Deputeti socialist, Andis Harasani i sugjeron kryetarit të PS-së, Edi Rama, që të reflektojë gjatë dhe të shpjegojë pse arriti PS në këtë pikë. Ai kujton edhe disa histori e biseda personale me kreun e PS-së. Harasani thotë, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se: i ka mbetur në mendje një këshillë që miku i tij, kryetari i partisë i ka dhënë përpara se të nisej në SHBA, për të pritur lindjen e djalit. “Më tha që duhet të isha i kujdesshëm që kur të mos isha më në këtë botë, të mendoja që im bir të mos ndjehej keq kur të thoshte se i biri i kujt ishte. Përkundrazi, të bëja gjithçka që ai të ishte krenar për mua, siç jam unë krenar për prindërit e mi. Këtë këshillë të mikut Rama po përpiqem ta zbatoj”, - shprehet Harasani.

Përfundimisht, Kolegji vendosi që Lulzim Basha të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, që do të thotë se Edi Rama nuk do të jetë më kryetar. Si mendoni çfarë duhet të bëjë tashmë, kryetari i PS-së tani pas këtij vendimi?

Duhet të ketë një moment reflektimi. Një moment të gjatë reflektimi për të shpjeguar se si dhe pse u arrit në këtë pikë. Kjo disfatë personale, që pësoi kryetari i partisë sime në Tiranë duhet të jetë po ashtu një mundësi e artë për rikthimin e tij në parti, për të tentuar të ngrihet në lartësinë dhe përgjegjësinë që ka kjo detyrë, të cilën ai e morri gjashtë vjet më parë me premtime, të cilat nuk i përmbushi kurrë. Duhet të fillojë me përmbushjen e këtyre premtimeve, mendoj, ndonëse shumica mendojnë se ai nuk e ka kapacitetin për ta kryer një gjë të tillë. Që nisin që me bashkimin e të majtës, thirrjen e të gjithëve pa përjashtim në PS, ndërtimin e një programi për socialistët dhe të majtët, rregullimin e statutit për demokraci e liri të menduari e veprimi së paku ashtu siç e gjeti Rama në 2005, me largimin përfundimtar nga bojkoti, veprimet atipike për PS-në, e shumë e shumë të tjera që shpjegojnë përse ka humbur dhe mund të vazhdojë të humbë PS-ja në ballafaqimet zgjedhore.

Rama duhet po ashtu të kërkojë falje për mungesën e realizimit të këtyre premtimeve dhe të shpjegojë në radhë të parë përpara vetes, bashkëpunëtorëve të tij dhe elektoratit se pse nuk i ka mbajtur premtimet e tij të vjetra. Dhe pastaj të kërkojë ndjesë se pse e gjithë sjellja e tij shkoi kundër veçorive pozitive që trashëgoi PS-ja si forca politike më demokratike e moderne në vend. Që nisin që me 99-at e G99-at që dikur qëllonin me gurë dhe vezë qeveritë socialiste dhe që sot janë shndërruar në rezervuarin që Rama e përdori dhe do ta përdorë për të nxjerrë deputetë, sekretarë dhe koordinatorë në parti. Edhe ata, po të mos kenë kurajën që të qëllojnë sot vetveten me vezë, të paktën të kërkojnë ndjesë për vezët dhe “helmin” që kanë hedhur mbi PS-në, qeveritë e saj, Nanon dhe të gjithë kryeministrat e ministrat e saj deri në vitin 2005.

Për ironi të fatit, sot nuk ka mbetur asnjë kryeministër, ministër apo drejtues i lartë në PS, përveç Nanos që nuk ka bërë pjesë apo nuk bën pjesë në grupin e ngushtë të bashkëpunëtorëve të Ramës. Mjaftistët e djeshëm, antisocialistë, me Ramën janë sot, pavarësisht se i kanë ndërruar “T-Shirt-et” me këmisha dhe kravata të falura, sepse presin të bëhen në kongresin e nëntorit “elita” e ardhshme e PS-së, duke ëndërruar të pastrojnë të gjithë ata që para 6 vjetëve u kanë gjuajtur me vezë. Mua personalisht më vjen shumë keq për ish-miqtë e mi që dje, goditeshin dhe fyheshin dhe sot janë të detyruar të përgatisin e-maile për ish-mjaftistët e dikurshëm dhe fshihen si struci, duke bërë sikur nuk shikojnë çfarë ndodh thjesht për një mandat që duket se në 2013-të nuk do ta kenë.

M’u kujtua dhe një detaj i vjetër që më ka mbetur në mend. Dikur, një ish-ministër i Nanos, ka hipur në skelat që ishin ngritur tek ministritë që po ktheheshin në identitet. Atëherë, thuhej se punëtorët që bënin punimet ishin gjermanë. Dhe ai ministri i dikurshëm, hipi në skelë vetëm për “të zbuluar” se ata ishin shqiptarë dhe se ministri tjetër, kolegu i tij, kishte gënjyer. Më ka mbetur në mend një këshillë që miku im, kryetari i partisë sime më dha përpara se të nisesha në SHBA, për të pritur lindjen e djalit tim. Më tha që duhet të isha i kujdesshëm, që kur të mos isha më në këtë botë, të mendoja që im bir të mos ndjehej keq kur të thoshte se i biri i kujt ishte. Përkundrazi, të bëja gjithçka që ai të ishte krenar për mua, siç jam unë krenar për prindërit e mi. Këtë këshillë të mikut Rama po përpiqem ta zbatoj. Dua që im bir të jetë krenar nesër që unë nuk kam heshtur përpara padrejtësisë vetëm e vetëm që nesër të marr karrigen e deputetit ose të ministrit. Të njëjtën gjë e mendoj dhe për kryetarin e Partisë sime. Një miku im njëherë thoshte që më e rëndësishmja është që të jem i qetë dhe i pastër me veten…..

Zoti Rama u shpreh se deputeti Kastriot Islami është vetëlarguar me dëshirën e tij nga partia dhe duhet bërë pyetja nëse do të ripranohet në parti? Ju është bërë shpesh pyetja nëse keni frikë nga ndonjë përjashtim, por tashmë mund t’ju bëjmë pyetjen çfarë prisni të ndodhë me ndryshimet në strukturat e PS-së?

Askush që ka themeluar partinë dhe ka kontribuar në PS nuk mund të vetëlargohet; e thënë kjo nga Rama krijon keqardhje për të dhe gjendjen, në të cilën ndodhet në këtë moment. Ai ka kohë që u është larguar pothuajse të gjithëve; ai ka kohë që të gjithëve atyre që mendojnë ndryshe u ka hequr punën dhe thotë se janë vetëlarguar. Ka mbi dy vjet që Rama nuk e mbledh sekretariatin dhe Rama thotë se sekretarët nuk punojnë. Ka mbi dy vjet që Rama nuk e mbledh kryesinë e PS dhe Rama thotë se anëtarët e kryesisë nuk punojnë. Kjo është arsyeja që ka kohë që nuk e ndjek Ramën kur flet në publik apo në konferenca shtypi e intervista sepse nuk e kuptoj. Me të vërtetë nuk e kuptoj se çfarë thotë dhe çfarë mendon realisht. Në sloganet për fushatën elektorale të 8 majit thuhej se Shqipëria ka nevojë për Ramën. Por, prej gjashtë vjetësh, Shqipëria voton që ta mbajë Ramën në opozitë. Për këtë arsye të ketë pasur vallë Shqipëria nevojë për Ramën? Që ta lerë atë dhe gjithë PS-në në opozitë? Si socialist kjo gjë nuk më pëlqen. Edhe Rama nuk e shpjegon.

Herën e fundit që e dëgjova kryetarin, ishte kur ndoqa në televizor mbledhjen e asamblesë socialiste dhe deklaroi se bojkoti dyvjeçar që bëmë ishte i suksesshëm. Aq shumë i suksesshëm sa tani do ta ndërpresim. Pra, përfundimi është se bojkoti i suksesshëm e ndërpreu bojkotin. Unë nuk e kuptova një gjë të tillë dhe s’mund ta kuptoja një përfundim të tillë paradoksal. Po të ketë ndonjë që të ma shpjegojë se çdo të thotë kjo fjali, atëherë tërhiqem se e kam unë gabim. Por mendoj se e ka Rama gabim. Që atëherë kur vendosi për bojkot dhe nuk parashikoi asnjë aksion tjetër politik. Të gjithë ata që e njohin Ramën nga pranë siç e njoh unë, e dinë që ai nuk ndjek as shtypin dhe as televizorin. Nuk është nga ata njerëz që u dërgojnë sms gazetarëve që t’i nxjerrin kronikat në këtë apo atë formë. Të njëjtën gjë po përpiqem të bëjë dhe unë me Ramën, nuk e ndjek sepse e di që nuk thotë më asgjë të re.

E meqë përdorët fjalën frikë, po ju them se i vetmi person që duhet të ketë frikë nga e nesërmja, nëse mund të flitet për frikë në këto kohë që jetojmë, është vetëm Rama. Sepse nuk besoj se ka mbetur ndonjë socialist, që nuk e ka kuptuar rolin e tij si përçarës të së majtës, si shkatërrimtar të vlerave e trashëgimisë socialiste duke e çuar PS-në në një pikë të vajtueshme sa që të gjithë haptas apo heshturazi mendojnë se Rama nuk e çon më PS-në në fitore.

Çfarë mendoni se duhet të bëjë këtej e mbrapa PS-ja?

Të vetmen gjë që duhet të kishte bërë me kohë dhe që Rama e ka penguar ta bëjë apo që e ka bërë gabim nën drejtimin e Ramës. PS-ja duhet të kthehet në PS. Të gjithë e kanë të qartë se një miks alla Bashki plus 99, nuk kthehet në fitore. Modeli i bashkisë së Tiranës, për asnjë moment nuk ka qenë një histori e pastër suksesi të menaxhimit. Ai ka qenë një model i fabrikuar për interesa politike. Në mënyrë ironike, njerëzit që vuajtën dhe e luftuan këtë histori të fabrikuar, ishin po ata njerëz që e ndihmuan Ramën ta krijonte njëherë e një kohë.

29 Komente

 ...filloi ky nga demagogjite.........apo tani qe i rane patkojte kalit......

Ku i pe demagogjite mer alidems?!

Dmth  "zbatimi i keshilles se mikut" qenka nder te tjerash qarja e hallit te Nanos?  

Harasani, ti paske ardhur ne US per lindjen e djalit (me jete te gjate.)  

Ndersa kur erdhi Nanoja ne US, ne mos gaboj ishte akoma kryeminister, ai s'ishte per t'ia qare hallin, se kazinove u ra me top, dhe bashkeshortja s'u la kusur dyqaneve ne 5th Av.  Kjo, sa per muhabet qe s'na ze meraku per ca veze.  

Herën e fundit që e dëgjova kryetarin, ishte kur ndoqa në televizor mbledhjen e asamblesë socialiste dhe deklaroi se bojkoti dyvjeçar që bëmë ishte i suksesshëm. Aq shumë i suksesshëm sa tani do ta ndërpresim. Pra, përfundimi është se bojkoti i suksesshëm e ndërpreu bojkotin. Unë nuk e kuptova një gjë të tillë dhe s’mund ta kuptoja një përfundim të tillë paradoksal. Po të ketë ndonjë që të ma shpjegojë se çdo të thotë kjo fjali, atëherë tërhiqem se e kam unë gabim

Po pertoj ta shkruj prape Harasan, po lexoje dhe po tu mbush mendja qe e ke gabim, terhiqu. po s'tu mbush, mos u terhiq

http://www.peshkupauje.com/2011/07/shkurt/baraj-keshilltaret-e-ps-s-do-bojkot#comment-359669

E keqja e Ps qendorn pikerisht te mendimi ndryshe brenda partise.. Ky mendim ndryshe as nuk mund te diferencohet hic nga linja e Rames..

Pervec nja 2 te vertetave qe dihen nga te gjith, te permendurit e Nanos dhe detaje te tilla "te vogla" e bejne ket interviste surrogato.

Harasani: Ja ç’më tha Rama, para se të më lindte djali

Harasani thotë, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se: i ka mbetur në mendje një këshillë që miku i tij, kryetari i partisë i ka dhënë përpara se të nisej në SHBA, për të pritur lindjen e djalit. Më tha që duhet të isha i kujdesshëm që kur të mos isha më në këtë botë, të mendoja që im bir të mos ndjehej keq kur të thoshte se i biri i kujt ishte. Përkundrazi, të bëja gjithçka që ai të ishte krenar për mua, siç jam unë krenar për prindërit e mi. Këtë këshillë të mikut Rama po përpiqem ta zbatoj”, - shprehet Harasani.

PS: Me pelqeu keshilla .smiley

 

Rama ka filluar te jape keshilla si shoku Enver.

Vertet ?!

Nuk e dija kaq burre te mencur Enverin ,dmth ai ka ngele ne histori si njeri qe jepte keshilla te mencura ,se per mua kjo eshte nje keshille qe ka vlere ,pavaresisht se kush e thote .

Kujt nga publiku i hyne ne pune, se cfare mendon Harasani per Edi Ramen, dhe  cfare Edi Rama mendon per ditelindjen e cunit te Harasanit ?  

Ne qoftese Gazetaria do te mbush faqet me "lajme" te tilla athere Media nuk eshte pushtet qe ndimon shoqerine te dal nga kriza, ose te civilizoje ate, por eshte thjeshte nje pushtet i keq,  patetik, thashashathemexhi, pushtet plakash, pleq qe luajne domino, ne lulishte ose neper kafenera turqish te vjeter! Populli thote, sa damar ka ajo prapanice nuk eshte e thene qe te meresh me cdo damar. cdo mendim qe ka cdo antar partie, forumi nuk eshte e thene qe ti shkohet me mikrofon ne dore dhe ti vjedh nje mendim tjetrit se cmendon ky per x,y,z? 

 Po Rama nga e dinte qe do ishte djale.

crystal ball

do pyetur dhe per zgjedhjet e 2013 ca i thote ai topi i qelqte. Nje me nje e ka besoj!

 

 

 Problemi eshte se nuk ia var njeri Harasanit dhe as atyre te tjereve si Harasani tek PS-ja. Arsyetimi llogjik nuk eshte nje nga kriteret e suksesit ktu tek ne. Rendesi ka sa ia lepin b*then kryetarit.

Kshu si po shkojne punet ne 2013 do te ndodhe po e njejta gje si ne 2009 dhe 2011. Me berishen ne pushtet dhe Ramen ne opozite do te vdesim.

Ideja se Rama ose Berisha jane nje alternative per mbrothesine e ati vendi dhe atyre banoreve jane alternativa , qe rrjedhimisht terheqin edhe Intervista te kesaj natyre .

Duhet pranuar se kjo lloj Linje te shprehuri mendimesh si ne kete Interviste  nuk permban vecse "personalen " thirrje per Grupazhe e  Grupime individesh te "pakenaqur " me gjasa edhe ndonje karierizem te fshehur. Por persa i perket Harasanit mbase nuk e kemi pare shume karierist se sa nje "zgjatim " pa arsye e te dyshimte , nga Ricikluesi Historik i te KEQES ne Shqiperi ( alias Berishes ) prej idhullit te tij Politik Nanos . Me kete akt , Nanos , ju mbaruan Limitet si menazhus Politik i PS ! Ka vend vetem per Honoferik dhe si " pykaxhij " dinak qe me mire eshte ti vere ne sherbim te PS!

harasani  dhe kushdo mund te perkrahin nje MODEL nje menyre Menazhimi . Dhe me kete rast mezi kutpojme Idene e Fraksioneve brenda Partise qe me sa dime ekziston vetem ne PS me Statut . Ide e Mide kane plot individe , por ne se nuk shprehen se ku eshte ai Moment Kulmor qe i Dallon ,po merren me situata te paperseritshme por te ndodhura e te detyruara perballe Diktatorit te Regjimit Berisha ku Opozita nuk ka asnje Hapsire ( si psh bojkotet politike ), ateher burie si e Islamit kane kohe qe kane melodi "cjerrese "

Kur lexon komentet e ketushme gjeja e pare qe bie ne sy eshte tabani i komentuesve qe nuk kuptojne se Partia nuk eshte as personale dhe as prone vetem e liderit. Nje parti eshte nje grupim i njerezve qe ndajne te njetat interesa, bashkohen me vullnet dhe jetesohet nga secili. Deshira e Rames per te kopjuar Berishen nuk eshte vlere ne PS por nje tragjedi! Nqs. Nje Harasan ka nje mendim ai mendim eshte vlere dhe ka legjitimitet ne demokraci. Eshte e akceptueshme apo jo? kjo gje duhet te analizohet ne vleren e vet kundrejt nje llogjike qe kupton dicka nga materia, jo ne krahasim me qendrimin e Liderit, duke e matur cdo fjale me fjalen e Liderit?. Ky lloj koncepti dhe mentaliteti ku Lideri quhet Parti dhe partia prezantohet vetem nga Lideri duhet te marre njehre e mire fund, kjo nuk eshte vlere e nje politike te re ne demokraci por eshte nje ri-freskim i autokracise me pankarta te rruges se vetme qe genjejne kollaj nje popull te paformuar dhe te pakulturuar akoma -kusht, per nje mire-funksionim te demokracise qe enderrojme. JO personifikim anadollak por partnerizim e team working eshte parrulla ne demokraci!

Harasani ne kete artikull eshte i de-motivuar, i zhgenjyer dhe i pashrese te kontriboje ne PS. Ai thote qarte se shkaktari i merzitjes se tije eshte per ate Edi Rama. Kjo eshte per tu respektuar, mbjatur shenim dhe rezultat i degjenerimit te PS-se ne nje parti te shkaterruar psikollogjikisht dhe moralisht. Kush komenton te kunderten dhe parafrazon me fjale te medhaja librash e ideologjishe duke anashkaluar realitetin, atij une i them jo vetem boll me dokrina provincialistesh por shkoj edhe me tej, edhe me keq, edhe me ulet - i them, Ti je kontigjent Ramist!

parafrazon me fjale te medhaja librash e ideologjishe duke anashkaluar realitetin,

Nuk e shikon qe je duke fol per veten tende ? (pa ofeze e kam )

Venus,

...hahaha  vetem une qe nuk shkruaj kurre duke kopjuar... Po te te them se jane vetem mendime te mia dhe jo plagiat a do te te ofendoja paragjykimin tend te gabuar?

1) "Kur lexon komentet e ketushme gjeja e pare qe bie ne sy eshte tabani i komentuesve qe nuk kuptojne se Partia nuk eshte as personale dhe as prone vetem e liderit"

2) "Deshira e Rames per te kopjuar Berishen nuk eshte vlere ne PS por nje tragjedi!"

 

Bush, mos e dridh kuptimin tani... smiley

E kam fjalen per Berishen si Lider i padiskutueshem ne PD ne menyre demokratike dhe krejt te justifikueshme. Ne ane pozitive gjithnje, Berisha eshte bashkepunues e bashkues! Per Ramen kjo nuk vlen! Ai personifikon anen negative te nje Lideri i padiskutueshem, anen autoritare autokrate tip shkerdhate!!!

Mo ma merr per keq po nuk kam deshire te replikoj me ty.. Sa bashkues eshte Berisha e kam pare me syte e mi ne rastin e ben imamait.. kshu me te vetet, dmth, se me ata te babes, e pe se cberi me 21 janar..

edhe ndjese qe replikova me ty, po kur te lexoj sec me vjen te te shaj or mik.. sinqerisht..

po shaj pra mos e le pergjysem...

I thu te gjitha vete kevo.. lider bashkues e bashkpunues..

shnet..

Ne Shqiperi dihet qe politikanet jane te korruptuar dhe nje pjese e mire e tyre jane bere milionere duke pasur te ardhura vetem rrogat si funksionere shteti. Edhe  z. Harasani po ashtu deklaron se ka pasuri ne banke rreth 40 a 50 milione euro (te cilat i ka fituar duke luajtur ne burse) ?!

Ne cdo vend ku ekziston nje minimum drejtesie  ky zoteri duhet te ishte sot ne burg  i denuar per korrupsion. Ne nje vend tjeter pa drejtesi do te ishte diku ne ndonje post te larte duke vjedhur akoma fshehtas miliona te tjere ose duke i shijuar ato ne nje kend te qete ku shikimi i atyre qe i ka vjedhur nuk arrin. Mos te harrojme gjithnje se ka qene vec nje rrogetar shteti dhe rrogat e shtetit nuk sjellin jete prej milioneri.

Ndersa ketu ne vendin tone te dashur e te varfer Shqiperi e dini c'fare ben miku! 

Mire qe ka zhvaturr sa me s'ka, eshte akoma deputet i Kuvendit, e nuk ka e ka per gje te dale ne syte e te gjitheve te deklaroje pasurine e tij e gjithashtu te jetoje si milioner,

por surrati i tij prej gjyhnaqarri me paturpesine me te madhe, me  shkruan ne gazete per tu ankuar per te na qare hallet, (neve popullit) se ka halle te medha zoteria.

Kryetari nuk e mban aq afer sa ai do te deshte, madje njehere kur po niste gruan te lindte ne Amerike ... vini re Deputeti dhe rrogetari i shtetit tone te dashur ku varferia eshte shtruar kembekryq sidomos per shkak te politikes, e con gruan per te lindur ne Amerike.

".... E kam fjalen per Berishen si Lider i padiskutueshem ne PD ne menyre demokratike dhe krejt te justifikueshme. Ne ane pozitive gjithnje, Berisha eshte bashkepunues e bashkues!"

 E keni shkruar Ju apo dikush po tallet?

Kurse per  Harasanin nuk di si te them.Atij djali i duhet  te  heshte se sa hap gojen thote belbezime burse,  per paret qe vodhi ne KESH...me djeni te Nanos.

E po  dhe "Kurasanin" duhet  te degjojme !

Grava me qe u ndodhe ketu me ...inat smiley Pranoi  njehere per te kuptuar Cfare kerkojne ?

Po qe se kerkohet mendim ndryshe brenda PS i perkrahur nga nje Grup prej anetaresise se kuvendareve . Ok . Le ta pranojme per nje cast . Pak rendesi ka se ka vjedh apo jo .. me vone kjo , kur s'ka denoncim Ligjerisht .

Pra kerkojne ...Cfare ? Ky quhet Fraksion se zgjidhjen e Problemit e shohin ne rruge te ndryshme . Dhe ky eshte i Ligjeruar me Statut !..... Po cili eshte Problemi :

Nje dhe vetem Nje . Ai nuk eshte ne se i ndigjon Rama ose Jo . Ai eshte BERISHA po shkatron Shqiperine nepermjet Vjedhjeve permanente te Votes .

Vemi ne Parlamemnt thote ky dhe nje me Blush .... Mire  , shko ben figurativin demokratik te Berishes per ti thene nderkombetareve ... ja ku i kam .I ndigjoj dhe respektoj dhe po s'me ndegjuan ...i shkurtoj ca ..... dmth i VRAS!

Te gjithe keta qe thone shume po nuk thone asgje , duhet me cdo KUSHt te jene ne sinkron me Realitetitn  qe per mua perben boshtin e nje OPOZITE te vertet pa e emertuar Socialiste apo cfare .......

Berisha eshte Vrases.Berisha eshte pergjegjes per Korrupsionin e cfrenuar qe e ka mbjelle nepermjet KUSARISE se tij dhe bashkepunetoreve hajdute . Berisha eshte shkaktar i cdo vonese per Integrimin e Shqiperise per hir  te karierizmit te papergjegjshem qe e karakterizon . Berisha eshte Antiligji ! Eshte percaresi i Shqiptareve ketej e andj Kufirit .... etj etj etj

Pasi te shpalosin  alternativa se si zgjidhet kjo pune per largimin e asaj Monstre ,ndoshta dhe me pune praktike ???? jo me verckla teorike ,  le te dalin ne Publik te thone qe RAMA nuk e respekton alternativen dhe si rrjedhoje eshte Diktator ne Parti me metodat e menjanimit qe ndjek , eshte me i demshem se Berisha !

Deri tani kemi lexuar vetem nje dhe vetem nje prej tyre . Ne kushtet e sotme ne Regjimin e Berishes le ta quajme ashtu sic eshte .....Alternativen e Dordoleceve Politike - thote - vemi ne Parlament smiley .... se perse ???? akoma nuk eshte e qarte , por une e lidh ose me Karierizmin , ose me kercenimet qe u ben K/Mullahu berisha me  lojra te padukshme te presionit me DOSJET e "mamutheve te Korrupsionit zotrie " 

A eshte me Angjeli Grek , tek mamuthet me Kacin e Zi ... apo kane dale prej dosjes te ham - humit , k/ndotesit te Politikes qe pordhon Politike zotrie ! smiley

 

Bravo Harasani, meqe s'e ka problem per te marre vize, e sjell gruan ne Amerike qe femija t'i behet automatikisht Amerikan.

 Idris -0- Nga keta njoh mire fare Ben Malen, pasi  besoj dhe e ke ditur qe  e kisha ekonomist te firmes ne vitin 1993.Nuk  dua  te shaj njeri  se  hajde, djem vendi qe mesuan  neper kohe nga punet qe duhen,nga ato  qe kerkohen dhe nga ato qe perfitohen neper gjithe rrugen plot peripeci e zanate te  reja qe formojne apo dhe deformojne karakteret.Mirepo disa prej ketyre u ka hip vehtja ne qejf dhe  u duket se jane asat e vendeve ku u bene  me emer.

    Harrojne se ky popull, ka trajektoren e vet neper kohe  e cila e ka plevitosur dhe percelluar duke i munguar koha me freski.Keta jetojne kohe me freski sepse asnje prej ketyre nuk i ka gervishur hundet neper telat si fshataret tane, si minatoret  tane, si sakate tane, si ...  mjeranet  e mases se madhe te shqiptareve qe sot nuk kane te sigurt buken nga njera ane dhe nga ana tejter qeverrisen prej  nje kaste kusare si ASNJEHERE TJTER NE HISTORINE E  SHQIPTAREVE.Mbuluar  e mfshehur me demagogji.

 Vetem per  kete fatkeqesi te madhe rene mbi shqiptaret ne keto  vite une i quaj te gjithe ata intelektuale te "djathte" e ca me shume te "majte", qe nuk duan ta shofin ne sy kete realitet, kete murtaje, rronxhoponxho dhe lekatyra te  ketij vendi.Nuk me intereson kush eshte  Rama apo cilido qe do te jete  ne ate vend.Personalisht nuk  e du ta shof  as me sy Edi Ramen.Dhe e di  pse ? Se me ngjan me veprime me qenin e Bako Breshos.Qe lehte  me nje ze te trashe sa desh u binte  zali atyre qe shkonin shtegut te Bakos.Mirepo  e mesuan qe ai vetem zerin kish se gjunje ...mafish.Nuk nduku kurre njeri...  as ne prapanice.Ishin te  mbrojtur gjithe hajdutet  .....kur lihte qeni i  Bakos.Aty do jemi dhe.... pasneser.Ne shteg te Bakos!

  Me intereson  e do jem mbeshtetes i cilitdo qe do ta shofi sot  e ne neser, drejt ne kokerr te  syrit, kete realitet dhe ne se mobilizon  energji per  t`ju  kundervene ketij rreziku te  madh mbi gjithe te  ardhmen e vendit tim.Me djegin syte  kur shof  karavidhet  e Nanos te dalin dhe te tundin koqet neper TV- se medemek jane te kohes, te diturit qe dine mire fort te na bejne opozitarizmin koherent.Keta legene e sahanlepireas duhen  shporrur njehere e mire nga e majta.Si ai dordoleci Kastriot qe na paska lene Francen shkrete, per te ardhur ne krye te vendeve e te kuvendeve te shqiptareve! I djegur  nga meraku  qe ketu   i duhej qoshese . Ky  brekbran kapadai, kujton se mbeti Shqiperia bajagi  per burra si ai dhe del dere ne dere te njerezve te  medjeve,mbeteur  pa pune se kush u  hapu pune dhe na prallis,... per difektet  e Rames.Asnje llaf per  hallin e halleve. Se ashtu e udhezon usta Nanua.Mos ma marresh per  usta vertete ore se zanati apo ustalleku i atij zagari  eshte te piret.Vone, shume vone mesoi dhe per te ....

Te ruajte  Zoti, nga ata qe e mesojne vone ate "zanat" te jetes! 

  Nuk e shikon, ato na kane lene pa bereqet! Keta i mbledh Nano me nje purteke lofate, per ti  bere shoqeri ne orgjite e kumareve dhe bjene muhabetet e.... Zenepes.Opozitaret e opozites...!Ti harrojme  te tille  Rrezile, eshte antidota. 

Jane shume larg halleve te  popullit keta.Vendin   e kane ..Dordolece opozitare, te Opozites

bleri harasan, e mos i ler kusur. merrja shpyrtin!  smiley

i ka mbetur në mendje një këshillë që miku i tij, kryetari i partisë i ka dhënë përpara se të nisej në SHBA, për të pritur lindjen e djalit.

si shkohet ne amerike? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).