Rastesisht pash nje Youtube nje spot televiziv nga Universiteti Vitrinat (shih videon me poshte), dhe kjo me ngjalli interesin per te pare se si prezantohen ne reklama televizive universitetet e ndryshme te Tiranes.    Me shume nga te gjitha me pelqeu “punch-line” pa lidhje i institutit te stomatologjis/infermieris Medicadent; “Medicadent: E ardhmja juaj Evropiane!”   Dmth qe do gjesh pune ne [...]

13 Komente

tallava, dialekte dhe profesore nga lihtenshtejni. recepture per makth.

kush e ka kete Vitrinen (e kam dite ,por e kam harruar ) ? Eshte e vetmja, qe sjell sms-reklamuese , ne celulare.

ja dhe nje tregues tjeter qe me keput ne mes mua: cdo universitet ka nje pronar, zakonisht ose pasunar i ri (dhe i dyshimte), ose ish politikan (dyfish i dyshimte). te riprodhojme idiotet e se ardhmes, se do na duhen.

pas cdo universiteti ,shtypshkronje ....etj ,fshihet ndonje pronar-politikan ,qe dhe po s'i pati hyre politikes ,prite kur t'ja degjosh zene ..smiley

lol "Universiteti Vitrinat" e gjen te shkruar edhe neper muret e autostradave. :-D poshte shkrimit "Lavazh special" ose "Kemi mish gici"

Universiteti Vitrinat: Mos rri, por duku! kete e kane sllogan, pa tallje kjo.

 

kush e vuri ne dyshim ?.smiley 

Per ata qe s'te besojne ty ,e provoj une .smiley

mua me pelqen naim cili UET!

Boll me sasi, tani erdhi koha për cilësi?!

Një këshilltar i kryeministrit Sali Berisha, që i jep mend atij për arsimin, por të cilit i del emri në çdo tender për furnizimin me libra shkollor, ka deklaruar se tani është momenti për cilësi në arsim. Bardhyl Musai është pronar i dy shtëpive botuese dhe në një konflikt të hapur interesi, u imponon drejtorive arsimore blerjen e librave të tij. Në një intervistë për një të përditshme, ia ka deklaruar çuditërisht se gjashtë vjet pasi kanë kthyer në han pa porta universitetet, është koha që të mendohet për cilësinë.  “Sistemi ynë këto gjashtë vjet ka pësuar një rritje të shpejtë të numrit të studentëve dhe tani e gjithë vëmendja është përqendruar te cilësia,” ka thënë ai.

Pasi kanë nxjerrë në rrugë një armatë të tërë, me diploma të marra nën dorë e mbi dorë, tani qeveria paska vendosur të mendojë për cilësinë në arsim. D.m.th ajo ushtri studentësh deri më tani kanë qenë numra. Por a e mendon ndonjëherë ky këshilltar dhe ky kryeministër se sa dëm i është bërë cilësisë në arsim deri më tani? A e dinë ata se do duhen vite e dekada për të rikthyer cilësinë? A e dinë ata se dëmi në arsim është vështirë i rikuperueshëm?

Do te vije koha qe tregu i punes do ta seleksionoje vete diplomen. Nga kjo mori universitetesh private, tregu do te percaktoje edhe mbijetesen e tyre, prandaj privatit i intereson te ofroje sherbim cilesor. Por promotoret e vertete te cilesise ne arsim jane universitetet shteterore. Nese keta kane cilesi te mire, atehere privatit i duhet te beje akoma me mire qe te konkuroje cilesine e shtetit dhe te justifikoje ne nje fare menyre tarifat e larta qe ofron. Nese shteti ofron cilesi te dobet edukimi, atehere edhe privatit nuk i duhet te mundohet shume.

 

Kjo eshte  njera ane e medaljes dhe mbase zgjidhet ne nje te ardhme shume te larget per Shqiperine ,se realiteti po tregon se  diploma pi uje vetem kur i intereson partise ne pushtet. Ka shume persona qe sa mbarojne shkollen  part-time  ,lere me qe si hyn ,dolen ,por pa pas as dy vjet eksperience te pakten ,marrin role drejtuese , dhe pasi arrijne dhe kete post qe e kane  shume ,thone :"sa  sa te jete kjo parti ne pushtet ,une do bej karriere shpejt." Nuk e di ku pretendojne, qe  ta lartesojne  dhe me shume, injorancen dhe paaftesine e tyre .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).