piramidapro.jpg (240×180)Organizatorët e kishin quajtur "takim qytetar". Me pak fjalë, asgjë më shumë se sa shëtitjet e netëve verore të kryeqytetasve në lulishten përpara Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Por, kësaj here, me një angazhim të vogël qytetar, plotësimin e një peticioni në mbrojtjes të godinës.

Qytetarët, të shtresave dhe moshave të ndryshme, e konsiderojnë këtë godinë një monument që duhet ruajtuar.

Organizatorët që morën fjalën, figura që kanë qenë aktive në mbrojtje të godinës, folën për vlerat arkitekturore, historike dhe simbolike të saj.

 

Të enjten e kaluar, më 14 korrik, Kuvendi miratoi në seancë plenare ligjin për procedurat dhe rregullat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar, që do të ndërtohet në hapësirën ku ndodhet sot Qendra Ndërkombëtare e Kulturës… pas prishjes së saj.  

Video Reportazh: Tubim i madh për Piramidën

171 Komente

 E para video ne kaq vjet ku po shoh fytyra qe i njoh. Bravo i qofte tiranasve te vjeter qe u dhimset qyteti ku jane rritur dhe historia e tij dhe qe kultures shkaterruese te luftes se klasave qe Berisha me shoke po vazhdojne ta ushqejne edhe mbas 20 vjetesh, i kundervene kulturen qytetare tiranase.

shume pak tironsa vallaj. Me shume kishte ps-iste dhe cuna hashashi. mendoj qe tironsit jane pro prishjes se piramides.

dhe tironsit e vjeter dun qe te hiqet dhe Ushtari i Panjohur, jo me Piramida. Tironsit e vjeter ne shumice jane te djathte (mund ta shohesh edhe ne rezultatet e fundit te votimeve cilat zona votuan djathtas).

 Meno ti, po cfare menojne tironsit se? Edhe hiqni doren nga keto politizime idiote. Pra ai qe ka votu djathtas ka votu dhe per prishjen e piramides kurse ai qe ka votu majtas eshte per ruajtjen e saj. Se prape nuk iu del mire hesapi, apo jo?

Tiranas te vjeter une quaj te gjithe ata njerez 40 vjec e siper qe kane lindur dhe jane rritur ne Tirane. Pra kane dashuri, kujtime dhe ndjenjen e pronesise e pergjegjesise qytetare per vendin ku jane lindur e rritur versus njerezve qe thjesht kane zene nje cope toke ne periferi dhe s'kane asnje lidhje shpirterore me qytetin e vjeter.

 

Po pra shume interesant. Shyqyr qe u mblodhen njerzit njehere per nje ceshtje shoqerore. Se ne Tirane, jo se s'dun me dale, po atje te ze frika se mos perfundon si ata tre te shkretet qe "sulmuan institucionet".

Nuk eshte puna tek tiranasit e vjeter PF.

Aresyeja qe juve nuk doni te prishet piramida,nuk eshte se ju dhimbsen pare qe po harxhohen per te.

Aresyeja e vertete eshte se ajo piramide ju kujton kohen kur ishit mbreter ne Shqiperi dhe kur korcari apo shkodrani duhej te duronte perbuzjen tuaj.Te mos flasim pastaj per personat nga rrethet e tjera qe nuk i perfillnit fare.Pra ska te beje fare se ju dhimbset qyteti,se po tju dhimbsej nuk e benit pellembe e pallat dhe beton.

Ajo piramide eshte simboli i fodullekut tuaj,prandaj nuk doni qe ta prishni,sepse eshte e vetmja qe ju kujton se sa superiore ishit vetem se kishit fatin te lindnit ne Tirane.

Dikush ketu na sjell shembullin e piramidave te Egjyptit.Ato nuk jane prishur,sepse ishin varre dhe nuk jane ne qender te Kajros,por nja 20km larg saj,ne Gize.

Nese piramida do te ishte ne Laprake jam i sigurte qe nuk do te prishej.Per mua ajo thjesht eshte nje ndertese e shemtuar,e ndyre...

 O Solidar. Mua edhe vetem shkalla e llogjikes qe perdor ti dhe shoket e tu ne komente te ketij lloji me mjafton per te kuptuar se me cfare niveli njerezish kam te bej. Me nje llaf, nuk kam nevoje per piramiden.

Duke ndjekur kete llogjike i bie pastaj qe Sala e Xhozi qe po e prishin e ju qe e mbeshtesni e beni kete vetem nga kompleksi i inferioritetit qe ndjeni nga qytetaria e vjeter tiranase. Pra ground zero. Ne jemi fillimi dhe fundi. smiley 

 

mllefin qe ke po e orienton gabim sa dukesh qesharak.
Pse mer, piramida i paska bo krenar tiransit dhe i ka bo me u ndi superior? ku i gjen kto mer? po edhe tani qe do prishet, ku do ndertohet ajo ndertesa qe do i zeje vendin, ne Berat e? fuk, kto e vejn koken vete n'gijotine po t'u thote i pari i partise...kto jane rrit me mentalitetin e 1it te pagabushem, si rrjedhoje, as Sala nuk mund t'jete gabim - ata qe i dalin kunder jane armiq!

 uore pallaske  po 5 herojte e shkodres ca ishin?  apo tironsit kur shkojshin mshkoder niheshin keq se nuk kishin lapidar?

Pse si thu sales ta presi qe mos ndihet keq poplli qe se ka buken e gojes?!

 

 Tubim i madh per Piramiden,as 400 vete nuk ishin,nga keta 250 vete miq dhe familjare te punonjesve te Top Channel.

dmth eshte e sigurte, qe s'kane qellime politike ,por ekonomike ..smiley

 Atehere nqs kane qellime ekonomike,gjithe ajo Tirane shume pak duken qe vuajne per buken e gojes.

shqiptari e kupton goditjen financiare ,vetem kur e merr dpd.

Me gezoi kronika, intervistat, permendja e minatoreve.

clidhje kane minatoret me piramiden

cudi, me kete emer qe ke duhet ta kishe bere telef lidhjen me zemren e malit. permbyse piramiden mendore dhe per zbavitje shiko filmin metropolis.

rregullo spondat, veji nji beze te re, dhe na bo nji zo per bilardo.

e leme se na qenka thyer steka.

Mos rrej kot!

Ti u gezove se pe ne kronike intervisten e nje shoqes tate peshkatare. Sipas gojedhenes ka qene me kanoce birre n'dore.

nuk bo pune kjo..se cduhet i gjo ndryshe, dhe me e forte...keshtu nuk pyt sala...bo si do vet....

...megjithate edhe po te prishet piramida kom pershtypjen qe ky projekt i ri ska per tu zbatu.....nuk e di pse.....

Por, kësaj here, me një angazhim të vogël qytetar, plotësimin e një peticioni në mbrojtjes të godinës.

u mblodhen firmat e nevojshme?

Mos u merzit Tropizma, ti i fut nje te ikme jashte shtetit dhe ben sikur te dhimbset Shqiperia.

 Jo jo krype,tropi e ka ndjenjen e atdhedashurise,shikoje me vemendje tek rubrika '' Cfare kenge po degjoni" vetem kenge patriotike degjon.

to thine own self be true


Edi Rama çel “pamjen” për vakinë e piramidës së Enverit

O te keqen ore Mati, s'eshte Rama ai ne foto smiley

Po, po, tubim i madh per Piramiden. 200 vete mbushen vendin para Piramides ne nje tumbim te supermadh te paralajmeruar nga vullnetaret e Piramides. Hiq gjysmen qe qene punonjes te Tch dhe ramiste, sa mbeten thjesht me shqetesim qytetar?

 e nxorre koken ti? po edhe nuk dolen te tere, se vape e madhe. pastaj ca te tjere jane me pushime. ca te tjere kane frike se i heqin nga puna ( apo do e mohosh edhe kete). rendesi ka qe jane te gjitha shtresat: arkitektet si specialiste, ish te persekutuarit dhe thjesht popull.

po te ishin 20 mije ,100 mije ,do sillte ndonje ndryshim ,per vendimin ? .smiley

Tubimi nuk dukej i nje permase te madhe por gjithsesi levizja qytetare duhet pershendetur. Ndoshta ne te paktat here ne historine e demokracise shqiptare qe qytetaret dalin ne rruge jo per xhepin e tyre as te shtyre direkt nga njeri krah politik por nga ndergjegja qytetare. Bravo!!

Gjithashtu fjalimet e gjata e ndonje here lodhese te panelit nuk eshte se ndihmojne shume ne zgjerimin e instistimin e levizjes qytetare. Do ishte mire qe mikrofoni ne panel ti jipej qytetareve. Le te shpreheshin ata qe deshironin e ndoshta me pak gjithe ato figuara tejet te konsumuara mediatikisht.

Keshtu qe heres tjeter, mos leni M.Nanon te mbaje ligjerate. Hypni vete e argumentoni qendrimin tuaj. Vetem keshtu do ndjeni qe nuk jeni pjese e turmes por faktor ndryshimi. Organizatoret ta shikojne si opsion, komunikimin direkt te qytetareve. Do jete interesante...

 Ta bëjnë si në Syntagma thu ti? smiley

Janë shuuuuuuuuumë, shumë larg që andej.

Jo si ne Syntagma, se me gjithe ato cadrat ne shesh e rrethimet e Syntagmes nga populli, aktivistet e mbrojtjes se Piramides do etiketoheshin direkt si komuniste, Ramiste, Ruciste, dhe natyrisht PUCISTE.

E aty per aty ministri yne i mbrojtjes do i thyente dhembet cdo kujt qe guxonte, garda do jipte akoma dhe nje here show direkt ne tv, e kryeministri do evidentonte nga zyra e tij cadrat pistolete, thikat helmuese, etj.

Do ngrihej nje komision parlamentar me kryetar nje djalosh me kostum frimato qe ka aspirata per minister e shfaqja do vazhdonte per demaskimin e grushtit te shtetit.

Fatkeqesia eshte qe te gjitha keto do te beheshin per hir te nje simboli te se keqes, komunizmit duke harruar qe vete godina nga ku kryeministri vrojton, apo znj Zhosefine konstaton, jane simbolet po aq famekeqe te atij regjimi.

Megjithate, levizja qytetare per mendimin tim duhet pershendetur e perkrahur. smiley

 

Tubim......, dikur quhej "miting" me theksin te ajo i-ja e dyte . e kur organizoheshin ca "antimitingje", kishte lezet.smiley.     po "antitubim", do kete?

per ramistet e topchanallistet nuk me vjen keq, po per don kishotet qe luftojne me mullinjte e eres po. Edhe hekurudhat ne fillim kane qene shikuar me dyshim e kundershti, edhe teknologjia, edhe interneti etj., po ja qe zhvillimi nuk ndalet. Do hiqet nje grumbull prej betoni nga Tirona dhe do behet nje ndertese madheshtore qe te kenaq syrin, ne harmoni me ndertesat rrotull dhe qe te ben krenar kur e shikojne edhe te huajt. Shqiperia ka hyre ne rrugen e zhvillimit dhe pas 11 vitesh edhe Tirana do i hyje kesaj rruge. Do e bejme Shqiperine edhe per inat te disa shqiptareve. Po te kishin degjuar arkitektet italiane pleqte e katundaret nuk do ndertonin kete bulevard te bukur e te madh qe kemi ne Tirane, do benin nje rruge te vogel se aq duhej per ate kohe ku kishte vetem gomere.

 Jo mor futurist pdist. Italianet ndertuan aty ku nuk kishte qytet dhe ndertuan aq bukur sa ajo pastaj u be qendra e qytetit. Megjithate po ta njifje pak me mire Tiranen, do kishe vene re se fashistet katolike te Musolinit me planin e tyre grandioz, prapseprape i erdhen verdalle xhamise se vogel muslimane te Ethem beut dhe e lane si nje gem te vecante ne arkitekturen e re. Apo dalim prape tek teoria e ambasadorit qe pushtimi fashist ishte si hallva me shume sheqer...

E more vesht politicsShow, nuk prishen ndertesat ku njerzit falen dhe gjejne forcen per te ecur para.

Xhamia = me piramiden

e mira = e keqia  

pjerdhi ne te piramides e atyre qe dalin me e mbrojte.

po pra. Ke degjuar ti more Lum miku qe piramida e planifikuar si mauzoleu i diktatorit, e ndertuar vone dhe estetikisht lemeri, e ngulur aty si ciban krahasohet jo vetem me xhamine e Ethem Beut, e ndertuar ne vitet 700 dhe vend i shenjte, me vlera arkitekturore, historike e kulturore te pallogaritshme, me nje fjale status krejt tjeter, por edhe me Kolosusin ne Rome, piramidat ne Egjipt apo edhe statujat mijera vjecare te Budes. Fol po deshe ti me punistet tani...Kerkojne t'i japin status sakral nje ndertese te zakonshme, qe ngrihen e bien cdo dite ne boten e qyteteruar.

cfare capaculesh me duken. smiley

t'u coje garden Sala t'i gerrmojne fare. Pucistet e kuq! smiley

paska folur dhe kArdian kKlosi. smiley

sirjeslli, u uroj sukses me kete nisme. jam pesimist njecike, te them te drejten... nuk di ndonje rast qe Sala te jete terhequr nga gjemat, sidomos kur i ka paralajmeruar. Dhe kam pershtypjen qe piramida eshte denuar prej kohesh.

suksese, nga une. smiley

Meqe e pasket hapur kete muhabet, dua tju tregoj pak variantin tim se keta bukuroshat qe vdesin me dal ne tv , kur iu dha mundesia njerezve te flisnin e te jepnin mendimin e vet e nderprene 5 here brenda 7 minutash kete proces demokratik sepse intelektualet dhe historianet sharlatane te kombit kishin bere nje program te madhe me fjalime boshe .

:X like.

shume dakord me ju. smiley

megjithate njerezit prape u shprehen duke shkruar mesazhe e duke firmosur per ta shnderruar piarmiden ne qender te te drejtave te njeriut dhe te ushtrimit te sovranitetit te tyre kur behet fjale per ceshtje me interes kombetar. jane rreth 5000 vete qe soditen dje demagogjine neveritese te ca palacove por qe ushtruan sovranitetin e tyre me fakte

Ne kete rast pergjegjesia per degradimin e tubimit bie mbi ju, organizatoret. A ishit ju qe e ftuat qytetarin te Piramida? Po. Ftesen e keni bere ju personalisht zonjushe bashke me 3-4 koleget tuaj publikisht ne ekranin e tv-se. Merrni masat heres tjeter qe keto gjera mos ndodhin e kauza mos degradohet per hir te disa sharlataneve.

zoteri, une sigurisht qe luftova dhe bera gjithcka qe ai manifetsim te ruante identitetin e tij te pavarur, por surprizat e ketyre legenave nuk kishin te sosur. megjithate , fatmiresisht kjo beteje do te vazhdoje deri sa ta fitojme . Me apo pa keta . Madje mire eshte qe keta mos guxojne me te merren me kete ceshtje ku gjithcka duan te bejne eshte te tregojne sa tmencem jane

Kur ndermerr nisma te tilla asnje beteja nuk jipet e vetme. Te jesh e bindur per kete. Prandaj nuk mund te justifikohesh e vetme per dicka kaq te madhe, nuk mbahet mbi supe krejt vetem. Heres tjeter bini ne nje mendje te gjithe ju te grupit qe e merr persiper promovimin e organizimin e tubimit dhe beni c'eshte e mundur qe qytetari te flase. Kryeqytetas i ri apo i jeter, i qendres a i periferise, i duhet dhene mikrofoni te thote cka mendon. Shikojeni si opsion, madje te organizuar, pak minuta per sejcilin qe deshiron te thote dicka.

Ndoshta me pak emocion e me shume organizim do te ndihmonte dhe ty. smiley

Presim te shohim me shume ndergjegjesim qytetar e me shume organizim nga ana juaj. Kauzen, por sidomos reagimin qytetar, e perkrahim te gjithe.

me fal celeso, po mendoj qe mosvoto eshte kryekeput ne rregull me cfare thote. bile me kenaq jashte mase si llogjika ashtu dhe energjia qe tregon. smiley

ajo qe thua ti, nuk eshte ashtu nisme. kur mikrofoni i jepet gjithkujt, atehere kemi te bejme me referendum. fundja, nuk do te doje as ti qe mikrofoni yt te perfundonte papritur ne duart e nje tironci nga fshati i Saliut.

te isha ne Shqiperi do e kisha ndihmuar zhakun me cfare te kisha mundesi. qofte dhe me ndonje keshille, qe nuk e ka te nevojshme, ose t'i mbaja ndonje qerre broshurash ne kurriz kur t'i shperndante.

sigurisht dhe kurre nuk do doja qe kjo ceshtje te personalizohej dhe as nuk dua qe te ndodhe keshtu, por kur perjashtohesh befas nga nje perpjekje kaq e madhe per hir te se ciles ben cdo sakrifice, vetem sepse disa fanatike burrash vendosin e programojne cdo sekonde pa i konsideruar aspak bashkepunetoret e tyre te felliqet vetja edhe vetem qe per pak kohe ke shpresuar te bashkepunosh. ajo cafre nuk mund ta lejoj eshte te shkelet qellimi i ceshtjes per budallalliqe. Dhe dje ceshtja rrezikoi ta humbase vleren e vet pikerisht nga kjo parade surprize njerezish qe pretendojne te drejten ekskluzive te fjales e te vendimmarrjes. pra , ishte shume qesharake qe ata qe flisnin kunder diktatures se regjimit aktual ushtronin diktat mbi fjalen e lire dhe bashkepunetoret e tyre. prandaj po jua them te gjitha keto, sepse e urrej tjetersimin e se vertetes dhe hipokrizine e kesaj kaste intelektuelesherish

Nese kete kauze do e shohi sejcili prej jush, nismetaret, si nje beteje personale atehere dijeni qe tani qe e keni te humbur. Vetem ne saje te nje ri-organizimi (madje perfshirja dhe e femrave te tjera ne organizim do te krijoje dhe ty sentimentin e jo perjashtimit) do mund te nxirrni frytet e duhura. Dhe a e dini se cili eshte rezultati me i rendesishem qe duhet te merrni; Nuk eshte shpetimi i piramides nga prishja, as mosndertimi i nje parlamenti aq te kushtueshem, por kultivimi i reagimit qytetar per ceshtjet publike. Gjithe ato miliona qe jane hedhur neper OJQ nga organizatat e huaja nder vite do duken para te humbura kot nese ju arrini te zgjoni ndergjegjen qytetare nga gjumi letargjik. Reagimi qytetar per ceshtje te interesit publik eshte sherbimi me i madh qe mund ti beni...mendoheni holle te gjithe ju, e verini gishtin kokes kur te nxirrni njerezit ne rruge, nese doni e do keni moralin t'i therrisni perseri.

Prandaj, mos u ndje e perjashtuar. Thuaje mendimin tend atje ku duhet, insisto, krijo rreth vetes grupin qe njerezve qe mendojne si ty. Ndoshta keshtu do arrish dhe ti te ndihesh aktive dhe e llogaritshme nga koleget e tu. smiley

Zotrules 

Po pikerisht ky eshte qellimi, nje referendum informal popullor. Cte keqe ka qe cdokush te shprehe mendimin e tij per disa minuta, qofte dhe ai fshatari, qofte dhe ai skeptiku. Jipi shansin, mos perjashto. Vetem keshtu del i fituar dhe kauza merr kredibilitet publik.

per te tjerat te jam pergjigjur pa e lexuar kete qe ke shkruar. e ke me poshte. tani doja vetem te saktesoja qe ata nuk jane koleget e mi. sepse delja e zeze nuk ka kolege smiley

Nese vertet dhe mendesia jote do ishte ne mendesine e nje deleje, madje te zeze, do te uroja kullote te mbare...por nuk duket qe behet fjale per dicka te tille.

Sa per koleget e tu. Po, perderisa i jeni vene nje nisme te perbashket ata jane koleget e tu. Fakti qe jo te gjithe arsyetojne ne te njejten linje nuk duhet te ndihesh e perjashtuar as te vete perjashtohesh. Mos harro se kauza e mbrojtur duhet te kaloje pertej egove personale. Duhen bere kompromiset e duhura mes jush per te arritur qellimin final. Ky eshte mendimi im.

Nje tjeter element qe me beri pershtypje. Shkreli, ka qene qe ne krye te heres nje nga te paret nismetar publik i kesaj levizjeje. Ai dje dukej sikur ishte lene menjane nga gjithe ato opinionste serioze me pantallona te shkurtra. Gjynaf.

Nje tjeter element desfavorizues eshte elementi kohe. Fundgushti, njerezit ose jane me pushime ose ne prag pushimet. Te sterlodhur nga betejat politike apo tubimet e pergjakshme politike. Prandaj nevojitet mire organizim nga ju, ne menyre qe kjo kauze mos deshtoje. Nga ju varet...

Ju vafte mbare..

asnje te keqe nuk ka vella. absolutisht asnje te keqe.

4 miljone banore x disa minuta secili (2?) =

8 miljone minuta.

....................................

totali? 5555.5555555...6 dite. 

5555.5...6 dite pjestim per 365.25 dite qe ka nje vit = 15.21 vjet.

ja ku eshte tranzicioni yne. duam te flasim te gjithe.

vendimet? punen? te ardhmen?

kush duhet t'i beje keto atehere?

me kupton? smiley

cfare ndodhi dje?

Ndodhi qe erdhen 5000 qytetare te lire e te pavarur, qe u turren si te marre me karta ne duar per te firmosur per nderitmin e qendres se te drejtave te njeriut tek piramida ne menyre qe edhe te mos shembet por edhe te jete ne dobi te qytetareve dhe befas nisen fjalimet e tyre qesharake disa individe te politizuar e te bere qesharake nga endjet sa ne nje ceshtje ne nje tjeter e te cilet kurre nuk e besonin se firmosja do te kishte qene kaq efektive dhe u habiten aq shume me ate qe pane sepse ishin pergatitur vetem per te dale ne tv. pastaj , pasi brockulliten e brockulliten mbi piramiden cka qene  ceshte e cnuk do te jete, kur njerezit nisen te pyeten mbi padrejtesite qe u shkaktohen pafundesisht , e nderprene 5 here ne 7 minuta kete te drejte per fjalen e lire te qytetareve duke u shnderruar edhe ne diktatore te fjales se lire. pra ajo farse e djeshme , e ketyre burokrtaeve qesharake ishte me te vertete neveritese

por ama dje , qytetaret me verte e kane nderu kombin . po ca te bejne te shkretet njerez qe vendosen gjithmone ne pozicionin e spektatorit.

smiley thanks. si gjithmone, dakord me ty. smiley

Shpetoi per mrekulli me 21 janar. Ata qe gati i vune flaken tani po e mbrojne?

e ke kuptu gabim 21janarin. Ata qe sheh ne foto po e mbronin piramiden, ndersa policet e gardistet brenda kryeministrise po e sulmonin, por pa sukses.

jo po qe ta dini .... smiley se gjerat nuk jane gjithmone ashtu sic i trego televizori smiley

e kush e ve ne dyshim kete? cfare t'i besh, qe populli yne, politikisht perfaqesohet nga maskarenj, mashtrues dhe te poshter, por edhe intelektualisht nga te tilla krraba perfaqesohet. eshte i zene mes ketyre ingranazheve ai popull... 

A dote kete ndonje here politikane me kulture te mirfillte politike?

Po, madje dhe tani ka. Por ata mbyten nga mediokriteti dhe gansterlleku qe i rrethon.

Vetem atehere kur figura si Biberaj nuk do te zevendesohen nga artiste te kalibrit TE MADH, si C.Xhilaga, do mund te flasim per respektim te vlerave e figurave politike ne vend.

pyetje e bukur mato.

kam nje pergjigje qe nuk dua te ma marresh per keq, se do te perdor per shembull. nese me jep leje smiley

ti, psh, ke simpati per nje force politike, dhe me sakte, per filan politikan. dhe shprehesh ketu ne peshk, dhe jam i bindur qe u shprehesh edhe miqve, nese del muhabeti.

kur ti, personalisht ti mato, te simpatizosh nje politikan me kulture te mirefillte, atehere ne vertete do te kishim politikane me kulture te mirefillte.

Pse e them kete? sepse si ti jane gjithe shqiptaret. kush majtas, kush djathtas. (eshte dhe grupi i atyre qe nuk duan t'ja dine fare, per aresye te ndryshme). dhe gjithsecili pelqen nje force apo nje tjeter, ose nje politikan apo nje tjeter... 

nese ti shtron ate lloj pyetjeje ne kete forme retorike, atehere do te thote qe ne ne fakt nuk kemi politikane me kulture. prej nga rrjedhimisht del edhe qe ti, pikerisht ti, simpatizon njerez/politikane pa kulture te mirefillte.

e nese ka kaq shume njerez si ty, atehere njerezit pa kulture jane me te vertete kallepi i politikanit per ate popull. nuk e di nese ka kuptim cfare po them; por me nje fjale: nese ti do simpatizosh te tille njerez, ti o votues, ata njerez kane per te mbetur gjithmone aty. smiley

Pyetjen e bera me ndergjegje, sepse sinqerisht jam i bindur qe deri tani asnje politikan i djathe apo i majte, e kam fjalen per poltikanet e rangut,(president, kryeminister, si dhe lider te Partive te medha te vendit), nuk e kane patur as nuk e kane kulturen e mirfillte politke. I nderur zotrules, keto politikane kemi sot per sot, ku ti marrim te tjeret.

nese me jep leje Smile.

 

Leje e pa leje,

ti mendimin e the.

mato, une ja kerkoj dhe adminit ta fshije ate koment. fola me konfidence qe nuk do ma merrje per keq. smiley nese jam gabuar, me thuaj, se admini verdalle duhet te jete.

gjithsesi, po e perseris mato. ne rast se ti mendon se fakti qe keta politikane kemi, - s;kemi te tjere, eshte i majftueshem per t'u rezervuar respektin tend, atehere ata politikane qe sheh aty, ata kane per te mbetur gjithmone; edhe te rinjte qe do vijne, edhe ata ashtu do perfundojne te behen.

ndryshe mato: nese te gjithe do tregonim objeksionin tone ndaj tyre, kundershtimin tone, refuzimin tone ndaj tyre; qofte edhe per shkaqe rrethanore sic thua ti, "kulture"; atehere politikanet tane, o do te ndryshonin, o do te skadonin.

Sinqerisht nuk te kam marre asgje per keq,

thjeshte shaka poetike,

S'jemi ne gjedje asnjehere te bejme diçka per s'mari,per mua gabojne si ata qe duan ta prishin dhe ata qe e duan ta mbajne, se nuk jane serioz ne ate çka kerkojne; sepse ata qe "e duan" jane t'gjith nostalgjiket ,dishendentet e bllokut me kuç e me maç qe te çojne deri ne fund deshiren e N.Hoxhes qe  ne momentin e varrimit i beri te ditur popullit ,se ai , i shoqi e la partine te paster,dhe,per ta fortifikuar kete idè ndertoi me eliten e saj ate piramide qe do te thoshte se per Enverin s'ka vdekje,por vetem lindje!.

pala tjeter qe do ta prishi,duke menduar se prish kultin e diktatorit, behet qesharake,mbasi vetem hapja e dosjeve do ti jepte nje grusht te rende komunizmit,dhe jo prishja e nje ndertese,qe, per me teper eshte nje zhgarravine nga jashte(sepse aq edukate kemi) por brenda nuk permban asgje nga ideja fillestare e ndertimit;

po na jepet rasti te jemi serioze nje here,e mbase te behet mesim,te jemi koherent me historine,qe brezat e ardhshem te kuptojne se ç'do te thote te jesh diktator,ajo ndertse te kthehet ne muzè te diktatures,asgje s'ju kthehet viktimave,por,te pakten respektohen ata, qe humben rinine dhe jeten neper burgjet e tmerrshme te diktatures,eshtrat e te pagjeturve,  nenat qe lotet s'ju a pa njeri!

nuk me duket se parlamentaret,keta "perfaqsues dinjitoz te popullit" e meritojne nje parlament te ri(te majte e te djathte),vetem sherbesa e mire qe do ti benin atij,do ti afronte ne nje te tille!

 

 Qytetaria e Tiranes te pakten e tregoi veten ne kete takim, se jane me  larte per nga llogjika afrojne shume me qytetaret europian. Se sa  te drejte do te kete mendimi i ketyre qytetareve qe tubuan sot kete do ta tregoje koha! Sidoqofte referendumi shpresoj se do te bej dicka qe piramida te mos shkatrohet. Po nuk u be gje edhe me kete athere Shqiperia eshte ne dore te Kaukazianeve !

Ata qe duan ta mbrojne jane 10.000 qytetare te cilet kane nenshkruar nje kerkese qe piramida te shnderrohet ne qender te te drejtave te njeriut dhe ne dobi te formimit kulturor e shoqeror te qytetareve, taksapagueseve, votueseve, ne respekt dhe zbatim te kushtetutes. Te gjitha argumentet e tyre permbajne qellim ekonomik, social dhe kulturor. njerezit nuk duan kurrsesi qe kjo ceshtje te politizohet , por duan qe piramida te mos shembet ne shenje respekti per gjithe kete nenshtrim qe u behet pambarimisht e padrejtesisht. njerezit vertete ndihen shume te shtypur dhe kete e rrefyen ata vete , e bertiten fort , e shkruajten dhe e firmosen. Pra vullnetin e tyre e shfaqen paqesisht, lirisht e shume qartesisht. nuk behet fjale per nje godine, por per shoqerine shqiptare e cila duhet te degjohet , respektohet e sherbehet. andrrallat politike jane tashme nje budallallik aq i madh saqe me te vertete po e bejne shume qesharake nevojen per drejtesi qe ka ky popull

nje pyetje mosvoto?

cfare ju ben te mendoni se Saliut do i kthehej mendja sepse dikush mendoka ndryshe nga ai? qofte ky dikushi edhe 100 000 veta.

Mendoj se jo vetem Kryeminstri por edhe te gjithe te tjeret qe kane marre kete vendim , do te bejne nje llogari te thjeshte :

Do te ballafaqohen me vrimen e zeze te buxhetit te shtetit qe i kercenon me zi kombetar. Do te ballafaqohen me vriimen e zeze te historise qe i kercenon me diskretitim te perjetshem. Do te ballafaqohen me shkeljet e kushtetutes qe eshte ligji me i larte nder ligje. Do te ballafaqohen me nje popull te revoltuar shume , pasi te mos u jete konsideruar fare mendimi dhe vullneti i tyre edhe tani qe e shprehen. Do te ballafaqohen me gjykatat nderkombetare te te drejtave te njeriut fale shkeljeve me 280 kembe te te drejtave te qytetareve. Do te ballafaqohen me te gjitha organizatat nderkombetare qe mbrojne demokracine. Ndaj dhe pasi te jete llogaritur e gjithe kjo gjeme, kryeministri dhe te gjithe ata te tjeret , do te preferojne qe njehere te behen burra te mire e te bejne dicka te mire per kombin,  ne menyre qe te mos perfundojne te gjithe per ndjekje penale neper gjykatat e botes dhe ne menyre qe te fitojne dashurine e ketij populli te shhkaterrum

pyetje shtese pra: po pastaj? a nuk u ballafaquan me nje popull te revoltuar dhe me pare? mua me duket se ai popull revoltohet ne masen e rrezimit te sistemeve dhe satrapeve vetem me renien e piramidave... por me duket se jane piramida te tjera ato... koincidentalisht.

e kam fjalen... nuk ka bere pak deri tani ai. nuk po i shohim organizatat nderkombetare... i degjojme nganjehere, po nuk kane asnje lloj efekti. rritet indeksi i korrupsionit, e cfare ndodh tek ne? asnje gje. oh, me fal; votohet basha ne 8 maj me 10 vota me pak se kryetari 12 vjet i bashkise; qe e shnderroi tiranen nga ajo banjo publike... ne nje qytet dicka normal.

i shohim dhe qeverite e huaja zhaku. ato kur nevrikosen shume me qeverine tone, ja kercasin shpulle me sa kane takat... por ja kercasin popullit ama, jo qeverise.

uroj me gjithe zemer qe te jete si thua ti... dhe te ndodhe si thua ti.

Epo tani , duhet besim . Se vetem me besim arrihen gjerat. Une kam besim se cnjerezilleku nuk do te arrije deri ne ate pike qe ti vene bomben edhe njehere ketij vendi. Fatmiresisht njerezit kane nisur te ndergjegjesohen dhe dje vertete ishte shume emocionuese te shihje ate turme qytetaresh aq te etur per demokraci. Tani, e keqja eshte qe politizohen ceshtjet aq shume saqe nisin ceshtjet e rendesisshme per popullin, behen vegla shpotitjesh e perfitimesh e abuzimesh lehtesisht. Sepse humbet besueshmeria e vullnetit te popullit kur ai komandohet nga partite politike. ne kete rast njerezit nuk duan me qe padrejtesite te ngrihen nje mbi nje si mur mbi kurriz te tyre dhe une besoj se kete here opinioni publik dhe perkrahja masive e kerkeses per drejtesi do ti vendose ne nje pozite paksa delikate te gjithe ata qe abuzojne. Le te besojme qe ata te reflektojne kete here, sepse me te vertete eshte e vetmja gje qe do ta shpetonte vendin nga fundosja

Epo tani , duhet besim . Se vetem me besim arrihen gjerat

Jashte teme. Sa shkon kjo fjalia me nick-un qe ke

une them qe e ka mire. po duhet te jesh i mire ne shpirt qe te presesh gjera te tilla me besim. kudos zhaku. smiley

une kam deshire per vete qe ta bazoj besimin tim. pra nuk me mjafton roli i ndjekesit. smiley

une kam deshire per vete qe ta bazoj besimin tim.

Ja dhe tjetri qe perdor nje fjali qe i shkon shume me nick-un qe ka

boisa miremengjes.

nuk e di si ta kuptoj cfare keni thene... ndoshta nuk eshte e rendesishme te shkohet me tutje se kaq... por cfare keni thene me duket si paragjykim ashiqare, dhe krejt i gabuar.

smiley

thashe qe nuk do shkruaja me ne kete teme, perderisa admini ose moderatori po fshin c't'i doje qejfi... duke na thene me fjale te tjera qe te mos flasim; te jemi te gjithe njerez te ngurte, mundesisht te ftohte fare, pa perqasje emocionale tjeter pervecse per piramiden (nese u duket ashtu)... po, njerez te zhveshur. keshtuqe, nese ju vjen per t'u pergjigjur, mund ta beni edhe ne privat me mua. smiley ju uroj nje dite dhe fundjave te kendshme boisa. smiley

Po mire Zhaku, a te ka shkuar ne mendje qe njerezit mund te mos e shohin kaq apolitikisht sa ti kete ceshtje dhe qe qasja apolitike nuk eshte domosdoshmerisht qasja me e mire, apo me efikase, apo me e natyrshme? Ose thene ndryshe, cfare mundesie reale - shto ketu edhe pergatitjet paraprake - kishte qe protesta te behej ne termat e tua?

Shume interesante ajo qe thote Celesi per prezencen e femrave te tjera si menyre per ta ngrene nga brenda monopolin e parise, pavaresisht ngjyres dhe llojit te kafshes.

e keshtu , 100 vjetorin e pavaresise ta festojme me dinjitet

tani ju i lexoni ato qe them une apo hic. ose me mire, me pyet me konkretisht po deshe se me duket se kjo pyetja jote eshte sqaru pak me larte nga une

 ...e festojme me dinjitet, hypur mbi dinjitetin e te tjereve.

zhak, po them qe te papolitizuarit mund te jene shumica, por mund te jene edhe nje pakice. ti nuk kishe nje kuadrat per qendrimin politik tek formularet e peticionit. prandaj jam kurioze te di si ia mat ti pulsin popullit ne pergjithesi dhe atyre protestuesve tek piramida ne vecanti.

strategjia e komunikimit dhe veprimit ndertohet mbi disa premisa.

kam metodat e mia sekrete per ta kuptuar kete smiley jam magjistare .

A ka gje me te bukur se te zhvendosesh vemendjen e popullit, nga vjedhja e votave diten me diell, tek prishja e piramides. Edhe thoni pastaj qe Berisha nuk eshte politikan i zoti!!!

Jo vetem ajo por kemi dhe konfliktin "artificjal" te regjistrimit te popullsise...Te gjitha keto te nxjerra nga sirtari tashme qe abuzoi me zgjedhjet...hmmm

hmm. atehere shpetoje edhe piramiden me magji zhak, ke urimet e mia.

Perseri ketu? Hahahaha - mbaroi ajo pune, shemtira piramide do rrezohet se aty do behet parlamenti i Shqiperise qe te jete gati per 100 vjetorin e ditelindjes se shtetit te pavarur shqiptar. 200 veta, rrogetare te TCh ose jo le te protestojne se Shqiperia eshte demokraci. Neser mund te dalin shume me teper se 200 vete per te protestuar per legalizimin e hashashit dhe shteti ka per detyre t'i respektoje.

i pyes mi tropizem i pyes e i pyes e i pyes njerezit. te gjithe njerezit i pyess . i lexoj dhe i kushtoj vemendje mendimeve te tyre. pastaj i pyes e i pyes e i pyes. pastaj i pyes e i pyes. e keshtu pyet e pyet e pyet vazhdimisht , arrij ne keto konkluzione

nga pyetjet e tua te shumta a ke zbuluar ndonje individ te vetem qe politikisht mbeshtet kryeministrin dhe ishte dje ne tubim?

kane icik faj edhe te gjithe shqiptaret ne pergjithesi per keto pune se me te vertete nuk interesohen per vendin e tyre ne menyre qe te marrin vesh ca te drejtash kane e ca te drejtash shkelen. edhe njerezit neper forume e neper biseda qe i personalizojne muhabetet keq fare. dallaver dallaver dhe vetem dallaver. ne vend te kundershtojne , e te kerkojne drejtesi bejne dallaver cdo padrejtesi. pra eshte nje virus i madh kolektiv qe na ka hyre ne gjak dhe qe quhet dallaver. kur te shpetojme nga dallaveri do te veme drejtesi. po vazhdum me ky kshu e ai ashu asigjo sdo bohet mire.

po. shume shume shume. madje nje grua me tregoi me krenari qe megjithese ishte nga vucidoli kishte ardhur te firmoste. kete here nuk eshte me fjale per nje abstraksion. piramida eshte nje godine e ngarkuar me shume shume emocion dhe histori urbane. eshte pertej politikes

me vjen mire per pjesen 'shume shume shume'. kete te vicidolit po e le menjane sepse perkatesia gjeografike s'eshte baraz me ate politike. ika, te lashe rehat smiley

zhak, kotesia (perkthimi im per dallaverin) eshte karakteristike qe gjendet ne shume vende: ne bisede te lire, ne debat, ne pune, ne aktivitet politik, ne proteste. vetem se njeriu del nga shtepia kjo nuk dmth se dalja e saj nuk eshte e kote.

pra mendte e kokes jane te nevojshem kudo. nuk eshte rastesi dhe as ndodhi e neglizhueshme hici i madh qe kane arritur protestat e vogla apo te medha ne shqiperi. edhe njehere, te uroj sa me shume sukses ne gjerat qe merresh.

shume faleminderit tropizme. por puna eshte qe konteksti shoqeror i te gjithe botes eshte ndryshe nga ai alarmanti i shqiperise. edhe ju duhet ti ndihmoni njerezit drejt zhvillimit te instinktit per drejtesi duke i ndihmuar me shembuj e me ide per zgjidhjen. mos mendoni se flisni vec me njeri tjetrin. ju lexoheni nga shume te tjere. sa me shume argumente bindese dhe zgjidhje interesante e demokratike te jepni ju aq me shume info do kene njerezit. them ju sepse i vleresoj nje pjese te madhe te komentueseve ketu dhe e di qe jane me vlere ato qe thone . ta keni parasysh pra se shqiptaret kane nevoje per ndihme intelektuale e jo per me shume benzine ne zjarr apo per uje te ftohte ne flaken e sapo ndezur

ne fakt une po perpiqem te flas ne menyre konstruktive. po perpiqem te them se shqiptaret jane njerez qe e perceptojne politikisht realitetin, se zgjedhjet politike qe iu ofrohen jane te pakenaqshme, dhe se duhet gjendur nje menyre po politike per te perfaqesuar interesat e ndryshme te tyre, sidomos te atyre njerezve qe gjenden aktualisht pa perfaqesim politik, si per shembull minatoret krah jush, si per shembull shumica e popullsise se tiranes qe jeton ne lagje ne kufijte e pabanueshmerise, si per shembull qytetaret ne rrethe te tjera te shqiperise qe jane te ngecur mes varferise se shumeaneshme ne vendbanimet e tyre dhe transferimit ne ato lagjet e pabanueshme qe permenda me siper, si pershembull rinia qe pret me syte nga qielli qe te jemi si gjithe evropa (por ndoshta keta jane te paperfaqesueshem).

Tekembramja, shpetimi i piramides mund te rivendose pak rregull momentar ne rendin e gjerave, por pa nje lloj organizimi politik veshtire se do te garantoje qe s'do te vijojne cmendurite dhe maskaralleqet.

Ç'do të thotë se çështja është/duhet të jetë jo e politizuar? Politizimi i saj u dashka kuptuar medoemos si freskbërje për njërën apo tjetrën palë të klasës sonë politike të momentit? Mos vallë politikën do t'ja lëmë në dorë gjithnjë burrave me mustaqe dhe atyre me benevreke e me duar n'xhepa që më zunë sytë në atë video? 

Uroj që të mos shembet! Tjetërkah do të duhej të ndodhë shembja.

epo eshte e vetmja ndertese jokatrore... pse te prishet? smiley

ore, sikur te hidhen ne ere gjithe katrorndertesat atje, ua le ne dore edhe shembjen e piramides shqiponje. me ndihmen e euklidit, piramida nuk shembet smiley

 

piramida prishet, se kur e sheh nga helikopteri kryeministri yne aragnofobik*... i duket si... blete? smiley

* merimangofryks, merimangodhjaks... smiley

Nga nje ane skemi para (marim borxhe) shkatrojm, nga ana tjeter kerkojm dinjitet, 59% e Prodhimit te Brendshem Bruto eshte niveli i Borxhit te Shtetit Shqiptar.

Fshati digjet kurva krihet, i thone ketij muabetit per shkatrimin e Piramides! 

nese popullit i krijohet mundesia e nje institucioni te pavarur ku te mund te perfshihen te gjitha perfaqesiste e komuniteteve qe perbejne kete shoqeri dhe ne rast se u krijohet mundesia e te shprehurit fjalen e lire, mendimet, kerkesat qe kane ndaj politikave shteterore. Ne rast se i vendos si kusht administratoreve te interesave dhe buxhetit publik, llogaridhenien dhe transparencen ne menyre institucionale, te qarte e te percaktuar, natyrisht qe gjerat do te ndryshonin ne shqiperi. prandaj eshte e domosdoshme qe te ndertohet nje qender ne dobi te popullit, sepse ne shqiperi fati i popullit eshte te mos ndihet kurre i perfaqesuar .

Me falni, por a i lexoni keto qe shkruani?

nese popullit i krijohet mundesia e nje institucioni te pavarur ku te mund te perfshihen te gjitha perfaqesiste e komuniteteve qe perbejne kete shoqeri

nga cilat komunitete perbehet kjo shoqeri, na hiq nje kuriozitet intrigues

p.s. une per vete njoh si me njefare identiteti vetem komunitetet e militanteve partiake, ne kete rast logjikimi yt ka krijuar nje qark te mbyllur

te verberit 15 mije veta. shurdhmemecet rreth 10 mije. paraplegjiket rreth 35 mije. jetimet rreth 50 mije. grate e dhunume. te papunet. romet. minoritetet e diskriminume. profesionistet e lire. artistet. te rinjte . minatoret

Jashte teme

cilat jane keto minoritetet e diskriminume(se dhe romet i paske cilesu vecmas), ne raport me to, ketu eshte majoriteti i diskriminum

gayt

Keto qe ke renditur mund ti emertosh grupe sociale dhe jo komunitete..keto me duket kane shoqatat, dhe me duket se kane perfaqsuesit e tyre, pra jane te organizuar, por problemi eshte se zeri i tyre nuk degjohet, dhe ky eshte problemi me social qe ka shoqeria shqiptare, dhe jo fushata e korrje shirjeve, prishjeve qe organizojne politikanet e papegjegjshem per problemet sociale qe ka vendi! 

grupi social nuk eshte komunitet? teorikisht i kane por jane krejt te paperfillur. duke qene te shperndare dhe te perfaqesuar nga nje ze i vetem qe mund te jete perfaqesuesi i shoqates, i cili behet i mekur perballe veshtiresive proceduriale dhe padrejtesive te sistemit, problemet e tyre vetem shtohen e shtohen pafundesisht. per te mos fol pastaj per vjedhje fondesh e projekte te pafinancuara e . ca te te them. se kur i shef me sy e kupto tamam ku e qendron mjerimi. Nese behet nje institucion ku permblidhen te gjitha keto grupe sociale, atehere edhe rezultate shihen edhe pune behet edhe organizim ka . kesisoj krijohet barazi sociale , e cila megjithese ka 13 vjet qe shkruhet ne kushtetute e ka 20 vjet qe derdellitet neper media, nuk ekziston. te verbrit kane nejt 19 vjet pa shtypshkronje. paraplegjiket kane nja 5 shoqata , kane nje parti dhe skane buke te hane. shurdhmemecet nuk i puneson askush. jetimeve u vjedhin buken e gojes drejtoret e jetimoreve. minatoret kane 4 vjet qe po te njejtin hall kane e askush nuk ve drejtesi per ta. bulqiza dhe minatoret jane nje kapitull shume i frikshem qe nuk dua ta zgjas. gayt jane nje komunitet qe po perpiqen shume te fitojne te drejtat qe u takojne si njerez te barabarte te nje shoqerie te lire. artistet e rinj duhet te paguajne qindra mijera lek per 1 ore shfrytezim ambjenti per ndonje shfaqje. nje shfaqje do te pakten disa dite prova. ku ti gjejne paret ata ? ku ti bejne veprat ata? aman se te flasesh nga larg eshte sh kollaj. ktu, ktu eshte puna. ktu jane hallet. atje ke ju nuk duken hallet e shqiptareve se nuk i nxjerr tv dhe as 15 ditet e pushimeve tuaja ne memedhe

 grupi social nuk eshte komunitet?

Komunitet eshte, por nje shkalle me poshte per saktesi shprehje, se mund ti quajme edhe popull. Ska rendesi. 

atje ke ju nuk duken hallet e shqiptareve se nuk i nxjerr tv 

Duken duken hallet e shqiptareve dhe i dime shume mire. Ti ke te drejte kur thua qe gjendja e atyre grupeve sociale qe permende eshte shume e rende, dihet qe burokracia shteterore e nje shteti te koruptuar e veshtirson me shume gjendjen e tyre. Ajo qe nuk kuptova une ishte Institucioni i pavarur i grupeve sociale!!!!! Si mund te krijohet kjo, se qeveria thote qe kemi fonde per keto grupe, kemi  istitucione, si Sigurimet Shoqerore, per invalidet, per te papunet,etj... qeveri me vete nuk krijohet, (shaka)

pse zonje juve ju shqetesoi dicka?

Po zonje/zonjushe, me shqeteson mungesa e sintakses, e koherences ne perdorimin e koncepteve, mungesa e mekanizmit te logjikes formale, por sidomos me shqeteson fakti qe me duhet te jem ne te njejten llogore impenjimi me ju.

S´ju takon gjithe ky shqetesim zonje se ju vete nuk jeni korrekte me perdorimin e gjuhes shqipe. meqe kerkoni perfeksion po them, jo per gje. Shkruajini njehere pikat e e-ve dhe pastaj pretendojeni drjtshkrimin e drejtshkruar e te denje per zonjen tuaj qe perdor 2000 fjale per te thene nje shqetesim kaq absurd

Tan Shkreli, Tan Shkreli aman, a foli Tan Shkreli?

epo meqe qenket e shqetesuar per gjithe keto gjera zonje, bashkojuni listes se gjate te intelektualeve te tjere qe vdesin per pak letersi edhe aty ku nuk eshte aspak e udhes. Une ndihem shume e shpjeguar qarte.

Meqe vdes per letersi, po ju them qe ju e ngaterroni politiken me poezine dada.

po cpolitike moj cpolitike?! kush po flet per politike ketu moj e shkreta ju?! ku e permenda une politiken moj e varfra ju dhe syte tuaj te shastisur nga keto torollakerizma qe po shihni kaq padrejtesisht. po cpolitike moj sterzonje e sternderuar ?! cfare doni nga une? te mos shkruaj me ketu?! nuk jane te denja mendimet e mija dhe fjalet e mija per ju?! pune  e madhe fort. ne po flasim ketu per nje muhabet tjeter moj sterzonje. po flasim per hallet e popllit. kshuqe vazhdoni ne sallonin e cajrave se ktu ke ne buke e qofte ka

ne po flasim ketu per nje muhabet tjeter moj sterzonje. po flasim per hallet e popllit.

smiley

rilli zhaku?

protagonizmi ne vetvete nuk eshte domosdoshmerisht i keq, apo i demshem. gjeja calon keq ama kur mbrohet me argumenta te nxenesve te klases se peste ne monizem, aka pionieret e Enverit (pa lidhje me piramiden), i.e. ti e te tute po perkushtoheni per hallet e popllit me defteret e firmave per mosprishjen e piramides, ne nje vend si i yni qe ne morine e problemeve serioze, po dhe atyre te zakonshme me vendet e zhvilluara, vetem piramida s'ka si te kishte lidhje me ndonje hall te qofte dhe nje njeriu popull.

ne kete pike p.sh. protagonizmi i atyre qe te vodhen ty lavdine dje me fjalimet e tyre eshte ku e ku me pak absurd se keto qe thua ti, anipse s'jam dakort as me idene e tyre te djegjes se pleshtave te ndergjegjies per "kauzen piramida"

po mos u deshpero zhak, do kete kauza te tjera. u are resilient in this kinda stuff, kam besim tek ty smiley

Ndonjehere vetem buke, qofte dhe laraska. Jam e bindur qe hallet e popullit jane ne duart te sigurta pasi shkembeva dy fjale me ju. Gjithe te mirat!

kjo goca me emrin mos-voto vjen nje here ne vit ktu tek ppu-ja, perhere me nick ndryshe nga ai i meparshmi..  nanje dite do vij ktu me nickun votoni-mua.. edhe do bej prape nja 300 postime ne 2 dite.. pastaj do zhduket prape. nejse xhanem po iki une n je here para se te ha nanje bajonete barkut se eshte edhe pak nevrike kjo.. te ben analizat ne vetull.

 Beni c'te doni, bertisni sa te doni, silluni perdridhuni, piramida do prishet!!

jepi kohe te mjaftueshme dhe gjithcka e ndertuar do prishet.. eshte regulli i universit

dukesh edhe ti n'video lumo? Apo e postove se kishe mall? Ke kohe te besh vajtojcen lumo, se e ke edhe ma t'forte ket' tjetrin.

Votimet u prishen, vendi po shkaterohet, minatoret jane ne greve urie, vellai vret vellane, babaj vret veten, nga Evropa u larguam edhe nje 10 vjecar tjeter,ndersa politikanet tane meren me "Te prishet apo mos prishet piramida".  "Stambolli digjet ....krihet". "E lagu apo nuk e lagu bishtin dhelpra"

Bravo i qofte Berishes dhe Rames . Jo vetem po e vrasin ate vend por po e vrasin duke e mbajtur ne narkoze. Ndersa ne gezohemi qe Tironcit e vertet paskan dale per shetitje nga Piramida Ahhhh mjere ata

mos u merzit, vella. nuk behen gjerat me zor.

eshte bere padrejtesi e madhe ne ate vend per shume gjate. nese njerezit kane hequr dore nga vuajtja e pasojes se saj ne menyra institucionale, kjo nuk do te thote qe pasoje nuk ka. thjesht, njerezit do e vuajne ate permes sekelldive te medha.

Kam pershtypjen se jemi lodhur kot qe e kemi firmosur ate peticion. Nuk besoj se do na e vare njeri. smiley

Gjithsesi arsyet e mosndertimit nuk kane te bejne me budallalliqet "antikushtetuese" qe shprehte Andrea Stefani me shoke ate dite por jane arsyet e paraqitura nga Arben Malaj ne shkrimin: Pse jam kunder apartamentit luksoz

Si dhe fakti qe kemi rreshkitur tek ajo piramide kur ishim te vegjel. smiley

 

 

Mora vesh, qe Zhaku ishte kap prej flokesh me Muc Nanon, per ceshtje parimore.

e ke mor vesh gabim

Piramidën e ka shembur Edi Rama

Opinion e Shtunë, Korrik 23rd, 2011

REDI GJUZI

 

 

Kush deshiron te mbaje ne memorie piramiden duhet te shkoje te beje nje foto para saj ose ta filmoje me kameren e tij. Ajo ndertese gjigante ne mes te kryeqytetit ka shume gjasa te shkaterrohet. Ne fakt, Piramida, e fundit nga simbolet e Tiranes se para viteve 1990, e ka marre vendimin per shembjen shume kohe me pare.

Ka me dhjetëra vendime që e kanë shembur copa-copa godinën. Dhe të gjitha këto ndërhyrje janë bërë në syrin e qytetarëve të këtij qyteti të ri. Piramida u vendos të shembej ditën që në vend të “Kinema Republikës” u ndërtua një pallat. U shemb më tej ditën që në vend të kinema “17 Nëntorit”, të ndërtuar në vitin 1926, u vendos të bëhej një pallat tjetër. Piramida u rrafshua ditën që lulishtja poshtë monumentit të “Skënderbeut”, aty ku të gjithë kemi foto me familjen apo gjyshërit, po modifikohet dhe po merr vulën e ishkreut të Bashkisë. Piramida u zhbë kur KRRT mori vendim për ndryshimin e përfundimtar  dhe tërësor të sheshit qendror të qytetit. Është rrafshuar kur në lagjet tona janë shndërruar me qindra ambiente të vulosura thellë në fëmijërinë dhe rininë tonë. Të gjitha këto vendim dhe shumë të tjera që të gjithë mund t’ia shtojmë kësaj liste, e kanë shembur pak nga pak edhe Piramidën. Ajo godinë, ishte simbol i memories së qytetit, po aq (ose ndoshta shumë më pak) sa të gjitha godinat e tjera që janë rrafshuar një e nga një në sytë tanë, pa reaguar. Ose duke reaguar në formën e një shënimi, që më shumë i shërben zhurmës së shpirtit, për ta pasur si ilaç qetësimi në kohë pleqërie. Sot Piramida është shembur, dhe për këtë kanë faj edhe të gjithë qytetarët e Tiranës. Këta të fundit, gjatë këtyre 10 viteve kanë pranuar që ky qytet të shndërrohet tërësisht nga çerdhet ku këta qytetarë kanë marrë formimin e parë, deri te fushat e futbollit e pikat e tjera të referimit ku janë lënë takimet e rinisë a pleqërisë. Të gjitha këto fakte e bëjnë naive ngritjen e intelektualëve dhe grumbullimin mediatik të disa qindra qytetarëve përpara godinës së madhe. Tiranës këto 10 vite i është zhbërë memoria. I janë shembur pikat e referimit dhe  i janë zëvendësuar me pika betoni të larta. Protesta për mos shembjen e Piramidës duket të ishte organizuar vite më parë, përballë Bashkisë së Tiranës apo KRRTRSH, kur merrej vendimi për shembjen e të parës pikë historike të qytetit.

Duhet të organizohej poshtë zyrës së kreut të Bashkisë ditën kur firmosej ndërtimi i kullave gjigande në lulishtet pranë qendrës së qytetit. Sot është tepër vonë për të mbrojtur Piramidën. Këtij qyteti nuk i duhet më e kaluara dhe Piramida nuk ka aspak pamjen e një simboli që përfaqëson të kaluarën. Është qartësisht politike mbrojtja e të vetmes godinë, që është krijuar tërësisht për të përjetësuar simbolin e Enverit. Sot, Tiranën e vjetër nuk mund ta përfaqësojë “Piramida e Enverit”. Kush mundohet ta quajë “Piramidën e Tiranës”, e ka gabim. Në këtë qytetet asaj godine gjigande i është thirrur gjithmonë Piramida e “Enverit” ose e “Dullës”, për ata që kanë më shumë se 20 vite që jetojnë këtu. “Piramida e Tiranës” është një tjetër objekt që po ndërtohet në sheshin kryesor me firmën e kreut të vjetër të Bashkisë. Dhe të jeni të sigurt që tiranasit që kanë lejuar që ky qytetet të ndryshojë rrënjësisht, nuk duan që të vetmen pikë simboli të kenë  “Piramidën e Enverit”. “E vetmja gjë për të cilën ka nevojë e keqja që të triumfojë, është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë”. Në rast se gjatë këtyre 10 viteve njerëzit e mirë do të kishin ngritur zërin e tyre, Tirana do të kishte sërish historinë e saj arkitekturore si qytet dhe sot asnjë kryeministri apo kryeparlamentari nuk do t’i shkonte në mendje të shembte jo Piramidën gjigande, por asnjë shtëpi të vjetër nga ato që digjen rëndom te Pazarii Ri. Por ky qytet ka heshtur aq gjatë gjatëshndërrimit të memories së tij, sa që tani  duket keq po të reagojë. Aq më tepër për ish-shtëpinë e së keqes.

 

piramiden ore bir njeriu me shpirt qeni nuk e ka prishur edi rama por kerkojne ta prishin njerez si ju qe e keni vertete genin shkatrues ne dna. kjo eshte veprimtaria juaj, shkatrimi i veprave te te tjereve. vetem shkatrimi ju ben te ndiheni te gjalle.. ndaj edhe kembngulni t'i vini tritolin asaj ndertese.. se shkatrimi ju jep ereksion. kur nuk shkatroni dot e ndieni veten kot. ju hani nga bytha e dhisni nga goja.

Pjeserisht ka te drejte Redi por jo plotesisht ama. Fakti qe Edi Rama ka prishur ndertesa te tjera historike ne Tirane nuk i jep leje Berishes te prishe piramiden. Nuk mund te justifikohet e keqja jote me te keqen e tjetrit. 

Sa per ate qe pse nuk kemi protestuar para bashkise per ato objekte qe ti citove, po, kemi faj te gjithe. Gjithsesi eshte me mire te fillosh vone sesa kurre.

Sa per ato "intelektualet" qe protestojne, nuk nevojitet analize e thelle per te kuptuar qe jane plehra dhe hipokrite po ashtu si ato politikane qe "analizojne" dhe per te cilet ankohen.

interesante eshte qe shume njerez diksutimet i mbeshtesin mbi kruajtese dhembesh dhe mbi to pretendojne te ndertojne nje keshtjelle solide te mendimit (te varur apo te pavarur).

A mundet qe Zhaku e din sa shqiptare e ambasador jane kunder prishjes se piramides, se kam menduar te porosis ketu ne Firence tek Ndermarrja Artistke "Aligheri", piramida te vogla, te bej edhe une nje çike tregti.!!!!

Askush nuk ka të drejtë të cilësojë dikë plehër apo hipokrit, nëse nuk ka marrëdhënie personale me të. Pra, emërtime të tilla janë të pavlefshme nga kushdo që dalin. Mua më bën përshtypje dicka, si është e mundur që Inida Gjata të jetë e rreshtuar përkrah tyre në një kauzë të përbashkët dhe të mos kuptojë shqetësimin e tyre. Sipas meje, kauza është shqetësim i përbashkët. Nëse ti nuk ndan shqetësimin me bashkëflamurtarët e kauzës tënde, atëherë cfarë të bashkon me ta? Unë jam absolutisht kundër deklaratave të tilla: pjestarët e elitës së Shqipërisë kanë të drejtë të shprehen. Nuk ka njeri në botë që t’u ndalojë atyre të drejtën e shprehjes. E aq më pak Zhaku!!! Zhaku, madje bën mirë t’i dëgjojë me vëmendje ata. Ka shumë cka të mësojë prej tyre. Është absolutisht e pafalshme të denigrosh dikë që merr një hapësirë televizive për të demonstruar pikëpamjet e tij, pse ky është pjestar i elitës. Do, apo nuk do Zhaku, apo ndonjë tjetër, elitat shqiptare ekzistojnë. Ato kanë të drejtën e tyre legjitime të shprehjes. Ato e kanë të drejtën më shumë se kushdo tjetër. Në rast të kundërt, nuk do të kishim demokraci përfaqësuese në asnjë vend të botës, por do të kishim një anarki të pashembullt, të komanduar nga palaco me një mikrofon.
 

lirka smiley

cfare mendimi keni per kete:

a do ndiheshit rehat nese une do guxoja t'i quaja plehra, pa patur marredhenie personale me to? a eshte i vlefshem ky konstatim?

thenkju. smiley

 +100

zoto mirmengjes njehere,...Si guxon mor pizeveng dhe i quan plehra!...... smiley

Ja po ti kontatoj une se cfare jane(pa patur mardhenje personale gjithashtu) smiley

  1. Jane objekte te pergjithshme te hedhura nga persona te paidentifikuar
  2. Jane instalacjon artistik i krijuar nga qytetaret artedashes te Tiranes: financuar nga ministria e Arsimit dhe Kultures ne bashkepunim me ate te Mjedisit
  3. Jane nje iluzjon optik......Nga larg duken dhe si pjese e nje mitingu
  4. Jane nje pjese e fushates reklamuese "Mrekullia Plastike, Shqiperi 2011"

 

Konstatimi final....Rrobat e reja te mbretit jane te mrekullueshme....

sa bukur flisni ju artistet !!!!.smiley 

Trying to carve and give a shape to the ugly rock......Just trying tho smiley

asnje fjale, s'te kuptova mor bir .smiley

L'arte è un luogo segreto dove tutto diventa possibile.smiley

L'occhio acquisisce, la mente idea e le mani trasformano...smiley

Rrofsh for free lesson 1.smiley

Guardo quel quadro ogni giorno... eppure ogni giorno il soggetto è diverso...

Nessuno, penso, dovrebbe leggere poesie, o guardare quadri o statue, se non vi sa trovare molto di più di quanto il poeta o l'artista vi abbiano effettivamente espresso.smiley

Jam plotesisht dakord me Lirken. Ka permbledhur ne menyre te shkelqyer ate qe kam dashur te shpreh dhe une prej kohesh rreth kesaj ceshtjeje.

moj ti lirke, po Zhakut ia hoqen mikrofonin nga dora moj, jo zhaku atyre. Dhe ma hiqnin pikerisht ata intelektualet qe ti kujton se dine cfare eshte bashkepunimi. Njerez te fryre me vetvete, hajdute idesh dhe shkeles te te drejtes.  Sepse isha duke pyetur popullin une . Dhe meqe skane respekt per asgje tjeter pervecse per figurat e tyre televizive shkelen te gjitha te drejtat e fjales se lire duke nderprere 5 here ne 7 minuta popullin qe po pergjigjej e po jepte reagimion e vet. Se populli prandaj thirret ne proteste moj lirke qe te reagoje e jo te duroje derdellitjet me k-ra te vogla dhe me qera te medhaja. Se late nam duke u marre me keto dallavere o gra e burra. Late nam . Me keto qe shoh ketu, vertete deshperohem se nuk shoh askund pak dreite shprese. as andej as kendej. Mos flisni budallalliqe. Poshte budallalliku. Dhe mos e permendni me emrin tim se do t´ju vrase ndergjegja qe me bini ne qafe kot, kur ta merrni vesh tamam si eshte puna, e jo nga dallaveri ne dallaver.

O Zhak ka ikur koha Zhan Zhak Rusoit. Sot ka ardhe koha Zhozef Fushese. Degjo vllain. Lere piramiden se po me dukesh si Elizabeth Taylor qe kishte hallin e kafsheve (gomereve) ne luften e Kosoves.

Nuk dua të të përziej ty personalisht. Pra, kundër teje nuk kam asgjë. Por, vërej njëfarë qëndrimi arrogant me mikrofonin tek ty Zhaku. Mikrofoni, e dashur, është thjesht ndërlidhës. Ndërsa ti  je ndërmjetëse. Pra, në rolin e gazetarit/gazetares je ndërmjetëse ndërmjet atij që shprehet dhe atij që dëgjon. Nëse dikush të ka dhënë një mikrofon, këtë e ka bërë, jo për të dëgjuar ty, por, për të dëgjuar atë që do të shprehet. Në këtë kuptim, është e ndaluar rreptësisht ta përdorësh mikrofonin për tekat, apo trillet e castit.

Po pra zonje, prandaj po them qe e ke gabim. Se une po ia drejtoja mikrofonin popullit , jo vetes. Te tjere ishin ata qe ia kishin drejtuar prozhektoret, kamerat dhe mikrofonat vetem vetes dhe madje guxuan edhe te nderpresin fjalen e lire. Prandaj po them, kujdes kur permendni emra, se e verteta eshte krejt ndryshe

Zhaku dhe dicka të fundit, sepse ke të drejtë, që emri yt nuk ka përse të lakohet kaq shpesh. Intervistimi nuk bazohet tek sasia, por tek cilësia. Pra, ti mund të shkosh si satelit nga njëri tek tjetri, për t’i marrë opinionet dhe ato nuk do të ndryshojnë faqen e intervistës. (të them këtë, sepse të kam ndjekur si rrallëkush tjetër). Prandaj, e theksoj, që synimi yt për të shtuar sasinë e atyre që shprehen, shpreh varfërinë e atij që interviston. Duhet të synosh tek disa individë, por që të jenë të ditur. Mbaje mend këtë: TE DITUR. Nuk mund te intervistosh këdo dhe ta quash këtë intervistë te pasur. Pasuria e intervistës qëndron në pasurinë e fjalëve, që ka dikush për të thënë.
Kalofsh mirë.

Degjo moj ti zonje se vertete po e tepron me fyerjet qe i ben punes sime dhe popullit te pyetur. Nese do nisim te perzgjedhim nga rrobat  ata qe do te pyesim, kjo nuk eshte me fjale e lire. Dhe po te them qe pikerisht ky lloj seleksionimi qe u behet te intervistuareve e ben krejt te pamundur kuptimin mbi shoqerine aktuale. Mbi menyren se si rrojne e percillen ngjarjet ne popull. Kupton qe ke njerez trushpelare, padrejtesisht?! Kupton qe ke njerez te shkelur e te nenshtruar , padrejtesisht?! Nese ty te duket e kote te pyesesh mendimin e 5000 veteve nese sipas tyre rrojne apo jo ne nje shoqeri te lire ku mund te ushtrojne sovranitetin e tyre , mua nuk me duket. Dhe madje mendoj se ky informacion na sherben te gjitheve te bejme sa me shume per ta krijuar kete shoqeri. Nese ty te duket e kote te pyesesh 5000 vete nese rrojne apo jo ne nje shoqeri te barabarte , me vjen keq per ty. Sepse fale ketyre pyetjeve e fale ketyre pergjigjeve mund te mendojme te gjithe se si ta bejme te barabarte ne te drejta , kete shoqeri te padrejte. Keshtuqe une do vazhdoj te pyes ke te me dale perpara , sepse e rendesishme per qellimin tim eshte te marr sa me shume mendime te lira , sepse vetem ashtu krijohet nje shoqeri demokratike, e jo duke pyetur ata qe pretendojne te drejten absolute te opinionit publik , duke mos iu rrujt fare per publikun

Avash mbaje veten. Gjithe ky pathos na trembe. Do pime noi kafe mbasdite te qetesoj icik?

Jam me Zhakun 100%. Sidomos per ate qe thote, perkushtimin kaq te zjarrte qe po tregon, c'ka i jep shume fisnikeri ceshtjes/nismes,dhe per mua edhe asaj vete(zhaku ishalla nuk e ke dhe ti me te futme, se ta keputa belin, aq me vete me ke ne kete) si person. Si rrallekush ke respektin tim Zhaku. Do ta marresh kete nga une, jo si kompliment, se nuk komplimentoj kurre, por si rrefim dhe kostatim. Te uroj nje te diele fantastike. smiley

Mund të jem unë gabim. Ndoshta e teproj dhe unë, që vazhdoj këtë linjë gjykimi me ty. Për mua, një gazetari që uzurpon, apo më saktë suprimon strukturat e shoqërisë është anarki. Ti do të pyesësh 5000 vetë (por, 5000 prapë janë pak, apo jo). Sepse, ke lënë pa pyetur 2 milionë e 955 mijë të tjerë. Po këta? Si do të krijosh një tablo për mënyrën si gjykojnë këta? Pra, ajo cka sugjeron ti, është e pamundur dhe e padrejtë në vetëvete. Ka mekanizma që gjenerojnë mendimin e të gjithëve. Sovranitetin këta e ushtrojnë vërtet, por e ushtrojnë nëpërmjet të zgjedhurve të tyre. Tani, ti e ke problem këtë punën e “të zgjedhurve” (të paktën kështu më le të mendoj, nicku që ke zgjedhur). Por, demokracia, kështu funksionon. Unë ende nuk  njoh demokracinë me zëdhënës shtypi. Njoh vetëm demokracinë me të zgjedhur.

Kjo qe thote Zhaku ketu eshte shume e thjeshte dhe e rendesishme: ai qe flet e ben kete sepse kerkon te degjohet, dhe qe ta kuptoje se eshte degjuar duhet edhe ai vete te degjoje. Nese eshte vertet ashtu sic thua ti Zhak, qe s'kishin burrat e podiumit interes te degjonin njerezit, ky eshte tregues perse nuk funksionojne organizimet masive dhe aksionet kolektive tek ne, sepse mbeshtetesit shihen si numra, e jo si njerez, dhe nis e keputet pa u lidhur mire filli i perfaqesimit. Perndryshe perse te behej spektakli ne shesh e jo si zakonisht, ne studio televizive?

Ndersa me problemet tuaja organizative nuk dua te merrem. Ndoshta e kishe per here te pare organizimin e dickaje kaq serioze, dhe shpresoj se ke mesuar plot.

Tani te me fale Zhaku por ajo qe ben me intervistat ne ate programin qe transmetohet ne DigitAlb eshte abuzim me njerezit. Pikerisht me ata te varferit, te paditurit qe padrejtesisve qe sipas Zhakut ja u bejne politikanet ketyre, ju shtohen edhe abuzimet e gazetareve apo atyre qe marrin persiper te bejne kete pune duke i perqeshur me "intervistat" qe ju bejne. Ajo eshte tallje me njerezit. Tubimi tek Piramida ka ate bulmet se Mustaf Nano apo A. Stefani ose Shvejku Lame, nuk vijne te degjojne por te bejne politike o Zhak. Keto ti duhet t'i dije me kohe.

 Kush e organizoi Tubimin Zhaku ? Cfare eshet Zhaku ?

Kur behet nje tubim ka disa organizatore qe percaktojne nje platforme se percfare do te flitet, ne qoftese ngrihet nje idiot nga salla dhe flet jashte pikave qe ka percaktuar Organizatori sigurisht kjo nuk eshte normale, kjo eshte subversion, nje fenomen qe kerkon te prish rjedhen e tubimit, ose te krijoj konfuzion ne tubim me qellim te prish ate!

E dashur Inida.

Se pari, urime per impenjimin dhe mundin per kete kauze.  Shpresojme te mos jete e para dhe e fundit se shyqyr (fatkeqesisht nga njera ane, por edhe fatmiresisht per qytetarine nga ana tjeter) ka e do kete plot te tjera.  

Se dyti, me gjithe skepticizmin per shume arsye kur lexuam/mesuam per iniciativen, na behet qejfi qe nisma pati nje fare suksesi.  E dime sa veshtire eshte t'i besh tok qytetaret, keshtu qe eshte nje arritje jo e vogel.

Se treti, apo nje pushim i vogel nga urimet e perzemerta.  Meqenese organizime te tilla nuk jane te zakonshme ne Shqiperi, apo sefte ne rastin tend psh, duhet ta kesh parasysh paraprakisht qe jo cdo gje do vej vaj, vaj ne kuptimin e perceptimit tend, apo te tjetrit e me radhe.  Edhe ne shoqata te tjera me eksperience ne keto pune (jashte Shqiperise po flas) ndodh qe per nje eveniment te organizuar jo cdo gje shkon fjolle, apo pike e presje e pike sic e planifikon x apo y.  Aq me teper ne nje tubim te tille ad hoc.  

Keto me siper ne pergjithesi. Ne vecanti, sipas mendimit tim te vobekte (huazim ky i bere me ndergjegje te plote) nuk me duket pozitive per kauzen cfare po i ben ti ne kete blog.  E them kete me dashamiresi e jo per qitje.  Sepse, e po bej nje analogji katnare e jo qytetare, ne menyre hipotetike tingellon e tille: acar perjashta, e nje qyqari te plevitosur i ra rruga neper acar.  Baresha a stanesha i jep nje shall qe sajon.  Eshte si ta marresh kete shall e ta besh fertele se jo leshi eshte i palare, shtizat kane qene te trasha, vijat s'jane te drejta se aty ketu ne mjele e siper te deles a dhise, bareshes i kishte shkare dora.  Edhe qyqari prape me plevitosje e pa shall.    

Nga ana tjeter, per ta zbritur prape ne qytet situaten, ato/ato qe per qellime te ndryshme jane pro-prishjes se piramides, lexojne kete "inside info", kete "fertele" te tubimit edhe thone "oooo c'u kenaqem."  

Ndjese qe u zgjata.  Sic thashe, me shume dashamiresi per ty por dhe per piramiden. Ne evenimente te tilla ka gjithmone "heronj te heshtur e te pakenduar" keshtu qe ndonjehere njeriu duhet edhe thjesht te kete kenaqesine te jete pjese e dickaje qe ka kuptim, pavaresisht.  Sa per verejtjet per bashke-organizuesit, eshte nje shprehje ketej "a lady in public and a ..... in the bedroom".  Dmth nuk po te them qe mos t'u lesh kusurin privatisht.

Edhe njehere urime, dhe suksese ne nismat e tjera.

PS: Meqe u ndodha, do sugjeroja qe nje barazpeshim i zerit te qytetareve por edhe nje prezantim nga "aktiviste/elitist etj" qe kane kohe qe jane marre, kane shkruar e jane te shqetesuar per cfare po ndodh, nuk do demtonte kauzen.      

Shpresojme te mos jete e para

smiley rrrrsmiley, instead smiley

a nuk mendon se kjo varet nga informacioni qe ke, dhe se shpresa eshte koncept qe bazohet dhe lidhet thjesht me te ardhmen? smiley

Ndonje ikone ketu si ta kesh midene ti, ndac ato me siper, n'dac rrotullime ne shesh.

Pas ikones, konkretisht cfare kishe dhe si mund te te ndih?  

u shtru pytja "cfare eshte Zhaku"? Doja te beja nje portretizim rokoko, por meqe e gjth kjo eshte marre tejet seriozisht dhe ne linja strikt gotike, e lash smiley

 

this is what you could come up with? wow. staggering. smiley

wow. staggering. 

Aman vetem ti mbahu fort, pa te bej/me si do bej/me smiley.

he, do me gjuash tani? - pse te mbahem fort?

O Zhak urime per nismen qe keni mar dhe per frymen qe perfaqsoni. i lexova te gjitha shkrimet e tua ne kete teme dhe vertete qe me kane lene mbresa pozitive. gezohem per kete nisme tuajen, dhe shpresoj se, ashtu sic shkruajti dhe dikush me siper, shpresoj ta keni kuptuar se kjo iniciative juaja shkon me tej se mos-prishja e piramides.

hahaha, po c'fryme zeza more amani? Ka shume pak njerez me "fryme" aty. Gjerat jane me te thjeshta, ka njerez qe protestojne se keshtu ja u kerkon punedhenesi ose duan te bejne te dalluarin per punedhenesin, te tjeret jane aty per arsye krejt politike dhe hipokrite, ndersa nje pjese eshte aty thjesht per snobizem. Eshte si puna e bluzes me komandant Ce-ne kur ishte trendy. Vesh nje bluze dhe kujton se po perpiqesh per te varferit e botes dhe kur vjen puna keta te varfer i perqesh, i abuzon duke i bere objekt intervistash televizive per te argetuar njerezit etj.

Njeriu duhet te mbaje pergjegjesi per fjalet qe thote. Cfare mbeshtetjeje ke ti per kete me siper pervec gjendrave te tua te peshtymes?

.

Kur lexoj ate Monden me siper sesa seriozitet i jep ketyre budalliqeve dhihem gazit. Ben sikur se di e shkreta qe nga ato 500 vete qe ishin aty nja 200 ishin nga top channel dhe pjesa tjeter ishin rob qe kishin dal xhiro. Pale kur o rekomandon qe mos i nxjerri ne shesh "gjerat e brendshme" por te tregojne unitet para popullit tamam si bolshevike vogel. Nuk e rru njeri te piramida oj Monda oj vajze e mbare. Te kane ardhe lajmet gabim andej nga je.

ishin 5000 ... 5000, jo 500. kshtu qe edhe me aritmetiken tende dalin se qene 4800 qytetare qe u shprehen me referendum se piramida nuk duhet prishur.

 Fakti qe je ti pro prishjes se piramides nuk do te thote qe jane te gjithe. Perkundrazi. Absolutisht c'do person qe njoh une, demokrat, socialist, i pavarur, i vjeter, i ri... eshte kunder prishjes se piramides. Jo vetem per vlerat e saj arkitukturore, kulturore si dhe emocionale (per ne tironsit te pakten) por edhe per shpenzimin marramendes per ndertimin e parlamentit te ri. Ato deputet tane jo parlament te ri, por as kasolle qensh nuk meritojne.

Shume me shume se 5000 veta do ta kishin firmosur peticionin po te mos ishte per Andrea Stefanin me shoke qe e shenderruan ne shfaqje per pallavrat e tyre. Sikur nuk dalin cdo dite neper emisione duke perseritur te njejtat gjera, i duhej ti shprehnin edhe aty.

o ti i forti qe mtregoje majen e anglise paraa ca ditesh kur te vura ne dukje se ishin 5000 e jo 500.

del se paskan qene ne fakt 6100 ata njerez qe kane firmosur peticionin ate dite e jo 500.

ca ke per te thene per kete?

 

 

Instikti fillestar (10-mja e gazit) goxha mire. 10 me yll.  Per te tjerat, ulu n'vend, 4.

PS: Notat te mos merren aq seriozisht sa seriozisht eshte bere analiza e nje posti jo serioz.   

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).