(PërditësimMitrovicë, Prishtinë, 31 korrik – Organizatorëve të bllokadave të rrugës në afërsi të fshatit Rudare nuk u ka bërë përshtypje thirrja e komandantit të KFOR-it, Erhard Buhler, bërë të premten, se herën tjetër ka për të provuar ta çajë bllokadën me dhunë. Ata tani po këndojnë e po hedhin valle në rrugë. Të shtunën, kur KFOR-i kishte vendosur që të mos provojë që të heqë bllokadën, të kapur dorë për dore me njëri-tjetrin e me flamuj të Serbisë, serbët kanë vallëzuar e kënduar bash sikur çdo gjë të ishte në kulmin e normalitetit.  

Kryetari i të ashtuquajturit Qarku i Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, ka thënë se serbët nga veriu nuk do të heqin dorë nga postblloqet dhe KFOR-i, sipas tij, nuk do të lejohet që të lëvizë në drejtim të kalimit në Jarinje dhe Bërnjakë, shkruan Koha Ditore. “Pavarësisht kërcënimit të KFOR-it për të përdorur forcën për thyerjen e barrikadave, ne nuk do t’i ndalim protestat”, ka thënë Nedelkoviq. “Nuk do të lejojmë askënd që të lëvizë në drejtim të kalimit në Jarinje dhe Bërnjakë”. (Koha Ditore)

Pos këngëve e valleve, strukturat paralele në veri të Mitrovicës të shtunën kanë formuar edhe “Shtabin e Krizës”. Gazeta ka mësuar se ky shtab ka urdhëruar banorët e Mitrovicës që në barrikadë të kujdestarojnë me orar e në të njëjtën kohë ky shtab ka urdhëruar banorët serbë të veriut të Mitrovicës që t’u dalin në ndihmë banorëve të Zveçanit dhe fshatit Rudare duke qëndruar në barrikada me qëllim që të mos lejojnë kalimin e KFOR-it dhe forcave të tjera të sigurisë ndërkombëtare dhe vendëse. “Sipas urdhrit, gratë janë të obliguara që të kujdestarojnë nga 4 orë në barrikadën e Rudares, ndërsa meshkujt për 6 orë”, ka treguar një burim i gazetës. 

Futja e armëve nëpër rrugë dytësore 
 

Në të njëjtën kohë gazeta Koha Ditore ka mësuar se “Mbrojtja territoriale”, njëri nga organizimet e strukturave paralele, ka ndërmarrë një aksion me qëllim që të hapen rrugët për lëvizje të mallrave dhe armëve për nevoja të popullatës serbe në veri të Kosovës. Burime të gazetës kanë bërë me dije se si të shtunën kanë vërejtur shumë automjete me mallra duke u futur në Kosovë nga dy rrugë dytësore, të cilat lidhen me qytetin e Novi-Pazarit në Serbi. “Janë parë automjete me mallra nga Serbia, duke hyrë në Llukar, që është në territorin e Kosovës, për të kaluar në Zherevnicë dhe për të përfunduar në Zveçan”, kanë thënë ato. “Po ashtu janë vërejtur automjete me mallra duke hyrë në Tresan, pastaj në Rvatska dhe në Leshak të Komunës së Leposaviqit”.  Burime të gazetës kanë njoftuar se përveç kontrabandimit të mallrave ushqimore këtu po bëhet edhe futja e municioneve dhe armatimeve për nevojat e grupeve të armatosura serbe që janë duke vepruar në veri të Kosovës. 

Mirëpo në Policinë Kufitare të Kosovës kanë thënë që të mos kenë informacione për sa u përket kalimeve të mallrave nëpër rrugë dytësore. “Nuk kemi informacion, sepse ju e dini tashmë se çfarë gjendje është tani, tash atje është edhe KFOR-i dhe ne nuk kemi informata të tilla. Mirëpo nuk ka mundësi, sepse nëpër rrugë dytësore nuk ofrojnë mundësi ku mund të kontrabandohen mallra në sasi të mëdha”, ka thënë komandanti i Policisë Kufitare, Shaban Guda. Ai është shprehur se Policia kufitare është duke e kryer punën e saj vetëm në njërën nga pikat problematike. “Policia kufitare është duke e kryer punën e saj në pikën e kalimit në Bërnjakë, kurse në Jarinjë momentalisht nuk jemi”, ka thënë Guda. 

 Keqpërdorimi i kujdesit  

Ndërkohë, ani se të shtunën KFOR-i kishte zgjedhur edhe të mos flasë për punën e mosveprimit të tij, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se grupet serbe, të cilat i kanë bllokuar rrugët janë duke e keqpërdorur kujdesin e këtij organizmi të sigurisë ndaj popullatës civile. 

“Nuk them që është tërhequr, por ende nuk ka intervenuar KFOR-i, përkundër që ka paralajmëruar se do ta humbë durimin nëse vazhdohet edhe më tutje. Ata protestues, që është një konglomerat i kriminelëve, grave, fëmijëve, po ashtu edhe klerikëve fetarë, e keqpërdorin vetëpërmbajtjen dhe kujdesin që e ka KFOR-i ndaj popullatës civile dhe i qesin para barrikadave në këto raste”, ka thënë Rexhepi. “Natyrisht që ata mundohen maksimalisht që me bindje t’i largojnë, por në fund të fundit duhet të intervenojnë, por se kur do të intervenojnë është çështje e KFOR-it”. 

Rexhepi ka thënë se Policia e Kosovës nuk është e përzier në punën e barrikadave të serbëve. 

“Në ato raste kur KFOR-i e merr përgjegjësinë dhe EULEX-i, Policia e Kosovës nuk përzihet. Nëse kërkohet ndihma jonë ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë, me KFOR-in sidomos dhe me EULEX-in, por në këto raste kur Policia e Kosovës është edhe më irrituese ndaj atyre protestuesve, ne nuk e shohim të arsyeshme që të involvohemi”, është shprehur ai. “Ndërsa gjatë aksioneve tona që i kemi ne atëherë e marrim përgjegjësinë ose eventualisht kërkojmë ndihmë nga KFOR-i”.  

Në afërsi të fshatit Rudare, rrugë kjo që shpie në drejtim të pikës kufitare 1, përkatësisht në Jarinje, janë të vendosura barrikadat nga grupet e serbëve lokalë. Një ditë më parë komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, kishte dhënë urdhër që KFOR-i të tërheqë forcat në vend të tentativës për të çarë rrugën konform ultimatumit që kishte dhënë një ditë më parë, që në rast se nuk zhbllokohet rruga deri në orën 16:00 KFOR-i ka për ta çarë me forcë atë. “Hoqa dorë nga e drejta ime për të përdorur dhunë, ka qenë hera e fundit dhe nuk do të ketë më tolerime. KFOR-i ka nevojë për lëvizje të lirë, herën tjetër do ta sigurojë lëvizjen edhe me dhunë nëse është e nevojshme”,  kishte thënë Buhler.  

Me autorizim të kryeministrit Hashim Thaçi, njësitet speciale (ROSU) të hënën në orët e darkës kanë mësyrë pikat doganore 1 dhe 31 për të vënë kontroll mbi to, ngaqë ishin ato të vetmet ku nuk zbatohej vendimi i Qeverisë për të ndaluar mallrat që hynin me vulë të doganave të Serbisë. Në aksion mbeti i vrarë polici Enver Zymberi, ngaqë serbë lokalë kishin bllokuar rrugët dhe kishin shtënë me armë në drejtim të tyre. Njësitet speciale janë larguar të mërkurën në mëngjes nga të dyja vendkalimet kufitare, bazuar në një marrëveshje të arritur me KFOR-in. Pika doganore 1, që ndodhet në Jarinë është mbërthyer nga flakët mbrëmjen e së mërkurës, vetëm disa orë pasi Qeveria e Kosovës e shpalli të përfunduar suksesshëm misionin e njësive speciale të policisë për të vënë kontroll mbi të dhe pikën tjetër, atë 31 në Bërnjak. Pas kësaj KFOR-i ka marrë kontrollin mbi to dhe hapësirën përreth e ka shpallur zonë ushtarake. 

____________

Koha Ditore: Albin Kurti thërret për mobilizim

Prishtinë, 28 korrik - Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar organizim dhe mobilizim të të gjithëve përball situatës së krijuar në veri të Kosovës. "Ne, së bashku me gjithë aktivistët dhe përkrahësit tanë jemi në një gjendje gatishmërie për ta mbrojtur Republikën e Kosovës", ka thënë Kurti. Sipas tij, është momenti i fundit që të përkrahet Policia e Kosovës. Ai ka shprehur befasinë si ndodhi që të kthehen pas njësitet policore dhe si është e mundur që festimi çdo herë kthehet në mallkim. "Më 12 qershor 1999 të gjithë po festonim. Por pak ditë më pas, u nda Mitrovica. më 17 Shkurt 2008 festonim për Pavarësinë kurse dy pikat kufitare u dogjën 3 ditë më pas. Sërish, pasi i morëm dy pikat kufitare filluam festën kurse dy ditë më pas, ato u dogjën" ka thënë Kurti. 

Ai ka kërkuar që Presidentja e Kosovës të shpall gjendje të jashtëzakonshme dhe të filloj organizimi dhe aktivizimi i të gjithë qytetarëve, resurseve e institucioneve. Ai ka kërkuar të ndërpriten bisedimet menjëherë me Serbinë

 

140 Komente

 Epo, vetem 11 vite ju desht juve qe te merrni ne kontroll veriun. Shpresoj qe presionet e nderkombetareve te mos e zbrapsin policine nga veriu. Veq perpara!

Kosova duhet tja bej ktyre njesoj si ja bente serbia shqiptareve gjat prostestave te viteve 80-te. Ti shtroje mire ne dru, ti kalb burgjeve ku edhe tju jap sherbimin special qe meritojne  epastaj le te leh sa te doje serbia dhe koMUTIteti nderkombetar...

Normal
0
unctuationKerning/>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false

napToGridInCell/>

ontGrowAutofit/>

MicrosoftInternetExplorer4

st1\smiley{behavior:url(#ieooui) }

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:"Times New Roman";
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

  Kur leh Serbia dhe komuniteti nderkombetar, peson infrakt Kosova… jo tani, por dhe kur ai vend te kete shtet.

   Ne rast se Kosova I jep nje dru te mire Serbeve, pastaj pse Kosova ka te drejte te jete e pavarur, dhe Serbet e Kosoves nuk kane te drejte ti bashkohen Serbise. Dhuna e Serbeve qe arsye pse pavaresia e Kosoves u justifikua, dhe dhune ndaj Serbeve eshte automatikishte nje justifikim per humbjen e integritetit e Kosoves.

    Po te kete tru qeveria ne Kosove duhet te kuptoj qe e ardhmja e atij vendi bazohet tek ne rast se i bene Serbet e Kosoves te besojne tek shteti Kosovare. Jo duke I shtyre sa me shume drejt Beogradit.

 

Prodhimet e Maqedonisë vërshojnë drejt Kosovës   Prodhimet e Maqedonisë vërshojnë drejt KosovësPRISHTINE- Bllokimi i tregtisë me Serbinë nga qeveria e Kosovës nuk po shfrytëzohet nga eksportuesit shqiptarë, ndonëse do të kishte qenë rasti më i mirë për të rritur ndjeshëm ndikimin në tregun kosovar. Kompanitë prodhuese dhe tregtare në Shkup bënë të ditur se janë shtuar kërkesat ndaj tyre për të eksportuar në tregun. Dhoma Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore vlerëson se embargoja mundëson rritjen e shkëmbimit tregtar dhe eksportit drejt Kosovës. “Me përkeqësimin e marrëdhënieve tregtare midis Serbisë dhe Kosovës, po hapet mundësia për rritjen e eksportit të prodhimeve ushqimore nga vendi ynë drejt Kosovës”, - deklaroi kryetari i kësaj Dhome, Menderes Kuçi. Prodhimet ushqimore, lëndët e ndërtimit dhe mallra të tjera prijnë në listën e eksportit. Maqedonia deri tani për çdo vit ka shënuar suficit në tregtinë me Kosovën, por një e treta e eksportit dominohet nga nënproduktet e naftës nga rafineria OKTA e Shkup-it. Mallrat dhe prodhimet e ndryshme nga Maqedonia vazhdojnë të jenë të pranishme dhe të kërkueshme në Kosovë. Por, në tregjet e Kosovës është forcuar ndjeshëm edhe prania e kompanive sllovene e kroate, ndërsa kohët e fundit edhe e kompanive nga Bullgaria. Duket se problemet e tarifave doganore shqiptare ndaj Kosovës kanë krijuar pengesa që kanë vështirësuar tregtinë dypalëshe.
(s.g/GSH/balkanWeb)

Duhet te prodhojne qe te eksportojne, apo e kam gabim?

Politika doganore e Shqiperise ndaj Kosoves eshte politika me antishqiptare qe mund te ekzistoje ndonjehere.

Edhe njehere, patriotizmi nuk behet me fjale, por me vepra.

Politika e sotme shqiptare kur nuk ka fuqi te ndihmoje shtetin kosovar, te pakten te mos ta demtoje ate. Por ndoshta gjithcka behet me nje qellim te caktuar.

Hiqen taksat me Serbinë, mbahen me Kosovën

 

      Shkëmbimet tregtare me Serbinë pritet të rriten akoma e më shumë, kurse me Kosovën mund edhe të përkeqësohen. Me stadin aktual të tarifave doganore, Shqipëria ka kryer volume të mëdha tregtie me shtetin e Beogradit, ndërsa me vendin më të afërt, Kosovën, niveli nuk paraqitet aty ku duhej, por me ndryshimin e fundit të taksave raporti me këto vende do të thellohet.

 

Një tjetër marrëveshje e tregtisë së lirë me vendet e rajonit,në kuadër të CEFTA-s pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi i Shqipërisë. Gazeta “Shqip” ka mësuar strukturën e re të tarifave doganore me vendet e CEFTA-s, ku futen Mali i Zi, Kroacia, Moldavia, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria. Mes këtyre vendeve do të shkëmbehen mallra pa paguar tarifë doganore, mbi bazë të kuotave (në ton), që shkojnë deri në 15 për qind.

Mes këtyre vendeve duhet të kishte përfituar edhe Kosova, por për shkak statusit të njohjes ndërkombëtare, nuk ka pranuar të nënshkruajë protokollin shtesë të marrëveshjes. Pakti mes 6 shteteve të CEFTA-s është firmosur më 12 nëntor 2010, në Beograd të Serbisë, ku ashtu si Kosova, edhe Bosnjë-Hercegovina nuk ka pranuar të firmosë marrëveshjen, madje nuk kishte negociuar me asnjë nga shtetet, kurse qeveria e Prishtinës kishte nisur bisedimet prej kohësh me Kroacinë dhe Maqedoninë, por në fund u tërhoq.

Sipas Ministrisë së Jashtme, marrëveshja e re për tregtinë e lirë mes vendeve erdhi pas përfundimit të periudhës tranzitore të reduktimit të tarifave doganore për produktet industriale. Për këto mallra tarifat aktualisht janë zero dhe tani radha i vjen reduktimit dhe heqjes së taksave për produktet bujqësore dhe blegtorale, apo të vezës, verës dhe peshkut.

“Referuar shkallës së përfitimit nga tarifat preferenciale për shkak të origjinës të produkteve bujqësore të importuara (rreth 35-40 për qind) dhe tarifës doganore mesatare prej 2.4 për qind, që rezulton në këtë periudhë, efekti minus në buxhetin e shtetit nga reduktimi i taksave nuk shkon më shumë se 60 milionë lekë”, pohon Ministria e Ekonomisë, ndërsa ajo e Financave shprehet se me rritjen e shkëmbimeve tregtare, do të ketë zhvillim pozitiv në arkëtimet e taksës së TVSH-së. /Telegrafi/
 

    Buxhuku: Vonesat dhe tarifat doganore po dëmtojnë tregun me Kosovën

 

     

Administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku

Tiranë, 12 qershor, NOA – Konfederata e Industrive të Shqipërisë (Konfindustria) ka reaguar sot lidhur me problemet që kanë shfaqur kohët e fundit bizneset shqiptare dhe kosovare në pikat doganore të dy vendeve.

Në një deklaratë për mediat, Administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku deklaron se tarifat e lata po dëmtojnë tregun prej 7 milionësh. “Rritja e paarsyeshme e kostove të transportit si pasoje e vonesave doganore vetëm për shkaqe lehtësisht të parashikueshme dhe të zgjidhshme është goditje e pastër, që i jepet krijimit të Tregut të Përbashkët Shqiptar prej 7 milion konsumatorësh si qëllimi strategjik dhe mundësia më e mirë për zhvillim ekonomik të shpejtë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës”, shprehet ai.

Buxhuku shton se rritja e kostove të shpërndarjes dhe transportit ul ndjeshëm fuqinë konkurrenciale të prodhimeve dhe shërbimeve të Shqipërisë dhe Kosovës duke i dhënë përparësi vendeve të treta konkurrente në tregti në rajon dhe më gjerë. “Duhet të kemi parasysh, se me uljen e fuqisë konkurruese të mallrave dhe shërbimeve të përbashkëta jepet një goditje tjetër në uljen e masës së përgjithshme të shkëmbimeve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”, thotë ai.

Duke u ndalur në pikat doganore, ai shprehet se vonesat e vazhdueshme janë të shkaktuar kryesisht në pikën doganore të Morinës në Kukës. Nga ana tjetër, Buxhuku shprehet se për shkak të vonesave në doganë rruga Durrës-Kukës nuk ka sjellë shkurtim të kohës për bizneset.

“Është krejtësisht e papranueshme, që tashme që infrastruktura fizike rrugore, që lidh bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës të jetë e ndërtuar dhe koha e përgjithshme e transportit të mbetet pothuaj e njëjtë si përpara ndërtimit të Rrugës së Kombit vetëm për shkaqe njerëzore lehtësisht të tejkalueshme”, shprehet ai.

Në emër të Konfindustrias, Buxhuku kërkon nga institucionet “përkatëse publike doganore të 2 vendeve përmirësimin sa më të shpejtë të gjendjes krejtësisht të papranueshme. Duke patur parasysh, se koha është pjesë kryesore e kostove të transportit dhe shpërndarjes së prodhimeve dhe shërbimeve, vonesat në kufirin e përbashkët Shqipëri-Kosovë i japin goditje të rënda, afatgjatë dhe të njëkohshme ekonomive të dy vendeve”.

a.k/NOA

VetëvendosjaKurrsesi s’bën të zbrapsemi tash

Ja qe u zmbrapsen. I cuan policat, i sakatosen nga guret e serbeve, i moren ne dorezim pikat doganore dhe kater ore me vone i dorezuan perseri.

Lind pyetja: Perse e gjitha kjo?

 Vetëm Vetëvendosja bëka politikë në Kosovë. 

Bravo!! 

Propozoj te dergohet nga qeveria e Tiranes Edi Paloka dhe Shaban Memia si konsulente per te zgjidhur me metoda paqesore marrjen e kontrollit ne pikat doganore. Nga opozita mund te bejne nje xhiro deri ne Mitrovice Paulini me Tomen. smiley

Edi palacon ta dergojne me brisqe or ti, se do duhet te kryeje ato pune qe di te beje mire ne mungese te xhiletave serbe..

+1

Mos harro edhe Albana Vokshin smiley

 Polici u plagos me snajper në kokë

nga Nebih Maxhuni më 26 korrik 2011 në ora 15:30

(E plotësuar) Serbët kanë sulmuar me armë zjarri pjesëtarët e njësitit special, derisa ishte duke u rikthyer në veri. Ndërkohë një polic është plagosur rëndë, pasi është qëlluar nga largësia me snajper, kanë bërë të ditur për Express burime nga policia. 

Sulmi ka ndodhur në rrugën Kushtovë - Zubin Potok. 

Polici është sjellë me një plumb në kokë në Qendrën Emergjente në Mitrovicë, i ka konfirmuar gazetës një mjek nga kjo qendër. 

Ai është nisur me urgjencë drejt Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. 
Por deri me tash nuk eshte sjellur asnje i plagosur.

(E plotësuar) “Zëri” ka mësuar se është nisur nga QKUK-ja një ekip mjekësor prej 16 personash për t’iu dalë në ndihmë personave të lënduar gjatë përleshjeve në mes të forcave të Policisë Speciale të Kosovës dhe serbëve lokalë në pikën doganore numër 31.

Më herët, “Zëri” raportoi se një prej policëve të njësisë ROSU është plagosur me plumb në kokë, dhe gjendja e tij është e rëndë.

 

Veprimet e njëanshme nga cilado palë nuk ndihmojnë aspak. Problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.>>

E more dylbere Eulexi e! Si perkthehet ky dylberlleku ketu me siper? "Rrini urte ju shqiptaret dhe lejeni serbet te bejne c'tiu doje bytha! Lerini te cenojne sovranitetin dhe teresine territoriale te Kosoves ne emer te frymes se bashkepunimit dhe multikulturalizmit!  Lerini te thyejne ligjet e shteti e te krijojne struktura paralele se nuk ben mire qe ju te ndermerrni veprime te njeanshme, por serbet po ama!">>

Bravo qeverise se Kosoves, MPB-se dhe forcave speciale te policise! >>

VV si gjithmone e vetmja force politike shqiptare!>>

 

AAK përkrah Qeverinë

Prishtinë, 26 korrik - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një kumtese dërguar medieve thekson se po përcjellë me kujdes zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Duke pasur parasysh nevojën jetike për rivendosjen e kontrollit shtetëror legjitim në atë pjesë të Kosovës dhe posaçërisht në pikat kufitare-doganore 1 dhe 31, vlerësojmë se operacioni i Policisë së Kosovës duhet të rezultojë me krijimin e mundësisë për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në veri të vendit. AAK është e bindur se situata e krijuar për vite me radhë në veri të Kosovës është problem i mungesës së sundimit të ligjit dhe meriton trajtim të tillë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

AAK inkurajon Qeverinë e Kosovës që me vendosmëri të përfundojë operacionin policor në veri të Kosovës, në mënyrë që atje të vendoset siguria publike dhe qytetarëve të asaj pjese t’u sigurohet të drejtat e njeriut.

Kujdesi i shtuar dhe profesionalizmi në realizimin e operacionit është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e jetës së qytetarëve të Kosovës në atë pjesë dhe oficerëve policorë. Ne çmojmë vullnetin e oficerëve të Njësive Speciale të Policisë për detyrën ndaj vendit, duke qenë të bindur në përgatitjet e larta fizike dhe profesionale të tyre.

Në të njëjtën kohë, AAK fton Qeverinë e Kosovës që të koordinojë plotësisht aktivitetet e veta me KFOR-in, si garantues i sigurisë së përgjithshme të vendit.

http://www.koha.net/?page=1,13,63968

 

Intervenimi në veri, Veteranët: Të gatshëm të ndihmojmë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një komunikate për medie, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë dhe aksionin e MPB-së, për vendosjen e rendit në pikat doganore 1 dhe 31.

Kjo organizatë vlerëson se është obligim i institucioneve të shtetit, ruajtja e rendit dhe sovranitetit në tërë territorin, dhe veprimin e fundit ne e konsiderojmë si veprim të zakonshëm të shtetit në kryerjen e detyrave të veta.

“Duke inkurajuar institucionet shtetërore që të vazhdojnë me ruajtjen e sovranitetit, ne ju bëjmë thirrje që të mos bien në presionet e EULEX-it, mision i cili me deklaratat e tij edhe njëherë u dëshmua i dëmshëm për Kosovën dhe i paaftë në realizimin e asaj për çka është ftuar. Tendenca që EULEX të pengojë një aksion legjitim për rendin dhe ligjin, është vetëm përpjekje për mbrojtje të strukturave kriminale serbe, detyra e të cilave është kontrabanda dhe krimi i organizuar. Siç shihet mosfunksionimi i shtetit ligjor në terë territorin e Kosovës, i konvenon EULEX-it për të zgjatur deri në pafundësi mandatin e tij në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

OVL të UÇK-së shton se është duke përcjellë me kujdes zhvillimet e fundit, ndërkaq bën thirrje që populli i Kosovës, e në veçanti veteranët, “të mos bien në asnjë lloj provokimi, pasi që janë institucionet e shtetit ato që menaxhojnë situata të tilla”.

“Gjithsesi, në rast të nevojës për mobilizim të veteranëve, veteranët do të jenë të gatshëm të përgjigjen në çfarëdo lloj sfide, në mbrojtje të interesave të vendit”, theksohet në komunikatë.

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/3...-te-ndihmojme/

 

Intervenimi në veri, LDK: Mbështesim policinë e Kosovës

Pas ndërhyrjes së forcave të Policisë së Kosovës në pikat doganore në veri të vendit, me urdhër të kryeministrit Hashim Thaçi, partia më e madhe opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka lëshuar një komunikatë për medie ku thuhet se kjo parti ka ndjekur me vëmendje të thellë aksionin e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës përkrah çdo veprim të institucioneve të Republikës së Kosovës, që ka mbështetje në Kushtetutën e vendit dhe që është në funksion të sundimit të ligjit. Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh mbështetjen e plotë për Policinë e Kosovës dhe bën thirrje për asistencë edhe të institucioneve gjegjëse ndërkombëtare me qëllim të kthimit të rendit dhe të ligjit në Veri të Kosovës”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

LDK ndërkaq vlerëson se vetëm sundimi i rendit dhe i ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës krijon kushte për jetë të qetë dhe prosperuese për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të tyre. /zëri/

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/3...ine-e-kosoves/

 A din kush a ka ndonje deklarate prej lidereve te Shqiperise? Apo qendrimin e njejte si te Eulexit e kane se po frigohen mu deklaru?

prit pak se jemi tu hanger dashin tani... 

 Hahahahahahahaahaha. I madh!

Paska fol ky palaqo ...retorike te merzitshme e denje per ndonje shtet te Karaibeve...

link : koha.net/   -   shume zhgenjyese:

Tiranë 26 korrik - “ Shqipëria e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, dhe se është e domosdoshme që të zbatohen marrëveshjet e arritura në këtë kuadër”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm dhe zv/kryeministri i Shqipërisë Edmond Haxhinasto të martën, gjatë një takimi me grupin ndërinstitucional për liberalizimin e vizave të Qeverisë së Kosovës, të cilët ndodhen në Tiranë për të marrë përvojën e institucioneve shqiptare gjatë zbatimit të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave me zonën Shengen.

Qeveria e Kosovës ka filluar punën në mënyrë të njëanshme për zbatimin e kushteve për lëvizjen pa viza drejt hapësirës evropiane, duke u bazuar në udhërrëfyesit e vendeve të rajonit. “Shqipëria e mbështet fuqishëm procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Realizimi i këtij procesi kërkon një angazhim shumë të madh për përmbushjen e standarteve dhe kushteve teknike. Shqipëria ka kërkuar dhe shpreson që edhe Kosova shumë shpejt të ketë udhërrëfyesin e vet të liberalizimit të vizave, dhe në këtë kontekst mbështetja që do t’i jepet të gjitha institucioneve kosovare për zbatimin e plotë të kërkesave do të jetë e pakursyer”, tha Haxhinasto.

Numri dy I qeverisë shqiptare tha se “Shqipëria është në krye të përpjekjeve për lëvizjen e lirë, vetëm me karta identiteti, në rajon, një nisëm e lançuar në kuadër të MARRI”.Gjatë këtij takimi ministry Haxhinasto inkurajoi institucionet kosovare të vazhdojnë marrëdhënien e tyre me Bashkimin Evropian, përmes procesit të Stabilizim Asocimit dhe plotësimit të standarteve, pasi kjo është në rradhë të parë në dobi të cilësisë së jetës së qytetarëve kosovarë.Nga ana e tyre, përfaqësuesit kosovarë falenderuan Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare për organizimin e këtij seminari, i cili zhvillohet përpara misionit vlerësues faktmbledhës që Komisioni Evropian do të zhvillojë në shtator në Kosovë. Ata shprehën dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdojë, veçanërisht në muajt në vazhdim dhe në fusha më të fokusuara.

Po ca do thone mbetjet komuniste  euro-integruese e bashkepunim rajonal deshiruese?  Zedhenesi i tyre EULEXi foli njehere.  Keta s'jane udheheqesh te Shqiperise por pashallare shqipfoles te vilajetit te Shkodres.

 Absurditet i llojit te vet. Jo vetem Sala apo Rama, po as shoqeria civile as analist as gazeta TV nuk po i japin rendesi ketyre zhvillimeve.

Poashtu kur FYROM i ka aktivizu krejt potencialin ne funksion te perfitimit ek. ndaj situates ne Kosove, Shqiperia bon sehir. Qka ne fakt ish desht te diskutohet osht lloji i armatimit qe Shqiperia duhet te qoje ne Kosove, e jo folet per ket pasivitet anormal! Sa deshperuese. Mos keni Eulex edhe ju atje ne Tirane?

Eh vella! Me shume nacionalist shqiptar eshte EULEXI se sa paria e Tiranes.  Keta nuk e njohin konceptin e kombit dhe interesave kombetare.  Keta jane sundimtare te vegjel me dritshkurtesi dhe interesa meskine me te keqija se ndonje princ mesjete qe behesh me Osmanet kunder Skenderbeut per nje cope toke me shume.  Ne Tirane ke nje veteriner per kryeminister, nje doktor per kryeminister, nje aktor per minister mbrojtjeje, nje piktor per kryeopozitar, e nje jevg per minister te jashtem qe mbeshtet fuqishem dialogun Kosove-Serbi...me pak fjale cirk.  Pra s'mund te presesh armatim nga keta, kur keta e kane cuar shtetin qe drejtojne ne NATO te carmatosur.  Keta shohin karriken e tyre, i fusin nje llaposje te mire BE-se dhe ku te kam pare!

 Nuk e di, nuk kom qef me besu se ideali per Shqiperine natyrale eshte vetem retorike pa strategji.

Une i pelqej conspiracy theories, e me pelqen ideja e nje organizate te msheft creme de la creme-e llojit mazonist, te cilet punojne per forcimin e modernizimin e shoqerise shqiptare edhe arritjen e asaj superioriteti te cilen une besoj e kemi te trasheguar gjenetikisht.

Ndryshe nuk shpjegohet ky devijim i politikes shqiptare, gjithe kjo inteligjence dhe superioritete i races tone, fatkeqesisht per momentin destruktiv ne demin tone, qe shpresoj te ndryshoje.

Ta shohim nese vjen vakti tju importojme A. Kurtin ! Heads up!

Shqiperia do te behet. Shendet!

eulex ne tirane? po ne kemi berishen mo, sa per 100 euleksa.

s'e ke degjuar kur bertet sa dridhet toka nen indonezi? "ketu sundon liqqi, liliqqi dhe vetem liqqi!"

Urime Policise se Kosoves per aksionin.Ishalla nuk zbrapsen nga presioni e europianeve,se amerikanet mesa shoh e kane dhene OK.

 

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Thomas Countryman, tha se vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e importeve nga Serbia, ishte rrjedhojë e bllokadës së mëhershme tregtare që Serbia kishte vendosur kundruall Kosovës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Countryman tha se Shtetet e Bashkuara do të dëshironin të shihnin një qasje legale të të dyja palëve ndaj kësaj cështjeje.

“Na vjen keq që qeveria e Kosovës ishte e detyruar të vendosë masa të ndërsjella në marrëdhëniet tregtare me Serbinë. Nuk do të dëshironim të shihnim një qasje të tillë. Në të njëjtën kohë duhet të shohim të vërtetën se Serbia ka filluar një bllokadë të tillë ndaj mallrave të Kosovës para më shumë se dy vjetësh. Edhe ajo bllokadë është jolegale kundruall marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën qendrore, të cilën Beogradi e ka nënshkruar vjet më parë dhe nuk lejon bllokadë të tillë as nga ana e Serbisë e as nga ana e Kosovës. Duam të shohim thjeshtë një qasje legale të të dyja palëve”, tha zoti Countryman.

smiley 7 veta? smiley

Per serbet qe akoma nuk e njohin (ose per ate pjese te serbeve qe akoma nuk e njohin) kufirin si shteteror, kjo levizje do tu duket si nje avancim dhe levizje nga kufi administrativ ne nje kufi shteteror, pra nje kufi i mbyllur.

Sipas deklaratave te socme te qeverise serbe ne parlament, qeveria serbe nuk do te veproje ne menyre te nxituar, per te shmangur humbjen e as edhe nje jete te vetme, dhe destabilizimin e Kosoves dhe rrajonit.

Opozita serbe nderkohe kerkon kercenime te vendosura.

Duket si nje veprim i koordinuar nga lart, qe normalisht shoqerohet me shfaqje per masat ne te dy krahet..

 Sikur çdo vend sovran, Qeveria ka të drejtë të ndërmarrë hapa për të siguruar administrim adekuat, përfshirë këtu kontrollin e kufirit dhe të doganave.

ICO ka deklaruar se inkurajon Qeverinë që përpjekjet e veta për të vendosur kontroll në tërë territorin e saj t’i përcjellë me përpjekje për t’i siguruar dhe mbështetur qytetarët e saj në veri të vendit. /rtk

- Andy Mecguffy, Zyra Nderkombetare Civile

 Nuk duhet pritur që EULEX-i të zbatojë vendimet e Qeverisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës ka marrë në duart e veta përgjegjësinë që i takon, prandaj ne duhet ta respektojmë na pëlqeu ose jo. Kështu ka deklaruar për Radio Dukagjinin, ambasadori francez, Jean-Francois Fitou. 

Ky vendim ka krijuar një situatë të re dhe ne duhet të jetojmë me këtë situatë të re përderisa t’i njoftojmë të gjithë që tani është e rëndësishme të ruhet qetësia, ka thënë Fitou. 

“Shpresoj shumë se krimi i organizuar nuk do të importohet apo eksportohet nga Kosova në këtë situatë të re. E nëse këto fenomene të trafikimit do të ndalen me situatën e re, kjo do të ishte gjëja më e mirë e mundshme”, ka deklaruar ai. 

Ai ka sugjeruar EULEX-in dhe Qeverinë e Kosovës që të ulën dhe të bisedojnë për të gjetur mënyra se si të implementojnë vendimet e Qeverisë. /rtk/

Pike kritike kjo per shtetin verior, qeverine e tij dhe vete Thacin!  Nqftse Thaci terheq forcat speciale te policise nge pikat kufitare ai eshte i mbaruar politikisht! It's make o break time!  Ketu po del qarte dhe fytyra prosllave e BE-se dhe zgjyrave te tyre te EULEXit qe s'aprovojne vendosjen e rendit dhe shtetit ligjor ne te gjithe territorin e shtetit!  Amerika deri tani aprovon me heshtje.

Kurvat e Eulexit kishin shprehur pakenaqesi per bllokaden dhe menyren si veproi qeveria Kosovare..

ky lajm ka gjithe diten qe eshte lajmi kryesor...vendim i heret apo i vonet, kjo mund te diskutohet me vone po tani u mor. Rendsi ka pas qe te merreshin masat mire qe ne fillim dhe te parashikohej cdo reagim. Ket gje me duket se nuk e kane bere

shum lajm i mire me duket. bravo dhe sukses Kosova. smiley

s'ka pse bojm sherr me eulexin, ato e majn gjalle kosoven. nderkohe, sh mire, qe qeveria ka vepruar njehere e pastaj mund ti kerkoje falje eulex-it smiley

NAAC Applauds Kosova Government on Border Control The National Albanian American Council (NAAC) strongly supports the government of Kosova for establishing control over its border crossings with Serbia as a necessary measure to install territorial integrity and to block illegal goods from being smuggled into the country. We call upon the European Union to fully support the government of Kosova for its action to fight against organized crime.  The Kosova government sent special police units to border crossings number 1 and 31, crossings loosely monitored by Serb police officers and EU police and customs, to restore order in the north and to prevent illegal goods from entering the country. Regrettably, a few Kosova police officers were wounded during the action. We abhor any form of violence and call for an immediate investigation.  The citizens of Kosova hold their government accountable for their safety and the protection of their markets. Kosova authorities banned Serbia's goods last week in a measure seeking to counter Serbia's boycott of Kosova’s produce as part of its campaign against its 2008 declaration of independence.  “The Kosova authorities must demonstrate the capacity to strengthen its democracy, its economy and rule of law; therefore establishing control of its borders is fundamental to its sovereignty”  said Avni Mustafaj, Executive Director. NAAC calls upon the Serbian government to work with the Kosova government to fight against criminal activity, and to negotiate in good faith by establishing reciprocal trade agreements with Kosova at the border.

 

 Disa kohe me pare  kam shkruar ne shtyp  duke i  meshuar idese qe si komb na duhet sot me shume se kurre, nje  Strategji Kombetare, nje Genplan Kombetar, te cilin jo ta bejne Berisha me nje staf teknokratesh, por prej mendjeve me te ndritura, kendej dhe matane kufinjve shtetrore, per; "Shqiptaret ne Ballkan dhe   ne Evrope".

 Por merret  vesh se jemi  te rrethuar jo vetem prej armiqsh qe na urrejne, qe kane xhelozi dhe mu per ato nuk na duan, por  edhe me shqipfoles qe duan e punojne per..... armiqte tane.Me keta, si i behet ?

shpresojme mos ta beje serbi si reset ne gjeorgji me justifikimin se po i prishim pune serbeve ne veri dhe nderhyn ose i prish pune kosoves

lojrat nuk jane ashtu si duan te duket

 

edhe kete gjysem shteti shqiptar qe krijuan idealistet shqiptare ne 12-ten po e tkurrin dita-dites dumbabistet e rinj.i vetmi ndryshim eshte se 'baba'ka marre shtepi te re ne bruksel e ka ikur nga stambolli.shqiperia ka nevoje urgjente per 'vetvendosje'.

o zot, 3 femije... smiley((((

 Te forte jane kriminelet serb. Hiqen si fshatare, po sta falin sekondin!

Ta shohim sa do ta irritoje kjo ma tutje situaten!

Bashkeshortja pret femijen e katert! smiley

U prehte ne paqe. Dheu i Kosoves i lehte.

Nderime!

e rende kjo...

Ngushellime familjes te oficerit kosovar.

Nqs ka mundesi, pse eshte vene embargo me Serbine? Se nuk eshte shkruar shume ose te pakten une s'kam lexuar/degjuar shume te flitet shume per kete. Tjeter, per punen e embargos, ekonomikisht kjo gje nuk eshte e demshme per vete ekonomine e dobet kosovare.

politike reciprociteti vella. serbia(dhe bosnja) nuk pranon asnje produkt qe ka vula te Kosoves, se nuk i njeh vulat dhe pullat e kosoves. Tani kosova bllokoi edhe Bosnjen edhe Serbine. Politike jek e jek, reciproke.

 

Ok politike reciprociteti, por edhe perpara nuk besoj qe Serbia i njihte vulat dhe pullat e Kosoves. Pse tani ky vendim? Pastaj, eshte e leverdishme per ekonomine e Kosoves kjo gje? E mbi te gjitha, cfare demi politik i vjen nqs marrin mallra nga Serbia? Po flas si person qe s'i njeh situatat e brendshme, ndoshta kosovaret e mendojne ndryshe. Ne fund te fundit edhe mes palestinezeve e izraelianeve zhvillohet tregti, pavaresisht se nuk njohin njeri-tjetrin.

hunter, me fal po vetem skenen te tregova, meqe pyete se nuk i kishe ndjekur. kjo ka ngjare, dmth; per kaq e kisha fjalen. prapaskenat pastaj dhe pse-te e vendimeve, te vonuara apo nxituara apo te pamatura mire, keto une nuk i di, dhe vetem mund te spekuloj, me vjen keq. mbase ndonjeri nga peshqit ketu edhe i qellon me te, nuk e di, gjithsesi eshte veshtire ta marrim vesh se kush ka te drejte. per momentin jam thjesht ne pozicionin e tifozit, dhe shpresoj per me te miren per Kosoven.

Ne rast se ty te duket e vonuar, une edhe do e pranoja,  - shume dakord me ty.

Por me lejo te te kujtoj nje dicka te lutem.

ka 20 vjet qe shqiptaret, - shtetasit shqiptare me egzaktesisht, poshterohen Greqirave, Italirave  dhe perendimrave, madje dhe Maqedonirave... Dhe "shteti"(kam veshtiresi ketu te percaktoj numrin e thonjezave) "yne" (ups, dhe nje tjeter veshtiresi e ngjashme, me fal), jo vetem vone nuk eshte kujtuar, por nuk eshte kujtuar fare. Po fare fare fare o hunter.

Prandaj hapat kermillore te Kosoves mua me duken levizje me shpejtesine e drites.

Dhe nuk po flas per budallalleqe te tilla ekonomike, qofshin dhe dinjitare ne ate aspekt... por po flas per dinjitet kombetar, po flas per miljona jete njerezish.

me kupton?

ende tifoz jam. smiley

te uroj nje mbremje fantastike vella. smiley

gjynah i shkreti rob...shko ne pune nje dite dhe nuk kthehet me. 

besoj qe shteti kosovar duhet te mos hakmerret masivisht, por te vere resurse dhe ta kape specifikisht ate person qe qelloi me snajper.

Gjujtje jo e lehte, duket si pune paramilitare..

jane fut ushtare serbe me rroba civile smiley

Ngushllemi familjes.  Nderime dhe rrespekt per te!  Nje martir me shume nder gjithe ata qe dhane jeten per atdheun...

U prehsh në paqe dëshmor !

.

U prehte ne paqe.
Do ishte mire te mblidhnim ndonje ndihme financiare per femijet.

I qofte i lehte dheu i Kosoves. Shpresoj qe Thaci ta kete menduar mire kete pune dhe te kete parapergatitur nje plan veprimi. Dihej qe reagimi i Serbeve do te ishte i forte nqs policet shqiptare hynin ne veri. Deri ketu jemi ne terren te njohur. Tani ajo qe ngelet per te bere besoj eshte te fillohen bisedimet me serbet eulexin e kedo tjeter qe del perpara per te fituar kohe dhe ne te njejten kohe Policet shqiptare nuk duhen levizur me prej 2 doganave dhe duhen mbeshtetur sa me shume nga shteti i Kosoves dhe te gjithe shqiptaret. Cdo dite qe ata qendrojne aty eshte nje fitore per te gjithe ne. Dhe nqs nuk levizin per 10 dite besoj s'ka per ti heqe me askush

Tani ajo qe ngelet per te bere besoj eshte te fillohen bisedimet me serbet eulexin e kedo tjeter qe del perpara per te fituar kohe dhe ne te njejten kohe Policet shqiptare nuk duhen levizur me prej 2 doganave dhe duhen mbeshtetur sa me shume nga shteti i Kosoves dhe te gjithe shqiptaret.

..pikerisht pse jane ne mes te bisedimeve(nuk besoj qe eshte mendje e Thacit) ,kjo eshte nje levizje  me detyrim percaktim per te detyruar  serbet te "heqin dorashkat" e "kortezise" dhe gjykohen nga opinioni nderkombetar per qendrimin  qe do mbajne..

U prehte ne paqe dhe u dhente Zoti jete 3 femijeve te tij!

A dihet se kush i ka nen kontroll ato pikat kufitare???

Zoti e meshirofte dhe ndihmofte familjen e tij !

 

 Thaci eshte nje kryeminister sharlatan.

Ai nuk ka asnje mjet ne dore dhe asnje mundesi praktike qe te fitoje me guerrilasit serbe dhe ne kete kuptim sa kohe qe autoriteti i trupave te qeverise se tij shkon per lesh, pra kesisoj si pame dje , atehere inkurajohet popullsia serbe e cila ne ate zone jeton vetem me kontrabande.

Kjo nuk eshte prove e vendosjes se autoritetit te qeverise ne Veri por eshte prove qe e qeveria e Kosoves eshte krejtesisht e paafte.

Duhet luajtur me mjetet qe luan tjetri. Nese ata kerkojne te destabilizojne Kosoven, te behet e njejta gje.

Po kush ta beje kete ?

Gjynah polici, u prehte ne paqe. sa per qeverine e kosoves, ose shtetin me sakte, ata fatkeqsisht jane shtet karagjoz, sa here ndermarrin nga keto lloj nismash dhe terhiqen prape si legena (kete here edhe me nje jete te humbur) me kujtojne ate barcaleten e lepurit dhe te bufit qe udhetonin ne nje avion.

QEVERIA NUK ESHTE TERHEQUR.

NE VERI KA DOGANIERE SHQIPTARE DHE MALLRAT SERBE NUK PO KALOJNE.KY ISHTE DHE QELLIMI I QEVERISE.

Interesant qe ne kete moment kyc per kombin, asnje reagim nga asnje subjekt i republikes se  Albananistanit!

Sic dhe dihet komuniteti serb eshte shume i bazuar tek kontrabanda. Me nismen e marre ne nje fare menyre shtrihet formalisht autoriteti i shtetit ne pikat doganore por nga ana tjeter rrezikon pershkallezim te situates. Pra, eshte nje thike me dy te prehura...

Per mendimin tim mire do ishte qe nisma te tilla te ndermerreshin mbasi Kosova te ishte pjese e Okb-se dhe qeveria do kishte shume me teper mbeshtetje nderkombetare. Megjithate nese pikat doganore jane nen kontroll nga qeveria e Kosoves (cka ishte dhe synimi paresor i nismes) them se situata e krijuar duhet trajtuar me qetesi e maturitet.

Cdo lloj embargo s'ben gje tjeter vetem sa rrit kontrabanden.

 Situate kritike. kollaj te fajesosh qeverine -jo se kam simpati per Thacin- por per hir te se vertetes duhet thene qe bene ate qe duhej bere. eshte e veshtire, shume e veshtire, duhet te jemi realist. asnjehere shqiptaret nuk ja kane dale mbane serbeve. po besoj, sot ka ardhur dita per kete. uroj qe gjerat te shkojne ashtu sic duhen edhe per pikat e tjera. t'ju mbyllen shtigjet serbeve. punet e mira behen avash-avash.

Gjithe strategjia eshte te mbahet bllokada...Dhe po ja arrijne qellimit...Nuk ma merrte mendja se Thaci do ta bente kete, po me sa po kuptoj nuk kishte mundesi tjeter. Duke lexuar ne mediat Serbe vura re se kjo levizje e zgjuar ju ka kushtuar miljona dollare humbje serbeve. Shumica e eksporteve serbe ne Kosove jane produkte ushqimore dhe materjale ndertimi..Jane shume kompani dhe vende pune qe mbahen gjalle nga tregu kosovar ...Tani tregun Serb e kane zevendesuar Maqedonasit dhe Bullgaret me cmime paksa me te larta..Po ashtu lexova se ka kompani Serbe qe po perpiqen te operojne nga rruga e Maqedonise por serisht po po dalin me humbje...Qeveritaret Serbe tani e kuptuan se nuk ishte Kosova e varur nga tregu serb por e kunderta, Serbia ja ka nevojen tregut kosovar dhe kjo levizje i ka gjetur te befasuar. Bravo!

 Thaqi: Borgj Enverit, ta mbrojme sovranitetin! Komuniteti nderkombetar ka deshtuar ne veri!

Kabineti qeveritar poashtu ka marrë vendim për ndarjen e 25 mijë eurove për familjen e heroit më të ri të Kosovës, Enver Zymberi.

http://gazetaexpress.com/?cid=1,13,59050

 Qeveria Kosoves po e shtrin autoritetin e saj e dhe ne veri te Mitrovices dhe kjo perpjekje vlen per tu pergezuar. Shpresoj qe ti kene bere llogarite mire dhe te kene bythe per ta mbajtur ne te ardhmen. Do u duhet shume personel, pune e mund jo vetem kunder serbve, por edhe kunder kurvave te BE qe dje thoshin se situata duhet te kthehet sic ka qene me pare nderhyrjes ne Mitrovice. 

Forcat speciale te policise se Kosoves jane rikthyer ne pikat kufitare 1 dhe 31...

http://af.reuters.com/article/worldNews/idAFTRE76Q2JM20110727

...Nderkoh Serbia rrit gadishmerine luftarake te forcave policore pergjat kufirit me Kosoven...

http://www.b92.net/eng/news/politics-article.php?yyyy=2011&mm=07&dd=27&nav_id=75645

...e pushteti vendor serb i Mitrovices vendos gjendjen e jashtzakonshme...

http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/07/27/gjendje-e-jashtezakonshme-ne-mitrovice/

...kur ne te njejten kohe psikoplaku KM i Albananistanit vazhdon e flet per dru frutore e arrore, boronica, rritje te kapacitetit bujqesore etj etj.

http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/07/27/berisha-kritikon-rulin-dhe-mediun-por-del-bllof-me-te-dhenat/

 

Disa foto te ROSU gjate aksionit te djeshem:

http://vargmal.org/dan731-fq16#post25132

 

interesante qe kane shku me helikoptere te kfor-it. Serbise kjo gje nuk i ka pelqy meqe kfor nuk duhet te nderhyje.
Kjo situate duket si prag-lufte...mbase e paevitushme tani sepse as Thaci nuk mund te terhiqet (mgjse mbreme i terhoqi specialet).

po do ua mbledhi sala serbeve se e ka fazllicin mik shtepie,pastaj do e ndihmoje dhe meta qe eshte figure e dashur ne serbi,,,me mire tadic-in president se topicin

U zgjuan dhe folen keto jashteqitjet e komunizmit....Neveri per kete qeveri zgjebarake dhe kete minister qe eshte kthyer ne nje pordhe koke e kembe

 (kjo deklarate duket sikur ka dale nga zyrat e Beogradit)

 

Haxhinasto: Zgjidhja e situatës në Kosovë, me anë të dialogut

 

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar gjatë ditës së sotme për atë që po ndodh prej dy ditësh në Kosovë. Në një deklaratë për shtyp, të shpërndarë nga ministria, kërkohet që situata e krijuar në Kosovë të zgjidhet nëpërmjet dialogut.

“Është e domosdoshme që zgjidhjet të vijnë përmes dialogut dhe marrëveshjeve të arritura, zbatimit të “Strategjisë për Veriun” të Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare, që do të bëjnë të mundur ushtrimin e pushtetit legjitim të autoriteteve të zgjedhura të pushtetit qendror e lokal në veri të Kosovës”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Ministria e Jashtme, e cila vijon si më poshtë:

“Zgjidhja e problemeve të mbetura mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, duhet bërë nëpërmjet procesit të dialogut dhe, është thelbësore që konkluzionet e arritura mes tyre, me ndërmjetësimin e BE-së, të shndërrohen në marrëveshje të zbatueshme me garanci ndërkombëtare”.

Ministria ka shprehur keqardhjen për humbjen e jetës së punonjësit të policisë kosovare, ndërsa ka deklaruar se, “Republika e Shqipërisë ka mbështetur dhe mbështet pavarësinë e Kosovës dhe shtrirjen e sovranitetit të saj në të gjithë territorin e Republikës së njohur ndërkombëtarisht nga 77 shtete, si një faktor paqeje dhe stabiliteteti në Ballkan”.

Duket sikur ka dale nga zyrat e Beogradit, sepse politika e shtetit perendimor dominohet nga pasardhesit e institucionit famekeq te PPSH-se, nje institucion i themeluar si agjenture e Beogradit.

Dikush duhet t'i shpjegoje ketij shqipfolesi qe rreket te perfaqesoje politiken e jashtme te shtetit perendimor, se sovraniteti dhe integriteti territorial nuk jane ceshtje dialogu, e akoma me keq me armiqte tone egzistenciale.

Jo po fajin e ka Testamenti i Ri i para 2000 vjeteve, e urdheresa "kthe faqen tjeter".  C'PPSH a derebardhe, nje vrime i bie fyellit.  Sot m'thuj si je, tha njeri.   

Ka ndonje te pavertete aty Monda qe sekelldisesh ti?  Ai tjetri thote duket sikur ka dale nga zyrat e Beogradit kjo deklarate.  Po te shikosh deklaratet e kokelopes kur ishte minister i jashtem, eprorit te ketij Haxhiut, duket sikur jane deklaratat e Vuk Jeremicit. 

Te te them sot si jemi?  Po ja ende festojme diten e jugosllavise si shtet kur vete jugosllavia e hoqi nga kalendari zyrtar qe ne 1991-shin, e akoma me keq kur Jugosllavia ka gati nje dekade qe s'egziston.  PPSH-ja ende egziston ne formen e saj zyrtare (PS) dhe ne degezimet e saj te tjera (PD, LSI) etj.  

Haxhinastot me shoke flasin si pasardhes se frymes "te farketojme vllazerine sllavoshqiptare", kur serbet mobilizojne forcat zyrtarisht e jo zyrtarisht e te qellojne per vdekje oficerin e forcave speciale qe shkon te vendosi sovranitetin e shtetit te veriut.

Tani ty mund te duket renie fyelli ne te njejten vrime a ku di une, por po te shohesh vijmesia nga bashkim-vllazerimi e internacionalizmi proletar, tek bashkepunimi rajonal e integrimi i perbashket ne strukturat euroatlantike eshte i qarte.  Keta njerez nuk kane vullnet te bejne politike kombetare, sepse jane mbetje toksike komuniste.

Ehe, mire.   

Tani nga nje ane leshon komentin ashtu si pa te keq qe i bikam fyellit ne nje vrime, e nga ana tjeter kur te pergjigjem e le me nje ehe mire.  Nejse, puna jote...

I Pakapshem, po perpiqem une te them dicka ne vend te Mondes. Po Thacin me shoke, c'trashegimi politike e lidh me Serbine? Ajo e UCK-se, mentaliteti i te kolonizuarit, apo ndonje xhaje kolaboracionist?

Ne mund te kemi lloj lloj trashegimish nga komunizmi, duke qene ato te '43-'48es me te largetat, por kemi vene nje pasuri te majme 20-vjecare lidhjesh biznesi me Serbine qe edhe armiku me i betuar i Koci Xoxes (kush i bie te jete ky tani, Enveri?) te donte t'i luftonte, nuk do t'ia dilte dot.

Edhe Thaci shumicen e kohes flet edhe sillet si pasardhes i frymes te komunizmit jugosllav.   Zbatues i eksperimentit multikulti te OKB-BE-se qe ndan Kosoven si Bosnja, e asimilon shqiptaret ne "kosovare" kur ne te njejten kohe serbet ngelen serbe.  Ka fituar ca pike me kete aksion qe nderrmori, por te shohim si do sillet ketej e tutje.

Per ate qe me the ne privat mbi shitjen e parise politike shqiptare ne shtetin verior e ate perendimor, tek interesat e biznesit serb keto 20 vitet e fundit, po e postoj pergjigjen qe te dhashe ne privat ketu:

Pra praktikisht qeverisemi nga ciraket e serbeve, sic u qeverisem per 45 vjet nga ciraket e serbeve.  Po e hame dyfish nga serbet, sepse ata qe na qeverisin jo vetem qe jane pasardhesit ideologjik te komunizmit jugosllav e serbomadh por dhe ciraket e biznesit serb keto 20 vitet e tranzicionit.  Kjo duhet te jete teper alarmante per dike qe quan veten shqiptar me plote goje.

 

Dhe po tropizma, PPSH-ja ka mjaft faj ketu, sepse ishte institucioni cirak serb qe shkaterroi teresisht elementin dhe traditen nacionaliste Shqiptare, qe do i bente balle ketyre dukurive dhe na la mbrapa mbetje dylbere neo-komuniste qe kane zevendesuar bashkim-vllazerimin sllavoshqiptar e proletarianizmin internacional me euro-integrizmin e bashkepunimin rajonal.

Shih pershembull c'thoshte paraardhesi i ketij Haxhiut, ne mars te vitit te kaluar mbas vizites se tij ne Serbi:

"Absolutisht e kemi thënë dhe e ritheksojmë se Kosova nuk është një çështje bilaterale mes Serbisë dhe Shqipërisë"

http://www.kosova.com/artikulli/60406

 

Sa larg eshte kjo nga deklarata e Hoxhes qe Kosova duhet ti mbetet Jugosllavise dhe kush kundershton kete politike duhet te luftohet?

 

Se pari, sigurimi i teresise territoriale te 1913es pas L2B nuk eshte shaka, meqe dashke patjeter te besh histori. Te ishim skllever te serbit ne e kishim pare mire. Madje edhe ne kampin perendimor te kishim qene do te kishte pasur shume, po shume rrezik (me mbeshtetjen e plote te Amerikes) per aneksim te Shqiperise se jugut nga Greqia.

Se dyti, neo-komunistet e sotem, sic i quan ti, s'jane hic integraliste e neoliberale, por jane i vetmi grup nacionalist ne politiken shqiptare; na rrofte e djathta, e balli, e fronti, e kemba e dora. Kete si e shpjegon ti? Dhe per me teper si e lidh me PPSH-ne?

Gjerat duhen pare si jane, e jo si duam t'i shohim - t'i bejme rrobat sipas trupit, e jo trupin sipas rrobave.

Koha Ditore - Tim Judah: Fati i Serbisë është në duart e Kosovës

Beograd, 27 korrik - Analisti i njohur për Ballkanin, Tim Judah ka deklaruar se fati i Serbisë është në duart e Kosovës. “Më ka befasuar që Qeveria e Kosovës vetëm tani ka vendosur që të aplikojë embargon ndaj mallrave të Serbisë, e jo para disa vitesh. Kam ardhur në përfundim se zyrtarët serbë mendojnë që fati i Kosovës është plotësisht në duart e tyre. Ata, ndërkaq harrojnë se Kosova në të vërtetë mban fatin e tyre në duart e veta”  i ka thënë Judah gazetës “Danas” të Beogradit.

Siç thotë Judah, kur Serbia bllokoi mallrat nga Kosova, kjo kishte në njëfarë dore vetëm domethënie simbolike, meqenëse eksporti nga Kosova ishte fare i vogël, por vlera e eksportit serb nuk duhet anashkaluar. Sipas fjalëve të tij, ky veprim i Kosovës ka si synim që të bëjë presion mbi Serbinë që të “inkurajohet” për të nënshkruar marrëveshjen për vulat doganore dhe natyrisht për t’ia bërë me dije asaj se nuk është tërë fuqia në anën e saj. 

_____

I pakapshem, bashke e mbyllem, aq ishte per kete teme.  Ti merre si te duash, n'dac edhe si "s'ka cfare thote se une kam argumenta e dokumenta".  S'merzitem une dhe ta mendosh ashtu smiley

Tim Judah ka kercet shashke, per mendimin tim.

Po te tregohemi pak realiste, e marrte e mira...

Cfare fati i paska Serbise ne dore Kosova?

Serbia, fundi i fundit, sikur neser t'i thote "ik qerrohu" Kosoves, nuk ka humbur absolutisht asnje gje. Asnje gje qe te kete qene ndonjehere e vetja me te drejte te natyrshme ose nga Zoti.

Kjo eshte si te kapesh grabitesin e bankes pasi ka vrare c'ka pare ne banke, t'ja marre policia leket qe ka vjedhur, dhe krimineli te ankohet pastaj se humbi leket... - kjo me nje llogjike primitive fare ama.

Te flasesh ne terma ekonomike, qe Kosova paska ne dore Serbine, eshte te mos dish cfare ke ne xhepa, e lere me te jesh ekspert.

Kosova as politikisht e ne asnje aspekt nuk e ka ne dore Serbine, pervec ne ate aspektin e parendesishem te parave dhe grabitesit - te llogjikes primitive.

Per mendimin tim, gjithmone... smiley

Ah, edhe dicka... kot sa per referenece... qe te shihet pak realiteti ne sy:

Kosova dhe Serbia

hidhini nje sy, se informacioni eshte i bollshem, dhe shume kollaj i asimilueshem / i kuptueshem nga te gjithe. Edhe nga Tim Judah. smiley

zotrules, me duket (e ndoshta perkthimi s'eshte i sakte) se Tim Judah po thote qe Kosova e ka fatin e vet ne duart e saj, jo te Serbise.  

Sa per mallrat patjeter qe per Serbine demi s'eshte i madh, te pakten zyrtarisht eksportet me Kosoven jane rreth 350 milione dollare.  Ah po, s'jane eksporte vetem me Kosoven, por edhe terthorazi me Shqiperine (Kukes, Tropoje etj.)

Nga ana tjeter 90% e importeve te ushqimit ne Kosove vijne nga Serbia.  

Do shtoja qe duhet te kete (ne fakt, te kishte) njefare strategjie (nqs cohet deri ne fund cfare u nis) zevendesimi i mallrave serbe me mallra vendase ose te tjera.  Por keto mbeten hamendesime tani per tani e jane ne varesi te situates.   

Shiko se nuk jane pak aq Monda.

Ne vitin 2010 importet zyrtare te Kosoves nga Serbia ishin 260 milione Euro. Besoj se te pakten aq kane hyre kontrabande (s'kam asnje mbeshtetje per kete hamendesim, thjesht keshtu me vjen natyrshem), per nje total prej 520 milione Euro. Italia, importuesi me i madh i mallrave serbe, per te njejten peiudhe ka importuar mallra ne vleren 844 milione Euro, qe perbejne 11.4% te exporteve totale serbe per ate vit.

Tjeter gje se llogjika e Judah-s nuk e ka pare te arsyeshme te krahasoje varesine nga importet me varesine nga eksportet.

Po i marr ne total une (eksportet me Kosoven dhe eksportet e tjera ne pergjithesi.)  

Shtova gjithashtu "te pakten zyrtarisht" pikerisht sepse s'jam e sigurt as si behet perllogaritja e sakte e shifrave qe jane hedhur kur kihet parasysh niveli i larte i kontrabandes.  

Por edhe pse mund te kete dem ekonomik pak-sa te konsiderueshem, nuk mund te aludohet qe "fati i Serbise ne duart e Kosoves", gje qe po hidhte poshte zotrules, e qe po thoja se ne fakt Judah nuk po aludonte apo bente nje lidhje te tille.  

Dhe mua pikerisht kjo me duket qe Serbia ja ka mbajtur shpirtin ne dore kosovareve deri tani... dal edhe njehere te pergjigja qe i dhashe hunterit: e vonuar, po sa cliruese ka per te qene!!! smiley dhe me behet qejfi sa s'ka per Kosoven qe perfundimisht beri nje hap kaq te vyer; te pakten per dinjitetin kombetar. Por ne rast te asaj qe thote Judah, kosova ja paska ne dore shpirtin Serbise... dhe per mua eshte krejt e gabuar. Mua me duket si perpjekje per te martirizuar pakez kombin serb ketu; per t'i dhene shije sa me te keqe ketij akti historik te Kosoves... sepse na ndodhka e kunderta e cfare qenkesh realiteti... paskemi nje pakice njerezish qe sundokan me apartejd nje komb me te madh se ta - dhe kjo pakice eshte Kosova... qeveria e se ciles, sipas te gjitha lajmeve, nuk kishte mbeshtetje fare nga Euleksi, nga Kfori(jo zyrtarisht) [shume ndjese nese del nje gjysme sekreti ketu. 186.z~.]... pra qe ka vene ne siklet dhe "mbeshtetesit" e Kosoves (thonjezat jane per ne ketu)...

Dhe jam kunder kesaj propagande.

Tim Judah te mos kujtoje se nuk kuptohet.

Ju monda, a me kuptoni... smiley

Por ne rast te asaj qe thote Judah, kosova ja paska ne dore shpirtin Serbise... dhe per mua eshte krejt e gabuar. 

Nuk po thote ate Judah.  Po thote qe Serbia kujton se ka fatin e Kosoves ne dore, por ne fakt Kosova fatin e vet e ka ne duart e saj, ne duart e Kosoves.  E cudi qe priten kaq gjate.  

Besoj u kuptuam.

e di monda. e diiiii. prandaj uroj qe te jem gabim ne cfare kam thene me siper... qe sido qe te jete, me pak inteligjence, do e kish kuptuar demin. por demi eshte bere. mbase jo i madh dhe i rendesishem, por eshte bere. te lutem me lexo dhe njehere me siper monda. ta bej si lutje dhe kerkese. po ta kuptosh cfare kam thene, do me japesh te drejte. te siguroj per kete. smiley rispektfulli; bakllavau. smiley

 Ka kohe qe me duket se ne veri te Kosoves sikur jane ne rivalitet krisheterimi "progresist" i Tolstoit,  me krishterimin "reaksionar" te Dostojevskit... 

  Sot mbi dhe` jane dy popuj  te medhenj qe lindur ne pika te ndryshme, ngjajne te bejne perpara drejt te njejtit qellim;Ruset  e satelitet e tyre dhe angloamerikanet e satelitet e tyre.

Angloamerikanet  luftojne kunder pengesave qe u kunderve natyra.Ruset  merren me njerezit.Te paret luftojne  shkretetiren e barbarine, te dytet luftojne qyteterimet, veshur e ngjeshur me te gjitha armet duke mobilizuar satelitet e vet.

Dukuria?

Pushtimet apo vendosjet e autoritetit te vet mbi te vegjelit amerikanet i bejne me plugun e bujkut.Ruset i bejne me kallashet e ushtareve.

Amerikanet ja u  arrijne qellimeve bazuar mbi interesin personal dhe eshte ai qe lejon  te veprojne  edhe pa udhezim forca ...te individeve.

Ruset  si strategji e se keqes, perzgjedhin edhe nje njeri te vetem, nje  snajper te vetem apo dhe me shume , per te treguar fuqine e eger, te nje mentaliteti te pacivilizuar...

  Por ne....do mbjellim shume arrore dhe berthamore ...

Shume poetike kjo me siper Grava, por a mund te me thuash te lutem cfare kuptimi ka kjo shprehje:

Pushtimet apo vendosjet e autoritetit te vet mbi te vegjelit amerikanet i bejne me plugun e bujkut.

 

 trop... Jo duke i ndihmuar, por duke i mesuar per te punuar.... dhe menduar si thone ata

Perplasjet duket se jane me te renda nga c'raportohet. Ka mundesi te kete tre serbe te vdekur, qarkullon fjala neper KFOR. Serbet, raportohet se kane djegur piken doganore nr 1 ne Leposaviq.

Nderkohe, forcat e Kosoves jane terhequr. Kjo eshte gje e keqe, shume e keqe. Duket se ka nje prapaskene te cuditshme te rivalitetit KFOR - EULEX, apo SHBA VS. BE ne kete pune, po ishalla nuk i del tymi ne keshill te sigurimit.

 Jane reflektimet ndaj Mein Kampf-it te atij norvegjezi..ndoshta.Serbet jane fryr!

Duket sikur KFORi ( amerikan dhe francez), po e kryjne punen e ROSE. 

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 20:18

(E plotesuar) Pika kufitare në Jarinje vazhdon të digjet, ndërkohë që rreth orës 20:00 pjesëtarët amerikanë të KFOR-it kanë bllokuar rrugën në drejtim të Mitrovicës. 

Ata kanë bllokuar rrugën me automjete të rënda ushtarake, saktësisht në afërsi të Leshakut, ndërkohë që nuk lejojnë të kalojnë askënd në këtë drejtim. 

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se edhe në pikën kufitare në Bërnjak ka pasur tentim për djegie, por që një gjë e tillë është pamundësuar nga pjesëtarët e KFOR-it francez. 

KFOR-i gjerman thyen barrikadat serbe, niset drejt Jarinjes 

Dhjetëra automjete të blinduara të KFOR-it gjerman, të cilat për disa orë ishin të stacionuara të vendi i quajtur “Kërrshi i Dudës” në vëri të Mitrovicës, i kanë thyer barrikadat e vëna nga grupet ekstremiste serbe dhe janë nisur në drejtim të pikës kufitare Jarinje, për t’u shkuar në ndihmë pjesëtarëve tjerë të KFOR-it për të vënë rendin dhe ligjin në këtë pikë kufitare. 

Pika kufitare në Jarinje është duke u djegur. Një grup i serbëve të armatosur nga veriu i Mitrovicës, rreth orës 19.00 është afruar pranë kufirit në Jarinje dhe ka larguar të gjithë njerëzit e pranishëm aty dhe përnjëherë ia kanë vë flakën pikës kufitare. Pastaj kanë hyrë me ekskavator duke i rrënuar të gjitha objektet që gjenden në këtë pikë. 

Ata kanë qenë të maskuar me kapela dhe syze, ndërkohë që janë vërsulur në disa pjesëtarë të KFOR-it, duke shtënë me armë zjarri në ta, të shtënave u janë kundërpërgjigjur edhe ushtarët e KFOR-it. Ta shtënat me armë janë duke u dëgjuar akoma. Nuk dihet për të vrarë apo të plagosur. 

keto jane rezultatet e shtetit shumekombesh qe u pelqen disave.i lane aty ne 99-en dhe tani pijuni lengun serbeve.ne te 2-ja shtetet shqiptare pakicat 2-3 % bejne ligjin.diskriminim pozitiv thote pollua.ate negativin e kane ruajtur per shqipot.

A lum si ne qe ka ne Kosove disa nga ata qe kane lidhje EKSKLUZIVE me Kosoven dhe mund te na japin leksione se cfare eshte mire e cfare esht keq dhe se cfare ideje konspiracioniste po punon nen rrogoz e sesi ajo mund te reflektohet ne instancat e larta globale.

Kjo qe po ndodh eshte nje gje e llogaritur. Logjikisht, A mendoni se Thaci ka bere ndonjehere ndonje veprim pa marre ok dhe siguri te shumefishta? Ju kujtohet si u zvarrit pavaresia e Kosoves derisa te merrej garanci se do e njihte shumica e Keshillit te Sigurimit?

Duke ditur se Kosova prej 11 vjetesh nuk e kontrollon Veriun ka mundesi qe te jete duke ndodhur nje prej ketyre dy opcioneve:

1 - Ne negociatat me Serbine eshte rene dakord qe Veriu te shkeputet defakto ne kembim te ndonje njohjeje prej Serbise te pavaresise se asaj cka mbetet. Duhej nje artific dhe USA, Rusia, BE etj etj kane rene dakord per kete skenar. Policia kosovare hyn me trupa. Serbet acarohen dhe marrin urat e zjarrit. Vdes ndonjeri. Behet pak zhurme. Serbia hyn me trupa edhe dejure (se defacto eshte ne Veri) dhe mbaroi filmi.

2 - Mundesia tjeter. Po ne vazhden e negociatave eshte rene dakord qe Kosova ta marre REALISHT kontrollin e Veriut dhe ajo po e ben. Beogradi eshte dakord. Por duhet nje justifikim per t'u mbushur mendjen radikaleve lokale. Dhe ndonje agjent sekret serb gjen nje snajper, vret ndonjerin. Ca agjente te kamufluar fillojne te bertasin "ti djegim, ti djegim". Turma merr zemer dhe radikalizohet. Nderhyn KFOR-i, Policia kosovare. Arrestohen halabaket. Tmerrohen te tjeret. Vendoset ligji. Mbaron filmi serish.

Kaq.

kaq...

Ali komiku, mes pikave 1 dhe 2 ke fut cdo perfundim te mundshem, nga njera ane e spektrit te tjetra..

Ai Shqiptare qe akoma beson ne nje Kosove multietnike nuk tregon gje tjeter pervecse karakterin Mazokist.

Se pari, sigurimi i teresise territoriale te 1913es pas L2B nuk eshte shaka, meqe dashke patjeter te besh histori. Te ishim skllever te serbit ne e kishim pare mire. Madje edhe ne kampin perendimor te kishim qene do te kishte pasur shume, po shume rrezik (me mbeshtetjen e plote te Amerikes) per aneksim te Shqiperise se jugut nga Greqia.

Se dyti, neo-komunistet e sotem, sic i quan ti, s'jane hic integraliste e neoliberale, por jane i vetmi grup nacionalist ne politiken shqiptare; na rrofte e djathta, e balli, e fronti, e kemba e dora. Kete si e shpjegon ti? Dhe per me teper si e lidh me PPSH-ne?

Gjerat duhen pare si jane, e jo si duam t'i shohim - t'i bejme rrobat sipas trupit, e jo trupin sipas rrobave.

Se pari, shitja e Kosoves dhe interesave kombetare, instalimi i nje pushteti tradhetar sllavokomunist cirak i serbeve, eliminimi i elementit nacionalist, dhe nisja e nje lufte vllavrases qe do te vazhdonte me luften e klasave nuk jane shaka.

Se dyti, i vetmi grupim nacionalist me peshe ne politiken shqiptare eshte VV-ja.  S'besoj se mund te themi qe Berisha, Meta, Rama e Thaci me kompani jane nacionaliste.  Prej gojeve te tyre degjojme vetem dylberizma euro integrimi e bashkepunimi rajonal; kryeqyteti i shqiptareve eshte Brukseli e te tjera pislleqe te tilla.  Ballin dhe gjithe elementin nacionalist e shkaterruan pikerisht ciraket e serbeve qe erdhen ne pushtet mbas luftes.

Per sa i perket temes:

Dylberat e BE-se kerkuan terheqje te ROSUt dhe kthim te situates se meparme, e vazhdim te dialogut.  Thaci e qeveria e shtetit verior ra pre e presionit te dylbereve sllavofile te BE-se qe absolutisht nuk mbeshtesin shtetndertimin e Kosoves (qofte dhe kjo multietnike), por bosnjezimin e saj.  Cfare ndodhi?

Me ikjen e ROSUt serbet, dhe me posacerisht kryetaret e komunave te zubin potokut dhe leposavicit, Slavisha Ristic dhe Branko Ninic ju leshuan kushtrim banoreve serbe te veriut te mblidhen ne pikat kufitare per te larguar policet doganiere shqiptare.  Serbet e armatosur me molotove e arme zjarri e makineri te renda, u leshuan drejt dy pikave per ti djegur e i shkaterruar e duke qelluar jo vetem mbi policet doganiere por dhe mbi forcat e KFOR qe gjendeshin aty perreth.  Dylberet e EULEXit sic shihet nga videot, ja mbathin vrapit pa asnje rezitence kundrejt turmave shkaterruese te maskuara serbe.  Per t'u mos u mjaftuar, serbet kane shtire dhe mbi helikopteret e kontigjentit kroat te KFORin qe po transportonin police doganiere ne keto pika dhe kane hedhur bomba molotov ne nje baze te KFORit.

Nqftse shteti i veriut dhe qeveria e Thacit do te nderoje me vertet gjakun e derdhur te Enver Zymberit, athere duhet te japin urdhrin ROSUt te rrimari pikat kufitare me cdo kusht! 

He mo, e zure katedren prape? Tregojua qejfin njecike. smiley

 Sapo ndoqa nje deklarate te Thaçit para  mendjave.

   Ai, pas perseritjes  prej 6 here rresht thirrjen; "te  dashur qytetare  te  Kosves", sikur pati synimin te qetsonet  qytetaret, kur u duk se me i  shqetesuari  eshte  vete ai, pasi qe  problemi  eshte  edhe  me i rende  se sa u shfaq dhe me jashte kontrolli  situata se sa ja deshi momenti ta paraqiste.Njera nga pikat doganore, posaçerisht ajo me numur 1  u be shkrumb, ndersa qe kyeministri ju shmang faktit per piken 31.Thaçi deshi ta  motivonte aksionin me ate  qe Kosova eshte shtet  me atdheun e vet, me teerritorin e vet dhe kushtetuten e institucionet e veta, por  nuk tha asnje fjale, ne se plani  i hartuar per venine nden kontroll te pikave te kontrollit doganor, ishte  motivuar ne te gjitha detajet, i parashikuar dhe i  mbuluar me masa, per cilindo skenar serb, ne menyre qe terheqja te mso ishte  kaqe poshtruese.E vetmja pyetje qe meriton vemendje do te ishte:Ishte nje plan real, ky i Qeverrise Kosoves, per  te vene territorin nden kontroll apo nje  "aventure atdhetare"?

   Nuk eshte frutdhenes ne se e kritikon shume apo pake Thaçi  EULEX-in.Populli  kosovar ja ka mesuar bilahite atij organizmi   dhe nuk ka pse sot te  jete i  habitur kryemisnitri  kosovar.Syte  e qytetarve "te  dashur"  te  Kryeministriti  jane  tek Qeverria e vet ne se eshte po jo ajo e pergjegjeshme per te parashikuar  situatat, per te vene nden kontroll tere  territorin ose per t`i  thene hapur popillit, cilat jane te mundeshmet , te arritshmet dhe te pamundurat, sa i perket ardhmerise se  Kosoves dhe jetes se qyetareve te saj.Te verteta  jane fare pake, per mbi  hallet  e shumta  ta  kosovareve.

  Thaçi mu  duk i  trembur.Neser Keshilli i Sigurimit, me kerkese te qeverise te  gangstereve  serbe, analizon situaten ne veriun e Kosoves.I hapur e apo i mbyllur debati nuk ka shume rendesi.E  rendesishme eshte ne se Thaçi dhe gjithe klasa politike  e Kosoves, shume me teper e  Shqiperise, do te  ngrene zerin per te  protestuar fort ndaj kesaj gjendjeje toleruese e komunitetit nderkombetar per serbine.

Pyetja qe shtrohet  eshte:Nje Kosove unike apo  nje Kosove  e ndare?Nje kufi  me Serbine apo  nje pjese gardhi i shqyer?

E  per keto Thaçi  duhet ti  flasi popullit hapet..! Edhe qe Qeverria e  shtetit ame, eshte   ...me pushimet  e veres...

 

 

  

Grave,

Kohe m*ti per shtetin ame.. duhen edhe nja 4 dite qe te vihen pankartat pas dritaresh, "mbyllur per pushimet e gushtit"

 

grava... e ke thene bukur. po une theksin nuk do ja vija "frikes" se Thacit. Kam nje bindje, qe kosovaret me nuk kane frike. Kane shijuar lirine grava!!! theksin do ja vija turpit, mynxyres, bukeshkaljise, dhe besprerjes, thyerjes se fjales, qe shqiperia nuk po i gjindet ne ane Kosoves, vellezerve tane, kombit tone ne kosove.

keto jane turpe qe historia nuk ka per t'i harruar ndonjehere. 

per mua personalisht? njehere mund te te jape Zoti ne kete toke mundesi te flasesh per te drejten, per te verteten, per te zhbrazur zemren... per te treguar dashurine, dhe une do e kisha per nderin me te madh, sikur fati te me jepte mundesine te shprehesha per kombin tim, te ardhmen tone. e kryeministrat tane, asnjehere nuk e kane pranuar kete bekim nga zoti.

ne behemi, grava. behemi.

po pse kemi 20 vjet qe sundohemi nga plehra ne politike, kete nuk e kuptoj dot.

Grave, shteti ame ka lluksin te diskutoje (e skandalizohet nga barbarizmi!) mbi kurbanin e dashit tek bashkia, vllain e Obames e boronicat...

vec per shtetit ame qe ske fol smiley

E po gjer  ne kete derexhe ore djema nuk mund te katandisje atdhedashuria, Atdheu, Kombi..keta zuzare   dhe barbare te dinjitetit te kombit.. 

Jo mo Bush kam folur per Republiken Qendrore te Afrikes.  Hap  mediat e shtetit ame e shiko per c'shkruhet.  Shteti nuk nenkupton vetem zyrtaret e qeverise...

Konferenca per shtyp e Thacit:

 

Thaçi: Nuk do të ketë kthim prapa 

Prishtine,27 korrik 2011 ( 23.00)
Ruajtja e qetësisë, sigurisë dhe tërësisë territorial të Republikës së Kosovës është detyra jonë parësore. Për këto parime nuk do të ketë kompromis. Është e qartë që turmat e dhunshme kriminale, të motivuara dhe financuara nga autoritetet e Beogradit po synojnë që ta sfidojnë integritetin tonë. Me veprimet e sotme edhe një herë është demaskuar publikisht politika e Beogradit ndaj Kosovës. Po ne, nuk do të biem në grackën e tyre. Ju ftoj që të ruani qetësinë, dhe të keni besim në ne. Të besoni në institucionet e Shtetit të Kosovës dhe në KFOR-in-m NATO-n. Ju garantoj që do ta kthejmë rendin dhe ligjin. Keni besim në ne. Ruani qetësinë. Ne nuk do të zmbrapsemi. Për Kosovën do të këtë ecje përpara – theksoi kryeministri Thaçi në paraqitjen e sontme publike, pas zhvillimeve të fundit në veriun e vendit

Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në paraqitjen e sontme publike, pas zhvillimeve të fundit në veriun e vendit

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës
Dua t’ju drejtohem pas zhvillimeve të reja në veriun e Kosovës.
Pas përfundimit me sukses të operacionit të njësive special të policisë së Kosovës në veri të vendit, ato janë tërhequr dhe policia kufitare dhe doganieret janë vendosur në pikën 1 dhe 31.
Aty ishin vendosur policia kufitare dhe doganieret e Republikës së Kosovës.
Fatkeqësisht, në orët e pasdites, një grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga liderët e strukturave paralele serbe dhe autoritetet e Beogradit, kanë sulmuar fillimisht pikën 1, e më pas atë 31.
Këto veprime të dhunshme janë urdhëruar, koordinuar dhe udhëhequra nga strukturat me të larta politike të qeverisë së Serbisë.
Kjo është vërtetë për të ardhur keq.
Derisa po ju drejtohem, Forcat e KFOR-it dhe policia e Kosovës janë duke bërë përpjekje me te gjitha forcat për të mbajtur kontrollin në pikën 31 dhe për të rikthyer prezencën në pikën 1.
Nuk do të këtë asnjë kompromis.
Reciprociteti me Serbinë do të instalohet.
Aktualisht kemi vështirësi dhe ballafaqime, por nuk do të tërhiqemi në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, kjo është toka jonë, është vendi ynë, është e drejta jonë kushtetuese dhe ligjore.
Para së gjithash, dua t’ju drejtohem qytetarëve të Kosovës dhe t’u bëj apel që ta ruajnë qetësinë dhe të hënë besim në institucionet e Kosovës dhe në KFOR-in, i cili është në mbështetje të përpjekjeve tona për ruajtjen e rendit, qetësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Dua t’ju siguroj që nuk do të ketë kthim prapa dhe skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës nuk do të ndodhë kurrë dhe me asnjë çmim.
Ruajtja e qetësisë, sigurisë dhe tërësisë territorial të Republikës së Kosovës është detyra jonë parësore.
Për këto parime nuk do të ketë kompromis.
Është e qartë që turmat e dhunshme kriminale, të motivuara dhe financuara nga autoritetet e Beogradit po synojnë që ta sfidojnë integritetin tonë.
Me veprimet e sotme edhe një herë është demaskuar publikisht politika e Beogradit ndaj Kosovës.
Po ne, nuk do të biem në grackën e tyre.
Ju ftoj që të ruani qetësinë, dhe të keni besim në ne.
Të besoni në institucionet e Shtetit të Kosovës dhe në KFOR-in-m NATO-n.
Ju garantoj që do ta kthejmë rendin dhe ligjin.
Keni besim në ne.
Ruani qetësinë.
Ne nuk do të zmbrapsemi.
Për Kosovën do të këtë ecje përpara.

 

http://rtv21.tv/home/?p=23897

"..... Ruajtja e qetësisë, sigurisë dhe tërësisë territorial të Republikës së Kosovës është detyra jonë parësore. Për këto parime nuk do të ketë kompromis..."

Po more Thaç po!Qetesi perte varrosur  djemt  qe i vrasin snaiperat serbe.E  po dhe  djemta tane dine te marrin nishan, qe se lagu,  ore.Ahere dokemi qetesi ...Patjeter!

e kot me spekullu, por degjova se me shume mundesi zjarr eshte hapur nga pertej kufirit, nga kodrat perballe.. Per nje aksion te tille duhet te kete qene parashikuar edhe per te tilla levizje..

QELLIMI U ARRIT.

PIKAT DOGANORE PO DIGJEN NGA SERBET DHE KFOR I KA BLLOKUAR.

EMBARGOJA PO VAZHDON.

KUR TE ULEN GJAKRAT POLICIA E KOSOVES DO TE  VENDOSET NE TE DY PIKAT.

 

 

 

 Eee, more Sol, por qellimet e medha te atdhetarizmes, nuk arrihen kurre duke toleruar  djegiet nga ura e te ligut, hasmit...Nuku jo!

Po NAT- ja qe eshte ketej kufirit nuk nderhyu ? Apo me qe po ndron shefi shtabit s'ka kush ti kordinoje veprimet .

Grava si shpirt ...Jo laq shume urra-patriot smiley Ja dhe pak kohe dhe ndoshta do mesosh se cfare eshte 100 vjetori Pavaresise smiley . Megjithse u ka rene Miladini nga goja , Ballistet trima pas Kongresit te ardhshem do Hyjne te Riorganizuar dhe do i tregojne Vënin armikut shekullor duke vendosur njehere e Pergjithmone Rregull ne Mukje smiley Lexoje me qete Thacin per te kuptuar 21 Janarin e Vjedhjen e  Hapur te 8 Majit dhe perkohesisht mbeshtetjen e Kryekusarit e Aventurierit Berisha dhe Regjimit te tij !!

Grava si lecites me mend e i durushem . Kur bie zjarr , gjeja e pare eshte te lokalizohet , bllokohet , izolohet e te mos lejohet te perhapet , evakuohen robt dhe pastaj merren masa per shuarjen . Me pas vjen Rindertimi .

E paska pranu Valesa prap , Solin tone , se po flet me gjuhen e komunisteve , biles te atyre te vjeterve qe kishin mend smiley dhe nuk flisnin me b... e me Sikar - Sikure !

O ju vellezrit Duka te New Jersey-it, o ju Arid Uka-t e Frankfurtit, edhe ju Breivik-et e ardhshem shqiptare, ja kush jane armiqte tuaj ne te vertete. Ju kane vrare ktu a 1000 vjet dhe akoma vazhdojne t'ju vrasin. Te gjithe ju te cekulibruarit mendor, ju qe degjoni zera ne koke qe ju shtyjne te vrisni, vrisni shkjaun, serbin, me fare e me fis.

Gjendja e acaruar aktuale ka ngjallur shijen e hidhur te terrorit qe ky popull e perjetoi vite me pare. Vjen era lufte. Asokohe konsideroheshim 'banda terroriste' por hapin s'na ndali asnje presion, kurse tani 'te monitoruar dhe te mbrojtur' nga instanca te ndryshme nderkombetare na vriten police para syve.

Thaci s'ka pare kurre serbe direkt. Eshte veshur me rroba ushtari dhe e ka perfaqesuar UÇK-ne neper oda. Te tjere jane ata qe kane luftuar. Serbi din vetem friken. Kur e shohin qe plumbi qe shkrepin ju kthehet me bomba i'a fusin vrapit me shpejt se lepujt. Mirepo, forcat tona po dergohen atje me duar t'lidhura pa mundesi rezistence...quditem qe nuk arriten deri ne Prishtine ato banda paramilitare.

Nga 'miq' e armiq nder shekuj jemi mesuar te na e fusin me diplomaci dhe luftra. Mirepo indinjata e popullit shqiptar-kosovar vjen fillimisht nga heshtja e institucioneve te Tiranes e pastaj edhe nga deklaratat copy-paste te prosllaveve qe manipulojne me vendin tone.

Shteti jone ame, ai qe na pranoi ne sofrat e veta e na i fshiu lotet kur perjetuam tmerrin e masakrave sot del e i mbron planet e kelysheve nderkombtare.

T'kaplon nje mllef sepse sado qe jemi te vetedijshmem qe si burra shteti kemi 'kurva' shteti prape presim perkrahje, drejtesi dhe guxim per te thene ate qe duhet te thuhet. Ate qytetaret e shqiperise duan te thone: JEMI NJE TRUNG.

 

 

Mirepo indinjata e popullit shqiptar-kosovar vjen fillimisht nga heshtja e institucioneve te Tiranes e pastaj edhe nga deklaratat copy-paste te prosllaveve qe manipulojne me vendin tone.

 

Deklarate e Presidentit te Republikes se Shqiperise

28 korrik 2011

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi ka ndjekur me shqetesim situaten e krijuar ne Veri te Kosoves, rritjen e tensionit dhe aktet e dhunes, me pasoje humbjen e jetes se anetarit te Njesise Speciale te Policise se Kosoves, Enver Zyberi. Me kete rast, Presidenti i Republikes se Shqiperise i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Zyberi per humbjen e pazevendesueshme te te dashurit te tyre dhe Policise se Kosoves per humbjen e kolegut te rene ne krye te detyres.

Presidenti Topi vlereson se Kosova eshte tashme nje realitet i njohur boterisht dhe sovraniteti i saj eshte i pakthyeshem e i paprekshem. Ai denon aktet e njeanshme te dhunes duke i konsideruar ato krejtesisht te panevojshme dhe beson shume tek institucionet legjitime te Kosoves per rikthim te normalitetit afatgjate.

Presidenti i Republikes mbeshtet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut institucional te iniciuar nga BE-ja midis Prishtines dhe Beogradit, duke e vleresuar ate si rruga me e mire per zgjidhjen e problematikave reciproke, si dhe dhenien e kontributit konkret per forcimin e paqes e stabilitetit ne perputhje me aspiratat e te gjithe rajonit per integrimin e plote euroatlantik.

Stu: Presidenti Topi gezon respekt te madh ne mesin e shqiptareve te Kosoves si per deklaratat ne lidhje me Kosoven ashtu edhe per maturine ne krizat politike te Shqiperise.

Ta keni parasysh qe ne momente te tilla kritike dhe te turbullta per qytetaret, opinioni i presidentit me dt. 28.07 eshte paksa i vonuar.

Mendim i imi gjithsesi, por ne eskalime te tilla te gjendjes politike reagimet duhet te jene me te shpejta, apo jo?! + ka pasur edhe deklarime te tjera te politikaneve te caktuar qe mendojne se veprimet e fundit per ri-marrje te kufinjve jane te ngutshme dhe duhet te zgjidhen me dialog (gati si citim i zyrtareve te 'Euleshit'.)

Shqiptaret e Shqiperise jane me Kosoven. Kjo qe serbet po bejne ne veri eshte diskreditimi i plote i politikes se tyre. Duhen lene ta shfaqin fytyren e tyre te vertete ne menyre qe ta shohe dhe ta njohe gjithe bota e cila kishte nisur kohet e fundit t'i shihte si martire. Keta gangstere nxiten nga Beogradi dhe paguhen nga Beogradi. Le t'i djegin disa makina e disa postblloqe. Do t'i qerojme hesapet me ta nje e nga nje. Jane te merzitur se po u ngushtohet rrethimi. Po u nderpriten burimet e kontrabandes dhe po u vjen fundi i ngadalte por i sigurt. Veriu i Kosoves eshte destinacioni i fundit. Nuk do te mbetet pa u marre gjaku i policit martir. Shqiperia ka 100 vjet qe punon me qetesi dhe pa nderprerje per realizimin e misionit. Nuk ka prosllave ne Shqiperi. Thjesht kemi kuptuar qe gjaknxehtesia dhe vrulli i verber na nxjerrin humbes.

Heshtja a vonesa e Shqiperise eshte qe mos qofte.  

Haxhinasto me deklarate as mish as peshk.

Presidenti me vonese, edhe c'ka me thene te drejten:

Presidenti i Republikes mbeshtet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut institucional te iniciuar nga BE-ja midis Prishtines dhe Beogradit, duke e vleresuar ate si rruga me e mire per zgjidhjen e problematikave reciproke, si dhe dhenien e kontributit konkret per forcimin e paqes e stabilitetit ne perputhje me aspiratat e te gjithe rajonit per integrimin e plote euroatlantik.

Ta marrim vesh, i ka terhequr veshin Kuvendit te Kosoves me kete?  Se sot pati deklarata te forta kunder Eulex ne Kuvend. 

Kryeministri, ky qe ka kohe te zgerdhihet ne promovime librash e ka idene e protokollit te KM-s apo s'e ka?  Per situaten ne Kosove, vetem sot ne konference me mediat ka hedh nje llaf, ia delegoi Haxhinastos.  Nderkohe ka tre dite qe tjerr wool me libra, boronica, e peshqit ne rezervat.  

Aleanca Kuq e Zi, patriotet me demek, qe kane edhe mundesine edhe arsyen te mos jene "politikisht korrekt" ku?  Hicgjekundi.  Nismen "nje komb nje pashaporte" ta marrin e ta cojne atje ku .... 

Opozita, apo partia tjeter kryesore shqiptare ne vend, heshtje totale.  Ta kishin bere sa per te shplare gojen se ne lufte nuk i con njeri, e s'jane per ate pune.  

Gjithe cka ndodhi dje ishte per faj te EULEXit e KFORit.  Policia shqiptare i mori nen kontroll pikat dhe gjate kohes qe i kishte nen kontroll s'pati asnje tentative nga serbet per mesymje, djegie e shkaterrim.  Per shkaqe te kuptueshme politike ama, ata u detyruan t'ia u dorezojne pikat KFORit e EULEXit.  KFORi u terhoq duke ja lene EULEXit nen kontroll pikat.  Ketu 40-50 halabake serbe qe mund t'i trembje me nje te shtene ne ajer, u turren dhe dogjen e shkaterruan pikat kufitare kur ne te njejten kohe euleshrit ja mbathnin vrapit si lepuj.

KFORi eshte i dyzuar midis polit amerikano-gjerman (te cilet nderhyne per te rimarre pikat kufitare) dhe polit proserb (franceze, romune etj.).  EULEXi ama eshte haptas proserb.  Nevojitet largimi i EULEXit me kuc e mac nje ore e me pare nga Kosova.

U duk qartas qe ishte nje kontradikte ndermjet Euleksit dhe Kforit. Te paret bene deklarate per gabim te qeverise qe dergoi forcat speciale. Kjo u perkrah fort edhe prej Brukselit. EULEX nuk morri pjese po kishte interesa politike qe kontrabanda dhe moskontrolli i pikave te vazhdonte edhe disa kohe.

KFOR-i u involvua sepse nuk mund te linte te precipitonte situata.

Pyetja eshte a eshte kombinacion i amerikaneve me Thacin se mender ia gervishti sumen Europa me denglat e Sebise, Amerikes e cila nuk munde te prese me ne kete situate? Kontrolli duhet vene sepse ka objektiva te tjera per tu realizuar.

Organizata DEBATIK (Djem te Bashkuar Anetare te Ideve Kombetare) qe vepron underground ka njoftuar shpalljen e Kushtrimit Kombetar dhe nisjen e aksioneve konkrete per mobilizimin mbareshqiptar, eleminimin e elementeve pengues apo sh-fokusues ne mesin tone, per realizimin e misionit te Bashkimit Kombetar. 24 ore me pare nje email mberriti ne shume adresa - nder te cileve edhe mua - ku njoftohej nisja e aksioneve te organizates. Nuk e di a e ka marre edhe ndonjeri tjeter nga PPU njftimin dhe nese ka dikush informacion se kush eshte kjo organizate qe thote se eshte mbarekombetare, e armatosur, e trajnuar ne luften atentatore urbane dhe e vendosur per te bere drejtesi?

 

 

DEKLARATE

Tirane - 27 korrik 2011

Organizata DEBATIK 'Djem te Bashkuar Anetare te Ideve Kombetare', ne driten e zhvillimeve shqetesuese ne Veri te Kosoves dhe aktivizimit te forcave destruktive serbe dhe armiqesore ndaj interesave kombetare, shpall Kushtrimin Kombetar drejtuar te gjithe Shqiptareve, ne Republiken e Shqiperise, ne Republiken e Shqiperise se Veriut (Kosove), Maqedonine Perendimore, Malesine Shqiptare te Malit te Zi, Cameri dhe Diaspore.

Atdheu ne rrezik. Te gjithe ne kembe per te mbrojtur cdo centimeter te territorit tone te perbashket nga kercenimi i falangave fashiste te Serbise dhe veglave te tyre ne Kosove dhe Shqiperi.

DEBATIK u ben thirrje rinise shqiptare qe ne keto momente te renda per atdheun, te braktise pushimet verore, defrimet dhe cdo aktivitet tjeter, per te vene cdo kontribut sado te vogel ne dispozicion te ceshtjes kombetare. Cdo ndihme eshte e vlefshme. Mbeshtesni forcat e policise se Kosoves duke u regjistruar vullnetarisht ne to. Organizohuni ne grupe vullnetare dhe kerkoni nga autoritetet e Kosoves te vendoseni ne ruajtje te integritetit tokesor te Shqiperise sone. Krijoni fonde solidariteti dhe dergoni mbeshtetje materiale per forcat e armatosura te Kosoves.

DEBATIK u ben thirrje autoriteteve te Tiranes, Presidentit, Kryeministrit dhe Qeverise, Opozites dhe faktoreve te tjere qe te denojne dhunen serbe ne Veri te Kosoves dhe te vendosin ne dispozicion te autoriteteve te atjeshme gjithe ekspertizen, mbeshtetjen dhe kapacitetet ushtarake e policore te Shqiperise ne mbeshtetje te vellezerve tane. DEBATIK kujton se cdo minute e kaluar me sherre te brendshme shterpe eshte nje atentat ne zemer te interesit kombetar dhe do t'i denoje ne menyre proporcionale ata qe kembengulin ne mbajtjen e kesaj klime mos-intervencioniste nga ana e Shqiperise.

DEBATIK zoteron te gjithe kapacitetin dhe trajnimin e duhur per te perqendruar ne menyre shembullore gjithe zemerimin e popullit kunder atyre qe vonojne dhe shfokusojne vemendjen e opinionit tone publik nga kjo ceshtje jetike. Atentate dhe lufte guerrilase urbane kunder gjithe tradhtareve dhe bashkpuntoreve te armiqve kombetare.

Mobilizim ushtarak dhe ndihme e pakursyer ne mbrojtje te interesave te Shqiptareve. Ne Jarinje nuk po sulmohet sot vetem nje pike kalimi kufitar. Ne Jarinje te Kosoves eshte sot ne pyetje e gjithe siguria, autoriteti dhe interesi kombetar.

Te gjithe ne kembe

 Armet ku do i gjeni,  ju i beni thirje qeverise  shqiptare ?!!!

Qeveria shqiptare ska gje ne dore, ka celsat e kashtes! Qeveria shqiptare ka ne dore vetem Llapen !

Pse me drejtohesh sikur jam une komandanti i Debatikut. Me erdhi me email thashe ta sjell ketu per kuriozitet. Megjithate, interesante do ishte. Che Guevara 21 vjecar smiley

 Nuk te drejtohem ty mer shpirt, i drejtohem Debatikut ! Ti rrofsh qe e solle!  

Dy doganat jane shpallur nga KFOR si objekte te rendesise se vecante dhe kush hyn ne to i paautorizuar do te vritet,kjo eshte per serbet.

NDERSA SE SHPEJTI ATJE DO TE VENDOSEN DOGANIERET DHE POLICET E kOSOVES QE DO TE PUNOJNE NEN MBROJTJEN E KFOR.

QELLIMI I ARRIT!

EMBARGOJA DO TE VAZHDOJE DERI SA SERBIA TE HEQE EMBARGON E SAJ DHE NE PJESEN VERIORE NUK KEMI ME NJE VIJE ADMINISTRATIVE POR KUFI SHTETEROR.

URIME KOSOVES PER KETE ARRITJE HISTORIKE!

Sebet jane cmendur nga inati:

http://www.b92.net/eng/news/politics-article.php?yyyy=2011&mm=07&dd=28&nav_id=75667

Ky eshte binomi amerikano-gjerman proshqiptar brenda KFORit.  Gje e mire per shqiptar qe komandanti i KFORit eshte nje ushtarak gjerman.

Pak rendesi ka nese KFOR u terhoq nga berrikadat apo jo.

Rendesi ka qe embargoja do te vazhdoje deri sa Serbia ta heqe embargon e saj.

Komandanti i KFOR tha qe u terhoq se e dinte se midis njerezve kishte ekstremiste me arme dhe qe do te provokonin situaten.

Rendesi ka qe doganat jane shpallur zona te rendesise se vecante.

 Them se u vu ne prove... ndarja e Veriut te Kosoves.Reagimi i te dy paleve... U pa!Si keshtu... K.Nderkombetar !

Nga jemi nisur?

Flaka Surroi

Java që e lamë pas do të mbahet në mend si njëra nga më dramatiket dhe dinamiket që i kemi përjetuar në 12 vjetët e fundit. Në përpjekje për t’i vënë nën kontroll dy pikat kufitare në veri të Kosovës, të hënën pasdite, me urdhër të kryeministrit, u nisën forcat speciale të policisë, ROSU. Përderisa njëra pikë u mor lehtë nën kontroll – thuhet pa fije rezistence nga popullata serbe, ajo tjetra nuk “ra” deri të nesërmen në mëngjes dhe atë falë helikopterëve të KFOR-it që mundësuan transportimin e policëve dhe të doganierëve në Jarinjë.

 

Nisjes së forcave i parapriu shkarkimi i befasishëm, e që mbeti pa arsyetim, i shefit të Policisë, që ndodhi mbase më pak se një orë përpara aksionit. Ky veprim u pasua nga raportimi relativisht konfuz i gazetarëve të RTK-së, të vetmit që ishin ftuar në përcjellje të aksionit (të cilëve, me të marrë informatat nga Mitrovica, më vonë iu bashkuan edhe kolegët nga mediumet e tjera), vetëm për të konstatuar se aksioni që po zhvillohej ishte përpjekja për t’i siguruar kushtet për zbatimin e vendimit për reciprocitetin e vulave doganore me Serbinë, pasi këtë punë e kishte refuzuar ta bënte EULEX-i.

Të nesërmen u negociua tërheqja e trupave speciale të Policisë, ndërmjet KFOR-it dhe përfaqësuesve të Qeverisë serbe. Është e paqartë nëse këtu kanë qenë të përfshirë edhe përfaqësuesit e Qeverisë kosovare. Në pikat kufitare mbetën policët e EULEX-it dhe doganierët, të ekspozuar dhunës brutale të serbëve. Pika 1 u dogj, kurse 31-shi mbeti nën mbrojtjen e KFOR-it deri në largimin e huliganëve dhe më në fund ngjau ajo që mbase është dashur të ndodhte prej kohësh: në ato pika u vendosën trupat amerikane dhe gjermane të KFOR-it. E çka është edhe më me rëndësi, të dyja u shpallën zona ushtarake, që nënkupton se kushdo që përpiqet të hyjë pa autorizim, mund ta marrë ndonjë plumb si kundërpërgjigje.

Përderisa nuk ka diskutim se ky ka qenë njëri nga rastet e rralla të vendosura për shtrirjen e sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës, e që u përshëndet dhe u përkrah edhe nga opozita e edhe, supozoj, nga shumica e qytetarëve të Kosovës, shumëçka në lidhje me këtë vendim mbetet e paqartë. Siç do ta shtronte me shumë të drejtë nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, opinioni publik nuk kishte atë ditë (e nuk e ka as sot), informata nëse ka pasur analizë të AKI-së për nivelin e rrezikshmërisë së një intervenimi të tillë; nëse ka pasur analizë konfidenciale të Policisë së Kosovës për këtë aksion; nëse ka pasur mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare; nëse është menduar mirë hapi i shkarkimit të drejtorit të Policisë mu në ditën kur është bërë intervenimi dhe nëse ka pasur një plan operacional të qartë, i cili ka qenë i menduar mirë dhe që ka paraparë edhe hapat e ardhshëm që do të shpinin te epilogu i synuar – marrja dhe mbajtja e pikave kufitare nën kontrollin e institucioneve Kosovës. Ajo që dihet me siguri, sipas asaj që e thotë z. Shala, është se liderët opozitarë nuk e kanë pasur asnjë informacion në lidhje me këtë veprim, kurse për liderët e tjerë institucionalë, vetëm do të mundnim të spekulonim.

Edhe nën supozimin se përgjigjja për të gjitha dilemat është pozitive, duket se fundi i këtij episodi nuk është ai të cilin e kemi dëshiruar – megjithatë, institucionet e Kosovës nuk i kanë nën kontroll këto pika. Për më tepër, në territorin që shpin drejt këtyre pikave, ka ditë që qëndrojnë kryenegociatori serb Borko Stefanoviq dhe ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ish-ministri i Qeverisë së Kosovës (2001-2004), Goran Bogdanoviq. Dhe ka ditë që intensivisht negociojnë me KFOR-in për “gjetjen e zgjidhjes së problemit” dhe për heqjen apo jo të barrikadave të vendosura nga serbët lokalë në rrugën magjistrale në drejtim të Leposaviqit. Punë që flet shumë qartë për përzierjen e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmin terrorist që vrau policin Zymberi dhe në piromaninë e shfrenuar që pasoi një ditë pas. Dhe, e gjithë kjo ndodh, në kundërshtim me atë që e thotë kryeministri Thaçi: “... Të qëndruarit e zyrtarëve serbë në Kosovë është një qëndrim ilegal... institucionet e Kosovës janë të vendosura të ballafaqohen edhe me këto mbeturina paramilitare të filluara para 20 vjetësh të funksionojnë në territorin e Ballkanit, dhe askush me këta zyrtarë ilegalë të Serbisë, qofshin diplomatë apo zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, nuk kanë të drejtë të ulen dhe të diskutojnë në emër të Kosovës, për Kosovën dhe çështjet e brendshme të rregullimit të Kosovës...”.

Fakti është se KFOR-i, e jo përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, po i kontrollon pikat kufitare. Është gjithashtu fakt se negociatat po i kryen komandanti gjerman i KFOR-it edhe në emër të Kosovës e edhe për Kosovën. Bisedat po zhvillohen me një njeri (Stefanoviq) që ka hyrë në territorin e Kosovës në përcjellje të xhandarmerisë serbe, me shkelje flagrante të Marrëveshjes së Kumanovës, dhe me një tjetër, që pos që është shtetas serb, është edhe bartës i letërnjoftimit kosovar (Bogdanoviq) dhe të cilit, ligjërisht, nuk mund t’ia ndalojë hyrjen. Teknikisht, nuk mundet as këtij të parit, për shkak të konkluzioneve të Brukselit dhe “lirisë së qarkullimit” vetëm me letërnjoftime.

Pra, situata momentale tregon se Kosova ka prezencë të kufizuar në veri, e që atje qëndron falë mbrojtjes që ofron KFOR-i, edhe pse kryeministri e thotë edhe këtë: “Nuk do të tërhiqemi nga veriu. Çështjen e pikave kufitare nuk do ta negociojmë me askënd. Nuk do të ketë rikthim prapa; nuk do të ketë rikthim në status quo; nga 25 korriku Kosova është ndryshe... tani kontrabanda në këto dy pika kufitare është ndërprerë... është bllokuar 100%. As edhe një makinë nuk mund të hyjë pa kontroll të plotë dhe pa respektim të plotë të legjislacionit të RKS-së”.

Nuk ka dyshim se këtë që e thotë kryeministri është ajo që shumica e kosovarëve e presin që të ndodhë – që kosovarët të arrijnë ta kontrollojnë territorin, pa pasur nevojë për angazhimin e policisë speciale, ushtrisë së ardhshme apo edhe KFOR-it. Presin që të ketë qarkullim të lirë dhe respektim kushtetutshmërie e ligjshmërie, aty ku edhe pas 12 vjetësh, ende na e mbajnë territorin peng, me një kërcënim shumë serioz amputimi të dhunshëm. Kërcënim që vjen nga një shtet që di të luajë fëlliqët sa herë synon diçka për vete – por të cilin duket se bartësja e barrës së negociatave nga ana kosovare nuk e kupton si të tillë: “E kam thënë edhe më herët dhe prapë po e them. Çështja e veriut nuk ekziston. Kjo më tepër ka lindur si tezë serbe dhe më tepër si çështje debatesh. Ajo që ekziston është çështja e një pjese të serbëve të veriut, të cilët si viktimë e instrumentalizimit nga Beogradi, sot e kësaj dite kanë hezitime se a duan të integrohen në institucionet e Kosovës dhe sfida jonë është kjo – pra të gjejmë rrugën t’i bindim ata se ardhmëria e tyre është në Kosovë dhe së bashku duhet ta ndërtojmë shtetin e Kosovës (...) E jona, si politikë, si shtet, si institucione, si qytetarë - duhet të angazhohemi për rrugët e integrimit të serbëve të veriut dhe kurrsesi ne të imponojmë teza dhe nocione të tilla”.

Kështu e tha zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, në emisionin “Rubikon”, një ditë pasi që institucionet e Kosovës, nëpërmjet forcave të policisë speciale ROSU, u përpoqën t’i vinin nën kontroll pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë.

Thjeshtëzimi i këtillë i një çështjeje që është problematike që nga vera e vitit 1999 dhe e cila deri më tash ka marrë madje me dhjetëra jetë të civilëve, e më pas edhe të disa policëve të huaj dhe kosovarë, është shokues. Të thuash se çështja e veriut nuk ekziston, është të thuash se shkuarja e forcave speciale të hënën në veri ishte absolutisht e kotë, e panevojshme dhe e pakuptimtë, marrë parasysh se sikurse në veri, ashtu edhe në jug të Ibrit (...) “jetojnë serbët që janë të njëjtë. Por përderisa këta të jugut janë integruar, këta të veriut nuk kanë pranuar integrimin”. A thua pse, zonja zëvendëskryeministre? A veç pse janë të instrumentalizuar apo për shkak se Kosova nuk e ka të shtrirë sovranitetin në pjesën veriore të Kosovës – në një pjesë substanciale të territorit të saj. E nëse kjo do të thotë se nuk ekziston çështja e veriut, a ekziston atëherë problemi i veriut, apo krejt kjo është një imponim tezash?

Mbase kjo do të jetë një përpjekje e znj. Tahiri për ta minimizuar rëndësinë që e ka ky problem; një përpjekje për t’i qetësuar dhe inkurajuar qytetarët (se Qeveria e di se çfarë po bën), por deklarata e këtillë e që nuk është nxjerrë jashtë kontekstit, është një goditje vetë Qeverisë, njësive speciale dhe policit të vrarë, që ra viktimë e “serbëve të instrumentalizuar” që zgjedhin të jetojnë me snajperë. Në vend të qetësisë, kjo deklaratë në fakt shkakton frikën se pas konkluzioneve/marrëveshjeve të Brukselit, në shtator edhe veriu do të jetë objekt negociatash “teknike e jo politike”. Mbase e kamufluar si çështje doganash, në fakt do të mund ta rihapte çështjen e statusit – ngase bëhet fjalë për sovranitetin e synuar mbi territorin jashtë kontrollit kosovar.

Na mbetet të shpresojmë se Qeveria e ka menduar mirë këtë veprim para se ta ketë ndërmarrë dhe se kalkulimet me të cilat i ka hyrë kësaj pune do të dalin pozitive. Do të ishte mirë të kuptonim se qeveritarët do të dinë ta bindin edhe BE-në se veprimi i së hënës nënkuptonte mbrojtjen e sovranitetit dhe të kushtetutshmërisë, e me këtë veprim, ta bindnin edhe EULEX-in se nuk ka ardhur në Kosovë për të shikuar filma, por për zbatimin e ligjit. Ekziston rreziku që, për shkak të ngathtësisë së EULEX-it që duket të jetë e qëllimshme, institucionet e Kosovës t’ia ndërpresin mikpritjen, duke i lënë rastet e korrupsionit të papërfunduara – me ç’gjë do t’i dënojnë përfundimisht qytetarët e Kosovës që të jetojnë në një vend me gjithherë më pak perspektivë.

Mercenarë rusë në Veri

 

Nga Valmir Klaiqi më 01 gusht 2011 në ora 17:15

Në mesin atyre që kanë vënë bllokada në rrugët në Veri të Kosovës nuk ka vetëm pjesëtarë të strukturave paralele, të MUP’it serb dhe shërbimit inteligjent të Serbisë, por edhe terroristë si dhe mercenarë të ardhur nga Rusia.

“Nëpër bllokada në rrugët në Veri ka njerëz të armatosur të grupit terrorist Garda e Car Llazarit si dhe mercenarë rusë”, kanë thënë të hënën për Express, burime nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Nëpër bllokada dhe rreth tyre ka njerëz të armatosur, ka thënë zyrtari me kusht anonimiteti.

“Këtë e kanë konfirmuar organet kosovare të sigurisë si dhe ato ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

“Fatkeqësisht, strukturat paralele, kryetarët e paligjshëm të komunave në Veri si dhe kriminelët Marko Jaksic, Milan Ivanovic dhe rrjeti i tyre kriminal kanë detyruar edhe qytetarë të thjesht serbë të qëndrojnë me orar nëpër barrikada”, ka thënë burimi.

Të gjitha këto struktura që kanë ushtruar dhunë gjatë javës së kaluar dhe po e mbajnë gjendjen në tension janë inkurajuar dhe nxitur të veprojnë kështu edhe nga zyrtarë të Qeverisë së Serbisë që kanë qëndruar këto ditë në Kosovë.

“I keni parë duke mbajtur konferenca për shtyp në vendet ku janë bllokuar rrugët”, ka thënë ai për Express.

 

 

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,13,59424

 

 

Beogradi zyrtar hapur kerkon barrikada në veri

Dy zyrtarët e qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanoviç dhe Borko Stefanoviç, kanë vizituar të martën serbët që ishin të tubuar në barrikadën kryesore në Rudare, duke i porositur ata që problemi të zgjidhet përmes dialogut dhe i kanë ftuar serbët tjerë të kthen nga pushimet dhe të mos largohen nga veriu.

“Ju lutem që në mënyrë paqësore të shprehim dëshirën tonë dhe të mos lejojmë që këtu të krijohet shteti i Kosovës. Duhet të kthehemi nga pushimet dhe të jemi të gjithë këtu. Është e qartë se akoma nuk ka mirëkuptim tek një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare për nevojat dhe qëllimet tona. Jemi kthyer dhe jemi të gatshëm të na arrestojnë dhe përulin, vetëm që qetë dhe dinjitetshëm, me bisedime të arrijmë synimet tona”, ka thënë pranë barrikadës në Rudare, Goran Bogdanoviç.

Sipas tij, Prishtina nuk është e gatshme për bisedime, sepse siç tha ai, “ne jemi bashkëbisedues të padëshirueshëm për një gjë të tillë”.

Ai ftoi serbët për qetësi dhe unitet si kurrë më parë. Ndërkaq, Borko Stefanoviç i ka porositur të pranishmit për ruajtje të porosive vëllazërore nga Beogradi.

“Kthehuni të gjithë këtu, ndërpreri pushimet dhe mos u largoni tani askund. Ne jemi popull evropian, kjo nuk është geto, kjo është Serbi”, tha Stefanoviç./Kosovapress/

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=50696

KFOR konfirmon se në Veri ka snajperë serbë

KFOR-i, nëpërmjet një komunikate të lëshuar, ka konfirmuar se në veri ka snajperë serbë dhe njerëz të armatosur me të cilët ka shprehur vendosmërinë për ballafaqim.

Misioni paqeruajtës në Kosovë ka thënë se meqë kishte rrezik nga snajperët kriminalë dhe rezistencës së armatosur nga elementet radikale të pajisura me pushkë, pistoleta ose eksploziv, një forcë e mjaftueshme e këmbësorisë së blinduar ishte në atë zonë e gatshme, sipas komunikatës, për t’iu përgjigjur në mënyrë të duhur çfarëdo sfide që do të mund të kishte ndodhur.

KFOR-i u bën thirrje të gjithë qytetarëve, siç thotë, “paqedashës në Zubin-Potok, që t’u rezistojnë elementeve radikale dhe kriminale dhe të heqin dorë nga dy bllokadat e fundit të rrugëve, të cilat ende pengojnë komunikacionin në qytet”.

Misioni i NATO-s vlerëson se situata aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por e tensionuar. Ushtarët e KFOR-it janë ende të vendosur në portat kryesore, ku veturat dhe autobusët lejohen që të kalojnë pas kontrollit të detajuar të identifikimit të personave dhe të sigurisë. Automjetet e rënda janë ende të ndaluara për shkak të masave të sigurisë.

“Ekziston ende kërcënim që radikalët t’i sulmojnë kalimet kufitare, siç kanë bërë me portën 1 javën e kaluar. Komandanti i KFOR-it pret që qytetarët në të gjitha pjesët e Kosovës të qëndrojnë të qetë dhe paqësorë, si dhe të mbështeten tek masat e ndërmarra nga KFOR-i dhe EULEX-i dhe tek zgjidhjet politike për situatën e tanishme”. /koha/

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/3...najpere-serbe/

 

Serbë të armatosur në afërsi të KFOR-it

Mitrovicë, 2 gusht-Gjendja ne veriun e Kosovës mbetet e tensionuar, rrugët magjistrale të vendit mbesin ende të bllokuar ndërsa që serbet shihen të armatosur afër pikave të kontrollit të KFOR-it. Në anën tjetër, i ashtuquajturi Universitet Serb që funksionon në veri iu ka dhënë indeksa personave që janë të armatosur, me qëllim që nëse ndalohen nga KFOR-i apo organe të tjetra të sigurisë, ata të kalojnë më lehtë duke thënë se studiojnë në Mitrovicë.

Dy magjistralet e Kosovës në veri të vendit ende mbesin të bllokuara nga barrikadat serbe gjithashtu edhe rruga që lidhë Zubin Potokun me komunën e Istogut është e bllokuar nga serbet pikërisht në fshatin Dreth, kanë njoftuar burime të Kohës Ditore. Po ashtu, këto burime njoftojnë se serbë të armatosur me AK 47 shihen në barrikadën në fshatin Rudare, aty ku janë të vendosur edhe ushtarët e KFOR-it. Serbet janë të vendosur rreth 100 m mbi magjistralen e Ibrit. Po ashtu serbë të armatosur ka edhe në barrikadën e Zupçit, rreth 200 metra larg pikës së kontrollit të KFOR-it, në anën e majtë të rrugës për në Zubin Potok.

Burimet e Kohës Ditore pohojnë se KFOR-i tashmë ka filluar rigrupimin e forcave shtesë në veri të Kosovës, duke pritur urdhra nga lartë.

http://www.koha.net/?page=1,13,64780

Gjermania 550, Austria 150 ushtarë shtesë

Në ditët e ardhshme Bundesveri gjerman do të dërgojë 550 trupa shtesë për të monitoruar paqen në Kosovë, ndërsa Austria do ta forcojë KFOR-in me 150 ushtarë.

“Situata në veri të Kosovës edhe më tej mbetet e tensionuar”, shkruan në faqet e Bundesverit në internet, ndërsa bëhet e njohur kërkesa e KFOR-it për forca shtesë.

Të hënën mbrëma shtabi kryesor i NATOS në Napoli ka dhënë urdhër për angazhimin e batalionit shtesë, të cilin aktualisht, siç thuhet e përbëjnë, gjermanët dhe austriakët.

Kështu, gjithsej 700 ushtarë (550 gjermanë dhe 150 austriak&eumlsmiley në ditët në vijim do të transferohen në Kosovë, njoftojnë nga Bundesveri. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=16180

Serbët ua bllokojnë rrugën tri fshatrave shqiptare

Serbët ua kanë bllokuar rrugën tri fshatrave shqiptare, Bistricë, Serajë dhe Koshtovë, në veri të vendit. Rruga e bllokuar me drunj e rërë, lidh tri fshatrat shqiptare me magjistralen Mitrovicë – Leposaviç. Banorët shqiptarë, sipas Kosovapressit, kanë kërkuar nga autoritet e Kosovës dhe forcat e KFRO-it që tu dalin në ndihmë, për t’ua mundësuar qarkullimin e lirë.

Me urdhër të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, nga dje kanë filluar punimet për të hapur një rrugë malore, e cila do t’ua mundësonte fshatrave shqiptare të veriut qarkullimin.

Deri sa të kryhen punimet në hapjen e kësaj rruge, apo nëse nuk merret ndonjë aksion nga forcat e rendit, për hapjen e rrugëve të bllokuara nga serbët, fshatrat shqiptare Bistrica, Seraja, Koshtova, Boletini e Kelmendi, do të mbesin të bllokuara dhe me rrezik që banorët e këtyre fshatrave të mbesin dhe pa ushqimet elementare për jetë.

http://www.kosova-sot.info/politike/...rave-shqiptare

 

Kryq i lartë shtatë metra në Rudare

Në rrugën magjistrale Mitrovicë- Rashkë, në Rudare të komunës së Zveçanit, serbët të martën mbrëma kanë vendosur një kryq të lartë shtatë metra- njofton Blic.

Serbet, të cilët po e kalojnë natën e nëntë në barrikada, kanë vënë kryqin me konstruksion metali në mes të magjistrales, ndërsa thuhet se atë do ta shenjtërojë peshkopi i Rashkë-Prizrenit, Teodosije.

Mediat serbe raportojnë se serbët e grumbulluar nëpër barrikada kanë përsëritur deklaratat e përfaqësuesve të tyre se nuk do të largohen derisa të kthehet gjendja para 25 korrikut. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=16184

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).