sot per sot. Po larg qofte ta bej ket prej simpatise qe kam per salen ose per te tjere perreth tij.

 

p.s. harrova te t'them se curling ose darts me japin alergji

mire.. shihe atehere. me thuaj a ka shtet me pushtet me te centralizuar e autoritar ne ballkan se shqiperia nen qeverisjen e salise?

jo nuk ka.

 

atehere, sa logjike eshte te pyesesh, 'cte keqe ka qe te behet edhe shish nen varesine e salise?'

nuk eshte aspak logjike. por problemi eshte se eshte ruci verdalle kshtu qe le ti japim salise pushtet absolut. is this is your logic?

 

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artiku...

kerko per 'qameti', interesante do ishte ne fakt te shihej kjo reference e ktij Lukas. ne google books nuk gjendet.

shif tani, je nji republike parlamentare ku k/m ka pushtet dhe presidenti rol dytsor. Bej dallim mes kompetencave qe te jep sistemi dhe atyre qe i kerkon me pa te drejte. Nqse k/min e mban pergjegjes per nji ceshtje qe lidhet me administrimin e informacionit sekret, ath. nuk eshte llogjike qe ky te mos jete ne dijeni te informacionit qe zotron shishi. Sepse ky ishte problemi qe u diskutu para ca kohesh, qe k/m i vendit nuk kish pas informacion nga shish per trazira te mundshme etj...dmth une nuk di sa larg shkon formaliteti dhe informaliteti ne kto "raportimet" javore te shishit te i pari i qeverise qe eshte dhe administratori i shtetit.
Une bie dakort me ate qe thote bush ktu se, ky njeri ne menyre te vecante (po ne pergjithsi demokracia shqiptare), ne ket moment nuk justifikon te kete ket pushtet sepse ka provu qe abuzon dhe nuk mban pergjegjsi...por mbase eshte dhe faji i sistemit qe nuk parashikon ndershkim. Sidoqofte, aksesi dhe abuzimi me sherbimin sekret diskutohet kudo ne bote e jo me te ne...

Nuk i besoj nji partie, numri 3 apo 4 i se ciles del me 1 deklarate ku akuzon k/m se ka ngarku njerez me dhunu gruan e k/bashkiakut te kavajes dhe ket ja nis brenda ores qe degjon lajmin ambasadave te huaja po nuk merr mundimin me e pergenjeshtru te nesermen ket gje...ktu eshte e veshtire me dallu tymnajen prej te vertetes dhe tymnajen e perhapin vete kta lart...ket model pune ka Ruci dhe rucet e tjere. M'thuj ti mu si mund t'i besoj ktyre une pa u vet-deklaru si "bageti" fillimisht?

Harron qe Shinasi Rama nuk eshte pjese e politikes shqiptare...eshte prova qe ata qe jane jashte politikes dine me i adresu me mire problemet e shoqerise ose politikes shqiptare. Ata qe jane brenda, jane pjese e problemit

Bredho, te tjere para nesh e kane honger pranej eshte organizu kshu kjo pune. Asnjeri nuk ka pushtet mbi gjithshka. Asnje parti me 100% pushtet.

Me sa di une SHISHi eshte i detyruar ti raportoje Sules rregullisht per cdo jave po edhe me shpesh kur eshte nevoja. Po JO sula i do ti kete te gjithe nen hyqem e ta boje shishin me keq se ne '96n e ta mbushi me kokpalare sic ka bo me garden. Mos harro qe pervec shishit ka edhe organe te tjera survejimi e spiunimi qe jane nomeklature e MB dhe asaj te mbrojtjes, pra nen doren e Sules. 

po ktu mund te jete dhe nyja plako; ne sensin se kush e mban pergjegjsine nese shishi perzgjedh se cfare te raportoje...kush e detyron shishin me raportu 100%?
se ne jemi pak popull i nxitur dhe abuziv...ne dalim ne konkluzione dhe deklarata fajsie ose pafajsie pa pas nevoje per prova. Sa here eshte perfol se ne shish punojne per llogari agjenturash te huaja, se u japin informacion sekret sllaveve e ruseve etj...dmth. kush ja kushtezon lirine shishit dhe e monitoron? kush e ben ket gje, komisioni parlamentar? cik absurde kur ke parasysh se ky mblidhet ose nuk mblidhet per arsye teknike (psh. se nuk plotson numrin)

ShISh varet nge presidenti dhe besoj se eshte ai qe ndan pergjegjesite, sigurisht edhe komisioni i sigurise qe ben vleresime (prej nga me vone mund te dalin pergjegjesite). Nga ana tjeter presidenti zgjidhet me 2/3 e votave ne parlament. E gjitha kjo behet qe pushtetin te mos ta kete vetem njera pale.

Nese perfilet qe SHISHi shet informacione te te huajt, eshte kunderzbulimi ushtrise e hallka te tjera ne SHISH qe parandalojne ket fenomen. Keshtu qe kur vjen fjala per kontroll te SHISHit, asgje nuk do ndryshonte nese SHISHi do ishte nen varesi te Sules.

Qe te kaloje Shish-i nen varesine e pushtetit ekzekutiv kam pershtypjen se eshte e nevojshme nderhyrja ne kushtetute pasi eshte institucioni i Presidentit te Republikes ai qe ka ne varesi Ushtrine (jo ministrin e mbrojtjes i cili ka rol drejtues politik) dhe Shish-in.

Mos spekulloni kot kur nuk jeni ne dijeni te legjislacionit. Pasi disa prej jush nuk bejne gje tjeter vecse te justifikojne centralizimin tejet te demshem te institucioneve kushtetuese nen kontrollin e ekzekutivit. 

Rasti i Italise eshte gjithashtu irelevant. Nuk mund te krahasosh sistemin gjyqesor italian me ate shqiptar, nuk mund te krahasosh funksionimin profesional te intitucioneve italiane me ato shqiptare. Jeni jashte orbite. Relax. Kthehuni ne toke.

Ne nje shtet serioz, SHISH duhej te varej nga presidenti, kryetari i shtetit, ai i paparti, asnjanesi, kryetari i kombit, i ushtrise, i drejtesise.

eshte skandaloze, qe pas 8 vitesh opozite skandaloze, nje mali me skandale dhe katastrofa kombetare qe rendojne mbi te, Saliu me ne fund, e kuptoi qe presidenti ne nje republike parlamentare nuk ka ndonje lloj pushteti, dhe eshte thjesht dordolec; ne rastin e Topit (me vjen keq dhe gjynah), krejtesisht dhe i panevojshem... dhe tashme e mori vesh se te gjitha kompetencat i takojne kryeministrit... e cdo dite, dhe me shume po kupton qe "Jo te gjitha kompetencat dhe nenshtrimet i takojne kryeministrit" - se prokuroria nuk i takon atij, presidenca nuk i takon atij, gjykatat nuk i takojne atij, sovraniteti kombetar nuk i takon atij... prandaj, te gjitha keto gjera duhen sulmuar dhe eleminuar kundershtite me cdo cmim.

skandaloze eshte.

a ka ndonje lajm te mire o peshq? a ka ndonje artikull qe ja vlen ta lexosh? qe te mos pershkohet koke e kembe nga helmi i verremosur te farmakut qe po na gatuajne dhe shtyjne posht me zor? SadSadSadSadSadSad

Ka mer, si ska:

1) Haxhinasto, me mikrofon hap i thote "kush degjon pordhet e ketyre(per nderkombetaret)" bregases.

2) Kosova nuk pranon mallrat me vula serbe..

Ne rastin e pare, gazeta shekulli ka nxjerre nje video ne internet. Nuk e di sa e vertete eshte. Nuk dua te paragjykoj, por nese videoja nuk eshte e manipuluar atehere Ministri i Puneve te Jashtme mbas gafes me rumunet, per kete te fundit duhet me patjeter te japi doreheqjen.

Ne rastin e dyte. Shume mire ben. Parimi i reciprocitetit eshte parim baze ne marredheniet ndershteterore.

ai duket se e ka me kameramanin ...po na dalin dhe "poret e fytyres"

video

Atehere eshte koha qe ministria mos dali me deklarate per shtyp per te evituar cdo gafe te mundshme. Le ti drejtohet prokurorise, dhe ne rast qe vertetohet qe videoja eshte e manipuluar atehere gazeta shekulli duhet me patjeter te mbaje pergjegjesi.Ne rast te kundert, ministri te jape shpjegime..

o bredho... po mua nuk me punon ajo videoja. me del qe mungon.

Shikoje  ne youtube. Tek hapesira e Gazeta Shekulli. Videoja ka titull "Haxhinasto - Kush degjon p... e ketyre tani"

nuk e gjej dot. s'ka gje.

wow! rrofsh! smiley

1) Une e pash ne mengjes te "balkanwebi" dhe nuk e degjoja dot pasi isha me njerez.. para 5 minutash BW e kish heq titullin "kush degjon pordhet e ketyre" dhe tani qe e rishof e ka zhduk videon fare.. ne YT tingellon si poret e fytyres..

2) vone.

kto gjona japin efektin e kundert - duket sikur bojn cmos me i rrit kredibilitetin berishes & co. Per fat t'keq kemi media te politizume po qe behet qesharake dhe  e neveritshme kur gershetohet me amatorizem. Vej bast qe po ta kishin lon pak me gjate, Veliaj do i kish nis nji email ose leter ambasadorve

shut up!!!!!!! pse i fut ide ne koke tjetrit? pak pisqolle eshte vete ai? smiley

je shume i poshter... ta dish se cfare ke bere me kete te sotmen, ta mbash mend.

une jam egzaktesisht 10 minuta larg nga nisja e nje emaili. ne drejtime te gjithaneshme. nje ka per t'i shkuar Fyles, nje Barrozos, nje Ashtonit, nje Junckerit luksemburgjez, nje ka per t'i shkuar parlamentit, dhe per pune shtepie dhe referenca gjyqesore, edhe Home Office-it ketu ne Angli. do perkthehet ajo video, dhe do ta perkthej fjale per fjale. Dhe kam per t'i bere nje pershkrim aq folklorik sa do t'u duket sikur ajo shprehje te kish qene shpikja ime e para qindra ose mijera vjeteve.

se jane ca njerez qe na perfaqesojne, qe mbajne te kycur ne burgjet me te felliqura dhe cnjerezore te ardhmen tone, qe te thone "te degjosh dhe p*rdhet e ketyre tani"... dhe nuk kalojne 30 sekonda dhe te thone ne sy "najs tu miit ju tuu!"... ta kuptoje dhe evropa krimin qe po ben ajo me ne duke na mbajtur ne burg. smiley

une do ja kisha cu naj reviste si fillim...merr naj pare, jo per gje

Mos harroni edhe shkrim-ankesat tek Huffington Post

o zotruls pse e sheh kaq te nevojshme te ndash deshperimin tend tend me te tjeret?

ne fakt ka disa njerez ketu twino, me te cilet komunikoj shume mire. nuk dua t'u transmetoj ndjesi te tilla, per kete ke shume te drejte. dhe mbase nuk eshte e nevojshme, por nese e ke vene re, une tashme nuk eshte se lash nam duke mbjelle komente, thjesht kam deshire qe ato qe te them, te jene ashtu si i mendoj megjithmend dhe si i ndjej ne te vertete.

nejse, ke te drejte... ndjese per shqetesimin. smiley

Nuk e di nese SHISH duhet te varet nga Kryemisistri apo jo,por besoj se jemi i vetmi vend ne NATO apo Europe ku Kryeministri nuk merr cdo mengjes dosjen e sigurise kombetare.

Nga e dime ne nese e merr apo jo? Ndoshta jo vetem qe e merr, por ja con edhe Fazllicit.

Mos perdorni terma qe as vete nuk ja dini kuptimin se ne rastin me te mire tregoni injorancen ne temen perkatese, ne te kundert spekulloni. I vetmi institucion kushtetues pergjegjes per Keshillin e sigurise kombetare eshte Presidenti i Republikes. Kryeministri ka te drejte te marri raporte nga Shish. 

Informohuni me mire. Pothuajse te gjitha vendet e ish bllokut komunist (pjese te Be-se dhe Natos) institucionin ne fjale e kane nen varesine te Presidentit te Republikes.

E para njehere kjo gje nuk ndodh,pra kalimi i SHISH,nen KM se duhet 3/4 e votave qe te ndryshojne nje nen ne Kushtetute.
E dyta nuk e di se si eshte ne Lindje por di qe ne Perendim,Merkel apo Cameron cdo mengjes  marrin raportin e sigurise kombetare.Kete ne Shqiperi e merr vetem Topi qe nuk ka shume kompetenca.

Ne  lidhje me 3/4. E kam shkruar me lart. Nuk eshte e nevojshme perseritja.

Nuk e di nese Merkel dhe Cameron marrin a s'marrin raporte. Di qe ligjerisht Kryeministri i Republikes se Shqiperise duhet te marri raporte por edhe te kultivoje respektin institucional kundrejt institucioneve qe nuk jane ne varesi te tij...

Mos aludo kot. Nuk e dime nese realisht e merr vetem Presidenti.

tjeter qe vlen me u permend ktu twin:
jetojme ne nji vend ku probleme te rendsishme si ky diskutohen ne ndonje artikull gazete dhe deklarate pompoze nga podiumi i partise po injorohen me u diskutu aty ku merret vendimi - ne parlament. Kjo eshte kriju ne tradite, nga berisha i pari po tani eshte kthy ne art nga kto te ps-se.

Inspektori i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Shtetëror, Saimir Kodra ka propozuar dje kalimin e këtij institucioni në varësinë direkte të kryeministrit.

Se kuptoj kete qe nje Inspektor ne SHISH te kete fuqi dhe pushtet per te propozuar funksionin e nje Institucioni, se ne varesi te kujt duhet te kaloj SHISH? Sikur ka Parlament President Kryeminister Vendi ?!!! Inspektori te propozoj  ?!!!    smiley

Me propozim nga poshte dhe miratim nga lart..

inspektor i Pergjithshem

Duke kopjuar dike tjeter "u bone ti me tregue mue inspektorin e pergjithshem"

m'ka thon baba mue

Posht kemi Kryeministrin, lart kemi Presidentin, Inspektori ?!! Do te jete ndonje hallk e ndermjetme, por sidoqofte per hater te ligjit propozimet i ben Kryeministri, apo perdor inspektorin? Propozim burokratik   smiley

po dhe ne sa popull maskara qe jemi!!! po si e lame pa ate pushtet Berishen?

O zot sa qejf kam sikut t'ja japin nje dite te gjitha pushtetet ne shqiperi, te gjitha institucionet, te gjitha karriget, t'ja jepnin shqiperine te gjithen ne pellembe te dores... ai njeri nuk do kish mbijetuar milisekonden pa i rene infrakt e pa iu zene ne fyt.

ose lere ta rrezoje pushteti vete, ose vec ta eleminosh fizikisht, se ndryshe  ate njeri nuk e zbresin dot nga pushteti.

smiley(((

naten o peshq.

nuk bohet kjo er bac....ka per te gjet nai gjo e keqe po vazhdove me i shkel komen nderkombtarve

Noshke i nderuar . Me lejo qe te them dicka pa nderkombetare ose me ta po ne nje vije jashte Berishizmit !

Teknikisht K/Ministrit i shkon cdo DITE dosja mbi Tavoline e njellojte me Presidentin . Ka edhe kshilltar te Sigurimit qe ai i Shikut eshte i detyruar me Ligj ta prese e ndigjoje rekomndimet e k/ ministrit etj etj etj qe nuk e pengojne ne asnje rast K/Mullahun ti dergoje syrete pershendetese qejflijve te shkretetirave te Arabise Saudite per mallengjimin e pritkes se shkelqyer te zonjes Dylqinje Jozeficka !

Po nuk eshte halli aty . 21 Janari ate e ka lene Pa Breke .Gerdeci po ashtu dhe te gjith ngjarjet e KRIMIT sidomods perdorimi Gardes si Polici nen Vartesi ate e ka lene fare zbuluar para cdo specialisti Ligjor . Perketo do vije dita ta ndigjosh kur te rrufise qurrat para gjykatave ne se dhe ato do ti kemi ndonjehere !  Tani ja dhe vjedhjet e 8 Majit dhe nuk po di c'te beje duke kerkua Reforma smiley 

Atij i Mungon e drejta e VENIES Detyrave Jashte Linjes ( fiksoje kete jashte Linjes ) dhe ai funderrine nuk mund te jetoje pa gjetur e zbuluar cadra  e stilolapsa pistolete , komplote e puce armiqesore qe duan ti marrin KULLEN . Po ta Urdheronte ai SHIKUN ne kete Linje do kishe digjuar edhe per "gjemba " ose "shigjetka " ne maje te cdo mbajteseje qe te helmon smiley .......si armet me te tmerreshme te smiley atyre qe i perdorin !

 Nje kryeminister e ka per detyre te shqtesohet per mbarevajtjen e institucioneve te shtetit.Qofshin ato ne vartesi te vet apo te kujtdo qofshin, pasi ne fund te fundit  jane  po ne funksion te  shtetit.Politikisht ai eshte njeriu qe nuk mund te jete i perjashtuar nga  asgje qe vrehet se ka mangesi ne funksionimet institucionale.Ne vendin tone nevojen per reformim e ka cilido institucion.Mbi te gjitha i Kryeministrit. Por..

 Kur bejme fjale per institucionet e sherbimeve intelegjente,problemi i reformave nder to eshte me kompleks.Pse?Sepse keto sherbime jane ne nderlidhje dhe bashkepunim me struktura ku neve jemi antaresuar, ku prej tyre jo  vetem marrim keshilla e informacione por edhe DETYRA. E qe te zbatojme dhe detyra duhet qe tu mesojme metodat e puneve, radhet  e puneve dhe sistemet e puneve te  cilat apriori  (per ata qe e njohin mire Berishen se si e koncepton funksionimin e nje institucioni) vjen kundershtimi per reformim me propozime te Berishes.Ca me shume kur Berisha ben gafa me vetdije, si rasti i  etiketimit te sherbimt intelegjent, si bashkepuntor me" tentativen per Grusht Shteti", ne ngjarjet  e 21 Janarit. Ku Agjencite  intelegjente ku bazohen politikeberjet e euroatllantikasve thoshin NUK QE GRUSHT SHTETI  e Berisha me ushtaret e vet, i binin(por dhe duket  se i bien akoma &nbspsmiley po asaj vrangalle.

E kush u dashka "reformuar"  me i pari ?

  Qe ketu duhet kuptuar se nuk mundet  ti  vije radha per te dhene mend nje Saimiri inspektor, i  cili edhe  mundet te  jete me i miri i sajmireve.Se nuk i vejen me radha as vete Berishes, pa marre mendjen dhe aprovimin e opozites po  qe po, por mbi te gjitha te strukturave ku jemi antaresuar. Nga teperoi  kohe per  Saimirin?

 Gjithe  problemi eshte se Berishes,  qe prej vitesh duket se diku pi uje burimi, i iken ai informacion te  cilin ai duhet  ta  ktheje nga rruga, per  ta adresuar tjeterkund.Por dhe si  pjese e formimit te vet prej Cubi, ku rolin e qeverrisesit me institucione  e di per rol Vendkomande.Nuk e keni  pare si  flet  gjithenje me inicialet VKM ?

   Per gjithe ata qe kane minimumin e informacionit rreth dy ngjarjeve dhe reagimeve te Berishes ndaj tyre (Pergatitjet per bombardimet mbi  Serbi dhe sulmi mbi  Sadamin) kjo  ritentative  e nisur nga vet  Berisha, per  te shtene ne dore krejt  institucionin e sherbimit intelegjent, gjoja per nevoje reformimi, iniciuar ashtu nepermjet gjuhes se thare  te sejmeneve, gjitheçka eshte e qarte.Ama ki populli yne ka nje shprehje:

Ate me qenin, kur  i vjen ngordhja.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).